Të dashur antar të Forumit Shqiptar do kisha dëshirë që ju të jepni mendimin tuaj mbi lirinë e shtypit në Kosovë. Çka mendoni ju si publik a munden Gazetarët në Kosovë të bëjnë punët e tyre pa pengesa si nga Qeveria, Grupet Kriminale, Grupet Kriminale Partiake ju sigurisht keni dëgjuar për vrasjet ndaj gazetarëve Kosovar të cilat kanë ndodhur deri më tani si vrasja e Xhemajl Mustafës,Bekim Kastratit, Shefki Popoves, Bardhyl Ajetit atentati ndaj Muhamet Mavrajit, atentati ndaj Fatmrie Tredevcit kallja e shtëpisë së Milaim Zekës etj.

P.S Ju lutem komentoni duke mos anuar nga askush sepse shumica e mediumeve në Kosovë janë të ndara në baza partiake e sidomos Gazetat si p.sh

Bota Sot LDK përkrahës e flakët e ideologjisë së ish presidentit Ibrahim Rugovës.
Epoka e Re përkrahës e zjarrtë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajm- e afaristit Kosvar Behgjet Pacolli dhe Kryetar i Aleanca Kosova e Re etj....