Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndërron jetë Bashkim Gazidede

    RD

    --

    Ndahet nga jeta Bashkim Gazidede, intelektuali me karrierë brilante akademike


    Pasditen e 25 tetorit 2008 u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Bashkim Gazidede, një nga personalitetet e shquara të jetës politike shqiptare, ish-pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1984, ish-deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet e vitit 1992, Drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997, Nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vitet 2005-2008.

    Bashkim Gazidede lindi në 2 shkurt 1952, studimet parauniversitare i kreu në rrethin e Peshkopisë me rezultate të shkëlqyera ndërsa studimet universtitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë po me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1984 emërohet Pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

    Bashkim Gazidede është autor i disa teksteve dhe monografive universitare dhe ka patur një karrierë brilante akademike.

    Bashkim Gazidede ishte një nga ata intelektualë të shkëlqyer shqiptarë që u angazhuan që në orët dhe ditët e para në lëvizjen demokratike së bashku me pedagogë dhe studentë të tjerë të Universitetit të Tiranës. Ai dha një kontribut të vyer në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Në zgjedhjet e 22 Marsit populli demokrat i Peshkopisë do ta sillte atë si përfaqësues të denjë të parlamentit pluralist. Pak muaj më vonë atij do t'i ngarkohej detyra e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe drejtimin e këtij shërbimi. Në një kohë të shkurtër Bashkim Gazidede me mençurinë e tij, përkushtimin e madh, ndershmërinë dhe guximin që e karakterizonin, mblodhi rreth vehtes specialistë të shquar nga fusha të ndryshme dhe organizoi Shërbimin Informativ Kombëtar.

    Bashkim Gazidede duke qenë nismëtar i një bashkëpunimi të ngushtë me shërbimet partnere, dha një kontribut thelbësor për sigurinë e vendit dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ai qëndroi me vendosmëri në ditët më të vështira të rebelimit komunist, duke zbatuar me ndershëmri dhe dinjitet detyrat e ngarkuara nga parlamenti, qeveria dhe Presidenti i vendit.

    Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ai punoi me përkushtim të madh në reformën e sistemit të regjistrimit të pasurive.

    Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e vet më të dashur, miqtë dhe të afërmit humbën njeriun të cilin do ta kujtojnë gjithmonë për virtutet e tij, shteti humbi një shërbëtor të madh e të përkushtuar, kombi humbi atdhetarin e flaktë dhe birin e tij të shquar.


    SALI BERISHA

    JOZEFINA TOPALLI

    ASTRIT PATOZI

    RIDVAN BODE

    BUJAR NISHANI

    FATOS BEJA

    HALIT SHAMATA

    JEMIN GJANA

    ASTRIT BUSHATI

    LEONARD DEMI

    XHOVALIN KOLOMBI

    PROF.NIKO THOMA

    GJERGJ LEZHJA

    SAIMIR KODRA

    ILIR RUSMAILI

    ENKELEJD ALIBEJ

    ARBEN QIRJAKO

    NAIM GAZIDEDE

    ILIR KROSI

    NATASHA SHEHU

    PROF.MYQEREM TAFAJ

    HASAN HALILI

    SIMON MIRAKA

    PROF.PETRAQ PETRO

    PROF.OMER STRINGA

    PROF.AGIM BARDULLA

    PROF.AGIM KACANAJ

    PROF.URIM BUJARI

    PROF.DHORI KULE

    PROF.ALEKO MINGA


    Homazhet në nderim të figurës së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bashkim Gazidede do të zhvillohen në hollin e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë në orën 12: 00. Pas homazheve fillon ceremonia mortore drejt varrezave të Shish Tufinës. Ceremonia mortore organizohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë.





    --------


    dy fjale..

    Sipas Balkanweb ..pas nje semundjeje te rende ka vdekur Bashkim Gazidede..

    Ngushellime familjareve te tije!

    Te shohim cdo thone ata qe e njohen nga afer..

    Per mua qe e njoha nga gazetat.. Ai ishte nje atdhetar i madh i cili pothuajse i vetem u la te perballonte kucedren staliniste mafioze enveriste ne vitet 92 der me 97..

    Ai mbeti figura me e urryer e bishave kanibale ..
    E kjo do te thote se Ai ishte dikushi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-10-2008 më 18:16

  2. #2
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nje antishqiptar me pak !!!!

    Mos me thoni pse nuk ndiej keqardhje por Bashkim Gazidede ishte njeri prej atyre qe solli ne Shqiperi Marsin e '97 !!!

    Ky njeri nuk ka asgje te perbashket me patriotizmin dhe atdhedashurine per vendin, por njesoj si Zogu ja mbathi me te katra kur Shqiperia digjej ne flake......

    Nuk po vazhdoj me komentin tim ne shenje rrespekti per familjaret e tij....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkelqesia_E_Tij : 25-10-2008 më 18:30 Arsyeja: Kundra rrymes !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    gjynof qe vdiq por un ma mir respektoj i polic te thjesht se sa i kta shiksit apo sigurimsat

    i skuth ka qen asigjo ma shum. mu kta njerzit qi gjoja e kon patriotizmin me shumic mi sjelln zorret ke gryka. te ishte patriot sic thot ky brar berisha kishte nejt si pedagog

    vallaj se mur vesh care lidhje ka i prof matematike me shikun

    ishte mush shiku me prof e shkencave te natyres hahahahahahahahahah ca i sulli ky rafmet past ca i solli klosi hahahahhahahahahhahha. ma skutha se ata te shkencave te natyres nuk ka pas mo. meshkuj me deficensa hahahahahahahahahaha
    no glove no love

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shuhet Bashkim Gazidede

    Nga Tema

    Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë, ish-kryetari i parë i shërbimit informativ të vendit, pas përmbysjes së regjimit komunist, Bashkim Gazidede. Z. Gazidede kishte kohë që kurohej për shkak të një sëmundjeje të rëndë, e cila dje përfundimisht e ka mundur atë. Bashkim Gazidede vinte nga një familje shumë e njohur e Dibrës, e cila gjatë periudhës së regjimit komunist ishte përndjekur. Zoti Gazidede ka qenë lektori i matematikës në Universitetin e Tiranës, përpara se ai të emërohej kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar të vendit.

    Ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997 e detyruan atë të largohej nga vendi. Administrata e re e ardhur në pushtet pas kryengritjes së atij viti e dënoi atë me burgim. Më pas gjykatat, të cilat më herët e kishin dënuar, e liruan atë nga të gjitha akuzat, duke e cilësuar të pafajshëm.

    Z. Gazidede u kthye në Shqipëri në vitin 2005 dhe atë kohë u emërua nëndrejtor i Zyrës së Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurisë. Sëmundja nuk e lejoi të punojë në atë zyrë, derisa ajo dje bëri të ndalet jeta e tij. Bashkim Gazidede studioi matematikë në universitetin e Shkodrës, të cilën e përfundoi me rezultate të jashtëzakonshme dhe pas përfundimit të tyre ai dha mësim në mjaft shkolla të rrethit të Dibrës. Në fund të viteve tetëdhjetë ai ishte lektor në universitetin e Tiranës, ku numërohet si ndër profesorët më të qashtërt të tij. Zoti Gazidede u la të jepte mësim për një kohë të gjatë në fshatra dhe jo në universitet, për shkak të biografisë së tij familjare, e cila ishte shumë e papëlqyeshme për regjimin komunist. Vitet nëntëdhjetë e dërgojnë natyrshëm zotin Gazidede në anën e forcave që kërkonin përmbysjen e regjimit komunist. Shumë nxënës të tij, shumë studentë të tij do të ruajnë paprerë si shumë të çmuar përkushtimin dhe zotësinë e tij. Të gjithë ata që kanë punuar me zotin Gazidede do të veçojnë përpos të tjerash ndershmërinë, të cilën ai e ka patur të çmuar.

    Një grup politikanësh të së djathtës, por dhe intelektualë dhe figura të njohura të jetës publike përmes një notë- memorieje kanë nderuar figurën e Gazidedes.

