Gjithcka mund te ndodhe ne nje ore te mbushur plot me njerez. Por Brunetto Latini fle. I merzitur nga nje dite e mbuluar me diell, tashme mbeshtet koken ne cepin e nje rruge e enderron. Merr fryme me veshtiresi, e here pas here nderron krahun duke u rrotulluar. Ndjen te ftohte, por me vite eshte mesuar te jete i vetem ne drithmat e tij. Ne anen tjeter te rruges ndrisin dritat e nje qyteti qe jeton. I behet mire kur te tjeret kthehen te lodhur pas restoranteve e festave gjithe zhurme, per t’u ndalur afer tij. E shohin nga afer e iu vjen cudi, i hedhin monedha mbi xhakete e rrokullisen ne vend tjeter duke bere kryqin me duar.
-Sa njerez te mire,-peshperit Bruneto Latini, rrugaci i Via del Corso-s, qe ngrihet e i ndjek nga afer derisa largohen.
Kalojne pak caste qe ai te ndjehet i qete. Dikush i vjen afer dhe qesh.
-Ti po fle?-e pyet, por Bruneto Latini ka kopsitur mendimet brenda jetes se vet.
-E pamundur,-thote i panjohuri dhe e shkund disa here. –Ti nuk je kafshe qe te flesh me kembe!
Bruneto degjon, por nuk guxon te hape syte per te dalluar njeriun e habitur. Sikur ka kaluar nje shekull qe kur ai mbeshtet eshtrat pas parmakut te asaj rruge e enderron ne nje gjume te thelle jeten e njeriut qe fle me kembe.
-Eshte me mire keshtu,-peshperit Latini, e pikerisht kjo shtyn prapa te panjohurin, qe sikur te kishte prekur me dore dicka pa ngjyre ngre gishtin e tregon:
-Ti…Levize…-Nuk jam …,-peshperit i gjori rrugac, e ben te zgjase doren mbi shpatullat e tjetrit.
-Qendro ketu! Qendro! Mos merr me mundimin te mashtrosh njerez te ndershem si une.
Bruneto sheh pertoke monedhat e qesh. Mbush grushtin me to e ia afron para fytyres te tremburit.
-I do ?-thote me peshperima, e i flakurin tutje, ku nuk duken me.
-I cmendur ! PO shkoj te therras policine !
-Ti nuk e di c’me thua,-peshperit nen ze rugaci i Via del Korso, e duke terhequr pas vetes hapat nis te shetise. Gjumi i tij eshte marrosur. Frymemarrja i ulet diku afer stomakut, per ta kerrusur te gjithin. Nga hundet i rrjedh pluhuri i hapave qe ka bere gjithe diten.
-Po ik,-thote si eshte larguar sa duhet.
Jane te rralla mbremjet kur ai qendron akoma zgjuar. Merr te shetise rrugen e Tritonit, pastaj i vjen keq. E perse i duhet te prishe mbremjen e te panjohurve qe do tremben bashke me te? Leviz i heshtur afer nje rrugice, nxjerr nga hici shishen e fillon te pije.
-Sonte,-peshperit, e fsheh syte nen duar kur i kalojne afer turiste qe e perkedhelin plot te qeshura.
-Mirembema Antonio,-i dergon pershendetjet nje plaku qe fikson mermeret e trotuarit. –C’fare je duke bere?
Plaku i afrohet gati per ta prekur, pastaj i kercen persiper duke i mberthyer duart ne fyt. Eshte nje beteje e ashper, e qe ne fillim Bruneto Latini ka frike. Kundershtari i tij ka me shume vite, e megjithate eshte i ngrene, i pire, duart i rreshkasin me lehtesi e me gjithe qejf mund te zbrazin shpirtin e tij ne koshin e plehrave.
Shkeputet me vrap, tashme armiku dergjet i mundur e gjithe gjak perdhe. –E kerkove vete, peshperit, e merr bulevardin afer sheshit Republika. Aty mbeshtetet ne nje shatervan te veshur ne uje e shpelan gjakun.
Perkul buzet e pi derisa ngopet. Gjen kohen e duhur te pervidhet kur nje punonjes komisariati i vihet pas e kerkon ta shoqeroje ne burg.
-Shpetova,-peshperit, ndersa kembet e cojne afer dritave, tek altari i kombit. I afrohet nga prapa Sheshit Venecia. E kupton qe ka shkuar larg. Turistet qarkullojne te trembur kush e di se ku.
-E dini ku eshte stacioni me i afert i trenave?-e ndalon zeri i qeshur i nje femre.
Kthehet dhe i buzeqesh. Buzet e saj ndrisin ngjyren e nje jete te lehte. Pa telashe. Ngre gishtin duke treguar drejtimin e Terminit, pastaj i turbulluar vazhdon me tej. Vetem si mbeshtetet i lodhur koken mbi gjunje, gjen guximin t’i klithe nga prapa:
-Ti piace sta’ cittą, signorina?
Ia mbath me vrap i bindur qe e ka gabim.
Akoma nuk ka gjetur nje vend te kaloje naten. Sikur mos i shkoje nder mend per veten e tij, ferkon gjoksin e krenohet. –Me pyeti mua,-thote me nje ze te tendosur, e kordat e tingujve shkunden te habitura vendit. Sikur Bruneto Latini te kishte harruar kohe me perpara te fliste.
-PO fle miku im?-i vuri mbi duart persiper njeriut qe dergjej ne shkallet e nje farmacie.
-Hiqmu sysh dreq,-degjoi neperdhembjen e tjetrit.
-Nate magjike,-mendoi Bruneto Latini. Nxorri nga vetja monedhat e i vuri diku me larg trupit te atij qe flinte.
-Sikur neser mos kem ate qe meritoj, me mire te vdes,-e iu mbush mendja te bente nje shetitje te plote ne mbremjen e Romes plot me njerez. Perplasi hapat me guxim e duke tronditur nen vete nje melodi te dhimbshme doli ne Sheshin e Popullit. I vetem, nen eren qe e rrokullisi ne qender, kuptoi friken e tij.
-Duan mos me njohin mua,-lehtesoi trupin nga dyshimet. –Prandaj nuk ka me njeri ketu.
E duke kujtuar qiellin e zhveshur nga rete, filloi te pije prape, sikur mos kishte gje tjeter me te mire per te bere gjate gjithe jetes.
-Dua te me afrohet nje njeri tjeter e te pyese stacionin e trenit,-mendoi. Kishte nje deshire te fshehte te fliste, e si te kishte dhene informacionin, te hiqte pas vetes fjalet e shqiptuara per t’i mbeshtjelle si gazeta gjumi mbi vete. C’po kerkon akoma?!-qeshi me bindje, e duke drejtuar gishtin ndaj tij, klithi:
-Lamtumire!
I mjeri Bruneto Latini qe e brakisen te gjithe ne diten e tij te pushimit. Me mire qe nuk dinte te qante, perndryshe do ishte dorezuar nje ore e me pare, e do i zinte vendin nje tjeter rrugaci, per te fjetur ne kembe sic dinte te bente vetem ai.
Levizi me dhimbje deri afer piaza di Spanja-s. I kishte kaluar rrembimthi Fontana di Trevi-t, por me kohe s’po gjente me busullen e nates. Sikur merrte fryme i vdekur, aq sa u plandos pertoke i dorezuar duke genjyer veten:
-Pergjithmone e njejta melodi! Sic po e shikon, kjo ka per te qene ketu e deri ne fund jeta jote. Tani nuk je me djale, trupi po flashket e heret a vone do detyrohesh te shtrihesh si gjithe te tjeret, te flesh aty ku kane shkelur hapat e njerezve, ku do shkelin njerez te tjere, qe duan s’duan do te te kapercejne, a do sperkatin me balte fytyren tende diteve me shi.
Me pelqeu kjo,-i tha vetes e filloi te vizatoje ne buze nje melodi te ulet, qe fliste per nje dite me shi, si ajo qe sapo mendoi.
Ishte kenga qe Brunetto Latini kishte mesuar shume heret. Mbeshteti njeren dore ne ndertesa afer. I veshtroi tullat e kuqe me cudi. Pastaj shtremberoi fytyren, kulloi djersen nga balli e duke u munduar te beje dicka, peshperiti:
-Te hapja pertej murit kanaten e kohes sime. Atehere kur isha nje tjeter, e vitet qe kam me dukeshin nje enderr akoma larg. T’i shkoja afer motres sime e ta nenshtroja koken qe te perkedhelesha prej saj. Jo, Brunetto, e di mire qe s’duhet te shpresosh as edhe ne endrrat e tua. Ti je vetem, s’mund te ekzistosh po i mendove gjithe ngjyra fasadat qe te rrotullojne. …As vete nuk e prisja te shkonin deri ne kete pike gjerat!
Filloi te ece, pastaj duke hapur gojen i shtangur, degjoi te fliste vetveten:
-Domethene nje dite prej ditesh mund edhe te vdes ne rruge me kembe. Te tjeret s’do bejne tjeter vec do largohen, me larg, me larg, aty ku nuk i besdis me prania dhe era e trupit tim. sa keq sikur te jete ashtu!
Nese e vendosa qe do vdes, ia vlen te te pakten ashtu si dua une !
-Buzeqesh,-degjoi zerin qe pasoi me shkrepjen e nje blici. Ishin turiste kineze, te dy te armatosur me telekamera e aparate fotografike, qe i bene sfiden e befasise.
-Edhe nje, me beni edhe nje ne kete menyre,-e Brunetto Latini shpelau me vere duart qe i mbeshteti mbi floket per t’i rregulluar.
-Edhe nje, edhe nje,-kurse kinezet qeshnin dhe e fotografonin. Njeri prej tyre i shkoi afer e i zgjati monedha pesedhjete centeshe. –Nuk,…nuk…, -peshperiti nen ze Brunetto Latini, e ktheu kurrizin, kurse kinezi me doren e zgjatuar, iu afrua shokut duke e pyetur:
-Brenda aparatit eshte akoma filmi qe harxhuam te Sheshi i Luleve ?
Tjetri qeshi e i shkeli syrin. U nisen ne ane te kundert me Brunetto Latinin, per te hedhur te Fontana di Trevi monedhat e refuzuara prej rrugacit.
-Te jete kjo perralla e vogel e jetes sime? Nje perralle qe bie ere, vertet. Nuk duhet t’i jem me besnik mendimeve. Tani e di . Keshtu trishtohem. Shume shpejt fytyra ime do qarkulloje ne tjeter kontinent. Kinezet qe do e shikojne, do habiten, do me sodisin me sy, mua, Brunetto Latinin, derisa fotografia te zhvleftesohet diten tjeter e mua te me hedhin ne koshin e mbetjeve.
O zot,-klithi e u ul ne gjunje. Filloi te pije prape. Tani po degjoheshin zera te tjere njerezish. Ishte afer Piaca di Spanjes. Nxitoi te shikoje c’po behej. Diku afer ambasades spanjolle ngrihej nje drite e vdekur, qe binte mbi njerez te ngujuar me kembe.
Vrapoi afer tyre e shume shpejt gjeti eren e qirinjve afer hundes. Ja nga vinte drita.
Uli ritmin, e me koken e perkulur, dalloi qe ata po qanin. Pertoke lepihej zjarri i qirinjve qe digjeshin pa zhurme.
Asnje nuk ngriti syte per ta pare. Vetem nje dhimbje e ekzagjeruar, shume here me e madhe se vete dhimbja qe Brunetto Latini ndjente brenda gjoksit kur shikonte driten e qiellit ne mengjes.
Kishte ndodhur dicka e poshter. Ai e ndjeu kete. Rrokullisi krahun brenda xhaketes, por shishja tashme ishte zbrazur e gjitha.
U smbraps disa hapa, perballe ambasades qendronin disa makina policie. Uniformat qendronin me kembe, me duart e kryqezuara ne kraharor, te pafuqishem e te zene ne faj njekohesisht.
-C’ka ndodhur,-i pyeti Latini, duke shenjuar me gisht turmen e njerezve qe qanin.
-Nje fatkeqesi!-i foli me i riu i policeve.-Ne Madrid sot kane humour jeten njerez te pafajshem.
-C’iu ndodhi?-pyeti plot habi rrugaci i Via Del Korso-s.
-Shperthyen bashke me trenat ku kishin hipur,-vazhdoi me i riu i policeve.
-Sa keq,-peshperiti Brunetto pa kuptuar asgje. Si ishte e mundur te vdisnin njerez ne nje tjeter vend, e ketu, ne Rome, te tjeret te qanin e te vinin kujen pa pushim.
-Ishin te rendesishem?
-Cilet?-pyeti me cudi polici.
-Ata, njerezit qe vdiqen bashke me trenat.
-Si une. Si ti. Normale. Tani jane shperhapur ne pellgje gjaku e mishi gjithandej.
Latinit iu rrenqeth trupi. Domethene sikur ai te kishte qene ne ata trena, te gjithe keta njerez perpara ambasades spanjolle do te qanin edhe per te. Ajo vajza aty do shkulte floket e do rrihte token me kembe edhe per Brunetton, e ai s’do detyrohej me te hiqej rrugac gjithe jeten.
-Sikur te kisha qene ne ate tren. Bashke me ata njerez...,-peshperiti me vete. Polici e degjoi dhe perkundi koken me dyshim. Me keqardhje. Pastaj i shtrengoi embelsisht krahun e i tha:
-Je ne vete apo jo? Ti ke akoma kohe te qeshesh e te qash, te dyshosh ne vete e me kete te besh te tjeret te dyshojne. Ti je akoma gjalle. Ata nuk munden. U vrane. Te gjithe. Largohu prej ketej. Eshte me mire.
-Me ler te qendroj edhe pak. S’kam ku te shkoj.
Tjetri i leshoi krahun. Ndezi nje cigare e i tha:
-Te vjen ndopak keq te pakten per ata njerez qe vdiqen e nuk jane me?
-Nuk e di. Nuk e di vertet.
-Vdekja e cdo njeriu me vogelson, sepse edhe une jam pjese e njerezimit. E ka thene nje njeri i madh. Te pelqen?
Brunetto Latini beri fytyren e inteligjentit. Nuk tha asgje. Diku ne mes te turmes vuri gishtin mbi hijen e nje femre qe qante e tha:
Me vjen keq per te. Ajo s’duhet te vuaje…Po te isha mbi ate tren tani, do zbrisja menjehere!
U shkeput turmes, e me krahet e hapur, si nje ere e dobet qe ngrihej pak e nga pak mbi njerez, shkoi deri afer tyre, ne mes, shtrengoi duar te panjohura qe ndiheshin te varfra, e ul afer qirinjve perballe vajzes, e vazhdoi te qaje gjithe naten, i heshtur e nen vete, per te panjohurit e trenave me fatin e gjymtuar me keq se i tiji.