Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Topografia e Epidamn-Dyrrhachionit

    Topografia e qytetit antik tė Epidamn-Dyrrhachion-Dyrrachium mbetet fare pak e njohur si nėpėrmjet historisė sė kėrkimeve qė janė bėre gjer mė tani, si edhe pėr faktin se qyteti i vjetėr ėshtė mbuluar nga aglomeracionet mesjetare, moderne e sidomos ndėrtimet e sotme tepėr intensive, kėshtu qė edhe eksplorimi i tij ėshtė shumė i vėshtirė.

    Ajo qė paraqesim nuk ėshtė rezultat i njė gėrmimi tė kryer kėto kohėt e fundit, por i njė gėrmimi tė kahershėm; nuk ėshtė as rezultat i njė programi tė mirėfilltė kėrkimesh topografike nė terren. Ekipi ynė prej vitesh ka nisur punėn nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit, pėr tė studiuar dhe botuar lėndėn e jashtėzakonshme arkeologjike (grupin e madh tė figurinave prej balte tė pjekur, monedhat, qeramikėn, materialet e ndėrtimit, elementet dekorative etj.), tė zbuluara shumė vite mė parė nė Kodrėn e Dautes. Ekspozeja jonė do tė artikulohet nė 3 pjesė: nė tė parėn, ne do tė paraqesim argumentet tona qė na lejojnė tashmė tė identifikojmė nė kodrat e Dautes njė tempull tė Artemisit, “Artemision”; nė tė dytėn, ne do tė japim vendndodhjen e Sanktuarit, nė raport me sipėrfaqen e banuar tė qytetit dhe sistemin e tij mbrojtės; nė tė tretėn identifikimin e Artemisionit do ta lidhim me topografinė e Durrėsit gjatė periudhės klasike dhe helenistike.

    1) Identifikimi i Artemisionit tė Epidamn-Dyrrachionit:

    Ekipi ynė i pėrbashkėt shqiptaro-francez, nisi punėn nė vitin 2002, nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit me synimin pėr tė studiuar koleksionin shumė tė madh, prej afro 1800 kg, tė figurinave prej balte tė pjekur, qė qenė mbledhur gjatė njė gėrmimi, nė vitet 1970-1971 nga V.Toēi dhe ekipi tij, nė vargun e kodrave tė Dautės, nė v.p. tė qytetit. Siti u konsiderua si vendndodhje e sanktuarit tė Afėrditės, pėr arsyen e vetme tė gjetjeve masive tė protomeve femėrore, nė tė cilat u mendua fillimisht se kishim tė bėnim me parafytyrimin e kėsaj hyjneshe tė rėndėsishme, nė antikitet. Nė njė komunikim paraprak tė rezultateve tė punės sonė tė saponisur, nė vitin 2002, e vumė nė thonjėza praninė e Afrodisionit nė Kodrat e Dautes, duke shfaqur disa rezerva, si edhe duke parashtruar tė tjera hipoteza. Njėra prej tyre kishte tė bėnte edhe me praninė e njė Artemisioni. Kjo e fundit e provuar nga ne tashmė katėrcipėrisht.

    Argumenti i parė qė po ju paraqesim ka tė bėjė me repertorin e gjetjeve koroplastike qė ne kemi ekzaminuar nė vijimėsi, qė nga viti 2003. Nė protomet femėrore, qė zėnė rreth 80% tė gjetjeve, nė Kodrat e Dautes, ne nuk kemi parė parafytyrimin e hyjnisė sė cilės i dedikohej sanktuari, por nė mėnyre konvencionale personin qė bėnte ofrandėn, qė e sillte dhe e depozitonte nė kėtė vend tė shenjtė, duke kėrkuar edhe mbrojtjen e hyjnisė. E thėnė ndryshe, protomet e shumta pra, nuk pėrfaqėsojnė as Afėrditėn as hyjni tė tjera femėrore si Demeter-Koren, Artemisin etj. Por vetėm vajza anonime. Megjithatė, nė morinė e figurinave prej balte veē protomeve kemi edhe njė sasi tė konsiderueshme femrash nė pozicione tė tjera, ku vendin kryesor e zėnė imazhet e Artemisit. Shembulli mė i bukur, i gjetur nė dhjetėra ekzemplare ėshtė tipi i Artemis Bendis, nė tė cilin hyjnia jepet nė pozicionin nė kėmbė, nė ecje, veshur me njė kiton tė shkurtėr, me nebride dhe leonte, qė mban njė objekt tė paidentifikuar, shoqėruar edhe me njė qen. Nė fragmente tė tjera, tė shumta, tė realizuara sipas sė njėjtės skemė ikonografike, hyjnesha jepet herė me leonte, herė me nebride dhe kiton tė shkurtėr.

    Kėtyre figurinave, qė janė datuar nė shekullin e IV p.e.s dhe nė periudhėn helenistike, po i shtojmė edhe disa statuetka mė tė vjetra, qė paraqesin njė grua tė ulur nė stol me flokėt tė mbuluara nga njė beretė frigjane. Disa studiues edhe nė kėtė rast shohin imazhet e Artemisit; pėr nė njė gjė e tillė nuk ėshtė fort e sigurt. Por, nė depozitėn e kodrave tė Dautes janė gjetur edhe Artemise tė tjera, tė realizuara nė materiale tė ndryshme. Pėrmendim ndėr tė tjera 3 statuetka prej mermeri tė bardhė, me njė fakturė tė shkėlqyer dhe njė tjetėr prej bronzi, pa nebride. Ky repertor i pasur tipologjik na orientoi drejt mendimit se kemi tė bėjmė me njė depozitė tė njė sanktuari tė Artemisit. Pėr ta bėrė plotėsisht tė besueshme njė gjė tė tillė, na erdhėn nė ndihmė edhe tekstet e shkruar, tė zbuluar nė materialin arkeologjik tė kodrave tė Dautes. Kėshtu, nė buzėt e jashtme tė njė skifosi tė madh tė shek. IV p.e.s, zbukuruar me teknikėn e figurave tė kuqe, qe shkruar: “Tartempion Artemiti Anetheken”, qė provon bindshėm se kishim tė bėnim me tė vėrtetė me njė sanktuar tė Artemisit. Janė gjetur edhe tri fragmente tė tjera enėsh, qė kishin mbishkrime tė pikturuara, qė kishin tė bėnin me Artemisin. Nė njėrėn prej tyre lexohet fjala e fundit EKATA (ėshtė fjala pėr Hekatenė, kulti i sė cilės ėshtė i lidhur me atė tė Artemisit, me atribute tė njėjta, qė kanė tė bėjnė me mėsimet e vajzave tė reja dhe lindjen).

    Nga sa parashtruam mund tė mendohet qė nė sanktuarin e Artemisit nė Durrės, blatoheshin kategori tė tjera ofrandash, qė kishin tė bėnin me ritualet qė i siguronin vajzave tė reja kalimin pa probleme tė periudhės sė adoleshencės nė atė tė maturisė seksuale (adultit) dhe martesės, gjithnjė kuptohet nėn patronazhin e Artemisit. Ky Artemision frekuentimin mė tė madh e pati gjatė shekujve IV-II p.e.s, qė i takon edhe periudhės sė popullaritetit mė tė madh tė kėtij kulti nė Iliri.

    2) Situacioni i Artemisionit nė raport me qytetin antik:

    Identifikimi i Artemisionit ėshtė konfirmim i asaj tė dhėnė interesante pėr sanktuarin qė jepte edhe Apiani nė pasazhin e tij pėr manovrat e vitit 48 para erės sonė, ndėrmjet Pompeut qė ishte vendosur nė Dyrrachium dhe Cezarit, qė po pėrgatitej pėr rrethimin e qytetit. Apiani nė BC II, 60 shkruan: “Njė tradhti po pėrgatitej nė Dyrrachium. Cezari iu afrua, siē ishte marrė vesh natėn, me njė repart tė vogėl, portave dhe Artemisionit…. “Teksti ėshtė njė tregues i ēmuar i afėrsisė sė Artemisionit me njė portė tė qytetit. Marrim vesh edhe se ky tempull ishte nė periferi, brenda apo jashtė mureve (nuk e dimė me saktėsi), por nė afėrsi tė tyre. Siē e ka treguar edhe Veith-i lėvizja (raidi) i Cezarit me repartin e tij tė vogėl ėshtė bėrė nga veriu, duke lėnė mėnjanė portat kryesore tė qytetit, pėr arsye tė qarta fshehtėsie.

    Tashmė ne kemi tė identifikuar Artemisionin nė vargun e kodrave tė Dautes, nė VP tė qendrės sė qytetit antik dhe modern. Porta e synuar nga raidi, siē e cilėson edhe Veithi ėshtė njė “Hintertur”, njė portė e fshehtė. Qė kėtej, kėtė portė duhet ta kėrkojmė fare pranė sanktuarit dhe Kodrave tė Dautes. Artemisi me atributin e ruajtėses sė kalimeve tė rėndėsishme nė jetėn e femrės, duhet tė ketė pasur nė kėtė peizazh siē na thotė edhe Susan Guethel Cole, edhe atributin e ruajtjes sė kufijve dhe kalimeve tė rrezikshme pėr qytetin. Shtrirja e nekropolit antik nė kėto anė na konfirmon atė, se vargu i kodrave te Dautes, pėrbėnte tamam ballin v-p dhe verior tė qytetit antik. Sektorėt e nekropolit klasik dhe helenistik shtrihen nė veri tė kėtyre kodrave.

    3) Tė dhėnat e reja pėr topografinė e qytetit antik:

    Nga sa parashtruam, jemi tė detyruar ta parafytyrojmė sipėrfaqen e Epidamn-Dyrrhachionit mė tė shtrirė se planimetritė e botuara gjer mė tani, qė pėrfshijnė qytetin e poshtėm, zonėn kodrinore, nė anėn veriore dhe perėndimore, tė mbrojtura nga fortifikimet protobizantine. Limitet e qytetit tė poshtėm: Ky sit urban i shtrirė drejt veriut kėrkon njė mbrojtje qė pėrzgjatet nga kodrat e Dautės drejt lindjes, nė zonėn e ultė. Ne kemi pasur bindjen se ky rrethim i qytetit grek dhe helenistik duhet t‘i korrespondonte pikėrisht unazės sė tretė tė mureve rrethues qė pėrmendin Hezei dhe Domet. Nė kėtė linjė, kohėt e fundit, nėpėrmjet gėrmimeve tė rastit, janė zbuluar dy kulla si edhe njė trakt muri rrethues qė i pėrkasin nga teknika fazės protobizantine.

    Pak mė nė jug tė kėtij trakti ėshtė gjetur edhe njė mur romak, i gjatė afro 40 m, orientimi i tė cilit sugjeron mendimin se ai lidhte rrėzėn lindore tė Kodrės sė Dautes me detin nė drejtimin j-l. Nė veri tė kėtij muri shtrihen sektorėt e nekropolit romak. Ne mendojmė se pikėrisht nė kėtė mur duhet kėrkuar ana v-l e qytetit helenistik dhe romak. Me kėto tė dhėna tė reja perimetri i mbrojtur i qytetit ėshtė 4,5 km, ndėrsa sipėrfaqja e banuar 88 ha. Pėr botėn koloniale, kjo sipėrfaqe konsiderohet e madhe. Po japim vetėm dy krahasime; Apolonia ka njė perimetėr mbrojtės prej 4509m, me njė sipėrfaqe prej 85,4 ha; Thasosi, nė ishujt e Egjeut, ka njė perimetėr pak mė shumė se 4000m me njė sipėrfaqe prej afro 55ha. Konfiguracioni i Thasos-it ėshtė saktėsisht i njė natyrė tė njėjtė me atė tė Epidamnit: njė varg kodrinor rreth njė ultėsire bregdetare.

    Ēėshtja e Akropolit

    Kėrkuesit, gjithmonė e kanė imagjinuar akropolin e Epidamn-Dyrrhachionit sipas modelit athinian: njė vend i lartė unik, i mbrojtur mirė (Citadella) me njė sanktuar kryesor pranė tij. Nė cilat lartėsi tė rrethojės sė vogėl protobizantine duhet kėrkuar ky akropol? Hipoteza e parė ka tė bėjė me lartėsinė 98 m (sot vila e mbretit Zog); Hipoteza e re e shtruar prej nesh ėshtė Kodra e “Stanit”, fare pranė Kodrės sė Dautes, ku ndodhej edhe sanktuari kryesor i qytetit, qendra e teatrit natyror, ku shtrihej edhe pjesa mė e dendur e sipėrfaqes sė banuar. Kjo lartėsi ka qenė efektive mbrojtėse vetėm gjatė antikitetit tė vonė, pas ngushtimit tė perimetrit mbrojtės.

    Nisur nga pasazhi i Apianit, qė e cituam pak mė sipėr, Hezei dhe Domet, qė janė marrė me topografinė dhe urbanistikėn e Durrėsit antik, mendonin se “zbulimi i njė hieroni tė Artemisit do tė jetė i njė rėndėsie tė madhe pėr topografinė e qytetit tė lashtė”. Ne nuk mendojmė ndryshe. Por megjithatė mbeten ende mjaft gjėra tė panjohura dhe pėr t‘u verifikuar. Praninė e gjurmėve tė mureve rrethues tė periudhės helenistike dhe romake, nė pika tė ndryshme tė qytetit, poshtė mureve tė antikitetit tė vonė, sidomos nė zonėn e kullave M, N si edhe A-G lypset qė ta verifikojmė nėpėrmjet sondazheve. Dinamikėn urbane tė Epidamnit, qė nga antikiteti gjer nė ditėt e sotme, lypset ta bėjmė edhe nėpėrmjet bashkėpunimit me gjeografėt dhe gjeomorfologėt. Ne shpresojmė se njė gjė e tillė mund tė bėhet nė njė tė ardhme tė afėrt.

    huazuar nga forumi katolik
    Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Epidamn_nga_Plautus

    Epidamn_nga_Plautus
    -------------------------
    Komediani Titus Maccius Plautus ( 254 - 184 Para Krishtit)
    ne komedine "Vellezerit Menaechmus", pershkruan Epidamn-in
    e Ilirise. Po bashkengjis paragrafin e skenes ( rruge ne Epidamn )
    nga libat:
    1. Titus Maccius Plautus_The Brothers Menaechmus
    dhe
    2. T. Macci Plauti_Menaechmi.

    Varianti Lat. eshte nga www.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe Historia e Durresit…
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2025, 18:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •