http://www.atafili.wordpress.com
Muzgu i Piramidės
Ēdo popull ka afatin e vet! Kuran, 7:34
Shkruan: Avni Tafili
Moto e Perandorive: Tė jap bukė dhe mbrojtje, ti mė jep vendin (njerėzit i robėroj unė).
Po dihet se ēka ėshtė Perandoria! Truall i ndarė, por sundimtar! Po edhe sikur njė muzgė, kur piramidės i bie! Vende bashkė me njerėz nėn sundim. E njerėz tė robėruar me tru tė shpėlarė. Gjithnjė pretendohet se, Qendra e Perandorisė ėshtė boshti i tokės kah sillet gjithēka. Aty, nė trojet perandorake, zakonisht mė sė shumti prehet monedha. Prehet edhe nė vende tjera, por ajo ėshtė, ajo qė e arkėton atė. Megjithėse prodhuesi mund tė jetė vend tjetėr, prapė: Rroftė Arkėtuesi! Poshtė Prodhuesi! Arkėtues ėshtė perandori, e prodhues punėtori.
Ora e Perandorisė gjithnjė e vazhdimisht ėshtė nė alarm. Ēdo herė kur alarmon, priten lajmet mė tė reja. Ndonjėherė pėr paqe e ndonjėherė pėr luftė. Strategji perandorake, e kundėrta me strategjinė rėndomė: aty ku njerėzit rrinė urtė, por tė dobėt, alarmi i luftės, e aty ku njerėzit zihen, por tė fortė, alarmi i paqes. Natyrisht, si paqja e si lufta shėrbejnė herė pėr tė shtuar zhurmė (fuqinė), kundėr rrezikshmėrisė (urrejtjes), e herė pėr tė ruajtur qetėsinė (gjumin) kundėr zhurmės (zgjimit). Jo, nuk ėshtė monedhė me dy fytyra, por tė dyja shėrbejnė dhe kanė njė fytyrė: aty ku ka qetėsi, tė shtohet qetėsia, e aty ku ka zhurmė tė shtohet zhurma; fytyra: rroftė Perandoria!
Sheshet dhe qendrat perandorake duhet tė jenė vende tė mrekullive! Vende tė ēudirave. Po, sepse pėr tė sunduar mendjet, duhet mė pėrpara ti magjepsė ato. Po ēka kur njė vend ėshtė i zbrazėt nė kėtė rrafsh, po, ėshtė i zbrazėt edhe me ēka tė joshė. E si ato mendje ti mbajė tė magjepsura! Apo nga magjia tė mos kthjellen. Perandoria gjithnjė ka zgjidhje. Ēka ėshtė modė e trendi! Shkenca, jo, magjia! Atėherė, mblidhi magjistarėt mė tė fortė anekėnd botės urdhėron paria e Perandorisė. Fillimi ėshtė aheng, e punė nėn tokė, e pjesa tjetėr plan i Perandorisė.
Tė gjithė bashkėrisht armiku tė mposhtet, qoftė armiku edhe njė njeri i vetėm. Perandoritė pėr tė mbajtur pushtetin frikė krijojnė. Forcėn e demonstrojnė. Po edhe inteligjencė pėrpiqen tė imponojnė. Jo, me bukė sprovojnė, kush kokėn ngre, bukė ska, e kush ulė kokėn, bukė ka! Po urdhėron Perandoria, gjithēka thotė, e ka me gjithė mend. Tė gjithė duhet ti binden, pėrndryshe i pret mjerimi. Kėshtu frika ndillet, kur Perandoria ngrihet! E forcėn duke demonstruar, inteligjencėn shpalon, njerėzit tė magjepsur, zemrat u robėrohen e mendjet u zvogėlohen.
Ėshtė koha e Trekėndėsheve, e Syrit depėrtues, e Veshit shpues, e Gjuhės magjepsėse! Kur heroizėm ėshtė tradhtia, kur zgjuarsi ėshtė rrena, kur ngadhėnjim ėshtė pėrmbysja. Pėrmbysja kur nė buzė tė detit Perandoria vihet: kthimi ėshtė zhveshje, ndėrsa vazhdimi zhytje. E zhytje me pėrmbysje. Vdes fjala, kur krahėt e Perandorisė duheshin tė ishin tė palėkundshėm, sa sguxon as era majat e mėngės kur pėrvilen tė mos ia lėvizin. E sdo tė mbese mė mėngė pėr tu lėvizur, por gisht duke njėsuar!
Perandoria! Kur majat e magjepsjes arrin, njerėzit smendojnė veēse tė magjepsur, a janė njerėz a jashtėtokėsor, madhėshti qė duhet admiruar. Po, sepse Perandoritė duhet tė jenė ose Vende tė Trekėndėsheve, si Piramidat, ose vende tė Jashtėtokėsorėve, si UFO-tė. Po Syri depėrtues, ėshtė syri qė vėshtron, armik jashtė tokės kėrkon, e derisa njerėzit nė agoni duke pritur luftėn ndėryjore, paria perandorake argėtohet! Jo, Veshi shpues, ndien, nė Vendin ku dielli dikur pėr zot adhurohej, ishte njė vajzė qė mbretėreshė do tė bėhej! Prej Shkretėtirės sė Trekėndėsheve, deri tek Oqeani i Syrit depėrtues, nė Skaj tė Sebe-sė, njerėz tė hidhėruar, kundėr perandorisė krye kanė ngritur; pėr tu kthyer nė Vendin e Tubimit, fjalim njerėzimit pėr ti mbajtur, koha e perandorisė ka filluar! Po jo, Solomoni ka vdekur. Por, Sulejmanėt ende jetojnė!
E kaluara ėshtė mėsim, por vetėm ambiciet e perandorėve sedukohen! Perandoria me diellin mund tė lind, por dielli doemos perandoria do tė perėndojė! Edhe pse paria nuk beson, e bindur se tokėn me energji bėrthamore mund ta ndriēojė. Kur gishtėrinjtė shtangen, e zemra ngurtėsohet, e mendja humbet, gjithēka nė paqe ngadhėnjen, pėrveē parisė perandorake, e cila pėrfundon ose e zhveshur nga gjerdani i mashtrimit ose nga trupi i pėrmbytur.
Perandoria duhet tė jetė Tokė Ėndrrash! Njeriu para se tė flas, fillon tė mendojė. E ėndrra i paraprin tė vepruarit. Kur njeriu ndjehet i paaftė, i dobėsuar e inferior, po tė mos ishin ėndrrat, fantazinė si do ta pėrjetonte. E njerėzit pra pėr Perandorinė ėndėrrojnė, pasi qendra perandorake medoemos Vend i Ėndrrave duhet tė shpallet! E ku mė lehtė se nė kryeqendėr, ku ujemi i tokės mblidhet. Por, dielli njė ditė do tė nxeh fortė, e me nxehtėsinė e tij do tė thajė tė reshurat e dikurshme.
Tė zgjuar e pėrparimtarė, tė pasur e tė fortė bėhen njerėzit qė predikojnė, kur nėn hijen e Parisė Perandorake rrojnė. Kur varfėria prek njerėzit e botės, Perandoria afron bukėn e ua heq flamėn, qė ata njėmend tė ndjehen tė liruar e tė lirė, por kurrsesi tė aftė.
Rroftė paria, pėrderisa barku na ngihet, e poshtė tė tjerėt, qė kundėr Perandorisė kanė dalė thonė tė paaftit.
Sundimi i takon Allahut! thonė tė aftit! E trashėgimtarė tė njėmendtė janė robėrit e Allahut, e pushteti Allahut tė Gjithėpushtetshėm!
Krijoni Kontakt