Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 67
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115

    Gjonit

    Se pari te kerkoj te falur qe s'te jam pergjigjur per nje kohe te gjate kjo per shkak te periudhes se provimeve dhe si rrjedhim te kohes se kufizuar dhe pamundesise per te hyre ne internet.

    Vargjet Kuranore jane te qarta megjithate ti thua se mund te kuptohen ndryshe dhe se shpjegimi qe u jepet atyre eshte nje shpjegim jo objektiv i dhene per qellime te caktuara nga dijetaret muslimane. Por edhe i yti komentim mbetet apo jo? Pastaj nga vete fjala dijetare kuptojme se ato qe e kane komentuar Kuranin nuk jane kalamaj por njerez kompetente dhe ata kane dhene edhe argumentet per komentet qe kane bere por duke qene se une nuk posedoj nje tefsir te cilesor si dhe siē e kam pohuar edhe me lart nuk kam njohuri te mjaftueshme per t'i hyre me thelle ēeshtjes them ta leme me mire dhe t'i kthehemi temes. Per kete arsye sapo hapa nje teme ku dhashe ca argumente. Nese do te diskutosh per ēeshtjen e autenticitetit te Bibles dhe qendrimit qe mban Kurani per Biblen atehere do ishte me mire te hapje nje teme te re per kete ēeshtje.

    Shendet
    What is it that we're waiting for?
    Looking forward to, preparing for?
    Life kicks us in the teeth
    Yet something makes us crawl back for more

    Blood and tears upon the altars of our lives we shed
    Blood and tears until the sweet release we share in death
    Hours like days, weeks feel like years
    Decades of Tears
    Yet somehow everything seems so worthwhile
    For a moment

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    A ka ndonje person tjeter qe deshiron ta vazhdoje diskutimin?

    Gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Gjoni,

    Une hapa nje teme tjeter per ta vazhduar diskutimin duke e kthyer perseri ne teme. Meqe ajo teme u hoq prej ketu po e vazhdoj une diskutimin me nje shkrim qe shpresoj ta mbaroj dhe ta sjell brenda ca ditesh.

  4. #34
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    peace GJON
    une i lexova pak a shume te tera mesazhet dhe me vjen shume mire qe ju diskutoni dhe jepni mendimin tuaj , kjo eshte shume gje e mire, po me cudit fakti se vura re(po e them si lexuees i thjeshte dhe s'mbaj anen e asnjerit) vura re qe ne fillim qe ti paraqite vetem nje ajet ku flitej ne kuran per vertetesin e bibles dhe the s'ka me dhe me vone ty tu paraqiten te tjera dhe ti prap (megjithese mua mu duken shume te qarta ) prap mundohesh ti kundershtosh me ca interpretime qe mua s'me duken te drejta. Po flas si njeri i thjeshte qe spara ka shume dije po nga ato qe lexova pash qe keta cunat musliman japin argumente te qarta dhe llogjike dhe ti mundohesh ti kundershtosh gjasme prap me kuran
    quote:
    E ata qė ishin mizorė atė qė u ishte thėnė e ndryshuan me njė fjalė tjetėr, e Ne pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli njė dėnim kundėr atyre qė ishin mizorė. 2: 59

    Ky varg nuk verteton aspak sipas Kuranit qe fjalet ishin shkruar u ndryshuar, por thjesht tregon se si njerezit vendosen qe te mos i bindeshin fjales se Perendise duke e zevendesuar ate me nje fjale tjeter, pra ata bene ate qe deshin vete.
    une o vlla po ta them me sinqeritet qe s'di shume po mua kjo qe lexoj me duket shume e cuditshme dhe atyy thuhet
    "ate qe u ishte thene e ndryshuan " dhe pastaj vazhdohet me ate punen e kundershtimit por ti merr vetem ate pjese, pjesen e kundershtimit dhe e komenton si do vete dhe mua me duket shume i kote ky bisedim po vazhdoi ne kete menyre se kjo quhet (kundershto ca te jete e mundur me ca te jete e mundur) po te jete qe ti thjesht do te nxjerresh cene dhe gabime eshte e kote te vazhdohet keshtu se mua per vete ai shkrimi i pare i islamwey mu duk shume i qarte dhe shume bindes
    paqe
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    I nderuari Gjon
    Pyetja jote ishte: A eshte Islami fe e perkryer?

    Une pergjigjem: PO!

    Do te mundohem ta mbroj "PO" ne time sipas mundesive te mia.


    Kush e ka lexuar Kur'anin, atij i ka ra ne sy se ne nje pjese te madhe te tij flitet per jehudet dhe te krishteret. Kur e kemi fjalen per keta, nuk flitet per ta pergjithesisht po per ata qe kane devijuar nga zbulesa qe iu eshte bere Moisiut/Musait (Dhjata e Vjeter) dhe ata qe kane devijuar (nuk iu kane permbajtur me perpikeri) zbuleses qe iu eshte bere Jezusit (Dhjata e Re).
    Ata qe nuk duan apo nuk e kuptojne fare Kur'anin, ja edhe dicka:
    Kur'ani i pranon te gjithe profetet, duke filluar prej Adamit/Ademit e deri te Noah/Nuhu, Abrahami/Ibrahimi, Moisiu/Musai, Jezu Krishti/Isai e deri te profeti i fundit Muhammedi. Te gjithe keta, edhe ata qe nuk i permenda, sipas Kur'anit kane qene muslimane. Ne kete menyre edhe zbulesat e tyre kane qene islam. Dhe, meqenese Kur'ani eshte zbulesa e fundit, e cila iu eshte zbuluar profetit Muhammed permes kryeengjullit Gabriel /Xhubrilit, nuk eshte larg mendesh te vihet ne konkludim se FEJA ISLAME ESHTE FE E PERKRYER.


    Per fat te keq me duhet te them, ashtu mendoj une, problemi qendron te devijimi. Te mos shkojme me larg e te nisemi nga devijimi, ne kete menyre kemi devijimin e jehudeve, pastaj te krishtereve e pastaj edhe te muslimaneve.

    Tash dikush nga muslimanet do te kishte shtruar pyetjen: Si eshte e mundur qe edhe muslimanet te kene devijuar? Si mund te behet kjo kur ne e kemi Kur'anin, i cili nuk ben e as nuk guxon te ndryshohet? Ashtu eshte. Kur'ani s'ka nevoje per ndryshime as per nje pikė apo prejse. Duhet te ndryshohemi ne e te veprojme sipas tij.


    Perfundim:
    Islami pra eshte feja me e perkryer. Mirepo kjo eshte e perkryer teoretikisht e jo edhe praktikisht. Meqe, po te kishte qene keshtu, atehere muslimanet nuk do te kishin qene kurre aty ku jane sot.


    Ju falemnderit per vemendjen!

  6. #36
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    kush e ka pare???

    Kam pare nje kaset (filem dokumentar)i cili titullohet "ISRAEL, ISLAM, ARMAGHEDON" edhe tregonte nje gje te bukur qe mua me terhoqi shume edhe qe eshte realiste. Lufta midis islamit edhe israelit nuk eshte per shkak te kufirit por eshte lufta midis Perendise YAHWEH edhe Perendise Allah.ka qene nje urdher qe prej muhametit qe te shfaroseshin hebrenjte. gjeja qe mua me pelqeu eshte se tregoj nje gje te rendesishme..ne Bibel israelin Perendia e Permend mese 600 here ne Bibel ndersa ne kuran emri israel nuk eshte permendur as edhe njehere. Ne disa vende arabe hartat gjeografike e kane hequr kufirin e hebrenjeve edhe ne fene myslymane mesohet qe i vogel(ne vendet arabe) errejtja kundra israelit..nese e quajme islamin nje fe te perkryer behety gabim i madhe.nuk eshte se jane njerezit qe behen myslymaner qe e trasformojne por jane vet urdherimet e fese islame. ata qe ju i quani terrorista apo ekstremista, eshte gabim qe i quani keshtu sepse ata nuk jane veēse besnik te kuranit edhe te flasesh me ta, te nxjerrin vargje kuranore qe te hedhin poshte myslymanet qe jane ne shqiperi...keto jane faktet..ato qe shikojme ne jeten e perditeshme edhe jo llafurina siē mendojne disa.Une prandaj ju kerkoj myslymaneve realitetin edhe jo budallalleqe, jo fjale porjeten praktike edhe te perditeshme..!

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Pergjigjja ime e shkrurter

    Postuar mė parė nga Norēa.li
    I nderuari Gjon
    Pyetja jote ishte: A eshte Islami fe e perkryer?

    Une pergjigjem: PO!

    Do te mundohem ta mbroj "PO" ne time sipas mundesive te mia.


    Kush e ka lexuar Kur'anin, atij i ka ra ne sy se ne nje pjese te madhe te tij flitet per jehudet dhe te krishteret. Kur e kemi fjalen per keta, nuk flitet per ta pergjithesisht po per ata qe kane devijuar nga zbulesa qe iu eshte bere Moisiut/Musait (Dhjata e Vjeter) dhe ata qe kane devijuar (nuk iu kane permbajtur me perpikeri) zbuleses qe iu eshte bere Jezusit (Dhjata e Re).
    Ata qe nuk duan apo nuk e kuptojne fare Kur'anin, ja edhe dicka:
    Kur'ani i pranon te gjithe profetet, duke filluar prej Adamit/Ademit e deri te Noah/Nuhu, Abrahami/Ibrahimi, Moisiu/Musai, Jezu Krishti/Isai e deri te profeti i fundit Muhammedi. Te gjithe keta, edhe ata qe nuk i permenda, sipas Kur'anit kane qene muslimane. Ne kete menyre edhe zbulesat e tyre kane qene islam. Dhe, meqenese Kur'ani eshte zbulesa e fundit, e cila iu eshte zbuluar profetit Muhammed permes kryeengjullit Gabriel /Xhubrilit, nuk eshte larg mendesh te vihet ne konkludim se FEJA ISLAME ESHTE FE E PERKRYER.


    Per fat te keq me duhet te them, ashtu mendoj une, problemi qendron te devijimi. Te mos shkojme me larg e te nisemi nga devijimi, ne kete menyre kemi devijimin e jehudeve, pastaj te krishtereve e pastaj edhe te muslimaneve.

    Tash dikush nga muslimanet do te kishte shtruar pyetjen: Si eshte e mundur qe edhe muslimanet te kene devijuar? Si mund te behet kjo kur ne e kemi Kur'anin, i cili nuk ben e as nuk guxon te ndryshohet? Ashtu eshte. Kur'ani s'ka nevoje per ndryshime as per nje pikė apo prejse. Duhet te ndryshohemi ne e te veprojme sipas tij.


    Perfundim:
    Islami pra eshte feja me e perkryer. Mirepo kjo eshte e perkryer teoretikisht e jo edhe praktikisht. Meqe, po te kishte qene keshtu, atehere muslimanet nuk do te kishin qene kurre aty ku jane sot.


    Ju falemnderit per vemendjen!
    Kam qene dhe vazhdoj qe te jem teper i zene me shkollen, dhe kjo me ka bere qe te mos kem shume kohe per t'u pergjigjur menjehere ndaj pyetjeve te ndryshme qe jane ngritur.

    Sidoqofte, kjo eshte nje pergjigjje e shkrurter qe dua te jap pasi nuk kam me teper kohe per te dhene argumenta me te plota ne lidhje me ate qe do them.

    Se pari, per mua si i krishtere eshte shqetesues fakti qe shumica e muslimaneve, sidomos i atyre qe e kundershtojne krishterimin, e bejne kete duke mos respektuar mesimet e Kuranit, pasi Kurani vete ka shume respekt per Biblen (Tevratin, Zaburin, dhe Ingjillin).

    Fakti eshte qe kur Kurani (dhe Muhamedi) flet per gabimet e te krishtereve dhe judenjve, nuk e ben kete si rezultat i idese qe Bibla eshte ndryshuar, pasi fakti eshte qe kjo eshte dicka qe muslimanet nuk mund ta provojne me fakte historike. Por mbi te gjithat, Kurani dhe Hadithet vete, na tregojne qe Muhamedi kishte shume respekt per Biblen (Tevratin, Zaburin, dhe Ingjillin) dhe kjo eshte vetem njeri prej argumentave te shumte qe tregojne qe ai nuk besonte qe Bibla eshte ndryshuar. Per me teper Kuranin thote qe ai eshte zbuluar qe te vertetoje dhe mbeshtesi mesimet e Bibles, kur ne jemi mese ne dieni qe Kurani nuk e ben kete!

    Cinimartum, komentoi ne lidhje me njerin prej interpretimeve te mia per kete varg kuranor:
    E ata qė ishin mizorė atė qė u ishte thėnė e ndryshuan me njė fjalė tjetėr, e Ne pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli njė dėnim kundėr atyre qė ishin mizorė. 2: 59

    Une i respektoj mendimet e tij por ajo qe une lashe pa thene, eshte qe ky komentim i imi ne lidhje me kete varg, nuk mbeshtetej thjesht ne mendimet e mia, por mbi te gjitha mbi fjalet e jane perdorur ne Kuranin ne arabisht, dhe aty fjala ndryshim, nuk ka te beje me ndryshimin e fjaleve te shkruara se sa me ndryshimin nepermjet interpretimit.

    Sidoqofte, une do te te inkruajoja qe ti studioje ca me thelle argumentat qe lexon, si dhe njekohesisht ta lexoje edhe Biblen. Por nga ana tjeter te falenderoj per sinqeritetin tend!

    Tani dua ti kthehem temes qe po diskutojme: A eshte Islami fe e perkryer?

    Argumenti im eshte ky: Feja islame dhe Kurani thone qe ato permbushin dhe mbeshtesin mesimet e profeteve qe erdhen perpara tyre, dhe keta profete dhe mesimet e tyre prej Perendise gjenden ne Bibel. Por Kurani deshton qe tu permbahet mesimeve te asaj qe ishte zbuluar perpara tij. Perkundrasi ai bie ne kundershtim shume te dukshem me shume prej mesimeve dhe gjerave qe na jepen ne Bibel.

    Si rezultat, tani muslimanet prej disa shekujsh, kane qene ne nje fushate per rrezimin e vertetesise dhe autoritetit te Bibles si Fjala e vertete e Perendise! Kjo jo sepse ata e nxjerrin kete nga Kurani, por sepse ata nuk jane te gatshem qe te pranojne qe Kurani nuk eshte i perkryer, dhe si rezultat feja islame gjithashtu!

    Une po e le me kaq per tani....!

    Faleminderit dhe Gjithe te mirat.

    P.S. Ju lutem atyre qe komentojne dhe shkruajne ne kete teme, qe ti permbahen temes ne ato qe shkruajne. Ky nuk eshte nje diskutim mbi Krishterimin! Faleminderit per mirekuptimin...
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  8. #38
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    ore gjon me mua e ke ti????????????????????????????????????????????
    gjoni: "nuk ka te beje me ndryshimin e fjaleve te shkruara se sa me ndryshimin nepermjet interpretimit"
    ore gjon po si me shkrim si me kendim(interpretim) ai ngelet ndryshim more trim
    pastaj une komentova argumentat e tua jo ato te Kuranit
    pastaj kush te tha ty qe se dikam arabishten une, se e keni si zakon ju te krishteret flisni gjithe siguri sikur te kam bere koken ty une dhe ti me ke mbajt pishtarin mua
    ik ore lepurush, edhe mos me kthe pergjigje se e mora vesh si qeka feja e krishtere, edhe une qe gjith qef doja te behesha i krishtere
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  9. #39
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    ore gjon se u acarova tani
    degjo mos bej shume sikur je bir arabeje e mos bej sikur e ke arabishten gjuhe nene se s'tregon zgjuarsi ashtu
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Te nderuar
    Te gjithe ju, qofshi muslimane, te krishtere... pasi i lexova disa komentime me ra ne sy edhe kjo.

    Me nje ajet te vetem nuk mund te shpjegohet apo te interpretohet nje teme, si p.sh. kjo. Ajeti i tille qe mirret per interpretim devijon pa dashje ne keqinterpretim. Kjo nga shkaku se nje ajet nuk mund ta kuptosh krejt suren (kaptinen) dhe prap nuk mjafton kjo. Per ta kuptuar edhe me drejte duhet lexuar (kuptuar, studjuar e ndier) te gjithe Kur'anin komplet (se bashku me interpretimet qe tregojne vendin, kohen, shkakun...).

    Me ra ne sy fjala [/b]mizori[/b] e cila me se miri perkthehet si mėkat. Me kete dashta t'i ceke edhe disa fjale per Kur'anin e perkthyer nga Sherif Ahmeti, perkthim ky (me sa di une) ende i vetmi ne gjuhen shqipe. Per mua personalisht eshte perkthim e interpretim shume i dobet dhe, po te mos i kisha lexuar perkthimet ne gjuhe te huaja, s'besoj se do ta kisha kuptuar si duhet deri tash.

    Gjonit dhe te interesuarve tjere u kisha propozuar, nese kane interesim dhe e njohin anglishten, nje perkthim shume te buur ne anglishte. Nese i intereson dikujt, atehere do e kerkoj autorin.

    Cdo te mire!
    klipp&klar

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •