Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Pas qershorit 2009 - nga Edi Rama

    Pas qershorit 2009

    Do tė doja tė isha nė gjendje tė riprodhoja me cilėsi njė nga mijėra opinionet qė kam dėgjuar gjatė udhėtimit tim nė rrugėt e Dialogut me Shqipėrinė.

    Nga Edi Rama

    Diel, 26 Tetor 2008 09:26:00

    Do tė doja tė isha nė gjendje tė riprodhoja me cilėsi njė nga mijėra opinionet qė kam dėgjuar gjatė udhėtimit tim nė rrugėt e Dialogut me Shqipėrinė. Nė Antigone, komunė e bukur me pastėrti shembullore jo larg Gjirokastrės, flisnim me mė tė moshuarit pėr hallet e moshės sė tretė, rrėnimin ekonomik tė fshatit, faturėn e rritur tė dritave, bukėn dhe vajin e shtrenjtuar, ilaēet e parimbursueshme…

    Teksa biseda endej rreth muzgut plot re tė njė jete tė jetuar me punė tė ndershme e sakrifica tė pazakonshme, njė grua fisnike rreth tė shtatėdhjetave vuri theksin diku tjetėr. Unė nuk i sjell dot kėtu fjalėt e saj me kthjelltėsinė dhe me forcėn qė i renditi ajo grua, por shpresoj, riprodhimi im i zbehtė, nuk do tė humbasė thelbin e atij kumti qė pėr mua vlen sa njė pikė referimi pėr ndėrtimin e njė politike tė re pėr arsimin:

    "Kjo qeveri nuk na e rrit dot kurrė pensionin aq sa pėr tė mos e ngrysur ditėn me hallin se nesėr do mbetemi pa paguar dritat, pa blerė dot vajin apo pa u mjekuar. Po sikur edhe njė qeveri e mirė tė vijė e tė ma dyfishojė vėrtet pensionin, nuk do mė shtojė mė shumė se ca djathė e domate nė pjatė. Ndaj po tė them, se unė jam gati tė kem kaq sa kam sot, po do fle e qetė nėse qeveria dyfishon kujdesin dhe paratė pėr tė mos i lėnė nipat e mbesat e mia tė kthehen nga shkolla pa mėsuar asgjė! Po nuk luftuat as ju socialistėt pėr ta, nuk ka mė ditė tė bardhė pėr Shqipėrinė!".

    Pėrpara se tė them se jemi pėr tė vazhduar pėrpjekjen nė rrugėn e shkrimit tė njė programi tė ri qeverisės pėr Shqipėrinė, duke e filluar nga shkollimi i denjė pėr ēdo fėmijė tė atdheut tonė, mė lejoni tė rendis njė episod tė dytė:

    Ka shumė arsye pėr t'u ndjerė keq nė Shqipėrinė e Sali Berishės e tė injorancės qė reflekton nė jetėn e vendit qeverisja e tij, por njėra ndėr ato mė therėset pėr shpirtin e mendjen time, ėshtė poshtėrimi qė u bėhet atyre tė cilėve u thuhet,"Po shkuat nė takimin e Partisė Socialiste do t'ju heqim nga puna!".

    Janė tė rralla rastet kur unė kam shkelur nė njė qytet pėr tė takuar arsimtarė dhe nuk kam marrė SMS e telefonata keqardhjeje pėr pamundėsinė e pjesėmarrjes nė takim nga rreziku i humbjes sė vendit tė punės. Mė kanė ardhur shpesh edhe letra. Ja njė fragment i njėrės prej tyre qė po e pėrcjell pa e zbuluar identitetin e letėrshkrueses, e cila jep mėsim nė njė shkollė tė mesme:

    “Shoqja ime u pushua dje nga puna dhe i thanė: Shko merre rrogėn tek PS. Nuk jam ndjerė kurrė mė keq sepse e kishim lėnė tė vinim tė dyja nė takimin tuaj nė Pallatin e Kulturės dhe isha unė qė i mbusha mendjen, por e lashė nė baltė nė sekondėn e fundit. Gjeta njė arsye pėr tė mos shkuar, po e vėrteta ėshtė qė nuk mė dilte asnjė llogari po tė mė hiqnin nga puna me dy fėmijė tė vegjėl, burrin tė papunė dhe gjyshin e fėmijėve gjysmė tė paralizuar. Ajo qė kėta nuk i sheh dot me sy, po qė siē ju shkruajta, nuk ėshtė anėtare e PS, erdhi nė takim, e unė jo. Jam e detyruar ta pohoj me dhimbje se sikur tė ktheheshin dot gjėrat mbrapsht e vėrteta ėshtė se s'do e kisha lėnė kurrė as atė tė vinte. Si mund tė jetohet nė Shqipėri zoti Rama?

    E para gjė qė do tė ndryshojė nė Shqipėri me fitoren tonė tė qershorit tė ardhshėm, do tė jetė shembja e murit tė presionit psikologjik qė pushteti kėrcėnues i politikės sė vjetėr ka ngritur kudo pėr tė ndaluar komunikimin normal tė mėsuesve e pedagogėve, mjekėve e infermiereve, rrogėtarėve tė shtetit, pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile, e sipėrmarrjes private, me opozitėn.

    Nė Shqipėri politika do tė bėhet pėr njerėzit e me njerėzit dhe pėr ne njė opozitė qė i angazhon qytetarėt nė diskutime rreth ēėshtjeve e problemeve reale tė jetės sė tyre, ėshtė njė shtysė emancipuese pėr qeverinė jo vetėm kur jemi vetė nė opozitė, por mbi tė gjitha kur nė opozitė janė kundėrshtarėt tanė.

    Koha e mospjesėmarrjes sė qytetarėve nė jetėn politike e publike pėr shkak tė trysnisė primitive qė ushtron pushteti i politikės sė vjetėr po mbaron. Po mbaron bashkė me orėt e kėtij pushteti injorant, tė papėrgjegjshėm e si s’ka mė tė korruptuar. Po mbaron edhe koha e pėrēarjes sė madhe 17-vjeēare mes qytetarėve socialistė e demokratė, tė cilėt lavdi Zotit do tė vazhdojnė tė kenė bindjet e tyre tė ndryshme, po kurrė mė nuk do ta ndjejnė shtetin nė kurriz pėr shkak tė ndryshimit mes bindjeve tė tyre.

    Arsimi shqiptar nuk ka njohur ndonjėherė ditė mė tė kėqia se kėto tė keqqeverisjes sė Berishės, por kėto ditė janė njėsoj tė kėqia pėr familjet e majta e tė djathta, pėr fėmijėt e socialistėve dhe tė demokratėve, pėr ēdo shqiptar e shqiptare qė si prind, si mėsues apo si nxėnės, ka lidhje me sistemin e sotėm arsimor. Dialogu me Shqipėrinė na ka treguar pa asnjė shkak pėr dyshim se 700 mijė nxėnės e dhjetėra mijėra studentė – numri i saktė i studentėve nuk gjendet nė asnjė statistikė tė kėtij shteti - pėrjetojnė njė tjetėr fund-kapitull tė hidhur qeverisės.

    Duke pėrqeshur mendimin e botės universitare dheshpėrfillur autonominė e saj, duke shqyer dyert e universiteteve dhe duke hapur ēdo muaj universitete e fakultete, pa asnjė vizion afatgjatė pėr shoqėrinė e pėr ekonominė shqiptare, asnjė konstrukt konceptual tė gjeografisė sė shpėrndarjes sė fushave tė studimit nė zona tė ndryshme tė vendit, asnjė objektiv tjetėr pėrveē shmangies sė pėrballjes me papunėsinė nė rritje, Berisha - ky frymėzues sharlatan i kaosit dhe ēorodisė totale nė ekonomi, urbanizim, administrim e shėrbime publike - ka vulosur kapitullin mė tė zymtė tė politikės sė vjetėr 17-vjeēare me universitetin.

    Vitin e ardhshėm ne do tė marrim nė kurriz barrėn jashtėzakonisht tė rėndė tė kthesės historike nga ky drejtim i paditur, ku po e ēon arsimin politika e kėtij kryeministri qė s'ka qeveri dhe tė kėsaj qeverie qė s'ka kryeministėr.

