Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Miliarderët e huaj shfrytëzojnë krizën globale për të blerë prona në Shqipëri

    albania


    Miliarderët e huaj shfrytëzojnë krizën globale për të blerë prona në Shqipëri


    Ervin Koçi

    Kriza financiare globale, e cila hodhi në tokë vlerën e pasurive të patundshme në të gjithë botën, e sidomos në SHBA, duket se ka favorizuar vendin tonë. Prona të ndryshme dhe me një vlerë realisht të madhe, por me çmime të lira, që kanë dalë në shitje në mjaft zona të vendit, kanë bërë që prej tyre të joshen me dhjetëra pasanikë e biznesmenë të huaj. Investitorët janë të ardhur nga Britania e Madhe, Spanja, Rusia, Serbia dhe nga Arabia Saudite. Sipas burimeve nga agjencitë imobiliare, vëmendjen e tyre e kanë tërhequr apartamentet në Farkë apo Kashar, si dhe troje përreth Aeroportit të Rinasit ose në Shëngjin, në Gjirin e Lalzit dhe në Sarandë, të cilat në një pjesë u janë shitur të huajve. Në një kohë kur diskutohet siguria e depozitave bankare në të gjithë botën, në vendin tonë po vihet re një vëmendje më e madhe e të huajve për blerje të pronave të patundshme. Në kushtet kur ende pasiguria ka pushtuar sistemin bankar, duke filluar nga qendra botërore, ekonomia amerikane, duket se investitorët e mendojnë me më pak risk blerjen e trojeve e objekteve të patundshme në Shqipëri, për t'i shitur më pas, ose për t'i përdorur për investime në një moment më të favorshëm të ciklit të zhvillimit ekonomik botëror. Megjithatë, ecejaket e tyre në bregun e Rivierës së Jugut, deri tani, theksojnë imobiliarët, janë frenuar për shkak të mungesës së vazhdueshme të një plani përfundimtar, që të përcaktojë zonat ku mund të ndërtohet dhe ku jo.

    Pse blejnë në Shqipëri

    Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të patundshme, “Shqipëria është vendi më i lirë në rajon dhe çmimet pritet të vazhdojnë të rriten në të ardhmen”. Sipas vlerësimeve të një agjencie me kapital të përbashkët, çmimet e trojeve përreth zonës së aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit janë në nivelin 50-60 euro/m2. Ndërkohë, zona pranë aeroportit ndërkombëtar të Sofjes, në Bullgari, ka një kosto sa dhjetëfishi i kësaj: afro 500 euro për metër katror. Agjentët imobiliarë konfirmojnë se, “tani që tregjet e zhvilluara botërore po kalojnë një periudhë të vështirë, Shqipëria është ‘e painfektuar’ nga ky fenomen”. Të dhënat nga bankat, financat dhe pasuritë e patundshme konfirmojnë një shëndoshje të mëtejshme dhe parashikimi është mjaft pozitiv. Sipas ekspertëve imobiliarë, kjo mund të jetë ndër herët e para në historinë ekonomike ku Shqipëria dhe i gjithë Rajoni i Ballkanit duken më mirë se Bota e Zhvilluar, pasi ecuria është mjaft e mirë. Fakti, që mjaft kompani “të brishta” ndërkombëtare po hasin vështirësi në vendet e zhvilluara ku veprojnë, heq mundësinë e shtrirjes së tyre në Shqipëri dhe si pasojë e “shpëton” tregun nga kompani të huaja që nuk kanë kapitalet dhe seriozitetin e duhur.

    Zonat ku blejnë të huajt

    Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, kërkesat nga investitorët e huaj janë në rritje. Zonat më të preferuara mbeten ato bregdetare. Çmimet në Gjirin e Lalzit variojnë nga 50-150 euro/m2. Sipas agjentëve, kjo zonë është në zhvillim dhe me shumë interes. Ajo është pranë Aeroportit të Rinasit, rruga është duke u shtruar, ndërkohë që rëra dhe deti janë shumë të pastër. Në fakt, qëllimi për shumë investitorë të mëdhenj që kanë nisur ta vizitojnë Shqipërinë dy vitet e fundit, është që të blejnë sa më shumë tokë në bregdet, të bashkohen dhe të ndërtojnë zona rezidenciale. Kjo do t’i lejonte të huajve në përgjithësi që të shijonin vendin pa vënë re realitetet e tjera negative. Zona e Lalzit ka edhe privilegjin që është ndër të paktat që ka një studim urbanistik të zonës turistike. Në të janë caktuar zonat më të përshtatshme për vendosjen e strukturave turistike dhe kushtet kryesore për ndërtimin e tyre, rregullat dhe normat urbanistike dhe arkitektonike. Nga ana tjetër, edhe Jugu është gjithnjë e më shumë nën “presionin” e të huajve, që kërkojnë të investojnë në ngritjen e komplekseve apo fshatrave turistike. Deri tani, sipas informacioneve të agjencive imobiliare, “vetëm disa investitorë rusë kanë mundur që të blejnë disa hektarë tokë në Ksamil të Sarandës, fare pranë me bregdetin”. Ndonëse i rrethuar nga një numër pikash turistike europiane, turizmi për investitorët, kryesisht rusë në Shqipëri, është ende i pazhvilluar, duke pasur perspektivën që të bëhet një vend mesdhetar tërheqës.



    Imobiliarët: Tregu i pasurive të patundshme, i stabilizuar

    Agjentët imobiliarë shpjegojnë se kohët e fundit qytetarët e kanë rritur kërkesën për të blerë apartamente me kredi, por problem mbetet ende hipotekimi i ndërtimeve të reja.
    Përsa i përket tregut të qirave, agjentët imobiliarë shpjegojnë se ka pasur një rritje të çmimeve për apartamentet e vogla për shkak të ardhjes së studentëve, por sipas tyre, bëhet fjalë për një rritje artificiale që zgjat për një periudhë të shkurtër kohe. Ekspertët imobiliarë gjykojnë se ky është një moment që duhet shfrytëzuar nga Shqipëria, pasi parashikimet për zhvillimin e saj janë mjaft pozitive. Edhe në deklaratën e tij zyrtare Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar se vendet e rajonit nuk parashikohen të preken nga kriza globale. FMN-ja pret që rritja ekonomike në zonën pesëmbëdhjetëvendëshe të euros të bjerë dukshëm në 1.3 për qind në vitin 2008 dhe pastaj vetëm në 0.2 për qind vitin tjetër. “Ndërsa ekonomitë e Europës Juglindore po gëzojnë ende "kohë të mira", ato duhet të ndërmarrin veprime për të kontrolluar balancat e jashtme e të brendshme”,- thotë Fondi.



    INSTAT: Rritet xhiroja dhe fitimi në zyrat e Postës në 3-mujorin e fundit

    Xhiroja totale e vlerësuar me çmimet korrente në aktivitetin postar, u rrit 28.3 për qind më shumë në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2007. Për sektorin e komunikacionit, rritja e këtij treguesi është 4.6 për qind më shumë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues në posta paraqitet me rritje prej 16.1 për qind, ndërsa në komunikacion, pësoi një rënie prej 2.2 për qind. Referuar të dhënave të INSTAT-it, numri i të punësuarve në aktivitetin postar u rrit 6.9 për qind dhe pagat 20.4 për qind. Ndërsa në sektorin e komunikacionit, numri i të punësuarve u rrit 9.6 për qind dhe pagat, 9.2 për qind.




    23 Tetor 2008

    Ekonomi
    Miliarderët e huaj shfrytëzojnë krizën globale për të blerë prona në Shqipëri
    Kolaudimi i automjeteve, tri kompani të huaja në garë për tenderin
    Kompanitë austriake, interes për të investuar në Shqipëri
    “Philips” vjen në Shqipëri me produktet e ndriçimit
    KLSH-ja zbulon parregullsi dhe shkelje me mbivendosjen dhe regjistrimin e pronave
    Investitorët gjermanë: “Nuk ka investime pa zgjidhje të çështjes së pronave”
    Mungesa e kasave fiskale, një tjetër problem për biznesin e vogël
    Ulja e çmimit të naftës nuk reflekton në biletat e transportit të udhëtarëve
    Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas dhurojnë gjak në ditën e festës së tyre
    Raporti: Bizneset shqiptare jane primitive, nuk perdorin sherbimet ne internet
    Dhënia e kredive, bankat private shtojnë procedurat e garancive dhe kërkesat
    Privatizimi, kualifikohen 8 kompani për INSIG-un
    Loja me çmimet e ushqimeve, Ministria e Bujqësisë njofton ulje me 3 për qind
    FMN: “Qeveria, kujdes me shpenzimet buxhetore për fushatën elektorale”
    “Sfida e Mijëvjeçarit”, luftë kundër korrupsionit dhe reformë të thellë në Tatime
    Taksat e automjeteve, amnisti për taksën e regjistrimit vjetor dhe të qarkullimit
    Çmimi i naftës në vendin tonë bie vetëm me 3.3 për qind
    Kursi i këmbimit, leku me kuota të qëndrueshme në tregun valutor
    Ekspertët e bankave: “Ekonomia shqiptare rrezikohet nga kriza e besimit”
    Java nisi me një ulje të re të çmimit të karburanteve
    Autoriteti i Konkurrencës: “Tregtimi i naftës në vend me pozita monopol”
    Kriza financiare, Europa e gjitha në lëvizje për marrjën e masave “on block”
    Raporti i BSH-së, portofoli i depozitave bankare është 363.7 miliardë lekë
    Kursimet, bankat marrin masa të reja sigurie
    Kursimet, bankat marrin masa të reja sigurie
    Ekspertët: Kriza ekonomike do të prekë çmimet e ushqimeve dhe të lëndëve të para”
    “Eagle Mobile” regjistron abonentin e njëqindmijtë në një kohë rekord
    Apartamentet dhe pronat, ja sa kushtojnë në qytetet kryesore të vendit
    INSTAT: “Nafta jep ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave nga akciza”
    FMN-ja i “bën qejfin” qeverisë: “Jeni larg nga kriza financiare globale”

  2. #2
    Shqiperia po i shitet miliardereve Boterore ne menyre te padrejte. Ata nuk paguajne fare sepse qeveria u ka borxhe atyre.

  3. #3
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    E harruat moton antikombetare Shqiperia 1euro?

  4. #4
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    E harruat moton antikombetare Shqiperia 1euro?
    Shumë e lezetshme ajo Shqipëria 1 Euro!
    Shkon një i huaj në Shqipëri dhe vetëm se ka një passaport të ndryshme nga ajo e Shqiptarëve ka mundësi të bleje dhe të ndërtojë pallate me një grusht Eurosh ndërsa prindërit tanë që kan punuar në Aksione Vullnetare natën dhe ditën, që kanë punuar për gjithë jetën e tyre për 600 Lekë të reja në muaj nuk kanë të drejtë as të kalojnë nën hijen e gradaçelave që ndërtojnë trafikantët dhe kriminelët e luftës së Ish-Jugosllavisë, si rasti Fazlliç por jo vetëm ai, edhe të tjerë Viça duke përfshirë këtu kry-viçin Berishoviç
    Këta palaço që bëjnë tregëti me djersën e prindërve tanë
    Këta maskarenj që i kan nxjerrë pasuritë kombëtare në pazaret e sendeve të përdorura dhe kërkojnë lëmosh vetëm që të fusin disa cent në xhepin e tyre.
    Është për të ardhur keq që brezi që e ndërtoi dhe e solli në ditët tona Albtelekomin, Insigun, Fierzën, Komanin, Metalurgjikun e Elbasanit, Uzinat dhe Kombinatet e vendit, TECet, Fabrikat dhe punishtet kudo nëpër qytete dhe fshatra
    Hotelet dhe Shtepitë e pushimit.........
    Të gjitha u shitën por kush i bleu dhe çfarë bëri me to?
    Kjo është arsyja pse Shqiptarët emigrojnë sepse Uzinat dhe Kombinatet u mbyllën dhe Fabrikat u kthyen në punishte, ato që ngelën dhe u privatizuan nga të huajt i shfrytëzojnë Shqiptarët si skllevër të ardhur nga Afrika e zezë. Qeverria jonë ndoshta nuk e ka kuptuar akoma ose thjesht nuk i intereson të kuptojë se pavarsia ekonomike është pavarsia e vërtetë e vendit. Me keqardhje më duhet ta pranoj se politikat ekonomike në Shqipëri varen nga dëshira e Qeverrisë Greke se sa para do të lëshojë në tregun e vendit tonë kur 80% e Bankave janë Greke, telekomunikacioni është i kontrolluar nga Kompani Greke, Tenderat e çfardollojshme "fitohen" gjithmonë nga kompani Greke, edhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian çuditërisht kalojnë nëpërmjet Greqisë, po ashtu burimi më i madh i të ardhuarave në vend vjen po ashtu nga emigrantët Shqiptar në vende të ndryshme të botës por që rekordi mbahet nga ata në Greqi.
    Dhe rezultati i të gjitha këtyre është influencimi i Greqisë sipas preferencave të tyre në zgjedhjet politike në Shqipëri
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #5
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    E harruat moton antikombetare Shqiperia 1euro?
    white-knight e ka me te reja ate 1 euro ai

    Ajo qe te vjen keq eshte se ne shqiptaret s'jemi te zote per veten tone e vine te huajt na e marrin kalane nga brenda. E mira eshte se kjo gje do zhvilloj ekonomine e vendit, ndoshta turizmin a ku di une... e keqja eshte se gjithe parate do shkojne ne xhepa te gabuar...
    Do ishte mire qe qeveria shqiptare te ulte taksa dhe te ndihmonte shqiptaret qe te investojne ne vendin e tyre. Ka shume shqiptare qe pas shume vitesh emigrim do te ktheheshin te investonin ne vendin e tyre, po ku te vine???????
    Ne nje vend ku taksat qe paguajne shqiptaret jane 5 fish me te larta se taksat qe paguajne te huajt?
    Cfare biznesi mund te hapin ketu ku jemi 12 ore pa drita e pa uje???????

    Vertete per te ardhur keq, sepse jemi nje vend i pasur, por s'dime te perdorim pasurite qe kemi.
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga milanistja_el Lexo Postimin
    white-knight e ka me te reja ate 1 euro ai

    Ajo qe te vjen keq eshte se ne shqiptaret s'jemi te zote per veten tone e vine te huajt na e marrin kalane nga brenda. E mira eshte se kjo gje do zhvilloj ekonomine e vendit, ndoshta turizmin a ku di une... e keqja eshte se gjithe parate do shkojne ne xhepa te gabuar...
    Do ishte mire qe qeveria shqiptare te ulte taksa dhe te ndihmonte shqiptaret qe te investojne ne vendin e tyre. Ka shume shqiptare qe pas shume vitesh emigrim do te ktheheshin te investonin ne vendin e tyre, po ku te vine???????
    Ne nje vend ku taksat qe paguajne shqiptaret jane 5 fish me te larta se taksat qe paguajne te huajt?
    Cfare biznesi mund te hapin ketu ku jemi 12 ore pa drita e pa uje???????

    Vertete per te ardhur keq, sepse jemi nje vend i pasur, por s'dime te perdorim pasurite qe kemi.

    ... Rri moj milaniste mos ja fut kot. Kush ka dashur nga shqiptaret ka investuar sa i ka çare piten dhe s'ka paguar taksa fare. Gjithe ato ndertime e vila e fabrika shqiptaret i kane bere moj milaniste. Ato qe vendosen te benin biznes ne Shqipri e vazhduan dhe e kane akoma, biles jane bere me te fuqishem. Sa emigrante shqiptare ka qe kane miliona €uro dhe nuk i investuan ne Shqipri sepse u stepen nga taksat apo nga ''ambjenti'' pa drita e pa uje ??? Per mendimin tim asnje ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Porblemi qendron sepse historikisht shqiptaret jane udhehequr nga tipa qe duan se s ben nje "Zot" te huaj siper kokes qe ti udheheqi ne rrugen e drejte dhe drejt zhvillimit.Problemi eshte se ne presim nga jashte dhe perhere kemi pritur nga jashte,te padisiplinuar,jo pune dashes dhe kjo nuk eshte faji i popullsise te thjeshte por i liderve "te mire".
    Zyrtarisht Shqiperia eshte e pushtuar.Ka kolonizator sa te duash.Ja psh hidhini nje sy bankave austriake e greke sidomos qe kane mbire si kerpudhat pas shiut dhe e forta me keto banka eshte se nuk japin kredi per te gjithe ose edhe kur japin te japin me nje interes qe te thyen brinjet.Te gjitha keto jane vec fantazma dhe "kolonat" e pushtimit te Shqiperise nga te huajt,mafioze e "te ndershem".

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Kujt ja blejne tokat keta o Brari?
    Shtetit, zaptuesit (majtist ose djathtist qofte) apo pronarit te ligjshem qe mezi mbyll 15diteshin?
    Kjo eshte farsa me e ndyre e luajtur mbi kurrizin e ketij populli, dhe dicka qe kurre nuk i faled dot qeverive "te djathta" qe ka pasur Shqiperia ne keto 16 vite.
    Toka ende nuk i eshte kthyer pronarit te ligjshem.

    Megjithate, Shqiperine e kanos nje rrezik i ri, te cilin ose nuk e ka parashikuar njeri, ose lihet ne heshtje per arsye te vecanta.

    Me krijimin e akseve rrugore qe lidhin Veriun (me ne fund) me boten, dhe pozita gjeografike dhe rendesia qe do marrin ato zona, do nxisi tani luften per tokat e veriut.
    Gjakmarrja do rinise nga fillimi pasi Kukesi, Tropoja etj, do filloje te luftoje per tokat e veta duke ndjekur modelin e zaptimit qe u be mode gjate ketyre viteve te fundit.

    Versioni tjeter i mundshem, Cac Angjelet & co do i blejne per nje cape buke nese nuk i kane blere ende.

    Do zoti punet behen sic duhet dhe kjo te evitohet.
    Mesues pune me dru.

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •