TRADHETIA ARVANITO-SULIOTE NE EPIKEN DHE KENGET POPULLORE CAME


SHKRUAN ABEDIN RAKIPI

Ne epiken dhe kenget popullore ēame shfaqet qarte lufta dhe sakrificat qe ēamet dhe shqiptaret e tjere kane bere kunder armatave arvanito-greke. Marko Boēari gjate revolucionit grek i bente thirrje ēameve te krishtere te Parges me keto fjale: “Pargarite! Gjarpri u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo mbi anedetin e Epirit.” Ndersa arvaniti Theodhori Griva qe se bashku me arvanitin tjeter Gjergj Karaiskaqin masakruan fshatra te tera ēamesh ne emer te kryqit dhe Greqise se Madhe, erdhi ne ēameri me moton: “Pėrpara me kryqin nė njėrėn dorė dhe nė tjetrėn thikėn” dhe pasi u versul neper Ēamerine Lindore dhe e perzhiti ate deri ne rrjedhen e Kalamait. Fshatra ēame muslimane si Forteza, Koriqani, Luzeci, etj thuajse u zhduken fare. Ndersa Noti Boēari kur zbriti nga malet e Sulit per te sulmuar forcat shqiptare te Omer Vrionit nga Berati u derdh mbi to me kushtrimin "Krishti u ngjall". Perballe ketyre fanatikeve kryqtare kombmohues dhe te tjetersuar ne greke ju doli djaleria dhe trimeria ēame shqiptare dhe i kthehu andej nga kishin ardhur nga pllajat e Morese qe dikur shqiptare tashme ishte kthyer ne greke te emer te ideologjise ortodokse. Jane pra keto luftra dhe ky heroizem i ēameve shqiptare kunder tradhetareve kombmohues ne emer te Kishes qe populli ēam i ka perjetesuar ne kenge epike popullore. Jane keto fakte historike dhe keto kenge popullore qe Sulioti Arben Llalla dhe grekomanet e tjere ja fshehin popullit shqiptar, dhe ne veēanti atij ēam, por folklori ēam i ka salduar ne memorien e ēdo plaku ēam keto kenge qe po ju a sjellim me poshte. Keto kenge jane shkeputur nga libri "Bilbila dhe thelleza ēame" te folkloristit ēam Ibrahim hoxhes.

O SHOKĖ E SHOQĖRI (102)
(82)
O shokė e shoqėri,
do t'u them njė llahtari,
e paē me kėta di si,
kle Moskovi sebepli.(1)
5 Rrėmbeu kriqin e dolli,
kėtej Tunės(2) ordhit' hodhi,
i hodhi e i vėrviti,
kaurėt nė kėm' i ngriti,
nga Tuna njam ne Gjiriti.
10 U ngre Llaka,(3) u ngre Suli,
kallaxhitė nga Baburi.(4)
Llakė, Sul e Dumeqe,(5)
zunė besė me More.
Jallah gjarpri qė i zuri,
15 kaha Sulejman Behluli,
gjith' skllev' e skllava i zuri,
tė tėrė nė kordh' i vuri.
Vate hėna njė mazdrak,(6)
luan hėna me bajrak,(7)
20 bėn fanua(8) nė Sanxhak,
me Moskovin ram nė gjak.
Ram nė gjak me shqehėrinė,
Karadakun e Serbinė,
na kėrkojnė Shqipėrinė,
25 raje, ēiflik tė na binė.
Rrahu teli pėr Janinė:
Llakat e Sulit u ngrinė,
u gėnjien, u fėllijnė,
janė lidhur me Gėrqinė,
30 ran' e zunė Ēamėrinė.
Zunė mesn' e vilajetit,
Fanarin(8) e bregn' e detit.(9)(10)
1) Shkaktar.
2) Lumi Danub.
3) Pellgu a lugina nga Lumi i Zi nė veri e deri nė Lurė(nė jug).
4)) Fshat i madh nė malėsinė lindore tė Filatit.
5) Thesalia.
6) Hosten.
7) U duk, u shfaq.
8) Krahina gjatė Lumit tė Zi.
9) Anėdeti nga Preveza e deri nė fshatskelėn: Spllanxė a Spllancė.
10) Ne kete kenge popullore ēame tregohet sesi me nxitjen dhe ndihmen e Rusise u ngriten te tere popujt ortodokse te Ballkanit me kryqin ne dore per te fituar mbi myslimanet. Siē tregohet edhe ne vargjet e mesiperme Karadagu(Mali i Zi), Serbia, Greqia u ngriten ne kembe, por bashke me ta u ngriten ne kembe edhe Suliotet dhe arvanitet qe u bashkuan me grekun dhe zune te pushtojne ēamerine. Vargjet Llakat e Sulit u ngrine, u gėnjien, u fėllijnė, janė lidhur me Gėrqinė, ran' e zunė Ēamėrinė tregojne tradhetine qe Suliotet i bene ēameve duke u bashkuar me ushtrite greke per pushtimin e ēamerise ne emer te kryqit. Per fakte te tilla siē e tregon edhe kjo kenge popullore ēame Suliotet dhe Arvanitet jane dhe mbeten tradhetare te turpshem te kombit shqiptar.



TAFILI ME TĖ VĖLLANĖ (76)
(52)
Tafili(1) me tė vėllanė,
me Zejnel Gjolekė lamnė
u vėrvin' e dojnė fshanė;
e pėrvėluan Milenė,(2)
5 se duaj tė sill Morenė.
Morait' pllajeve mbenė,(3)
ca u vranė, ca u therė.
O Tafil, o Tafil palla,
keshe marr' urat nga nana.
1) Tafil Buzi.
2) Fshat nė qafėn malore mbi urėn e Bogazit(Konispol). Mė 1854 armata greke e komanduar nga gjeneral Thodhori Griva -shqiptar nga Narta, po i tjetėrsuar nė grek- mėsyu Ēamėrinė Lindore. Tė nxitur nga priftėrinjtė, shqiptarėt e krishterė tė disa fshatrave kryengritėn nė pėrkrahje tė armatės greke, po e pėsuan.
3) Moraitet ishin arvanitet e Morese qe perbenin pjesen derrmuese te armates se Theodhori Grives.



ERDHI KARTĖ NGA MECOVA (83)
(59)
5 Erdhi kartė nga Mecova,
bėn dufeq Mahmut bej Vlora,
nė male pa tretur bora,
e mblodhi Grivėn sa dora.(1)
10 Griva me tre kapetanė,
Papakostės bes' i dhanė,
ne klisha u ngren' e vanė,
tė tre djelt' e ti u vranė.
Hormova me Jorgaq Janė
15 bashk' me Dhimo Bajraktarė,
shkelėn kriqin(2) edhe thanė:
"Jurush, tė marrim kalanė,
Mecovės t'i vėmė zjarrė!"(3)
1) Grusht, e shtrydhi.
2) U betuan mbi kryq, beja mė e pashkelshme e tė krishterėve.
3) Behet fjale per armaten greko-arvanite te drejtuar nga arvanitet Griva dhe Karaiskaqi qe dogjen dhe shkaterruan ēamerine lindore ne vitin 1854. Motoja me te cilen Griva drejtoi armaten ishte “PERPARA ME KRYQIN NE NJE DORE DHE NE TJETREN THIKEN”. Ai masakroi me dhjetera fshatra muslimane te ēamerise ne emer te kryqit dhe te Greqise. Perballe tij luftoi babai i ISMAIL QEMALIT, Mahmud bej Vlora.

GJĖMON TOPI NGA BEDENI (84)
(60)
Gjėmon topi nga bedeni,
drridhet vėndi, Junan qeni.
Mun si qeni aluriti,
kokėn nė mejdan s'e qiti.
5 O Junan, o Junan-e,
tė mbllitin muhasere,
pa rizak, pa xhephane,
kriqelitė ku i ke?(1)
Junan, tė erdhi mandata,
10 s'tė zuri as dit', as nata,
flakė ta dhezėn nga prapa,
sa e lėshove nė vraka.
Grivėn me taborė shumė,
me evzonė, me kam-kumė(2)
15 e njė ēikė ngas(3)tė zunė,
gjismėt t'i mbinė nė lumė.(4)
1) Shtetet e krishtere pėrkrahėse.
3) Bredharakė qė lehin andej-kėndej pėr tė gjetur ndonjė thelė.
3) Gati, pėr pak.
4) Lumenjtė Arįht dhe Piné. Ushtarėt greko-arvanite dhe andartėt qė luftonin sė toku me ta nė Mecovė e nė malėsitė


MBI JUNAN U HOTH I PARI (42)
(16)
Mbi Junan u hoth i pari
ki Ēelo(1) Mehmet Picari,
zdrigji stratigón' nga kali,
si larash(2) qė vjen nga mali.
5 Primė, qirje stratigo,
nė je burr' atje qėndro,
vet-hen mos e tėrpėro,
do lėftojmė domosdo,
daē me pall', daē me horó,(3)
10 qė kėtu njaam n'Epahto"(4)
Ēelua me ēepe tė glatė
huxhłm(5) me katėr bajrakė
dhezi vėndin zjarr e flakė,
15 destur(6) qė tė vi nė Nartė.
O Ēelo Mehmet Picari,
sh'tė li palla, ta diq strralli!(7)
1) Emri i tij i vėrtetė ishte Xhelo (Xhelal apo Xheladin). Shndėrrimi i xh-sė nė ē kishte ndodhur pėr shkak tė shqiptimit kėshtu nga grekėrit dhe nga turqit.
2) Zog grabitqar pak mė i vogėl se shkaba, por shumė mė i fuqishėm. Gjatė fluturimeve tė tij pingule, vjeshtrave rrėmben sidomos shelegėt e turllosur nga helmimi prej barit me vesė.
3) Kėtu, kopaēe, njėlloj topuzi.
4) Qytet nė gjirin e Patrės. Nafpaht.
5) Sulm, sipėr.
6) Vendim. Ja fitore, ja vdekje.
7) Duket se ėshtė fjala pėr ngjarjet e vitit 1854 kundėr gjeneralit Arvanit Thodhori Grivės, i cili duke pėrfituar nga mungesa e ballit tė djalėrisė ēame nė luftimet kundėr Cariatit Rus nė Krime, zbriti befas nė anėdetin e Nartės dhe tė Prevezės dhe mundi tė arrinte deri nė kufirin krahinor ēamo-lab: Muzinė, Butrint etj. Ēelua nė krye te venddashėsve kurveleshas bashkė dhe me tė tjerė luftėtarė shqiptarė zbritėn nė ndihmė tė luftėtarėve ēamė.
6) Ēfarė shpėtonte nga palla, e asgjesonte pushka dhe koburja.

KALAJA NĖ GĖRRĒ N'ATHINĖ (45)
(19)
Kalaja nė gėrrē, n' Athinė,
ē'e rrethosnė njėzet milė
qark e qark, po s'munt tė hinė,
lėfton Gurra me tė nimnė,(1)
5 dėrgon Gurra pėr imdat2)
Ku je, mor Karaiskįq,(3)
se mė bėri Ēelua ēark, .(4)
mė vjen me taborrė lart(5)
1) Nipin, Gurra njė nga krerėt arvanitė.qe luftoi kunder ēameve te Ēelo Picarit qe dhane jeten per te shuar kryengritjen greko-arvanite.
2) Ndihmė.
3) Ishte prej Nartės. Shėrbeu nė Oborrin e Ali Pashajt e pastaj u bė njė nga krerėt e "kryengritjes greke". Para marrjes sė drejtimit tė kryengritjes prej tij, kryngritja ishte nė tė shuar. Ky e rigjallėroi sepse pasi braktisi Aliun pas komplotit te madh qe Suliotet i bene atij, ai kaloi ne anen greke duke luftuar per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen. Ai gjithashtu sebashku me Theodhori Griven drejtoi armaten greko-arvanite qe ne vitin 1854 perzhiti dhe masakroi pjesen derrmuese te fshatrave muslimane te Ēamerise Lindore.
4)Behet fjale per Ēelo Picarin i cili ne rini te moshes bashke me luftetaret e tjere ēame i bene balle kryengritjes greke qe drejtohej nga arvanito-suliotet. Ēelo Picari ka drejtuar gjithashtu luftetaret ēamo-labe ne vitin 1854 kunder gjeneralit Arvanit ne sherbim te Greqise Theodhori Griva i cili ne krye te nje armate greko-arnavite perzhiti gjithe Ēamerine.
5) Kjo kėngė u kushtohet ngjarjeve tė viteve 1822-1823.

DHAN' E DHANĖ DOT S'U NGJINĖ (46)
(20)
Kalaja nė gėrrē n'Athinė,
dhan' e dhanė, dot s'u ngjinė,
ki Ēelo Picari inė,
ē'e batėrrdisi qafirė,
5 tė vrarėt bien me milė.
Zun' qafirėt blegėrinė:
Nuk e presim(1) dot Xhelilė,(2)
trimat e ti na pėrpinė.
1) S'e ndalojmė dot, s'e pėrballojmė dot.
2) Xhelil Mehmet Picari(Ēelo Picari)

KUSH U HOTH "HOPA" N'ATHINĖ (47)
(21)
Kush u hoth "hopa" n'Athinė?(1)
Ki Ēelo Picari inė,
me Muhtar Bej Qafėzinė,
bashkė e mblodhė ordhinė,
5 zunė skllevėrit me milė;
dizet milė skllevėr zunė,
peshqesh vezirit(2) ia shpunė.
U nisėn pėr nė shtėpi
me njėqint mushka flori,
10 pas u erdhi bujurdi3)
Ktheu, Ēelo pėrsėri,
se na mbloi kauri!(4)
1) Ėshtė fjala pėr ngjarje tė kohės sė kryengritjes sė pavarėsisė nė Greqi. Ndersa shqiptaret muslimane te ēamerise luftuan kunder kesaj kryengritjeje greke dhe antishqiptare, arvanitet dhe suliotet luftuan kunder shqiptareve muslimane per Greqine.
2) Kėtu, Ministėr i Luftės dhe kryekomandant i trupave rrethuese, Mehmet Reshit Pashai qe ishte shqiptar.
3) Urdhėr, komandė, qarkore.
4) Thirrjen ja ben populli Ēelo Picarit ne vitin 1854 kur gjenerali arvanit ne sherbim te Greqise Theodhori Griva perzhiti ēamerine lindore, dhe masakroi fshatra te tera ēamesh. Ēelo Picari siē tregohet edhe ne nje foto shkoi deri ne parlamentin grek dhe hyri atje brenda i veshur me fustanelle, si per te turperuar arvanito-greket.

NGREU, ĒELO, BĖN ZANANĖ (78)
(54)
Ngreu Ēelo, bėn zananė,
ngjesh pisqoll' e jataganė,
tė biē dufeq me Junanė!
Kapetan Griva ka dalė,
5 mbushi vėndin me andarė,(1)
zuri fshatėrat me radhė,
u mori shpirtin e mallė.
Griva vet me vllezėri,
bėri vėndin paspurdhi,(2)
10 e bėri shkrrum edhe hi,
nekdo gjėmė, nekdo zi.
Ē'e bėtė Ēelo Mehmenė,(3)
qė tė dal' siē kish adenė?!
Del, ore Ēelo Mehmeti,
15 se kėtu u bė gazepi,
dolli Junani nga deti,
na pėrrvėloi laneti!
Kur u derth Ēelo Picari,
si purtek' u drroth Junani,
20 nė More la vramn' i pari,
Grivė derri, kacidhjari.(4)
1) Komitė(grekė).
2) Fėlliqi, qelbi. Lesh e li.
3) Ēelo Mehmet Picari. Emri i tij i vėrtetė ishte Xhelo; po, ngaqė Ē-ja nė turqisht lexohet Xh, ndodhi edhe shqiptimi nga Xhelo, nė Ēelo.
4) Qeros.

TĖ XHUMA MĖ TĖ XHUMA (80)
(56)
Tė xhuma mė tė xhuma,
nglau(1) e shkrreta hata,
mulla Qemali u vra,
nė Nartė, nė kėshėlla,
5 nek hidhej si ezhdėrha.
Mulla Qemal Bejdeshati,
u bė ē'ish shkruarfati,
se tė kish ardhur sahati.
U vėrvit Qemal shehiti,(2)
10 kordh`e jatagan ē'i qiti,
"ileri"(3) fajkoj bėrrtiti,
Grivėn gjisej ēorroditi,
sa mori ibrret(4) jeziti,
"rahmė-rahmė" ulėriti.
15 Junan, ē'kėrkonje nė Lurė,
s'tė kish shkelur kėma kurrė,
e pagove me lėkurė.
1) Ngjau.
2) Dėshmor. Mulla Qemal Bejdeshati, mirallaj(kolonel) nė rast lufte; u vra nė ballin e allajt(regjimentit) qė komandonte, kur po sulmonte pėr tė hyrė nė kalanė e Nartės, tė rrethuar nga gjeneral Griva mė 1854.
3) Pėrpara, sulm!
4) Shėmbull, mėsim. Kėtu, tmerr, llahtarė.

O JU PAMPORĖ QĖ SHKONI (48)
(22)
O ju pamporė qė shkoni,
nė Hģdhėr tė mė qėndroni,
Bubullimės(1) t'i dėrgoni
kartė edhe tė m'i thoni:
5 Ē’na gjeti, moj Bubullimė,
vranė atė trimin e mirė,
Mustafa bej Qafėzinė
Nuk e droj dot kėtė fjalė,
se s'gjėndet i tili djalė,
isht nga trimat e rrallė.
10 Po tė ish akoma gjallė,
burrė e keshinj(3) pėr te marrė,
tė zėrė me tė njė djalė,
qė nė kordhė tė nglit(4) t'anė.(5)

1) Ajo qė tė huajt e quanin Bubulinė.
2) Po ta dija.
3) Kisha.
4) Ngjiste.
5) Ne kete kenge populli i ēamerise i drejtohet me ironi Heroines arvanite qe luftoi per Greqine, Laskarina Bubulines, duke i kerkuar asaj se pse kryengritesit greko-arvanite vrane shqiptarin Mustafa bej Qafeziun, dhe duke vene ne gojen e saj ironikisht fjalet me te bukura per Mustafa beun, dhe si per ta turperuar ate ne fund populli thote me gojen e Bubulines qe po te mos kish vdekur Bubulina do e kish marre per burre.

ZEJNEL HUSA BURR' I BURRIT (79)
(55)
Zejnel Husa(1) burr'i burrit,
i vuri frėrin kaurit,
ruajti kalan' e Sulit,
kalan' e Sulit e roi,
5 duaj te mirr arhjigoi,(2)
me kok' tė ti e pagoi.
Zejnel Husė, ku mė je,
njė muaj muhasere,
sose rizak, xhephane,
10 se lėftonje me More,
me More e me Junan,
me dufeqe, jatagan,
mbronje vėnt, mbronje vatan.
O Zejnel Husa me derte,
15 me pall' nė dorė mbete,
pėr vatanin tėnt ē'u trete.
Zejnel, tė penes(3) veziri,
nga dovleti vjen tagdiri,(4)
bres i ardhur nga Misiri.
l) Njė nga parėsia e Margėllėēit. Me shoqėruesit e tij tė armatosur asokohe ishte nė ruajtje tė kalasė sė Sulit.
2) Komandanti.
3) Lėvdon.
4) Kėtu, vendimi, emėrimi, dekretimi.
Ėshtė fjala pėr rrethimin e kalasė sė Sulit nga armata e gjeneral arvanit Theodhori Grivės mė 1854.

DILI SHIHNI Ē'ASQER' VINĖ (81)
(57)
Dili shihni ē'asqer' vinė?
Vjen Mahmuti(1) me tri milė,
Mecovės seē ju vėrvinė.
Mecov' e zeza Mecovė,
5 vunė zjarrė e tė dojnė.
Gjashtėqint shtėpi Mecova,
shtatėqint copė duqanė,(2)
njė kullė pėrtej nė anė
e mbushur me kapetanė,
10 ata qė vranė Selamnė.(3)
O Selam, kur u vėrvite,
pall' e jatagan ē'i qite,
tė zėre Grivėn pėr grike,
medet, nė gjoks ē'u godite
15 pa vatur mesi i dite!
Ku vall' ish rritur Selami?
Nė njė brimė, rrėzė mali.(4)
Bir, o bir, Selam Hasani,
sokėllit sa drridhej mali,
20 gjak tė kėllon' jatagani!
Bir, o bir Selam Behluli,
sokėllit sa drridhej guri!
Gjashtė dit' e gjashtė net,
Selam labi vret e pret.
1) Mahmut bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit, komandant epror i luftėtarėve vetėdashės ēamėr e lebėr qė shpartalluan mė 1854 armatėn greko-arvanite tė gjeneral Grivės.
2) Nė Mecovė kishte mė tepėr shitore se shtėpi, ngaqė gjėndet nė udhėn kresore qė lidh Thesalinė me Epirin.
2) Selam Hasani nga Velēa e Lumit tė Vlorės. Nuk e di se pėrse pėrmendet edhe me mbiemrin Behlulu.
3) Padyshim qė ėshtė fjala pėr gravat(guvat shkėmbore) qė gjėnden poshtė e mbi fshatin Velēė.