Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Denoncimi i Alfred Pezës: Edi Rama, model i dhunuesit të medias

    Denoncimi i Alfred Pezës: Edi Rama, model i dhunuesit të medias


    24 Tetor 2008


    “Edi Rama është modeli i dhunuesit të medias”-kjo dëshmi e pastër dhe akuzë njëkohësisht, është bërë nga gazetari dhe drejtori i televizionit “Ora News”, Alfred Peza. Gjatë një debati televiziv në Top Channel, ku diskutohej për raportet e medias me politikën, Alfred Peza ka drejtuar gishtin publikisht te kryetari i PS-së, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për dhunë sistematike verbale ndaj medias, duke tentuar të ndërhyjë, nëpërmjet mesazheve apo telefonatave, në punën e mediave të ndryshme. “Zoti Edi Rama është modeli i dhunuesit të medias. Unë e akuzoj publikisht zotin Rama për dhunë verbale ndaj medias, për një dhunësistematike verbale. Kush i di sadopak raportet që ka lideri i PS dhe i opozitës me median, duhet të kuptojë se, duke qenë në opozitë, ai kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë, të mos bëjmë emisione pa marrë leje më parë te zoti Rama se kë do të ftojmë dhe kë nuk do të ftojmë”, -ka denoncuar Alfred Peza. Ky pohim ka shkaktuar edhe reagimin e të ftuarve të tjerë në debatin televiziv, si atë të Mero Bazes, që ka thënë se edhe Berisha bën të njëjtën gjë sikurse Edi Rama. Analisti Alfred Peza e ka mbështetur këtë konstatim të kolegut të tij dhe ka vijuar denoncimin e tij për të dy, por ka shtuar se dhuna e kryetarit të PS-së, Edi Rama ndaj mediave është sistematike. Ndërkaq, Peza ka shprehur shqetësimin mbi situatën që mund të krijohet me median nëse Rama vjen nesër në pushtet. “Unë i denoncoj. Por, të ta paktën zoti Berisha nuk të merr në telefon dhe nuk të çon mesazhe, ndërkohë që zoti Rama këtë e bën në mënyrë sistematike, deri te kryeredaktorë të mediave më periferike, sa është bërë objekt batutash e barsoletash. Kështu që unë gjykoj se, kur ky njeri bën kështu kur është në opozitë, imagjino ç’mund ta na bëjë ky ne kur ky do vijë në krye të qeverisë”, tha Peza, duke shprehur shqetësimin e tij edhe për raportin e publikuar pak ditë më parë nga “Reporterët pa kufij”, mbi lirinë e medias, i cili e rendiste Shqipërinë në vendin e fundit në rajon. Dhe kjo, sipas analistit Alfred Peza, është shumë shqetësuese. “Kjo është shumë shqetësuese, për shumë arsye. Disa nga arsyet që ne po diskutonim për raportet e medias me politikën dhe me institucionet, apo me organet e tjera kushtetuese, në një mënyrë ose në një tjetër i parathotë edhe ky raport. Por, nga ana tjetër unë jam shumë i shqetësuar për perspektivën tonë, të medias. Jam i shqetësuar sepse shpresa e medias për të qenë më e lirë dhe transparente është dhe opozita dhe te lideri i opozitës”, tha ai.

    Gazeta Sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Shume mire e ka thene. Rama ne opozite dhe ben kerdine ne media, e jo me po erdhi ne pushtet.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga HoLd*Em Lexo Postimin
    Shume mire e ka thene. Rama ne opozite dhe ben kerdine ne media, e jo me po erdhi ne pushtet.
    Kjo eshte vetem njera ane e medaljes, pasi ajo qe te shqeteson me teper eshte fakti se cfare tipi politikani eshte Rama, nje tip qe shume lehte mund ta gjesh ne Rusi apo ne ish-republikat e BRSS-se.
    Nje njeri krejtesisht kontradiktor me vetveten dhe me ato qe ai pretendon se do te sjelle ne politiken shqiptare, nese ai vjen ne pushtet!

    Ai perfaqeson sot me se miri ate pjese te neokomunizmit shqiptar, qe ne te shkuaren ishin pjese e mekanizmit te funksionimit te sistemit komunist dhe qe sot jane nje oligarki e tere politike, ekonomike dhe trafiqesh te te gjitha llojeve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    cfare tipi politikani eshte Rama, nje tip qe shume lehte mund ta gjesh ne Rusi apo ne ish-republikat e BRSS-se.
    Nje njeri krejtesisht kontradiktor me vetveten dhe me ato qe ai pretendon se do te sjelle ne politiken shqiptare, nese ai vjen ne pushtet!
    shqiptaret e shkret , po si erdhi ky ne kok partije po a jan njerz ata qe e votojn ket njeri te ashper ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe edvini eshte nje bushter e eger kete e kemi thene me kohe..
    e reja ne kte sinjalizim te alfred pezes eshte marrja e edvinit ne mbrotje nga mero baze..
    pra u vertetua ckemi thene ne ketu prej kohesh se merua eshte blere me para te qelbura nga edvin ruci..

    turp te kete..
    faqja e bardhe eshte pasuria me e madhe e nje njeriu..
    ti rrojne meros vilat ne golem..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    o Brar,

    problemi o pse e mbante afer Berisha ket Meron, kur ja dinte bashkepunimet para 90-tes?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    24.10.08 Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, z.Petrit Vasili për presionet e Kryetarit aktual të PS ndaj medias së lirë dhe të pavarur

    Vasili: Mentaliteti shantazhues i Ramës, është një rrezik shumë i madh qoftë për sot, ashtu dhe për nesër, për një Shqipëri evropiane dhe demokratike


    I pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencën e shtypit, “për një koment lidhur me akuzat e drejtuesve të medias se po ushtrohet presion nga ana e Kryetarit të PS dhe Bashkisë, z.Rama”, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, z.Vasili u shpreh:

    Shqetësimet, ose thënë më thjesht denoncimet publike të drejtuesve të mediave dhe konkretisht ato që bëri dje në emisionin “Top Story”, Drejtori i Televizionit Ora Neës, analisti i njohur z.Alfred Peza, janë dëshmi të presionit skandaloz, të turpshëm të censurës së paskrupullt që Edi Rama ushtron mbi fjalën e lirë dhe median e pavarur, ndryshe ndaj medias së pakontrolluar prej tij. Ky presion është një tentativë e hapur për kufizimin e lirisë dhe demokracisë, i bazuar në klientelizmin politik dhe të aferave që fillojnë me shkatërrimin e Kushtetutës dhe mbarojnë me mbarimin e betonizimit të Tiranës.
    Ky mentalitet shantazhues i Ramës, është një rrezik shumë i madh qoftë për sot, ashtu dhe për nesër, për një Shqipëri evropiane dhe demokratike. Është shumë e qartë për këdo se politika e re e Edi Ramës, është politika e çensurë së vjetër.
    Edi Rama tashmë i njohur për top-aferat betonizuese të Tiranës po bëhet edhe shembulli i top-çensurës më të madhe në Shqipëri.
    Ne besojmë se edhe anëtarët e ndershëm të PS, të cilët kanë përballuar shtypjen dhe presionin e Berishës ndaj fjalës së lirë, që arriti deri në djegien e redaksive të gazetave, janë krejtësisht të papajtueshëm me këtë sjellje të tipit Berisha të kryetarit aktual Rama.

    LSI


    Te shohim se a do te reagoje OJQ+G99 e Erion Veli Rames?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhu..

    meron e para 90 -tes nuk e njoh fare..
    di qe i dilte emri ne mos gaboj ne ceshtje letrsie ose kritike letrare ne ndonje gazet drita..ne mos gaboj..kaq..

    kurse meron dikur gazetar pro pd e pro berish e kujtoj mire dhe e kam lavderuar me qindra here ne forum.. e sidomos per shkrimet anti 97-tshe.. plot guxim e mprehtesi..

    mirpo kjo metamorfoza tani me ka shokuar..
    bisedoja me nje mik nje dizaj ne shqiperi..
    me tha..

    i ka nja dy vila tha merua ne golem.



    me tronditi kjo.. sepse te kesh dy vila ne golem do me then se je perlyer..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O BRAR,

    lexo myftarajn dhe baleten per Meron,

    ose fut corapja ne google dhe do gjesh, ca isthe mero para 90
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    e lexova nga shpejtesia.. brar.. fut corapen ne goje..
    thash cme thot ky xhuja keshtu..
    tani po e marr vesh..

    megjithate une si tolerant jam per ate qe dhe ne se dikush ka qen spajun ne koh te hoxhes e ka te drejten te evuloje e te ndryshoje..
    pra ne se merua ka qen i tille nuk e ka pasur te ndaluar te ndryshoje e perqafoje demokracine..

    une sja ve re ate koh shum njerzve..
    i shikoj tani cbejne..

    nje grua e njohur ne tirane.. thoshin se shkonte vizita neper miq ku i thosh operativi e ne cante i fusnin nje tartabiq.. ajo te provokonte miqte te llapnin..

    metoda stalinoisto inkuizicioniste..

    por nuk i ve faj se ajo zonja kish te birin ne biruc.. te sigurimit..
    pra e detyronin..
    kush nuk behet spiun po te te kercenojne me jeten e femijes..
    prandaj e denoj regjimin hoxhist se me kto metoda nenshtronte miletin..


    per meron e ahershem sdi cte them..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Topi e Moisiu: Ne listat e kandidateve, njerez me te shkuar komuniste
    Nga BlooD_VenoM në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 05:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 05:49
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •