Para se te postoj kto poezi po ju tregoj qe disa nga kto jane postuar ne dy forume te tjera nga vete une do desha qe te ishin pjese dhe e forumitshqiptar.
Flm me Respekt Mondi.
Para se te postoj kto poezi po ju tregoj qe disa nga kto jane postuar ne dy forume te tjera nga vete une do desha qe te ishin pjese dhe e forumitshqiptar.
Flm me Respekt Mondi.
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Per ty nena ime!!
Fjalet u perhumben ne deshiren per te folur per ty.
Fjalet u tremben para shpirtit qe gris dhimbjen,si nje rrobe qe s`e hiqkam dot nga trupi im.Si nje gur kam mbetur para imazhit tend, me shpresen per te gjetur nje fije jete ne ata sy,ne ata floke qe zbresin poshte fytyres se embel,nene!Sa shume do te doja te te prekja cdo fije te tyren,te lozja me to si nje bebe e te prisja .. perkedheljen tende.
Zeri yt . Zeri yt qe eshte kolone zanore e endrreva te mia, zeri yt qe me ndjek ne cdo hap, i pakapshem zeri yt,me thote te mos qaj .por a mund te permbahen lotet?Ujvarat e tyre ma kane shtruar rrugen e jetes,nena ime, por s`di not dhe kam frike se mbytem mes tyre.Shpetome! Shpetome me nje fjale te ngrohte nga ato qe mund t`i thuash vetem ti. Shpetome me nje puthje, nga ato qe mund ta ndriēojne diten dhe i japin fund ēdo dhimbjeje.Shpetome nga kthetrat e egra te vetmise,nena ime! Qetesoma shpirtin e pervuajtur dhe prekme, me doren e bute ku ka bere folen gezimi im, qe s`di te me zbrese me ne shpirt, qe nga ikja jote.
Ti nuk e dije Ne ato floke pata lene nje nate lotin e dashurise sime te pare.E lashe aty dhe s`te thashe se zemren e kisha te vrare.Se shpirti im qe plagosur dhe une nuk e dija ne do te mund ta sheroja me.Nuk te thashe se kisha nevoje per nje fjale tenden, se kisha nevoje te me thoje ..thjesht shkurt,se me doje, se askush ne jete nuk do te me donte sa ti dhe si ti, pa kompromise,pa keqardhje,pa kushte Tani s`mund te ta them me .Tani ,mund t`ia them veē imazhit tend e te pres si pergjigje veē heshtjen e boshesise se kesaj dhome, te pres si pergjigje veē jehonen e zerit tim qe kerkon me kot ne skutat e shpirtit,kur ti nuk je. Per ty nene!
Per ty do doja te shkruaja nga mengjesi gjer ne mbremjen e vone.Per ty do te doja t`i zbardhja ditet . Por me kot.Per ty,kam kaq kohe qe i pres me etje netet,me shpresen per te takuar ne enderr,per te te thene se te dua,se te dua aq sa kurre ne jete s`kam dashur kend.Vetem ne endrra mund te jem me ty ..ne endrrat e bukura kur ti me thua te mos qaj, kur ti me perkedhel e me lutesh t`u fal driten e syve te bukur,se askush nuk i meriton lotet e mi.
Per ty nene!Per ty do t`i kerkoj gezimit ta beje folene ne shpirtin tim,per te te then se une mundem, po do te mundohem ta gjej shpresen dhe te dhimbjet qe me fail jeta, pse ti je aty, me ndjek me syte e tu te bute e me lutesh t`I fshij lotet nga syte e mi!
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
I Jashteligjshem.....
