Mes tyre gjen shumė lidhje. Janė dy binjakė, si shenjė zodiakale.
Janė tė dy prezantues shumė tė njohur, drejtojnė tė njėjtin format televiziv, nė dy ekrane tė mėdha dhe kanė lindur tė njėjtėn datė, shtatė qershor. Po aq edhe viti ka tė njėjtat shifra, ndonėse vendosur anasjelltas, 1936 dhe 1963. Bėhet fjalė pėr prezantuesin e njohur italian Pippo Baudo dhe kantautorin shqiptar Ardit Gjebrea, tė cilėt dje pėr herė tė parė kanė komunikuar live nėpėrmjet ekranit televiziv. Gjatė bisedės sė tyre, ka mjaftuar ditėlindja e njėjtė dhe viti po ashtu, qė prezantuesi i njohur i spektakleve nė Itali, Pippo Baudo, ta quajė Gjebrean live pėr spektatorėt e dy vendeve, djalin e tij shqiptar. Rreth orės 18:45, kohė kur transmetohej nė Itali, nė kanalin televiziv Rai Uno, emisioni i njohur prej shumė vitesh Domenica in dhe nė Shqipėri, emisioni mjaft i ndjekur nga teleshikuesit shqiptarė E diela shqiptare, dy produksionet e mėdha, kanė pasur njė lidhje direkte mes tyre. Ardit Gjebrea dhe Pippo Baudo, pas pėrshėndetjeve dhe brohoritjeve tė spektatorėve pėr drejtuesit respektivė, kanė bėrė edhe njė bisedė tė shkurtėr mes tyre, pėr emisionet e sė dielės, mbi formatin e tyre, pėr tė ftuarit, spektatorėt.... Atėherė si shkon e sa zgjat e diela juaj? ka pyetur Baudo drejtpėrdrejtė nga skena e Domenica In prezantuesin shqiptar Gjebrea. E diela jonė shkon shume mirė ėshtė viti i parė yni dhe ne po ndjekim shembullin tėnd. Ti je, jo njė hero kombėtar, por ndėrkombėtar. Tek e diela juaj ka kėngėtarė, aktorė?...- Po, ka dhe kėtu tek ne dhe personazhi i nderit duhet tė tregojė tė vėrtetat e jetės sė tij pėrndryshe e vrasim...., ka shtuar me shaka Gjebrea. Ndėrkaq, Baudo ėshtė njohur edhe me ambientet e studios shqiptare, tė emisionit E diela shqiptare. Jam i lumtur qė mė nė fund kanali televiziv, Rai Uno, qė ėshtė njė ndėr kanalet televizive mė tė rėndėsishme, apo emisioni Domenica in lidhet me ne. Pėr herė tė parė nė historinė televizive shqiptare, lidhen dy produksione tė mėdha televizive, siē ėshtė Domenica in dhe E diela shqiptare, ėshtė shprehur Gjebrea pas lidhjes direkte me studion e Baudos nė Itali.
18:45 minuta
ka qenė koha kur ėshtė realizuar edhe lidhja direkte mes dy studiove televizive, tė Domenica in nė Rai Uno dhe E diela shqiptare nė Tv Klan.
Armaldo Kllogjeri te Domenica in
E pas kėsaj bisede disa minutėshe mes dy moderatorėve tė njohur Pippo Baudos dhe Ardit Gjebreas e mė pas nė studion e tė dielės shqiptare nė TV Klan, ėshtė transmetuar live momenti kur nė skenėn e Domenica in interpretonte edhe tenori i njohur shqiptar Armaldo Kllogjeri. Nė njė homazh pėr Luciano Pavarottin, dje nė studion e Pippo Baudos, artisti i ri shqiptar, qė prej vitesh interpreton nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit nė Tiranė, ka interpretuar O sole mio bashkė me dy artistė tė tjerė italianė.
Panorama
Krijoni Kontakt