    “Pasditen e 25 tetorit 2008 u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Bashkim Gazidede, një nga personalitetet e shquara të jetës politike shqiptare, ish-pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1984, ish-deputet i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar në zgjedhjet e vitit 1992, drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997, nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vitet 2005-2008. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e vet më të dashur, miqtë dhe të afërmit humbën njeriun, të cilin do ta kujtojnë gjithmonë për virtytet e tij, shteti humbi një shërbëtor të madh e të përkushtuar, kombi humbi atdhetarin e flaktë dhe birin e tij të shquar”, - thuhet në këtë in- Memoriam. Më poshtë vijon lista e emrave të këtij in Memoriam:




    Sali Berisha

    Jozefina Topalli

    Astrit Patozi

    Ridvan Bode

    Bujar Nishani

    Fatos Beja

    Halit Shamata

    Jemin Gjana

    Astrit Bushati

    Leonard Demi

    Xhovalin Kolombi

    Prof. Niko Thoma

    Gjergj Lezhja

    Saimir Kodra

    Ilir Rusmali

    Enkelejd Alibeaj

    Arben Qirjako

    Naim Gazidede

    Ilir Krosi

    Natasha Shehu

    Prof. Myqerem Tafaj

    Hasan Halili

    Simon Miraka

    Prof. Petraq Petro

    Prof. Omer Stringa

    Prof. Agim Bardulla

    Prof. Agim Kacanaj

    Prof. Urim Bujari

    Prof. Dhori Kule

    Prof. Aleko Minga

  5. #5
    Me!
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    Ngushellime familjes.
    Ka qene nje Dibran si shume te tjere hero i vertete dhe atdhedashes i madh i kombit Shqiptar. Person qe iu ngargua nga presidenti i asaj kohe me mirebesim te madh e gjithe ajo ngarkese, per te perballuar te rrezikshmit komuniste, keqdashes dhe mafjen qe kishte mberthyer nga te gjitha krahet Shqiperine.
    My Code is Honer & Pride!

  6. #6
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga isLand Lexo Postimin
    Ngushellime familjes.
    Ka qene nje Dibran si shume te tjere hero i vertete dhe atdhedashes i madh i kombit Shqiptar. Person qe iu ngargua nga presidenti i asaj kohe me mirebesim te madh e gjithe ajo ngarkese, per te perballuar te rrezikshmit komuniste, keqdashes dhe mafjen qe kishte mberthyer nga te gjitha krahet Shqiperine.

    Ishulli e kuptoj kete çka ke thene por ti je dhe vete ushtarak dhe si i tille duhet te kesh rrespekt ndaj kesaj uniforme te cilen e vesh patrioti dhe jo mercenari.

    Uroj te me kesh kuptuar!

    Pershendetje

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Edhe pse se njoh!!!!!Ngushellime.

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ngushëllimet e mia për të.


    ps: Brari të përgëzoj për postimin e parë të bërë pa asnjë gabim drejtshkrimor, e kam fjalën në fillim të temë kur ke shkruajtur në fund të postimit tënd.
    Sui generis

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ani-d
    Anëtarësuar
    18-11-2006
    Postime
    208

    Vdes Gazidede

    Vdes nga kanceri Bashkim Gazidede
    Ndërron jetë pas një sëmundjeje të gjatë Bashkim Gazidede. Ashtu siç edhe u rikthye tre vjet më parë në Shqipëri, në heshtje të plotë, po kështu është larguar përfundimisht nga kjo jetë.

    Lindita Çela
    Diel, 26 Tetor 2008 08:49:00


    Ish-kreu i SHIK-ut ka vdekur dje në banesën e tij ku ndodhej vetëm gruaja dhe dy fëmijët. Rrëfimi i të shoqes
    TIRANË- Ndërron jetë pas një sëmundjeje të gjatë Bashkim Gazidede. Ashtu siç edhe u rikthye tre vjet më parë në Shqipëri, në heshtje të plotë, po kështu është larguar përfundimisht nga kjo jetë. Rreth orës 18-të të ditës së djeshme, në prani të të afërmve të tij, Bashkim Gazidede ka mbyllur sytë pas lëngimit nga një sëmundje e rëndë.

    Dhe pse prej gati një viti sëmundja ka ligështuar trupin e tij, kurrsesi nuk e ka braktisur detyrën e marrë përsipër fill pas ardhjes së tij në Shqipëri. Drejtimi i Hipotekës dhe përfundimi i shtatë librave, kryesisht mbi matematikën, duket se ka qenë misioni i tre viteve të fundit të njeriut më të anatemuar në Shqipëri, Bashkim Gazidede. Por ai nuk mundi që t’i shpëtonte kancerit.

    Rreth orës 18-të krejtësisht në paqe ka mbyllur sytë. Momentet e fundit të jetës i ka ndarë, me gruan Letën dhe dy fëmijët e tij. Përveç njerëzve të gjakut, askush tjetër nuk është gjendur në shtëpinë e thjeshtë, një pallat pesëkatësh, pas pikës së Postës Shqiptare nr 8 në lagjen “Tirana e Re”. Vetëm pas, dy orësh, miqtë e tij kanë mbajtur frymën tek dera e shtëpisë së Gazidedes. Dhomat janë aq të vogla sa disa fqinjë të pallatit kanë hapur dyer e mortit.

    Ndërsa në apartamentin e thjeshtë, Leta mirëpret çdo kënd që kërkon të ndajë dhimbjen me të. Megjithëse vdekja në shtëpinë e saj ishte e pritshme, Leta ende nuk ka veshur të zezat. Për të është ende e pabesueshme që njeriu i jetës së saj është larguar kaq shpejt prej tij. “Por nuk i kam pishman asgjë. Çfarë ishte për të bërë i janë bërë të gjitha”,- të thotë Leta me lot në sy.

    Gruaja e njeriut më të përfolur në Shqipëri, rrëfen se asnjë çast nuk është bërë pishman për jetën që ka kaluar me Bashkim Gazideden. Çdo çast i jetës së tyre ka qenë i përbashkët, si në Shqipëri ashtu edhe në Turqi ku për vite të tëra familja e saj ka jetuar në arrati.

    Nga ajo sa rrëfen Leta, edhe pse sëmundja kohët e fundit kishte ligështuar trupin e tij, Gazidede nuk ka reshtur asnjë sekondë së punuari. Ashtu me karrocë nëpër shtëpi, herë merrej me librat, herë ndihmonte atë në punët e shtëpisë. “Të paktën ka përfunduar librat e tij. Të gjithë të botuar dhe kjo ishte gjëja që e gëzonte së fundi”- të tregon me lot në sy bashkëshortja e Gazides. E rrëfimit të saj i bashkohen edhe gratë e tjera të fisit, ndërkohë që burrat sipas zakonit, kanë nisur të merren me ceremoninë mortore.

    Por kjo duket se nuk do të jetë ajo e një njeriu të thjeshtë që përcillet në banesën e fundit. Qeveria ka marrë përsipër organizimin e një ceremonie mortore zyrtare. Kështu mësohet se sot rreth orës 11.00, në sallën e kuvendit do të zhvillohen homazhe. Trupi i pa jetë i Bashkim Gazidedes do të dergjet për t’u përcjellë jo vetëm nga drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar por edhe nga të njohurit e tij. Më pas, rreth orës 13.00, familjarët kanë vendosur të zhvillojnë një ceremoni krejtësisht private, ku nga apartamenti i thjeshtë, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit.

    GAZIDEDE

    Bashkim Gazidede njihet jo vetëm si një nga profesorët më të mirë të fizikës në vend por dhe si besimtar i devotshëm i besimit Musliman. Edhe gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e Shefit të Shërbimit Inteligjent i kryente të gjitha ritet fetare të besimit mysliman.

    LARGIMI

    Bashkim Gazidede është larguar nga Shqipëria dy ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit 1997, ku fitues u shpall koalicioni i partive të majta. Duke qenë se opozita e majtë e kishte akuzuar si shkaktarin kryesor të represionit shtetëror ndaj saj, Gazidede u detyrua të largohej për të mos rrezikuar jetën e vet dhe të familjes së tij.


    Gazidede dhe librat e “numrave”

    Asnjëherë nuk i ka pëlqyer publiciteti jo vetëm tani, por edhe kur ishte në kulmin e pushtetit të vet. Pavarësisht tymnajës së ngritur rreth aktivitetit të tij si shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997, Bashkim Gazidede vazhdon me një vullnet të hekurt t’i shërbejë shtetit shqiptar. Burri që konsiderohet tejet enigmatik është krejt ndryshe kur bëhet fjalë për pasionin e tij të hershëm, mësimdhënien.

    Kur flitet për fizikën nuk është më i ftohtë, i prerë, pa asnjë shprehje në fytyrë, por është gati të shpjegojë me orë të tëra rreth kësaj bote që quhet fizikë dhe matematike. Këto vite të ashpra nuk ia kanë zbehur aspak pasionin ish- mësuesit më të mirë të fizikës dhe matematikës që u kthye në një “simbol“ të qeverisjes së vendit nga PD.

    Duket se është pikërisht ky pasion që e bën Gazideden t’i përkushtohet kësaj lënde krahas detyrës së tij në zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Të duket se nuk ka as edhe një sekondë të kohës, që Gazidede e harxhon pa lënë diçka pas. Ka përgatitur deri më tani tre libra, të katërtin e ka në botim e sipër e ndërsa në çantën e tij të madhe mban librin e pestë.


    Rikthimi i Gazidedes 3 muaj pasi PD erdhi në pushtet

    Bashkim Gazidede është rikthyer në Shqipëri në fund të vitit 2005 pas tetë vitesh arratie. Ish- kryetari i SHIK-ut në kohën kur Berisha ishte president i republikës, është rikthyer në Shqipëri pa bërë aspak bujë. Ai ka zbritur nga avioni dhe ka kaluar të gjitha procedurat si të gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë, pa i dalë asnjë problem.

    Më pas Gazidede është rikthyer në shtëpinë e tij në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pallati i SHIK-ut në kryeqytet. Pak kohë më vonë, në një intervistë, ai ka shpjeguar se tetë vjet kishte qëndruar kryesisht në Turqi. Nuk vonoi dhe Berisha i shpërbleu heshtjen duke i akorduar një post të rëndësishëm. Gazidede u bë kreu i hipotekave shqiptare, post që mbajti deri në fund të jetës së tij.


    Nga 21 gushti 1998 e deri në korrik 2003, pesë vitet e hetimeve të prokurorisë për “krime kundër njerëzimit”

    Rrëzimi i akuzave për ish- kryespiunin

    Më 21 gusht të vitit 1998, prokurori ushtarak Aleksandër Goga nxori nëntë urdhër-arreste për ish- funksionarë të lartë shtetërorë, të akuzuar për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit gjatë trazirave të vitit 1997. Në listën e zezë të Gogës ishin Safet Zhulali, ish- ministër i Mbrojtjes, që tashmë nuk jeton më; Bujar Rama, nëndrejtori i SHIK- ut, Halit Shamata; Bashkim Gazidede, drejtor i SHIK- ut; Blerim Çela, kryetar i KLSH-së; Armando Vinçani, zv/shef i shtabit të përgjithshëm, Adem Çopani, Kreshnik Lusha, dhe Sokol Mulosmani, ish-shef i komisariatit të Vlorës dhe më pas Komandant i Kompanisë Operative në Gardën e Republikës.

    Sipas hetimeve të prokurorisë, ata rezultonin fajtorë për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Pak kohë më pas, Prokuroria e Përgjithshme lëshoi edhe dy urdhër-arreste të tjera për Gazideden. Një për veprën penale të dezertimit të kuadrit komandues në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe një tjetër për shpërdorim të detyrës.

    Sipas akuzës, Bashkim Gazidede, me detyrë kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Agim Shehu, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe zv/ministër i Rendit Publik, u larguan nga Shqipëria, duke braktisur detyrën. Katër vjet më pas, të gjitha akuzat për Bashkim Gazideden u tërhoqën nga prokuroria shqiptare.

    Fillimisht është shfuqizuar urdhër-arresti për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Prokuroria, në datën 10 korrik të vitit 2001, për mungesë provash, pushoi çështjen ndaj gjashtë të akuzuarve për krime kundër njerëzimit. Safet Zhulali, ish- ministër i Mbrojtjes, që tashmë nuk jeton më; Bujar Rama, nëndrejtori i SHIK- ut, Halit Shamata; Bashkim Gazidede, drejtor i SHIK- ut; Blerim Çela, kryetar i KLSH-së; Armando Vinçani, zv/shef i shtabit të përgjithshëm, Adem Çopani, Kreshnik Lusha dhe Sokol Mulosmani që nga ajo datë nuk ishin më persona të shpallur në kërkim dhe persona me procedim penal të hapur.

    Më pas ishin shfuqizuar edhe dy urdhër-arrestet e tjera për dezertim të kuadrit komandues në situatën e gjendjes së jashtëzakoshme dhe shpërdorim detyre. Megjithëse urdhër-arrestet ishin shfuqizuar prej dy vitesh, burokracia ka bërë që emri i Gazidedes të hiqet vetëm në korrikun e vitit 2003 nga lista e personave të shpallur në kërkim.


    Qeveria pagoi me fondin rezervë të gjitha shpenzimet prej 7.4 milionë lekësh për të dyja vizitat në spitalin e Milanos

    Gazidede u kurua dy herë në Itali

    Sëmundja e Bashkim Gazidedes ka qenë e njohur prej kohësh dhe qeveria e kishte dërguar atë dy herë për kurim në Itali. Për herë të parë ai ka udhëtuar drejt Italisë në nëntor të vitit 2006 kur ka bërë vizitat e nevojshme mjekësore. Të gjitha shpenzimet e kësaj vizite në Itali janë mbuluar nga qeveria shqiptare. Ministri i asaj kohe, Maksim Cikuli, kërkoi që qeveria shqiptare të miratonte në buxhetin e saj një fond prej 3. 4 milionë lekësh për kurimin e Gazidedes në Itali.

    Por pak kohë më pas qeveria shqiptare sponsorizon për herë të dytë, kurimin e ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidedes në Itali. Gjatë një mbledhjeje të qeverisë u miratua propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të akorduar një shumë prej 4 milionë lekësh të reja për mbulimin e shpenzimeve për kurim të ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar, aktualisht zv. drejtor i Hipotekave, Bashkim Gazidede.

    "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr. 8379, datë 29.07.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë" dhe të neneve 8 e 12, të ligjit nr. 9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006" me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi të akordojë një fond prej 4 milionë lekësh për përballimin e shpenzimeve të pjesshme për kurimin e z. Bashkim Gazidede në Itali",- thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Fondet që akordohen për mbulimin e shpenzimeve jashtë shtetit për kurimin e zyrtarëve përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.


    Ngritja dhe rënia e njeriut më të mistershëm të pushtetit të PD-së në vitet ’90. Rrëfimi: Mua më thirri zoti Berisha një ditë të shtunë dhe më tha se kish menduar të më emërojë shef të SHIK-ut

    Gazidede, eminenca gri e ish-presidentit Berisha

    Kur më 10 dhjetor 2005 Bashkim Gazidede ishte rikthyer në Shqipëri pas më se tetë vitesh ekzili, opinioni vendas e përcolli këtë me rindërtimin e kastës drejtuese që kishte komanduar vendin në vitet 1992-1997. Por me një nam shumë të keq. Emri i Gazidedes, ish-profesor i matematikës në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë ishte i lidhur me ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur gjatë kohës që PD mbajti pushtetin pas fitores së zgjedhjeve në 22 mars 1992.

    Ai ishte emëruar kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), me propozim të presidentit të asaj kohe, Sali Berisha dhe deri sa ndërroi jetë, ai mbeti në kujtesën e popullit si shefi injë shërbimi që ishte kundërvënë ndaj popullit, opozitës së asaj kohe, kish inkurajuar forcimin e islamizmit radikal dhe kishte ishte përfshirë direkt edhe në dhunimin apo zhdukjen e personave, që janë ende të pagjetur, si ishte rasti i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

    “Mua më thirri zoti Berisha një ditë të shtunë dhe më tha se kish menduar të më emërojë shef të SHIK-ut. Unë nuk pranova. Rezistova të them të drejtën, sepse mendoja se ishte një punë e vështirë për mua”. Kështu kishte rrëfyer për të vetmen herë në media, Gazidede, emërimin e tij në krye të SHIK në vitin 1992, post që e mbajti deri në largimin e PD-së nga pushteti pas trazirave të dhunshme të marsit 1997.

    Drejtimi prej tij i SHIK ishte bërë për pesë vjet ana më e errët dhe më e përfolur e qeverisjes së PD-së. Me shërbimin e drejtuar prej tij ishin të lidhura shumë prej akteve jodemokratike, të denoncuara në organizmat ndërkombëtare. Zhdukja e shtetasit Remzi Hoxha në vitin 1995, kishte përfunduar në dosjet e pambyllura të Amnesty International, ndërsa torturimi i shtetasve të tjerë të mbijetuar nga torturat e SHIK-ut në një bazë në Vajin të Lezhës, vijon ende të gjykohet nga drejtësia në Tiranë.

    Me figurën e tij dhe të shërbimit është i lidhur dhuna ndaj opozitës në vitin 1996 para dhe pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, rrahjes së liderëve të majtë dhe torturimeve të aktivistëve gjatë dhe pas protestës së 28 majit.

    Por kulmi i implikimit të tij dhe të SHIK-ut ishte koha shkurt-mars 1997 kur në vend u vendos gjendja e jashtëzakonshme, dhe ai u emërua gjeneral i operacionit për rivendosur rendin dhe eliminimin e bandave të armatosura që kontrollonin shumë prej qyteteve në Jug të vendit, por kjo e rëndoi edhe më tepër situatën duke shtuar zemërimin e turmave që kërkonin paratë e humbura në firmat piramidale.

    Pas rikthimit në Shqipëri, Gazidede, si shumë prej zyrtarëve të tjerë të qeverisjes së parë të PD-së, u emrua zëvendësdrejtor i Zyrës për Regjistrimin e Pasurive në Tiranë. Por, pas përkeqësimit të shëndetit, ai e ushtroi shumë pak detyrën. Që nga nëntori i vitit 2006 deri një muaj më parë, qeveria “Berisha” akordoi tri herë fonde shtesë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për kurimin jashtë vendit të ish-shefit të SHIK-ut.

    Fakti që ai ishte rikthyer u dha kurajë familjarëve të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha që të rikërkonin hetimin e dosjes së pambyllur me qëllim gjetjen e eshtrave të të ndjerit. Vetë Gazidede nuk u ngarkua me asnjë akuzë, megjithëse ai kishte tre të tilla: atë të "shpërdorimit të detyrës"; "moskallëzimit të krimit" dhe "veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës", të cilat parashikonin dënimin nga gjobë deri në 13 vjet burg.

    Por sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këto vepra penale ishin amnistuar me ligjin e amnistisë nr. 8202, miratuar dhe dekretuar në mars të vitit 1997 nga ish-presidenti Berisha. Ai kishte theksuar se nuk dinte asgjë për fatin e Hoxhës dhe kishte mbajtur në mister të plotë shumë prejngjarjeve të rënda të ndodhura gjatë pushtetit të parë të Berishës.


    Marre nga Gazeta "Shekulli"
    The biggest difference between people is those who have had love in their life and those who haven't

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gazep i past shpierti pikerisht keti gazepqari ky e pat burgos Zahir Pajazitin dhe e pat lirue kur shoket e Zahirit nga Zvicra ja mbushen gushen keti gazepqari me 100.00 franga zviceran
    a i ndau me berishen apo i hangri krejt vet nuk e di
    veq e di qe ka qen nji ant UÇK-ist i madh

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "CIA ndihmoi Gazideden të strehohet në SHBA"
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 13:14
  2. Gazidede: Kush e krijoi marsin 1997
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 16:12
  3. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet në Shqipëri
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •