Se pari te kerkoj te falur ngaqe te theshe se do te sjell nje shkrim dhe e vonova por kjo per arsye se shkrimi me doli me i gjate nga sa e mendoja dhe per shkak te fillimit te sezonit shkollor por shpresoj se do ta sjell sa me shpejt dhe shpresoj qe te jete i tille qe te perbeje bazen per nje diskutim te frytshem e me nivel.
Desha te bej nje sqarim te vogel persa i perket ēeshtjes se llogjikes ne besim te cilen ti e ke ngritur perseri. Une te pata dhene nje pergjigje per kete dhe s'patem diskutuar me ne lidhje me kete pike. Meqe e permende perseri punen e llogjikes e pashe te arsyeshme ta citoja edhe njehere ate pergjigje qe te pata shkruar.
Une pata shkruar:
"Ti e pranon vete kete kur thua qe te kuptuarit e trinise nuk do te jete e mundur ne kete bote. Kjo eshte nje pike kyēe qe kerkon nje sqarim mbi nocionet per te mos rene ne keqkuptime. Tjeter gje eshte te kuptuarit dhe tjeter gje eshte njohja. Te kuptuarit eshte nje perkufizim, nje perfundim i ftohte llogjik qe ka te beje me mendjen ndersa njohja eshte diēka shume me e thelle, eshte perceptim, eshte si te thuash diēka qe ka te beje me subkoshiencen ose me ndjenjen. Ose si ta them me ndryshe, te kuptuarit ka te beje me pyetjen SI ndersa njohja me ka te beje me PSENE madje me diēka akoma me te thelle qe s'di si ta quaj. Per shembull ne me ane te llogjikes mund te arrijme ne perfundimin qe Zoti ekziston jashte kohes dhe hapesires por ne nuk mund ta imagjinojme kurre nje gje te teille pasi ne vete jemi brenda ketyre dimensioneve. Nejse shpresoj te me kesh kuptuar pasi e di qe s'jam shume i qarte por s'kam ē'bej. Tani vijme tek ēeshtja se mbi ē'mbeshtetet besimi. Ne Islam besimi ne Allah mbeshtetet mbi nje mase te caktuar te te kuptuarit qe perfshin pranimin e te qenit nje te Allahut si dhe disa nga cilesite e Tij. Ai qe deshiron mund te thellohet me tej sa te doje dhe kurre nuk mund t'ia gjeje fundin pasi edhe te kuptuarit eshte i pafundem. Ashtu si ti edhe une mendoj qe parajsa veē te tjerash do te jete edhe nje vend njohjeje ku njeriut do t'i hapen portat per te njohur Allahun por edhe kjo ne njefare mase mendoj une dhe jo e plote."
Gjthe te mirat
Krijoni Kontakt