
Postuar mė parė nga
rrezon
Nezir Myrta SHQIPTARI I RI
Nuk ka fuqi qė mund ta ēliroj njė popull, pėrveē fuqisė sė vet popullit (Gete)
Shqiptari i ri, ushtar i atdheut etnik, me uniformė formė unike, nuk ka harta kosmopolite, por e ka prioritet veē hartėn e atdheut etnik, krejt kah flitet shqip, nė Ballkanin illirik, ėshtė i betuar, nė zonin e zotit, nė gjuhėn e tij – gjuhėn e Shqipes, se do t’i bashkojė tė gjitha trojet tona, nė njė atdhe shqiptar, ashtu sikurse ishte betimi i ushtarit tė lirisė nėpėr shekuj, saherė qė rroku armėn e lirisė, kundėr armės sė robėrisė, e kundėr armės sė tradhtisė, ku tradhtia na mbiu prore si kopurdha pas shiut nėn pragdere brėnda trojeve tona, e ku bashkė jetuan vllau e shkau tradhtorė, nėn njė kulm, qė fliste e flet ende me zor shqip,sepse interesat personale i ka mbi ato kombėtare, inatet personale i ka mbi ato interesat kombėtare (le ta sundoj edhe vet dreqi kėtė vend – veē ti jo), sepse gjaku i huaj fliste e flet ende shqip me zor, as pa u skuqė as pa u zbehė edhepse e dijmė, e njohim ag e terr, plot sherr e gverr - ēdo mėngjes, ku nė vend tė pėrshėndetjes – ia gjuan shikimin e vrėnjtur helm – vllaut tim – ai shkau i gjakut tė huaj! A ka gjė ma tė tmerrshme, se kur tė bėhet vllau - gjaku yt – shkau!? Tė flet shqip me zor, njė shqipe zori nėpėr dhėmbė – e kush i flet me dhėmb vllaut – veē gjaku i shkaut! As din, as don, as mundet! - Vllau i flet me zėmėr – e shkau i flet me dhėmb! Vllau ia hap derėn – shkau ia kthen pushkėn! Vllau ia kthen sofrėn – shkau ia kallė votrėn! Vllau ia ep krahun – shkau ia ep shkelmin! Vllau e shikon nė sy – shkau i mrrolet kryanash! Vllau ia ep dorėn – shkau ia ep majat e gishtave! Vllau i flet me zemėr – shkau e shkel me thembėr! E hanė bukė nė njė sofėr – vllau e gjaku i huaj shkau! Vllau shkau, ndoshta mu pėr kėtė edhe paska mbetė kjo shprehje, si koncept i neveritshėm – vllau - shkau! A nuk kemi dėshmi historike, bile nga koha e Skendėrbeut, ku secili atdhetar, e pati vlla, a tė gjakut, njė tradhtarė: Skendėrbeu pati Hamzanė, Isa Boletini pati Paiazitin, mos tė shkojmė matutje se turbullohet barku, e bėhen zorrėt guzhma me dalė pėrgoje, nėse iu shkojmė cipullėpėr cipullė kohėrave historike deri nė ditėt tona! Kemi shembuj dite prej antarėsive tė partive politike tė njė kombi gjuhe e gjaku ēfarė veprojnė mes tyre, prej liderve tė tyre mesveti, Bile edhe deri tek forumet tona, si media elektronike! Tash, mund tė mendoj dikush, pse them e shprehem kėshtu, kaq vrazhdė e ashpėr, dikujt mund edhe t’i lėkundet vneri, nėse ka vnerė, dikush mund t’i quaj tė kobshme kėto shprehje, dikush mund edhe tė shpėrthej qelb e gjak pėrgoje e pėrhundesh, e edhe mund t’i shpėrthej edhe gjaku nė tru!
