ISLAMI, EVROPERĖNDIMI DHE DILEMAT SHQIPTARE
Hyrje
Islami si religjion, kulturė e qytetėrim, gjatė historisė ka kaluar nėpėr faza tė ndryshme tė zhvillimit. Nė kėtė kanė ndi*kuar si faktorėt interiorė brendapėrbrenda muslimanėve, ashtu edhe faktorėt eksteriorė. Derisa me faktorėt interiorė nėnkuptojmė cilėsinė e Islamit dhe aftėsinė e muslimanėve pėr zhvillim tė mėtejshėm, me faktorėt eksteriorė nėnkupto*jmė raportet e tėrėsishme tė muslimanėve me botėn pėrreth dhe raportet e jomuslimanėve me muslimanėt nė aspektin politiko-ekonomiko-ushtarak dhe kulturor-civilizues. Kėto marrė*dhėnie gjatė historisė kanė shėnuar ngritje cilėsore, si*domos nė rrafshin kulturor e civilizues nė vijėn Islami - Ev*ropa deri nė fillim tė Kohės sė re, por shumė pak edhe anas*jelltas. Gjatė kėsaj kohe, d.m.th. gjatė Mesjetės, kemi periudha tė errėta historike tė muslimanėve, si pasojė e sulmeve tė pareshtura tė jomuslimanėve ndaj Islamit e muslimanėve, qė patėn pėr pasojė dobėsimin intelektual e material, humbjen e identitetit, tjetėrsimin dhe braktisjen e Islamit si faktor mobi*lizues nė jetėn e tyre, qė ėshtė manifestuar nė rrafshin ushta*rak, politik, ekonomik e kulturor. Vetėm nė kohėn e re Perėn*dimi filloi tė dominojė pothuaj nė tė gjitha fushat.
Pėrkundėr disa rezultateve nė botė lidhur me ndriēimin e raporteve tė gjithmbarshme Islami - Perėndimi, megjithatė ende nuk kemi studime qė mbulojnė fushat e nevojshme dhe qė plotėsojnė kriteret e nevojshme. Shumica e literaturės shkencore, kultura e beletristika janė rezultat i paragjy*kimeve tė shtresuara me shekuj. As trojet tona nuk janė kur*syer nga kjo atmosferė, ndonėse Islamin kėtu e kemi tė pranishėm jo fort intensivisht qysh nga shekulli IX dhe inten*sivisht prej shekullit XIV. Rezultatet shkencore-hulumtuese nuk plotėsojnė as nevojat shpirtėrore as kulturore-historike. Madje, Islami nė tė shumtėn ėshtė injoruar, kurse atėherė kur ėshtė trajtuar, rėndom ka shėrbyer si fajtor kujdestar nė sho*qėrinė ish-jugosllave mė gjerė dhe atė shqiptare veēan. Edhe mė herėt aty-kėtu ka pasur ndonjė shkėndi, por vetėm viteve tė fundit janė shėnuar kthesa pozitive. Mė nuk ėshtė reak*sionare e anakronike qė intelektuali tė jetė besimtar, as an*tikombėtare qė shkencėtari tė merret me studimin e njė seg*menti tė caktuar shkencor tė proveniencės islame. Mirėpo, shtresimet shekullore antiislame kanė depėrtuar aq thellė nė qenien e evroperėndimorit, nė kėtė rast edhe tė shqiptarit, sa nuk ėshtė lehtė tė bėhen transformime radikale nė kėtė rrafsh.
Libri Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve ėshtė rezultat i meditimeve, por edhe i hulumtimeve tė gjata. Pėrbėhet prej njėmbėdhjetė shkrimeve, disa tė gjata dhe disa tė shkurta, por qė pėrshkohen me njė frymė tė pėrbashkėt. Karakteristikė e shkrimit janė elementet vijuese: 1) Islami vet*vetiu; 2) Islami nė raport me tė tjerėt, 3) Pozicioni i shqip*ta*rėve kundrejt Is*lamit dhe kulturave tjera dhe, 4) Pėrhapja e Islamit dhe roli i tij, etj. Gjatė mbarėshtrimit tė lėndės janė aplikuar metoda historike, komparative e analitike, kurse pėr interes teorik e praktik. Vėshtirėsitė janė imanente pėr ēdo punė intelektuale, andaj edhe kėtu duhet theksuar se ka pasur probleme tė ndry*shme. Problemi mė i rėndė konsiston nė situ*atėn e disfavor*shme pėr kėtė lloj shkrimi. Ėshtė kohė eufo*rish nacional-ro*mantike dhe e shumė centrizmave (etno*cen*trizmi, evrocen*trizmi, katolikocentrizmi etj.), ku domi*noj*nė emocionet e jo arsyeja, mashtrimet e jo argu*men*tet. Vėsh*ti*rėsitė tjera si mungesa e literaturės pėrkatėse, mun*gesa e pararendėsve nė kėtė fushė, kushtet e dobėta pėr punė e tė ngjashme, nė kėtė rast, mbesin dytėsore.
Libri nuk synon mbylljen e kėtyre apo tė temave tė ngjashme. Pėr mė tepėr, i konsideron vetėm tema tė hapura, qė kėrkojnė pėrsiatje e hulumtime tė pareshtura, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrijmė deri te e vėrteta, ndėrsa do tė krijohen elemente tė lirohemi nga mashtrimet shekullore tė servuara nga shkenca e diletantėve apo nga pseudosh*ken*ca. Madje, konsiderojmė se disa ēėshtje nga kėto tema meritoj*nė hulumtime serioze nė nivele tė larta. Synimi i librit ėshtė tė inicojė ecjen drejt njė pikėpamjeje universaliste ku koekzistojnė shpirtėrorja dhe nacionalja, e jo ecjen drejt in*ternacionalizmit (si mohim i individualitetit nacional), e as nacionalizmit (ku vetėkonfirmohet nacionaliteti dhe ku vetėmbyllet, getoizohet e armiqėsohet me nacionalitetet tjera).
Ndonėse, kryesisht, u jemi shmangur hollėsive dhe ēėsht*jet i kemi soditur parimisht, megjithatė, nė disa raste kemi polemizuar me disa qėndrime tė autorėve. Nė kėtė jemi udhėhequr nga dėshira qė libri mos tė mbetet produkt vetėm i teoretizimeve kabinetike, por tė trajtojė ēėshtjet nga aktuali*teti, gjallėrisht nėpėrmjet konfrontimit tė autorėve dhe argu*menteve pro et contra.
Jemi tė vetėdijshėm se nė tėrė kėtė angazhim nuk kemi mundur ti inkuadrojmė tė gjitha mendimet dhe argumentet relevante. Po ashtu, nuk kemi arritur ti elaborojmė nė mėnyrė tė duhur tė gjitha idetė, por shpresojmė se kemi arri*tur tė prekim disa tema, tua shkundim pluhurin qė ėshtė shtresuar gjatė kohės e tua bėjmė mė tė afėrta lexuesve shqipfolės.
U falėnderohemi tė gjithė atyre qė me vėrejtjet e veta kanė kontribuar nė evitimin e tė metave eventuale dhe nė botimin e librit. Ndihma e All-llahut qoftė mbi tė gjithė ne!
Per me shum vizitoni faqen.
http://www.zeriislam.com/biblioteka/...-SHEKUJVE.html
Krijoni Kontakt