Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    NJË VJERRSHË për fëmijë nga 1 deri në 100 vjeç!.....

    PO TROKAS NË PORTËN TUAJ!

    Unë po trokas në portën tuaj
    Nëse dëgjoni, hapeni pak!
    Një kukamshefti me ju do luaj
    Pastaj do shkoj unë diku lark.

    Do sjell gëzim dhe pak humor
    Do tu tregoj një histori.
    Se si ka ngjarë në një dhjetor
    Kur ketri rà në dashuri!…

    …kishte dëgjuar ketrushi ynë
    për një ketrushe diku në pyll
    aq shumë të bukur e kishte synë
    sa që të gjithë i thonin Yll…

    dilte ketrushi pyllit përreth
    çdo bredh e pishë i kontrollonte
    hynte në zgavra, ngrinte çdo gjeth
    po Yll – ketrushin dot s’e takonte!…

    u mërzit ketri, ra në trishtim
    donte patjetër të gjente shoqen
    qante larg shokve, humbi qetsin
    netët pa gjumë nga pas e ndoqen…

    befas një ditë, mendoj ketrushi
    Ti lutem erës mos e ka parë
    Ere veç frynte me gjuhë shurdhuesi
    Pyeti dhe zogjtë, asgjë s’i thanë…


    Shkoj dhe trokiti në çdo fole
    U ngjit në lisa, bredha dhe pisha
    Në maje malesh lart gjer në rè
    Nëpër lëndina dhe qeparisa

    Porse ketrushen nuk e takoj
    Ndoshta nuk ishte hiç e vërtetë
    Që Yll – ketrushia të egzistoj
    Ndaj e la zemrën të rrah e qetë!…

    Kur ra mesnata në endërr pa
    Që erdh ketrushia Yll bukurije.
    Dridhej ketrushi, në dy gjunjt rà
    I shfaqi ndjenja prej dashurije:

    “Unë vdes për ty! Për ty unë rroj!
    Lermë të puth dy sytë e shkruar!
    Për ty po çmëndem…të dashuroj!”
    I doli gjumi krejt i hutuar!…

    Kishte qenë endërr sa u mërzit.
    Në mend i mbeti portreti i saj
    Në majë të pishës ketri u ngjit
    Me zë të mbytur zuri të qaj!…

    Kur befas pisha i tundi degët
    Një zë i embël i tha: - çfarë ke!
    Ketri i gjorë, s’besonte veshët
    Ylli –ketrushja kish dhe folè!

    - “Eja moj zemër, të rrijmë së toku
    Foleja ime është shumë e ngrohtë!”
    Me mall të shpirtit ketrin e rroku
    E futi brenda dhe u bënë shokë…

    (nëse dikush e vret shumë mëndjen,
    A mbetën shokë, a u martuan?!
    Unë di një gjë, që ma kanë thënë
    Hëngrën lajthi, u trashëguan!…

    Agimi

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Agim je i madh,shpresoj te tilla poezi ti sjellesh forumit,me raste festash kjo eshte me e bukura.Faleminderit,do flej gjume duke menduar ketrushin.


    p.s.d...g...
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  3. #3
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    shume e bukur xhaxhi Agim
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 25-12-2002 më 17:29
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Qe nje trokitje shume e bukur z.Agim.
    Ndaj e hapa deren dhe degjova te gjitha ato qe ke thene.

    Une a adhuroj poezine,ndaj i vleresoj poetet
    Jeni megjithemend te medhenj.

    Me pelqeu,vertet me pelqeu.
    Ah z. Agim edhe ne na ndodh te merzitemi kur zgjohemi.!!!

    E din ti qe per nje bukuroshe si yll ketrushja ia vlen mundimi te besh te gjitha qe ka bere ketri biles edhe me shume.
    E qe hengren lajthi e u trasheguan gezohem sepse edhe ketri eshte i bukur ,pastaj beri dhe gjithe ato perpjekje.

    GEZUAR 2003!E te shkruani sa me shume.Suksese!

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  5. #5
    e kesthe Maska e xhulia
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    e bukur Agim dhe e embel si bakllava!
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  6. #6
    gimiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
    )))))

  7. #7
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    U rriten kohet brenda njerezve,
    njerezve iu shtuan thinjat,
    thinjat fajesuan pa shkak veset,
    veset zvetenuan kohen,
    u bene njesh me njeriun,
    njeriu kendoi dhimbjet,
    dhimbjet-flete te hedhura pas ngjarjesh
    Ngjarjet ?

    Fajtore te paburgosur
    Fatesh...
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  8. #8
    Eshte e pamundur te mos lexosh vjershen me "ketrushat" dhe nje buzeqeshje te mos te celi fytyren . Eshte kenaqesi te lexosh krijime te tilla te kendshme, keto dite te vitit.
    Gezuar te gjitheve!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    e kesthe Maska e xhulia
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    I dashur miku im Agim pse me duket mua sikur kjo nuk eshte perralle? Dhurate te mrekuellueshme per vitin e ri !
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Agim qenka shume e bukur. me ngjan shume me ambjente te mocme shqipetare. me pelqejne shkrimet e tua Agim. te uroj fat kudo qe te ndodhesh. kalofsh mire
    Gezuar Vitin e Ri 2003
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fëmijë punojnë e lypin në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •