Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    Hyrja në NATO ka të mirat e të këqiat e veta, po Bushi sidoqoftë e boni të vetën në lidhje me Shqipërinë der në fund të mandatit e na doli borxhit, kur i thojn. Urojmë ta mori McCain-i timonin 4 vjetët e ardhshëm.
    Edhe une jam kurioz te di anet negative te hyrjes sone ne NATO.

    Gjithashtu nuk e dija qe Presidenti Bush na kishte ndonje borxh...na ndriconi pak me dijenine tuaj.

  2. #12
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Pa na i thuaj pak çfare te keqia sjell per Shqiperine hyrja ne NATO more Aristofan i shekullit te XXI ?
    njifena gjo rrusho, apo e ke komunikim normal kët? masnej ti kur bo i pytje të tillë debile që tradhto ne i dozë të lartë çudie përmrena, si ta pret menja se duhet vazhdu muhabeti?


    Citim Postuar më parë nga HoLd*Em Lexo Postimin
    Edhe une jam kurioz te di anet negative te hyrjes sone ne NATO.

    Gjithashtu nuk e dija qe Presidenti Bush na kishte ndonje borxh...na ndriconi pak me dijenine tuaj.
    ja dhe kumlla. ti mso i her shqip mër dak masnej boj pytje ironike si i çudit. se kur njona palë nuk merr vesh ça thot tjetra... s'ka komunikim

  3. #13
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    Urojmë ta mori McCain-i timonin 4 vjetët e ardhshëm.
    Ate Obamen vec jevgj e perkrahin si arabet dhe tani vone jane shtu edhe jevgjit e Ballkanit,serbet e greket ne mase 90%.Se kuptoj se si ka "disa" shqiptare qe e perkrahin.

  4. #14
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Pa na i thuaj pak çfare te keqia sjell per Shqiperine hyrja ne NATO more Aristofan i shekullit te XXI ?
    Të them unë disa të këqija. Amerikanët kërkuan që Ushtria shqiptare të dorëzojë për çmontim e shkatërim (si të skaduara) të gjitha raketat kundërtanke dhe kundërajrore që dispononte. Në fakt amerikanët i konsiderojnë të PAAFTE, pas Gërdecit kolegët e tyre shqiptarë për të mbajtur armë të tilla të sofistikuara. Frika e tyre e vërtetë është se ato mund të bien në dorë të terroristëve (kryesisht islamikë).

    Tani mbrojtja kundërajrore dhe kundërtanke shqiptare është njëlloj si në kohën e Zogut, vetëm disa mitraloza 12.7, 14.5 e ca topa 37mm. Pra, kot! Mbrojtja kundërajrore i është besuar aleatëve grekë e italianë....

    Ushtria shqiptare që të sigurojë standartet e NATO-s NUK disponon më (dhe nuk ka mendim për të blerë) armë të rënda këmbësorie, si tanke, artileri vetlëvizëse, artileri të rëndë etj. Si dhe nuk do përdori më avione të krahëve statike (pra aeroplanë) por vetëm helikopterë (të gjithë transportues, asnjë sulmues).

    Nuk flas fare për Flotën e cila nuk është gjë tjetër veçse rojë bregdetare.

    Pra për të siguruar hyrjen në NATO, ushtria shqiptare është kthyer në një xhandarmëri e cila përgatit xhandarë që të ruajnë paqen ku t'i teket NATO-s.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    njifena gjo rrusho, apo e ke komunikim normal kët? masnej ti kur bo i pytje të tillë debile që tradhto ne i dozë të lartë çudie përmrena, si ta pret menja se duhet vazhdu muhabeti?




    ja dhe kumlla. ti mso i her shqip mër dak masnej boj pytje ironike si i çudit. se kur njona palë nuk merr vesh ça thot tjetra... s'ka komunikim
    Pergjigje mehanore tipike.

    Ho i her mer dak na mso pak me shkrujt se neve katnora ina. Ashu si folim ke mehonja lagjes ashu ene dina me shkrujt.

    Ala ne pritje te pergjigjes tate ina. 1) Cfare te keqiash ka futja jone ne NATO. 2) Cfare borxhi na ka pas Bushi qe na e shlyeu me futjen tone ne NATO.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    Të them unë disa të këqija. Amerikanët kërkuan që Ushtria shqiptare të dorëzojë për çmontim e shkatërim (si të skaduara) të gjitha raketat kundërtanke dhe kundërajrore që dispononte. Në fakt amerikanët i konsiderojnë të PAAFTE, pas Gërdecit kolegët e tyre shqiptarë për të mbajtur armë të tilla të sofistikuara. Frika e tyre e vërtetë është se ato mund të bien në dorë të terroristëve (kryesisht islamikë).



    Tani mbrojtja kundërajrore dhe kundërtanke shqiptare është njëlloj si në kohën e Zogut, vetëm disa mitraloza 12.7, 14.5 e ca topa 37mm. Pra, kot! Mbrojtja kundërajrore i është besuar aleatëve grekë e italianë....



    Ushtria shqiptare që të sigurojë standartet e NATO-s NUK disponon më (dhe nuk ka mendim për të blerë) armë të rënda këmbësorie, si tanke, artileri vetlëvizëse, artileri të rëndë etj. Si dhe nuk do përdori më avione të krahëve statike (pra aeroplanë) por vetëm helikopterë (të gjithë transportues, asnjë sulmues).


    Nuk flas fare për Flotën e cila nuk është gjë tjetër veçse rojë bregdetare.

    Pra për të siguruar hyrjen në NATO, ushtria shqiptare është kthyer në një xhandarmëri e cila përgatit xhandarë që të ruajnë paqen ku t'i teket NATO-s.

    LOL Cilat jane keto arme te "sofistikuara" kunderajrore qe i paska frike dhe Amerika ? Na i jep pak me emra dhe numra.



    Kjo ska te beje me futjen tone ne NATO, por me gjendjen ne te cilen ishte flota jone ajrore. Dhe mbas aksidentit te fundit ajror ne 2004 u terhoqen nga sherbimi.
    Avjoni me modern qe kemi pasur ka qene i 1962.




    Ja ke fut kot plako. Ku i di ti planet e Ushtrise Shqiptare ? Spaskemi nder mend te ndertojne ushtri fare ne ?





    Prape nuk eshte faji i NATOs. Eshte gjendja aktuale ne te cilen gjendet flota, shkaqet besoj se dihen.



    Ca te keqe kane kto misione paqeruajtse? Dmth ti do qe te futesh ne NATO edhe te rrish te besh sehir ? Jemi me fat qe na futen se me kte ushtri qe kemi na e marrin vendin me pordhe. Tani te pakten e kemi krahet e ngrohta nga cdo agresion i jashtem, hera e pare ne historine tone qe ndodh nje gje e tille.

  7. #17
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Or ti zezak, ç'të ka bërë tastjera mer lal që e përdhunon?

    LOL Cilat jane keto arme te "sofistikuara" kunderajrore qe i paska frike dhe Amerika ? Na i jep pak me emra dhe numra.
    Lexo mer zezak ato që kam shkruar. Thash se me URDHËR armerikan TËRHIQEN raketat kundërajrore dhe kundërtanke sepse Amerika ka frikë se mos këto armë bien në duar të terroristëve.

    Udhëtimi sekret i 300 raketave tokë-ajër, që u zhdukën nga Shqipëria në 2008


    Lorenc Vagjeli

    Katër numra më parë botuam një shkrim që fliste për rreth 300 raketa tokë-ajër, të cilat kanë lënë Rinasin në mes të majit 2008, për t’u nisur në një destinacion të paditur. I jemi rikthyer kësaj historie të paqartë, duke zbuluar detaje shqetësuese. Një eveniment i nisur që me blerjen e dyshimtë të këtij armatimi në vitin 1995, vjedhjen e një pjese të tyre dy vjet më pas dhe që përfundon në tokën amerikane për t´u asgjesuar përfundimisht. Ngulmimi i amerikanëve dhe kundërshtitë e ekspertëve shqiptarë për dobinë e kësaj arme moderne. Në mes të majit nga Shqipëria largohen 273 raketa tokë – ajër dhe 450 raketa kundërtanke që konsideroheshin krenaria e fshehtë e ushtrisë. MAPO zbulon detajet e operacionit sekret që nisi mbas shpërthimit të Gërdecit. Aludimet e Moskës për furnizim të Gjeorgjisë në konflikt dhe përgënjeshtrimi i kryeministrit Berisha.


    Janë bërë të gjitha përpjekjet që të mbahet sekret dhe të rrethohet me mister, por çarmatimi i ushtrisë shqiptare nga arsenali më modern që ajo kishte në dispozicion, raketat tokë – ajër dhe tokë – tokë, nuk ka mundur të mbahet i tillë më shumë se disa muaj. Ka qenë revista MAPO që një muaj më parë, botoi një shkrim i cili kaloi pa shumë bujë dhe pa asnjë reagim zyrtar. Plot 273 raketa tokë – ajër, të tipit KA HN-5A dhe 430 raketa kundërtanke janë nisur në fund të pranverës, menjëherë mbas tragjedisë së Gërdecit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t´u asgjesuar. Argumentimi zyrtar, mosha e kësaj arme që i bënte ato të papërdorshme; arsyeja e vërtetë, frika e aleatëve tanë të mëdhenj se Shqipëria nuk ishte në gjendje të ruante në depot e saj një armatim të tillë të frikshëm. Që bëhej edhe më shumë i tillë nëse binte dhe përdorej nga duar të gabuara. Në manualet e prodhuesit kinez të tyre, ato nuk e kishin të përcaktuar kohën e përdorimit, sipas ekspertëve shqiptare ato ishin në gjendje të shkëlqyer teknike dhe duhej të qëndronin ende në shërbim. Sipas ekspertëve amerikanë ato kishin nisur të humbisnin aftësitë e tyre shënjeshtruese dhe me kalimin e kohës, “lazeri” që shënjonte objektivin, kishte humbur funksionin dhe ishte “çorientuar”.

    Marrëveshja me amerikanët

    Këtu zë fill dhe një nga historitë më enigmatike me fatin e pronës së ushtrisë shqiptare dhe pikërisht kjo përpjekje e palës shqiptare që kjo çështje të ruhej në sekret të plotë, ka të gjitha gjasat të krijojë dhe keqkuptime të forta. Në fillim të kësaj jave, shefi i shtabit të ushtrisë ruse Anatoly Nogovitsyn akuzoi veç të tjerave dhe Shqipërinë si një nga vendet që ka furnizuar Gjeorgjinë me armë. Një ditë më pas, kryeministri Berisha e konsideroi një gjë të tillë shpifje dhe shpikje. Nuk është e qartë se për çfarë lloj armësh e kishte fjalën Nogovitsyn, por në një rast të tillë, është llogjike që shqetësimi rus nuk do të ngrihej mbi furnizime të mundshme me armë të lehta dhe ndoshta dyshimi se raketa të këtij lloji kanë përfunduar në Gjeorgji përpara konfliktit, ngrihet edhe mbi një bazë të tillë. Një “aleat” i papritur rusëve për aludimin e tyre u vjen pikërisht nga ngulmi shqiptar për të mbajtur këtë detaj, çarmatimin e ushtrisë nga raketat e këtyre dy tipeve, në kushtet e sekretit të plotë, pavarësisht se nuk ka asnjë arsye që kjo sprovë të konsiderohej sekret.
    Revista MAPO ka mundur të hedhë dritë mbi të gjithë këtë histori dhe ka mundur të sigurojë e konsultojë dokumentacionin e plotë mbi këtë çështje, por duke qenë se ai është konsideruar i klasifikuar, nuk po boton faksimilje të tyre.
    Për të mbërritur deri në këtë pikë, ushtarakët më të lartë shqiptarë dhe ekspertë të armatimit kanë kundërshtuar fort idenë e asgjesimit me motivin se ato ishin ende të dobishme për ushtrinë. Por në fund të prillit, me propozim të ish-shefit të shtabit Gjeneral Major Luan Hoxha, dhe me firmë të ministrit Oketa, ato kanë dalë nga depot për t´u asgjesuar.
    Raketat, nga vendbazimi i tyre në Qafë Mollë, janë nisur në drejtim të SHBA-së nga aeroporti i Rinasit në mes të muajit maj. Ato janë transportuar nga kamionë të rëndë tip IFA dhe IVECO, të komandës së mbështetjes logjistike dhe kanë lëvizur gjatë natës për t´u ngarkuar në avionë transportues me flamur amerikan. Marrëveshja teknike për asgjesimin e tyre në SHBA është firmosur gjatë vizitës të ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa në Uashington në mes të qershorit, çka duket se ishte dhe arsyeja e vetme e vizitës për “prestigj” të ministrit përtej oqeanit.
    Ajo që mbetet pas është se nga ky moment, në depot e ushtrisë shqiptare ka vetëm armatim të lehtë konvencional, çka ngjan krejt larg parametrave normalë të armatimit që duhet të ketë në dispozicion një vend që tashmë ka marrë ftesën në NATO.

    Blerja e raketave, ardhja në Shqipëri

    Kanë qenë për një periudhë të gjatë krenaria e fshehtë e Forcave të Armatosura. Një pjesë e tyre kanë mbërritur në Shqipëri në vitin 1989 nga Kina me porositës shtetin e dikurshëm komunist shqiptar, ndërsa pjesa tjetër dërmuese e tyre, është blerë në bazë të një marrëveshjeje ushtarake në Republikën Popullore të Kinës në vitin 1995 nga ish-ministri i mbrojtjes Safet Zhulali. Një blerje e cila atëherë për arsye të kuptueshme u bë jashtë vëmendjes së publikut dhe i kushtoi shtetit shqiptar rreth 6 milionë dollarë. Fondi u sigurua nga një kredi e marrë nga Banka Kombëtare Tregtare, në këmbim të së cilës u vunë në dispozicion të kësaj banke në hipotekë disa godina pronë shtetërore; ndërtesa e Shtëpisë Qëndrore të Ushtarakëve, instituti numër 6 (aty ku sot është godina qëndrore e vetë bankës) dhe ajo e ansamblit të ushtrisë. Shtypi i kohës mundi të hedhë dritë mbi këtë çështje duke zbuluar deri dhe hipotekën e “çuditshme” të pronave shtetërore, por gjithçka mbeti deri këtu për shkak se blerja e këtij lloj armatimi u konsiderua “top secret”.

    Deri atëherë, në vitin 1995, nga tregtia e armëve – kryesisht shitje të armëve të lehta - shteti shqiptar kishte mundur të siguronte rreth 35 milionë dollarë. Në të vetmen konferencë shtypi të dhënë në këtë periudhë, ish-ministri Zhulali e kaloi vetëm me frazën: “është sekret shtetëror”, pyetjen mbi blerjen e këtij lloj armatimi në Kinë. Por vetë ish-ministri ka marrë kritika të forta për këtë operacion, i cili për kohën u konsiderua si i padobishëm. Fakti që më pak se 13 vjet më vonë, ato raketa marrin drejtimin në anën tjetër të globit, kësaj rradhe për t´u shkatërruar, dëshmon se kritikët e dikurshëm të ish-ministrit kishin pasur të drejtë.
    Në vitin 1997, gjatë krizës dhe kaosit të marsit, shtatë nga këto raketa besohet se janë vjedhur nga njëri prej vend-bazimeve të tyre në Arshi Lengo, Gjirokastër. Pavarësisht dyshimeve për emra konkretë, autorët e grabitjes nuk u zbuluan kurrë. Mbas këtij viti, raketat, me gjithë shtretërit e tyre të lëshimit, u instaluan në depot më të sigurta që ka në dispozicion ushtria, në Qafë-Mollë. Për të mbërritur deri në fund të pranverës së këtij viti, kur ato u larguan për t´u asgjesuar. Një operacion që ndiqte dhe zbatonte një marrëveshje teknike me Departamentin Amerikan të Shtetit, në të cilën pala shqiptare ka kërkuar edhe specifikimin e përdorimit përfundimtar (End Use) dhe përdoruesin përfundimtar (End User), të cilat pritet të vijnë edhe zyrtarisht në Shqipëri. Këto dokumenta janë dhe prova më e fortë që ky lloj armatimi nuk ka pasur fat tjetër dhe aludimet ruse, në asnjë rast nuk përputhen me të vërtetën nëse bëhet fjalë për shitje të mundshme raketash për Gjeorgjinë.

    Kundërshtia e ushtarakëve

    Ende nuk janë të bindur, por në fund janë “dorëzuar” dhe kanë firmosur. Pak ditë mbas shpërthimit tragjik të Gërdecit, ish-komandanti i forcës së Bashkuar të Forcave të Armatosura, gjeneral Shpëtim Spahiu, thirret me urgjencë në ministrinë e mbrojtjes nga eprori i tij i drejtpërdrejtë, gjeneral majori Luan Hoxha, ish-shef i shtabit të përgjithshëm. Gjeneral Spahiut i kërkohet të bëjë propozimin për nxjerrjen nga armatimi i ushtrisë i raketave tokë – ajër MANPAID, të njohura me emrin e shifruar KA HN – 5A, nën argumentin se nuk ishin më të dobishme për ushtrinë dhe se ishin të skaduara. Spahiu refuzon dhe mbi bazën e këtij refuzimi krijohet dhe një grup me ekspertë nga më të njohurit të ushtrisë. Mbas disa ditësh punë, ekspertët firmosin një relacion në të cilën argumentohet e kundërta. Me arsye teknike dhe ushtarake ata shkruanin se raketat duhet të ishin edhe më tej pjesë e arsenalit të ushtrisë shqiptare. Sipas konsultimit me librat shoqërues të prodhuesit të mallit, shënohej se raketat nuk kishin afat skadence. Të prodhuara në vitin 1992, ato ndodheshin në gjendje të shkëlqyer teknike në pjesën dërmuese të tyre.

    Ushtarakët ngulën këmbë dhe se ata nuk kishin mundësi ta verifikonin në praktikë efikasitetin e raketave për shkak se mungonin mjetet përkatëse. Konkretisht mungonin avionët që duhet të tërhiqnin në lartësi një kon (shënjestër) që të goditej nga raketat tokë – ajër. Në qitjet e mëparshme, të kryera vite më parë, raketat kishin garantuar efektshmëri në masën 100 për qind. Raporti i ekspertëve nuk u pranua dhe në ministrinë e mbrojtjes u zhvilluan disa mbledhje të tensionuara. Bashkë me Spahiun, edhe ish-komandanti i komandës mbështetëse, Zija Bajha kundërshtoi vendimin e paracaktuar për të larguar raketat nga Shqipëria. Gjeneralët, por dhe ushtarakë të tjerë mendonin se ky lloj armatimi do të ishte i dobishëm për ushtrinë edhe për shkak të nevojave të luftës asimetrike të mundshme. “Veç kësaj lloj arme, na mbeten vetëm kallashnikovët dhe ata janë të pamjaftueshëm për të garantuar mbrojtjen e vendit”, citohet të jetë përmendur shpesh në korridoret dhe zyrat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Edhe ngulmi i ministrit Oketa për të ndryshuar mendimin e gjeneralëve të tij nuk pati rezultat. Të dy gjeneralët u shkarkuan më pas me dekret të Presidentit të Republikës.

    Një tjetër grup ekspertësh, pas dy tentativave të ngjashme me të parën, firmosi më pas të kundërtën. Arsyet e tyre konvergonin me një tjetër raport teknik, firmosur nga shefi i marrëdhënieve ushtarake majori amerikan Lary Harrison (njeriu që akuzoi ambasadorin Xhon Uidhers për komplicitet me ish-ministrin e mbrojtjes Mediu në çështjen e shitjes së fishekëve kinezë). Sipas këtij raporti raketat kishin humbur efektshmërinë e tyre dhe se lazeri që shënjestronte drejtimin e tyre nuk e kishte më saktësinë e dikurshme dhe ishte i “çorientuar”. Por kjo ishte vetëm pjesa që dukej sepse në të vërtetë, dukej se amerikanët ndruheshin për aftësitë e humbura të Forcave të Armatosura për të ruajtur raketat që të mos binin në duar të gabuara. Vetëm mbasi ekspertët shqiptarë firmosën për domosdoshmërinë e asgjesimit të raketave dhe heqjen e tyre nga inventari i ushtrisë, në datën 29 prill 2008, shefi i shtabit gjeneral major Luan Hoxha propozon pikërisht një gjë të tillë për ministrin e mbrojtjes. Dhe Oketa, mbi këtë bazë, firmos urdhërin për asgjesimin e raketave. Ushtarakët nuk e dinin se megjithë dyshimet e tyre, vendimi ishte marrë nga politika. Ashtu siç pak vite më parë janë asgjesuar rreth 50 raketa të tjera të tipit Strela, prodhim bullgar me patentë ruse. Ato u asgjesuan në poligone shqiptare.

    Largimi i raketave

    Eshtë një marrëveshje e nënshkruar me Departamentin Amerikan të Shtetit që mundëson shkatërrimin e tyre. Për palën shqiptare firmosi vetë ministri Oketa në Uashington gjatë vizitës së tij. Ndërkohë, raketat e inspektuara nga ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë, u përgatitën të evadohen me makina të rënda nga Qafa e Mollës me destinacion aeroportin e Rinasit. Operacioni i transportit u bë nën drejtimin e nënkomandantit të komandës mbështetëse Kujtim Rustemi. Bashkë me shtretërit e tyre të lëshimit raketat tokë – ajër KA HN – 5A edhe 450 raketa të tjera kundërtanke, u ngarkuan në avionë amerikanë për t´u dërguar për asgjesim në SHBA. Ky udhëtim nuk mund të realizohej për 29 raketa tokë – ajër për shkak se ekspertët nuk ishin të bindur se ato ishin në gjendje të transportoheshin me siguri të plotë teknike. Ekspertët mendonin se ato mund të shkaktonin rrezikshmëri gjatë transportit. Për këto raketa ishte rezervuar një fat tjetër. Në marrëveshje me palën amerikane ato do të asgjesoheshin në një poligon ushtarak shqiptar me shpërthim të kontrolluar. Të dy palët kishin rënë dakort për një detaj të rëndësishëm: gjatë shpërthimin, në zonën e përcaktuar nuk duhej të afrohej asnjë individ i paautorizuar.
    Në të gjithë këtë histori ka vetëm një pjesë të saj që nuk bind dhe ky është ngulmi i palës shqiptare për ta mbajtur atë të fshehtë.
    Praktikisht nuk ka asnjë arsye se pse një operacion i tillë, pavarësisht motivit, të ruhej nga sytë dhe vëmendja e publikut. Zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes nuk ka thënë asnjë fjalë për të. Ajo heshti edhe kur MAPO, disa numra më parë botoi fillimisht lajmin e largimit të raketave tokë – ajër nga Shqipëria. Kjo situatë ngjan e çuditshme sidomos kur kujtohet se një tjetër operacion çarmatimi, shumë e shumë herë më delikat se ky i raketave, heqja dhe asgjesimi nga depot ushtarake i rreth 16 tonëve me Lëndë Helmuese Luftarake, u bë transparent për publikun që në fazën e idesë fillestare të tij. Por nëse për këto arsye vetëm mund të hamendësohet, e vërteta që tashmë ushtria shqiptare ka një armë moderne më pak në arsenalin e saj, fatkeqësisht është e pakundërshtueshme. Një armë që ushtarakët shqiptarë do të donin edhe më tej ta kishin në depot e tyre, por që për të kundërtën, vendosi politika.


    Marrë nga revista “MAPO”


    1 Shtator 2008
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  8. #18
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    njifena gjo rrusho, apo e ke komunikim normal kët? masnej ti kur bo i pytje të tillë debile që tradhto ne i dozë të lartë çudie përmrena, si ta pret menja se duhet vazhdu muhabeti?



    Nigjo pak ti cicerime e shurdhet, nqs e ke muhabetin me te njohur, bujrum njihena po te dush, kur te dush dhe si te dush ok plako ?

    Ishe ti ai i pari qe na iluminove me teorine tende ndaj te kerkova nje pergjigje...

    Heres tjeter mos i jep shume gojes qarte kungull?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Veprim që ende më shumë forcon lidhjet tona me Amerikën.
    Sui generis

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    Or ti zezak, ç'të ka bërë tastjera mer lal që e përdhunon?



    Lexo mer zezak ato që kam shkruar. Thash se me URDHËR armerikan TËRHIQEN raketat kundërajrore dhe kundërtanke sepse Amerika ka frikë se mos këto armë bien në duar të terroristëve.
    O palle, edhe sikur ky artikulli jote te ishte i vertete, gje qe e ve ne dyshim, tani jo vetem qe skena nevoje per rraketa, por skemi nevoje as per ushtri. U fute ne NATO o ****. I ke krahet e ngrohta tani.
    Edhe nuk e can shume ****** Amerika per disa rraketa kineze te viteve '70.
    Po njerez si puna jote aty e kane mendjen, ne teori konspiracioni me baze fantazine tate negative.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •