"Qytetar Nderi" per dr Jup Kastratin
Keshilli Bashkiak ka thyer me vetedije rregulloren e saj, duke i dhene titullin "Qytetar Nderi", nje banori vendas ne Shkoder. Por puna dhe ndihmesa e madhe e profesor doktor Jup Kastratit, qe eshte rradhitur ne eliten intelektuale te vendit, beri qe bashkiaket te miratojne dhenien e titullit per bashkeqytetarin e tyre. Motivacioni ishte "Kontribut ne studimin shkencor te albanologjise". Ne ceremonine e djeshme, moren pjese dhe zv/Kryetari i Akademise se Shkencave Farudin Hoxha e konsulli italian ne Shkoder. Vete dr Kastrati, per arsye shendetesore nuk arriti te ishte i pranishem ne ceremonine nderuese. Pak kohe me pare, prof Kastrati, ishte nderuar dhe nga Universiteti i Kembrixhit ndersa eshte cmuar nga shteti yne, dhe me titujt "Mesues i Popullit" dhe "Mjeshter i Punes". V.Idrizi
Krijoni Kontakt