Në Kosovë gjuha shqipe është shumë në rrezik, sidomos nga gjeneratat e reja, të paktë nga ato pak veta që i njoh unë, më bukur e flasin anglishtën se shqipën.
* * *
Ju flm për pëshëndetjet dhe përgjigjet tuaja, i lexova dhe vura re se jeni të mendimit që shkollat dhe mësimdhënësit janë shkaktarë në një farë mënyre dhe më pas të tjerët. Keni shumë të drejt se për fat të keq edhe nëpër shkollat nuk flitet gjuha letrare por flitet gjuhë dialektore ku për fat të keq mund të haset dhe në ndo1 sllavizëm.
Do thoja që shkaktar jemi dhe ne vet, se të presim për të mësuar diçka më tepër se shkronjat e alfabetit prej mësueseve as për të mësuar, tash flas në përgjithësi se ka dhe të tillë që vërtet kanë kualitet dhe mund ti mësojnë dhe fëmijët por janë të pakt, dhe aryeja qëndron se punësohen pa i plotësuar kushtet themelore, kanë pregatitje përkatëse apo skanë pak rëndësi ka, kyesorja të punësohen me çdo kusht dhe çka mund të presim ne prej tyre? Dituri?Jo! Ka shumë raste ku ligjërues të gjuhës shqipe janë persona të pakualifikuar dhe kjo ndodh më së teprmi në zonat rurale.
Prandaj, të mundohemi ti largojmë vet nga fjalori jonë sllavizmat se kemi fjalë për ti zëvendësuar në gjuhën shqipe, jam e bindur që do të tingullojnë shumë bukur.
Sa u përket turqizmave që shumë nga ju i kishit përmend, ajo është çështje shumë më e vështirë se sllavizmat, ato më kanë lëshuar rrënjë në fjalorin tonë sa që vështirë për ti hequr totalisht nga përdorimi, e them me keqardhje por ky është realiteti.
Krijoni Kontakt