njerzi me dukt se sod riberi e kish mendjen haptazi tjetr kun pra ma shkurt nuk di a do te plotson kontraten valide se e k a me FCB pra ishte ne fush vetum te plotsoj nje numer ne 11etshe.....
njerzi me dukt se sod riberi e kish mendjen haptazi tjetr kun pra ma shkurt nuk di a do te plotson kontraten valide se e k a me FCB pra ishte ne fush vetum te plotsoj nje numer ne 11etshe.....
Vertet nuk e di ku qendron problemi kjo nuk eshte hera e pare qe marrim ka 5 golla .po vertet eshte katastrofale.me duket se jemi ne mbrotje dobet.po ashtu me ka nervozuar franck ribery i cili aspak nuk ka treguar se po luan aty po se di do shohim me barcelonen cka do te tregoj. keshtu nuk shkon .
kete sezon kemi nje skuader qe sja vlen te vesh ate fanelle
volfsburg eshte ekipi surprize kete sezon dhe me vjen mire pasi jam adhurues i magath
por humbja e djeshme ste le fjale per komente
mendoj se otl lell ze roberto van bomel e mbi te gjithaSHWEINI qe mu me shqeteson sa here e shoh ne fushe jane te gjithe per ekip te dyte
se marr vesh pse se futi sosen me perpara
shanset per titull jane por javenqe vjen kemi nje ekip te mrapshte ne allianz arena
frankfurtin qe eshte skuader e paparashikuar
JO SEKS PARA MARTESE
Ndryshuar për herë të fundit nga ^_BIM_BUM_BAM_^ : 05-04-2009 më 05:33
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
bimo e kena honger keq.
mir qe nuk shkova me cunin ne stadium.
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
"News of the World" njofton se edhe Manchester Unitedi i është bashkuar garës për të fituar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.
Tabloidi britanik njofton se kampionët anglezë do të konkurrojnë me Barcelonën dhe Interin, për ta transferuar në Old Trafford francezin 25-vjeçar.
I njëjti burim pohon se Djajtë e Kuq tashmë kanë filluar bisedimet me Ribery, i cili konsiderohet si zëvendësues i denjë i Cristiano Ronaldos, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet në drejtim të Real Madridit këtë verë. /Telegrafi/
Bota sytë nga Bayerni.![]()
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Në dyshim për të qenë në fushë janë lojtarë si Riberi, Lahm, Lusio dhe Van Bujten
Duket se vështirësitë nuk kanë të sosur për Bajernin e Mynihut. Në mesjavë ata do të luajnë kundër Barcelonës, në stadiumin “Kamp Nou”, përballje e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Në fakt, gjigandët gjermanë, pavarësisht se nuk nisen favoritë në letër, mund të mos jenë as në maksimumin e forcës së tyre. Problemet me dëmtimet sa vijnë e shtohen dhe këtë herë bëhet fjalë për pothuajse të gjithë yjet e ekipit.
Trajneri Jurgen Klinsman është me të vërtetë në një moment krize, sepse nëse lojtarët që janë në dyshim nuk arrijnë të riaftësohen, ai do detyrohet të improvizojë një formacion me lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. Në mbrojtje, dy lojtarët e qendrës, Lusio e Daniel van Bujten, po punojnë shumë në aspektin fizik, për të qenë të gatshëm, por duket e vështirë. Edhe mbrojtësi i krahut, Filip Lahm ka një problem muskulor dhe vazhdon të stërvitet i diferencuar.
Por një nga mungesat më të rëndësishme mund të jetë dhe ajo e Frenk Riberisë. Mesfushori ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresa se do të luajë. Në sulm nuk është Miroslav Klose. Pra, shumë dëmtime, çka e kushtëzojnë Bajernin të luajë pa yjet e tij. Edhe nëse ata arrijnë të jenë në fushën e lojës, nuk pritet që të jenë në formën e duhur për të bërë diferencën përballë një kundërshtari si Barcelona /Panoramasport/
Na morri e zeza![]()
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Ore Lahm edhe Lucio me trembin se këta dy tjerët s'bejn asgjë.
Klinsmann: Ribery nuk largohet nga Bayerni
Mesfushori francez Franck Ribery është njëri nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve për afatin kalimtar veror, për shërbimet e të cilit janë të interesuara shumë skuadra, përfshirë edhe Manchester Unitedin dhe Barcelonën.
Megjithatë trajneri i Bayern Munichut, Juergen Klinsmann, ka deklaruar se anësori nuk do të largohet nga Allianz Arena.
“Ne kemi vendosur për të ardhmen e Franckut dhe ajo është se ne nuk do ta lejojmë largimin e tij”.
“Ribery e di se është duke luajtur për një skuadër të madhe, e cila mund të konkurrojë me cilëndo skuadër në Evropë”.
“Ne planifikojmë të arrijmë gjëra të mëdha në një të ardhme të afërt, ndërsa Francku është njeriu kryesor për këtë gjë. Ai e di se në afatin kalimtar veror ne do ta përforcojmë edhe më shumë skuadrën dhe do të garojmë për gjëra të mëdha”, ka thënë Klinsmann për “Muenchner Merkur”. /Telegrafi/
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Krijoni Kontakt