Selamun alejkum,
E hapa kete teme me qellim qe ketu ti mbledhim keshillat Islame, qofshin ato keshilla per biznis, ceshtjen e gruas etj...
Selamun alejkum,
E hapa kete teme me qellim qe ketu ti mbledhim keshillat Islame, qofshin ato keshilla per biznis, ceshtjen e gruas etj...
Si ta shtosh besimin tėnd
Ja tetė mėnyra tė rritjes sė imanit.
Ibni Kajjim ka thėnė: “Nėse nė zemėr mbillet pema e dashurisė dhe vaditet me ujin e sinqeritetit dhe me pasimin e zotėriut tė njerėzve do t’i japė tė gjitha llojet e fruteve nė ēdo kohė nė emėr tė Allahut, rrėnjėt e saj janė thellė nė zemėr tė besimtarit, ndėrsa degėt e saj janė tė lidhura me Sidretul Munteha”.
Kur njeriu i dėshmon dy dėshmitė dhe e njėhson Allahun ka mbjellur farėn e imanit ose do tė kujdeset pėr tė, e tė bėhet pemė e madhe ose do ta lė tė vyshket e tė prishet.
Gjėja ndėr mė tė rėndėsishmet pėr tė arritur te akidja e ehli sunneh ėe xhemaah, ėshtė tė kuptuarit e domethėnies sė imanit (besimit) se iman ėshtė tė besuarit me zemėr, tė shqiptuarit me gojė dhe tė vepruarit me gjymtyrė, imani shtohet me bindjen ndaj Allahut dhe dobėsohet me kundėrshtimin e Tij.
Ja tetė mėnyra tė rritjes sė imanit.
1- Njohja e Allahut tė Lartėsuar.
Njohja e Allahut tė Lartėsuar ėshtė mėnyra e parė pėr rritjen e imanit (besimit). Nuk ėshtė njohje e tij vetėm njėhsimi me gjuhė, por a e ke njohur Allahun e Lartėsuar me emrat, lartėsinė, madhėshtinė dhe cilėsit e Tij tė pėrsosura, qė tė mbushet zemra me dashuri dhe frikė sėbashku e mė pas ta adhurosh Atė me kėto cilėsi.
Kur njeriu e njeh Zotin e Tij dhe beson nė Tė shpėrthejnė burimet e hajrit nė zemėr dhe shpėrndahen nėpėr gjymtyrėt e tij nė bazė tė dijes dhe forcės sė imanit (besimit) pėr aq sa e njeh ky njeri Zotin e tij dhe e adhuron Atė.
Dija ėshtė rruga e njohjes sė Allahut.
Mė i ditur te Allahu ėshtė ai njeri i cili i frikėsohet Atij mė sė shumti. Allahu i Lartėsuar thotė: “… po Allahut i kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt …” (El Fatir: 28)
Cdo musliman duhet ta forcojė themelin e fesė sė tij duke studiuar akiden (besimin) e saktė dhe duke iu ruajtur besimit tė prishur.
2- Tė medituarit mbi domethėnien e Kuranit.
Nė kohėn e sotme shumė prej muslimanėve e lexojnė Kuranin por rėndėsia e tyre ėshtė qė tė bėjnė hatmen (leximin e tė gjithė Kuranit) pa medituar nė domethėnien e tij dhe pa i kuptuar shprehjet. Tė medituarit nė domthėnien e Kuranit ėshtė ndėr shkaqet mė tė rėndėsishme pėr rritjen e imanit. Allahu i Lartėsuar pėr cilėsitė e besimtarėve tė sinqertė thotė: “E besimtar tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėt kur pėrmendet Allahu u rrėnqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.” (El Enfal: 2)
Allahu i Lartėsuar na ka urdhėruar qė tė meditojmė nė domethėnien e Kuranit ku thotė: “(Ky ėshtė) libėr i begatshėm. Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend.” (Sad: 29)
Ndėrsa ai i cili vetėm e lexon dhe nuk mediton nė domethėnien e ajeteve, pėr tė thotė i Lartėsuari: “A nuk e studiojnė me vėmendje Kur’anin? Por jo, ata janė zemra qė kanė drynat e vet.” (Muhammed: 24)
Ibni Kajjim ka thėnė: Nėse dėshiron qė tė pėrfitosh prej Kuranit bėje qė zemra jote tė jetė prezent gjatė leximit dhe dėgjimit tė tij, lėshoje dėgjimin tėnd dhe koncentrohu kur dikush tė drejtohet me tė, sepse ky ėshtė fjalim i Allahut pėr ty me gjuhėn e tė Dėrguarit tė Tij. Allahu i Lartėsuar thotė: “Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė veshin me vėmendje, ka argumente.” (Kaf: 37)
3- Njohja e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė.
Njohja e tė Dėrguarit, sires (autobiografisė), mrrekullive tė tij, me kėtė rritet imani dhe beson jobesimtari.
Nuk plotėsohet imani i besimtarit derisa tė jetė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, pėr tė mė i dashur se vetvetja e tij.
Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu t’ju dojė…” (Ali Imaran: 31)
Cdo musliman duhet ta lexojė sirėn e tė Dėrguarit tė Allahut, tė njohė karakterin e tij mrekullitė tij, ta marrė atė pėr shembull dhe ta pasojė nė tė gjitha punėt e tij.
4- Tė medituarit nė krijimet e Allahut.
Tė medituarit nė ato cfarė i ka krijuar Allahu i Lartėsuar, ėshtė ndėr ibadetet mė madhėshtore. Kėtė shumica e muslimanėve e kanė harruar tani. Kjo ėshtė mėnyra mė e rėndėsishme pėr arritjen e tė vėrtetės dhe largimi nga dyshimet, si dhe rritjen e imanit.
Kur ka zbritur thėnia e Allahut tė Lartėsuar: “Nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė arsye dhe intelekt.” (Ali Imran:190) I Dėguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ka thėnė: Mjer pėr atė qė e lexon e nuk mediton nė tė.
Shiko pėrreth teje, nė qiell dhe tokė, kodra dhe pemė, si dhe shiko nė cdo fryt qė e han, pėrkundrazi shiko nė veten tėnde sepse tė shikuarit nė vetveten tė mjafton. Allahu i Lartėsuar thotė: “Edhe nė tokė ka argumente pėr ata tė bindurit. (20) Po edhe nė veten tuaj. A nuk jeni ka e shihni.” (Edh Dharijat: 20-21)
5- Tė vepruarit e sa mė shumė nafileve pas farzit.Tė shpeshtuarit e nafileve sjellėn dashurinė e Allahut ndaj teje, prandaj fal nafile pas farzit, si namaz nate, agjėro tė hėnėn dhe tė enjtėn, jep sadeka. Cdo punė e mirė shkakton rritjen e imanit nė zemėr. Sepse ėshtė rruga e cila sjellė dashurinė e Allahut. Nė hadith kudsij thuhet: “Nuk mė afrohet robi im me asgjė mė tė dashur te Unė sesa me atė qė ia kam bėrė farz (obligim). Robi do tė mė afrohet pandėrprerė pėrderisa tė mos e dua. E kur ta dua, do tė bėhem ndėgjimi i tij me tė cilin ndėgjon, tė pamurit e tij me tė cilin shikon, duart e tij tė cilat i shtrin, dhe kėmbėt e tij me tė cilat ec, e mbrotje nga Unė, Unė do ta mbroj. Nėse mė lutet do t’i pėrgjigjem e nėse mė kėrkon do t’i jap.” (Sahihul Buhari)
6- Tė afruarit nga veprat e mira.
Tė afruarit nga ambientet e hajrit ta rrisin imanin, ndėrsa tė afruarit nga gjėrat e ndalura ta dobėsojnė imanin.
Largoje zemrėn tėnde nga filmat dhe telenovelat, nga kėngėt, nga lakmia e tė shikuarit e haramit, dhe largimi nga shoqėria e keqe dhe shoqėrohu me besimtarė. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ka thnė: “Shembulli i shoqėruesit tė mirė ėshtė si shembulli i bartėsit tė miskut. Nėse nuk arrin tė marrėsh prej tij atėherė bile tė arrinė era e tij. Shembulli i shoqėruesit tė keq ėshtė si shembulli i farkatarit, nėse nuk ndytesh me katranin e tij do tė arrijė tymi.” (Muttefekun Alejhi) dhe thotė: “Njeriu ėshtė nė fenė e shokut tė vet, cdonjėri prej jush le tė shikojė se cilin e shoqėron.” (Ebu Davudi)
7- Dhikri (tė pėrmendurit e Allahut tė Lartėsuar)
I Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ka thėnė: “Dallimi ndėrmjet atij qė e kujton Allahun dhe atij qė nuk e kujton, ėshtė si i gjalli me tė vdekurin.” (Buhariu)
I Dėrguari i Allahut ka thėnė: Fjalėt mė tė mira pas Kur’anit janė katėr, e ato janė nga Kurani, Subhanall llahi wel hamdulil lahi we la ilahe il lall llahu wall llahu ekber…” (Muslimi)
8- Thirrja nė rrugė tė Allahut.
Allahu i Lartėsuar thotė: “Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja.” (Ali Imran: 104) dhe thotė: “Kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e Allahut, qė bėn vepra tė mira, dhe qė thotė unė: Unė jam prej muslimanėve” (Fussilet: 33)
I Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Feja ėshtė kėshillė, thamė: Pėr kė o i Dėrguari i Allahut? Tha: Pėr Allahun, librin e Tij, pėr imamėt e muslimanėve, dhe njerėzit e rėndomtė prej tyre.” (Muslimi)
Si te arrihet suksesi ne jete
S'ka dyshim se cdo njeri deshiron qe te jete i suksesshem ne jete por, disa e veshtiresojne arritjen tek suksesi.
Kjo ndodh sepse ata mendojne se suksesi eshte nje deshire e parealizueshme dhe eshte veshtire qe te arrihet ky synim.
E verteta eshte se ne ndoshta jemi prej atyre qe i kemi braktisur shkaqet te cilat te cojne deri te suksesi, i kemi groposur ne toke dhe na kane kapluar humbje mbi humbje.
Arritja e suksesit eshte ambicie nga e mira ne me te mire, persosshmeria eshte vetem per Allahun i cili eshte Nje.
Nese ndonje njeri te thote: “Ke arritur maksimumin ne jete”, dije se ai te ka rrenuar.
Njeriu, vazhdimisht, duhet qe te vrapoje drejt suksesit. Allahu nuk e humb shperblimin e atyre qe punojne.
Nuk ka vlere suksesi i njeriut ne kete dynja nese ai eshte i humbur ne ahiret!
Ja disa keshilla per ata te cilet deshirojne qe t'i vjelin frytet e suksesit prej kopshtit te jetes, dhe keto nuk jane tjeter vetem se nje thirrje per arritjen e shpetimit ne te dy botet:
- Frikesoju Allahut te Lartesuar dhe permbaju dispozitave te Tij sepse kjo eshte puna dhe keshilla me e mire. Allahu i Lartesuar thote: “... E kush iu permbahet dispozitave te Allahut, atij Ai i hap rruge dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare...” (Et Talake: 2-3) Dhe thote: “... E kush i frikesohet Allahut, Ai atij ia lehteson punen.” (Et Talake: 4)
- Zemren tende mbushe me dashuri ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, paqja dhe shpetimi i Zotit qoftshin mbi te, me pas, vjen dashuria ndaj prinderve te tu dhe atyre qe jane perreth teje.
Dashuria e riperterin rinine, e zgjat jeten, e shton qetesine dhe sigurine ndersa urrejtja e mbush zemren me plogeshti dhe hidherim. Beje te mundur qe ne shtepine tende te mjaftoje dashuria e familjes tende sepse dashuria e mjekon plagen si dhe mbjell ne zemer ngrohtesi dhe miqesi.
- Beje te mundur qe dashuria ndaj vetvetes te zvogelohet para dashurise ndaj te tjereve. Allahu i Lartesuar thote: “… Ata u jepnin perparesi atyre para vetes…” (El Hasher: 9).
Te lumturit e ndajne te miren me njerezit, e kjo ua shton edhe me shume lumturine, ndersa te keqijte e monopolizojne te miren vetem per vete. Mbushe zemren tende me dashuri, tolerance dhe mirekuptim. Fatkeqij jane ata zemrat e te cileve jane te mbushura me zili, urrejtje dhe hakmarrje.
- Mos lejo te rrjedhin lotet per ate qe ka kaluar, sepse, ata qe derdhin lot per fatin e tyre te keq nuk iu qesh dynjaja dhe ata te cilet qeshin per fatkeqesite e te tjereve, nuk i meshirojne ditet. Mos qaj per qumeshtin e derdhur, perkundrazi, duhet dhene mund shtese per ta kompensuar kete qumesht te derdhur. Kije parasysh thenien e te Derguarit te Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Nese te kaplon dicka mos thuaj sikur te kisha bere keshtu do te ishte keshtu e keshtu, por thuaj: ky eshte percaktimi i Allahut dhe Ai vepron cfare deshiron sepse fjala 'sikur' hap deren e shejtanit.” (Muslimi)
- Beje veten sa me shume te disponuar, sepse i disponuari kur shikon naten ne qiell sheh ngrohtesine e henes, ndersa ai i cili i ka humbur shpresat kur shikon ne qiell nuk shikon dicka tjeter pervecse erresiren e ashper. Behu i disponuar me shume se qe je sepse disponimi sjell dashurine e te tjereve, ndersa i keqi e perzen nga vetvetja ate. El Hulejmi ka thene: “Te Derguarit te Allahut i pelqente shpresa e mire, sepse pesimizmi eshte te menduarit keq ne Allahun e Lartesuar ndersa disponimi eshte te menduarit mire ne Allahun e Lartesuar. Besimtari eshte i urdheruar te mendoj mire per Allahun ne cdo situate.”
- Behu i drejte me njerezit. Padrejtesia e shkurton jeten, largon prej syve gjumin, ben qe t'i harrojme te mirat e tyre, kerkojme qe ata te jene pa asnje te mete, shfajesojme veten prej gabimeve tona me argumentin se ne jemi njerez dhe patjeter gabojme. Imam Muhammed bin Sirini ka thene: “Padrejtesia ndaj vellait tend eshte te kujtosh prej tij gjerat me te keqija te cilat i ke pare ne te dhe te fshehesh te miren e tij.”
- Nese dikush te gjuan me tulle, ti mblidhi ato dhe nderto me to shtepine. Nese te gjuajne me lule, ua shperndaj atyre qe te kane mesuar, atyre te cilet ta kane shtrire doren kur ti ke qene duke luftuar ne fund te kodres.
- Kij besim ne Allahun se pari dhe me pas ne vetveten tende. Njihi te metat e tua, beje te qarte se nese i largon keto te meta do te jesh shume afer endrres tende. Kujtoj gabimet qe t'i largosh te metat e tua. Harroji gabimet e motrave dhe shoqeve tua qe te jesh e kujdesshme ndaj tyre. Lumturia e njeriut eshte ne te angazhuarit e tij me te metat e veta e jo me te metat e te tjereve.
- Nese arrin sukses ne ndonje ceshtje, mos lejo qe mburrja ta mbizoteroje zemren tende. I Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: "Me ka shpallur Allahu mua qe te jeni te thjeshte, mos te mburreni para tjetrit dhe mos t'i beni padrejtesi askujt.” (Muslimi)
Allahu i Lartesuar thote: “Pra mos e lavderoni veten, se Ai e di se kush eshte me i ruajtur.” (En Nexhm: 32)
- Nese rrezohesh ne toke mos lejo qe injoranca te mbizoteroje ne ty dhe te mendosh se te tjeret ta kane hapur gropen. Mundohu te ngrihesh perseri, hapi syte dhe mendjen ne menyre qe te mos biesh ne gropat e diteve dhe fatkeqesise se neteve.
- Nese bie, mendo si te dalesh dhe jo si te deshperohesh. Nese ngrihesh mendo per ata te cilet jane te rrezuar per toke qe t'iu ndihmosh per t'u ngritur.
- Nese korr sukses kunder njeriut me te cilin grindesh mos u gezo por fale dhe nese i kaplon te tjeret ndonje fatkeqesi behu pjesemarres ne ndihme te tyre qofte edhe me dua. Allahu i Lartesuar thote: “Kush ben durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo eshte virtyti me i larte (i lavdishem)” (Esh Shura: 43) I Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: “Mos e shfaq kenaqesine per fatkeqesise e vellait tend se ate e meshiron Allahu e ty te sprovon.” (Tirmidhiu)
- Mos lejo qe ne zemren tende te bashkohet bindja dhe ngadalesia, krenaria dhe mburrja dhe as modestia dhe nencmimi. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: “Kush eshte modest (i thjeshte) ndaj Allahut, Allahu do ta ngreje kete njeri shume lart.” (Ibni Maxhe)
- Zgjidh per veten tende shoqe besimtare dhe behu e kujdesshme ndaj tyre se i Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: “Njeriu eshte ne fene e shokut te tij, te kete kujdes cdonjeri prej jush se me ke shoqerohet.” (Tirmidhiu)
Mos e qorto shoqen tende per cdo imtesi se i persosur eshte vetem Allahu i Lartesuar. Kujdesu qe mos ta humbesh shoqen e mire se nese e humb kush do te jete pjesmarres ne brengat e jetes tende dhe kush do te udhezoje per ne te mire?
Abdullah bin Xhaferi ka thene: “Shoqerohu me ata njerez te cilet nese i shoqeron te zbukurojne, nese nuk je i pranishem te mbrojne, nese ke nevoje te ndihmojne dhe nese shikojne ne ty ndonje mangesi ta mbulojne ose nese e shikojne ne ty ndonje te mire e vleresojne.”
- Mos u grind me te tjeret sepse grindja e shkeput litarin e miqesise dhe krijon pengese ndermjet shpirtrave. Per cdo vit qe vjen behu me shpirtgjere se qe ke qene ne vitin e kaluar, te lumturve nuk u ngushtohet gjoksi, i falin te tjeret, nuk ndalen te te metat e te tjereve. Nese dikush eshte sjellur keq me ty harroje kete dhe kujtoje te miren e saj.
- Fali ata te cilet kane gabuar ndaj teje dhe arsyetoj. Falja ta shton jeten, ta kthen besimin te njerezit dhe duke falur e fiton respektin e te tjereve ndaj teje. Largoje urrejtjen nga zemra dhe mendja jote! Mesohu t'i ndeshkosh ata te cilet jane sjellur keq ndaj teje me te harruar dhe jo duke u rrahur me thika. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “A nuk mundet dikush prej jush qe te jete si Ebu Damdami i cili kur dilte nga shtepia thoshte: “Une e kam dhuruar ndershmerine time mbi njerezit.” (Ebu Davudi)
Imam Neveviu ne lidhje me kete ka thene: "Nuk e kerkoj padrejtesine time nga ai i cili me ka bere padrejtesi as ne kete dynja dhe as ne ahiret.” Kjo pasi qe ka kerkuar falje, e nese i ben padrejtesi me pas duhet te kerkoje falje.
- Jepju te tjereve prej zemres, mendjes, pasurise dhe kohes tende pa ua treguar faturat e llogarise. Nese e ndihmon ndonje njeri mos e kushtezo qe ai te te ndihmoje ty! Puna jote te jete e sinqerte dhe vetem per hir te Allahut te Lartesuar. Nese ia ben nje te mire dikujt, kujdes mos ia permend dhe nese dikush ta ben nje te mire, kujdes mos ta harrosh. I Lartesuari thote: “O ju qe besuat, mos i prishni lemoshat tuaja me te krenuar e me ofendim.” (El Bekare: 264)
- Cdo deshtim qe mund te ndodhe konsideroje prove te jetes. Nata sado qe te zgjase patjeter do te agoje agimi. Dikush prej dijetareve ka thene: “Suksesi eshte si shkallet te cilat nuk mund te ngrihen duke i pasur duart ne xhepa!"
- Falenderoje Allahun e Lartesuar si kur ke pak ashtu edhe kur ke shume! Kenaqu me pak dhe mos i lakmo te tjeret nese kane me shume se ti. Mos shpreso qe kjo e mire te largohet prej tyre, por lute Allahun e Lartesuar qe te te begatoje me te mirat e Tij. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “O Ebu Hurejre, behu fetar, i devotshem, do te jesh me adhuruesi i njerezve; behu prej atyre qe kenaqen me pak, do te jesh me falenderuesi prej njerezve; duaje per njerezit ate qe e don per veten tende, do te jesh besimtar; beji mire komshiut do te jesh musliman dhe pakesoje te qeshuren sepse te qeshurit e shumte e vdes zemren.” (Ibni Maxhe)
- Per cdo dite kerko nga Allahu faljen dhe shendetin. Ne hadithin te cilin e transmeton Tirmidhiu, i Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Kerkoni nga Allahu faljen dhe shendetin sepse asnjerit prej jush nuk i eshte dhene pas te vertetes gje me e mire se shendeti.” (Tirmidhiu)
- Kerko nga Allahu i Lartesuar dije te dobishme dhe risk te madh. Dija eshte dollapi te cilin nuk e vjedhin dot hajdutet. Njemije dinare ne dore te injorantit jane si nje grusht me dhe ndersa nje grusht me dhe ne doren e te diturit shnderrohet ne njemije dinare. Ali bin Ebu Talibi - radijall llahu anhu - i ka thene njerit prej sahabeve: “O Umejl, dija eshte me e mire se pasuria; dija te ruan ty ndersa ti e ruan pasurine; dija eshte si gjykatesi ndersa pasuria eshte si i gjykuari; pasurine e pakeson shpenzimi ndersa dija shtohet kur e shperndan ate. Dija e rrenon mburrjen, mburrja eshte si lekura e bananes ne te cilen rreshqet. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Kerkoni nga Allahu dijen e dobishme dhe kerkoni mbrojtje nga Allahu nga dija e padobishme.” (Ibni Maxhe)
Njera prej duave te te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te- eshte: “O Zot kerkoj mbrojtje nga dija e padobishme, nga zemra e cila nuk frikesohet, nga nefsi i cili nuk ngopet dhe nga duaja e papranuar. Kerkoj mbrotje te Ti per keto kater gjera.” (Ibni Maxhe)
- Mundohu t'i kenaqesh ata te cilet i ke perreth teje ne menyre qe edhe ata te kenaqin ty. Ti nuk mund te qeshesh ne te njejtin moment kur te tjeret derdhin lot, nuk mund te kenaqesh me nurin e agimit kur te tjeret qe jane perreth teje jetojne ne erresire. Lumturia e njeriut shumefishohet varesisht prej numrit te atyreve te te cilet ka pasur sukses ne gezimin e tyre. Nese te shtohet risku mundohu qe t'i gezosh njerezit me pasurine tende, nese risku te ngushtohet atehere mundohu t'i kenaqesh me nje fjale te mire. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Ruaju zjarrit qofte edhe me gjysme hurme, nese nuk gjen, me nje fjale te mire. ( Buhariu dhe Muslimi)
Dhe ka thene: “Mos nencmoni dicka nga e mira edhe nese ajo eshte ta takosh vellain tend me fytyre te buzeqeshur.” (Muslimi)
- Kujtoji ata te cilet te kane ndihmuar ne profesionin tend, ata te cilet t'i kane zgjatur duart kur ti ke pasur nevoje, kane qendruar me ty kur dynjaja ta ka kthyer shpinen, te cilet te kane nxjerrur nga vetmia diten kur te kane lene disa prej atyre qe kane qene perreth teje! Mos thuaj se une i kam falenderuar dhe ua kam kthyer kete te mire! Falenderoji perseri edhe nje here tjeter, ua kthe te miren sa here qe te mundesh. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Kush nuk i falenderon njerezit nuk e falenderon as Allahun.” (Tirmidhiu)
Dhe ka thene: “Kur dikush ta ben nje te mire shperbleje ate, dhe nese nuk gjeni se me cfare ta shperbleni, beni dua per te deri sa ta shikoni se e keni shperblyer.” (Ebu Davudi)
- Mundohu t'i kujtosh emrat e atyre ndaj te cileve ke gabuar joqellimisht, lute Allahun qe te te fale ty per ate qe ke gabuar ndaj tyre dhe bej dua per ta.
Mos i llogarit te tjeret sepse llogaritja e te tjereve eshte humbje kohe.
- Merre per dore te dobetin deri sa t'i kthehet forca, qendro afer asaj te ciles i eshte merzitur jeta deri sa t'i shndrise shpresa! Qendro me te deshtuarin deri sa te gjeje rrugen e suksesit. Mundohu t'i kurosh plaget e disa njerezve. Medito rreth fjales se te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - rreth ndertimit te lidhjes se vazhdueshme ndermjet teje dhe te tjereve: “Besimtari eshte pasqyra e besimtarit, besimtari eshte vella i besimtarit, …"
- Nese duke ecur te ze erresira, behu prej atyre qe bartin qiri, drite dhe jo prej atyre te cilet e gjuajne llampen me gure. Kur te gdhihet mengjesi behu prej atyre qe e presin rrezen e dites dhe jo prej atyre dembeleve te cilet nuk e arrijne rrezen e lindjes se diellit.
- Mundohu qe t'ua falesh borxhin disave, disa prej tyre te kane dhene pervoje gjate viteve te kaluara, disa te kane dhene besimin dhe nuk te kane lene te qendrosh vetem ne perballimin e stuhise se jetes, disa prej tyre ta kane ndezur qiririn kur ti ke qene ne mes te erresires dhe ti e ke shikuar rrugen gjate dites, disa ta kane mbushur mendjen e disa te tjere zemren. Me e madhja eshte qe ti ta falenderosh Allahun e Lartesuar i cili te ka begatuar me dhunti te shumta.
- Kur te arrish ne maje te malit, mos lejo qe nga mburrja te mirren mendte dhe te biesh dhe ata te cilet qendrojne ne cep te kodres mos te te duken xhuxha. Allahu i Lartesuar thote: “Dhe mos shtrembero fytyren tende prej njerezve, mos ec neper toke kryelarte se Allahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet.” (Llukman: 18)
Mposhte inatin dhe zgjate doren tende per ata te cilet jane ne cep te malit qe te mund te arrijne ne maje te tij. Nese te rreshqet kemba pasi qe ke arritur majen e kodres mos i akuzo te tjeret se ata kane qene shkaktar per rreshqitjen tende. Njihi gabimet dhe te metat e tua, qe edhe nese arrin ne majen e malit heren tjeter te dish se si t'i forcosh kembet e tua bashke me ata te cilet qendrojne me ty ne maje.
- Mos hulumto ne te metat e te tjereve. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Nese njeriu thote jane shkaterruar njerezit, kjo do te thote se ai eshte me i shkaterruari.” (Muslimi)
El Hattabi ka thene: "Njeriu vazhdon t'i shaje te tjeret duke i permendur te metat e tyre e me pas thote: jane prishur dhe jane shkaterruar njerezit. Nese ky e ben kete nga deshperimi per ceshtjen e fese se tyre arsyetohet, por nese e ben si shkak i pelqimit te vetvetes per t'i nencmuar te tjeret kjo eshte e urryer dhe e ndaluar.
- Mos lejo qe deshperimi te mbizoteroje ne zemren tende se deshperimi t'i mbyll syte dhe nuk arrin ta shikosh deren e hapur dhe doren e shtrire. Allahu i Lartesuar thote: “Thuaj: O roberit e Mi, te cilet e keni ngarkuar veten tuaj me shume gabime, mos humbni shpresat ndaj meshires se Allahut, pse vertet, Allahu i fale te gjitha mekatet, Ai eshte qe fale shume dhe eshte meshirues.” (Ez Zumer: 53)
- Ji e sigurte se nese e perveteson dhe e don punen tende, do te mund te arrish ate cfare te tjeret nuk kane mundur, mos e harro thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Allahu don qe kur ndonjeri prej jush te beje nje pune ta pervetesoje ate.” (Ebu Aliu)
- Beje te ditur se besimtari mund ta duroje urine dhe humbjen, mund te jetoje ne nje hapesire pa shtepi, por nuk mund te jetoje i nencmuar. Allahu i Lartesuar thote: “Krenaria eshte per Allahun, te Derguarin e Tij dhe per besimtaret.”
Llogarite veten tende para se te llogaritesh, peshoj veprat tua para se te peshohen. Allahu i Lartesuar thote: O ju qe besuat, kinie parasysh friken ndaj Allahut, dhe le te shikoje njeriu se cka ka pergatitur per neser dhe kinie frike Allahun, e s'ka dyshim se Allahu eshte qe e di ne detaje ate qe punoni.” (El Hasher: 18)
Umeri - radijall llahu anhu - ka thene: “Llogariteni veten tuaj para se te llogariteni dhe peshojeni ato (veprat) para se t'ju peshohen. Pergatituni per diten ne te cilen do te paraqiteni ku nuk do te fshehet asnje sekret."
www.ilirida.net/islam.php
Deshe te ju jape do keshilla
Keshilla numer nje
"Allahu na beri krenar me Islamin nese do ta kerkojme krenarine tek dicka tjeter pervec Islamit Allahu do na poshteroje"
Do kisha shume deshire qe kjo te ishte ne Zemren e cdo kujt prej muslimaneve .Nese njeriu krenohet me pasurine Allahu nxjere nje person tjeter qe ka me shume pasuri se ty.nese krenohesh me bukurin tende Allahu nxjer nje me te bukur se ty.nese krenohesh me veshjen Allahu nxjere nje person qe ka veshje me te bukur se ty.nese krenohesh me makinen do jete dikush me makine me te bukur se ty.Nese krenohesh me diturine Allahu nxjrre nje me te ditur se ty.
"Por nese krenohesh me Zotin dhe fene e tij te vetme Islamin nuk ka kush ta kaloje ne kete krenari"
Keshilla numer dy
Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:
' Oj moter, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese kerkon ndihme, kerko prej All-llahut. Dije, sikur tere populli te tubohej qe te te ndihmoje ne dic, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka All-llahu tash me te ka caktuar. Jane ngritur lart pendat dhe jane thare faqet ( d.m.th. cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar )
( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen sahih )
Ne trasmetimet e tjera, pervec te Tirmidhiut, qendron:
" Kije ndermend All-llahun, do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te ka goditur, as qe ka mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk ka mundur te mos te godase. "
O njeri lidhu me Zotin tend se Ai ste le kurre ne balte por krijesat te zhgenjejne qofshin ato dhe prinderit tu ose te afermit e tu.
Dije se Allahu i ka ne dore cdo ceshtje dhe mos iu frikeso asgjeje pervec Atij .Te gjithe jane krijesa dhe nje dite te gjithe do te kthehen tek Ai.Behu trim dhe krenohu me te miren dhe i turpshem ne veprimin e te keqes.
Dije se verte ndihma eshte me durim, gezimi me deshperim, kurse pas cdo veshtiresie ka lehtesi.
Mos u bej kurre pesimist se Zoti eshte Ai qe i shikon roberit e tij besimtar dhe nuk i le ato ne balte bej durim .A nuk i shikon qafirat Allahu i ka furnizuar dhe ua largon demet atyre shpesh here po per ty a Thua se nuk mendon .JO kurre por Ai deshiron te ngreje ty ne grada te larta ne xhenet deshiron te fali gjynahet te cilat ti i ke kryer qe kur te dalesh para TIJ te jesh i paster dhe keshtu te begatoje me xhenetin e TIJ.
Dije se cdo dhimbje ka nje fund .Vertet Islamin po e luftojne po kjo eshte sprove per ty sa ti do te kontribosh ne ruajtjen e kesaj feje madheshtore A do te besh tregti me Zotin tend.
A doni tju njoftoj per nje thenje te derguarit salallahu alejhi we selam.Te jepni pasurine dhe veten tuan ne rrugen e Tij .Vertet Xheneti eshte pasuri e perjetshme.A nuk e shikon sa punon ne kete dynja sa lodhesh me Zor se e blen nje shtepiu kurse Allahu ta ka lehtesuar xhenetin me 12 namaze synet ne dite te dhuron nje shtepi ne xhenet.apo kush ja kryn vllaut te vte nje pun ka mere sevap sa me nejte nje muaj ne xhmi e te pejgaberit salallhu aljhi ve selem ,dhe ka vpra te shumta si kta. SUBHANLLAH sa leht te ka bere zoti te fitosh xhentin ja pra mos e lesho kete shfritezoje para se te te kalon koha e shfritezimt .
Keshilla e trete
Ju porosis qe te mesoni shume per fene ne mynyre qe ti jepni pergjigje cdo njeriu ne lidhje me te dhe te afroheni me te Prane Zotit tuaj .Nuk kam pare dicka me te bukur ne jeten time se dituria . Transmetohet nga ebu davudi se I pejgaberi salallhu alejhi ve selam ka than :kush mson qe me to te fitohet knaqsia e Allahut nuk do ta shijoj zjarin diten e kijametit Allahu na e shtofte diturine dhe na lartesofte ne grada te larta ne xhenet.
Mos harroni ne zemrat e juaja te jete gjithmone pema e besimit me frytet e saj dashurine ,sinqeitetin, friken, mbeshtetjen shpresen, durimin etj tek Allahu i Madheruar.
Mos harroni se besimi plaket prandaj ripertrieni ate me dituri.
Pendohuni tek Zoti juaj vertet ai eshte q ua pranon pendimin dhe eshte Fales dhe Meshirues.
Keshilla e kater
Ju keshilloj te jeni te kujdeshem ndaj namazit tuaj.Per te cilin nje dijetar ka thene
Me mire per mua eshte dy rekat namaz se xheneti se cka ne te.E pyeten njerzit si keshtu.Tha- Me namazin fitoj kenqesine Zotit xheneti eshte kanqesia ime dhe eshte me e mire per mua kenaqesia e Zotit se kenaqesia ime
keshilla e peste
Zbukuroni vetet tuaja me besim ne zemer me devotshmeri.Fytyrat e juaja bejini te shndrisin duke u falur.Uallahi ka per tiu ndricuar fytyra dhe keni per ti pare shenjat e sexhdes ne fytyrat e juaja. Ndricojini mendjet ej uaja me dituri islame qe tiu udheheqi bashke me driten e besimit te zemres ne erresirat e kesaj toke dhe zullumin qe eka ajo brenda saj.
Keshilla e gjashte
Per femrat dhe motar muslimane
Te vendosin buzekuq ne buzet e juaj sinqeritetin dhe fjalen e Zotit.
Te jete vathi i juaj degjimi i kuranit dhe i fjaleve te mira.
Te jete rimeli i juaj ne kenaqesine e Zotit dhe duke u larguar nga gjynahet.
Te jete unaza e juaj kenaqesia dhe besnikeria ndaj burrit dhe ruajtja e nderit te saj.
Te jete varsja e juaj turpi .
Te jete rrobja e juaj devotshmeria dhe frika ndaj Allahut .
Te jete boja e flokeve te juaj dituria islame ne baz te kuranit dhe sunetit
Te Perpiqesh qe sa me pak te te duken pjeset (islamikisht) te turpshme te trupit: mos vish tesha te shkurta, te ngushta ose te tejdukshme. Burri yt le te martohet per bukurine tende shpirterore, e jo ate trupore (trupi humb bukurine pas nje kohe, kurse shpirti eshte i perjeteshem)
Te Mos lexosh revista dhe libra me tematike "te ndyte", mos shiqo filma dhe mos degjo muzike, se keto ta roberojne shpirtin, te bejne te jetosh ne boten e enderrave dhe ta dobesojne te mbajturit mend.
Te Shoqerosh me besimtare, qe te keshilloheni njera me tjetren.
Kudo qe je, beju shembull per muslimanet dhe femrat tjera.
keshilla numer shtate
Dijeni se Zoti eshte nje dhe feja e shpallur prej tij eshte nje te gjithe fete e tjera jane te shpikura prej njerzve ose te emertuar nga ato.Largoheni prej idhujtarive te kota dhe besoni vetem Zotin madheshtor dhe pa te meta.Per njeriun mbi cdo gje duhet te jete Krijuesi i tij Sepse Ai ka deshiruar qe te jesh tek prinderit e tuaj.Po te donte Ai i bente prinderit e tu qe te mos kishin mundesi lindje.Ai deshiroi qe ti te jesh ne at vend ku je dhe jo dikund tjeter.Prandaj le te jete Atdheu yt mjet per te cilin ty do te shtohet dashuria ndaj Krijuesit tend dhe jo mjet qe te largoi dashurine nga Krijuesi Yt.Beni dallimin midis fese dhe kombit se jane dy gjera te ndryshme dhe se feja eshte me e gjere se sa kombi.nese dikush do kombin me shume se fene eshte sikur ka djegur pikturen per te marre hirin e saj.
Deshira e ime e fundit
Mos ma marri Allahu shpirtin pa kontribuar dhe shikuar krenarine e Islamit me bote dhe na bashkofte ne xhenetin e tij bashke me te gjithe muslimanet dhe muslimanet .Na i falte gjynahet dhe gabimet tona ne me te vertet ne jemi gjynafqar.Te na i udhezoi te dashurit e zemrave tona.Prinderit te afermit shoket ne rrugen e drites islame.
Te na bashkoje ne xhenet me te derguarit dhe shokt e tij dhe njerzit e mire.
Inshallah Allahu e ban ket qe te marim mesim qe te perfitoj e jo qe te jet kedernesh ne at dit kur do te na thuhet se e keni ditur por se keni vepru Allahu na rujt , Qoft Allahu I keneqer me kto fjal qe I tham cka kem gabu prej shejtanit cka kem qellu prej Allahut dhe neve .
Selam aleikum we rrahmetullahi we berkatuhu
www.ilirida.net/islam.php
Fjalet e urta dhe keshillat e Hasan el-Basriut
Ebu Derdaja ka thene: “Tre veta me bejne te qeshem ndersa tre me bejne te qaj. Me ben te qeshem:
- Njeriu qe shpreson nje jete te gjate, edhe pse vdekja e kerkon gjithkund.
- Njeriu i cili eshte i pakujdesshem edhe pse e di se nuk do te lihet ne pakujdesi.
- Njeriu i cili qeshet shume, ndersa nuk e di se a eshte i kenaqur Krijuesi e Zoti i tij me te apo jo.
Ndersa me bejne te qaje:
- Frika nga fundi.
- Ndalja e punes dhe
- Qendrimi para All-llahut, kur njeriu do te prese qe t’ia caktoje All-llahu vendin ne Xhennet apo ne Xhehennem.
Halifi Umer ibn Abdulazizi ka kerkuar prej Hasanit qe ta keshilloje. Duke ia plotesuar deshiren, ai ka thene:
“O sundues i besimtareve! Ajo qe ka qene – sikur te mos kete qene fare, a ajo qe do te vije – sikur te jete tash! Dije, o sundues i te drejteve se eshte e mrekullueshme shija e asaj qe vjen pas durimit, madje edhe nese e shijon idhtesine e atij durimi! Ndersa, shija e perfundimit te bukur eshte me e kendshmja. Pasoja e kenaqjes se lakmive trupore eshte gjithsesi e idhet dhe ajo medoemos do te arrije edhe nese per nje moment e shijon kenaqesine e saj. Nderkaq rezultati perfundimtar i gjithe kesaj do te jete i kobshem per ate qe shkon pas epsheve te veta. Dije, o sundues i te besueshmeve, se do te shpetoje vetem ai qe ruhet nga mekatet dhe qe perkujdeset qe ta fitoje shpetimin ne shtepine e amshueshme. Ai do ta meritoje edhe meshiren e All-llahut dhe do te hyje ne Xhennet.
O sundues i besimtarve! Kjo bote eshte shtepi e pabesise, prej te ciles duhet te kalojme ne shtepine e banimit te perhershem. Ademi alejhisselam eshte zbritur ne Toke qe te jetoje ne te, ashtu qe ta vuaje denimin per gabimin e bere. Prandaj behu i kujdesshem ndaj kesaj bote! Sepse, edhe te dashuruarit ne te do te duhet ta lene. I pasuri ne te eshte varfnjak i vertete ndersa i lumtur eshte ai i cili nuk dorezohet. Kete bote e ka shijuar ai qe ka pervoje dhe mencuri, i cili e ka zbuluar se ajo e poshteron ate qe e ve me larte se cdo gje tjeter. Ndersa ate qe ajo e tubon, e ndan prej asaj qe e ka mbledhur.
Kjo bote eshte sikur helmi: e merr ai qe nuk e njeh dhe perpiqet t’i afrohet sa me teper, sepse nuk e di rrezikun e saj, e ajo, pasha All-llahun ate e mbyt. Andaj, o sundues, behu ne te sikur ai qe i sheron plaget e veta! Nese duron vetem pak do ta arrish ate qe eshte e amshueshme! I mencur eshte ai qe ruhet nga kjo bote dhe qe nuk mashtrohet nga bukurite e saj. Ai e di se bota eshte si mashtruesi i afte dhe i rrezikshem qe u afrohet dhe u pispilloset te gjithve qe t’ju pelqeje lajkatareve te vet, sikur nusja, ne te cilen jane te drejtuar syte e te gjitheve dhe ne te cilen jane te dashuruara te gjitha zemrat. Kjo bote, pasha Ate qe me te Verteten e ka derguar Muhammdein sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, eshte vrases i te dashuruarve te vet. Andaj, o sundues i besimtarve, ruaju qe mos te te rrezoje edhe ty dhe behu sycele te mos devijosh! Bolleku i kesaj bote sjell fatkeqesi dhe sprova te medha, ndersa lidhshmeria per te medoemos te con ne deshtim. Dije, o sundues, se premtimet e saj jane shprese e kote, kthjelltesia – turbullim, kurse jeta e saj – veshtiresi e vertete. Do te fitoje vetem ai qe e le, kurse do te humb ai qe e merr.
I mencur dhe i ditur eshte ai i cili i frikesohet asaj me cka e frikeson All-llahu xhel-leshanuhu dhe eshte sycele ne ate ku duhet te jete sycele, si dhe ai qe e ka llogaritur mire qe patjeter do te ndodhe largimi nga shtepia e perkohshme ne te amshueshmen. Ne kete me vone cdo njeri do te bindet dhe do te besoje.
Kjo bote eshte, pasha All-llahun, shtepia ne te cilen vuhet denimi. Kesaj i vardiset vetem ai i cili nuk ka mend dhe vetem ai e grumbullon. Me te eshte i mahnitur vetem ai qe nuk ka dituri. I zgjuar dhe i mencur eshte ai qe me te i sheron plaget e veta duke e duruar idhtesine e ilaceve me shprese per sherim te shpejte dhe ai qe i frikesohet perfundimit te keq.
Kjo bote eshte enderr, ndersa Ahireti eshte zhgenderr. Ato vetem vdekja i ndan. Por, njerezit jane te leshuar pas endrrave te veta te ngaterruara. O sundues i besimtareve! Une vetem te them sic ka thene nje i urte: “Nese shpeton nga bota, ke shpetuar nga cdo fatkeqesi, e nese nuk mund te nxiresh, nuk mund te te numroj nder te shpetuarit”.
Kur e ka pranuar librin e Hasanit, Omer iben Abdulazizi ka qare me aq ze, saqe edhe te gjith te pranishmit i ka bere te qajne. Pastaj ka thene: “Le ta meshiroje All-llahu xhel-leshanuhu Hasanin! Ai gjithnje nje na meson duke kerkuar te jemi sycele dhe ti shmangemi moskujdesit. Ai eshte vaiz i mrekullueshem, oratore i forte dhe i sinqerte!” Andaj i ka shkruar Hasanit: “Prej teje kam pranuar keshilla dhe udhezime te dobishme. Ato kane qene ilac per shpirtin. Ti me te vertete saktesisht e ke pershkruar kete bote sepse, ne te i mencur eshte ai qe jeton gjithnje me frike sikur te kene vdekur te gjitha qeniet e gjalla qysh moti. Le te jete paqja ne ty si dhe meshira dhe bekimi i All-llahut!”
Ndersa Hasani keshtu i ka interpretuar fjalet e halifes:
- I mrekullueshem eshte sunduesi qe e flet te verteten dhe i pranon keshillat! Me te All-llahu xhel-leshanuhu e ka bere te lumtur bashkesine e muslimaneve dhe ua ka plotesuar bekimin, si dhe te gjithe banoreve te shtetit islam ua ka dhuruar meshiren e Vet.
E pastaj perseri i ka shkruar halifes:
- O sundues i besimtareve, para teje me te vertete jane frika me e madhe dhe ndodhia e tmerrshme! Ato do te vijne, ne cka nuk ka dyshim. Vetem atehere do ta shohesh se a ke shpetuar apo ke deshtuar. Ruaju, o sundues, qe ne ate ne te cilen te ka bere All-llahu xhel-leshanuhu sundues ndermjet roberve te Vet, te mos behesh si ai te cilit sunduesi ia ka besuar nje gje: ia ka dhene ne ruajtje thesaret dhe pasurine e vet, e ai e ka shkaperderdhur pasurine, kurse thesaret i ka lene dhe keshtu e ka varferuar edhe ate edhe familjen e tij. Dije se All-llahu xhel-leshanuhu i ka urdheruar prijesit te cilet i ka emeruar ne pozita ne te cilen je ti, qe roberit e vet t’i largojne nga veprat e keqija dhe t’i ndalojne, andaj nese sunduesit bejne vepra te keqija dhe jane te koruptuar, si do te jete gjendja atehere?! Krahas kesaj Ai i ka urdheruar qe t’i denojne ata qe e kane merituar. Si do te jete gjendja nese sunduesi duhet te denohet?!
Perkujtohu, o sundues i besimtareve, kur do te keshe pak ithtare te Krijuesi dhe Zoti i gjithesise dhe pak ndihmes ne Diten kur Ai perseri do te te ringjalle. Prandaj pergatitu per ate takim, per Diten e frikes me te madhe dhe te pasigurise!
Dije, o sundues, se ke shtepi, por jo ate ne te cilen banon tash, por ate ne te cilen do te banosh gjate dhe ne te cilen miqte do te te lene te vetmuar.
Pergatitu mire per diten “kur njeriu do te ike prej vellait te vet, nenes se vet, babait te vet, shokeve dhe femijeve te vet”. “Perkojtoje diten kur do te ringjallen te gjithe dhe kur do te dale ne drite ajo qe e kane fshehur ne zemer, kur do te zbulohen fshehtesite, kur do te ndahet libri, libri i cili as mekatin e vogel e as te madhin nuk do ta le por te gjitha do t’i numeroje”.
Puno derisa te kesh kohe, para se te te arrije vdekja dhe ta nderpreje cdo pune!
Ruaju, o sundues i besimtareve, qe te mos i gjykosh njerezit sic kane gjykuar jobesimtaret, apo me ta ta ndjekish rrugen e tiraneve. Te dobteve mos ua ngarko mendjemedhenjte, sepse mendjemedhenjte nuk e respektojne ndaj besimtareve as marreveshjen e as perkrahjen. I derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thene: “Kush e emeron per mekembes ndonje tiran, ose i ndihmon me dicka, e ka hedhur Islamin pas shpine”.
Frikesoju All-llahut! Mos i bart mekatet tua e me to edhe mekatet e te tjereve, barren tende e me te edhe barren e te tjereve! Le te mos mashtrojne ata qe ndihen mire ne vuajtjet tua dhe qe kenaqen me te mira ne demin tend. Mos e shiko, o sundues, fuqine tende sot, por shikoje dobesine tende neser kur do te jesh i kapur dhe i lidhur me litarin e vdekjes dhe kur do te sillesh te Krijuesi dhe Zoti yt ne shoqerine e melekeve dhe te te derguarit, kur te gjithe njerezit te Gjallit dhe te Amshueshmit do te duhen t’i perkulen.
Une, o sundues i besimtareve, edhe pse ne keshillen time nuk e kam arritur shkallen e te diturve para meje, nuk kam bere koprraci ne dhenien e keshillave duke u ndier ne poziten tende. Andaj, librit tim jepja vendin qe e meriton. Degjoje porosine e tij si ai qe deshiron te perfitoje prej tij. Le ta zbuse idhtesia e ilacit shpresen ne efikasitetin e tij! Le te jete paqja, meshira dhe bekimi i All-llahut mbi ty!
Njeriu bujar nxiton qe sa me pare te beje vepra te mira, ndersa i keqi hiqet zvarre ne kryerjen e bemiresise dhe shmanget nga ajo.
Ne i kemi konsideruar si koprrace te gjithe ata qe kane dashur t’i huazojne vellait te vet ne fe, sepse ne i kemi ndihmuar njeri-tjetrit. Vellai i ka deshiruar vellait me shume se vetvetes. Pasha All-llahun, kam pare si muslimani e ndane ne dy pjese mbulesen e vet qe t’i ndihmoje atij qe nuk e ka. Ndersa tjetri agjeronte nje dite dhe kur vinte koha e iftarit, shkonte te vellai sipas fese dhe i thoshte: “Une sot kam agjeruar ne emer te All-llahut xhel-leshanuhu. Deshiroj qe edhe ti te jeshe pjesemarres ne kete te mire, andaj me ofro dicka me cka do ta perfundoj agjerimin tim!” Dhe ai i jepte nje gote uje apo grusht hurmash, qe All-llahu xhel-leshanuhu ta shperbleje bashke me agjeruesin.
E mbaj mend kohen kur njeriu kujdesej per familjen e vellait te vet qe kishte nderruar jete edhe pas dyzet vjetesh.
E mbaj mend kohen kur njerezit i kane urdheruar te afermit qe te mos e refuzojne e lene te deshperuar asnje nevojtar.
Nuk eshte mekat te hashe dhe te pish ne shtepine e mikut tend edhe para se te te ofroje vete ai.
Njeriu do te pyetet per cdo gje qe harxhon, si dhe per harxhimet qe i ka bere per prinderit e vet. Mirepo, nuk do te pyetet per harxhimet qe i ka bere per vellain ne fe dhe per peruljet tjera ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, sepse Atij i vjen turp ta pyese per ate qe e ka harxhuar per keto qellime.
Ruaju nga ai i cili i percjelle fjalet e huaja, sepse edhe tuat do t’ia percjelle dikujt tjeter.
Ruaju nga ndalimet e All-llahut xhel-leshanuhu, do te jeshe i devotshem! Behu i kenaqur me ate qe ta ka dhene All-llahu xhel-leshanuhu, do te jeshe i pasur!
Behu fqi i mire, do te jeshe besimtar! Deshiroju njerezve ate qe e deshiron per vete, do te behesh i drejte! Mos qesh shume sepse kjo ta demton zemren dhe tere trupin!
Njerez, derisa t’u nenshtroheni lakmive trupore nuk do ta arrini ate qe e deshironi, ndersa derisa te mos i duroni sprovat, nuk do t’i realizoni shpresat.
Dikush e shau dike tjeter e ky i tha: “Sikur te mos ndiente All-llahu xhel-leshanuhu, une do ta ktheja (sharien)”.
Ekzistojne dy durime: durimi ne fatkeqesi dhe durimi nga nga mekatet. Kush duron atehere, vertet eshte i durueshem.
Njeri! Nuk je ne besimin e vertete perderisa ua zbulon te metat te tjereve, ndersa vete nuk je pa to. Andaj se pari largoi te metat tua, e leri te tjeret dhe te metat e tyre. Por, dije se kurre nuk do te mund t’i largosh te gjitha te metat tua, andaj eshte me me rendesi t’u perkushtohesh dhe te merresh me to. Nese deshiron te jeshe i drejte, atehere mos i hulumto te metat e te tjereve, keshtu qe edhe per All-llahun xhel-leshanuhu do te jeshe i dashur dhe i kendshem.
Xhihadi me i mire eshte ai qe zhvillohet kunder epsheve (lakmive) personale.
I mbaj mend njerezit te cilet ne dinarin dhe dirhemin e vet nuk i kane dhene vetes me shume te drejte se vellait ne fe. Po c’eshte me ju, o njerez; beni koprraci ne ate per cka medoemos do te jepni llogari!?
Kush e mban drithin dyzet dite duke pritur qe t’i rritet cmimi, nuk do te mund te shpetoje nga mekatet edhe nese me vone e bluan personalisht, gatuan buke dhe me te i ushqen te varferit
All-llahu xhel-leshanuhu do ta ruaje nga djalli dhe Xhehennemi njeriun te i cili gjinden keto kater veti: permbajtja ne frike, nxitim, hidherim dhe lakmi.
Mos u ben si ai qe e grumbullon diturine e te diturve dhe mencurine e te mencurve, ndersa ndaj te Vertetes sillet si i marre.
Kush ka edukate te keqe, e ka denuar veten.
Kush ka pasuri te madhe, ka mekate te medha.
Kush flet shume shpesh gabon.
Po te mos ishte dituria, njerezit do te ishin si kafshet.
Umer ibn el-Hatabi radiall-llahu anhu ka thene: “Jep selam i pari kur te takohesh me vellain ne fe, thirre me emrin qe ai e pelqen me shume dhe beja vendin ne ndeje, se kjo do t’ia shtoje dashurine ndaj teje”.
c’ndodhe kjo me ne? E takojme njeri-tjetrin dhe themi: “Le te na fale All-llahu xhel-leshanuhu mekatet dhe le te na shtieje ne Xhennet”! Por, kur jane ne pyetje dinari e dirhemi, cdo gje ndryshon. Te mjeret ju! Keshtu nuk kane vepruar paraardhesit tuaj te mire. Pse nuk i merrni ata si shembull, sic jeni te urdheruar?!
Vella, ki kujdes se c’flet! A nuk eshte thene se eshte me se miri qe gjuhen ta mbash gjithnje te lidhur? I derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thene: “A thua njerezit do te hidhen ne Xhehennem per dic tjeter pos per te folur e gabuar?!
Te njeriu i mencur gjuha eshte pas zemres dhe kur deshiron te thote dicka, se pari mendon mire. Nese thenia e tij do te jete e dobishme, atehere e thote, ne te kunderten heshte. Nderkaq te i padituri zemra eshte pas gjuhes. Ai flet sa here qe do duke mos menduar fare.
Kush eshte i sigurt ne kompensim, eshte zemergjere ne dhenie.
Njeriu asnjehere nuk e ka vazhduar shpresen, e qe te mos e kete shkaterruar vepren.
Ti o njeri, je i perbere prej pjeseve. Dhe sa here qe kalon nje dite, shkon edhe nje pjese ytja.
Ai qe i frikesohet vetem All-llahut xhel-leshanuhu, ben qe t’i frikesohen te gjithe te tjeret, ndersa ai qe i frikesohet botes, All-llahu ben qe ai t’i frikesohet cdo gjeje.
Atij qe e largon nga vellai i vet musliman ndonje te keqe ose ia ploteson ndonje nevoje, do t’i falen mekatet (e vogla) te meparshme.
Epshi te con ne mekat. Pasuria eshte semundje e mendjelarteve. Kjo bote eshte treg ne te cilin fitohet bota tjeter.
Mjere dhe mjere per cdonjerin i cili te mirat e All-llahut i harxhon ne mekatet ndaj Tij!
Njeri! Besimi nuk do te thote qe ti te tregohesh para njerezve se je besimtar, perderisa mashtrohesh me deshira te kota. Besimi i vertete eshte ai i cili eshte skalitur thelle ne zemer dhe te cilin e vertetojne veprat e mira te njeriut.
Kur Hasanin e lajmeruan per vdekjen e Davud et-Taijjut, rahime-hullah, ai tha: “Le t’ia fale All-llahu mekatet! Pasha All-llahun, ka qene si shendeti, vleren e te cilit e kuptojme atehere kur e humbim”.
Mos u be lakmitar, nuk do te poshtersohesh.
Mos kerko prej njerezve, nuk do te pakesohet (pasuria), ndersa ti do te mbetesh njeri.
Nese nuk je i bute, tregohu i bute.
Nese nuk je i ditur, perpiqu te mesosh.
Njeriu kryesisht eshte si ai me te cilin shoqerohet.
Njeriu i perkryer eshte ai te i cili gjenden keto kater vlera:
- Besimi qe e udhezon;
- Mendja pas te ciles shkon
- Turpi i cili ia mbron dinjitetin.
Njeriu te i cili hasen madje njera nga keto vlera, te populli i vet, eshte ne mesin e te zgjedhurve.
Ti nga miku dhe shoku yt ke pjese te pergjegjesise nga shoqerimi me te, andaj zgjedhi vetes shok dhe mik te vertete. Ndersa per shoqeri te keqe do te pergjigjesh!
Njeri, behu tejet i kujdesshem sepse njeriu shpesh e merr ushqimin te cilin nuk e ka te lejuar, shkon atje ku nuk e ka vendin dhe ulet ne shoqeri e cila e ndryshon dhe keshtu, pak nga pak, shkon feja e tij e ai as qe e veren.
Perpiquni te jeni te pranishem gjate ceremonive te xhenazes, sepse ne kete eshte shperblimi per ate qe eshte durimtar ne ate qe i ka ndodhur, atij qe e ka falur xhenazen dhe atij qe e mbulon te vdekurin me dhe. Kush pret derisa te varroset i vdekuri, do t’i falen shtatedhjete mekate te medha.
O njerez, kini kujdese nga zvarritja ne pune sepse e kam degjuar njerin nder njerezit e mire qe thoshte: “Ne nuk deshirojme te vdesim para se te pendohemi, ndersa vdesim pa u penduar”.
Sa bujar ka qene Bekr ibn Abdull-llahu! E kam degjuar njehere se si urdheronte te jemi shpirtgjere dhe si nxiste ne falje (gabimesh) duke thene: “O njerez, shuani hidherimin tuaj duke e perkujtuar flaken e Xhehennemit”!
Ndersa Ebu Derdaja ka thene: “Derisa eshte i hidheruar, njeriu eshte me afer hidherimit te All-llahut”.
Sillu mire me njerezit, sepse qendrimi ne mesin e tyre eshte i shkurter.
Dy gjera kurre nuk shkojne se bashku: kenaqesia dhe xhelozia.
Ruaju nga tri gjera, do t’ia ndalosh shejtanit pranine (rrugen):
- Kurre mos qendro vetem me gruan e huaj, edhe nese thua se ia meson Kur’anin;
- Assesi mos shko tek sunduesi edhe nese thua se e meson per bamiresi, ndersa e ndalon te beje keq dhe
- Mos u ul me bidatciun, sepse do te veje helm ne zemren tende dhe ashtu do te ta prishe fene.
Njerez, pasha All-llahun ne jemi te krijuar per amshim, e jo per te perkohshmen. Ne vetem shperngulemi prej shtepise ne shtepi.
Njeri, mos u mashtro me thenien se njeriu eshte me ate qe e do. Nuk do te jeshe me mireberesit perderisa te mos punosh si ata.
Sa i cuditshem eshte njeriu!
Dy roje dhe percjelles kurre nuk e lene vete.
Gjuha e tij i eshte laps, ndersa peshtyma e tij i eshte patron ngjyre. E ai perseri e flet ate qe nuk i perket!
Shumica kane deshtuar sepse kane qene te lavderuar. Shumica kane qene te mashtruar sepse ndaj tyre kane qene zemermire. Ruajuni lavderimit sepse ai eshte vetevrasje. Njerin e kane lavderuar ne pranine e Te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj i derguari ka thene: “E keni shkateruar! Sepse, sikur ta kishte degjuar lavderimin, kurre s’do te kishte shpetuar”.
Njeriu gjithnje gjendet ndermjet tri gjerave:
- sproves e cila vjen
- te mires e cila kalon dhe
- vdekjes e cila i merr te gjitha.
Kush e kritikon veten para njerezve – lavderohet; ndersa keq eshte kjo qe vepron
Tre deshtimet me te medha jane:
- udheheqesi te cilit i nenshtrohesh, e ai te mashtron,
- fqinji i cili e perhap te keqen tende, ndersa e fsheh te miren tende, dhe
- varferia e qe shkakton dhembje.
Nese te femija yt veren dicka qe e urrene, pendohu te All-llahu xhel-leshanuhu, dhe kerko falje prej Tij, sepse kjo eshte pjese e karakterit tend, respektivisht, mekati yt te cilin e ke bere me heret.
Ate qe namazi i vet nuk e largon nga vepra te keqija, ndersa para teje eshte vepra e mire te cilen po ashtu mund ta besh.
O njeri, ruaju mekateve te medha e do te jeshe gjithnje ne te mira. Mekati do ta ndryshoje zemren, ajo do te behet e zeze dhe do ta shkaterroje te miren tende.
Te mrekullueshem kane qene njerezit e se vertetes, kur shkopi i Omerit ka qene me i respektuar se shpata e Haxhaxhit.
I mbaj mend njerezit qe jane sjelle ndaj kesaj bote si ndaj amanetit te dhene ne ruajtje, e ne fund ia kane kthyer pronareve te vertete.
I mbaj mend njerezit te cileve u eshte ofruar kjo bote perplot bukuri, por e kane refuzuar duke iu frikesuar pergjegjesise. Vall-llahi, s’ka njeri qe e ka fituar ket bote e te mos e kete humbur dinjitetin dhe fene.
Nuk cuditem prej askujt sikur prej njeriut qe mendon se dashuria ndaj kesaj bote nuk hyn ne mekatet me te medha! A thua nuk kane lindur te gjitha mekatet tjera prej kesaj bote?!
A nuk adhurohen idhujt e nuk gabohet ndaj meshiruesit vetem per shkak se per se tepermi duhet kjo bote dhe per shkak se i roberohet me shume se gjithkujt tjeter?!
Ne Diten e Gjykimit njerezit do te ringjallen te zhveshur,pervec atyre qe kane hequr dore nga kjo bote.
Pasha All-llahun, askush nuk do ta ngrite asnje (me lart) e te mos e nencmoje All-llahu ne diten e Gjykimit!
Iblisi i cili eshte i mallkuar pergjithmone, kur jane farkuar dinari dhe dirhemi, i ka vene ne koke edhe njerin edhe tjetrin duke thene: “Kush ju do juve, eshte robi im i vertete te cilin do te mund ta kthej kah te dua. Kur njerezit do te fillojne ta duan kete bote, atehere nuk me brengos qe mos ndoshta nuk do t’i adhurojne idhujt dhe nuk do te marrin zotera tjere pos Zotit, por se dashuria ndaj kesaj bote do t’i coje ne nje shkaterim edhe me te madh”.
I kemi pare ata, te cilet duke punuar per ate bote, e kane fituar edhe kete, por nuk kemi pare dike, qe duke punuar per kete bote, ta kete fituar boten tjeter.
Isai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thene: “Kjo bote eshte are e Iblisit te cilen ia levrojne ata qe jetojne ne te”.
Kush e ka njohur Krjuesin e vet, e ka dashur dhe i ka dhene perparesi asaj qe eshte tek Ai. Kush e ka njohur kete bote dhe mashtrimin e asaj, e ka lene.
Omer ibn el Hattabi, radijall-llahu anhu, ka hyre te i derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe e ka gjetur ne shtrat te punuar prej shkopinjve te palmes. Ne anen ne te cilen ishte i shtrire vereheshin gjurmet e litareve. Duke e pare ne kete gjendje, Omeri zuri te qaje, ndersa I derguari i All-llahut e pyeti: “Pse qan, o i biri i Hattabit?”. “Si mos te qaj o I derguari i All-llahut?!” M’u kujtuan mbreterit e Bizantit dhe perandoret e Persise dhe defrimet e tyre. Ti je i Derguar, i zgjedhuri me i dashur i All-llahut dhe prap flen ne shtratin e thuruar prej litareve!”
“A nuk je i kenaqur me ate qe ata e kane kete bote, ndersa ne ate bote? – pyeti I derguari.
“I kenaqur jam, o I derguari i All-llahut” – u pergjigj Omeri.
“Une ne kete bote jam si kaloresi i cili ne nje dite te ngrohte vere kaleron ne kale dhe pernjehere sheh nje dru me nje hije te rende. Ai ulet nje cast dhe pushon, pastaj ngrihet dhe e le hijen.” I derguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka bere nje jete te rendomte, tejet modeste e te thjeshte; ka udhetuar ne dhé, dhe shpesh ka perseritur: “ Une jam vetem njeri, ha sic han njeriu i rendomte”.
Kur hynte ne varreza, Hasani thoshte:
- O Zoti im, Sundues i ketyre trupave te kalbur dhe eshtrave te thermuara, pronaret e te cileve jane larguar nga kjo bote duke besuar ne Ty dhe duke shpresuar ne meshiren Tende, dergoju prej Vetes frymezim ndersa prej meje selam! (per kete dua Hasani ka thene
- Kush e thote kete dua, per faljen e tij luten te gjithe te vdekurit qe nga koha kur All-llahu e krijoi boten e deri ne Diten e Gjykimit.
Nje dite per derisa Hasani e mbante hutben e tij, njeri nga te pranishmit ofshau thelle, me c’rast Hasani tha:
- O djali i vellait tim, c’deshe me kete? Nese ne kete ishe i sinqerte, atehere vetem e ke nxjerre ate qe e ke ne zemer. Ndersa nese nuk ke qene i sinqerte, atehere e ke shkateruar shpirtin tend.
Njeri, si nuk te vjen turp? – flet me fjalet e te devotshmit ndersa vepron si despot!
Njeri, vishesh me rrobat e te devotshmit, ndersa shikon me shikimin e mendjemedhenjeve. Mjer per ty! Nuk e ke asnje veti te te perkushtuarve te All-llahut! Ne Diten e Gjykimit do te ndalesh para All-llahut i cili “i di shikimet te cilat fshehurazi shikojne ne ate qe eshte e ndaluar dhe ne ate qe gjoksat e mbulojne”.
Ekzistojne tre lloje te lexuesve te Kur’anit: te paret e marrin per tregti duke e blere me ate qe eshte te njerezit; te dytet e lexojne duke i theksuar saktesisht shkronjat e tij, por duke mos i respektuar kufijte e tij. Ata me leximin e Kur’anit i mbledhin parate e guvernantit dhe fitojne pozite te privilegjuar midis njerezve. Numri i tyre sot eshte dukshem, All-llahu i pastrofte nga kjo toke; te tretet e lexojne Kur’anin duke menduar thelle per porosite e Tij. Per ta Kur’ani eshte ilac.
Kam degjuar nga disa shoke Te te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ne parashenjat e castit te fundit, ne mes tjerash hyn edhe kjo: Para Kijametit, sunduesit do te jene te pamoralshem, ministrat genjeshtare, komisaret tradhtare, dijetaret te perdhosur dhe komandantet tirane.
Une vertet frikohem se mos ndoshta ajo kohe eshte koha jone.
Kur’ani thote: “Ju ne Te derguarit e All-llahut keni shembull te mrekullueshem”. Neve na urdherohet te marrim cka jep I derguari, te shkojme sipas Udhezimit, te shkojme rruges te ciles ka shkuar I derguari dhe te veprojme sipas Sunnetit te tij. cka arrijme ne ate rruge, e kemi arritur duke iu falenderuar All-llahut xhel-leshanuhu. i Cili na ka dhuruar meshire. Megjithate ne jemi te obliguar te pendohemi per mekatet tona dhe te kerkojme falje nga All-llahu per te gjitha leshimet, ngase vetem ajo eshte dera e shpetimit. Ne deshirat e kota nuk ka kurrfare te mire! Nuk ka te mira as te ata qe jetojne vetem prej shpresave dhe deshirave te kota… Ne kohen e Te derguarit, i cili ka vepruar dhe jetuar ne mesin tone, njerezit kane thene se e duan All-llahun xhel-leshanuhu, andaj Ai e ka shpalluar ajetin: “Thuaj: Nese e doni All-llahun, atehere ejani pas meje qe All-llahu t’ju doje, t’ua fale mekatet tuaja, se dashuria ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, vertetohet me ndjekjen e rruges se te derguarit te Tij ne menyre te sinqerte. E kush nuk e ndjek rrugen e Te derguarit te All-llahut, ai genjen se e do All-llahun xhel-leshanuhu.
Duke dale nje here nga Ibni Hubejje, Hasani ne deren e tij e ka takuar nje grup dijetaresh te cileve iu drejtua me keto fjale:
“cka ju ka shtyre te pritni ketu, All-llahu mos e shtofte grupin tuaj!
Deshironi te hyni te keta te zgjebosur?! Pasha All-llahun, shoqerimi juaj nuk eshte shoqerim me bamiresit, e as ndeja juaj nuk eshte ndeje me te miret.
Andaj shperndahuni prej ketu! Dhashte Zoti qe shpirtrat tuaj te jene te ndare nga trupat tuaj dhe mos dhashte Zoti qe ne mesin e muslimaneve te kete te njejte si ju! Jeni veshur, i keni shpervjelur rrobat, i keni rruar floket dhe e keni vene surinen me cka jeni bere grupi me i keq dhe i keni turperuar te diturit. All-llahu kurre mos e bashkofte grupin tuaj! Po te permbaheshit nga ajo qe eshte te sunduesi, ata do te vinin pas asaj qe eshte te ju. Por ju keni qene lakmues ndaj asaj qe eshte ne duart e tyre, andaj atyre dituria juaj nuk u eshte me interesante… Mendoj se pikerisht ju jeni ata te cilet All-llahu xhel-leshanuhu i ka larguar nga meshira e Vet.
Kam degjuar se njeri nga njerezit e mire ka premtuar qe kurre me nuk do te qeshet derisa te mos e dije se ku e ka vendin, ne Xhennet apo ne Xhehennem. Dhe, kurre deri ne vdekje nuk ka qeshur me ze te larte. (Duke kaluar prane nje njeriu i cili qeshej me ze te larte, Hasani e pyeti):
- Djali im, a e ke lene pas vetes Uren e Siratit? Pse e tere kjo qeshje, All-llahu te meshirofte?! Dije se puna eshte me se serioze! (Thuhet se ky me kurre nuk ka qeshur).
O njeri, zvogeloje qeshjen tende, sepse qeshja e tepert e ngrine dhe e mbyt zemren, e largon gezimin e vertete, e zvogelon trimerine, kurse te ngriturin e ben te poshteruar.
All-llahu xhel-leshanuhu i ka shpalluar Isait alejhisselam: “ O Isa, laje syte me lot kur te shohesh se te pakujdesshmit qeshin!”
O njerez, ju jeni zgjuar, por edhe koha deri ne afatin e caktuar eshte shkurtuar me cka edhe mundesia per veprat tuaja eshte zvogluar. Vdekja eshte permbi ju, kurse Xhehennemi u eshte afruar edhe me shume.
O njerez, ju e keni vetem nje shpirt, te cilin nese e shpeton nga denimi i All-llahut, nuk do ta demtoje humbja e shpirtrave te tjere, e nese e humbni, nuk do te kete dobi kurrfare dobie nga ajo se te tjeret kane shpetuar.
All-llahu e meshirofte secilin qe punon per ate bote, para se ta harxhojne gjithnje furnizimin qe Ai ia ka dhene!
O njeri, ruaju vetemashtrimit, sepse ti ende nuk je i sigurt se ke shpetuar nga denimi i All-llahut; para teje eshte frika me e madhe dhe ndodhia me e tmerrshme. Ne varr do t’ia vesh vetes nen koke ate qe vete ia ke pergatitur vetes. Nese ajo eshte e mire, edhe ti do te jeshe mire, e nese ajo eshte e keqe, edhe ti do te jeshe keq. Andaj, puno dhe mos zvarrit ne ate qe eshte e mire. Pergatitu sa ka kohe! Ruaju nga zvarritja ne kete. Ti sigurisht do te jesh pyetuar, andaj sa me pare pergatiti pergjigjet e sakta!
Sikur ta mbante mend dikush nga ju ate qe une e kam mbajtur mend dhe po ta kishte pare brezin e pare te muslimaneve, breezin me te mire, me te vertete do te brengosej deri ne fund, sepse do te bindej, se me seriozi mes jush eshte sikur me joseriozi ne mesin e tyre, kurse puntori juaj si ai qe ne mesin e tyre kurre nuk eshte munduar.
Syri i askujt nuk do te lahet ne lot nga frikerespekti ndaj All-llahut xhel-leshanuhu e te mos i shpetoje trupi nga zjarri i Xhehennemit. Fytyren, e cila eshte lagur me lot prej frikes e respektit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, nuk do ta godase kurrfare mjerimi e as nuk do t’i ndodhe ndonje poshterim.
cdo veper mund te vleresohet dhe sipas saj te jepet shperblimi, pervec loteve te derdhur prej frikes dhe respektit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu. Per kete ato do ta zbusin edhe flaken e Xhehennemit aq sa Ai xhel-leshanuhu te deshiroje. Sikur vetem nje njeri te qante sinqerisht per All-llahun, une do te shpresoja se per shkak te vajit te All-llahut xhel-leshanuhu do ta meshiroje tere popullin e tij.
Me nje rast Hasani prezentonte ne nje tubim ne te cilin kishte pleq dhe te rinj. Duke u drejtuar kah te vjetrit, Hasani i pyeti:
- c’behet me grunajat kur piqen?
- Korren, - u pergjigjen ata.
Mandej iu drejtua te rinjve dhe u tha:
- Ka mjaft te korra qe nuk e kane arritur korrjen per shkak te dergjes dhe kushteve te veshtira klimatike qe i kane shkateruar! Ketu Hasani ka filluar te qaje duke theksuar: “All-llahu pra, u parashtron njerezve shembuj ashtu qe ata te mendojne.” (Kur’an, 14:25).
Transmetohet se Ibni Omeri ka thene: “Kur njeriu genjen, meleku largohet prej tij nje mile qe t’i ike eres (se keqe), e cila shfaqet prej saj.
Njeriu do ta leshoje mekatin, nese ai (mekati) e fut ne brenga. Pendimi eshte celes i pendimit te vertete. Brengosja per mekatet e veta (te mos behet mekate) eshte me mire se berja e disa veprave te mira.
Kush nuk e sheron shpirtin e vet nga semundja e mekateve gjate jetes se vet, eshte larg asaj qe te sherohet, dhe krejtesisht afer pikellimit ne kete dynja (bote).
Omer iben el Hattabi radial-llahu anhu ka thene: “Kujtojeni Xhehennemin, zjarri i te cilit eshte i vrullshem, thellesia e madhe, kurse shtyllat e hekurta”.
Ah, ah,! Deshirat e kota e kane shkateruar boten. Fjale ka, por vepra nuk ka. Dituri ka, por durim nuk ka. Besimi ekziston, por nuk ka bindje te forte.
c’eshte kjo? I shoh njerezit, por nuk e shoh mencurine, ndiej shushullimen, por mikun nuk e shoh. Kjo bote ka hyre ne fe, e pastaj ka dale (prej saj). E dine se c’eshte e mire, por mire nuk veprojne. E dine c’eshte e ndaluar, por ate e punojne. Feja u eshte vetem ne gjuhe. Nese e pyet dikend prej tyre a beson se do te jape llogari per veprat e veta, ai do te pergjigjet se beson. Betohem ne Sunduesin e Dites se Gjykimit se genjen! Sepse, ne edukaten e mire dhe ne cilesite e besimtarit numerohen: fuqia se bashku me besimin,vendosmeria se bashku me shpirtmiresine, besimi se bashku me bindjen e forte, dituria me zemermiresine, zemermiresia me diturine, mencuria krahas veprimit te sjellshem, bujaria ne varferi, sjellja me mencuri ne pasuri, meshira ndaj te pashpreseve, bujaria ne vendin e duhur dhe drejtesia me kembengulje.
Njeri nga njerezit e mire e te dijshem ka degjuar se si shprehin njerezit deshira te ndryshme, andaj ka kerkuar qe edhe ai ta shprehe deshiren e zemres se vet: “Ku te kishim pasur fat e te mos ishim krijuar. Meqe jemi krijuar, ku te kishim pasur fat e te mos ishim krijuar. Meqe jemi krijuar, ku te kishim pasur fat e te mos kishim vdekur. E, kur te vdesim, ku te kishim pasur fat e te mos pergjigjemi! E pasi qe do te pergjigjemi, ku te kishim pasur fat e te mos denoheshim dhe denimi te mos na jete i perhershem!
Para jush njerezit i kane pasur zemrat me te buta dhe me shume jane frikesuar per fene e tyre. Por, feja e juaj sot eshte me e dobet, kurse zemrat tuaja me te ashpra.
Xhelozia e prishe fene me shpejte se zgjerimi i zgjebes neper trup.
Besimtari eshte punedashesi me i madh dhe ai i frikohet vetem All-llahut xhel-leshanuhu. Sikur ai te shpenzonte ne rruge te All-llahut ar sa Kodra e Uhudit, perseri s’do te ishte i sigurt se ka shpetuar. Ai kete e perserit perderisa nuk deshmohet ne shpetim: “Kurre, vertet kurre, nuk do te shpetoj”!
Ndersa dyfytyreshi thote: “Sa shume njerez te thjeshte qe ka! c’jane mekatet e mia ndaj mekateve te tyre?! All-llahu eshte i meshirshem dhe fal shume e do t’mi fale edhe mekatet e mia”.
Besimtari gjithnje mbetet i njejte, pa marre parasysh kohen apo situaten.
Ai mbetet i pathyeshem ne besim, me nje fytyre te njejte dhe ne te njejten rruge. Ndersa dyfytyreshi ndryshon sipas kohes dhe rastit, duke e shikuar vetem dobine e vet duke mos care koken per aske tjeter.
Te diturit ne mesin e te paditurve jane si mjeket ne mesin e te semureve.
Ja, te tille kane qene shoket e Te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjate tere jetes se tyre. Te tille kane qene edhe te paret tuaj te mire. Gjendja juaj eshte ndryshuar ngase ju e keni ndryshuar veprimin tuaj ndaj All-llahut xhel-leshanuhu.
Pastaj Hasani ka theksuar: “All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, perderisa ata ta mos e ndryshojne vetveten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndeshkoje nje popull, ate nuk ka kush qe ta zbrapse. Ata (njerezit) nuk kane mbrojtes tjeter pos Tij”, (Kur’ani, 13:11). Dhe ne fund ka shtuar:
- O Krijuesi yne, tregoja meshiren tende udhejeqesit tone Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe familjes se tij fisnike, as’habeve te tij dhe te gjithe besimtareve! Ndersa, neve na dhuro sic u ke dhuruar roberve te sinqerte dhe te dashureve Tu te devotshem. Ti je i Gjithfuqishem dhe Ndihmes ne te mira. Neve na mjafton All-llahu, Ai eshte Zot i mrekullueshem! Falenderimi qofte vetem per All-llahun, Krijuesin dhe Sunduesin e boteve!
EL-HASAN EL-BASRIU kishe qendruar siper nje varri dhe kishte shikuar gjate ne te,pastaj ishe kthyer kah nje njeri dhe e kishte pyetur:Si mendon ,cka do te bente ky (mejiti)sikur do te dilte prej kaburit te vet? Do te pendohej dhe do ta permende Allahun xh.h ,u pergjigje njeriu, ndersa Hasani i tha: po nese ai kete nuk mund ta beje ,ti mundesh.
Allahu xh.h thote:
Dhe pergatituni me furnizim e furnizimi me i mire eshte devotshmerija. El-Bekare,197
EL-HASAN EL-BASRIU i lutur qe ta pershkruje kete dhe boten tjeter ,ne nje rast pat then:
Me pyet per kete dhe boten tjeter ,kurse dallimi ndermjet tyre eshte sikur nermjet Lindjes dhe Perendimit.
Sepse,sa here qe t’i afrohesh njeres prej tyre,aq je larguar prej tjetres !
Kerkon prej meje ta pershkruaj kete bote,e c’kam per ta pershkruar:kur fillimi eshte vuajtje,e fundi humbje,
Kur do te pergjigjet edhe per ate qe eshte e lejuar,e per ate qe eshte e ndaluar denohet dhe kur ,atij qe i jepet sprova i pelqen,e atij qe nuk i jepet ,do t’i vij keq?!
EL-HASAN EL-BASRIU i lutur qe ti pershkruaje njerezit tha:
Mjere per ne c’beme me veten?!
Fene tone e sollem ne ashte e lekure,
e dunjase barqet ua lame ,
nderin dhe edukimin i perbuzem,
kurse shtratin dhe rrobet i nderruam me te reja,
ne nje kembe me ndihmen e shkopit mbeshtetemi,
e me tjetren ne varr kemi shkelur,
por ,prap ,te huajen e marrim dhe me te ushqehemi.
C’te thuhet tjeter per ate qe han te huajen ,
Te cilen,pa paguar ,nga frika,e sherben,
i cili nga embelsira kerkon thartine,
nxehte pas te ftohtit,fresket pas te thates
e kur te ngopet, me ze gogeson,
e posa i leshohet pak barku,
sherbetorit ,prap i bertet:
Sjell dicka te hame dhe zhveshim!
I cmenduri a nuk e din:
Se,vall-llahi, me dhembet e tij e shkyne fene e vet.....kur nuk din apo nuk
Don te pyetet:
A kam une fqi te varfer?
A ka diku jetime te uritur?
A eshte i uritur ai lypesi qe e shoh?
A eshte kjo vetem e imja apo All-llahu ne kete u ka dhene te drejte edhe tjereve?!
Ku eshte fati qe te jete ashtu i vetedishem,
Se ne kete bote ka vetem nje jete ,
Qe cdo dite i eshte ,kur te del djelli,
Per nje dite jeta me e shkurte,
Dhe me perendimin e diellit,
pa kthim i ka shkuar edhe nje pjese e jetes se tij
Respektimi i prinderve
Falenderimet dhe lavderimet i takojne vetem Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shoket e tij dhe gjithe muslimanet qe ndjekin rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimit.
Me te vertete respektimi i prinderve eshte nje gje shume me rendesi. Allahu [Xhele Shanuhu] e ka krahasuar respektimin dhe degjimin e prinderve me degjimin dhe respektimin e Tij.
1. Allahu [Xhele Shanuhu] thote:
"Zoti yt ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter pos Tij, qe te silleni ne menyre bamirese ndaj prinderve."
[El Isra, 23]
Allahu [Xhele Shanuhu] ne kete ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prinderve me shirkun. Gjithashtu, Allahu [Xhele Shanuhu] thote:
" Ne njeriun e kemi urdheruar per (sjellje te mira ndaj) prindit te vet." [Llukman, 14]
2. Allahu [Xhele Shanuhu] na ka urdheruar qe te sillemi mire me ta dhe ti respektojme edhe nese jane qafira (pabesimtare) ku thote:
"E nese ata te dy tentojne qe ti te me pershkruash Mua shok, per cka ti nuk ke kurrfare fakti, atehere mos i respekto ata, po ne ceshtjet e jetes se kesaj bote te keshe mirekuptim ndaj tyre,"[Llukman, 15]
Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, se ka thene:
"Ka ardhur tek une nena ime e cila ne ate kohe ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i thene: ‘O i Derguar i Allahut, me ka ardhur nena e cila e urren gjendjen time ne te cilen jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nenen time?’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Po vizitoje nenen tende."
[Muslimi dhe Buhariu]
3. Gjithashtu respektimi i prinderve konsiderohet Xhihad. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) ka thene:
"Ka ardhe nje person tek i Derguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ka kerkuar leje nga Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) qe te merr pjese ne Xhihad. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e pyeti: ‘A i ke te gjalle prinderit?’ Ai iu pergjigj: ‘
Po.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: ‘Xhihadi yt eshte tek ta.’"
[Buhariu dhe Muslimi]
Gjithashtu transmetohet nga Enesi (RadijAllahu Anhu) se ka thene:
"Ka ardhur nje person tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha: ‘Me te vertete une kam deshire per te luftuar (per Xhihad), mirepo nuk po kam mundesi.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: ‘A e ke ndonjerin prej prinderve gjalle?’ Ai tha: ‘
Po, e kam nenen time.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pergjigj: ‘Ndreqni marredheniet me Allahun [Xhele Shanuhu] duke i respektuar prinderit. Nese e ben nje gje te tille (nese i respekton prinderit) atehere ti ke bere Haxhxhin, Umren dhe Xhihadin.’"
[Taberaniu. Mundhiri ka thene se zingjiri i ketij hadithi eshte i mire]
Ne disa hadithe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka dhene perparesi respektimit te prinderve ndaj Xhihadit. Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thene:
"E kam pyetur Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) se cila veper eshte me e mira? Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u pergjigj: ‘Falja e Namazit ne kohen e vet.’ I thash: ‘Pastaj cila?’ Tha: ‘Respektimi i prinderve.’ I thash: ‘Pastaj cila?’ Tha: ‘Xhihadi ne rrugen e Allahut.’"
[Buhariu dhe Muslimi]
4. Respektimi i prinderve eshte shkak per hyrje ne Xhennet. Transmeton Ebu Darda (RadijAllahu Anhu) se e ka degjuar Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke thene:
"Prinderit jane dera e mesme e Xhennetit, pra nese deshiron humbe ate dere ose fitoje ate."
[Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih]
Kushejri ka thene: "’..dera e mesme e Xhennetit,’ ka per qellim, deren me te mire te Xhennetit."
Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe e ka pyetur:
"O i Derguar i Allahut, une kam deshir qe te luftoj ne rrugen e Allahut, dhe kam ardhur tek ti qe te konsultohem." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A e ke gjalle nenen?" Tha: "
Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Kryej nevojat e nenes tende, se me te vertete Xhenneti eshte tek kembet e saja."
[Ahmedi, shejh Albani ka thene se ky hadith eshte Hasen]
Ne transmetimin e Taberaniut qendron se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka pyetur:
"A i ke prinderit gjalle?" I thash: "
Po," Tha pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem): "Kryej nevojat e tyre, se me te vertete Xhenneti eshte nen kembet e tyre."
[Albani ka thene se ky hadith eshte Sahih]
5. Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:
"Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve, dhe pakenaqesia e Allahut eshte ne pakenaqesine e prinderve."
[Tirmidhiu, kete hadith e kane bere sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani)
6. Respektimi i prinderve eshte shkak per faljen e mekateve. Transmeton Ibn Omeri (RadijAllahu Anhu), se nje njeri ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha:
"O i derguar i Allahut, une kam bere nje mekat te madh, a ka pendim per mua?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke nene?" Ai i tha: "Jo," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke teze?" Iu pergjigj: "
Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Pra respektoje (ndegjoje) ate."
[Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih]
Pra kjo tregon se respektimi i prinderve eshte shkaktar per shlyerjen e mekateve, pasiqe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pergjigj ketij mekatari duke e pyetur se a ka nene qe ta respektoj dhe ndegjoj ate, keshtuqe te i shlyhen mekatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:
"Ai i cili e liron nje rob musliman, do te jete shkaktare per shpetimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njerin prej prinderve te gjalle dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bejne hallall), Allahu [Xhele Shanuhu] do ta largoj ate shume larg."
[Ahmedi - hadithi eshte hasen]
7. Respektimi i prinderve eshte edhe shkak per largimin e ndonje fatkeqesie Argument per kete eshte ngjarja e tre personave qe kane hyre ne shpelle dhe nje gure i madh ka rene dhe ua ka mbyllur daljen. Ne kete gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me ndonje pune qe e ka bere per hire te Tij, dhe njeri prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me respektimin e prinderve, duke thene:
"O Allah nese kete veper e kam bere per hire Tendin largona neve kete shkemb qe te mund te dalim". Dhe Allahu [Xhele Shanuhu] ja u largoi shkembin dhe dulen prej shpelle.[Buhariu dhe Muslimi]
8. Transmeton Ebu Hurejra (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:
"Nuk ka mundesi femiu t’ia kthej hakkun prindit te tij, pervec nese e sheh prindin e tij se eshte zene rob, pastaj blene ate dhe e liron."
[Muslimi]
9. Mosrespektimi i prinderve eshte nga mekatet me te medha. Transmeton Ebi Bekre (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:
"A deshironi t’ju tregoj per mekatet me te medha?" Kete e perseriti tri here. Ne i thame: "
Po, o i Derguar i Allahut." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Me i be shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prinderve…"
[Buhariu dhe Muslimi]
O vella i dashur, pasi qe e kuptove rendesine e respektimit te prinderve, dhe denimin e atij qe nuk i respekton prinderit, shpejto dhe respektoji ata, ndegjoji ata (perveq nese te urdherojne ne mekate), mos i thuaj atyre as UFFF, lute Allahun qe t’i meshiroje ata. Allahu [Xhele Shanuhu] thote:
"Dhe ne shenje meshire shtrije prane tyre krahun perules e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Meshiroji ata te dy, sikurse me edukuan mua kur isha i vogel’."
[El Isra, 24]
Allahu na befte prej atyre qe i respektojne prinderit, dhe i ndegjojne ata. Allahu i meshirofte prinderit tane ashtu sic na meshiruan sa ishim te vegjel. Allahu ua falte mekatet prinderve tane dhe i shperblefte ata me Xhennetin Firdeus.
Amin Amin Amin
Keshillat e LLUKMANIT drejtuar birit te tij
Thot Allahu xh.sh.:
Biri im! Mire a keq qofte ajo sa kokra e unthit qofte ne qiej ne shkrepa a ne toke, Allahu do ta nxjere ne drite, se Allahu eshte i bute dhe i informuar.
Biri im! Kryeje faljen dhe urdhero te behen vepra te mirae ndalo nga veprat e keqia. Perballo me durim cka do te gjene! Kjo eshte me te vertete detyre themelore.
Mos e kthe kryet me arogance ndaj njerzeve dhe rruges mos ec me kryelartesi dhe arogance. Se Allahu nuk e do arogantin e laverdaqin.
Jij i matur ne ecje dhe ule zerin se me te vertete zeri ma i pakendshem eshte zeri i gomarit.
(Llukman: 16, 17, 18, 19)
Biri im! Tre persona njihen vetem ne tre raste:
I buti njihet vetem ne rast hidherimi; Trimi njihet vetem ne lufte; Miku i vertete njihet vetem ne veshtiresire.
Biri im! Mecuri eshte te ulesh me te varferit ashtu sic ulesh me mbreterit.
Biri im! Shoqerohu me dijetaret se Zoti e ngjalle zemren e vdekur me driten e diturise, sic e ngjalle token e vdekur me shi.
Biri im! Kur te prezentosh ne kuvend jep selam, ulu dhe mos shpejto ne te folur derisa ata mos ta fillojne biseden, nese e perkujtojne Zotin e madheruar vazhdoje bisedeen,. Po nese fillojne biseda te kota, largohu prej tyre dhe kerko vend tjeter.
Biri im! Vertet fjala eshte me e forte se guri, me e rende se durimi dhe me e nxehte se gaca ska dyshim se zemrat jane bahce dhe mbjell ne to fjale te mira, nese nuk mbine e tera, mbine nje pjese e tyre.
Biri im! Kij kujdese ndaj te keqit kur e nderon, ndaj fisnikut kur e keqtrajton dhe ndaj ngaterestarit kur je ne armiqesi.
Biri im! Beru i matur, mos u ben doreshtrenguar, mos e tepro ne grumbullimin e pasurise por as mos e liro doren krejtesishte.
Biri im! Tradhetia e zemres del ne shesh prej fjales nga goja apo nga shiqimi i syve.
Biri im! Mos qesh pa nevoje, mos bredh kot, mos e humb pasurine, e tjetri te perfitoje nga pasuria jote. Pasuria jote eshte ajo cka e len per te ardhmen e pasuria e huaj eshte ajo cka e len mbrapa.
Biri im! Kush meshiron meshirohet, kush hesht shpeton, kush flet mire nderohet, kush flet keq mekaton, kush nuk e sundon gjuhen pendohet.
Biri im! Boten do ta lesh prapa, prandaj mos e harxho zemren ne te sepse ajo nuk eshte krijese e jote, ate e ka krijuar Zoti. Ai ate e ka bere shperblim per te nenshtruarit dhe sprove e denim per kryelartet.
Biri im! Bota eshte det i pafund, ne te jane fundosur shume e shume gjenerata te kaluara, e do te fundosen shume e shume gjenerata te ardhshme. Mundohu qe te jete devotshmeria e Zotit anija jote, kurse mbeshtetja ne Zotin, te jete tradita jote. Zbukurohu me vepra te mira,nese shpeton, shpeton me meshiren e Zotit, nese fundosesh, je fundosur me gabimin tende.
Biri im! Nga te keqiat e njerzeve kerko mbeshtetje ne Zotin dhe nga vepra e fisnikeve, beru i kujdesshem.
Biri im! Behu sherbetore i fisnikeve, e kur mos u ben shok i te keqinjeve.
Behu i drejte do te jesh i pasur.
Biri im! Kush ngarkohet me ate cka nuk munde ta barte do te behet i paafte, kush eshte dashuru ne vetvete eshte shkateru, kush eshte bere kryelarte eshte poshtersuar kush ka folur pak ka gjetur shpetim.
Biri im! Beri mire familjes, mos u angazho ne pune te kota e ta humbasish familjen ne kete bote dhe te ndalohet shperblimi ne ahiret.
Biri im! E kam shijuar idhtesine e hardhelit, e kam perjetu rendesine e durimit, mirepo nuk kam kerku hidhesire me te madhe se ajo e varferise. Nese varferoheshmos ua cfaq njerzeve per ta penguar ate sepse, kush eshte ai qe ka kerkuar nga Zoti e Ai nuk i ka dhene, kush eshte qe i eshte lutur Zotit e Ai nuk i eshte pergjigjur? Kush eshte ai i cili eshte penduar e Zoti nuk i ka pranu pendimin.
Biri im! Beru i matur, mos e lesho doren plotesishte, dhe as mos e shtrengo forte dhe mos shpenzo pa nevoje.
Biri im! Mos ia meso dikuj ate cka nuk e din derisa mos ta veprosh ate qe e ke mesuar.
Biri im! Beru trgetare i devotshmerise se Zotit, do te fitosh profit pa harxhuar mall.
Biri im! Prezento ne percjelljen e kufomeve e jo ne ahengje te darsmave, sepse kufama ta perkujton ahiretin e dasma ta perkujton kenaqesine e kesaj bote.
Biri im! Mos e vono pendimin se vdekja vjen befasisht.
Biri im! Largohu nga e keqja (sherri) pse sherri eshte prej krijesave me te keqiave.
Biri im! Frigohu Zotit dhe mos kerko prej njerzeve qe te te ndrerojne ty pse i frigohesh Zotit e ju perkundrazi jeni i keq.
Biri im! Rruaju borgjit se borgji te poshteron diten dhe te shqeteson naten.
Biri im! Rruaju nga hidherimi se hidherimi i ka shkateruar zemrat e te mencurve.
Biri im! Rruaju nga rrena, sepse rrena ta shkateron fene, ta humb burrerine, ta humbe poziten, ta merr fytyren, nu te ndegjon askush, kur te flasesh nuk te beson askush, dhe nuk do ta kesh kenaqesine ne boten tjeter, pas kesaj edhe nese e flet te verteten te poshterojne ne kuvendime, te urrejne edhe nuk i tregojne sekretet e tua, por e mbyllin kuvendimin dhe nuk te besojne asgje, keshtu ti ne zemrat asgje, por me e keqja nga keto eshte se ke fitu hidherimin e Zotiti ne kete bote dhe e meriton hidherimin e Tij ne ahiret.
Biri im! Mos lejo qe ushqimin tend ta haje cdokush por vetem te devoteshmit dhe per ceshtjet e tua konsultohu me dijetaret.
Biri im! Fjala jote le te jete e embel, fytyra jote le te jete gezuar dhe angazhohu qe te jeshe i dashur prane njerzeve.
Biri im! Sheri me keq eshte i atij prej te cilit mendojne njerzit se nuk eshte i keq.
Biri im! Mos u kenaq me vepren e injorantit qe te fitosh simpatine e tij, dhe mos e konsidero te lehte hidherimin e dijetarit kur ai kerkon te jesh i devotshem.
www.ilirida.net/islam.php
Keshilla motrave muslimane
E'udhu bil-lahi minesh shejtanir-raxhim,
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
Keshilla motrave muslimane
1. Pakushtesisht besoi All-llahut si Zot te Vetem, i cili te ka krijuar dhe beso se Muhammedi u (paqja qofte mbi te) eshte i Derguari i fundit i Zotit.
2. Mos u mbeshtet ne aske pos All-llahut. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqesine. Lutju qe te te ndihmoje, por nese te gjen ndonje fatkeqesi, duro.
3. Frikesoju vetem All-llahut dhe dije se nje dite do te japesh llogari para Tij.
4. Kerko nga All-llahu falje mekatesh se Ai pranon pendimin, por te jesh e vendosur se me nuk do t'i perserisesh gabimet.
5. Ruaju nga mekati me i madh - shirku (kur i pershkruan All-llahut shok). cdo veper qe e ben, beje vetem per All-llahun, ndersa nga shirku kerkoi ndihme All-llahut me kete lutje:
"All-llah, ne Ty mbeshtetem nga shirku qe e njoh
dhe kerkoj falje prej Teje per shirkun qe nuk e njoh"
6. Shpesh permende All-llahun, se Ai eshte me ata qe e permendin.
7. Dije se All-llahu vezhgon cdo hap tend.
8. Beso se krijesa te All-llahut jane edhe engjujt (meleket), te cilet i zbatojne urdherat qe ua jep All-llahu.
9. Meso sa me shpejt te falesh (nese akoma nuk din) dhe filloja te falurit, sepse ky eshte nje nder kushtet per te qene muslimane. Me ane te te falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjeter nuk do te te ngele kohe per gjera te kota.
10. Agjeroje nder muajin Ramazan (kjo eshte gjithashtu nje kushtet per te te qene muslimane), ndersa ditet qe te ngelin paagjeruara agjeroi sa me shpejte, madje menjehere pas festes se Bajramit.
11. cdo pune filloje me qellim te mire dhe duke thene:
"Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"
(Ne emer te All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit)
12. Lexoje Kur'anin sa me shpesh qe te njohtohesh me urdherat dhe ndalesat e All-llahut. Gjithashtu lexo libra qe permbajne Hadithe te verteta (fjale te Muhammedit u) sepse keto me se miri e shpjegojne Kur'anin.
13. Respektoi dhe ndihmoi anetaret e familjes (posacerisht prinderit) dhe lute All-llahun per to, lutja yte shpejt do te pranohet nese do Zoti.
14. Lexo sa me teper se kjo ta permireson te shprehurit dhe nese ke mundesi studjo ndonje shkence.
15. Ruaju nga mendjemadhesia, se mendjemedhenjte i urren cdo njeri.
16. Buzeqeshju shoqeve dhe jepju dhurata, qe te shtohet dashuria dhe meshira mes jush.
17. Mos genjej, mos perqesh dhe mos u be dyftyreshe, se keto ta nxijne nderin, ndersa i ben njerezit qe ta humbin respektin ndaj teje.
18. Asnjehere mos u be kokeforte dhe mos hy ne konflikt me shoqet, por nese vjen deri te konflikti sillu sa me bute (ashtu sic i perngjan nje muslimaneje) se vetem ne kete menyre mund te ngadhnjesh.
19. Behu e drejte dhe e vendosur, stabile ne qendrimet e tua, por kur ta shohesh se ke gabuar, pranoje haptazi.
20. Mos pergojo (kjo beri keshtu, ajo beri ashtu) qofte edhe nese je ne te drejte dhe mos paragjyko, sepse shpesh keto jane mekate dhe tradite e injorances.
21. Kurre mos shpif. Shpifja eshte eshte mekat edhe me i madh se pergojimi.
22. Asnjehere mos u vetmo me ndonje djale dhe shmangiu bisedave me djemte.
23. Gjithmone kur takon ndonje te varfer jepi dicka sado qofte e vogel dhe perpiqu qe kete ta besh fshehurazi duke shpresuar ne shperblim me te madh tek All-llahu.
24. Perpiqu qe sa me pak te te duken pjeset (islamikisht) te turpshme te trupit: mos vish tesha te shkurta, te ngushta ose te tejdukshme. Burri yt le te martohet per bukurine tende shpirterore, e jo ate trupore (trupi humb bukurine pas nje kohe, kurse shpirti eshte i perjeteshem).
25. Gjithmone ha me doren e djathte, ndersa te majten perdore per pastrim.
26. Pastroi dhembet para dhe pas fjetjes, si dhe para cdo namazi.
27. Mos lexo revista dhe libra me tematike "te ndyte", sa me pak shiqo filma dhe sa me pak degjo muzike, se keto ta roberojne shpirtin, te bejne te jetosh ne boten e enderrave dhe ta dobesojne te mbajturit mend.
28. Shoqeroju me besimtare, qe te keshilloheni njera me tjetren.
29. Respektoje cdo urdher te All-llahut dhe te Lajmetarit te All-llahut s.a.s (bekimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te).
30. Kudo qe je, beju shembull per muslimanet dhe vajzat tjera.
www.ilirida.net/islam.php
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GoLdeN : 20-05-2007 mė 08:03
Moter: A e deshiron lumturine?
A e deshiron lumturine? A e deshiron qetesine? A e deshiron sigurine dhe vendosmerine? A i deshiron te gjitha keto ne kete dynja apo ne ahiret? E gjithe lumturia, motra ime muslimane, gjendet ne bindjen ndaj Allahut dhe pasimin e menhexhit te Tij dhe pasimin e rruges se te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te.
I Lartesuari thote: “. . . Kush e respekton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai ka arritur nje sukses te madh.” (Ahzab: 71)
Ndersa, hidherimi dhe fatkeqesia eshte ne kundershtimin e Allahut dhe mospasimin e menhexhit te Tij dhe rruges se te Derguarit te Tij.
I Lartesuari ka thene: “… E kush e kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai eshte larguar shume larg se vertetes.” (Ahzab: 36)
Motra ime muslimane:
Me nje ze terheqes dhe me fjale keshilluese te bej thirrje qe t'i frikesohesh Allahut te Lartesuar, gjthashtu te bej thirrje edhe nje here tjeter qe ta falenderosh Allahun i Cili te ka begatuar me te gjitha keto dhunti, si: Imanin dhe Kur'anin. Te ka nderuar, te ka pastruar dhe ta ka ngritur lart poziten tende. Nuk ngrihet pozita e gruas ne cfaredo hije pervecse nen hijen e Islamit. Dhe jo vetem kaq, Ai te ka vecuar me rregulla te shumta ne librin e Tij Famelarte. Femra para Islamit ka qene e pavlere, e nencmuar para shoqerise, para familjes, e madje edhe para prinderve te saj. Nganjehere ajo eshte konsideruar si kafshe dhe bile eshte preferuar kafsha ndaj asaj.
Ti motra ime muslimane nuk e gjen lumturine tende vetem se ne fene Islame. Prandaj, permbaju asaj dhe degjoje fjalen e Allahut i Cili na e tregon te kaluaren. Kujtoje ate gjithmone ne menyre qe ta falenderosh Allahun per dhuntine ne te cilen gjendesh. Allahu i Lartesuar thote: “Kur ndonjeri prej tyre lajmerohet me (lindjen) vajze, fytyra e tij prishet dhe behet plot mllef.”“Fshihet prej njerezve, per shkak te asaj te keqeje me te cilen u lajmerua (e konsideron bela, e jo dhurate prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbaje ate, ashtu i perulur, apo do ta mbuloje ate (te gjalle) ne dhe…” (En Nahl: 59, 60)
Ne kohen e xhahilijetit (para Islamit) i mbysnin vajzat dhe nganjehere i varrosnin te gjalla ne dhe deri sa erdhi Islami si meshire per mbare boten dhe porositi qe te edukohen vajzat dhe te mbikeqyren dhe kush e ben kete do te kete shperblim te madh.
Falenderoje Allahun, oj moter e Islamit, i Cili te ka udhezuar ne kete fe, te ka nderuar dhe ta ka ngritur lart vleren tende me kete fe, nderkohe qe shume prej femrave te botes jane te devijuara. Kapu per litarin e forte te Allahut sepse eshte nje prej shtyllave te fese dhe dije se te pret denimi i Allahut nese nuk i nenshtrohesh Atij, nuk ndalohesh ne kufijte e Tij dhe nuk permbahesh prej ndalesave te Tij.
Motra ime muslimane: Armiqte e tu jane te shumte dhe deshirojne qe te shfrytezojne ty per ta shkaterruar turpin dhe fene. Ata mund te jene edhe prej atyre qe i perkasin fese tende.
Disa thone: Nuk perparon gjendja e lindjes perderisa femra nuk e heq mbulesen e saj dhe me te ta mbuloje Kur'anin Famelarte! Ata me kete deshirojne qe te te hedhin ne hidherim dhe plogeshti, te bejne thirrje per ne Xhehenem. Nese iu pergjigjesh, te hedhin ne te. Ata deshirojne qe te jesh e pamoralshme, lavire, e pambuluar. Allahu te ruajte! Te presin me padurim qe ti ta heqesh mbulesen, t'i largohesh imanit, turpit dhe pastertise dhe me pas t'i lesh obligimet e tjera. Vetem atehere do te stabilizohen ata. Ata luajne me ty si femijet me top dhe ashtu sic luajne me qenin e ngordhur. Allahu te ruajte prej tyre!
Motra ime muslimane: Cili eshte qendrimi yt ndaj tyre? Qendrimi yt ndaj tyre duhet te jete kapja per fene e Allahut, ndalimi te kufijte e Allahut dhe mospergjigjja atyre.
Injoroji ata duke mos u kthyer nga ata dhe duke mos ua vene veshin fjaleve te tyre. Leri te vlojne nga inati dhe ti permbaju fese, turpit dhe mbuleses.
Motra ime muslimane: Disa nga grate mendojne se zbulim konsiderohet vetem zbulimi i trupit. Jo, zbulim nuk konsiderohet vetem kjo. Zbulim konsiderohet edhe veshja e rrobave te ngushta, te shkurtra, te tejdukshme, veshja e pantallonave, parfumosja kur del perjashta, ne vendet ku ka burra.
A nuk e ke degjuar thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te – ku ka thene: “Dy lloje prej banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh . . . ” dhe ka permendur: " . . . dhe ato gra te veshura por ne realitet te zhveshura, qe vishen shkurt dhe ngusht qe t'u duken pjeset e trupit dhe ato gra qe perdridhen dhe i kane kokat e tyre si te deveve, nuk do te hyjne ne Xhenet dhe nuk do ta ndiejne eren e Xhenetit edhe pse aroma e tij ndihet nga nje largesi e madhe.” {Muslimi}
Kane thene dijetaret: Fjalia - “te veshura por ne realitet te zhveshura”, nenkupton ato femra te cilat veshin rrobe por rrobat e tyre jane te ngushta, te shkurtra, te tejdukshme ose qe nuk e mbulojne gjithe trupin.
Motra ime muslimane: A pranon qe te jesh prej banoreve te zjarrit? A pranon qe te veshesh veshje e cila ta zbulon turpin?
A deshiron qe te jesh si ajo varesja e rrobave ku ne ty varen vetem te poshterit dhe te pamoralshmit?
Jo, oj vajze e Islamit, nuk mendoj se e pranon kete edhe pse kjo kerkohet prej teje.
Motra ime muslimane: Feja islame eshte kala mbrojtese e paster, ta mbron karakterin dhe nderin tend, te urdheron qe te mbulohesh dhe ta ruash turpin. Kur t'i lesh keta urdhera je afer denimit te Allahut ne ahiret ndersa ne kete dynja je synim i ujqve njerezore te cilet deshirojne qe ta marrin nderin tend me te cilin krenohesh. Largohu prej kesaj, para se te vije dita dhe t'i biesh pishmanit! Disa prej motrave, Allahu i udhezofte, i jane pergjigjur thirrjes se tyre.
Motra ime muslimane:
Oj ti, e cila ke besuar ne Allahun,
Oj ti, e cila i je perulur Allahut,
Oj ti, e cila je mbuluar me perden e Allahut,
Kujdes, kujdes nga rreshqitja se rreshqitja do te jete ne zjarr.
Kujdes, kujdes nga perngjasimi me jobesimtaret se kush i perngjan nje populli eshte prej tyre . . .
Ti moter muslimane, je e vlefshme, e ndershme, e delire. E vlefshme me Kur'anin, e ndershme me imanin dhe e paster me zbatimin e fese Islame. Si e krahason te qenurit me vlere dhe e pavlere? Si e krahason te ndershmen me prosituten? Si e krahason pastertine me ndytesine?
Motra ime muslimane: Ne, pasha Allahun, habitemi prej femrave te cilat e degjojne thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Dy lloje te banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh . . ." (Hadith) dhe vazhdojne me veshjen e rrobave te ngushta e te tejdukshme duke zbuluar pjeset e trupit.
Oj moter muslimane, falese dhe perulese, oj ti e cila e ke perulur koken per te Perhershmin dhe te Perjetshmin, a nuk te mjafton permbajtja e hadithit te lartpermendur te te Derguarit te Allahut: “Dy lloje te banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh. . ." Pasha Allahun, ai eshte nje kercenim i madh dhe ka permbajtje te dhembshme dhe sikur te hedhet mbi kodrat do t'i shkrinte. A ka gje me te madhe se privimi nga Xheneti e begatshem dhe qendrimi ne shkallen me te ulet ne zjarr.
Motra ime muslimane: Frikesoju Allahut, ngrihu dhe veproje ate cfare ta ka obliguar Ai dhe nese e ke zemren e forte e te ashper kujtoje vdekjen te ciles nuk mund t'i shmangesh. Allahu i Lartesuar thote: “Secili njeri do ta shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit, e kush i shmanget zjarrit dhe futet ne Xhenet, ai ka arritur shpetim e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pos nje perjetim mashtrues.” (Ali Imran: 185)
Kujtoje oj robereshe e Allahut diten kur do te vendosesh ne varr, ne ate grope te ngushte, te erresuar dhe te shemtuar.
Kujtoje, kur te fryhet ne sur dhe kur te mblidhesh me krijesat, kembezbathur dhe e zhveshur, e hutuar, dielli eshte afer teje nje milje, kur te thirret emri para krijesave per t'u llogaritur, si do te jete gjendja jote oj robereshe e Allahut? Ku eshte gatishmeria jote oj ti e hutuar? Sa mekate dhe te meta te jane shenuar ne librin tend? A do te bejne dobi ne ate moment bukuria dhe modelet? A do te bejne dobi muzika, telenovelat, filmat dhe revistat? A do te bejne dobi xhevahiret dhe stolite? Jo, pasha Allahun, nuk do te bejne dobi asnje prej tyre. Ajo qe do te beje dobi ne kete situate jane sevapet dhe punet e mira pas meshires se Zotit te tokes dhe qiejve.
Frikesoju Allahut oj vajze e Islamit.
Frikesoju Allahut oj ti e cila del tregjeve e zbuluar!
Frikesoju Allahut oj ti e cila e vesh hixhabin per bukuri dhe jo per t'u mbuluar me te!
Frikesoju Allahut oj ti e cila perzihesh me burrat!
Frikesoju Allahut oj ti e cila del e parfumosur ne tregje dhe rrugeve!
Frikesoju Allahut oj ti e cila vetmohesh me burra te huaj! “Nuk vetmohet burri me gruan vetem se i treti eshte shejtani.”
Frikesoju Allahut oj ti e cila i edukon femijet e tu me edukate jo te mire, nuk ua kujton bindjen ndaj Allahut dhe madherimin ndaj Tij dhe nuk i nxit ne ate qe ju ben dobi ne dynja dhe ne ahiret!
Frikesoju Allahut dhe ruaje veten tende qe te mos jesh kukull ne doren e atyre qe e kane besimin e dobet!
Frikesoju Allahut dhe ktheju udhezimit para se te vije dita ne te cilen do te permbysen zemrat dhe shikimet! Dije se denimi i Allahut eshte sh
Sikur kodrat te hidheshin ne kete zjarr do te shkriheshin nga nxehtesia e madhe. Oj ti, e dobet, ku je ne krahasim me keto kodra? Ti e duron urine dhe etjen, i duron fatkeqesite, por pasha Allahun, pos te cilit nuk ka Zot tjeter, nuk mund ta durosh zjarrin. He pra, shpetoje veten tende nga zjarri para se te behet vone dhe beje te ditur se dynjaja eshte kalimtare ndersa ahireti eshte i perjetshem, veprimi i turpshem eshte i madh per te paret dhe per te fundit.
Frikesoju Allahut, e edhe nje here frikesoju Allahut, oj robereshe e Allahut!
Allahu te ndihmofte ne ate qe e don Ai dhe kenaqet me te dhe inshallah te ben dobi kjo qe e lexon dhe degjon dhe behet argument per ty dhe jo kunder teje!
www.ilirida.net/islam.php
Keshille te riut qe kupton
Shperblimi apo denimi eshte i lidhur me llojin e punes, e ti a je i gatshem qe te sprovohesh ne nderin tend, qofte tash apo me vone per t'i kenaqur epshet tua? Nese thua: Do te pendohem para se te martohem, apo para se te me linde vajze!, te pyes: Kush te garanton se All-lahu [subhanehu ve teala] ta pranon pendimin me kete qellim e nuk te sprovon?
All-llahu [subhanehu ve teala] thote: "Ndeshkimi i te keqes, behet me nje te keqe ne te njejten mase" [Esh-shura, 40]
Falenderimi i takon All-llahut. Ate e falenderojme dhe prej Tij falje dhe ndihme kerkojme. Kerkojme mbrojtje nga All-llahu prej te keqijave te vetvetes dhe te veprave tona. Ke e udhezon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe ke e largon nga rruga e vertete, s'ka kush e udhezon. Deshmoj se s'ka hyjni tjeter pervec All-llahut , i Cili eshte Nje dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i derguar i Tij.
"O ju qe keni besuar, keni frike All-llahun me nje frike te denje dhe mos vdisni, pos duke qene muslimane!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerez! Keni frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje veteje dhe nga ajo krijoi palen e saj, e prej atyre dyve u shtuan shume burra e gra. Dhe keni frike All-llahun qe me emrin e Tij perbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu eshte Mbikqyres mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtare, keni frike All-llahun dhe thuani fjale te drejta. Ai (All-llahu) ju mundeson te beni vepra te mira, jua shlyen mekatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe te Derguarin e Tij, ka shpetuar me nje shpetim te madh." (El-Ahzab:70:71)
Thenia me e vertete eshte thenia e All-llahut, kurse udhezimi me i mire - udhezimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat me te keqia jane ato te shpikurat, cdo shpikje eshte bid'at dhe cdo bid'at eshte lajthitje, e cdo lajthitje con ne zjarr...
Vella i nderuar... Shpresoj ta lexosh kete shkrim me shpirt i qete, ashtu sic kam vepruar une, larg mocioneve dhe marrjes se ndonje qendrimi negativ para se ta perfundosh se lexuari, sepse i mencur eshte ai i cili degjon e ne fund konkludon! Ndodhe qe ndonjeri prej nesh te bej disa vepra, i nxitur nga epshi, pa mos menduar thelle per pasojat qe mund te rezultojne. Prej atyre veprave eshte kontaktimi me gjinine e kundert. Per kete i themi ketij te riu qe te ndalet ne nje cast dhe te shikoje ne drite vepren e tij: Vajza me te cilen kontakton eshte prej individeve te shoqerise tende, e kjo do te thote se ti i ndihmon shkaterrimit te asaj shoqerie per te kenaqur epshin tend, edhe pse prej teje si bir i Islamit kerkohet qe te luash rolin e permiresuesit. Apo mos deshiron per shoqerine tende degjenerimin? E reja me te cilen kontakton, nxit per te beje amoralitet, apo ndoshta edhe keni bere, por dije se ne te ardhmen nese ajo nuk eshte bashkeshortja yte do te jete bashkeshortja e ndonjerit prej te afermve tu apo e ndonjerit prej muslimaneve, ashtu sic mundet qe vajza e cila ka kontaktuar me ndonje te huaj te jete bashkeshortja yte ne te ardhmen, qe te jete kjo sprove dhe denim per ty nga ana e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thote: "Te keqiat gra ose fjale jane per te keqinjte" (NUR 26).
Degjenerimi i femres do te thote degjenerim i tere shoqerise, fatkeqesi qe mund ta fillosh e ta ndihmosh ti dhe te mbaroje ne familjen tende. Vajza qe sot degjenerohet prej teje ose ndokujt tjeter mund te jete shoqe e bashkeshortes tende, motres tende apo ndonje te afermes tende e pastaj ajo te ndikoje tek ato per shkak se te gjitha jane pjese e pandashme e shoqerise. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na e ka terhequr verejtjen nga ky rrezik duke thene: "Keni dro dunjane dhe grate, se sprova e pare e israileve kane qene me grate" (Transmeton Muslimi). Nese nje vajze deshiron te kete lidhje te paligjshme (haram) me ty, atehere c'faj ka familja e saj qe t'ua nxishe nderin? Deshira e saj nuk eshte arsye per armiqesimin e tere familjes. Me fjale tjera, nese ndokush mban lidhje te paligjshme me ndonjeren prej familjes tende e pastaj kjo gje del ne shesh, a mjafton arsyetimi i ketij personi per cenimin e nderit te familjes te thote: "Ajo me propozoi!?". Po te permendi rastin e nje te riu icili erdhi te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha atij: "Me lejo qe te bej prostitucion". Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha: "A e deshiron te njejten per nenen tende, bijen, bashkeshorten, hallen dhe tezen tende?" Ai tha: "jo o i derguari i All-llahut". Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "As te tjeret nuk e duan kete per bijat, motrat, hallat dhe tezet e tyre". (Transmeton Ahmedi nga Ebi Umame). Nese te bie te zgjedhesh vdekjen apo cenimin e nderit, si do te kishe vepruar? Atehere si i lejon vetes te marresh nderin e huaj neper kembe? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thote: "Kush vritet duke mbrojtur familjen e tij, eshte deshmore" (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, sahih).
Si ndjehet ai i cili jeton se bashku me ty ne nje shoqeri e ti preke nderin e tij? A te mjafton te jesh i pandershem nje here, dy apo tri here, apo djalli deshiron shkaterrimin tend? Pandershmeria nuk ndalet lehte. Ata vazhdon si zinxhire dhe kjo paraqet rreshqitje te rezikshme ne jeten e kesaj bote dhe ne boten tjeter. All-llahu [subhanehu ve teala] thote: " Djalli eshte armiku juaj, pra edhe ju konsideronie armik, ai e therret ate grupin e vet, vetem per t'i bere banues te zjarrit" (Fatir 6). Kam degjuar nje fjale te urte qe thote: "Shperblimi apo denimi eshte i lidhur me llojin e punes, e ti a je i gatshem qe te sprovohesh ne nderin tend, qofte tash apo me vone per t'i kenaqur epshet tua? Nese thua: Do te pendohem para se te martohem, apo para se te me linde vajze!, te pyes: Kush te garanton se All-lahu [subhanehu ve teala] ta pranon pendimin me kete qellim e nuk te sprovon? All-llahu [subhanehu ve teala] thote: "Ndeshkimi i te keqes, behet me nje te keqe ne te njejten mase" (Esh-shura 40). Mos harro se edhe ti ke nene, moter, bashkeshorte, bije, vajze te halles e te tezes, pra ruju dhe ki kujdes!"
Imam Shafiu [rahimehull-llah] thote: "Zinaja (prostitucioni) eshte borxh qe nese e merr prej ndokujt, e kthen me nderin e familjes". Njerezit ndahen ne dy grupe: ne permiresues dhe shkaterrues. Ne cilin grup do ta antaresosh veten? All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar crregullimin. Ai thote ne Kur'an: "Mos beni cregullime ne toke pas rregullimit te saj" (A'raf 56). Si do te ishe ndier nese duke bere amoralitet rastisin prinderit tu, vellezerit, shoket qe te kane dashur e besuar, armiqte qe ta duan te keqen e me ne fund tere njerezit dhe te shohin ne ate gjendje? E c'mendon sikur te ishe larg syve te tyre, ne vend te sigurte, ku megjithate syri i All-llahut [subhanehu ve teala] te sheh? A nuk mendon per ate dite kur do te dalesh para All-llahut [subhanehu ve teala] ne token e ringjalljes? Nese je i mencur dhe i fuqishem e ke mundesi te luash me nderin e muslimaneve pa mos ditur njerezit per veprat tua, c'mendon per ajetin kur'anor: "Mos mendoni se All-llahu eshte i paditur e i pavemendshem per ate qe bejne zullumqaret, por Ai u jep atyre kohe deri ne nje Dite kur syte do te zgurdullohen prej tmerrit" (Ibrahim 42). A mendon se mosdija e njerezve per veprat tua eshte nder prej All-llahut? Mos u mashtro se mund te jete shkallezim ne zjarr dhe per ta takuar All-llahun duke i bere ato vepra, e atehere: Kush vdes ne nje gje do te ringjallet ne po te njejten gje. (Silsiletu-sahihatu 282)
Pastaj nese llogarisim se All-llahu t'i ka mbuluar te keqiat, a nuk turperohesh prej Tij? A nuk pendohesh? Deri kur do te vazhdosh ne mekate? Fundi i rruges se jetes tende eshte vdekja. " Atehere cdokush do te paguaje cfare ka fituar..." (Bekare 281). A ke mundesi qe ta nderrosh kete realitet, kete rruge qe e ndjek cdonjeri? Atehere perse nuk pergatitesh per vdekjen, varrin e tmerrin e tij, uren e Siratit e rrezikun e saj? Dije se do te vdesesh i vetem, do te ringjallesh i vetem dhe do te japesh llogari i vetem. Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: "Mbreme me erdhen dy njerez te panjohur dhe me thane: Nisu!". Pastaj permendi rastin derisa arriti te fjala e tij: Arritem afer nje objekti qe dukej si furre. Aty degjoheshin zera dhe kelthitje e ne shikuam ne te. Kur ja, ne te pame burra e gra te zhveshura, u vinte flaka nga poshte. cdohere qe u vinte flaka kercenin sa qe nuk dilnin (nga furra)". Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pyeti meleket per ata njerez e ato iu pergjigjen: "Ata burra dhe gra te zhveshura jane laviret dhe laviret". Nese thua nuk mund te martohem per shkak kushteve te veshtira, atehere zgjidhja nuk eshte ne ndjekjen e rruges se haramit. Ecja yte rruges se haramit duke u ballafaquar me veshtiresi dhe duke harxhuar mund , pasuri e mendime e per kete denohesh e nuk shperblehesh, mund zevendesohet me ndjekjen e rruges se hallallit ku ke veshtiresi po ashtu, por ne kete rruge shperblehesh. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]thote: "Allahu ia ka bere obligim vetes t'u ndihmoje tre njerezve, prej tyre permendi: "Atij qe deshiron te martohet per tu mbrojtur nga zinaja (prostitucioni)". (Tansmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu. Albani thote hadithi eshte hasen).
C'po zgjedhe? Te marrurit me ndonje veper e shtyn njeriun qe ta doje ate veper dhe te therrase ne te. Per kete shkak ekziston frika per ate qe ben amoralitet qe ta toleroje cderimin edhe ne familjen e tij e me kete te behet DEJUTH (Ai qe nuk xhelozon per nderin e familjes se vet. Eshte vertetuar se Pejgamberi ka thene: "Al-llahu nuk do te shikoje Diten e Kijametit ne tre njerez: Ne ate qe nuk respekton prinderit e tij, femren qe iu pergjane meshkujve dhe dejjuthin". Vella musliman... femra me te cilen mban kontakt te paligjshem ndodhe qe te jete e martuar, a e din se me kete veper ke bere nje krim te madh andaj, jo vetem ne nderin e femres por edhe ne nderin e bashkeshortit te saj. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thote: "Nuk eshte prej nesh ai qe degjeneron gruan e martuar". (Transmeton Ebu Davudi). Pastaj ke prekur edhe nderin e femijeve nese ajo ka femije. ?fare faji kane ata qe te ndytet nderi i tyre e te ndahen prinderit e tyre e me pas te devijojne ne jete? Per gjithe kete pergjegjes je ti. A ke ndonje arsye para All-llahut [subhanehu ve teala]?
Ne fund shpresoj te mos jesh prej atyre per te cilet All-llahu ka thene: "Dhe kur i thuhet atij: Kij frike All-llahun; ai udhehiqet nga arroganca (krenaria, mosperfillja) ne krime te metejshme. Keshtu, per te eshte i mjaftueshem Xhehenemi". (Bekare 206). Pra kthehu tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe dije se pendimi i anulon mekatet e te kaluares shpejto kah pendimi i sinqerte para hyrjes tende ne varr dhe para se te mirresh ne pyetje per veprat tua. All-llahu [subhanehu ve teala] thote: "Por kushdoqe pendohet pas krimit te bere dhe kryen vepra te mira e te drejta (duke iu nenshtruar All-llahut) atehere sigurisht All-llahu do ta fale ate (do t'ia pranoj pendimin). Pa dyshim qe All-llahu eshte gjithnje Fales i Madh, Meshireplote" (Maide 39). Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thote: "Thuaj : O robet e mi qe keni kaluar caqet kunder vetvetes (duke kryer ligesi e gjynahe) ! Mos i humbni shpresat nga meshira e All-llahut, vertet All-llahu i fale te gjitha gjynahet. Ai gjithnje eshte Fales i Madh, Meshireplote. Dhe kthehuni me pendim e perkushtim me besim te vertete te Zoti juaj..." (Ez-zumer 53/54).
Vella i ri. Shfrytezoje rinine tende para pleqerise, jeten para vdekjes dhe perdore mencurine tende per dobine e Islamit e muslimaneve, per ngritjen e flamurit te kesaj feje te paster.All-llahu te befte udhezues, prijes te te mires dhe te vertetes, e te gjithe neve na furnizofte me moral te paster dhe devotshmeri.
VE SAL-LALL-LLAHU ALA NEBIJNA MUHAMMED VE ALA ALIHI VE SAHBIHI VE SEL-LEM
www.ilirida.net/islam.php
Krijoni Kontakt