    Vetėm nė kushtet e kėsaj mungese alarmante pėr njė vend mund tė ndodhė qė numri i studentėve tė shtohet nė pėrmasa apokaliptike, ndėrsa buxheti pėr universitetet tė ulet 29%. Vetėm nė kushtet kur ai qė duhet tė bėjė punėn e kryeministrit tė vendit merret me punėt e shtėpisė sė tij dhe kur ata qė duhet tė qeverisin merren me hallet e shtėpisė sė kryeministrit, mund tė ndodhė si me Shqipėrinė tonė ku mesatarja e atyre qė hyjnė nė universitet nė lėndėt me zgjedhje katandiset nė 6.3 %, ndėrsa nė ato pa zgjedhje zbret pa asnjė gajle nė 5.5%.

    Vetėm nė kushtet kur qeveriset duke premtuar dhe gėnjehet duke qeverisur siē ndodh sot nė Shqipėri, mund tė arrihet ky nivel marrėzie qė ėshtė njė ēudi nė botėn ku duam tė integrohemi. Nė botė aksesi nė arsimin e lartė vėrtitet rreth 50%. Danimarka e paarritshme e mrekullisė sė shtetit social shpalli si objektiv tė vitit 2025 shifrėn 55% - nė “Shqipėrinė e Sali Berishės“ u kap shifra 98.2%(pa llogaritur mbetėsat qė nuk mbesin kurrė nė demokracinė e llojit tė tij).

    Ky “liberalizim“ pa asnjė princip, standard e rregull, jo vetėm ka krijuar iluzionin e rremė tė arsimimit tė lartė 100% tė tė rinjve, po edhe ka rrafshuar dy vlera themelore pėr njė jetė universitare qė zhvillohet nė kuadrin e njė shoqėrie tė tregut tė lirė: Konkurrencėn si mekanizėm i patjetėrsueshėm i zhvillimit e pėrparimit dhe meritėn si vlerė e patjetėrsueshme e konkurrencės. Mėson s'mėson, shkon nuk shkon nė leksion, thua s'thua gjė kur pyetesh, nuk ka asnjė dallim tė pėrgjithshėm pėr nesėr. Dallimin e pėrgjithshėm e bėjnė nė fund tarafllėku, bakshishi dhe fijet e klientelave politike.

    Ndryshimi i kėtij realiteti tė papranueshėm pėr ēdo familje shqiptare qė investon pėr shkollimin e fėmijėve, duke ėndėrruar njė punė sa mė tė mirė pėr djalin a vajzėn dhe jo njė diplomė papunėsie, ėshtė kushti themelor pėr tė siguruar tė ardhmen e kėtij vendi, si edhe pėr tė fuqizuar ekonominė e familjeve shqiptare.

    Pėr ta realizuar kėtė ndryshim ne do tė ndryshojmė nė rradhė tė parė natyrėn e qeverisjes sė punėve tė arsimit, duke punuar qysh tė nesėrmen e fitores sė zgjedhjeve pėr njė koalicion tė fuqishėm me trupat pedagogjike dhe me prindėrit.

    Prindėrit shqiptarė bėjnė shpenzime kolosale pėr tė shkolluar fėmijėt jashtė pėr shkak tė kėtij ēorganizimi tė organizuar qė kemi nė sistemin arsimor shqiptar(vetėm nė Itali familjet shqiptare derdhin pėr shkollimin e fėmijėve njė sasi parash tė barabarta me buxhetin e shtetit shqiptar pėr arsimin).

    Ndėrkohė qė njė sasi tjetėr jo e vogėl derdhet pėr kurse private, shpeshherė me vetė mėsuesit e lėndės, pėr tė marrė dije shtesė pėr matematikėn, fizikėn, kiminė, anglishten qė bėjnė nė shkollė. Kėto investime tė jashtėzakonshme tė familjeve tona flasin jo vetėm pėr krizėn e thellė tė sistemit tonė arsimor, po edhe pėr njė pėrkushtim mbresėlėnės tė prindėrve shqiptarė nė funksion tė arsimimit tė fėmijėve. E pra tek ky pėrkushtim ne do tė kapemi fort pėr t’i bėrė prindėrit aleatėt strategjikė tė qeverisė sė re.

    Ne do tė fitojmė nė qershor pėr ta ndėrtuar Europėn kėtu, nė vendin tonė, duke filluar pikėrisht nga shkollat dhe nga spitalet tona. Nė bashkėpunim me trupat pedagogjike dhe me prindėrit ne do t'i japim fund traditės 17-vjeēare tė eksperimenteve nė kurriz tė fėmijėve tanė, tė kopjimit tė njė copėze sistem nga njė model e tė njė copėze tjetėr nga njė model tjetėr, tė strategjive tė vjetra qė hidhen nė kosh pa u zbatuar e tė tė rejave qė shkruhen pa lexuar tė vjetrat, tė pseudoreformave pa bosht qė na hallakatin ēdo vit, dhe tė interesave partiake pa kufi qė shkatėrrojnė cilėsinė e shkollimit.

    Kur tė tregohet historia e kėsaj kohe, ne nuk duhet tė jemi fajtorė pse Shqipėria nuk diti tė ngrihet e tė vrapojė drejt sė ardhmes, duke investuar nė radhė tė parė pėr shkollimin e fėmijėve tė saj, po duhet tė jemi ata, tė cilėt jo vetėm kuptuan nga duhet ta fillonin, po edhe morėn tė gjitha kostot politike pėrsipėr, duke e nisur aty ku rezultatet e investimit nuk duken tė gjitha menjėherė, po ku e ardhmja garantohet si borxh qė ua kemi atyre qė vijnė pas nesh. Kėtė borxh ne e njohim dhe do ta garantojmė pa menduar se si do rizgjidhemi vetė, po se si do fusim nė rrugėn e zgjidhjes problemet e vendit.

    Sali Berisha gjeti nė 2005-ėn njė Shqipėri tė kthyer pas nė tė tatėpjetėn e analfabetizmit dhe nė 2009-ėn do tė na dorėzojė njė vend mė analfabet se nė asnjė vit tjetėr tė kėsaj periudhe tranzicioni. 10 pėr qind analfabetė kemi sipas shifrave zyrtare nė Shqipėrinė e tij tė moshės sė internetit, e cila nė fakt sot mė shumė sesa njė kompjuteri i ngjan kėpucės sė Lulit tė Vocėrr.

    Ka tė ngjarė qė Sali Berisha e konsideron tė kryer detyrimin e qeverisė sė tij ndaj fėmijėve tė kėtij vendi pas vitit tė abetares, ndėrsa pėr ne qė e duam Shqipėrinė si Europa lumin e fėmijėve qė braktisin shkollėn gjatė viteve tė arsimit tė detyruar nė pamundėsi pėr ta vazhduar atė, nuk e ndan gjė nga analfabetizmi.

    Tė kėqiat nė arsimin tonė s’kanė filluar me rikthimin e Sali Berishės nė pushtet, por gjatė keqqeverisjes sė tij ato janė thelluar e shtuar me tė tjera. Ndėr tė cilat mė e turpshmja, faktor i drejtėpėrdrejtė nė rritjen e analfabetizmit, ėshtė jo vetėm shitja e librave tė arsimit tė detyruar, po edhe rritja e ēmimeve tė librave e mjeteve shkollore ēdo vit, duke ua bėrė praktikisht tė pamundur blerjen e tyre shumė familjeve tė varfėra e nė nevojė.

    Viti i ardhshėm shkollor do tė fillojė me librat e arsimit tė detyruar falas deri nė fshatin mė tė largėt tė Shqipėrisė. Pas fitores sonė qershorin e ardhshėm, asnjė fėmijė nuk do tė jetė fėmija pa libra nė fshatin apo lagjen e tij, dhe asnjė prind nuk do tė jetė vetėm e kokulur pėrballė fėmijės sė tij pėr shkak tė pafuqisė ekonomike pėr tė blerė librat.

    Ne do tė jemi aty, pranė tyre, nė emėr tė Shqipėrisė qė s’do tė lerė mė asgjė pa bėrė pėr tė rritur fėmijė tė ditur e tė integruar nė botėn e dijes. Ashtu siē do tė jemi aty, nė rrugėn e fshatit, pėr t’i dhėnė fund njėshkolonave pikėlluese tė vocėrrakėve qė bėjnė orė tė tėra nė kėmbė, nė dėborė a nėn shi, pėr tė mbėrritur derėn e klasės kolektive e pastaj pėr t’u kthyer pėrsėri nė shtėpi tė rraskapitur.

    Do tė jemi aty me mjetin e transportit qė do t’i ēojė e marrė nga shkolla. Do tė jemi aty, kudo ku ka fėmijė qė duhen ēuar nė shkollė e arsimuar si duhet. Do tė ndėrtojmė ēerdhe, kopshte e shkolla tė reja sipas njė harte investimesh tė integruara, brenda njė plani qė do tė garantojė aksesin nė shkollė tė ēdo fėmije dhe kushte normale shkollimi nga qendra nė periferitė e Shqipėrisė.

    Kur u kėrkoi votat shqiptarėve, kryeministri qė gėnjen pėr tė njėjtėn arsye qė ne tė tjerėt marrim frymė, u premtoi se 45% tė shkollave tė ciklit tė mesėm do t’i kthente nė shkolla profesionale. Vetėm 14% janė tė tilla sot po tė nisemi nga emri, sepse efektivisht janė shumė mė pak, pėr tė mos thėnė aspak me ndonjė pėrjashtim qė pėrforcon rregullin, ndėrkohė qė kjo qeveri injorante raporton njė shifėr 23% duke pėrfshirė nė llogaritje edhe shkollat artistike madje edhe gjuhėt e huaja (!).

    Si mund ta mundim ne varfėrinė e papunėsinė pa u dhėnė njerėzve asnjė zanat, po veē diploma qė janė zhvleftėsuar krejt pėr shkak tė njė sistemi qė thith energji, kohė e kursime nga familjet shqiptare dhe superprodhon tė papunė?! Si mund ta mundim ne varfėrinė e papunėsinė pa ndėrtuar njė sistem arsimor, qė reflekton kohėn e re ekonomike dhe nevojat e tregut tė punės duke orientuar njė pjesė tė konsiderueshme tė burimeve tė veta njerėzore drejt formimit profesional?!

    Si mund ta nxjerrim fshatin nga kthetrat e varfėrisė e tė papunėsisė pa nxitur e krijuar kushte pėr formimin profesional bujqėsor, pa tė cilin rezervat e dikurshme tė dijes janė vjetėruar e po shterren me shpejtėsi?! Si mund tė kemi ne nė qytet mė shumė shanse pėr ta zmbrapsur varfėrinė e papunėsinė kur, nė njė sektor kaq dinamik tė tregut tė punės sa ē’ėshtė ndėrtimi, ka kohė qė merren ustallarė nga jashtė vendit sepse krahu ynė i punės nė ndėrtim s’ka kaluar asnjė lloj kualifikimi profesional?!

    Kėto pikėpyetje e shumė tė tjera do tė marrin pėrgjigjen e duhur nė programin tonė tė ri qeverisės dhe do tė gjejnė me rradhė rrugėn e zgjidhjes nė realitetin qė ne do tė krijojmė nė Shqipėrinė e pas qershorit 2009.

    Arsimimi ėshtė fuqia mė e madhe ēliruese e energjive tė njeriut dhe forca mė e jashtėzakonshme e progresit social, garanci e pakonkurrueshme pėr mirėqenien kombėtare. Eshtė koha qė t’i drejtohemi kėsaj fuqie tė madhe pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga varfėria, papunėsia, injoranca, korrupsioni, dhuna.

    Kjo fuqi ka nevojė pėr njė bashkim tė madh forcash njerėzore, energjish intelektuale, burimesh shpirtėrore dhe sigurisht edhe pėr njė dozė tė posaēme altruizmi pėr tė bėrė pėr arsimimin e njerėzve tanė atė qė ēdo familje shqiptare bėn pėr fėmijėt e saj, duke kursyer gjithshka duhet, pėr shkollimin e tyre.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Shqiperisė nuk i duhet pėr momentin Edvin rama ngase Berisha po punon mjaftė mirė. Por duke e ditur qė Edvin Rama i dha ēelesin njė shovenisti serbė tė qytetit gjithėshqiptarė kam frikėn qė po erdhė nė pushtet nė Qershor se mos po e vė njė pėrmendore tė karagjiqave e po e heq atė tė Skenderbeut,,, Kur si dihet kėsaj pune!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Shqiperisė nuk i duhet pėr momentin Edvin rama ngase Berisha po punon mjaftė mirė. Por duke e ditur qė Edvin Rama i dha ēelesin njė shovenisti serbė tė qytetit gjithėshqiptarė kam frikėn qė po erdhė nė pushtet nė Qershor se mos po e vė njė pėrmendore tė karagjiqave e po e heq atė tė Skenderbeut,,, Kur si dihet kėsaj pune!
    Pajtohem me ty. Edi vjen nga nje parti, qe eshte pjell e Enverit. Dhe kur kihet kjo parasysh ather pritet gjithqka nga ky.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  4. #4
    Kėshilltari i Kryeministrit pėr Arsimin dhe Shkencėn, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, shprehet pėr vazhdimin e reformės arsimore

    Tafaj: Universitetet shtetėrore, investime sipas projekteve

    Institucionet shtetėrore tė Arsimit tė Lartė (IAL), ashtu si njėsitė e qeverisjes vendore, gjatė vitit 2009 do tė pėrfitojnė investime nė bazė tė projekteve qė do tė paraqesin.

    Kėshilltari i kryeministrit pėr Arsimin, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, tregon rezultatet e arritura dhe sfidat e sistemit tė lartė arsimor nė kėto tre vitet e fundit. Sipas tij, reformat qė e kanė shoqėruar Arsimin e Lartė kanė mundėsuar autonominė, zgjerimin e kėtij sistemi, hapjen rrugė tė kėrkimit shkencor, etj. Ai vuri nė dukje se, disa nga sfidat kryesore me tė cilat pėrballet ky nivel arsimimi janė kualifikimi i burimeve njerėzore, drejtimi dhe administrimi i institucioneve tė Arsimit tė Lartė, vetėqeverisja e IAL-ve, cilėsia e diplomave dhe zhvillimi i kėrkimit shkencor.

    -Si i vlerėsoni tani pas tre vitesh reformat e ndėrmarra nė arsimin e lartė dhe si kanė kontribuar ato nė tė gjithė sistemin?

    Tani pas tre vitesh mund tė themi se reformat e ndėrmarra nė Arsimin e Lartė, janė reformat tė thella qė prekin gjithė sistemin dhe ky ėshtė vetėm fillimi. Kėto reforma do tė vazhdojnė mė tej. Ne kemi hyrė thuajse nė fazėn intensive tė zbatimit tė reformave dhe ky proces sigurisht qė shoqėrohet me njė kompleks masash tė gjithanshme, qė kanė tė bėjnė me financat, investimet, pėrmbajtjen, etj. Jemi nė fillim tė zbatimit tė reformave dhe janė ato afatgjata.

    -Cilat janė sfidat kryesore me tė cilat pėrballet aktualisht arsimi i lartė, nė kuadėr tė realizimit tė reformės sė Arsimit tė Lartė dhe kėrkimit shkencor? Sipas jush si do tė ndikojė Strategjia e Arsimit tė Lartė (SKALA 2008- 2013) nė kėto drejtime?

    Mendoj se, sfida mė e madhe ėshtė ajo e burimeve njerėzore nė sistemin e Arsimit tė Lartė dhe shkencės nė Shqipėri. Numri i tė punėsuarėve nė Arsimin e Lartė dhe nė kėrkimin shkencor nuk ėshtė shumė i ulėt, por as i lartė. Ajo qė ėshtė shqetėsuese, ėshtė niveli i kualifikimit. Ne kemi akoma njė mesatare tė ulėt tė nivelit tė kualifikimit tė punonjėsve kėrkimor mėsimor. Kėtė e them nisur nga fakti se, nė shumė universitete tė krijuara nė 15-20 vitet e fundit, veēanėrisht nė disa fakultete tė reja tė krijuara nė 10 vitet e fundit, kryesisht rajonale, personeli mėsimor ėshtė pa kualifikimin e duhur shkencor dhe pedagogjik.

    Si sfidė tė dytė do tė nėnvizoja drejtimin dhe administrimin e institucioneve tė Arsimit tė Lartė dhe tė kėrkimit shkencor. Midis kėtyre dy sfidave ekziston njė lidhje. Kur themi drejtim- administrim i shkollave tė larta dhe qendrave kėrkimore, kjo nuk nėnkupton vetėm menaxhim financiar, por ajo prek njė spektėr shumė mė tė gjėrė se kaq. Nė radhė tė parė, ka tė bėjė me politikat e personelit, ēka do tė thotė qė organet qeverisėse tė IAL-ve, tė cilat kanė autonomi tė plotė nė politikat e personelit, duhet tė kenė aftėsi pėr tė zhvilluar politika afatgjata personeli, tė cilat ēojnė nė thithjen e kualiteteve mė tė mira, si pedagogė dhe punonjės kėrkimor. Nė njė universitet mund tė investosh shumė, por ai ėshtė i dėshtuar nėse nuk ka numrin e pedagogėve dhe me nivelin e duhur tė kualifikimit. Qeverisja dhe menaxhimi i institucioneve tė arsimit tė lartė prek dhe shumė aspekte tė tjera, si ai i vetėqeverisjes, nė kuptimin e raportit qė krijohet midis autoriteteve dhe organeve tė zgjedhura nė nivele tė ndryshme; midis rektorateve, senateve, dekanateve, kėshillave tė fakulteteve, etj, qė janė ende raporte shumė tė brishta. Nė Shqipėri kemi njė pėrvojė relativisht tė shkurtėr, nė krijimin dhe ruajtjen e kėtyre raporteve dhe nėse kėto raporte nuk funksionojnė, atėherė institucioni mund tė bjerė nė njė anarki ose autarki. Aftėsia pėr vetėqeverisje e IAL-ve lidhet dhe me kapacitetet dhe strukturat qė krijojnė ato pėr tė zhvilluar institucionin edhe nga kėndvėshtrimi i investimeve, menaxhimi financiar, etj. Ne po ndeshemi me njė fenomen disi paradoksal. Qeveria rrit fondet e investimeve, por IAL-tė nuk kanė kapacitete thithėse dhe implementuese pėr to. Kjo do tė thotė se, ne duhet tė mendojmė seriozisht mbi kėtė problem. Pra, nėse autonomia dhe vetėqeverisja e IAL-ve nuk do tė kuptohet njėherazi edhe si pėrgjegjėsi pėr tė krijuar kapacitetet qė tė jenė tė afta tė realizojnė nė kohė tė gjitha burimet financiare, nga buxheti dhe nga tė ardhurat, atėherė nuk ėshtė bėrė gjė; praktikisht institucioni mund tė asfiksohet nga njė administratė e paaftė e tij.

    Cilėsia e Arsimit tė Lartė ėshtė njė sfidė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e IAL-ve. Mund tė investosh shumė, tė rekrutosh pedagogėt mė tė mirė, por kjo nuk ėshtė plotėsisht e mjaftueshme. Tė dy kėto parakushte janė sigurisht garancia mė e mirė. Por sigurimi i cilėsisė kėrkon edhe institucionalizim tė cilėsisė. Duhen edhe strukturat institucionale pėr cilėsinė, qė ėshtė sėrish aspekt i kapacitetit vetėqeverisės tė IAL-sė. Nė fakt, vlerėsimi i cilėsisė ėshtė nė thelb njė proces i brendshėm i veprimtarisė sė institucionit. Do tė thotė: universiteti, fakulteti duhet tė kenė strukturat permanente nė nivel qė krijojnė procedura dhe rregulla qė garantojnė dhe monitorojnė cilėsinė dhe qė pasqyrojnė, nė mėnyrė periodike pėrmes raporteve, gjendjen e cilėsisė sė institucionit. Kjo i jep mundėsi niveleve vendimmarrėse tė institucionit tė marrin vendimet e duhura nė kohėn e duhur. Nė rast se institucioni do tė presė vetėm kohėn kur vjen radha e vlerėsimit tė jashtėm (zakonshit bėhet ēdo 5 apo 6 vjet), kjo praktikė nuk do tė krijonte garanci pėr cilėsinė. Kjo do tė thotė se, cilėsia nuk ėshtė nė dorėn e shtetit, por nė dorėn e vetė autoriteteve dhe organeve drejtuese tė universitetit dhe fakulteteve.

    Nje sfidė tjetėr ėshtė kėrkimi shkencor. Kemi realizuar reformėn institucionale nė kėtė fushė dhe viti 2008 ishte viti i parė i zbatimit tė saj. Sigurisht kanė lindur aty kėtu probleme qė priteshin, sepse IAL-ve u duhet pak kohė qė ta kuptojnė ndryshimin thelbėsor tė misionit tė tyre. Aktualisht universitetet shtetėrore janė tė vonuar nė zhvillimin e strukturave tė zhdėrvjellta qė ēojnė nė thithjen e fondeve qė ekzistojnė pėr kėrkimin shkencor dhe nuk shfrytėzohen. Ne kemi njė situatė jo tė mirė, e cila duket nė paaftėsinė pėr tė pėrdorur nė kohė fondet e kėrkimit shkencor qė jep buxheti i shtetit dhe, pėr mė tepėr, nė numrin e ulėt tė projekteve nė kuadėr tė Programin FP 7 tė BE-sė, ku vendi ka aderuar dhe, pas pagesės sė kuotės sė detyruar nga buxheti i shtetit, ne kemi tani tė njėjtin status tė pėrfituesit si ēdo vend i BE-sė.

    -Nė vitin 2009, universitetet do tė pėrfitojnė investime nė bazė tė projekteve. Sa rezultative do tė jetė kjo?

    Nė Shqipėri ne kemi zgjedhur modelin e njė autonomie tė tillė tė zgjeruar, ku institucioni i Arsimit tė Lartė konkurron pėr investime dhe kjo do tė ndodhė qė nė 2009. Pra, njė universitet nuk merr investime tė parashikuara nė buxhet, por tė gjitha investimet e shtetit do tė jenė nė njė grant, ku IAL-tė do tė konkurrojnė me projekte pėr tė marrė investimet. Ai institucion qė paraqet projekte tė mira ai do tė pėrfitojė fonde. Kjo parashikohet nė Ligjin e Arsimit tė Lartė. Eshtė i njėjti parim si me pushtetin vendor, lidhur me grantet. Por parakushti ėshtė: Struktura tė afta administrate nė universitete qė mundėsojnė hartimin nė kohė tė projektit, marrjen e fondeve dhe realizimin e tyre sipas afateve.

    Stretegjia - Transformimi i Institucioneve tė Arsimit tė Lartė nga institucione shtetėrore nė institucione publike

    Ligji aktual i Arsimit tė Lartė ėshtė i pėrkohshėm

    " Tafaj: "Ligji aktual i Arsimit tė Lartė do tė vazhdojė tė zbatohet deri nė 2010-2011, kohė kur pritet tė jetė gati ligji i ri pėr funksionimin e universiteteve, nė pėrgatitjen e tė cilit do tė ketė njė rishikim radikal tė financimit tė tė gjithė sistemit tė Arsimit tė Lartė nė tėrėsi, privat dhe publik. Mendoj se vetė Konferenca e Rektorėve, nė bashkėpunim me KALSH, duhet tė marrė iniciativėn pėr ndryshimin e ligjit pėr tė kthyer IAL nė institucione plotėsisht publike".