Po, a nuk ėshtė betuar shqiptari gjithmonė ta thotė tė vėrteten e vetėm tė vėrteten?! A nuk dihet e trashėgohet brezpasbrezi, se vetėm e vėrteta ėshtė drejtėsia e drejtėsia – perėndia?! A nuk ishin prore shqiptarėt tė betuar, qė kurdoherė ta thonė - vetėm tė vėrteten edhe kur janė shlirė edhe kur janė ngusht - ngusht edhe me krye nėn satėr e shpatė edhe nėpėr banga tė tė akuzuarve nga pushtuesit edhe nėpėrgrilla tė hekurta ēelijave armike edhe deri nė Ēanakalatė, doli nganjė Sadriazem?! A nuk thanė prore burrat, se njė burrė qė nuk e flet tė vėrtetėn edhe kur vet e din e kupton, se bash vet atij i bie keq edhe sikur vendosė pėr vetveten edhe kur vendosė pėr tjetrin edhe pėr mikun edhe pėr armikun edhe kur shtrihet pėr qejfi nėn hije edhe kur shtrihet prej zorit nėn shpatė – ai nuk asht burrė! A thanė prore burrat, se parase ta pleqėrojsh dikend – duhet ta keshė pleqėruar vetveten?! A nuk thanė burrat shqiptarė, se duhet me folė me dorė nė zemėr!? A nuk thanė udhėzuesit e drejtėsisė e tė zotit, se parase tė shkojsh ta pastrojsh dikend nga mėkatėt – duhet vet tė jeshė pastruar!? A nuk thanė udhėzuesit, se parase tė falesh, duhet tė keshė abdes, tė jeshė vet i pastruar, sepse nė ēdo lutje e falje kudo ėshtė faltore!? A nuk shkruan shkrimtarėt e dietarėt e mėdhenj e edhe tė atyre tė majave tė pėndes botėrore – se secili komb duhet ta pastrojė sėpari vetveten kombėtare, ashtu sikurse pleqtė tanė qė u thonin grave kur fshinin oborret – a e keni fshirė sėpari shtėpinė!? A nuk shkroi edhe Bertolt Brehti fillin e majes sė poezisė sė tij me titull Gjermania, ku e fillon veprėn me hymnin e tij ‘’tė gjithė le ta shfaqin turpin e tyre – e unė timin’’!? A nuk shkroi Dostojevski pėr krimin e denimin, pėr tė poshtėruarit e tė fyerit e tij, pėr idiotin, pėr shenimet nga nėntoka e tij, pėr shtėpinė e tij tė vdekur pėr shtėpinė ruse - burg!? A nuk shkroi Lorka i madh, pėr krimet e Andaluzisė edhe vet krimi ndodhi nė Granadė!? O more njeri - po a nuk e mallkoi vet zoti, mikun e shokun e tij ma tė ngushtė, ma tė ēmuashmin, ma tė lavduashmin e tij dhe e gjuajti gur nė ballė dhe ia vėrboi syrin duke e emruar – djall, dreq, a nuk ėshtė dreqi, djalli vetėm me njė sy nė ballė – vetėmpse e kundėrshtoi zotin, krijuesin e tij!? A nuk ishte Abeli i uruari edhe Kain – i mallkuari i zotit edhe vllazėrit e parė tė njerėzimit?! Ē’po bėhet?! E shkruar qenka, apo e kruar?! E shkruar apo e kruar?! Unė them: njėherė kruhet, e tevona shkruhet!
Shqiptari i ri, ushtari i atdheut ishte dhe ėshtė nė mes shumė zjarreve, nė mes shumė flakėve, nė mes shumė krismash tė kobshme, nė mes shumė tytash tė drejtuara nga tė gjitha anėt kah ai, e ai qendron nė rreth tytash, ndėr ma tė ndryshmet, secila me kajde e forma e methoda tė ndryshme, ndėr ma tė ndryshmet edhe duke e akuzuar – nė vend tė pėrkrahjes e dhėnies sė krahut e forcės gjenetike edhe duke e injoruar – nė vend tė hapjes sė zemres e mendjes hyjnore edhe duke e nėnēmuar – nė vend tė ngritjes sė authoritetit tė tij atdhetar edhe duke e pėrbuzur – nė vend tė pėrqafimit vllazėror edhe duke e poshtėruar e fyer – nė vend tė lavdatės e krenarisė qė e kemi njė atdhetar edhe duke e shtypur e mbytur pėrsėgjallit – nė vend se ta ngritim nė qiell kombėtar edhe duke ia mbyllur sytė e deren e punės e veprimit kombėtar, deren universitare – nė vend se tė ia hapim hapekrah tė gjitha dyert e gjurmimeve e historike kombėtare edhe duke e vrarė nė shpirt e zemėr e mendje – nė vend se t’i japim kurajo, forcė ndėrgjegjeje kombėtare edhe edhe... mos ta zgjati ma shumėse dikujt mund t’i lėkundet vneri, nėse ka ndonjė pikė nė trupin e trurin e tij! Si iu ndėrpre puna, vepra e jeta e atdhetarėve tanė, siē janė: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Prekė Cali, Mehmet Shpendi, Mufailėt, Elez Isufi, e sa e sa tjerė nė historinėtonė tė dhimbshme, ma shum nga na vet, se sa nga armiqtė shekullorė! Krejt atė qė as nuk mundi, as nuk dijti, as nuk guxofti ta bėnė armiku i kohės – e bėri i yti i kohės, pa fije turpi, pa fije mėshire, pa fije diturie - kafshė e gjallė, qė veē nuk pllet si kau i Peshterit, thonin moti! E krejt – pėr njė grusht lek turpi edhe nga familje tė pėrmendura se!? Pse thanė moti: varra e qenit tė huaj mshilet (sherohet) me njė pasulė (me njė kokėrr fasulje tė zier), kurse varra e qenit tėnd, nuk ka ilaē askund!? Pse thanė moti: prej tė mirit, del i keqi – prej tėrodit – del i parodi, e edhe sa mahmurė – aq batall!? Rrenjet e kėtyre karaktereve, rrinė mbi kokė edhe sotekėsajdite edhe kur fillon diē tėmirė e tė drejtė e tė fortė kombėtare – shumėkushi injorojnė, dikush aprovon veē me kokė, dikush e luan kokėn nė mendime, dikush xhelozon, dikush lehė si qeni nė zinxhirė tė huaj, dikush gjuan gurin e fshehė dorėn, dikush ndėrsehet si bishė e ēartur valeve elektronike, dikush rrudhet e struket gjoja s’pava asgjė, e dikush as qė interesohet pėr asgjė tė mirė kombėtare, vetėm pėr zuzen e vet, dikush vegėl e huaj armike, spijunazhi, me dije e pa pikė dije, veē tė gjuhet nė qafė as pa folė me tė, - dikush bėn biznese edhe me shkije e armiq tjerė, nė dėm e rrezik tė kombit !
Shqiptari i ri, duhet tė jetė shumė e tepėr i mėnēur, i drejtė e guximtar tepėr i madh, me trimėri tė lindur (sepse trimėria nuk fitohet, por ėshtė e lindur me piri), shqiptari i ri – ndjehet i injoruar, pikėrisht nga ata, qė mendojnė se janė dikushi, e nuk shohin tejhunde, ėshtė i rrezikuar, e i kėrcnuar sepse ua dridhė token nėnkėmbė mostrave dinake, e monstruozėve edhe i bėjnė vegla tė tyre shkatrruese, pikėrisht shkaun kundėr vllaut, kah tė iu kapė grepi! Sepse kėshtu edhe ishte nė histori tradhtia brėnda kombit edhe pa u pastrua kombi pėrbrėnda – nuk bėn hair, as zhvillohet, as ēlirohet as bashkohet kurrė!
Fshije shtėpinė brėnda, tevona oborrin! E si? Po, shqiptari i ri e bėn atė gjė, duke folur hapur me popullin e tij, duke ia hapur zemrėn e mendjen, duke e ēortuar – kur ėshtė pėr ēortim, duke e dashur – kur ėshtė me e dashtė; duke ia zhdukur popullit veset e karakteret e liga brėnda tij – sepse nė nocionin popull, bėjnė pjesė edhe atdhetarėt edhe tradhtarėt, edhe tė gjithė tė kqinjt edhe tė gjithė tė mirėt. - Kurse kombi ėshtė ajka e popullit , inteligjencia e popullit - krejt e pastėr si loti, si kupa qiellore e kthjelltė! E, potash vjen pyetja tjetėr: po pse pra kjo inteligjencia e popullit, si kombi, nuk paska unitet edhe po shkojka edhe deri tek konfliktet intelektuale se, edhe nė mes majave tė personaliteteve tė kombit se! Pse? Sepse, nuk doli ende shqiptari i ri nė skenė, ai i paanshmi, i pavaruri, ashtu siē kėrkojmė pavarėsitė kotareve politike – nxierre nga njė copė tokė krahine prej pushtuesve shekullorė, sikur njė copė mishi nga goja e ujkut! Sepseinteresat e hemisferave politike tė brendshme e tė jashtme, nuk kanė dėshirėtė dali shqiptari i ri, ai i paanshmi politikisht edhe mu ajo mospavarėsi e personaliteteve tona edhe siellė zhgėnjime, ashtu sikurse Kadare e Qosja nė konflikt polemik, qė na ēuditen!...
Kot flasin e grryhen, e shkrryhen pėr bashkimin e kombit ushujzat e popullit, qė ia pijnė djerėsen e gjakun, brezpasbrezi e korėpaskore – vinte njeri e dilte tjetri – shumė ma i zi i riu se i vjetri – sikur pushtues, e sikur pushtetarė! Kot mashtrohen, apo duan tė mashtrojnė dikend adhuruesit a idhujt e rrymave politike tė shkuara apo tė sotme, duke vepruar nė theori e praktikė nė emėr tė bashkimit kombėtar, sepsenė njė rrymė politike nuk vepron i gjithė populli as i gjithė kombi ! E ēka mbeti nė fund? Asgjė, mund tė thot dikush – por unė them mbeti gjithēka, gjithēka qė duhet tė rifillohet nga e para, gjithēka qė duhet medoemos ta bėjė shqiptari i ri, gjithēka qė mund ta bėjė vetėdija kombėtare e ngritur, e zhvilluar, e sigurtė nė platformė kombėtare – mbetet pra gjithēka pėr tu kryer!
Sa shumė flitet pėr bashkimin, kulturėn e historinė – pėr gjuhėn e gjakun shqiptar – e sa pak bėhet nė realitet! Le tė jenė kėto mendime ēekan mbi ndėrgjegjen kombėtare, qė len hapsirė kaq tė madhe veprimi, atyre qė nuk i le hunda se hanė bar, matrapazėve politik e veglave tė tyre ēorre, atyre qė pėrdit bėjnė pazare tė pavetėdijshme me trojet tona, atyre qė nuk ecin as ust as pėr laku, atyre qė duhet tė heshtin edhe ua ndalojnė atyre qė duhet tė folin e veprojnė kombėtarisht!
Shqiptari i ri, me harten e atdheut – formė unike uniformė tė ndėrgjegjės kombėtare – zgjohu, sepse nuk kemi kohė nganjėherė nė njėqint vjet, tė zgjohemi nganjėherė nė shekull – kur tjerėt zgjohen pėrditė! Lumi fle, e armiku nuk fle! E kush – armiku i vetvetes!
( 01. Nėntor, 2008 )
Krijoni Kontakt