mero i athershem, tregon per meron e tanishem.
pyt pak ku i bie fshati.
mero i athershem, tregon per meron e tanishem.
pyt pak ku i bie fshati.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Per t'u pershendetur nje shkrim i Andrea Stefanit, nese e ka patur seriozisht dhe jo sa per te kaluar radhen. Megjithese duhet pritur se si do te reagoje dhe Mustafa Nano dhe ata te cilet i ka Rama ne celular.
Liria e medias Obama dhe...O‘Rama
Andrea Stefani
Gjenia e vërtetë e Amerikës qëndron te besimi "se mund të themi atë që mendojmë, se mund të shkruajmë atë që mendojmë, pa na trokitur papritur dikush në derë". Kështu i deklaroi solemnisht Barak Obama Konventës së Demokratëve, që e emëroi si kandidat për President të SHBA. Mes mijëra demokratëve amerikanë dhe të ftuarve të tjerë, ndodhej edhe lideri i socialistëve shqiptarë, Edi Rama. Por duket se nuk ka kuptuar asgjë nga ai mesazh. Sepse pak muaj pas atij fjalimi himn të Obamës për demokracinë dhe fjalën e lirë, në median shqiptare po ngrihen ankesa për liderin e PS, Edi Rama. Përse është fjala? Për një gjë shumë të rëndë. Rama akuzohet nga një gazetar dhe drejtues i një emisioni televiziv, se po "troket pa pushim në derën" e stacionit të tij, për të imponuar se kush duhet të ftohet dhe të mos ftohet në emision.
Sipas gazetarit Alfred Peza, "Edi Rama... kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë". Mjerisht, Peza ka shprehur një shqetësim në rritje për të gjithë ata gazetarë (përfshirë dhe autorin e këtyre radhëve), optika kritike e të cilëve nuk kufizohet vetëm me qeverinë e PD, por edhe në domeinet e lidershipit të PS. Pra, nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një tendencë dhe vizion kundër fjalës së lirë. Është kjo arsyeja që denoncimi publik i Pezës u pasua edhe nga një deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Gazetari dhe kreu i këtij Unioni, Aleksandër Çipa, kundërshtoi "çdo prirje për të shndërruar editorët e mediave tona në tellallë apo shërbëtorë të interesave politike elektorale të njërit apo tjetrit politikan apo të partive në veçanti", duke kërkuar njëherazi që politikanët "të ndalin tendencat e tyre flirtuese dhe rekrutuese me posedues dhe administratorë të mediave, për t‘i kthyer gazetarët dhe editorët e mediave në skllevër të shërbesave politike të ditës". Janë protesta të drejtuara tradicionalisht pushteteve të këtij tranzicioni 18-vjeçar, por që sot i drejtohen edhe liderit të PS, Edi Rama. A ka veshë të dëgjojë?
***
Çdo gazetar nuk ka rrugë tjetër, veç të udhëhiqet nga besimi se sistemi i demokracisë do ta mbrojë atë vetë dhe lirinë e tij për të thënë atë që mendon. Por ky besim nis e thërrmohet, fjala nis të vetëcensurohet dhe të divorcohet nga mendimi, kur gazetarët, përveç reprezaljeve të pushtetit me anë të flakjes së familjarëve apo edhe atyre vetë nga puna, nisin të ndjejnë edhe censurën e opozitës. Përse është fjala? Për një censurë të medias me anë të medias, një censurim të gazetarëve me anë të gazetarëve, apo drejtuesve të emisioneve dhe që në thelbin e vet është censurim i opinioneve dhe fjalës së lirë që i shpreh ato. Dhe e gjitha e frymëzuar nga interesat dhe influencat e liderit të PS. Është e para herë në historinë e tranzicionit 18-vjeçar që në media ngrihen alarme censure që akuzojnë një lider të partisë më të madhe opozitare.
Edhe vetë Berisha, i cili ka regjistruar rekorde në dhunën ndaj medias, kur ishte në opozitë nuk u përpoq të nxirrte jashtë loje ata opinionistë dhe gazetarë që, ndonëse ishin kritikë me qeverinë socialiste të Nanos, vazhdonin të ishin kritikë ndaj tij. Rama shfaqet në këtë pikë jo njësoj, por një hap prapa autoritaristit Berisha. Ai po përpiqet të krijojë nëpërmjet lidhjeve celulare dhe jo celulare me pronarë stacionesh dhe gazetash, drejtues të emisioneve dhe vetë gazetarësh, një rrjet mesazhesh, një paracensurë të padukshme, ku ngecin dhe nuk arrijnë të shprehen apo publikohen gazetarë kritikë dhe opinione kritike me atë që Rama po bën dhe nuk po bën. Sado që të përpiqet të maskohet me "modesti", nevojë për të këmbyer pikëpamje dhe "miqësi" me njerëzit e medias, nuk është e vështirë të kuptohet se e gjitha është një tentativë antiliri, madje edhe një korrupsion, sepse është shfrytëzim i një posti të lartë politik për të përdorur (më saktë keqpërdorur) gazetarët dhe një pushtet të pavarur si media. Ashtu si në bursën e mallrave gruri ende i pambjellë shitet që sot, ashtu edhe në këtë rast influenca e pushtetit të nesërm nis e tregtohet që sot. Është përpjekja rutinë dhe e urryer për çdo gazetar (sepse është në thelb dhunë) që nuk është mësuar të shërbejë, e çdo politike të vjetër për të selektuar (arrestuar) në prapaskenë dhe pabesisht opinionet dhe raportimet jo në favor të një lideri dhe partie.
Dhe kjo është jo vetëm kundër parimit të fjalës së lirë, por edhe një pengesë e madhe për mbarë informimin e qytetarëve. Dhe mbarë informim do të thotë se qytetarët kanë të drejtë të dinë jo vetëm ato që pëlqen qeveria, por edhe ato që s‘pëlqen qeveria, edhe ato që i pëlqejnë opozitës, por edhe ato që nuk i pëlqejnë opozitës, të dinë jo vetëm ato që Berisha do të dëgjohen, por edhe ato që Berisha nuk do të dëgjohen, jo vetëm ato që Rama do që të propagandohen, por edhe ato që Edi nuk do të propagandohen. Dhe të pengosh të shprehen, me prapaskena dhe trafik influencash, disa gazetarë që kanë kritika ndaj teje, është shfrytëzim pushteti, është të dalësh kundër të drejtës së qytetarëve për t‘u informuar, kundër lirisë së fjalës dhe informacionit. Dhe kjo nuk është "politikë e re", një politikë e lirisë, por politika e vjetër e pushteteve nanoberishiste, politika e dezinformimit. Me të drejtë shumëkush mund të pyesë: Kur një lider në opozitë nis e thur një rrjet merimange kundër lirisë së opinioneve, çfarë shprese mund të ketë se ai do të mbetet në anën e lirisë së pushteteve dhe njerëzve kur të vijë në pushtet?
***
Sot, në radhët e simpatizantëve të PS mbizotëron mendimi se nuk është mirë ta kritikojmë Edi Ramën, sepse nga kjo mund të përfitojë Sali Berisha. Është verbëria e rëndomtë e njerëzve që e shohin shpëtimin jo tek institucionet lirimbrojtëse, por te lideri. Ata përpiqen ta luftojnë një kult lirivrasës në pushtet me një tjetër kult lirivrasës në opozitë, të gjejnë strehë dhe shpëtim nga autoritarizmi i një lideri tek autoritarizmi i një lideri tjetër, që shpëtimin nga një kult e gjejnë te një kult tjetër. Dhe prandaj janë të dënuar të mbeten skllevër të mjerë lidershipesh, duke mos u bërë dot qytetarë. Të lodhur vërtet nga autoritarizmi dhe tirania berishiste, nuk kuptojnë se të heshtësh për të metat dhe gabimet e alternativës politike në opozitë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për ardhmërinë. Aq më tepër kur këto gabime janë të një natyre strategjike, që do të thotë se kanë të bëjnë me përcaktimin e natyrës së shtetit dhe të pushtetit politik sot dhe në të ardhme.
Të tilla janë edhe ndryshimet e Kushtetutës në 21 prill, me anë të të cilave lidershipi i PS, duke bashkuar votat me PD, është investuar tashmë pa ekuivokë për një zgjidhje autoritariste të krizave dhe tronditjeve politike që natyrshëm burojnë nga një pluralizëm foshnjarak. Ndryshimet skandaloze të Kushtetutës, tendenca antipluraliste për të krasitur partitë e vogla, teorizimet antipluraliste (madje edhe me një konotacion populisto-fashist që përforcohet nga traditat patriarkalo-tiranike dhe rrethanat e Shqipërisë) mbi kalimin "përtej së majtës dhe të djathtës", tendenca për të ndikuar mbi median dhe selektuar opinionet dhe informacionin e saj, krijojnë idenë se në kokën e PS ka tashmë një vizion drejtimi të shtetit që nuk përputhet plotësisht me demokracinë liberale që e garanton lirinë me anë të lirisë së pushteteve.
Është një alarm i madh të shohësh se në një kohë kur autoritarizmi berishist po tronditet për shkak të shpërthimeve të një korrupsioni që e vetëdenoncon, një tjetër autoritarizëm po përgatit leqet kundër lirisë në opozitë. Sepse nuk është puna që të largohet thjesht Berisha nga pushteti, por bashkë me të edhe autoritarizmi dhe të çmontohet karakteri tiranik i politikës së derisotme, që ka shtrirë kthetrat mbi të gjitha pushtetet. Edhe mbi median, në forma nga më të trashat e deri më të hollat. Disa hapa të ndërmarra deri sot nga lidershipi i PS dhe Edi Rama, jo vetëm nuk përputhen, por ecin në kundërshtim me këtë qëllim. Edi Rama flet shumë për një "politikë të re". Por politikë e re në raport me median është të mos përpiqesh të pengosh diversitetin e opinioneve, duke krasitur ato që i percepton si më të rrezikshme dhe të paleverdisshme për ty. Politikë e re është jo t‘i ndalosh këto opinione, por duke u bazuar tek e vërteta, t‘i mposhtësh me argumente ato. Natyrisht, kjo është e mundur vetëm nëse e vërteta është në anën tënde. Dhe cili lider që ka në anën e tij të vërtetën do të përpiqej të censuronte një pikëpamje kundërshtare që nuk e ka mbështetjen e saj të pamposhtshme? Të gjithë liderët që ngjizin censurën e opinioneve tregojnë se nuk kanë të vërtetën në anën e tyre, ose se nuk kanë besim te forca e saj, ose se besojnë në forcën e gënjeshtrës.
Secili lider, i bindur se ca opinione që i kundërvihen janë të gënjeshtërta apo të gabuara, do t‘i censuronte duke i hequr vetes shansin që të triumfonte bashkë me të vërtetën kundër tyre? Ndërkaq edhe vetë censurimi i gënjeshtrës është i rrezikshëm për lirinë, sepse hap shteg për censurimin e së vërtetës. Ndaj prirja e demokracive liberale është ndaj të thënit të mendimeve dhe opinioneve, dhe jo ndaj pengimit. Ndaj politika e re (pa thonjëza) është ajo që bazohet në sentencën e një iluministi të shquar: "E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës që ke për ta shprehur atë". Mjerisht lideri i PS, Edi Rama, po bën të kundërtën, duke shfrytëzuar jo vetëm forcën e pushtetit të tij (sepse është një opozitar në pushtet), por edhe dobësinë, varfërinë dhe deri korruptimin e medias, pra tërë atë arsenal skllavërues deri sot tipik për politikën e vjetër dhe specifikisht për berishizmin. Por tashmë jo vetëm për të. Një zhvillim që ndryn pasoja shumë të rënda për një forcë politike, që shpallet me lirinë e gjërave kundër autoritarizmit. Prandaj o Rama, kuptoje dhe ndjeje (sa nuk është vonë) atë që tha në konventë Obama!
Shqip
asnje gazete a televizion.. nuk i ben jehone.. levizjes per mbrotjen e gjelberimit.. me ne krye altin goxhajn..
sepse askush si ky altini ska ditur te formuloje me sakte djallezine edviniste per betonizimin e tiranes..
liria e shtypit .. lindi me dhjetorin studentor..me pd-ne e berishen..
armiqte e shtypit.. te lire i dallon urrejtja per berishen e mjeshteria per te shpifur ndaj doktorit..
edvini eshte aty ku eshte pikerisht se kanibalet shohin tek ai nje enver te ri te djallezuar e kopil si ai.. prANDAJ E MBESHTESIN..
Cfare eshte kjo levizje Brari? Ku ke lexuar ti cfare ka shkruar z.Goxhaj mbi platformen betonizuese te E.Rames? A e sjell dot ketu?
Levizjet per gjelberimin jane ato per te cilat shumica e popullsise me zemer thote mire e kane, trima jane, por kur mendon se i cenon lirine private te fitoje nga prona private, me mendje thote le ta bejne levizjen te tjeret ne pronat e veta. Levizjet e gjelbra jane pergjithesisht ne minorance ne cdo vend, Brari, nuk ka pse habitesh pse ndodh keshtu ne Shqiperi. Ti je perkrahes i tyre, e shpreh prej vitesh ne forum, por gjej nje te dyte ne forum qe ta kete me po aq pasion sa ti kete ceshtje, qe ta kuptosh se per cfare niveli minorance behet fjale. E kur je ne minorance jo-etnike, jo-racore, jo-gjinore, me llogjike demokracie bashkekohore nuk para ta ve veshin njeri. Je i parendesishem ose ne rastin me te mire dicka qe le te jete po qe eshte pa zarar.
Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 27-10-2008 më 20:24
dita..
eshte nje tv ne tirane.. me nickun ntn a ntv ne mos gaboj..
ndonje qe eshte ne tiran mund te me korigjoje..
ne ate tv nje nate ishte i ftuar ne bisede.. ky altin goxhaj.. nje djale dikund tek 30-35 vjec a me shum a me pak sdi.. .. i cili perfaqsonte nje organizate ambjentaliste.. te sapo formuar.. qe me sa kuptova ka mision mbrotjen e tiranes.. nga betonizimi e kancerizimi edvinoist..
bashk me te me duket ishte dhe ky sazan guri..ne mos gaboj..
ky sazani eshte si nje pule.. qe trembet nga gorillat e tahir edvin mimit.. e shpeto gjikat.. dhe kur e fton arian cani.. eshte gati te bej poezi per edvinin.. megjithate eshte pozitiv si njeri e si pikpamje.. kur nuk e trembin sigurisht..
nejse..
degjova kte altinin.. ky ishte trim.. me trimi qe kam pare..kunder gebelso shtazes edvin enverit te nexhit.. ..
ky foli kunder edvinoizmit.. pra kunder shpartallimit te pikave te fundit me gjethe e ndoj fije bar qe i kan mbetur tiranes..
llogjika e tij.. ishte bindese..
ai e njihte mire demagogjine edviniste.. dhe ja numeroj mafies edviniste gjith djallezite qe perdor kjo mafie.. kinse e don gjelberimin..por qe de facto po e zhduk ate nga faqja e dheut..
mbasi mbaroj biseda e ketij altinit.. kam pritur shum dit e nete se mos e perserisin.. sic eshte zakoni ne tv-te e tiranes..
asnje llaf per altinin ..
pra mafia media nuk e paska qejf kte djal trim e adhurues i nje tirane me ajer ..
mirpo as gazeta pro qeveritare..si rd e 55 ..nuk e permenden..
pra ky eshte i vetem ne misionin e tij..prandaj do perkrahje..
ne se dikush gjen ndonje fjalim e shkrim a referat te tij le ta sjelli..
me ato cka tha ate nate ky djal me habiti..
te ish ne dor time..e beja qe neser kryetar bashkie ne tirane..
me nje fjale ky djal kish vendos me u perball me kriminelin edvin.. me te pashkolluarin e politikaneve shqiptar te te gjitha koheve.. por qe po del akademik e shkuar.. akademikve.. ne mjeshterine me i hedh hi syve miletit.. ne cdo fushe..
si vajz me kultur qe je e si tiranase.. e si e pare me austrine e gjelberuar.. do beje mire te kontaktoje me altinin e te shkembeje mendime..
te mos harrojme se.. jo vetem ps e mafia rreth saje.. duan te betonizojne tiranen qe te behet pellemb e grataciel me pronar valo leckat e ruco pisat.. e blendo dulak edvinet.. por dhe pd.. diku at noton..
pra pd ska fare ndonje filozofi urbane.. pro-gjelberim..
perkundrazi.. kopuket e saje sali kelmendi e brojka jane.. nismetare te shkaterrimit te tiranes.. dhe edvini.. pasues i tyre..
naten..
kuth..
si tironc qe je.. ke te drejte te besh fajtor per gjelberimin dhe barbaret..ose cecenet.. sic i thone me tallje..
mirpo cecenet tek lulishtja.. ku dikur ishin 3 frasherllinjte.. nuk kan zaptuar gje.. e aty sot ngrihen 2-3 grataciele gjigande beton-xhami qe ja kan zen frymen e hapsiren bulevardit..