Makina blu me sirenat ndezur Ecen me shpejtesi sketer I ulur pran dritares se veshur me avull Nga afshi i frymemarjeve te shpeshta Ate dite vjeshte ku mbizoteronin ngjyrat e zymta Veshtroj qytetin e venitur nga sfilitja Nje engjell i rrobetuar mberiti ne destinacion Zhurma e thate e kangjellave qe hapen dhe perplasen Mbas meje sikur duan te thone qe pafajsia eshte atje tej I rraskapitur i pikelluar ne kulm, thithja cigaren qe helm eshte Dhe ndjeja ne mushkri ate tym te zi qe kisha kohe pa e provuar Ndoshta pa vetdije ndodhesha atje ku as hasmin nuk do te doja Ta shikoja me syt e kuq mbushur me lot per te vetmen arsyje E te ndjerit fajtor ne kete bote mizore qe padrejtsia ska meshire Me kurajo mbaja shpirtin tim gjalle duke shpresuar qe dikush atje Tej horizontit qe te lejonte te shikoje ajo dritare me 4 hekra te lagur Nga pikat e shiut te shfaqej si nje shpetimtar i vertet per mua. Ditet shkonin nje nga nje pa kuptuar se kishin brengosur nje zemer E cila kishte nevoje per te vetmen ngrohtesi qe i kishte ngelur gjalle. I forte si flladi i eres ishte trishtimi im dhe ariti te mbaj ne jete ate. Ne muret e asaj dhome ku shume te tjere per vite me ralle kishin Vuajtur ato dite te egra te jetes se tyre mund te gjeje shume pak Gjera qe i perkisnin asaj pak cope zemre qe na kishte mbetur pa u thyher.
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
E kujt tjeter vec saj!!
Sa rreze dielli te bukura kishte sot
E brisht ishte fytra e saj pa lot
Mu desh ta ftoja per kafe
U desht te degjoja shume histori
Ne kte bote per ne nuk paska dhembshuri
Dashje pa dashje u derdhen edhe lot
Jeta qenka shume naive
A thua te kete shpresa pozitive
Vertet me pyeti per jeten
Duke e ditur si e kishte te veten
E embel si gjithmon pran meje ecte
Kembkryq mbi stolat e parkut u ulem
Ja nisem se foluri per ore te tera
E nuk e ndjem si iku ora
Papritur u ndjem pakez ftohte
Rastesisht desh i prekem buzet por lulja u tha
U desht te kuptoja qe hallin tim ka
Rreshqiti nje pike loti qe flokun ma lagu
Se a`do te qaja per te, me pyeti papritmas?
E merzitur iku pa mare pergjigjen e cila ishte
^Sdo te derdh lot per dike qe nga hapsirat e universit do
me veshtroj si nji engjell dhe kte poezi gjithmon do lexoj e une per te ne cdo vend do e postoj^
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tipiku : 10-02-2008 mė 07:17
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Dedikuar ty....!
E kujt tjeter vec saj
Kembekryq mbi tavolinen e punes
Nota trishtimi ne faqen e kohes
Heshtin te zhurmshmit larg paqes se brishte
Silueta moskokecarese ne trokitjen e portes
Veshtrimin e hedh andej ku ze i humbur Degjohet.
Ruaj heshtjen e amullt pakuptim
Me grusht dua te godas cmendurine
Njerezit s'kane turp.
Nota trishtimi bien ne faqen e kohes
Petale fisnike ndrisin syte e saj
Une me shpirtin e grisur prehje nuk gjej
Prehja, vdekje eshte.
Do largohem diku larg, diku do zhdukem
Atje ku fytyren te mos m'a njohin
Ne canten e kujteses do mbart kujtimet deri ne vdekje
Brejtjen e ndergjegjes do e qeroj
Si qepe ne lakuriqesine e saj.
Nota trishtimi mbesin ne faqen e kohes
Ti hesht, se flet gjykim i cmendur
S'do mund t'ia harroj miresine kesaj bote
Te keqen e injoroj
Ne fundin e qefinin te vet..
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Dua.....
Dua te largohem nga kjo amulli
Ku shpresa shpirtit je vetem ti
Dua te godas shpirtin e lige
Qe nga fillimi ne mbarim
Dua te largohem drej fatit tim
Ne qytetin e heshtur te ngrej nje shtepi
Me veten time te gjej prehje dhe kenaqesi.
Sa do te doja ty nje here te vetme te shikoja
Me syt e shkruar qe me fale ti, te veshtroja
Pse o zot nuk me fal vetem nje mundesi
Imazhin e saj nuk ma kthen dot ti?
Dua vetem nje dite ty ledhatoj
Dua per ty vetem nje kenge te kendoj
Nga gjumi i perhershem te ēoj.
Pse ti ne endrra mua, gjithmon me zhgenjen?
Valle prehjen tek mua ajo nuk e gjen?
E di se nga larg me veshtron
Do te doja ti beja nje portret
Me vete ta mbaja perjet
E sa shume gjera une dua
Por vetem dhimbje me fale mua.
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Pse
Valle se ke degjuar zerin tim
Valle e ke shteruar dashurin
Pse humbe mes gjetheve te dashurise
Duke e ditur qe po afron dita e lumturise
Pse humbi kjo dashuri
Pse mu kthyhe ne vetmi
Ndoshta une u gabova
Ndoshta pa dashur te dashurova
Pse kjo sjellje ndaj meje
Pse ? me vjen ēudi
Kurre prane meje ishe ti
Sdo te doja driten e syve te mi
Veē te me falje pak dashuri
Nje nate ne enderr pash
Sikur me sms te thash
Atje larte mbi qiellin blu
Po kerkoj dy syt e tu
Jashte bie shi me rebesh
Ehhh pse kjo largesi mes nesh
Do doja ty te shikoja
Zerin tend te degjoja
Buzen tende ta kafshoja
Zemren tende Bebo ta dashuroja.
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
DASHURIA
Po shkruaj per te emblem dashuri
Aty ku shume njerez kan gjetur liri
Me zemren e fort si guri
Po shkruaj vargje pa kufi
Per ty e bukura dashuri
A ke veshtruar buzeqeshjen e nje femre
Qe pa dashur te vihet re ty ta dhuron
A e ke ndjekur shikimin tinxar te nje mashkulli
Qe i pamposhtur me shoket e tij po bisedon
Eshte aty midis jush engjelli i dashurise po ju ndhimon
Me shkronjat DASHURI tingellon
E bukur eshte ajo kur dy njerez i bashkon
Dashuria e lashte sa vete jetesa
Eshte e bukur e cmuar pa kthesa
Ndjehesh i lumtur kur dashuron
Dhe vetveten se kupton
Nje ndjenje e cuditshme
Brenda zemres reagon
Si filiz e vogel lind dashuria
Prej saj shtohet harmonia
Komplet trupin ta elektrizon
Me thoni pra njerez ?
A eshte bukur kur dashuron.
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Jeta
Sa e pavleshme eshte jeta Dot mbeshtetje nuk gjeta Flas per jeten time Qe u rrita me mallengjime O zot sa larg doja te shkoja Deboren e bardhe te shikoja Drejt vijave pa kufi Aty ku shpirti im do prehej ne liri Si foshnja me veshtrime Si e dashura me ledhatime Kur netve te shkreta Me te bashkebisedoja Kjo pra eshte jeta ime Me nji dashuri Qe nuk pati larmi Me lulet e pranveres Fytyra te reja veshtroja Rrahje zemre tronditese Ne dallget e deti valzojne Me shpresen e vetme anes tjeter te qytetit ti tregojne
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Rastesisht
Brenga e zemres me lendon nuk e di pse filloj te shkruaj gjithmon ,ndoshta me ben thjesht te vuaj thjesht te veshtroj i hutuar, si zog i ri ne hapsiren e qiellit te flutoroj nga lartesit e skajshme bukurin tende me kenaqsi do ta admiroj pyes veten pse kam lindur pa fat kurre nuk u gjeta drejt rrugve te lumturise me shigjet te godisja zemren e dashurise sepse ti je imazhi me i bukur thjeshtesis qe per te kam nevoj te endem duke shijuar mplakjen drejt liris si engjell i perndritur nga hyjnia e tij larte mbi hapsirat e pafundme.
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Krijoni Kontakt