Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gazep i past shpierti pikerisht keti gazepqari ky e pat burgos Zahir Pajazitin dhe e pat lirue kur shoket e Zahirit nga Zvicra ja mbushen gushen keti gazepqari me 100.00 franga zviceran
    a i ndau me berishen apo i hangri krejt vet nuk e di
    veq e di qe ka qen nji ant UÇK-ist i madh

  2. #12
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Dosjet që varrosen me trupin e Bashkim Gazidedes

    TIRANE-Bashkim Gazidede u shua pasditen e 25 tetorit 2008, duke marrë mbi vete sekrete që bota nuk do t’i zbulojë kurrë. Njëri prej personazheve më të komplikuar në periudhës pluraliste, shefi i parë i shërbimit informativ të kohës demokratike, krahu i djathtë i Presidentit të djeshëm dhe Kryeministrit të sotshëm, i detyruar të jetojë në azil për shumë vite, 56-vjeçari Gazidede nuk e jetoi jetën si një matematikan.
    Ai do të mbetet një ekuacion me shumë të panjohura: njerëz pranë tij përsërisin ndershmërinë që e karakterizonte, kundërshtarët e quajtën lubi. Sido që të ketë qenë jeta e tij: me ulje-ngritjet e një njeriu të pushtetshëm, vdekja me siguri që nuk do të bëjë t’i harrohet emri.
    Bashkim Gazidede ishte shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar në një kohë mjaft të trazuar për Shqipërinë. Ai ishte një nga protagonistët e “luftës jo-civile” që përfshiu Shqipërinë në vitin ’97, i quajtur si arkitekti i trazirave dhe katalizatori i dhunës zyrtare policore mbi opozitën dhe njerëzit e thjeshtë gjatë protestave anti-Berisha ’96-’97. Vdekja e tij do ta shtojë dozën e pluhurit mbi ngjarjet e këtyre viteve, po kështu mbi rolin e Presidentit të atëhershëm, Berisha në dhunën shtetërore. Por përpos kësaj, Gazidede mori me vete mjaft të vërteta.
    Ai mori me vete të vërtetën mbi Remzi Hoxhën, biznesmenin shqiptaro-maqedonas i zhdukur në kallamishtet e bazës së SHIK-ut në Kune-Vain. Pse Shërbimi Informativ vendosi ta zhdukë Remzi Hoxhën, pse e rrëmbeu dhe e torturoi atë, pse ushtroi dhunë mbi Ziso Kristopullin? Këto pyetje nuk do të marrin kurrë përgjigje, ose tw gjitha fajet do t’i atribuohen njw njeriu qw nuk jeton mw. Por, si krahu i djathtë i Presidentit të kohës, Bashkim Gazidede mori me vete edhe të vërtetën mbi kontrabandës e naftës nga qeveria Berisha në mesin e viteve ’90. Pse urdhëroi thyerjen e embargos së OKB-së Presidenti Berisha, pse i dha naftë Bullatoviçit dhe Millosheviçit që vriste kosovarët, këtë e dinte Bashkim Gazidede. Ai nuk mund të rrëfejë me pse e takoi gjithashtu kriminelin Arkan. Si për ironi, as Arkani nuk mund të thotë gjë për këtë, vetëm ish-bashkëshortja e paramilitarit serb foli pak kohë më parë: Vizituam me Zeljkon Shqipërinë, ishte vend i bukur, hëngrëm drekë me një biznesmen nga Dibra... Dhe dibrani Bashkim Gazidede nuk mund ta përgënjeshtrojë më këtë dhe as të hedhë dritë mbi të vërtetën e atij takimi.
    Matematikani 56-vjeçar mori me vete edhe përgjigjet e pyetjeve të tjera: Pse Presidenti Sali Berisha nuk i mbështeste, madje i luftonte tentativat e grupeve kosovare për t’u armatosur dhe për të nisur një lëvizje çlirimtare në Kosovë? Cili është roli i Berishës në përplasjet mes liderëve të LDK-së, ç’di ai për qindra milionë dojç-marka që diaspora kosovare dhuroi për luftën? Për atë luftë të cilën Berisha dhe Rugova duket se e përbuznin?
    Bashkim Gazidede mori me vete të vërtetën mbi dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Berisha, mjaft terroristëve nga vendet arabe që vizituan Shqipërinë në mesin e viteve ’90 dhe e bënë atë oazin financiar të grupeve terroriste islamike. Ai nuk mund të shpjegojë tashmë se pse këto fondacione, që nuk kishin asnjë aktivitet të pastër ekonomik, pastronin paratë e krimeve dhe trafiqeve për të sponsorizuar Al-Kaedën e sotme.
    Ish-shefi i Shërbimit Informativ nuk do të mund të bëjë avokatin e Presidentit Berisha dhe faktit që ky jo vetëm lejoi firmat piramidale, por mbrojti bosët e tyre. Në vitin 1994, Rrapush Xhaferri u torturua për 24 orë me radhë në qelitë e SHIK-ut të Lushnjes. Të nesërmen në mëngjes, një letër që mbërriti me urgjencë nga Tirana, urdhëronte lirimin e tij. Kujt i duhej i lirë, i mbrojtur Rrapush Xhaferri dhe të gjithë mashtruesit e tjerë që e zhytën Shqipërinë në një gropë të zezë financiare? Gazidede e dinte këtë, por ai nuk jeton më. Ai nuk jeton për të rrëfyer se sa milionë dollarë mori kryetari i PD-së, Sali Berisha për të financuar fushatat elektorale të para vitit ’97. Ai nuk jeton për të rrëfyer se pse e urdhëroi Berisha dhunën mbi opozitën në mitingun e majit ’96, pse e dënoi Nexhmijen për shpërdorim kafeje dhe jo për krime kundër njerëzimit, çfarë bisedoi Sali Berisha me Fatos Nanon në takimin e Triestes të vitit 1992, cili ishte roli i tij si negociator i Ramiz Alisë me dhjetoristët e Qytetit Studenti. Gazidede nuk mund të rrëfejë më se pse Sali Berisha donte ta burgoste Azem Hajdarin vetëm sepse ndihej i kërcënuar nga ndikimi dhe pushteti i tij politik. Ai as që mund të rrëfejë më pse vendosi Berisha të prishej me amerikanët, pse urdhëroi të qëllohej me vezë ambasadorja e vendit kampion të demokracisë, pse grabiti votat e ’96, pse dhe si dërgoi forcat speciale për të shtypur protestat paqësore të dhjetëra mijëra njerëzve që humbën paratë në firmat piramidale. Ish-kreu i SHIK-ut mori me vete edhe të kaluarën e tij: veprimtarinë e dyshimtë në Siri pas vitit 1997 dhe rikthimin në atdhe pas riardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.
    Shumë vetë do të pikëllohen sot në varrimin e Bashkim Gazidedes. Por do të ketë dhe nga ata që lotët e krokodilit nuk do t’u shërbejnë për të larë mëkatet. Mëkatet e tyre që duket se po varrosen bashkë me trupin e matematicienit 56-vjeçar.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #13

  4. #14
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Me vdekjen e Gazidedes u mbyllen edhe shume c eshtje te diskutuara qe per "dike" eshte nje fitore e madhe.
    Gjithsesi ngushellime familjes.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ngushellime familjes se te ndjerit!
    Ishte patriot.

  6. #16
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Ngushellime familjes.Humbem intelektualin e perkryer,nje njeri te drejte e me parime.U mundua per te miren e shqiperise dhe u perball me bishat komuniste.Ishte nje besimtar mysliman qe kishte vetem miresi ne zemer.I lehte i qofte dheu.
    Wild and crazy can't be lazy

  7. #17
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Rafmet paste e i gjette paqe shpirti ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #18
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shpirti në Skëterrë i vajtë!
    Ky gjarpër i zi që nuk u ngop kurr me gjak Shqiptarësh
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #19
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    Gazep i past shpierti pikerisht keti gazepqari ky e pat burgos Zahir Pajazitin dhe e pat lirue kur shoket e Zahirit nga Zvicra ja mbushen gushen keti gazepqari me 100.00 franga zviceran
    a i ndau me berishen apo i hangri krejt vet nuk e di
    veq e di qe ka qen nji ant UÇK-ist i madh
    Kjo dihet botërisht që ka qënë një Anti UÇK-isht i madh sepse bashkë me Presidentin e asaj kohe ishin të lidhur me FARK-un e Bujar Bukoshit dhe UÇK e quanin terroriste
    Sa e sa Shqiptar kan vdekur nëpër qelitë e torturës së ketij gjarpëri të zi
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Ngushllime familes dhe shqiptarve Normal ....intelektual..

    ....
    gjynaf qe spo vdesin gomar si ky ketu flory80 ....por vdesin intelektual, budallenje kemi mjaft...keta jetojne.

    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Shpirti në Skëterrë i vajtë!
    Ky gjarpër i zi që nuk u ngop kurr me gjak Shqiptarësh
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "CIA ndihmoi Gazideden të strehohet në SHBA"
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 13:14
  2. Gazidede: Kush e krijoi marsin 1997
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 16:12
  3. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet në Shqipëri
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •