E ata qė ishin mizorė atė qė u ishte thėnė e ndryshuan me njė fjalė tjetėr, e Ne pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli njė dėnim kundėr atyre qė ishin mizorė. 2: 59
A shpresoni se do t'u besojnė ata juve (jehuditė), kur dihet se njė grup prej tyre dėgjuan fjalėt e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenė tė vetėdijshėm (ē'bėnin) i ndryshuan ato. 2: 75
Atė (dėnim) pėr shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim tė drejtė, e ata qė bėnė ndryshime nė librin, janė nė njė pėrēarje tė largėt nga e vėrteta. 2: 176
Njė palė nga jehuditė ėshtė qė ndryshojnė fjalėt (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thėrret ti) ata thonė: "Dėgjuam (fjalėn tėnde) dhe kundėrshtuam (thirrjen tėnde), dhe thonė: "dėgjo mos dėgjofsh!" (dhe thonė): "Raina" (kėto i thonė) duke pėrdredhur gjuhėt e tyre dhe duke atakuar fenė. E sikur tė thoshin ata: "Dėgjuam, respektuam, dėgjo dhe vėshtrona", do tė ishte mė e drejtė, por pėr shkak tė refuzimit tė tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnė vetėm pak (besim gjysmak). 4: 46
Pėr shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bėmė tė forta (tė shtangura). Ata i ndryshojnė fjalėt (nė Tevrat) nga domethėnia e tyre dhe braktisėn njė pjesė me tė cilėn ishin urdhėruar. Ti vazhdimisht do tė vėrejsh tradhtinė e njė pjese tė tyre, pėrpos njė pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu i do ata qė bėjnė mirė. 5: 13
Nga keto ajete kuptohet pozicioni qe mban Kurani persa u perket librave te tjere. Ajo qe besojme ne ne lidhje me ndryshimet qe kane pesuar keto libra mbeshtetet pra edhe ne Kuran. Fjala tahrif qe permende ti kete kuptim ka, te prishesh, te ndryshosh. Edhe keqinterpretimi eshte nje nga format me te cilat eshte ndryshuar kuptimi i Bibles. Pastaj edhe vete te krishteret e pranojne qe jane bere ndryshime ne Bibel per shkak se ajo eshte shkruar ne nje periudhe te gjate kohe dhe qe ne Bibel ka edhe gabime te vogla si pasoje e gabueshmerise natyrale si njerez te atyre qe e shkruan Biblen, por te krishteret pretendojne qe keto ndryshime dhe gabime kane te bejne me gjera te vogla jo esenciale. Gjithashtu vete fakti qe kemi kater Inxhile (madje keto jane vetem te pranuarit se me gjithe ato qe ekzistonin ne shekujt e pare te krishterimit behen me qindra) eshte tregues i qarte qe asnjeri prej tyre nuk eshte origjinali dhe si pasoje qe origjinali nuk ekziston. Ndryshime madje behen edhe sot e kesaj dite. Me dhjetra sekte te reja mbijne ēdo dite si kerpudhat pas shiut dhe secili sekt ka Biblen e vet te ciles i heq ose i ve pjese sipas qejfit. Le qe edhe zyrtarisht ekzistojne disa versione te Bibles si King James Version ose Revised Standart Version. Une nuk kam njohuri te thella historike se kur u ndryshua fillimisht Tevrati ose Inxhili ose kush i beri ndryshimet por mendoj se per kete s'eshte nevoja te kesh njohuri te thelle pasi faktet jane teper evidente. Persa i perket ungjillit te Barnabase ky ungjill eshte me i aferti me Kuranin prandaj une besoj se eshte me i aferti edhe me origjinalin e Inxhilit por nuk besoj qe te jete origjinali vete dhe nuk kam hasur ne ndonje musliman qe kete liber ta konsideroje per Inxhilin e vertete.
Kur Kurani flet per Tevratin dhe Inxhilin flet per origjinalin e tyre dhe eshte vertetuesi i tyre dhe jo i versioneve te ndryshme. Megjithate per te qene i sinqerte me duhet te them qe nuk jam i afte t'i sqaroj dhe t'i argumentoj nje nga nje ajetet qe ke paraqitur ti per shkak se njohurite e mia ne aspektin historik dhe teologjik persa i perket ēeshtjes jane shume te pakta (ne aspektin historik nuk jam interesuar ndonjehere qe ta studioj me imtesi dhe komentimin e Kuranit nga i cili ndoshta de t'i kuptoja shume me mire disa gjera, pothuajse nuk e lexoj kurre) por une nuk shoh ndonje problem ne keto ajete, pare nen driten e konsiderates qe kane muslimanet ne lidhje me Biblen.
Persa i perket asaj qe Kurani thote qe fjala e Allahut nuk ndryshon, kur thuhet kjo, thuhet ne kuptimin e premtimit ose te vendimit dhe jo te fjales se zbritur profeteve te ndryshem perveē Muhamedit (paqja qofte mbi te). A e cenon ndryshimi i libirave te Tij te qenit te plotfuqishem te Zotit? Ne postimin e meparshem e preka dhe kete por si duket nuk e ke kapur. Allahu librat e meparshem ua besoi njerezve dhe nuk premtoi se do t'i mbante ato te pandryshuara duke zgjedhur qe kjo te ishte nje prove per njerezit. Kjo eshte e ngjashme me lejimin qe i beri Djallit per te tunduar njeriun dhe per te perhapur te keqen mbi toke. A thua Zoti nuk e ndalonte dot Djallin nga kjo? Jo por Ai e lejoi te keqen qe kjo te behej prove per njerezit. Keshtu Ai lejoi te ndryshoheshin librat e meparshem por dergoi Kuranin te cilin premton se do ta mbroje gjer ne diten e fundit nga ndryshimet dhe kjo eshte realizuar. Midis dy Kuraneve sado te largeta ne kohe dhe ne hapesire nuk ekziston as edhe nje presje ndryshim. Por po te mos ishte premtimi i Allahut edhe Kurani me siguri do te kishte pesuar te njejtin fat me librat e tjere.
Me respekt, northernbard
Krijoni Kontakt