Prape me schalken e paskemi kete javeSi thoni fitojmë?
goldian, ik futi ni bast për hoffenheim qe te humbe prapehahaha
ps: Humbi Rapidi 2:0![]()
Prape me schalken e paskemi kete javeSi thoni fitojmë?
goldian, ik futi ni bast për hoffenheim qe te humbe prapehahaha
ps: Humbi Rapidi 2:0![]()
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
e kam bere gati 10 euron per ta humbur
hofenheim 1
po pse e kemi serish me schalekn ne se kUptova?
JO SEKS PARA MARTESE
Jo me jo sqenka, qenka bayern 04 lol sorry
13. Spieltag - Samstag 15.11.2008 15:30
Hoffenheim - Wolfsburg
Bayer 04 - Schalke 04
M'gladbach - FC Bayern
Shpresojm te fitoj schalke dhe wolfsburg kete jave![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 12-11-2008 më 17:28
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
“Sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë sezoni im i fundit te skuadra marsejeze”
Kampionët e Gjermanisë, bisedime me klubin francez. Lojtari pohon tratativat
Lorik Cana pritet të largohet nga Marse ja në fund të sezonit.
Këtë e ka pohuar vetë mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ka thënë se me shumë mundësi do të largohet nga klubi francez në fund të këtij sezoni dhe se skuadra e tij e ardhshme mund të jetë Bajerni i Mynihut. “Ka shumë mundësi që ky të jetë sezoni im i fundit te Marseja. Do të doja që të fitoja një trofe të rëndësishëm këtë sezon me ekipin tim dhe do të luftojmë deri në
fund për këtë”, ka thënë për “Vizion +”, kapiteni i Marsejës.
Mesfushori shqiptar ka disa oferta, por atë e josh më tepër Bajerni i Mynihut. Kampionët e Gjermanisë interesohen prej kohësh për yllin e Kombëtares shqiptare dhe ka shumë gjasa që ai në verë t’i bashkëngjitet yjeve si Riberi
(ish-marsejez), Toni dhe Klose. “Kam pasur gjithnjë oferta, madje muajt e fundit interesimi i klubeve prestigjioze evropiane është rritur ndjeshëm. Gjatë kohëve të fundit ka shfaqur një interes të madh edhe Bajerni i Mynihut, skuadër e cila më pëlqen shumë dhe shpresoj që të mund të vesh fanellën e saj së shpejti”, ka thënë Cana.
Përveç klubit bavarez, për 25-vjeçarin nga Kosova kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera evropiane, si Arsenali, Reali i Madridit, Roma, Napoli dhe Evertoni. Drejtuesit e këtij të fundit, pak ditë më parë i bënë një ofertë prej 12 milionë eurosh Marsejës për Canën, por klubi francez e refuzoi atë. “Do të jetë e vështirë që Marseja të pranojë ofertën e fundit të ardhur për mua nga Evertoni.
Me sa di unë, klubi anglez ka ofruar 12 milionë euro për kartonin tim, por Marseja kërkon shumë më tepër. Edhe unë ndërkohë preferoj një klub elitar”,
ka shtuar Cana.
Riberi
Mesfushori francez i Bajernit, Frenk Riberi, duket se po bën negociatorin me drejtuesit e skuadrës bavareze, me qëllim që Cana të transferohet në verë në këtë skuadër. Riberi dhe mesfushori shqiptar kanë raporte të shkëlqyera mes tyre dhe këtë e ka pohuar vetë Cana, por ky i fundit nuk ka dashur të
japë detaje, nëse futbollisti francez, po luan ndonjë rol aktiv për transferimin e shqiptarit te skuadra e Bajernit. Menaxherë të klubit gjerman kanë vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, madhe dy prej specialistëve të Bajernit, panë nga afër ndeshjen Portugali-Shqipëri 0-0 në Bragë rreth një muaj më parë. Burime pranë Lorik Canës pohuan se menaxherët e Bajernit ndodheshin atje enkas për mesfushorin e Marsejës, por Cana ka sqaruar
se nuk ka pasur asnjë takim mes tij dhe menaxherëve gjermanë dhe kjo për motivin e thjeshtë se, menaxheri i shqiptarit nuk ndodhej atë ditë në stadium.
Panorama Sport
Ndryshuar për herë të fundit nga Ka Vetem DINAMO : 13-11-2008 më 09:34
DINAMO KAMPIONE
Do Zoti dhe realizohet kjo levizje e mrekullueshme per nje futbollist shqiptar, kombetaren shqiptare, por edhe per Bajernin vete....
DINAMO KAMPIONE
Formacioni sipas Sport BILD kunder M'gladbach. Schweinsteiger dhe Lahm kthehen.
Bayern: Rensing - Oddo, Lucio, Demichelis, Lahm - Schweinsteiger, van Bommel, Zé Roberto, Ribéry - Toni, Klose
Gjithashtu Sport BILD ka thene se eshte e mundshme qe Kroos te shkoj te Karlsruher ne bear si huazim.
Welt Meister 2014
Bajerni i Mynihut nuk do të vazhdojë me të njëjtët futbollistë për një kohë të gjatë. Në fakt, ardhja e trajnerit të ri Jurgen Klinsman pritet të sjellë edhe ndryshime me kalimin e kohës, pavarësisht se në fillim ai nuk bëri mjaft të tilla. I pari që mendohet se po bën gati valixhet është Mark Van Bomel.
Van Bomel
Mesfushori holandez është i pari jo gjerman, që ka arritur të marrë shiritin e kapitenit të Bajerni i Mynihut. Ai u mor si zëvendësuesi i Mikael Balak dhe ka arritur të japë një kontribut të vlerësueshëm deri tani. Gjithsesi, duket se nuk do vazhdojë të mbajë veshur edhe për shumë kohë fanellën e bavarezëve. Në moshën 31-vjeçare dhe me shumë kritika, ai po mendon të provojë një aventurë tjetër. Alternativa e parë për të është skuadra e Shalkes, tek e cila do bashkohej sërish me trajnerin FredRuten,metë cilin ka punuar edhe në të kaluarën. Por, nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij te PSV-ja, tek e cila luajti nga viti 1999 deri në vitin 2005. Skuadra holandeze është gati të shpenzojë për të formuar sërish një skuadër që të paraqitet mirë në Evropë dhe një mesfushor mbrojtës si Van Bomel do i kishe dyert e hapura.
Lusio
Mbrojtësi brazilian ka qenë i padiskutueshëm në qendër të repartit difensiv, por është vetë ai që hedh dyshime përsa i përket së ardhmes. “Unë ndihem mirë te Bajerni dhe kam një kontratë deri në vitin 2010, por askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen dhe unë nuk mund të them që do qëndroj këtu. Mund të largohem që në verën e ardhshme. Gjithsesi, për momentin nuk kam menduar aspak për një gjë të tillë, pasi jam fokusuar plotësisht te puna me ekipin, duke qenë se kemi synime për të arritur”, tha Lusio. Mbrojtësi 30-vjeçar duket se do të jetë një tjetër “veteran”, i cili do lërë një hapësirë në formacionin e skuadrës.
Lukas Podolski
Shkëlqen me Kombëtaren e Gjermanisë, por te Bajerni nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira. Çka është një arsye për të kërkuar largimin dhe e ka bërë një gjë të tillë. Ai ka deklaruar se do të largohet që në merkaton e janarit, por duke parë emergjencën që kanë në repartin sulmues, drejtuesit do bëjnë të pamundurën për ta mbajtur të paktën deri në fund të sezonit. Gjithsesi, sulmuesi 24-vjeçar i ka dyert e hapura në shumë klube të tjera prestigjioze, ndërkohë që bavarezët nuk do e përjetonin aspak keq largimin e tij, nëse do të vinte oferta e duhur. Asnjëherë nuk ka qenë i preferuari i tyre, pavarësisht se disa herë ka treguar qartë se është një element shumë cilësor për formacionin.
Toni Kros
Talenti 18-vjeçar i Bajernit është një nga futbollistët më premtues të Gjermanisë. Ka luajtur mjaft herë me skuadrën e parë, duke pasur parasysh moshën e re dhe ka treguar qartë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në fushën e lojës. Por, nuk do të ishte aspak i çuditshëm fakti që ai të largohej. Babai i Toni Kros e ka shprehur më shumë se një herë që po mendon për të ardhmen e të birit, pasi te Bajerni paguhet shumë pak. Ndërkohë, menaxheri Uli Hënes ka thënë se ai është ende i ri në moshë dhe se ka ende për të mësuar. “Është vetëm 18-vjeç dhe ne po e ndihmojmë që të mësojë sa më shumë. Paratë nuk duhet të jenë thelbësore për të. Kemi investuar shumë tek ai lojtar dhe do vazhdojmë ta bëjmë, pasi është një nga elementët, te të cilët do besojmë në të ardhmen”.
Bastian Shvainshtaiger
Është një nga emrat më të përfolur në merkato. Që pas Evropianit, ai u bë një shënjestër e klubeve të mëdha. Vazhdon të kalojë një formë të mirë dhe ofertat nuk kanë munguar për të. Momentalisht është duke kaluar një dëmtim, gjithsesi po mendon për të ardhmen dhe mund të transferohet në një klub tjetër evropian. Italia dhe Anglia duken destinacionet e tij të preferuara, ndërkohë në arkat e Bajernit pritet të derdhet një shifër e majme.
** Perveç Schweinsteiger, këto tjerat bën mire ti heq qafës Klinsman. Cana duhet te vije ne vend te Bommel.
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Minuta e 70 dhe Bayern po udheheq 2-0 ne Borrusia Park!
Toni dhe Ribery kane shenuar deri me tani, jemi afer 3 pikeve.
Edhe Leverkusen e Hoffenheim jane duke fituar
Be the change you want to see in the world!
Krijoni Kontakt