    " Iniciativa e ndryshimit tė ligjit duhet tė vijė nga Konferenca e Rektorėve, e cila duhet tė jetė e para qė shpreh interesin e saj pėr t'i rreshtuar IAL nė garėn e tregut pėr arsim cilėsor nė konkurencė me shkollat e larta private, tė huaja dhe tė vendit. Nga ana tjetėr, ekspertiza e KALSH mund tė shfrytėzohet mė mirė pėr ndryshimin e ligjit

    Kėshilltari i kryeministrit, pėr Arsimin Prof. Dr. Myqerem Tafaj, e konsideron tė pėrkohshėm ligjin ekzistues tė Arsimit tė Lartė. Kjo, sipas tij ka tė bėjė me faktin se, Stretegjia e Arsimit tė Lartė (2008- 2013), parashikon qartėsisht transformimin, nė njė kohė sa mė tė shkurtėr tė mundshme, por nė kohėn e duhur, tė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė nga institucione shtetėrore nė institucione plotėsisht publike, qė marrin njė grant nga qeveria, mbi bazėn e disa objektivave tė deklaruara nė planin e zhvillimit tė IAL, dhe veē kėtij granti kanė tė drejtė tė thithin burime financiare nga burime tė treta private ose publike dhe t'i vetėqeverisin ato", tregoi Tafaj.

    -Si gjykoni, a duhet rishikuar Ligji pėr Arsimin e Lartė?

    Nuk ka ndonjė ligj tė pėrsosur, ky ishte ligji mė i mirė i mundshėm nga njė konsensus midis ekzekutivit dhe komunitetit akademik, qė u realizua nė 2007. Por ėshtė njė ligj i pėrkohshėm, sepse Strategjia e Arsimit tė Lartė (2008-2013), parashikon qartėsisht transformimin, nė njė kohė sa mė tė shkurtėr tė mundshme (por nėnvizoj nė kohėn e duhur) tė IAL-ve nga institucione shtetėrore nė institucione publike, qė marrin njė grant nga qeveria dhe veē kėtij granti kanė tė drejtė tė thithin burime financiare nga burime tė treta private ose publike dhe t'i vetėqeverisin ato. Pra, me statusin e ri tė njė IAL tėrėsisht publike, universitetet do tė futen nė garė me IAL-tė private. Kjo do tė jetė njė garė e fortė dhe ēdo IAL do tė luftojė me profilin e vet. Nė pėrputhje me kėtė strategji do tė vijė koha shumė shpejt qė ligji Arsimit tė Lartė do tė ndryshojė, duke i ēuar IAL-tė nė institucione tėrėsisht publike, qė do tė kenė bord, do tė vetėqeverisen, do tė garojnė nė treg, duke pėrmbushur disa detyrime "sociale" qė kushtėzohen nga ky grant qė jep qeveria, grant tė cilin nuk e pėrfitojnė IAL-tė private. Mendoj se, iniciativa e ndryshimit tė ligjit duhet tė vijė nga Konferenca e Rektorėve, e cila duhet tė jetė e para qė shpreh interesin e saj pėr t'i reshtuar IAL nė garėn e tregut pėr arsim cilėsor nė konkurencė me shkollat e larta private, tė huaja dhe tė vendit. Nga ana tjetėr, ekspertiza e KALSH mund tė shfrytėzohet mė mirė pėr ndryshimin e ligjit.

    Brenda kėtij mandati ligji nuk do tė ndryshojė, pasi nuk ka bėrė ende dy vjet qė ėshtė nė fuqi, por viti 2010 ose mė sė voni viti 2011 mendoj se do tė jetė njė afat optimal kur ligji i ri duhet tė miratohet. Por, pėrpara se sa tė bėhet ligji i ri, duhet tė kemi bėrė njė rishikim radikal tė modelit tė financimit tė Arsimit tė Lartė nė tėrėsi, pra, publik dhe privat. Mendoj se, ky ėshtė parakushti bazė. Nga ana tjetėr peisazhi i Arsimit tė Lartė po ndryshon thellėsisht dhe do tė ndryshojė akoma mė shumė, sepse pesha qė zė arsimi i lartė privat do tė rritet ndjeshėm. Pra, do tė kemi tė bėjmė me kushte tė reja, tė cilat duhet tė pasqyrohen mirė edhe nė pėrmbajtjen e ligjit tė ri. Kjo do tė thotė qė ligji i ri Arsimit tė Lartė tė krijojė hapėsira tė plota qė kėto institucione tė kenė mundėsinė e plotė pėr tė konkurruar me njėri-tjetrin. Pra 2010-2011 ėshtė njė afat i mirė pėr tė rishikuar ligjin e ri tė Arsimit tė Lartė, i cili, nė thelbin e tij, do tė jetė shumė i ndryshėm nga ligji nė fuqi.

    -Sistemi i Bolonjės ėshtė pėrfshirė nė tė gjitha universitet. Sa rezultativ ka qenė zbatimi i kėtij procesi nė Shqipėri?

    Ky ėshtė njė sistem qė ka hyrė nė shumicėn e shkollave europiane, ka vendosur standarde krejtėsisht tė reja dhe ėshtė njė proces i vėshtirė. Praktikisht ne kemi hyrė plotėsisht nė sistem, pasi tani fillon zbatimi edhe i ciklit tė dytė tė studimeve (d.mth. Masteri). Sė shpejti dalin modalitetet e reja pėr doktoratat nė zbatim tė vendimit tė qeverisė. Tashmė i kemi tė gjitha nivelet e sistemit tė ri, pra tė Bolonjės, por duhet tė zhvillojmė edhe hallkėn shumė tė rėndėsishme tė tij, pėr tė cilėn folėm pak mė parė - sigurimi i cilėsisė. Kjo ėshtė nė fakt njė sfidė pėr tė gjitha vendet e Europės, jo vetėm pėr ato postkomuniste, por edhe pėr vendet perėndimore qė kanė sisteme arsimore shumė tė konsoliduara. Pėr vendin tonė, vetkuptohet, ėshtė sfidė shumė e madhe.

    -Nga informacionet qė keni, sa e kualifikuar ka qenė prurja e pedagogėve tė rinj? Sipas jush a duhet tė jenė tė dypunėsuar pedagogėt?

    Ende nuk kemi tė dhėna tė plota dhe statistika pėr prurjet e reja. IAL-tė kanė njė autonomi maksimale nė politikat e personelit. Kjo ėshtė tashmė njė traditė dhe nuk ka mundėsi tė ndikojė as kryeministri, ministri dhe askush tjetėr nė rekrutimin e njerėzve nė universitete. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e IAL-ve. Shpresojmė qė tė jenė ndjekur procedura transparente dhe objektive nė pėrzgjedhjen e kandidaturave mė tė kualifikuara. Nėse ka pasur shkelje, ekziston njė zyrė e auditit pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, qė ka tė drejtė tė verifikojė zbatimin e procedurave tė pranimit tė shpallura nga vetė universitetet dhe tė parashikuara nė aktet ligjore dhe nėnligjore. Qeveria ėshtė mjaft e interesuar qė tė rekrutohen tė rinj me formim solid. Siē dihet, janė 550 vende pune tė reja tė hapura kėtė vit pėr pedagogė. Kėtyre u shtohen edhe rreth 400 vende pėr punonjėsit kėrkimorė qė janė transferuar nga institutet kėrkimore nė universitete. Pra, janė 950 vende tė hapura brenda njė 1 viti, kur mė parė i gjithė sistemi i Arsimit tė Lartė kishte vetėm 4000 tė punėsuar. Pra, ne kemi rritur brenda vitit me 25% numrin e punonjėsve nė Arsimin e Lartė. Lidhur me dypunėsimin, ne kemi njė kuadėr ligjor qė krijon hapėsirė pėr njė punėsim kryesor dhe tė dytė pėr fushėn akademike. Mendoj se, ėshtė mirė tė mbetet kėshtu, sepse numri i pedagogėve tė kualifikuar nė Shqipėri ėshtė akoma i kufizuar. Megjithatė, dypunėsimi i tyre duhet tė ketė njė masė dhe kjo rregullohet vetėm nga universitetet. Qeveria nuk ka tė bėjė me tė.

    -MASH qė nė fillim tė vitit ka parashikuar qė nė kuadėr tė Programit "Barazi dhe Ekselencė nė Arsim" tė pajtojė njė kompani vlerėsimi tė jashtėm tė Sigurimit tė Cilėsisė nė universitet publike dhe private. A ėshtė pėrcaktuar kjo kompani vlerėsimi?

    Sfida e cilėsisė ėshtė mė afatgjata, jo vetėm tek ne. Ballafaqimi me cilėsinė ėshtė shumėplanėsh. Detyrat e qeverisė nė kėtė drejtim nėnkuptojnė struktura monitoruese dhe procedura tė mjaftueshme ligjore qė garantojnė cilėsi. Kėto procedura ekzistojnė tashmė. Ligji i Arsimit tė Lartė ka definuar qartė standardet e cilėsisė, madje disa prejt tyre janė relativisht tė larta. MASH ka Agjencinė e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė, e cila para 2-3 vitesh ishte thuajse inekzistente. Tani ajo sė bashku me Kėshillin e Akreditimit ėshtė bėrė njė aktor i rėndėsishėm i sistemit. Detyra e qeverisė ėshtė financimi nė rritje nė mėnyrė qė institucionet tė kenė mundėsitė, krijojnė kapacitetet e nevojshme dhe hapja e vendeve tė punės. Pra, detyrimet e saj qeveria po i realizon. Tani janė tė ftuar universitetet qė tė rekrutojnė njerėz tė kualifikuar, pasi cilėsia nuk realizohet ndryshe.

    Akreditimi nėnkupton pedagogė tė kualifikuar, kushte tė mira mėsimdhėnieje, laboratorė, biblioteka dhe provime transparente. Qeveria, pėrveē agjencisė tonė tė akreditimit, po insiston qė tė kemi input nga agjenci tė huaja. Sė shpejti do tė zgjidhet kompania qė do tė pėrcaktojė platformėn e mėnyrės sė vlerėsimit dhe do tė zbėrthejė standardet dhe procedurat. Nė fazėn e dytė do tė bėhet akreditimi. Ai do tė bėhet me tė njėjtin standard dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė gjitha shkollat e larta publike dhe private. Ai nuk ka qėllim mbylljen e universiteteve, por synon klasifikimin e IAL-vė nga mė i miri deri tek ai me cilėsi mė tė dobėt. Akreditimi do tė bėhet pėr diplomat. Po sjell si shembull fushėn e shkencave ekonomike. Mund tė jenė 15 fakultete publike dhe private qė ofrojnė studime tė ciklit tė parė (bachelor) nė ekonomi. Vlerėsimi do tė na japė njė klasifikim (ranking) nė bazė tė pikėve tė grumbulluara ose notės sė fituar. Mbi bazėn e kėsaj renditjeje duhet tė rindėrtohet i gjithė modeli i financimit. Kjo do tė thotė se, do tė financohen mė shumė universitetet mė tė mira. Pėr universitet private klasifikimi do t'u tregojė atyre se ku janė dhe do t'u lė hapėsirė qė tė marren masa pėr pėrmirėsim. Qė nė vitin 2009 shkollat e larta private mund tė pėrfitojnė nga njė heqje e plotė ose ulje e TVSH-sė nė mėnyrė qė ato tė investojnė mė shumė nė krijimin e kushteve qė garantojnė cilėsinė dhe akreditimin.

    Pėrgatitėn:

    Erla Gjikolli, Halil RAMA

    RD

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Pajtohem me ty. Edi vjen nga nje parti, qe eshte pjell e Enverit. Dhe kur kihet kjo parasysh ather pritet gjithqka nga ky.
    Jo e ke gabim ngaqė pikrishtė Ky Edvini ka qenė nga ata studentė qė kishin kėrkuar tė rrėzohet Pėrmendorja e Enver Hoxhės!
    Ky s'meriton tė jetė nė krye tė shtetit ngaqė Salih berisha pėr kėtė mandat ka dhėnė prova qė ėshtė munduar tė punojė mirė,,, Sa pėr Enver Hoxhėn partia Socialiste nuk ėshtė partia e Punės!
    Edvin rama bė pjesė nė radhet e atyre studentėve tė instrumentalizuar pėr tė bėrė Shqiperin Luftė si nė Rumani por qė s'ja dolen Jugosllavėt!
    Me ēelesin e dhėnė bregoviqit u dėshmua qė njė pjesė e atyre studentėve tė DHJETORIT ( ku ka bė pjesė edhe Edvini)kanė qenė tė instrumentalizuar nga armiqtė e Shqiperisė.

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    a ka beteje te fundit ?!?

    Shqip, 1 nentor 2008

    Beteja e fundit e diadės me triadėn
    Aleksandėr Ēipa

    Nė skenėn politike tė vendit duket se ka mbėrritur ora pėr njė betejė tė fundit pranuese ose refuzuese, mes diadės dhe premisave tė pakthyeshme tė triadės politike. Dy partitė kryesore, monopolistet e deritanishme tė pėrfaqėsimit politik dhe institucional nė vend, po kryejnė aktin e fundit mė themelor, tė legjitimimit tė pushtetkėmbimit rotacional mes tyre. Kėtė gjė, dy partitė kryesore, PD dhe PS, e realizojnė pėrmes fiksimit tė rregullave nė Kodin e ndryshuar, i cili do tė konsiderohet si dokumenti themelor i procesit tė afėrt elektoral. Dhe fjala ėshtė pėr procesin e vonuar tė reformės zgjedhore. Burimet mediatike bėjnė tė ditur se, gjatė orėve tė fundit, komisioni miks i kėsaj reforme ka fiksuar disa prej ndryshimeve thelbėsore tė kėtij Kodi dhe tė pėrfaqėsimit tė subjekteve nė administratėn e re zgjedhore.

    Kėto ndryshime kanė sanksionuar paritetin e tyre zgjedhor, si dhe legjitimojnė edhe njė herė mundėsinė e madhe tė vijimit tė konkurrencės nė imazhin e skemės klasike tė diadės politike (PD-PS nėnkuptuar si E Majtė- E Djathtė). Kjo diadė e krijuar nė krye tė kėtij tranzicioni postkomunist pretendohet tė mbahet si skemė e vetme e udhėheqėsimit politik, ndonėse nė jetėn e tashme dhe nė hapėsirėn e kėsaj skene politike ėshtė shfaqur dhe ka zėnė vend njė forcė tjetėr. (Nuk e kemi fjalėn vetėm pėr LSI-nė, por pėr disa prej forcave politike tė cilat me hir dhe pahir i janė futur nė hisenė e pushtetit si tė majtės sė djeshme, ashtu edhe sė djathtės sė sotme).

    Fjala ėshtė pėr premisėn reale dhe shfaqjen nė rritje, tė forcės tjetėr, e cila as mė pak e as mė shumė, mund tė konsiderohet si faktori i tretė qė shėnon kohėn reale tė kalimit nga diada politike nė triadėn e re. Nė librin e tij "E djathta & e majta", politologu italian, Norberto Bobbio, shėnon se triada politike vjen edhe pėrmes shfaqjes aktive tė sė Tretės. Bobbio shkon mė tej, duke fiksuar termin pėr tė Tretėn pėrfshirėse dhe tė Tretėn e Pėrfshirė. Ai thekson se "e Treta e pėrfshirė e zbulon thelbin e vet, duke i nxjerrė ato dy entitete jashtė vetes, ndėrsa e Treta pėrfshirėse duke u ushqyer me to; e Treta e pėrfshirė paraqitet kėshtu si njė praktikė pa doktrinė, ndėrsa e Treta pėrfshirėse si njė doktrinė nė kėrkim tė njė praktike...". Kjo skemė e teorizuar prej dekadash duket se gjendet aktuale nė jetėn e sotme politike tė vendit. Kėtė prezencė e aktualizon mė sė shumti nė ditėt e afėrta, pėrplasja pėr pėrfaqėsimin institucional tė forcave politike nė administratėn zgjedhore dhe pėr rezultatin e ardhshėm elektoral.

    Dy partitė kryesore, PD dhe PS, mesa duket, kanė miratuar dhe kanė rėnė dakord pėr thelbin e reformės zgjedhore, pra KQZ-nė. Sipas njoftimeve paraprake, ulja e numrit tė anėtarėve tė kėtij institucioni nga 9 nė 7 anėtarė, legjitimon pėrfaqėsimin diadik nė organin qendror zgjedhor. Kjo gjė, sipas kėtij varianti, kryhet prej vullnetit tė shumicės parlamentare dhe dakordimit tė korpusit kryesor tė opozitės. Njėjtėsimi nė kohė, i mandatit tė KQZ-sė me atė tė Parlamentit, duke e ulur nga 7 vjet qė ėshtė aktualisht nė 4 vjet, rikthen balancėn bipartiake, por jo balancėn reale mes kaheve dhe forcave politike. Ndėrsa klauzola qė parashikon ky draft pėr mundėsimin e propozimit tė dy kandidatėve tė tjerė, vetėm pasi tė jetė marrė pėlqimi i forcave tė diadės (PD-PS) sipas tė gjitha gjasave, ka pėr tė qenė argument i mjaftueshėm pėr hedhjen e partive tė dyta (tė secilit spektėr) nė njė ofensivė pakėnaqėsie. Kjo shfaqje e pashmangshme e pakėnaqėsisė, si dhe koha qė do investohet pėr tė, mendoj se ka pėr tė qenė parafushata mė e egėr politike nė sipar tė fushatės elektorale.

    Formula e diadės partiake imponuese ka pėr tė rindezur konfliktet e brendshme nė kampet respektive. Kjo skemė kėrcėnon pėrfundimisht me ekzistencė, partitė e vogla politike tė cilat janė investuar si ngjyra tė dobėta apo tė forta pėrgjatė gjithė periudhės sė pluripartizmit postkomunist nė vend. Pėr kėtė shkak ekzistencial dhe natyrisht edhe pėr shkak tė prishjes sė interesave tė investuara nė shumanshmėri, gjatė 18 vjetėve tė fundit, pėrplasja e re qė po shpallet, ka pėr tė sjellė befasira nė jetėn dhe skenėn parlamentare tė vendit. Kjo ėshtė beteja e parė e njė lloji tė ri mes diadės tradicionale dhe triadės reale.

    Beteja ėshtė e egėr dhe ka arsye tė jetė e tillė pėr vetė faktin se forca qė tashmė e ka ndryshuar skemėn, ka fituar valencėn e vet jo vetėm politike, por edhe elektorale. Deri tani, kjo forcė, nuk ka pasur legjitimim institucional. Ajo ka mbetur e eklipsuar deri para katėr vjetėsh, prej siglave klasike tė forcave tė bipolaritetit, ndėrsa gjatė kėtyre katėr vjetėve, ajo ka krijuar imazhin e vet real, ka shtuar ndikimet, ėshtė vetėfaktorizuar dhe ėshtė aktor imponues nė skenėn politike. Triada politike sot ėshtė realitet dhe si i tillė, ai nuk mund tė mohohet prej njė marrėveshjeje makiaveliste mes dy forcave tė diadės (PS-PD).

    Kjo marrėveshje antagonistėsh politikė, nė njė farė mase, mund tė shėrbejė si argument pėr solidaritet publik nga forca e dytė e sė majtės, e cila vazhdon tė klasifikohet deri tani si njė pjesė themelore e sė Tretės sė pėrfshirė. (Kjo ėshtė kohė qė LSI e Ilir Metės tė pėrdorė praktikėn e vet pėr gjetjen e fillit doktrinar, tė cilin, deri tani, duket se e ka pasur tė humbur, pėr shkak tė njė imazhi karrigekėrkuesi).

    Pretendimi i tanishėm dhe pse jo, reagimi i egėr i pritshėm i Ilir Metės dhe disa politikanėve tė tjerė, tė tė papėrfshirėve, si pjesė administrate nė administrimin e rezultatit dhe bilancit real zgjedhor, janė mjaftueshmėria pėr njė krizė tė re politike paraelektorale.

    Forcat e diadės do tė tentojnė tė pėrdorin edhe njė herė forcat e treta dhe tė katėrta, duke tentuar dobėsimin dhe lėnien monofill tė partive tė dyta, ose tė forcės sė Tretė reale, por tė palegjitimuar. Kjo betejė e fundit ka vlerė themelore dhe rėndėsi jetike pėr cilėsinė e pluripartizmit dhe vlerat e demokracisė ndėrpartiake.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd
    --

    Drejtori i ZMK-sė shprehet se mjetet qė vihen nė dispozicon tė qytetarėve janė mė pak se sa pėrcakton kontrata


    Vazhdon kaosi nė transportin urban tė kryeqytetit, Bashkia asnjė ndėrhyrje


    Transporti urban vazhdon tė jetė nė gjendje tė mjerueshme nė kryeqytet, edhe pas rritjes sė ēmimit tė biletės. Bashkia e Tiranės ka kohė qė nuk merret me kontrollin e zbatueshmėrisė sė kontratės tė lidhur me operatorėt privatė qė operojnė nė kryeqytet. Kėshtu, disa linja e kanė rritur disa herė fitimin e tyre, por cilėsia e shėrbimit nuk ėshtė pėrmirėsuar, por pėrkundrazi ėshtė pėrkeqėsuar. Qytetarėt e Tiranės duhet tė presin gjatė tashmė pėr tė marrė njė shėrbim publik, qė nga kosto e paguajnė shumė shtrejtė. Bashkia me shoqatėn e transportit urban zihen, duke akuzuar njėra tjetrėn pėr mospagim tė shumės sė akorduar nga buxheti i shtetit pėr njė kategori njerėzish qė pėrfitojnė udhėtim falas. Kjo kategori ka bėrė disa herė ankesa pranė Bashkisė, sepse trajtimi nga fatorinot ėshtė tepėr diskriminues dhe nuk tregohet respekt pėr kontributin e dhėnė nė njė fushė ku dhe pėrfitohet udhėtimi falas. Altin Goxhaj, drejtor i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit, shprehet se Bashkia e ka lėnė nė harresė kėtė sektor. Sipas tij, shoferėve tė linjave tė Tiranės, u ėshtė kėrkuar qė autobuzėt tė ecin ngadalė dhe shpejtėsia mos t`i kalojė 20 kilometra nė orė. Kjo ėshtė politika qė ndjekin kompanitė private dhe publike, me qėllim qė ato tė mbushen sa mė shumė me udhėtarė pėr tė maksimalizuar fitimin duke ulur koston. Gjithashtu, tha Goxhaj, mjetet qė vihen nė dispozicion nė disa raste janė mė pak se sa kontrata me Bashkinė nė varėsi tė ditėve apo tė orėve tė pikut. Njė tjetėr problem qė qytetarėt e Tiranės e ndeshin pėrditė nė udhėtimin e tyre ėshtė higjena e mjeteve, qė janė nė njė gjendje skandaloze. Automjetet jo vetėm qė nuk lahen ēdo ditė, por pėr pastrimin e tyre nuk pėrdoren as detergjentė dhe as iu vihen nė dispozicion pesonelit tė tyre as mjetet mė elementare tė pastrimit. Rasti mė i mirė pastrimit tė tyre ėshtė larja me zorrė uji nga fatorinot apo shoferėt njė herė nė disa ditė. Gjithashtu, njė e dhėnė qė vėrteton se autobuzėt janė kthyer nė vatra tė infeksionit urban, ėshtė edhe fakti se fatorinot nuk janė tė siguruar dhe pėr pasojė nuk kanė as librezė shėndetėsore, siē e kėrkon edhe ligji. Ligji ka pėrcaktuar qė disa kategori profesionale qė pėrfshijnė edhe fatorinot, duhet tė kenė librezė mjekėsore qė vėrteton se ata nuk vuajnė nga sėmundje infektive, tė cilat mund tė rrezikojnė publikun, si pasojė e llojit tė punės qė kryen personi. Bashkia e Tiranės nuk disponon asnjė raport kontrolli mbi kėtė shėrbim tė rėndėsisė. Ky ėshtė njė shėrbim nė tė cilin mungon plotėsisht transparenca bashkiake, qė tregon se duhet tė ketė arsye tė forta pėr kėtė vakum tė dhėnash, ēka implikon Bashkinė me pėrgjegjėsinė e sqarimit tė faktit se si ka mundėsi qė nė njė shėrbim qė qarkullon dhjetra milion dollarė mungojnė tė dhėnat bazė mbi numrin e konsumatorėve tė kėtij shėrbimi. Situata e transportit urban me gjithė situatėn e rėndė nė tė cilėn ndodhet, nuk ėshtė paraprirė nga asnjė masė mbrojtjeje bashkiake pėr konsumatorėt. Modelet e vėnies nė dispozicion tė konsumatorėve tė shėrbimit tė aboneve apo tė standardeve, qė duhet tė plotėsojė pėrdorimi i biletave, ėshtė jashtė ēdo garancie qė tė parandalojė abuzimin dhe pėr kėtė Bashkia Tiranė nuk ka realizuar detyrat e saj nė mbrojtje tė interesave tė qytetarėve. Kontratat me biznesin privat ose nuk janė respektuar nga ana e biznesit dhe kėtu faji ėshtė i Bashkisė qė i ka toleruar, ose kushtet nė tė cilat janė firmosur, i kanė dhėnė hapėsirė reduktimit tė cilėsisė sė shėrbimit nė dėm tė qytetarėve tė Tiranės dhe kėtu faji i Bashkisė ėshtė akoma mė i madh, ndaj edhe duhet tė shpjegojė se cilat kanė qenė motivet e dėmtimit tė interesave tė qytetarėve pėr tė favorizuar biznesin. Bashkia e Tiranės rezulton se ka tė bėjė me njė tolerim dhe favorizim vullnetar tė pushtetit lokal nė Tiranė dhe kreut tė saj, Rama, pėr biznesin e kontraktuar.


    Nė kryeqytetin shqiptar qarkullojnė ende autobuzė tė 30 viteve mė parė


    Gjendja fizike, teknike dhe amortizimi i mjeteve tė transportit ėshtė shumė e keqe, ēka demostron se kėto automjete janė blerė nė gjendje amortizimi tė lartė dhe pėr pasojė duhet tė jenė blerė me ēmim shumė tė ulėt. Kėto mjete gjenden nė shitje online nė ēmim ende tė panegociuar qė variojnė nga 12.000 euro pėr njė kategori mjetesh, deri nė 36.000 euro pėr disa mjete qė duket qartė qė ndodhen nė gjendje mė tė mirė. Ndėrkohė qė, ende nuk ėshtė e qartė se cilėt mjete nė pėrdorim janė dhuratė. Linjat qė disponojnė autobusė mė tė vjetėr, janė ato tė Kombinatit, Kinostudios, Laprakės. Kėto linja e kanė nė kontratė qė rinovimi i autobusėve tė bėhet ēdo vit, duke hequr autobusin qė ka mė shumė vite pune. Kjo nuk ka ndodhur me autobusėt tanė urbanė, ku, pėr mė keq, standardi i autobusit nuk kontrollohet nga Drejtoria e Shėrbimit Urban pranė Bashkisė mė tė madhe nė vend. Kontrollet pėr amortizimin e tyre duhet tė bėhen nė mėnyrė periodike nga Bashkia. Gjithashtu, ky inspektoriat sheh dhe zbatimin e kontratave tė lidhura mes operatorėve tė ndryshėm. Linjat e kryeqytetit administrohen tė tėra nga Bashkia e Tiranės, e cila ka pėr detyrė kontrollin e shėrbimit ndaj qytetarėve nga ana e operatorėve. Bashkia, sipas dy operatorėve urbanė tė Tiranės, nuk i ka kontrolluar asnjėherė autobusėt e tyre pėr vitin 2008. Kėto linja e kanė nė kontratė qė rinovimi i autobusėve tė bėhet ēdo vit, duke hequr autobusin qė ka mė shumė vite pune. Kjo nuk ka ndodhur me autobusėt tanė urbanė, ku, pėr mė keq, standardi i autobusit nuk kontrollohet nga Drejtoria e Shėrbimit Urban pranė Bashkisė mė tė madhe nė vend. Kontrollet pėr amortizimin e tyre duhet tė bėhen nė mėnyrė periodike nga Bashkia. Gjithashtu, ky inspektoriat sheh dhe zbatimin e kontratave tė lidhura mes operatorėve tė ndryshėm. Linjat e kryeqytetit administrohen tė tėrė nga Bashkia e Tiranės, e cila ka pėr detyrė kontrollin e shėrbimit ndaj qytetarėve nga ana e operatorėve. Bashkia, sipas dy operatorėve urbanė tė Tiranės, nuk i ka kontrolluar asnjėherė autobusėt e tyre pėr vitin 2008. Sipas operatorėve, bėhen selektime nė kontrolle, ku linja tė caktuara, siē ėshtė ajo qė lidh Tiranėn me Saukun, nuk kontrollohet periodikisht nga Bashkia, kurse linjat e tjera, ndonėse kanė autobusė mė tė mirė se kjo linjė, kanė kontrolle mė tė shpeshta nga ky inspektoriat. Ndėr linjat qė nuk kontrollohen ėshtė dhe linja e Unazėz, qė e ka nė pronėsi njė ish-kandidat pėr deputet i PSD dhe ortak ndėrtimesh me Ramėn. Kjo linjė jo vetėm qė ecėn me 10 kilometra nė orė, por pisllėku qė mbajnė autobuzat ėshtė jashtė ēdo norme. Drejtoria e Shėrbimit Urban nė Bashki nuk i ka kontrolluar kėto linja nėse i pėrmbushin standardet e kontratės sė lidhur me tė. Linja e Porcelanit, kishte gjithsej nė qarkullim dje 6 autobusė. Viti i prodhimit: 1 autobus i 1985-ės, 3 autobusė tė 1986-ės, 2 autobusė tė 1987-ės. Linja ish-Uzina e Traktorėve, gjithsej nė qarkullim dje 5 autobusė. Viti i prodhimit: 3 autobusė tė 1988-ės, 2 autobusė tė 1989-ės. Linja Kinostudio-Kombinat, gjithsej nė qarkullim dje 8 autobusė. Viti i prodhimit: 3 autobusė tė 1980-ės, 4 autobusė tė 1981-it, 1 autobus i 1983-it. Linja Sauk, gjithsej nė qarkullim dje 3 autobusė. Viti i prodhimit: 3 autobusė tė 1982-it. Linja Sanatorium, gjithsej nė qarkullim 3 autobusė. Viti i prodhimit: 2 autobusė tė 1985-ės, 1 autobus i 1986-ės. Linja Tirana e Re, gjithsej nė qarkullim dje 7 autobusė. Viti i prodhimit: 4 autobusė tė 1985-ės, 3 autobusė tė 1987-ės.

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    gjithe shqiptaret duhet ti kene site tek salua dhe edua ...

    jeshen mesuar me tosin dhe salline ...

    si ne te kaluaren, ashtu dhe nashi, vetem tek di parti simotra (me nje nene e baba), dhe vetem tek di siameze, here tos-sall, here sall-ed ...

    keta jane te ngarkuarit e punizem-sigurimit qe te ndajne torten ...

    shtangisti kerkon cope te trete ... po a e lejon larua te haje balua?

    sigurisht, natyrisht, dosmosdoshmerisht, parashikueshmerisht, aktualisht e isht e isht ... sepse ulet copa, pjesa, pjaca ...

    edhe bejne sikur duan te "shqyejne" si per halloween njeri-jatrin ...

Tema tė Ngjashme

  1. Revolucioni i qershorit 1924 dhe revolucioni i 1997
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 28-06-2024, 13:56
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD nė zgjedhje”
    Nga Turi72 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 17:29
  4. 'Revoulicioni' i Qershorit. Njė artikull interesant
    Nga krokodili_73 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2004, 04:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •