Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    S'votuam për këtë "ndryshim"

    Shekulli, Hene, 20 Tetor 2008 08:49:00

    S'votuam për këtë "NDRYSHIM"
    Nga Arben Çokaj*

    Asnjë regjim nuk është perfekt, por demokracitë perëndimore, kanë krijuar gradualisht aftësinë për të reaguar në mënyrë të përbashkët drejt një qëllimi të përbashkët, në mënyrë që demokracia të funksionojë. Pavarësisht problemeve dhe fenomeneve negative, që ekzistojnë në çdo shoqëri, në vendet e zhvilluara, drejtuesit politikë janë më të vetëdijshëm për mundësitë e tyre, më të përgjegjshëm për ligjet dhe rregullat dhe e marrin demokracinë seriozisht.

    1.

    Duke dëgjuar leksionin demokratik dhe angazhimin publik, të ambasadorit amerikan në Tiranë, këto ditë, më shkoi në mendje një histori e largët. Historia e poetit të mirënjohur Gjekë Marinaj me ambasadorin amerikan në Beograd, në vitin 1991.

    Pasi ambasadori amerikan dëgjoi t'i lexohej poezia "Kuajt", e cila kishte rrezikuar jetën e poetit të ri, tha: "Mirësevjen në SHBA, bir!" Kështu, ai i dha mundësi poetit Marinaj për të emigruar në SHBA, ngaqë ai përndiqej nga vendi i tij, që në atë kohë vriste poetët.

    Ambasadori amerikan nuk kërkoi para nën dorë për këtë shërbim, siç bëjnë disa nga mjekët tanë për të shpëtuar një jetë, as nuk veproi si shumë nga zyrtarët tanë tanë, që nuk të begenisin fare, po nuk gjete sekserin e tyre dhe të paguash paradhënie thesin me para. Pra, ambasadori amerikan ishte i përgjegjshëm, përkundër papërgjegjshmërisë absurde, që shfaq pjesa më e madhe e politikanëve tanë, që e konsiderojnë shtetin si mall pa zot.

    Duke parë interesimin e ambasadorit amerikan në Tiranë, të krijohet përshtypja se amerikanët interesohen më shumë për ne, se ç'bëjmë ne për vetveten. Dhe nuk ka dyshim, se kjo është e vërtetë. Kjo ka të bëjë me konceptet, botëkuptimin dhe mentalitetin e një shoqërie të lirë. Amerikanët shikojnë në radhë të parë interesat e veta, pastaj interesat e aleatëve të tyre.

    Por ata i marrin gjërat seriozisht, se kanë koncepte të qarta për ekzistencën e së mirës në shoqërinë njerëzore, përkundër interesave banale e thjeshtë personale, qoftë edhe të një kryeministri shqiptar. Sjellja jonë politike në këtë kohë duhej të pasqyronte interesin për zhvillimin e vendit, jo me njerëz të dyshimtë e mafiozë të firmave fantazmë si Fazlliç, por me investime serioze dhe qëndrime racionale.

    2.

    Autoriteti i të huajve në Gjermani ndodh që t'i sorollasë njerëzit për vite me radhë, siç ndodh edhe në vendet e tjera të perëndimit, pasi pavarësisht ligjeve, gjermanët janë të lodhur nga të huajt. Kështu ndodhi pak a shumë edhe me vëllain tim, i cili kishte të drejtë ligjore të merrte qëndrim në Gjermani.

    Pasi qëndrimi i tij u bllokua për më shumë se dy vjet në Darmstadt-Dieburg, ne shkuam në Frankfurt. Për të penguar korruptimin e mundshëm të autoritetit të të huajve në Frankfurt, takuam një këshilltar të Kryetares së Bashkisë së Frankfurtit, i cili pranoi të na ndihmonte. Qëndrimi iu dha vëllait për dy javë dhe këshilltari i Kryetares së Bashkisë, përveç një falënderimi, nuk mori asgjë tjetër nga ne. "Njerëz si ti e mbajnë Gjermaninë në këmbë!" – i thashë ndër tjera, në një letër që i dërgova më pas.

    Nisur nga kjo çështje personale, e çoj nëpër mend këtë ngjarje, për të ilustruar një mentalitet funksional, që përballë korruptimit, demokracitë perëndimore i bën të mbijetojnë, si rezultat i funksionalitetit që ato manifestojnë, që ka të bëjë me mentalitetin apo botëkuptimin për të respektuar ligjin.

    Në momentin kur ky funksionalitet dështon, do të kemi edhe fillimin e fundit të këtyre shoqërive. Siç po ndodh me ne, me politikanët tanë, të cilët përdorin organet e sigurisë, përgjimet, kërcënimet dhe sulmet vandale të tipit a' la Topalli, "jepi dy-tre shpulla, e lëre!", për të realizuar gjueti shtrigash kundër konkurrentëve, kritikëve apo kundërshtarëve të tyre. Kjo është primitive dhe e dënueshme!

    Kjo nuk është politika e "ndryshimit", që na është premtuar dhe për të cilën dhamë kontributin tonë.

    3.

    Ish-kryeministri dhe presidenti izraelit Shimon Perez, në një intervistë të hershme për Xhorxh Sorosin, të dhënë për gazetën daneze "Politiken" thekson: "Kur njerëzit merren me politikë, kemi konflikte. Konfliktet shuhen kur njerëzit fillojnë të merren me ekonomi..."

    Për aq kohë, sa paratë e "tepërta" të shqiptarëve vidhen nga politikanët, pra për aq kohë sa të ketë korrupsion të hapur në këtë vend, ne do të vuajmë nga këto konflikte të stisura, banale e absurde, që kemi parë në këto 18 vjet tranzicion.

    Kur ekonomia shqiptare të arrijë, që biznesi të absorbojë paratë e "tepërta", jo politika, atëherë do fillojmë të mendojmë se shoqëria jonë po shërohet, po bëhet më racionale dhe me një mentalitet më të pranueshëm për shoqëritë e zhvilluara e demokratike, ku synojmë të integrohemi.

    Deri atëherë duhet të kënaqemi me politikanin Berisha, që ka humbur deri edhe sensin e realitetit dhe po sillet si i marrosur. Njeriu që deri më sot ka përdorur gjithkënd për të absorbuar pushtet, po përfundon i përdorur nga egoja e tij e sëmurë, nga fëmijët e tij dhe nga turli interesash ordinere dhe të jashtëligjshme. Në një farë mënyrë, është për të ardhur keq, se si e përfundon karrierën e tij një politikan shqiptar, që nuk di të shkëputet nga afeksionet e tij orientale.

    *Publicist, jeton në Shkodër, një nga mbështetësit kryesorë në fushatën lokale të PD-së në zgjedhjet e 2005

  2. #2
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Shekulli, Hene, 20 Tetor 2008 08:49:00

    S'votuam për këtë "NDRYSHIM"
    Nga Arben Çokaj*

    Deri atëherë duhet të kënaqemi me politikanin Berisha, që ka humbur deri edhe sensin e realitetit dhe po sillet si i marrosur. Njeriu që deri më sot ka përdorur gjithkënd për të absorbuar pushtet, po përfundon i përdorur nga egoja e tij e sëmurë, nga fëmijët e tij dhe nga turli interesash ordinere dhe të jashtëligjshme. Në një farë mënyrë, është për të ardhur keq, se si e përfundon karrierën e tij një politikan shqiptar, që nuk di të shkëputet nga afeksionet e tij orientale.
    Berishizmi i shokut Sali nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk per te patur kurre nocionet e duhura baze te nje politikani dhe aq me teper te kujtohet si nje i tille per brezat e ardhshem !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #3

    Teorikisht nje shkrim interesant ndersa praktikisht krejtesisht i njeanshem.
    Pse?
    Problemet qe kane shqiptaret dihen nga te gjithe dhe se ne jemi ata qe prodhojme ata (sic pelqen te shprehet Rama), pra politikanet.
    Te gjitha problemet e medha sociale, ekonomike, kulturore etj jane nje prodhim i nje kohe teper te gjate dhe 1990 vetem sa shenon fillimin e fundit te kesaj erresire.
    Se cfare ndodhi pas Levizjes se Dhjetori dhe cfare po ndodh ende sot, kjo cudit ndoshta vetem ata qe nuk e njohin realitetin shqiptar, sepse cdo njeri normal e kupton se tek shqiptaret po ndodh nje zhvillim i madh i pergjithshem dhe i shtrire ai ne te gjitha aspektet e jetes.
    A eshte Berisha (ose dikush tjeter) ai qe mban shkopin magjik dhe qe do te mundte te plotesonte te gjitha deshirat e individeve shqiptare? Kurresesi!
    Ne jemi nje kategori e vecante njerezore (kjo ka aresye te ndryshme) qe shpesh here e humbim sensin e mases dhe se shpesh here rrembehemi nga emocionet dhe iracionaliteti. Keto jane shenja te nje shoqerie ende te paformuar per te qene pjese e nje megashoqerie ku synojme (me fjale) te behemi pjese aktive dhe nga ana tjeter shfaqim nje ndjenje shume te ulet pergjegjesie per fatin tone si individ dhe kjo pastaj sjell pasoja dhe per te gjithe shoqerine.
    Nuk kemi pare ende qe te linde nje levizje reale nder shqiptare qe te protestoje dhe ti thote ndal korrupsionit, qe ti thote ndal krimit, qe ti thote ndal droges dhe prostitucionit, ndal rrembimit te femijeve, etj, por kerkohet ne menyre absolute qe kjo te kryhet detyrimisht vetem nga shteti!? Po shoqeria civile, po 999 OJQ???
    Sepse ende i qendroj mendimit se te ne ende nuk ka nje shoqeri civile te lire dhe te pavarur, se te ne ende nuk ka nje media te lire dhe te pavarur dhe per rrjedhoje askush nuk behet pjese me shtetin dhe me shoqerine shqiptare qe te luftohet dhe te mundet e keqja e mbjellur per shekuj nder ne. Sepse ne na mungon klasa e mesme, klasa liberale dhe qe eshte pararoja e zhvillimeve demokratike te nje shoqerie.
    Kur te perfundoje profesioni i mercenarit atehere shoqeria shqiptare do te jete e lire dhe do te qeveriset ndryshe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-10-2008 më 06:13

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Tani ne zgjedhjet e ardheshme keni rastin te voton prap per ndryshime
    Por problemi eshte se ken do ta votoni,une mendoj se berisha ne kete moment eshte e keqja me e vogel e mundeshme.
    Ju provuat edhe te majtet dhe provuat ne lekuren e juaj,sepse nen sundimin e tyre shqipria printe per te keq ne gjith globin.
    Une nuk jam i knaqur as me berishen,por edhe me shume jam i pa knaqur me ata qe pretendojn ta marrin qeverisjen, sepse ata treguan katerqiprisht se jan armiq te keti vendi.
    E keqja e berishes eshte sepse ai eshte teper liberal,duke qen keshtu ai mundeson kundershtarve qe shqiperin ta shkatrrojn vetem e vetem per te ardhe ne pushtet.
    Pervoja na tregon se kallashnikov revolucioni i vonuar ishte pjell e serbis ne bashkpunim me qakejt socialist,prandaj berisha duhet tju tregoj dhembet sepse shteti nuk u lihet armiqve te tyre.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Berishizmi i shokut Sali nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk per te patur kurre nocionet e duhura baze te nje politikani dhe aq me teper te kujtohet si nje i tille per brezat e ardhshem !

    Te isha une Sala do te kisha thene "Thank You".

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Te flasesh per politike eshte tjeter gje dhe te behesh zedhenes eshte tjeter gje.
    Ne qe shkruajme ne keto forume duhet te japim mendimin tone per probleme dhe fonemene te ndryshme dhe te tregojme aftesite tona me alternativa.
    Natyrisht qe i perkasim nje force te caktuar politike por kurrsesi nuk duhet te behemi zedhenes te tyre, ose, ne te kunderten te heshtim sepse nje fjale e urte thote se mund te pendohesh po fole por kurrsesi nuk pendohesh kur nuk flet.
    Ne politke nuk futesh per te share kundershtarin tend.Ne politike futesh se gjykon qe mund te japesh kontributin tend per te miren e vendit ose hyn per te perfituar prej saj ne menyren me te pandershme ku ben pjese edhe lufta e paprincipte ndaj atyre qe i quan kundershtare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •