Bajerni s’diskuton kapjen e Hofenhaimit
Vjen dita e supersfidës në krye të kampionatit gjerman, midis “surprizës” së tmerrshme Hofenhaim dhe gjigantëve të Bajernit të Mynihut. Në mënyrë befasuese është skuadra e ngjitur këtë sezon në Bundesligë, që kryeson renditjen me 3 pikë përpara bavarezëve. Njeriu simbol i Hofenhaimit, Vedad Ibiseviç, bomberi 24-vjeçar boshnjak, paralajmëron bavarezët: “Jam përballur me Bajernin tri herë me radhë kur isha tek Alamania Ahen, dy herë në Bundesligë dhe një në kupë. Një ndeshje e kemi humbur, dy i kemi fituar. E sigurt është që sot nuk do të shkojmë në Mynih për të bërë shëtitje, por do të kërkojmë të fitojmë.
Bajerni është skuadër e madhe, por e thyeshme”. Sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2010, nuk duket se e shpërqendrojnë as zërat e merkatos për interesimin e Arsenalit, Totenhemit, apo vetë Bajernit. Nga ana tjetër, sipas trajnerit të Bajernit, Jurgen Klinsman, cilësia e skuadrës së tij do të triumfojë ndaj Hofenhaimit, përpara 70 mijë spektatorëve që pritet të jenë të pranishëm në “Alianz Arena”. “Mjafton të bëjmë një lojë të mirë dhe do t’i marrim tri pikët. Ka ardhur koha që Bajerni të kthehet sërish në krye”.
Presidenti i nderit, Franc Bekenbauer, megjithëse nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në stadium, pasi është me pushime në Florida, nuk ka dyshime për diçka: “Mezi po e pres këtë sfidë, megjithatë kam bindjen se Bajerni do të fitojë dhe t’i tregojë Hofenhaimit se kush është më i madhi”. Për ndeshjen e sotme, bavarezëve iu kthehen Van Bomel, Demikelis e Borovski.
Bavarezi, faleminderit për ndihmen![]()
Krijoni Kontakt