Shkėndia tė urtėsisė
Pėrgatiti: Dr. ALI ILJAZI
Thėnie tė Othmanit r.a.
“Tri gjėra mė janė tė dashura nga dunjaja: ushqimi i tė uriturit, veshja e tė leckosurit dhe leximi i Kur’anit.
* * *
Ėmbėlsirėn e ibadetit e kam gjetur nė katėr gjėra:
Nė kryerjen e detyrimeve tė All-llahut,
Nė largimin ndaj harameve (tė ndaluarave) tė All-llahut,
Nė urdhėrimin e veprave tė mira duke kėrkuar shpėrblimin e All-llahut,
Nė largimin e njerėzve nga gjėrat e shėmtuara duke u frikėsuar nga hidhėrimi i All-llahut.
* * *
Katėr gjėra nga jashtė janė vyrtyt, nga brenda detyrim:
Shoqėrimi me njerėzit e urtė ėshtė vyrtyt, dhe pėr tė qenė pranė tyre ėshtė detyrim,
Leximi i Kur’anit ėshtė vyrtyt, ndėrsa
veprimi sipas Kur’anit ėshtė detyrim,
Vizita e varrezave ėshtė vyrtyt, ndėrsa pėrgatitja pėr varr ėshtė detyrim,
Vizita e tė sėmurit ėshtė vyrtyt, ndėrsa pėr ta marrė kėshillėn nga i sėmuri ėshtė detyrim.
* * *
Besimtari i sigurtė (mu’min) pėrjeton gjashtė lloje tė frikės:
Nga ana e All-llahut tė madhėrishėm, qė tė mos ia privojė (marrė) imanin (besimin),
Nga ana e meleqėve (shkruesit e ndershėm), qė tė mos i regjistrojnė diē pėr shok tė cilit do tė turpėrohej nė Ditėn e gjykimit,
Nga ana e djallit, qė tė mos ia prishė veprat e mira,
Nga ana e melekut tė vdekjes, qė tė mos ia merr shpirtin papritmas, pėrderisa ai ėshtė i papėrgatitur (gaftet),
Nga ana e dunjasė (kėsaj bote), e tė harrojė Ahiretin (botėn tjetėr),
Nga ana e familjes (bashkėshortja dhe fėmijėt), le tė mos stėrngarkohet pėr sė tepėrmi rreth tyre, dhe ata ta shmangin nga pėrmendja e All-llahut tė madhėrishėm.
* * *
Pesė shenjat e njeriut tė devotshėm (tė ruajtur) janė:
Shoqėrohet me ata qė ia fuqizojnė dhe plotėsojnė imanin (besimin),
Ruan epshet dhe gjuhėn,
Kur e godet njė grusht i rėndė nga dynjaja, atė e sheh si dėnim, ndėrsa kur i ndodh njė gjė e vocėrr nga feja, atė e shfrytėzon dhe e merr si kėshillė,
Nuk e mbush barkun as me ushqim hallall (tė lejuar) duke u frikėsuar se mos nė atė ushqim ėshtė pėrzier diē nga harami (e ndaluar),
I sheh tė gjithė njerėzit tjerė tė shpėtuar, ndėrsa vehten e sheh sikur ėshtė i mbaruar.
* * *
Pėrcillet nga Othmani r.a., i cili e ka lexuar versetin e Kur’anit fisnik:
“Pėrsa i pėrketė murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata tė dy (jetimė) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre…” (EL Kehf, 82)
dhe mė pastaj e vijoi shpjegimin:
“Ai thesari pėrbėhej nga njė pllakė e artė, nė tė cilėn ishin shkruar 8 (tetė) rreshta, nė tė cilėt thuhej:
Ēuditem me atė qė e ka njohur vdekjen, dhe pėrsėri qeshet,
Ēuditem me atė qė e ka njohur dunjanė kaluese, dhe pėrsėri vrapon pas saj,
Ēuditem me atė qė ėshtė i njohur se ēdo gjė ėshtė e dhėnė nė sasi tė pėrcaktuar, dhe pėrsėri brengoset kur i humbė,
Ēuditem me atė qė ėshtė i vetėdishėm pėr dhėnjėn e llogarisė dhe pėgjegjėsisė para Allahut, dhe pėrsėri grumbullon pasuri,
Ēuditem pėr sė tepėrmi me atė qė e njeh zjarrin qė e ka djegur dhe pėrsėri bėn gabime,
Ēuditem me atė i cili e ka njohur Allahun me njohuri tė sigurtė dhe pėrsėri pėrmend tjetėr kėnd pėrveē Allahut,
Ēuditem me atė qė ka njohuri tė sigurtė pėr Xhennetin dhe pėrsėri kėrkon qetėsi (rehati) nė dunja (nė kėtė botė),
Ēuditėm me atė qė e njohu djallin si armik dhe pėrsėri i bindet urdhėresave tė tij.
Kur njeriu kėrkon diturinė e Kur’anit dhe diturinė nė pėrgjithėsi nė emėr tė Allahut xh.sh., kjo patjetėr duhet tė shihet nė imanin, pėrultėsin, devotėshmėrin, shpirtėmadhėsinė dhe thjeshtėsin e tij.
* * *
Kur’ani ėshtė ilaē i shėrimit pėr besimtarin dhe udhėrrėfyes i tė devotshėmve. Kush ėshtė udhėzuar nė bazė tė tij ka arritur, ndėrsa kush e ka refuzuar Kur’anin ka dėshtuar.
* * *
Njerėzit qė lexojnė Kur’anin e nuk veprojnė sipas tij, janė njerėzit mė tė kėqinjė. Sepse nuk ndjekin rrugėn e Kur’anit, Allahu e ka lėshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnė tė gjithė ata qė kanė kėtė detyrė.
* * *
Te njeriu i menēur gjuha ėshtė pas zemrės dhe kur dėshiron tė thotė diēka, sė pari mendon mirė. Nėse kjo do tė jetė e dobishme, atėherė e thotė, nė tė kundėrtėn hesht. Ndėrsa tek i padituri zemra ėshtė pas gjuhės. Ai flet sa herė qė do dhe duke mos menduar mirė.
* * *
Njeri! Nuk pėrbėhet feja prej asaj qė ti tė tregohesh para njerzve se je besimtar, gjersa mashtrohesh me dėshira tė kota. Besim i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė skalitur thellė nė zemėr dhe tė cilin e vėrtetojnė veprat e mira tė njeriut.
* * *
Njeriu i pėrkryer ėshtė ai, te i cili gjenden kėto katėr gjėra:
Besimi i cili e udhėzon
Mendja pas tė cilės shkon.
Prejardhja bujare e cila e ruan dhe
Trupi i cili i mbron dinjitetin.
* * *
Mos u bė i lakmueshem, nuk do tė poshtrohesh.
Mos kėrko prej njerzve, nuk do tė paksohet (pasuria) ndėrsa ti do tė mbetesh njeri.
Nėse nuk je i butė, tregohu i butė
Nėse nuk je i ditur, pėrpiqu tė mėsosh.
Njeriu kryesisht ėshtė si ai me tė cilin shoqėrohet.
* * *
Dy gjėra nuk ndahen kurrė: lakmia dhe urrejtja.
Njėriu udhėheq mbi mendjen, me fisnikėri dhe shpirtė madhėsi.
* * *
Mos i shko askujtė, pėrveq atij tė mirės sė tė cilit i shpreson, nga pushteti i tė cilit nuk frikėsohesh, mėshirėn e tė cilit e pret dhe me menēurinė e tė cilit mund tė stolisesh
* * *
Sėmundja e pastron trupin siē e pastron zeqati pasurinė.
Kėrko kėnaqėsinė nė tri gjėra: nė namaz, nė leximin dhe kuptimin e Kur’anit dhe nė dhikėr.
Kėnd nuk e largon namazi i vet nga veprat e kėqija, e largon nga Allahu xh.sh. dhe e tėrhek hidhėrimin e Tij nė vete.
* * *
Njėriu gjithnjė ėshtė nė mes tė tri gjėrave:
Sprovės e cila vjen
Tė mirės e cila kalon
Vdekjes e cila i merr tė gjitha.
* * *
Tri dėshtime tė mėdha janė:
Udhėheqėsit tė cilit i pėrkulesh, e ai tė mashtron.
Fqinji i cili e pėrhap tė keqen tėnde, ndėrsa e fsheh tė mirėn tėnde.
Varfėria e cila sjell dhembje.
* * *
Tre pėrsona asesi nuk mund tė konsiderohen tė pėrgojuar:
I shfrenuari i hapėt – mėkatari kur dėshiron tė tregohet shfrenueshmėria e tij.
Novatori nė fe – kur tė tregohet pėrtritja e tij dhe
Udhėheqėsi tiran (pushtetmbajtėsi) kur i tėrhiqet vėrejtja pėr tiraninė e tij.
* * *
Mjer pėr njeriun! All-llahu nuk e ka krijuar asnjė krijesė tjetėr tė vuajė prej kėsaj bote siē vuan njeriu.
O njeri, zvogloje tė qeshurit tėnd, sepse tė qeshurit e tepėrt e ngrin dhe e mbyt zemrėn, e bartė gėzimin e vėrtet, e zvoglon trimėrinė dhe tė shquarin e bėn tė poshtėr.
Ekzistojnė 3 lloje njerėzish:
Njeri i kompletuar i cili ka mendimin e drejtė por edhe kėshillohet me tė tjerėt.
Gjysmė njeri ėshtė ai i cili ka mendimin e drejtė por nuk kėshillohet me tė tjerėt.
Njeri por s’ėshtė njeri, ėshtė ai qė nuk mendon fare dhe nuk kėshillohet me tė tjerėt.
* * *
Pėr shok tėndin zgjidhe njeriun me kėto virtyte (tipare)
- punėtor
- i devotshėm (i ruajtur, i pastėr)
- intelegjent (i zgjuar)
dhe ruaju nga:
- pėrtaci
- endacaku
- llomotitėsi (qė s’pran duke folur)
- njeriu i prishur dhe
- ngatėrrestari
* * *
Tė mbajturit mend ėshtė dhunti e Allahut madhėrishėm. Ndėrsa dhuntinė e Tij nuk ia dhuron mėkatarit.
Tė mbajturit mend e ndihmojnė kėto gjėra:
- pėrdorimi i misvakut,
- mjalti,
- tamjani me sheqer,
- 21 kokrra rrushi esėll nė mėngjez.
Ndėr shkaqet e harresės numėrohen:
- mosbindja ndaj Allahut xh.sh.,
- mėkatet e shumta,
- brengat,
- depresioni
- angazhimi i tepėrt fizik e psikik
- lidhshmėria e tepėrt me njerėzit.
* * *
- Kur njeriu arrinė pjekurinė mendore, flet mė pak.
- Bėhu i bindur nė namazin e dikujt, nėse pėrshperitė.
- Tė folurit ėshtė zbukurim, ndėrsa heshtja shpėtim
- Edhe nėse flet mos tejkalo kufirin.
- Pėr heshtjen kurr nuk jam penduar, ashtu siē jamė penduar shumė herė, kur kam folur.
* * *
Njė pasanikut iu sėmur i biri. As mjekėt e as astrologėt nuk ia gjetėn barin shėrues. Shokėt e kėshilluan babain e brengosur:
- Tė kėshillojmė ta lexosh tėrė Kur’anin pėr shėndetin e birit tėnd apo tė presh kurban dhe t’ua ndash tė varfėrve.
Duke menduar pėr kėtė kėshillė pasaniku tha:
- Mė mirė ėshtė ta lexoj Kur’anin, sepse kopeja e bagėtisė ėshtė larg!
Kur dėgjoi pėr kėtė njė dijetar i devotshėm (i ruajtur) tha:
- Pasaniku i dha pėrparsi leximit tė Kur’anit (hatmės), sepse Kur’anin e ka nė maje tė gjuhės, ndėrsa kopenė e bagėtisė (pasurin) e ka nė mes tė zemrės!
* * *
Njė besimtar duke falur namazin, kur erdhi te fjala: Ij-jake na’budu – Vetėm ty tė adhurojmė! i foli ndėrgjegja e tij qė s’ėsht duke thėnė tė vėrtetėn, sepse at namaz ėshtė duke e bėrė pėr njerėzit duke i adhuruar ata, pėr kėtė shkak e ndėrpreu namazin. Nė namazin e ardhshėm iu pėrsėrit e njėjta gjė dhe ndėrgjegja nė kėtė rast i tha se e adhuron bashkėshorten, ndėrsa nė namazin tjetėr, ndėrgjegja i tha se adhuron pasurinė, tė cilėn ua shpėrndan tė varfėrve.
Nė namazin tjetėr, ndėrgjegja i tha:
- Nėse qėndron pas asaj qė fletė atėherė je nga ithėtarėt e sinqert tė Allahut!
* * *
Ebu Hasan Shaziliu kėshillonte:
- Nėse dėshiron tė pėrsosėsh imanin (besimin) tėnd, zbukuro sjelljet tua. Nėse dėshiron qė tė dojė Allahu, merr pjesė nė zgjidhjen e problemeve tė njerėzve. Nėse dėshiron tė jeshė nė radhėt e larta tė besimtarėve tė zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e Allahut. Nėse dėshiron qė tė takosh Allahun nė Ditėn e Gjykimit, duhesh tė jeshė tėrėsisht i pastėrt dhe pa mėkate, atėher rregullisht pastrohu nga ndyesia (xhunubllyki) dhe pastrohu (laje tėrė trupin ) ēdo xhuma (tė premte).
Nėse dėshiron qė nė Ditėn e Gjykimit tė ringjallėsh nė dritė dhe i sigurt nga dėnimi, mos i bėn dėm asnjė krijese tė Allahut! Nėse dėshiron qė tė paksohen gabimet, atėherė pandėrprerė tė bėsh. Nėse dėshiron tė jesh njeriu mė i fuqishėm, tėrėsisht mbėshtetu te All-llahu. Nėse dėshiron qė Allahu t’i mbulojė tė metat tuaja, mbuloi tė metat e tė tjerėve. Nėse dėshiron qė tė fshihen tėrėsisht mėkatet tuaja, lutju pandėrprerė Allahut pėr falje, bėhu i ruajtur, e i pėrulur dhe vazhdimisht bėn vepra tė mira!
Krijoni Kontakt