Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115

    Gjon,

    Se pari te kerkoj te falur ngaqe te theshe se do te sjell nje shkrim dhe e vonova por kjo per arsye se shkrimi me doli me i gjate nga sa e mendoja dhe per shkak te fillimit te sezonit shkollor por shpresoj se do ta sjell sa me shpejt dhe shpresoj qe te jete i tille qe te perbeje bazen per nje diskutim te frytshem e me nivel.

    Desha te bej nje sqarim te vogel persa i perket ēeshtjes se llogjikes ne besim te cilen ti e ke ngritur perseri. Une te pata dhene nje pergjigje per kete dhe s'patem diskutuar me ne lidhje me kete pike. Meqe e permende perseri punen e llogjikes e pashe te arsyeshme ta citoja edhe njehere ate pergjigje qe te pata shkruar.

    Une pata shkruar:

    "Ti e pranon vete kete kur thua qe te kuptuarit e trinise nuk do te jete e mundur ne kete bote. Kjo eshte nje pike kyēe qe kerkon nje sqarim mbi nocionet per te mos rene ne keqkuptime. Tjeter gje eshte te kuptuarit dhe tjeter gje eshte njohja. Te kuptuarit eshte nje perkufizim, nje perfundim i ftohte llogjik qe ka te beje me mendjen ndersa njohja eshte diēka shume me e thelle, eshte perceptim, eshte si te thuash diēka qe ka te beje me subkoshiencen ose me ndjenjen. Ose si ta them me ndryshe, te kuptuarit ka te beje me pyetjen SI ndersa njohja me ka te beje me PSENE madje me diēka akoma me te thelle qe s'di si ta quaj. Per shembull ne me ane te llogjikes mund te arrijme ne perfundimin qe Zoti ekziston jashte kohes dhe hapesires por ne nuk mund ta imagjinojme kurre nje gje te teille pasi ne vete jemi brenda ketyre dimensioneve. Nejse shpresoj te me kesh kuptuar pasi e di qe s'jam shume i qarte por s'kam ē'bej. Tani vijme tek ēeshtja se mbi ē'mbeshtetet besimi. Ne Islam besimi ne Allah mbeshtetet mbi nje mase te caktuar te te kuptuarit qe perfshin pranimin e te qenit nje te Allahut si dhe disa nga cilesite e Tij. Ai qe deshiron mund te thellohet me tej sa te doje dhe kurre nuk mund t'ia gjeje fundin pasi edhe te kuptuarit eshte i pafundem. Ashtu si ti edhe une mendoj qe parajsa veē te tjerash do te jete edhe nje vend njohjeje ku njeriut do t'i hapen portat per te njohur Allahun por edhe kjo ne njefare mase mendoj une dhe jo e plote."

    Gjthe te mirat

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Nje pergjigjje e shkurter!

    Norca faleminderit per sqarimin, une do ti lexoj ato referencat qe me dhe, por pyetja mbetet akoma: Ku thuhet ne Kuran qe ai erdhi qe te zevendesoje Biblen?

    Per mua ceshtja eshte e qarte. Kurani thote qe ai erdhi per te vertetuar ato qe ishin shkruar me pare, dhe fakti ngelet qe ai jo vetem qe nuk e ben kete, por per me teper bien ne kundershtim shume te madh. Si rezultat muslimanet thone qe Bibla eshte ndryshuar, dhe kur une ju bera ato tre pyetjet e tjera me pare: Kur u ndryshua, Kush e ndryshoi dhe, Si u ndryshua., asnjeri prej jush nuk u mund te me jepte nje pergjigje bindese ne lidhje me kete.

    Nuk i them keto pershkak se kam deshire qe ve poshte, por per mua e rendesishme eshte qe te diskutojme derisa te arrijme ne nje perfundim bindes. Kjo nuk do te thote qe une apo ju i dini te gjitha pergjigjjet, por besoj qe ja kemi borxh vetvetes se verteten ne lidhje me temen qe po diskutojme.

    Faleminderit per mirekuptimin dhe gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Nje pergjigjje sqaruese e shkrurter

    I dashur Northenbard,
    faleminderit per deshiren e mire per sqarim dhe mirekuptim. Une te respektoj kete. Tani me kete rast, une dua qe ta zhvilloje ca me teper kete idene e llogjikes ne fe.
    Ti thua:
    Ne Islam besimi ne Allah mbeshtetet mbi nje mase te caktuar te te kuptuarit qe perfshin pranimin e te qenit nje te Allahut si dhe disa nga cilesite e Tij. Ai qe deshiron mund te thellohet me tej sa te doje dhe kurre nuk mund t'ia gjeje fundin pasi edhe te kuptuarit eshte i pafundem. Ashtu si ti edhe une mendoj qe parajsa veē te tjerash do te jete edhe nje vend njohjeje ku njeriut do t'i hapen portat per te njohur Allahun por edhe kjo ne njefare mase mendoj une dhe jo e plote.
    Une bie dakord me ty ne lidhje me idene e te kuptuarit, por Krishterimi do ishte i paplote nese ne do ta kufizonim vetveten vetem me te kuptuarit qe perfshin pranimin e te qenit nje te Perendise si dhe disa prej cilesive te tij. Pasi Krishterimi nuk eshte thjesht fe por nje mardhenie me Perendine e gjalle. Ky Perendi na e ka zbuluar vetveten ne nje menyre te atille qe ne mund te kemi nje mardhenie personale me te. Ai eshte jo vetem qe eshte pertej aftesive tona per ta kuptuar ate, por Ai ka zgjedhur qe te na e zbuloje vetveten aq sa ne mund te kemi njekohesisht nje mardhenie personale me te. Dhe menyra se si ai na e ka zbuluar vetveten eshte nepermjet Jezu Krishtit.

    Sidoqofte, qe te mos largohem nga tema, persa i perket faktorit te llogjikes, ky nuk eshte nje argument i mjaftueshem ne vetvete, pasi llogjika jone eshte e kufizuar. Kjo nuk eshte per te thene qe ajo nuk eshte e vlefshme, por fakti ngelet qe ato gjera qe Kurani i quan nje deshmi llogjike e vertetesise se tij, gjenden me pare ne Bibel, dhe Krishterimi nuk eshte me pak i llogjikshem.

    Nuk e di nese po tregohem ndopak i qarte, por ajo qe po mundohem qe te them eshte qe Kurani dhe Islami nuk jane mjaftueshmerisht bindese ne vetvete nga ana llogjike pasi Krishterimi dhe Bibla jane paralelisht dhe perpara tyre te llogjikshme, pasi erdhen perpara.

    Fakti ngelet qe Kurani pretendon qe te vertetoje dhe konfirmoje ato qe ishin dhene me perpara, dhe une mund te te them qe ai nuk e ben kete gje ne menyre te llogjikshme. Dhe meqe ju nuk jeni te gatshem qe ti pranoni implikimet e kesaj te vertete, mundoheni qe te argumentoni qe Bibla eshte ndryshuar.

    Me kete rast dua qe te jap disa sqarime ne lidhje me ato qe te Krishteret besojne ne lidhje me Biblen. Ne besojme qe ajo eshte Fjala e Perendise, jo thjesht pjese te saj por e tera ne teresi. Ne nuk e adhurojme ate, por e nderojme ate pasi ajo na jep shembullin dhe rregullat drejtuese per jeten tone si besimtare. Ne besojme qe ajo nuk eshte ndryshuar. Gjithashtu ne besojme qe ajo nuk ka gabime, dhe kur them gabime ortografike qe gjenden ne kopjet e shumta te Bibles, por gabime ne dokumentat origjinale (autografat).


    Persa i perket Trinise, ne nuk do te jemi ne gjendje qe ta kuptojme ate "plotesisht" por pershkak se Perendia na ka zbuluar gjera ne lidhje me vetveten, ne jemi ne gjendje qe ta kuptojme dhe njohim me mire, edhe megjithese nuk eshte e plote.

    Faleminderit per deshiren e mire dhe gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e behari77
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    27
    faleminderit te gjithe besimtarve per pergjigjet dhe argumnteve qe na sjellin!paqa dhe bekimi i Zotit te jene me ju!
    sa per temen;per nje besimtar qe beson dhe zbaton Kuranin kjo pyetje nuk duhet te ekzistoje dhe sa per ata qe nuk jane akoma te bindur mos te degjojne se c`far thuhet ne media po te drejtohen drejt qendrave te edukimit dhe praktikimit te fese Islame.nuk eshte asnjehere vone te ktheni ne rruge te drejte!

  5. #65
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    i krishteri:

    me fal qe s'paske kuptuar gje po po te pys thjesht fare dhe po ka mundesi dua PERGJIGJE te qarte dhe te paster
    si ka mundesi qe jane me dhjetra shtetet ne bote qe jane KUNDER luftes qe amerika po i ben irakut dhe pse amerika e do me kaq domosdoshmeri kete lufte
    jane KUNDER vende si rusia franca gjermania kina etj etj
    shume nga keto vende i quajne nismetaret terrorista
    a ka mundesi te ma shpjegosh pak kete pune dhe do kesh nje pergjigje te sakte e te paster per realitetin e tanishem nga une
    VETEM NESE ME JEP NJE PERGJIGJE TE KUPTUSHME PA OPINIONE DHE ME FAKTE
    respekt
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #66
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    per sa i perket pyetjes " A ESHTE FEJA ISLAME E PERKRYER"
    po eshte MESE E PERKRYER dhe ketu se kam llafin per njerezit po per fene
    S'KA NJEREZ DHE VEPRIME PERFEKTE PO QELLIME PERFEKTE
    dhe nese doni arsyen pse mundohuni te jetoni vetem 1 jave si muslimane te ndieni ca ndien nje musliman dhe te falenderoni KRIJUESIN me sinqeritetin e nje muslimani te VERTETE
    PEACE
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    I dashur Cinimartum,
    faleminderit per sugjerimin tend, po une kam qene nje here musliman. Puna nuk eshte thjeshte tek ndenjat, pasi une si i Krishtere kam perjetuar gjera qe jane pertej eksperiencave qe mund te kisha perjetuar si musliman. Por llogjika me ka treguar nje aspekt tjeter te te vertetes.

    Persa i perket argumentit tend nga eksperienca, une mund te te them qe nje Budist apo nje person i nje feje tjeter, mund te thote shume kollaj qe perjetimet qe ai ka pasur ne fene e tij nuk krahasohen me ato te nje besimi apo feje tjeter. Si do ti pergjigjjeshe ti ketij argumenti? Une jam i sigurt qe ti do mundoheshe ta mohoje eksperiencen e tij ne baze te bindjeve te tua qe feja jote eshte e drejte apo e perkryer. Pra, pyetja ngelet e pandryshuar a eshte feja Islame e perkryer?

    Gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •