Arsyetimet e pabaza te Chris Pattenit komisionerit per marredhenie me jashte i BE-se ne lidhje me shtyerjen e deritanishme te hapjes se negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim-asociimit me Shqiperine bere para diplomateve amerikane sot ne Amerike.
Eshte fakt i gjalle qe ka krim te organizuar ne Shqiperi ashtu sic ka edhe ne cdo vend tjeter te botes, por ato deklarata te tij (per te cilin kam shume respekt) te sotshme te papercjella me asnje te dhene statistikore jane te pabazuara ne asgje dhe behen vetem me qellim te arsyetimit te tij para diplomateve amerikane per moshapjen e deritanishme te bisedimeve me Shqiperine.
Duhet ti perkujtojme edhe njehere Pattenit qe Shqiperia eshte ne territorin e Europes natyrale , dhe si nje nga vendet me te pazhvilluara te Europes ai se bashku me te gjitha vendet tjera te BE duhet te punojne me shume, investojne me shume dhe ti pranojne edhe keto vende sa me shpejt qe te jete e mundur dhe jo te gjejne arsyetime te kota dhe te pambeshtetura ne kurrfare te dhene statistikore.
Prandaj edhe njehere shume respekt per Patenin por ai dhe te gjithe politikanet tjere europiane duhet ta shohin Europen si nje shtet te vetem dhe per pjeset e saj me pak te zhvillluara te punojne me shume dhe japin me shume fonde sikur cdo shtet vepron me pjeset me pak te zhvilluara te tij, dhe ta integroj sa me shpejt qe te jete e mundur ne familjen e saj europiane aty ku edhe e ka vendin jo vetem fizikisht por edhe shpirterisht dhe shikuar edhe nga cdo aspekt tjeter.