Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346

    Question Pse i përdorim sllavizmat - kur do tju vijë fundi?

    Pse i përdorim sllavizmat - kur do tju vijë fundi?

    Është vërtet për tu habitur se sa shumë i përdorim ne ato, kush më tepër e kush më pak por i përdor çdokush, pa përjashtime duke u nisur nga qytetari i thjesht deri tek funkcionerët, tek këto të dytët edhe më keq se shpesh ndodh duke dhëne intervistë tju rrëshqasë ndo1 sllavizëm.

    Tingëllojnë shumë keq kur i degjon apo lexon nga të tjerët por kur i thue vet sikur nuk i ndjen, sidomos do veçoja nja 2 fjalë fyese: seljak dhe gllup.Nëse i themi në shqip këto fjalë, mendoni se nuk do të kenë efektin e duhur?

    Ku qëndron problemi?

    A do mundemi edhe ne ta flasim shqipen pa sllavizma?
    Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A je e sigurtë se ata që përdorin sllavizma kanë të njëjtin preokupim sikurse ti?

  3. #3
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    seljak dhe gllup une si kam degjuar ndonjehere si fjale.

    per ku behet fjale ky shqetesim?

    ne shqiperi apo jashte saj ?

  4. #4
    BraiNNiac Maska e Bessar
    Anëtarësuar
    16-02-2008
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    55
    seljak dhe gllup une si kam degjuar ndonjehere si fjale.

    per ku behet fjale ky shqetesim?

    ne shqiperi apo jashte saj ?
    Forumi Shqiptar > Më Pranë Njëri-Tjetrit > Bashkëpatriotët e mi në botë > Shqipe nga Maqedonia .. SHIFE MIRE LALE KU JE KTU
    ... sTranger in Paradise

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga *Lorisa* Lexo Postimin
    Pse i përdorim sllavizmat - kur do tju vijë fundi?

    Është vërtet për tu habitur se sa shumë i përdorim ne ato, kush më tepër e kush më pak por i përdor çdokush, pa përjashtime duke u nisur nga qytetari i thjesht deri tek funkcionerët, tek këto të dytët edhe më keq se shpesh ndodh duke dhëne intervistë tju rrëshqasë ndo1 sllavizëm.

    Tingëllojnë shumë keq kur i degjon apo lexon nga të tjerët por kur i thue vet sikur nuk i ndjen, sidomos do veçoja nja 2 fjalë fyese: seljak dhe gllup.Nëse i themi në shqip këto fjalë, mendoni se nuk do të kenë efektin e duhur?

    Ku qëndron problemi?

    A do mundemi edhe ne ta flasim shqipen pa sllavizma?
    Vajza ka te drejte se te gjithe perdorin fjale sllave.ju pelqen!!! nuk ju pelqen!!!!! ky eshte realiteti.çisto shqip.

  6. #6
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    A je e sigurtë se ata që përdorin sllavizma kanë të njëjtin preokupim sikurse ti?
    Unë jam duke ju pyetur, kështu që po pate ndo1 përgjigje urdhëro

    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    seljak dhe gllup une si kam degjuar ndonjehere si fjale.

    per ku behet fjale ky shqetesim?

    ne shqiperi apo jashte saj ?
    Bëhet fjalë për Maqedonië (prandaj dhe është hap kjo temë pikërisht tek "Shqipe nga Maqedonia", edhepse nuk janë imun ndaj sllavizmave edhe kosovarët.

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Vajza ka te drejte se te gjithe perdorin fjale sllave.ju pelqen!!! nuk ju pelqen!!!!! ky eshte realiteti.çisto shqip.
    Po ju zotëri prej nga e keni importu këtë fjalën "çisto"?
    Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Unë jam duke ju pyetur, kështu që po pate ndo1 përgjigje urdhëro
    Eh përgjigja jem osht që ata që i përdorin sllavizmat as që e lodhin kokën për këtë punë, e prandaj i përdorin.

  8. #8
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Eh përgjigja jem osht që ata që i përdorin sllavizmat as që e lodhin kokën për këtë punë, e prandaj i përdorin.
    Që përdoren sllavizmat ësht fakt por a ekziston mundësia ti largojmë ato nga fjalori jonë? Si?
    Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga *Lorisa* Lexo Postimin

    Po ju zotëri prej nga e keni importu këtë fjalën "çisto"?
    drague esht i pakices malazeze.

    Pse i përdorim sllavizmat - kur do tju vijë fundi?

    sllavizmat kan ngel se me pare qytetet ne maqedonin perendimore kan qen me prezenc me te madhe maqedonase , shkollat shqipe jan hap shum von , kur ka shku shqiptari me nxjerr nje dokument ose per nevoja tjera ne komun , u desht me komuniku ne gjuhen maqedone ose serbe , pastaj ndikimi i mediumeve . Pra gjithcka ka funksionu ne gjuhen maqedone ose serbe .

    Sllavizmat vec me jan paksuar , do te paksohen edhe me shum , kur te behet ndrrimi i gjeneratave. Tani me kemi shum mediume , shkollat jan gati gjitha ne shqip , kemi muziken shqip , universitetet , edhe lojrat e femijve , sepse un e mbaj mend si femij kemi lujt disa lojra , ku perdoreshin me te madhe fjalet maqedone ...

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Pershendetje Lorisa! Ke hapur me te vertete nje teme interesante. Eshte e vertete se Shqiptaret ne maqedoni perdorin shpeshhere sllavizma, por, nuk jane vetem keto, akoma me shpesh kam pare se perdorin turqizmat.

    Arsyea? Eshte shume e thjeshte, fillon qe nga lart, nga politikanet Shqiptare ne Maqedoni, vazhdon me punonjesit social dhe sidomos mesuesit neper shkolla. Imagjinoni tani, kur nje mesues Shqiptar, ne nje shkolle Shqipe, perzien gjuhen amtare me sllavizma, turqizma, etj, nga nxenesit çfare do te pritet?

    Megjithekete, per mendimin tim ka nje rrugezgjidhje. Mendoj se duhet te rritet niveli arsimor akoma me shume, ne shkollat Shqipe te flitet nje Shqipe e paster dhe e paperzier me gjuhe te tjera, dhe kjo do sjelle permiresimin e gjuhes Shqipe per brezin ekzistues e sidomos per brezat e ardhshem. Te paret tane kane luftuar me gjak per kete gjuhe, dhe ne nuk duhet te shkelim gjakun e te pareve tane dhe te injorojme sakrificat qe ata kane bere per te na dhuruar kete gjuhe kaq te bukur, nje nder me te vjetrat ne europe.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2010, 18:49
  3. A perdorim fjale te huaja ne fjalorin e perditshem !!
    Nga AuGuSt_ në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •