Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ne kto raste thuhet si tha dr adhamudhi: mbuloi balta balten
    no glove no love

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ligesine e krijon i ligu dhe ne te gjithe e dime fort mire se kush ka qene i Ligu i madh dhe Ligesia me e madhe qe ka kaluar per dekada ne vendin tone. Se si mund te krijohen skenare kaq fantastike te nje te Ligu te ri dhe Ligesie kaq te tmerrshme brenda nje kohe kaq te shkurter sa cudit dhe skenaristet me fantaziste te filmave hollivudiane, nje Zot e di.
    Fatkeqesi per ne, qe ende po behemi pre e kesaj Ligesie te gangrenizuar keqazi ne shpirtin e atyre qe duan t'ja u kalojne per autoresi thjesht kundershtareve te tyre politike.
    I ndjeri Gazidede u prehte qete aty ku s'ka per te pare e degjuar me shpifjet e mallkimet e kundeshshtareve te tij. Nese dheu do t'i rendoje me shume, po e le atehere dhe une nen peshen e tij.
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË
    Berisha: Nderim për Gazideden. Ishte promotor i proceseve demokratike në Shqipëri
    26-10-2008 / Gazeta 55

    Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi figurën e Bashkim Gazidedes si "promotor i vërtetë i proceseve demokratike në Shqipëri". Sot në mesditë, në ambientet e parlamentit shqiptar u zhvilluan homazhe në nderim të z. Gazidede, një nga personalitetet e njohura të jetës politike shqiptare të pas viteve '90, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë. "Bashkim Gazidede ndahet nga jeta duke lënë kujtimin e një intelektuali të shquar, të një shërbëtori të madh të kombit të tij, të simbolit të njeriut të ndershëm, të një promotori të vërtetë të proceseve demokratike në Shqipëri", u shpreh Kryeministri Berisha pas homazheve të zhvilluara pranë trupit të tij.
    Kreu i Qeverisë theksoi ndër të tjera se "sot Shqipëria dhe shqiptarët ndahen me njërin prej bijve më të ndershëm e të përkushtuar, ndahen me intelektualin e shquar Bashkim Gazidede. Ai i përkiste asaj plejade të intelektualëve shqiptarë, të cilët në vitet '90, me guxim e kurajo të pashoqe shembën murin e Berlinit dhe themeluan në Shqipëri pluralizmin politik".
    "Njeri me një perfomancë të shkëlqyer gjatë jetës së tij, ai, pasi erdhi deputet në parlament me votën e qytetarëve të Dibrës, mori përsipër ndërtimin e shërbimeve inteligjente shqiptare dhe zëvëndësimin e shërbimeve të diktaturës, në shërbime të një sistemi demokratik", vlerësoi Kryeministri, duke nënvizuar se z. Gazidede grupoi rreth vetes forca, individë dhe elementë ndër më të përkushtuarit, duke dhënë një kontribut historik të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
    Në vijim të vlerësimit për figurën e z. Gazidede, kryeministri theksoi se "ndershmëria e përkushtimi i ekipit që ai drejtoi, bëri që Shqipëria, që në fillim të viteve '90-të, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, të renditej me dinjitet të madh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar".
    Kryeministri vlerësoi qëndrimin e z. Gazidede "në mbrojtje të shtetit, të Kushtetutës dhe interesit kombëtar, në momentet tragjike të rebelimit komunist të viteve '97", si dhe kontributin e çmuar në reformimin e sistemit të regjistrimit të pasurive dhe hipotekave të vendit.

    Topalli: Gazidede ishte modeli i integritetit dhe patriotit
    'Model të korrektësisë, të integritetit dhe të patriotit' e vlerësoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, figurën e Bashkim Gazidedes, i cili u nda dje nga jeta një ditë më parë në moshën 56 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Mesditën e sotme, në ambientet e selisë së Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë, u zhvilluan homazhe në nderim të figurës së Bashkim Gazidedes, një nga personalitetet e njohura të periudhës së pas viteve '90.
    Pas homazheve të zhvilluara pranë trupit të tij, Kryetarja Topalli vlerësoi për median se "z. Gazidede ishte një ndër deputetët e parë që u çua kundër regjimit komunist. Një ndër njerëzit më të ndershëm, modeli i njeriut në korrektësinë dhe integritetin e tij. Një admirim të pashembullt, personalisht, kam pasur ndaj tij në vitin '97, kur rebelët kërkuan të shkatërronin e digjnin Shqipërinë dhe ai qëndroi në momentet më të vështira."
    "Pjesëmarrja e këtyre njerëzve, bashkëpunëtorëve e studentëve të tij tregon se ai është një ndër figurat më lapidare në integritetin dhe në ndjenjën e patriotizmit ndaj vendit të tij. Ai ishte njeriu që zëvëndësoi Sigurimin e Shtetit në një shërbim në mbrojtje të vendit dhe të interesave të kombit tonë", u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
    Në homazhet në nderim të z. Gazidede, morën pjesë bashkëpunëtorë, përfaqësues të kabinetit qeveritar, studentë etj, qytetarë të thjeshtë, të cilët, në shenjë nderimi e respekti vendosën kurora me lule pranë trupit të tij.
    ...

    55

  4. #34
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Pjesëmarrja e këtyre njerëzve, bashkëpunëtorëve e studentëve të tij tregon se ai është një ndër figurat më lapidare në integritetin dhe në ndjenjën e patriotizmit ndaj vendit të tij
    Ngelem duke degjuar idiotlliqe nga keta politik.ret tane.
    Vdekja e ketij, as me pikellon por dhe as me gezon.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #35
    e mir tja futim me te qare ne tani,se na iku ky.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Fatkeqesi per ne, qe ende po behemi pre e kesaj Ligesie te gangrenizuar keqazi ne shpirtin e atyre qe duan t'ja u kalojne per autoresi thjesht kundershtareve te tyre politike.
    I ndjeri Gazidede u prehte qete aty ku s'ka per te pare e degjuar me shpifjet e mallkimet e kundeshshtareve te tij.
    Nese dheu do t'i rendoje me shume, po e le atehere dhe une nen peshen e tij.
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
    Sa me mend flet Mondishall...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ndërron jetë ish-kreu i SHIK, Bashkim Gazidede

    Vuante nga një sëmundje e rëndë


    Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, një nga figurat më të diskutuara, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Aktualisht në postin e nëndrejtorit të hipotekave, Bashkim Gazidede vuajti prej kohësh nga sëmundja e kancerit. Familjarët e tij thanë për gazetën se Gazidede mbylli përgjithmonë sytë rreth orës 18.00, pasditen e djeshme, duke lënë dy fëmijë dhe bashkëshorten. Sot paradite është njoftuar se do të kryhen homazhe në nder të tij. Sipas organizatorëve, në të do marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha dhe shumë figura të tjera të shtetit dhe politikës. Që në vitin 2006, konsulta mjekësore vendosi që Gazidede të ekzaminohet dhe të mjekohet në një klinikë të specializuar jashtë shtetit dhe më konkretisht në Itali. Për këtë arsye, për të mbuluar shpenzimet e kurimit të tij jashtë shtetit, qeveria vendosi më 27 nëntor të vitit 2006 që t‘i akordonte atij një fond prej 4 milionë lekësh të reja për përballimin e shpenzimeve. Por, për shkak të kohës së shkurtër që ishte në dispozicion, kjo shumë nuk u përdor fare. Më pas, më 2 gusht të vitit të kaluar, qeveria mori një tjetër vendim të kësaj natyre, për t‘i akorduar ish-shefit të SHIK-ut nga buxheti rezervë i Këshillit të Ministrave fondin prej 5 milionë lekësh të reja, i cili, sipas ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, nuk u përdor i gjithi për arsye të protokolleve që u përdorën për mjekimin e tij. Për këtë arsye, në një mbledhje të qeverisë, u paraqit një tjetër vendim për t‘i akorduar Bashkim Gazidedes fondin prej 540 mijë lekësh të reja, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të kurimit në Itali.

    Bashkim Gazidede ishte së fundi numri dy i hipotekave të Shqipërisë, por edhe pse mbajti një post dytësor, ai ishte po aq i debatuar sa në kohën kur drejtonte Shërbimin Informativ Shtetëror, nga ku u largua në pranverën e vitit 1997. Bashkim Gazidede u bë shumë i njohur pas viteve ‘90 si një nga figurat kyçe të pushtetit dhe emri i tij u lidh me shumë ngjarje, që ende kanë mbetur të pasqaruara. Ai u akuzua nga opozita se kishte organizuar dhe drejtuar shumë nga veprimet represive kundër saj. Emri i Gazidedes lidhet edhe me zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Ai ishte në listën e dëshmitarëve, që Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërriste në gjyqin që është aktualisht në proces në gjykatë. Në trazirat e pranverës së vitit 1997, pas shembjes së skemave piramidale, Bashkim Gazidede mori nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, detyrën e drejtuesit të operacionit ushtarak, që do të shtypte revoltat që shpërthyen në të gjitha qytetet shqiptare. Më pas ai u largua në fshehtësi nga Shqipëria për të jetuar për vite të tëra në azil jashtë vendit, por për t‘u kthyer vetëm pas ardhjes në fuqi të Partisë Demokratike. Gazidede erdhi në Tiranë nga Stambolli pasi jetoi disa vjet në Turqi. Menjëherë pas rikthimit të tij, Kryeministri Berisha e emëroi zëvendësdrejtor të përgjithshëm të hipotekave. Edhe pse i dha një rol dytësor, Kryeministri Berisha vazhdoi ta vlerësonte si "në kohët e vjetra" atë. Mbrëmë, në adresë të familjes Gazidede kanë shkuar qindra mesazhe ngushëllimi. Edhe stafi i gazetës "Shqip" u bashkohet atyre.


    Flet mbesa e Gazidedes, Blerta, e cila tregon anën tjetër të xhaxhait


    "Bashkimi u flijua për punën

    dhe detyrat e vështira"


    Mbesa e Bashkim Gazidedes, Blerta, një ekonomiste e njohur, thotë për "Shqip" se xhaxhai i saj ishte një nga profesorët që studentët e vlerësonin jashtëzakonisht shumë. "Ishte një njeri i cili u flijua për punën dhe për përkushtimin që pati ndaj detyrës që iu caktua. Ai u përndoq gjatë gjithë kohës dhe kjo i dha edhe sëmundjen nga ku vdiq", tha Blerta, e cila e kujton se Bashkimi ishte banor në një shtëpi modeste, shumë të thjeshtë dhe e gjithë karriera që pati ishte sakrifica për të luftuar komunizmin, për të ecur përpara demokracia. "Një pedagog i shkëlqyer, një matematikan që ka botuar dhjetëra libra. Mund të them që është i vetmi pedagog që e vlerësoi fenë edhe gjatë kohës së komunizmit, pasi falej në xhami. Ai lindi në një fshat të Peshkopisë. La dy fëmijë dhe bashkëshorten. Të gjithë studentët dhe njerëzit e njohur ngriheshin në këmbë kur dëgjonin emrin e tij, pavarësisht se çfarë deklaronte media", shton Blerta e pikëlluar. Ajo vazhdon rrëfimin: "Ai la ‘trashëgimi‘ dy fëmijë, adoleshentë, mjaft të përkushtuar ndaj të atit. Sëmundja e vuri poshtë, por gjatë kohës që ka qëndruar jashtë, ka menduar për mënyrën se si Shqipëria do të zhvillohej".



    gazeta shqip

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe iku ky kriminel se vrau popullin e vet.
    Ky qe ishte lidhur me serbet, qe i shkatarroi te gjith dokumentat e spiunve serbe ne Shqiperi.
    Ky qe vrau njerzit qe pane Salen kur takoi Sllobodanin.
    Ky qe ngriti veriun per tu vrare me jugun.
    Ky qe vrau qindra veriore veten se nuk donin Saliun.
    Ky qe u lidh me boten terroriste arabe dhe e mbushi shqiperine me terroriste.
    Familja e vet ka humbur te afermin dhe e kuptojme te tere.
    Do dalin nje dite te gjitha ca ka bere ky.

  9. #39
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Shyqyr qe iku ky kriminel se vrau popullin e vet.
    Ky qe ishte lidhur me serbet, qe i shkatarroi te gjith dokumentat e spiunve serbe ne Shqiperi.
    Ky qe vrau njerzit qe pane Salen kur takoi Sllobodanin.
    Ky qe ngriti veriun per tu vrare me jugun.
    Ky qe vrau qindra veriore veten se nuk donin Saliun.
    Ky qe u lidh me boten terroriste arabe dhe e mbushi shqiperine me terroriste.
    Familja e vet ka humbur te afermin dhe e kuptojme te tere.
    Do dalin nje dite te gjitha ca ka bere ky.

    Cudi se te njejtat akuza i thone per te ndjerin dhe Serbia, Greqia dhe disa krere te PPSH (sot PS)!
    Mjafton vetem te kesh deshiren qe te kerkosh ne internet dhe do te zbulosh pa shume mundim se ato qe ke thene ti, perkojne 100% me akuzat serbe ndaj Gazidedes.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ato cfare shkruajne serbet e greket per Gazideden gjeji ti vete dhe postoji ketu.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "CIA ndihmoi Gazideden të strehohet në SHBA"
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 13:14
  2. Gazidede: Kush e krijoi marsin 1997
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 16:12
  3. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet në Shqipëri
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •