Close
Faqja 21 prej 65 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 643
  1. #201
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Sot kryesuesit, të udhëhequr nga Ibseviç, kërkojnë të zgjasin ëndrrën


    Bajerni s’diskuton kapjen e Hofenhaimit


    Vjen dita e supersfidës në krye të kampionatit gjerman, midis “surprizës” së tmerrshme Hofenhaim dhe gjigantëve të Bajernit të Mynihut. Në mënyrë befasuese është skuadra e ngjitur këtë sezon në Bundesligë, që kryeson renditjen me 3 pikë përpara bavarezëve. Njeriu simbol i Hofenhaimit, Vedad Ibiseviç, bomberi 24-vjeçar boshnjak, paralajmëron bavarezët: “Jam përballur me Bajernin tri herë me radhë kur isha tek Alamania Ahen, dy herë në Bundesligë dhe një në kupë. Një ndeshje e kemi humbur, dy i kemi fituar. E sigurt është që sot nuk do të shkojmë në Mynih për të bërë shëtitje, por do të kërkojmë të fitojmë.

    Bajerni është skuadër e madhe, por e thyeshme”. Sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2010, nuk duket se e shpërqendrojnë as zërat e merkatos për interesimin e Arsenalit, Totenhemit, apo vetë Bajernit. Nga ana tjetër, sipas trajnerit të Bajernit, Jurgen Klinsman, cilësia e skuadrës së tij do të triumfojë ndaj Hofenhaimit, përpara 70 mijë spektatorëve që pritet të jenë të pranishëm në “Alianz Arena”. “Mjafton të bëjmë një lojë të mirë dhe do t’i marrim tri pikët. Ka ardhur koha që Bajerni të kthehet sërish në krye”.
    Presidenti i nderit, Franc Bekenbauer, megjithëse nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në stadium, pasi është me pushime në Florida, nuk ka dyshime për diçka: “Mezi po e pres këtë sfidë, megjithatë kam bindjen se Bajerni do të fitojë dhe t’i tregojë Hofenhaimit se kush është më i madhi”. Për ndeshjen e sotme, bavarezëve iu kthehen Van Bomel, Demikelis e Borovski.



    Bavarezi, faleminderit për ndihmen
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #202
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    pjesa e pare perfundoj , kishim disa raste shume te mira te pakonkretizuara nga Luca Toni
    Uroj te shenojme gola dhe te fitojme ne pjesen e dyte

    Be the change you want to see in the world!

  3. #203
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Loca Toni kishte dy raste shume te mira. Plus dy penallti po nga Toni te fituara nuk i beri gjyqtari.... shendosh... shpresojmë te marrim ato 3 pikat disi



    1 me 1 minuta 75 Lahm shënoj për ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 05-12-2008 më 18:00
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #204
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Toniiiiiiiiiiiii shenoj ne minuten e 92. 2 me 1 per bayernnnnnnnnnnnnnnn

    Mbaroj.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #205
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    Toniiiiiiii Luca Tooooooniiiiiiiiiii oo Zot nuk me besohet, fituam yeee yee yeee

    i mundem fshataret !

    Be the change you want to see in the world!

  6. #206
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Lol i mundem po menzi, Toni beri sonte një lojë te mrekullueshme se bashku me Lahm si gjithmonë dhe Lucio. Schweinsteiger, Klose, Borowski dhe Ribery shume pak bën.


    I Shikon parullat e tifozëve te Hoffenheim? " Das Ganze Dorf ist Da" hahahahahahahah
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Legjenda mbetet legjende!
    Bajerni madheshtor nuk vdes kurre!
    E nenshtroi sic e meritonte surprizen Hoffenheim, qe tani do nise renien e lire, pasi vendin e pare ne Gjermani e ka te prenotuar perjetesisht, FC BAYERN - FOREVER NUMBER ONE!
    DINAMO KAMPIONE

  8. #208
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    FC BAYERN MUNCHEN - Hoffenheim 2-1 (0-0)

    Golat:
    49' [0 - 1] V. Ibisevic
    60' [1 - 1] P. Lahm
    90' [2 - 1] L. Toni

    Be the change you want to see in the world!

  9. #209
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Ribery kërkon kualitet te Bayerni

    Francezi i Bayern Munichut, Franck Ribery, në një intervistë për "Tageszeitung" ka kërkuar nga drejtuesit e bavarezëve që të investojnë në blerjen e lojtarëve kualitativë nëse dëshirojnë ta bëjnë skuadrën më konkurruese në Ligën e Kampionëve.

    “Sipas mendimit tim asgjë nuk ka ndryshuar. Nga Liga e Kampionëve mund të eliminohemi për një detal të vogël, ndërsa lojtarët e klasit botëror mund ta bëjnë ndryshimin”.

    “Nëse dëshirojmë të arrijmë gjëra të mëdha atëherë duhet të forcohemi në të gjitha repartet”, ka thënë 25-vjeçari.

    PS: Dite me pare ishte kjo interviste.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #210
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    Po te ishte Luca Toni e Miro Klose me te kujdesshem e me te pergjegjshem prane portes kundershtare, do te fitonim bindshem!
    Me pelqeu nje intervenim i Rensing ku e ndali goditjen nga 7-8 metra te Salihovic

    me rendesi qe morrem 3 pike, e me ne fund jemi aty ku na takon, ne vendin e pare!
    urime

    Be the change you want to see in the world!

Faqja 21 prej 65 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FC Bayern München - Klubi Bavarezëve
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 13:53
  2. Klubi FC Bayern München
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 14:17
  3. Derby i Milanos: Milan 1 - 0 Inter
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 15-04-2006, 04:39
  4. Klubi Bavarezëve #2 (Bayern München )
    Nga bayern në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 05-02-2005, 11:38
  5. Kampionët në BundesLiga: 1903-2004.
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •