Persa i perket argumentit qe Islami eshte nje fe llogjike, edhe nje here une do te thoja qe ky nuk eshte nje argument i mjaftueshem ne vetevete. Dhe persa i perket fese se Krishtere, e njejta gje mund te thuhet shume mire dhe kollaj edhe per te.
Persa i perket Trinise. Kjo doktrine, qe per te krishteret eshte dogmatike, pra e pandryshueshme, nuk eshte pershkak te shpikjeve qe Eterit e Kishes kane bere qe ne fillimet e Krishterimit. Ajo gjendet ne faqet e Bibles dhe te Krishteret jane munduar qe ta kuptojne dhe ta interpretojne ate sa me drejtesisht, pasi historia eshte e mbushur me kulte qe e kane keq interpretuar, dhe Islami eshte nje prej feve qe e vazhdon qe ta keqkuptoj dhe keq interpretoje edhe sot.
Persa i perket aftesise tone per ta kuptuar Trinitetin, ose edhe per ta shpjeguar, une mund te them qe kjo nuk ka per tu arritur ndonjehere ne kete bote, pasi nese ne do te arrinim qe ta kuptonim ate plotesisht, atehere edhe vete adhurimi yne i Perendise do ta humbte kuptimin. Por ne Bible na thuahet qe nje nga arsyet qe ekziston perjetesia, eshte qe ne ta njohim Perendine. Pra, as qe nuk ka shprese ne kete jete.
Diskutimi dhe perpjekja per te dhene nje shpjegim llogjik te Trinise vazhdon edhe sot e kesaj dite ne te gjitha qarqet e ndryshme te teologeve.
Krishterimi nuk i fton besimtaret e ve qe ta ndjekin Perendine vetem me besim dhe pa llogjike, ka shume vargje ne Bibel qe ne menyre direkte apo indirekte i mesojne dhe i inkurajojne besimtaret qe ta perdorin llogjiken e tyre qofte ne studimin dhe kuptimin e Bibles, si dhe ne aplikimin e saj. Prandaj nuk e di se ku e ke gjetur kete teori, biles do te te inkurajoja qe ta provoje me fakte nese ke mundesi.
Persa i perket konceptimit te Perendise ne Bibel, ai eshte i thjeshte dhe njekohesisht shume i thelle. Bibla permban shume thenie dhe mesime per Perendine, por ajo qe eshte shqetesuese eshte qe shume nga tiparet e karakterit dhe personalitetit te Perendise ne Bibel, jane shume te ndryshme ne Kuran. Dhe keto fakte shihen nga shume njerez si kundeshtime midis Bibles dhe Kuranit. Te tjere besojne qe nuk eshte i njejti Perendi, dhe une do ta kisha shume te lehte qe ta besoja kete, por nga ana tjeter e kuptoj qe koncepti i Perendise ne Kuran eshte nje shtremberim i shume nga te vertetat e Perendise ashtu sic ato na jane zbuluar ne Fjalen e Tij Biblen.
Krijoni Kontakt