edhe lulishtja te kendi lojnave prapa piramides..nuk u zu nga cecenet po nga mafia qe ka bere grataciele..
e keshtu gjejme plot e plot raste.. e se fundi.. blloku me grataciele qe do behet nen dige te liqenit.. nuk eshte veper cecenesh por edvinesh.. ve mimesh kordhele..
nuk je prononcuar ti per kte ceshtje..
aq tifoz je sa vetem stervitjet e 17 nentorit te interesojne.. dhe se kush do ja blej breket ekipit..
mir me cunin e cotit mo.. bosin e wv-genit.. gonin a si e ka ai..?
urime per fitoren ndaj milanit a interit a kush qe..
tac oilli ju jep gje juve tirones?
rron lym alla?
po li mema ca bo..
ja kan hy bisneseve me duket memajt..
shkruaj pak e sill mendimet e shokve tu.. per ambjentin ne tiran.. se un per vete marr fryme pyjeve te skandinavise.. po kam hallin e femijve te tiranes.. sepse kemi mikesha atje qe kan femij te vegjel e ja u duam te miren.. voglushve qe po ja nxin mushkerite mercedesi i zhulsave ceceno tepeleni pukjano tiranas..
... Xha Brari ...
Tirona i kishte ''hapesirat e gjelberta'' rreth e perqark. I zaptuan pas ardhjes se demokracise ne Shqiperi. Heren e pare i zaptoi ai Dulle plehra, me gjak e kamxhik, heren e dyte e dha bekimin idhulli yt dhe ish-idhulli im ...
Nqs frymemarrja e TIRONES ishin 3 Vellezerit Frasheri dhe gjysma kendit lojrave nuk ja paske haberin fare, po te them fare fare.
Ja Xha Brari ku po prononcohem, TIRANA ka ndryshuar dhe do ndryshoje, te pelqen apo s'te pelqen ty o Xha Brariiiiii.
Eshte e vertete qe makinat e lloj lloj zhulsi qarkullojne ne TIRONE per pordhe, por nqs Ed Rroma do kerkonte te vendoste Zonen e Trafikut te Kufizuar, ku te qarkullojne vetem makinat e banoreve dhe jo te lloj lloj zhulsi atehere do t'a mbeshtesja plotesisht. Po ai sumshklymi s'ka per t'a bere ndonje here kete veprim se ka hall se i bie elektorati jasht TIRONES.
Tifoz jam o Xha Brari sa i luaj fene, e mbeshtes fort TIRONEN time sa here jam ne Shqipri, e meriton jane me te miret, edhe Milanit ja shkunden pak breket.
Ty Xha Brari s'besoj se te bejne pune pyjet e skandinavise se ne kete gjendje konservimi qe je, rri i qete, nuk t'i gjen gje mushkerite...
Qofsh mire ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Edi Rama fshatrave - Jam antipolitikan, nuk bëj asnjë premtim
29-10-2008 / Ilir Nikolla Edi Rama fshatrave - Jam antipolitikan, nuk bëj asnjë premtim
Dje në Gramsh Edvini ka regjistruar rekorde komedie, teksa u ka treguar fshatarëve se si mbillej toka e se si rritej trangulli, por edhe ka çuditur mediat, kur ka pohuar se ai s’bën premtime e s’është i interesuar të qeverisë. Mendja e tij endet veç tek mbijetesa dhe lufta civile me Ilir Metën në Tiranë, prandaj edhe fshatrave, ai s’shkon për programe qeverisëse, por për të mbledhur parapolitikanë për përplasjen finale me Ilir Kokonën dhe të tjerët që duan t’i marrin imunitetin dhe godinën e Partisë Socialiste
Në një fshat të thellë të Gramshit, Edi Rama ka ndjerë dje se nuk po i ecte leksioni se si mbillej toka, si rritej trangulli e si punoheshin tokat e papunuara, prandaj - çka barku, i nxjerr bardhaku - ka nxituar të hedhë bombën: “unë s’jam politikan, unë s’premtoj, unë s’bëj dot qeverisjen, vetëm unë jam kot,...”. Ky leksion antipolitik, frazat e një njeriu që s’merrte përsipër asgjë, që s’kishte asnjë alternativë, por veç ju lutet që ta mbajnë mirë e t’i japin votat, pasi s’jeton dot pa pushtet, ka tronditur gramshiotët e Skënderbegasit, të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar një politikan të rëndësishëm të ardhur nga Tirana. Në fshatin Skëndërbegas, atje ku s’ka pothuajse fare tokë, Edvini u dëgjua dje të shqiptonte alternativën krejt primitive të rritjes së sipërfaqes së punueshme, si një metodë për të rritur prodhimin. “Mos more, thanë fshatarët, po ku t’i marrim tokat, t’ia shkëpusim malit?”. Hija e Enver Hoxhës ishte kudo dje në frazat antipolitike të Edi Ramës, i cili krizën e politikës në qendër, është përpjekur ta fshehë e ta shkarkojë atje në fshat, atje ku s’ia dinë hyneret e Pezës, e as spastrimet e Tiranës, ndaj armiqve partiakë që po anojnë me Ilir Metën.
“Gjëja më e lehtë që unë mund të bëj, është të premtoj çfarë ju doni dhe t'ju them do bëjmë këto të gjitha, u tha dje Skënderbegasve të Gramshit, Edvini. Por, unë nuk e bëj këtë gjë, nuk kam ardhur t'ju bëj premtime për të gjitha gjërat që ju doni, sepse kjo është e pamundur”.
Pyetja pse del Edi Rama fshatrave ka marrë përgjigje në kohë të ndryshme gjatë këtyre 3 viteve, mori një përgjigje dërrmuese edhe në humbjen masive të zgjedhjeve vendore të 2007-s, por thagmat e turit të fundit, po konfirmojnë se kemi arritur në një fazë të mbrame të kalbëzimit të strukturave partiake të PS-së. Edi Rama s’ka nevojë më për struktura partie, s’ka nevojë as për programe partiake e as struktura qeverisëse, meqë tashmë nuk është ky objektivi i vërtetë i tij.
Terminologjia “përtej së majtës e së djathtës”, apo refreni i djeshëm se “Edi Rama nuk është politikan e ai nuk premton” tregojnë përpjekjen meskine për të mbledhur sa të mundet konsensuse politike mbipartiake, të cilat do t’i ketë si imunitet, pas 2009-s, kur drejtësia me të vërtetë do të duhet të nisë të veprojë mbi mosveprimet e shpërdorimet në Bashkinë e Tiranës. Kjo mbështetje mediokre do t’i shërbejë hëpërhë kryetarit të PS-së që t’i prishë shtëpinë Ilir Kokonës, meqë ai kaloi me Ilir Metën, e më vonë të kushtëzojë sa të mundet në parlament, apo nëpër rrugë, hetimet parlamentare e ato të drejtësisë për dosjet e bashkisë së Tiranës, që qysh më 2005 kishin arritur 600 milionë dollarë shpërdorimet, sipas një raporti të agjencive të specializuara.
Frazat e djeshme në Gramsh ishin një zhvillim i ri në historinë e privatizimit të Partisë Socialiste dhe shndërrimin e saj në një establishment jopolitik e paraushtarak, veç në mbrojtje të aferave korruptive të Edvinit. Dje u mor vesh se Rama s’është i interesuar për qeverisjen, as se si do të rritet mirëqenia në fshat. Ai ishte në Skënderbegas, por mendjen e kishte tek operacionet e Policisë Ndërtimore në Tiranë, atje ku edhe po mbahet beteja e vërtetë politike e Edvinit. Ajo është një betejë për mbijetesë, s’ka lidhje me qeverinë, prandaj edhe nuk i duhet askujt që shqetësohet për alternativat qeverisëse të pas 2009-s. Dje në Gramsh ne kemi humbur shpresat se forca kryesore politike e opozitës ka aspirata qeverisëse, por njëkohësisht edhe kemi perceptuar se e djathta do të duhet të konkurrojë mes vetes, nëse do të dëshirojë të përmirësojë qeverisjen, gjatë mandatit të vet të dytë qeverisës.
55
PS91:Edi Rama është turpi i socialistëve dhe jo lider i tyre
Nga L.Progni
Kur e braktisi Edi Ramën për t’ju bashkuar Petro Koçit në partinë e tij, Ilir Kokona, kryetar i njësisë bashkiake nr. 3, mori me vete edhe riskun e ndëshkimit të mundshëm nga ana e shefit të tij në parti e në bashki, Edi Rama. Kështu shprehet vetë Ilir Kokona, kur thotë se shtëpia e të atit të tij është tentuar të prishet dy ditë më parë nga Policia Bashkiake, për shkak se, sipas sqarimeve që vijnë nga bashkia, shtëpia është pa leje ndërtimi.
Ndërsa Kokona paraqet para mediave lejen e ndërtimit, përfaqësuesit e bashkisë pretendojnë se dy kate të shtëpisë janë pa leje, dhe pikërisht tani, pak ditë pasi Kokona është larguar nga PS, është konstatuar nga bashkia se në shtëpinë e Kokonës ka shkelje të ligjit.
Duke marrë shkas nga ky akt, Ilir Kokona doli dje para mediave dhe tha se, kur i kishte komunikuar Ramës vendimin se do të largohej nga PS, ky i fundit e kishte kërcënuar se do të ndëshkohej rëndë, nëse do të merrte një hap të tillë. Kokona pretendon se prishja e shtëpisë nga policia bashkiake me urdhër të Ramës është pikërisht pasojë e braktisjes së Ramës, gjë për të cilën Kokona pretendon të ketë marrë kërcënime serioze nga Rama.
“Kam ikur nga Partia Socialiste për t’i dhënë një ndihmesë shumë të madhe të majtës shqiptare, ashtu si të gjithë këta miq që jemi këtu. Megjithatë, para se të largohesha nga zoti Rama, kam qenë në zyrën e tij dhe i kam thënë këto arsye që po them ju. Dhe më tha: “Mendoje mirë, se do të kesh shumë probleme me mua”. Kujtova se e kishte me shaka, por absolutisht ishin të vërteta. Përveçse më solli njerëz që Rama i mban me vete si të fortë, për të më kërcënuar, e pa që nuk ia doli dhe atëherë filloi kërcënimet në shtëpinë ku im atë ka ndërtuar. Është një shtëpi me leje, trekatëshe. Sipas vendimit të Ramës, ja ku është dhe leja e shtëpisë”, - tha Kokona.
Reagimi
Përfaqësuesi i bashkisë tha dje se shtëpia e Kokonës është e jashtëligjshme, pasi nuk e ka lejen e ndërtimit, dhe kjo është arsyeja e prishjes së kësaj ndërtese. Në reagimin e Policisë Bashkiake hidhet poshtë pretendimi i Kokonës, sipas të cilit akti i prishjes së shtëpisë së tij nga Policia Bashkiake është hakmarrje e Ramës pas largimit nga PS dhe anëtarësimit në PS91. “Unë nuk e kuptoj këtë zotërinë se çfarë kërkon dhe si reagon në këtë mënyrë. Ka bërë një ndërtim trekatësh, të cilin e ka legalizuar në vitin 2002 me një vendim të KRT, dhe pas këtij ndërtimi ka bërë dhe një ndërtim dy kate mbi të, po ashtu të paligjshme, të cilat pretendon se i ka futur në procedurë legalizimi. Është zbatuar ligji. Ky zotëri, dhe si qytetar, dhe si kryetar i zgjedhur që përfaqëson, është i barabartë para ligjit. Duhet të dorëzojë dokumentet pranë Inspektoratit ndërtimor”, - thuhet në reagimin e përfaqësuesit të bashkisë.
Për të njëjtën çështje, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PS91, Gjergj Koja, u shpreh se Edi Rama nuk mund të jetë lideri i socialistëve dhe as kryeministër i tyre.
“Edi Rama është turp i socialistëve. Ai nuk mund të jetë as socialist, as lider i opozitës e aq më pak një kryeministër. Ky fakt i turpshëm, flagrant, i përdorimit të Policisë Ndërtimore dhe Policisë Bashkiake për t’i bërë presion një socialisti të mirëfilltë si zoti Kokona, është një prirje e qartë se ne kemi fotokopjen e zotit Berisha në Partinë Socialiste dhe në pushtet. Kur sot ai, pra zoti Rama, në opozitë përdor të tilla mekanizma, atëherë imagjinoni se ç’mund të bëhet nesër, nëse zoti Rama, nën cilësinë e kryeministrit, do të vepronte dhe do të reagonte po me këto metoda represive ndaj cilit do qytetari shqiptar”, - tha Koja.
tema
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-10-2008 më 17:31
Krijoni Kontakt