Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14

Tema: Rubaira

  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Rubaira

    Rubaira (Fjala sjell fjalėn)

    1.

    Njė ēerek ore tė pėrkthej njė rubai,
    Njė ēerek ore njė gotė verė tė pi,
    Njė ēerek ore tė bėj dhe dashuri:
    Nė njė ēerek ore fut njė gjithėsi.

    2.

    Nėse njė ēerek ore ju duket pak,
    Do bėni mirė ta nxirrni atė merak.
    Njė ēerek ore pėr jetėn bėhet cak,
    Nė thikė e dashurisė ju kullon gjak.

    3.

    Qė kur dashuria ka bėrė emėr
    Thika e saj s’godet vetėm nė zemėr.
    Ajo tė ēmend a tė bėn shemėr,
    Atė e ke si Akili tė tijėn thembėr.

    4.

    Nė dashuri humbet kur ke fituar,
    Shigjet’ e saj tė vdes pa qėnė helmuar.
    Shtrėngoi frerėt, dil pėr tė dyluftuar,
    Me vdekje tė tillė nė qofsh bekuar.

    5.

    Nė mos qofsh bekuar bėj pėrpjekje,
    Pa pėrplasur kėmbėt, qarė pėr mekje;
    Veē dėshirohu pėr njė tjetėr prekje,
    Pa u dashuruar mos shko nė vdekje.

    6.

    S’ėshtė qiell’ i pikėllimit qė tė mbyt,
    Nė skaj tė largėt keqgjykimi tė cyt,
    Nėse ngre kokėn lart, ēeli dhe sytė,
    Nė bebėzat e tyre shndrit ylli yt.
    wrong verb

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Diabolis, bukur por ne ndryshim ne klasiket e lindore(Khajami,Firdeusi, Saadiu etj) vargu i trete nuk duhet te rimoje. pra ka nje rime aa b a.

    megjithate ke bere nje pune te mire.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    I
    Ne stacion te pashe vashes kemba kembes pas te rashe
    Lart dhe une ne urban hipa ta kalonim rrugen bashke
    S'dija c'rruge po pershkoja as pse hipa mbi urban
    U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.
    II
    Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
    Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
    E kuptove qe te pashe dhe u skuqe si nje shegez
    Hoqem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.


    se di ne eshte interesante ta vazhdoj historine, por ishte dicka momentale... me shume nuk rri dot se me iken autobuzi
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    7.

    Nga qielli i muzgut tė perėndimit
    Del njė saki i vargėzimit;
    Mbush verė nga vera e gėzimit
    Pėr kryemjeshtrat e agimit.

    8.

    Vera e gėzimit kurrė s’mbarohet,
    Amfora thyhet, poēi afrohet,
    Gjuha lidhet por gjaku ngrohet,
    Kush tha pa gjuhė s’dashurohet?

    9.

    Kush s’u pėrball nė tė tillė ndeshje
    Kur trup e shpirt mbeten pa veshje,
    Kur buzėt puthiten nė heshtje,
    Tė fshehin dhimbje, tė fshehin qeshje?

    10.

    Nėse njė qime tė ngjall krupė,
    Mos e flak tutje verėn nė kupė.
    Kujtohu si s’le rast tė hupė (humbė)
    Kur ajo qė shijon s’ėshtė ēupė.

    11.

    Kur fjala e thėnė ėshtė varfėria
    Dhe heshtja vetė gjithė pasuria,
    Si rrushi nė kade mbyllet njerėzia,
    Prej nga rrjedh verė dashuria.

    12.

    Kur shkoi ati im i ndjerė,
    Gllėnqkėn e fundit e pati verė,
    I shtira pak, veē sa pėr erė,
    Nė gojė si nė kupė ta ketė pėrherė.
    wrong verb

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    13.

    Sot kur nuk shkruhet mė nė fletė,
    Kur nė aeroplan lexohen poetė,
    Njė zė nga brenda seē mė nget:
    Sot prapė, sė prapi shikon nga retė.

    14.

    Ja ku betohem pėr hėnė e kryq,
    Pėr shenjtėt: Qyp, Magje, Sėndyq;
    Kasollen time unė kurrė se kyē,
    S’rrohet pa miq, s’rrohet si qyq.

    15.

    Sa ē’bėn bleta pa lule mjaltė,
    Sa ē’bėn poēari poēe pa baltė,
    Aq bėn artisti pa femra art.
    (Atė tė llojit mė tė naltė.)

    16.

    Shiheni jetėn si tė ishte njė pozė.
    Dashuria ėshtė trėndafili rozė
    Qė me erėn kėrkon tė lozė.
    E padukshmja na bėn xhelozė.

    17.

    Nė pasqyrėn e syve time ne u pafsh
    Fėrgėllon lėkura jote nėn mėndafsh;
    Mė pranė asaj pasqyre nė i vafsh,
    Qėnia jote do mbulohet: avuj, afsh.

    18.

    Nė parajsė shkofsh a u djegsh flakė,
    Tė puthshin ēupa a tė puthtė plakė,
    Gjithė pėrjetėsinė a vetėm pėr pak,
    Dashurinė e ke rreth qafės - lak.
    wrong verb

  6. #6
    vdekatare Maska e sonambul
    Anėtarėsuar
    07-11-2006
    Vendndodhja
    mbi Toke
    Postime
    26
    Do behem pastruese!
    SoNAMbul

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    19.

    Ju them ē’shoh me sytė e mia:
    Ku fillon vera mbaron miqėsia.
    Jo e dashur, s’mė ka zėnė pija,
    Ku fillon vera shtrihet dashuria.

    20.

    Ėshtė dashuria qė mė grish
    Dhe dashurisė unė s’ja prish;
    Dėgjo e dashur, nė do ta dish:
    Tė dashurave unė s’ju them ish.

    21.

    Pėr dashuritė kurrė s’u pendova,
    Unė dashuroj gjithė ē’dashurova!
    Njė herė tė vetme i tradhėtova,
    Kur brenda varrit tim shkova.

    22.

    Dashuria ime ka vetėm nisje
    Dhe porsi pylli merr harlisje.
    Zjarri nė i rėntė s’ėshtė bitisje,
    Bisku i ri ēan pėr stolisje.

    23.

    Si dimrat, nė shpella me X-e,
    E ardhmja do shėnojė apokalipse.
    Kjo profeci s’ka mesazhe mikse,
    Fitorja e njeriut ėshtė fikse.

    24.

    Vreshtėn e verės qė sapo pitė,
    Njė dorė vreshtari e krasit;
    Si lastarit qė me njė verė u rrit
    Si dashurisė i themi: Prit!
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    25.

    Sofrabezja si lugate u ngrit.
    Po prit moj erė e liqerit, prit!
    Ti pimė dy kupa pėr shpirt,
    Sakiu i ka mbushur me Pamid.

    26.

    Eh, kjo verė e kėtij Merloti,
    Pikė loti, pikė loti;
    Vjetėrohet mot mbas moti,
    Si i zoti, si i zoti.

    27.

    Le tė dalė nga qilarėt sekreti:
    Si Princi i Epirit dhe Mbreti,
    Si At Gjergj Fishta poeti,
    Kanė pirė verė Kallmeti.

    28.

    Nė botės i ke rėnė varaving
    Dhe askund s’u ndjeve “king”,
    Ndalu nė Durrės e bėje tring
    Me njė gotė verė Riesling.

    29.

    Ėshtė bėrė prej rrushit Kardinal,
    Nga shishja del si tė jetė Djall
    Dhe shkėlqen nė gotėn kristal.
    Ē’tė jetė vallė? Ė? Ē’tė jetė vallė?

    30.

    S’kish frymė ti bėja dy pyetje tė thjeshta:
    Ē’ngjyrė ka rrushi nė kėto vreshta?
    Ē’dorė i ngriti, kaq drejt, nė rreshta?
    U afrova dhe pashė ... mijra ... heshta!
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    31.

    Ma lexoi nė zemėr njė maraz
    Dhe m’u qas bukuroshja buzagaz;
    Mė nuk di e prandaj ma nuk flas,
    Se mė piu e mė dehu me Shiraz.

    32.

    Lart ngre kėngėt njė klarinet,
    Dhėndri e shthuri njė gėrshet.
    Kabėrnet! Derdhu Kabėrnet.
    Pėr ēiftin e ri – me fund ky shėndet.

    33.

    Kur mė le ti, m’u pėrmbys bota,
    Unė gjeta ngushėllim tek gota.
    Porse ti rroje – me hire tė plota!
    Mbi gota bosh kė qaja? ... unė rrota.

    34.

    Pi pėr qejf, mos pi pėr hall
    Nė do qė bota mos tė tė tallė.
    Ulu pi verė me Zot e Djall,
    Pi me tė vdekur, pi me tė gjallė.

    35.

    Nė dehesh vetėm me dy kupka
    E skuqesh siē skuqen ca ēupka,
    Brenda syve tė mbijnė mijra lulka;
    Tė kujtohet kur lozje me puthka?

    36.

    Mė thoshte nėna kur s’ja rrekja,
    Tė flija “tė madhin” qė sjell vdekja.
    Asaj tė drejtė atėhere s’i jepja,
    S’dija sa mė e madhe ėshtė pėrpjekja.
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    37.

    Kur pėr gjė tjetėr mos kem takat
    Do tė ngre njė vreshtė nė kodėr-fshat.
    Orėn me hijen e shatės do ta mat,
    Do tė shkoj rehat, mė se rehat.

    38.

    Pranė vatrės sė ngrohtė qė ndeze,
    Nėn tingujt e violinave vieneze,
    Me njė gotė Tokai hungareze
    Dhe zemrėn tėnde pėr meze.

    39.

    Ah ti, kur erdhe, ti kur erdhe,
    Demi im shpėrtheu gjerdhe.
    Por ti e zbute me pėrkedhelje,
    Si zogun e vogėl nė ēerdhe.

    40.

    O bijė e fatit tė keq! Mė dhembėn.
    Tė mė kishin zėnė kėmbėn
    Si ti do ti ngulja dhėmbėt;
    Por nė leqe kam zemrėn.

    41.

    Ē’mbanin nė bute dhe shakuj?
    Ē’pinin profetė dhe orakuj?
    Ngrin po u pėrgjigje: ujė,
    E fshehta nuk groposet nė akuj.

    42.

    Kjo verė e sjellė nga ana e anės
    Ēon peshė gazmendin e mejhanės.
    Zbrit o Krisht n’mes tė Tiranės,
    Ktheje nė verė ujin e Lanės.
    wrong verb

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •