Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    Perëndimi, myslimanët dhe Islami

    Opinion nga Armend Nuhiu, për Shqipmedia.com


    “Isha ne Arabi - pashë shumë myslimanë, por nuk e gjeta askund Islamin, shkova në Perëndim, nuk vërejta myslimanë, por gjeta shumë elemente të Islamit”.

    Kjo thënie magjepse e një filozofi të njohur, në vete ngërthen elemente shumë sfiduese për të analizuar thellësisht diversitetet, ngjashmëritë dhe kontradiktat mes Islamit dhe vlerave të civilizimit Perëndimor.

    Ajo që shpeshherë analizohet si Islamike, në realitet eshtë dicka shumë më e ngushtë se Islami-është traditë, është zakon, ose është keqkuptim dhe shtrembërim i dogmave dhe leksioneve të Kur`anit Famëlartë. Posaçërisht do të analizoj demokracinë si sistem funksional të vendeve me civilizim perëndimor, dhe Islamin si doktrinë universale dhe udherrëfim për jetën e njeriut. Shumë teologë Islamë e urrejnë demokracinë, pasi sipas tyre demokracia është në kundështim me Islamin, dhe si e tillë duhet vazhdimisht të luftohet nga muslimanët e devotshëm. Të analizojmë se a është ky vlerësim i saktë ose real.

    Demokracia në sociologji dhe në teorinë politike definohet si udheheqja e shumicës.
    Po në realitet, ky nocion nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për ti absorbuar të gjitha vlerat, karakteristikat, ose edhe mangësitë e një termi filozofik dhe real siç është demokracia. Përveç udhëheqjes së shumicës, demokracia nënkupton edhe lirinë individuale, pa ndalesa të shprehjes verbale dhe të veprimit praktik të lirë, kufizimeve morale ose dogmatike, karakteristike për vendet që pretendojnë se i mbrojnë dispozitat Kuranore dhe ato Islamike. Njëra ndër karakteristikat kryesore te Kuranit Famëlarte është bindja pa dhunë. Bile edhe namazi(falja) është e ndaluar, nëse ajo nuk bëhet me vullnet të lirë,pa obligime kundër vullnetit të atij që falet.

    Përkundër kësaj, vendet me shumicë muslimane kanë vendosur ndalesa për gratë të dalin jashtë shtëpisë pa u shoqëruar nga anëtar i familjes mashkull, kanë ndaluar që femra të udhëtojë vetë jashtë shtetit, janë vendosur ndalesa që femra të dalë jashtë shtëpisë pa hixhab (mbulesë e zezë që e mbulon gruan,përveç syve dhe shputës së këmbëve dhe duarve). Ka ligje të rrepta për njerëzit që problematizojnë diçka në Islam,janë të ndaluara mendimet e ndryshme nga ajo që proklamohet si rregull Islame.

    Pra, jeta në keto vende në shumë sfera të jetesës-rregullohet jo me bindje të lirë të qytetarëve për respektimin e Islamit-por me urdhëra të prera,që shoqërohen me dënime të ashpra për të “padëgjueshmit”.

    Nga ana tjetër, vlerat Perëndimore proklamojnë demokraci liberale,ku secilit person i lejohet të zgjedhë vetë se si do të jetojë, si do të veshet, çka do të punojë,etj.
    Liritë individuale dhe individualizmi i ngritur në piedestalin më të lartë të shoqërive Perëndimore, e kanë shfrytëzuar shumë disidentë politikë dhe ideologjikë nga vendet e Lindjes së Mesme, dhe kanë emigruar në vendet e Perëndimit, për t’i ikur dënimeve drakonike te vendeve amë-për shkak se kanë pasur guximin të kërkojnë të drejtën fundamentale për liri të shprehjes dhe të veprimit.

    Fundamentalistët islamikë urrejnë Perendimin për shkak të lirive njerëzore-lirisë së veprimit,lirisë së shprehjes, lirisë seksuale, etj. Kjo urrejtje bëhet edhe më e madhe për shkak të xheozisë së tyre për suksesin e botës Perëndimore në sferat e shkencës, teknologjisë, mirëqenies ekonomike dhe sociale. Vlera që bota lindore nuk mund ti arrijë për një kohë shumë të gjatë,nëse nuk reformohet rrënjëisht në pikëpamjet për botën dhe faktorin e kohës si element dimanik në shoqëri.

    Shtrohet pyetja-a ka kontribuar Islami në demokraci,dhe anasjelltas-a ka kontribut demokracia ne Islamin e sotem?
    Në Evropë vërehet tendenca e konvertimeve në Islam të njerëve intelektualë, të suksesshëm në profesionet e tyre, derisa tek rinia muslimane në Ballkan dhe në vendet Perëndimore,eshtë në trend të fuqishën “uesternizimi” i shoqërisë dhë thithja e vlerave Perendimore në jetën e përditshme..

    Jo rastësisht, perëndimorët që konvertohen në Islam janë muslimanë të devotshëm dhe të përpiktë. Kjo është kështu,pasi ata e kane pranuar Islamin pa traditë-vetëm me leximin e Kuranit dhe me bindjen e tyre. Sipas meje,Islamin e vërtetë. Këtu ka rol vendimtar demokracia liberale. Sepse si e tillë, ajo mundëson cdo individ ti bindet asaj që beson,dhe të jetojë sipas bindjeve dhe preferecave të tij.

    Kjo është dëshmi e fuqishme se Islami ka dobi prej demokracisë liberale.

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nga ana tjetër, vlerat Perëndimore proklamojnë demokraci liberale,ku secilit person i lejohet të zgjedhë vetë se si do të jetojë, si do të veshet, çka do të punojë,etj.
    Ne cilin shtet paska kshtu liri o i nderuar Armend Nuhiu ? Askund nuk ka liri totale , liria totale esht shkaterrim per nje shoqeri . Nese don mos tet dalin ne qender te qytetit njerez qe kryejn marredhenie seksuale si kafshet , nese sdon qe te therren njerzit e te hahen nga kanibalet , nese don qe te mos te dhunohen femijet , mos te dhunohen grat ne rrug , ateher patjeter e ke me ndalu "lirite" e disa personave , sepse keshtu do te mbroheshte shoqeria.

    Tash te mundohemi ta gjejm demokracin liberale
    Shumica e shteteve ne bot quhen demokratike , por jo te gjitha ofrojn lirit e njejta , ne nje shtet si Holanda , ke te drejten dhe lirin me honsumu lirshem lende narkotike dhe per kete ste denon ligji . Psh. perdorimi i ekstazave , ne Holand mund me i perdor , Maqedonia poashtu shtet demokratik , i ndalon ekstazat dhe nese te gjejn ekstaz , do te pergjigjesh para ligjit.

    SHBA , sic thon disa demokracia me e madhe , ne disa shtete lejohen martesat homoseksuale , ne disa te tjera jo . U ndalua liria e personit ? Pse kto shtetet tjera spo respektojn lirit e njeriut ?? ne lidhje me ndjenjat e tyre seksuale ? Ka te tjer sikur Jozef Fritzel , monstrumi qe dhunoi vajzen e tij , ai tha se KA LINDUR PER TE DHUNUAR , po pse ky person u denua , esht liria e tij per te jetuar si te doj ?? Sic thua o Armend Nuhiu ne demokracit liberale i lejohet personit te jetoj si te doj , por ska si te duash , askund ska si te duash. Se ne bote ka 6 miliard njerez , e nese u lejohej individeve te vendosin do te dilnin 6 miliard kushtetuta te ndryshme.

    Drini i Zi (do te vazhdoj me von)

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Per ate qe muslimanet kan ngel mbrapa ne shkenc dhe zhvillim pozitiv , do te pergjigjemi ne si musliman , por kjo ngelje mbrapa nuk ka qen gjithmon keshtu , kjo verehet ne 100 vitet e fundit , para kesaj shtetet muslimane ishin "perendimi" per kto perendimoret ,sic i quan Armendi. Kur boten e kishte kaplu terri , ne shtetet muslimane shkenca , kultura , te drejtat dhe lirit e njeriut ishin ne nivelin me te lart , ne kete koh muslimanet arriten te shtrihen deri ne Austri e deri ne Spanj , Islami perhapeshte ne gjitha anet.
    Ne demokraci liberale , esht e vdekur familja ne koncept te ngusht dhe te gjer , shoqeria esht e destinuar per shkaterrim ,

    lexo thuajn katoliket :


    Benedikti XVI këto ditë ka ripohuar me forcë nevojën për ta mbrojtur familjen “si bashkim i një burri me një grua, themeluar mbi martesën”. Nuk është fjala për një çështje konfesionale ose katolike – ka thënë Papa – sepse familja është shtylla e shoqërisë, gjë që u intereson besimtarëve e jo besimtarëve. Por cili është realiteti i familjeve sot. Ia drejtuam këtë pyetje sociologut Sabino Akuaviva:

    Përgjigje: - Në shoqërinë bashkëkohore, për fat të keq, struktura familjare është ligështuar ndjeshëm, sepse i është nënshtruar një sërë sulmesh të karakterit moral, ekonomik etj etj. Kjo sjell si pasojë kolapsin e lindjeve. Ndërsa numri i lindjeve në Amerikë vijon të jetë i kënaqshëm e në vendet aziatike i bujshëm, në Evropë çiftet janë të brishta. Bashkimi ndërmjet tyre zgjat pak, nuk kanë projekte as për veten e aq më pak për breznitë e ardhshme. Prandaj mbizotëron mendimi konsumistik, që ka në qendër të vëmendjes blerjen e shtëpisë, të automobilit etj etj. E kjo sjell si pasojë kolapsin e strukturave familjare, ligështimin e tyre të mëtejshëm e, natyrisht, siç e thashë edhe më lart, kolapsin demografik, me pasoja të rënda.

    Pyetje: - Cilat janë instancat tjera që kërcënojnë themelet e familjes?


    Përgjigje: - Pa dyshim, struktura familjare e bazës, ajo e zonave si India, vendet Arabe, Kina etj, ndër ne është vënë në diskutim. Faktikisht bashkimet që bazohen mbi martesën po bëhen gjithnjë më pak të qëndrueshme e më të pakta në numër. Ka, pastaj, qytete evropiane në të cilat mbizotërojnë strukturat familjare të një seksi. Në Oslo, për shembull, familje të tilla përbëjnë 30% të popullsisë. E kjo sjell pasoja të rënda në të gjitha drejtimet; së pari krijon një jetë pa ideale, që çon, pastaj, deri në vetvrasje.

    http://www.oecumene.radiovaticana.or...lo.asp?c=78899


    Drini i Zi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Ne cilin shtet paska kshtu liri o i nderuar Armend Nuhiu ? Askund nuk ka liri totale , liria totale esht shkaterrim per nje shoqeri . Nese don mos tet dalin ne qender te qytetit njerez qe kryejn marredhenie seksuale si kafshet , nese sdon qe te therren njerzit e te hahen nga kanibalet , nese don qe te mos te dhunohen femijet , mos te dhunohen grat ne rrug , ateher patjeter e ke me ndalu "lirite" e disa personave , sepse keshtu do te mbroheshte shoqeria.

    Tash te mundohemi ta gjejm demokracin liberale
    Shumica e shteteve ne bot quhen demokratike , por jo te gjitha ofrojn lirit e njejta , ne nje shtet si Holanda , ke te drejten dhe lirin me honsumu lirshem lende narkotike dhe per kete ste denon ligji . Psh. perdorimi i ekstazave , ne Holand mund me i perdor , Maqedonia poashtu shtet demokratik , i ndalon ekstazat dhe nese te gjejn ekstaz , do te pergjigjesh para ligjit.

    SHBA , sic thon disa demokracia me e madhe , ne disa shtete lejohen martesat homoseksuale , ne disa te tjera jo . U ndalua liria e personit ? Pse kto shtetet tjera spo respektojn lirit e njeriut ?? ne lidhje me ndjenjat e tyre seksuale ? Ka te tjer sikur Jozef Fritzel , monstrumi qe dhunoi vajzen e tij , ai tha se KA LINDUR PER TE DHUNUAR , po pse ky person u denua , esht liria e tij per te jetuar si te doj ?? Sic thua o Armend Nuhiu ne demokracit liberale i lejohet personit te jetoj si te doj , por ska si te duash , askund ska si te duash. Se ne bote ka 6 miliard njerez , e nese u lejohej individeve te vendosin do te dilnin 6 miliard kushtetuta te ndryshme.

    Drini i Zi (do te vazhdoj me von)
    Me çka lexova une tekstin e maparshem aty nuk u tha t'ju jepen njerezve liri totale apo ndoshta e kupton ti kete me demokraci liberale.

    Nuk jam aspak kunder tekstit te pare dhe mendoj se kishte shume te verteta ne te .Shume shtete te lindjes se mesme veçse jane kthyer ne mesjete.
    Apo ndoshta nuk duhet ti shohim te keqijat çka po mbreterojn atje nga lindja e mesmee dhe ne te njejten kohe mos ti shohim as disa nga sistemet e mira çka i kane perendimoret.
    Eshte e vertet se edhe ne perendim ka lloj lloj te keqijash por tash per tash as qe mundemi ti krahasojm me te kqijat çka i kane disa shtete nga lindja e mesme.
    Disa nga shtetet perendimore kane marre disa sisteme te islamit kurse disa shtete muslimane kane marre sistemet e mesjetes se evropes.

    Postimi i pare ishte ne dobi te muslimanve se mjaft kane kufizime dhe padrejtesi ne mesin e tyre .Mjaft po sundohen lidhje palidhje muslimanet nga lloj lloj diktatori e mbreti .
    Ose duhet te zgjedhim Zotin dhe lirite qe ai na ka dhene ose duhet te zgjedhim diktatoret e ndryshem qe i kane muslimanet sot.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga only truth Lexo Postimin
    Me çka lexova une tekstin e maparshem aty nuk u tha t'ju jepen njerezve liri totale apo ndoshta e kupton ti kete me demokraci liberale.

    Nuk jam aspak kunder tekstit te pare dhe mendoj se kishte shume te verteta ne te .Shume shtete te lindjes se mesme veçse jane kthyer ne mesjete.
    Apo ndoshta nuk duhet ti shohim te keqijat çka po mbreterojn atje nga lindja e mesmee dhe ne te njejten kohe mos ti shohim as disa nga sistemet e mira çka i kane perendimoret.
    Eshte e vertet se edhe ne perendim ka lloj lloj te keqijash por tash per tash as qe mundemi ti krahasojm me te kqijat çka i kane disa shtete nga lindja e mesme.
    Disa nga shtetet perendimore kane marre disa sisteme te islamit kurse disa shtete muslimane kane marre sistemet e mesjetes se evropes.

    Postimi i pare ishte ne dobi te muslimanve se mjaft kane kufizime dhe padrejtesi ne mesin e tyre .Mjaft po sundohen lidhje palidhje muslimanet nga lloj lloj diktatori e mbreti .
    Ose duhet te zgjedhim Zotin dhe lirite qe ai na ka dhene ose duhet te zgjedhim diktatoret e ndryshem qe i kane muslimanet sot.
    Shnosh koka se kapuqa sa te dush.

    Ne perendim , kapuqa kan sa te dush ,por sikur skan ngel kokat , cka te duhet zhvillimi , kur ne Oslo 30% qenkan familje nje seksuale ( sdi sa esht per ti besu ).
    Muslimanet thash se skan qen ne ket gjendje gjithmon , ata me par kishin shum mir te nderlidhur zhvillimin material me ate shpirteror , ishte epok e art .

    Muslimanet ne te ardhmen do te kthehen prap aty ku kan qen gjithmon , sepse kan bazen , kan shoqerin e shendosh , me moral te lart , qe punes nuk u ikin , ata e kerkojn punen , shkojn ne Amerik , ne Europ , gjithkund ku mund te punojn , e nje dit do te mund te punojn ne shtetet e tyre.
    Te drejtat e njeriut jan ato qe jan , ska tolerim , nuk tolerohet homoseksuali , alkooliqari , narkomani , kto ta prishin shoqerin , qe pastaj te kot e ke gjithcka.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Shnosh koka se kapuqa sa te dush.

    Ne perendim , kapuqa kan sa te dush ,por sikur skan ngel kokat , cka te duhet zhvillimi , kur ne Oslo 30% qenkan familje nje seksuale ( sdi sa esht per ti besu ).
    Muslimanet thash se skan qen ne ket gjendje gjithmon , ata me par kishin shum mir te nderlidhur zhvillimin material me ate shpirteror , ishte epok e art .

    Muslimanet ne te ardhmen do te kthehen prap aty ku kan qen gjithmon , sepse kan bazen , kan shoqerin e shendosh , me moral te lart , qe punes nuk u ikin , ata e kerkojn punen , shkojn ne Amerik , ne Europ , gjithkund ku mund te punojn , e nje dit do te mund te punojn ne shtetet e tyre.
    Te drejtat e njeriut jan ato qe jan , ska tolerim , nuk tolerohet homoseksuali , alkooliqari , narkomani , kto ta prishin shoqerin , qe pastaj te kot e ke gjithcka.
    pershendetje o drini.

    Shume mire po thua shnosh koka se kapuça ka sa te duash por duhet te jemi real dhe ti shohim mangesite tona e te mundohemi ti permirsojm , se ne shume vende te lindjes nuk ka te shendosh as koka as kapuça.

    Ne qofte se nuk i shohim gabimet tona dhe nuk mundohemi ti permirsojm atehere çdo gje tek ne eshte e humbur. Nuk duhet te flasim ne jemi ma te miret dhe krejt te tjeret jane te kqij.

    Nuk eshte per tju besuar gati asnje sondazhi , ndoshta ne perendim ka disa lloje te amoralitetit por ne disa shtete muslimane i vrasin vllezerit e vet duke jau ndaluar edhe ujin e pijshem

    Te drejtat e njeriut nuk jane vetem dikush te jete homeseksual apo alkoholist , kto menjeher le ti ndalin ne qofte se me pyet mua por ka edhe drejta tjere qe aspak nuk perfillen ne disa shtete te lindjes se mesme .
    I vjedh mbreti nje miliard "dijetaret" veçse e lavderojn e ne tjetren ane vjedh nje fukara diçka te vogel ja presin doren apo i han 5 vjet burg.
    Drejtesia dhe te drejtat e njeriut ne islamin e vertet nuk jane te pandara .
    Njerezit qe jane ne pushtet ne lindjen e mesme se bashku me dijetaret e tyre jane ma hipokritet qe existojn. Te ta ka ligje e denime vetem per klasat e uleta te popullit dhe jo per biznesmenet dhe eliten e larte.

    Ishalla behet mire ne gjithe boten po e mbyll me kaq.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  3. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  4. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •