per gjith ata qe kan vrare e perdhunuar.. e grabitur.. miletin e pafajshem..
mund ti mbroje prokuroria enveriste e gjykatat staliniste jeniceret e saje arapoisto caushisto jaho-isto 97 -tsh.. por del dikush nje dite dhe ve drejtesin ne vend.. pa i marr leje te "pamvarurve" gjinusho edviniste ruco gjolekoiste..
ja nje shembull..
---
KJ
--
Vritet ne Greqi grabitesi i '97
E Hene, 20 Tetor 2008
Viktima i denuar ne vendin tone, me 10 vjet burg per grabitje te njerezve ne vitin e larget 1997
ATHINE - Nje emigrant shqiptar eshte ekzekutuar me arme ne Athine, pas nje sherri ende te pa zbardhur. Sipas policise greke, ngjarja ndodhi mbremjen duke gdhire dita e djeshme dhe viktima eshte nje 32-vjecar nga Ksamili i Sarandes, per te cilin thuhet se ka pasur precedente penal. "Shqiptari, Cajup Qejvani u ekzekutua me dy plumba ne koke ne lagjen "Patisia", prane sheshit "Omonia" te Athines", kane bere te ditur dje burimet policore. Ende nuk ka nje version zyrtar per ngjarjen, por hetimet e para kane si piste kryesore ate te hakmarrjes, pasi ai ka qene akuzuar si pjese e bandave ne jug te Shqiperise, ne vitin 1997. Nje grup hetimor po merret me kete ngjarje, per te cilen ende nuk ka autor, nderkohe qe policia eshte duke marre ne konsiderate te gjitha te dhenat dhe kontaktet qe ky persona ka pasur per te hedhur drite rreth ngjarjes.
Vrasja
Vritet me dy plumba nje shqiptar ne kryqezimin e rrugeve Pindu dhe Ipolitu shume afer sheshit Omonia. Mjeku ligjor qe mberriti ne vendngjarje, tha se, shqiptari eshte qelluar dy here ne koke me arme zjarri, pistolete. Por Qejvani, nuk ka dhene shpirt menjehere. Ate e kane nisur drejt spitalit, por ka nderruar jete. Sipas deshmitareve, viktima ka pasur nje konfrontim me nje person te panjohur, ne nje internet kafe aty prane dhe disa minuta me pas kur ka dale eshte qelluar. Policia greke thote se arrestimi i vrasesit eshte ceshtje kohe pasi ka shume te dhena per identitetin e tij.
Aktiviteti
Viktima eshte liruar pak kohe me pare ne Shqiperi nga burgu. Ai ishte denuar per krijimit dhe pjesemarrjes ne banda te armatosura si dhe grabitje. Pas lirimit ai ka ikur ne Greqi. Dhe ketu 32-vjecari ka pasur nje dosje te mbushur. Polica greke tha se pjesemarrja e Qejvanit ne bandat e armatosura te vitit 1997, mendohet te jete nje prej shkaqeve te vrasjes se tij. Policia tha se, ai ka qene nje prej eksponenteve kryesore te personave me maska qe grabisnin nen kercenimin e armeve ne aksin rrugor qe pershkon Muzinen, 11 vite me pare, akte per te cilat ai edhe eshte denuar nga drejtesia shqiptare, me 10 vjet burg. Prandaj edhe policia duket se vendos si piste te pare ne vrasjen e tij, ate te hakmarrjes.
Data 7 Korrik 1999
Vendimi i plote i Gjykates se Larte
Nga materialet e ceshtjes ka rezultuar se me daten 07.08.1997 i pandehuri Cajup Qejvani ne bashkepunim me te pandehurin tjeter Edmond Kola per te cilin eshte vecuar gjykimi, i kane vjedhur me arme Drago Mezinit nje automjet tip "fugon" qe e perdorte per transport pasagjeresh. Perseri me daten 12.03.1997 i pandehuri Cajup Qejvani ne bashkepunim me Edmond Kolen me arme i kane vjedhur Vasil Hajdinit, automjetin tip "Ford" dhe mbi sa siper per dy episodet i pandehuri Cajup Qejvani eshte deklaruar fajtor dhe denuar sipas nenit 140 te Kodit Penal dhe armembajtje pa leje parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Pretendimi i te pandehurit se nuk eshte autor i vjedhjeve per te cilat akuzohet nuk gjendet i bazuar. Fajesia e te pandehurit per keto vepra eshte vertetuar plotesisht me prova te grumbulluara gjate hetimit paraprak dhe te verifikuara gjate shqyrtimit gjyqesore te ceshtjes.
Ndonese i paqendrueshem ne shpjegimet e tij vete i pandehuri ne disa raste ka pohuar vjedhjen e kryer ne dem te Drago Mezinit dhe Vasil Hajdinit, duke dhene edhe shpjegime te hollesishme per rrethanat e ngjarjes. Ne seancen gjyqesore te vleresimit te mases se sigurimit i pandehuri ka pohuar se, me arme zjarri ka vjedhur makinat ne dy rastet qe akuzohej duke shpjeguar edhe motivet qe e kishin shtyre ne kryerjen e vepres penale. Me kete rast jane konfirmuar te sakta edhe theniet e tij te bera para oficerit te policise gjyqesor me date 23.08.1997. Edhe ne seancen gjyqesore ka pohuar vjedhjet ne dy rastet e lartpermendura por ka shpjeguar se ato jane realizuar me dhune psikologjike pa perdorur arme cka ka ardhur ne kundershtim me provat e tjera te administruara ne seance gjyqesore dhe cmohet se behet vetem per tu lehtesuar nga pergjegjesia penale. Te demtuarit dhe deshmitaret e tjere te pranishem ne vendin e ngjarjes me theniet e tyre kane vertetuar se i pandehuri ka qelluar me bresheri automatiku ne ajer, dhe nen kercenimin e perdorimit te tij ndaj pronareve te automjetit dhe personave te tjere ka mundur te marre celesat e makines dhe te largohet. Duke vleresuar ne kompleks te gjitha provat lidhur me rrethanat e ngjarjes me te drejte gjykata ka krijuar bindjen se i pandehuri Cajup Qejvani eshte autor i veprave penale per te cilat akuzohet.
Ne rekursin e paraqitur nga i pandehuri dhe mbrojtesi i tij nuk gjenden shkaqe ligjore qe te bejne vendimin e cenueshem prandaj, ne teresi ai duhet te lihet ne fuqi me verejtje si me poshte. Ne zbatim te nenit 55/1 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve perfundimisht gjykata e rrethit e ka denuar te pandehurin me 11 vjet heqje lirie. Duke pasur parasysh qe vepra eshte kryer me perseritje, ne bashkepunim, mjaft e perhapur ne ate rreth dhe rrezikshmerine e theksuar shoqerore te saj per te cilen vete dispozita ligjore, neni 140 i Kodit Penal, parashikon denimin me burgim nga 10 deri ne 20 vjet, mbas bashkimit te denimit dhenia e nje denimi perfundimtar shume afer minimumit qe parashikon ligji per kete veper konsiderohet denim i bute dhe i papershtatshem per edukimin e vete te pandehurit dhe parandalimin e rasteve te tjera analoge. Por meqenese ceshtja vjen vetem me rekurs te te pandehurit dhe nuk mund te rendohet pozita e tij ky kolegj mjaftohet duke vene ne dukje kete te mete.
Mangesia tjeter i perket vendimit te Gjykates se Apelit Vlore qe ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Fier duke pushuar gjykimin per akuzen e armembajtjes pa leje me arsyetimin se mbajtja e armes eshte elemente perberes i vepres penale te parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal. Ky konkluzion i Gjykates se Apelit eshte i gabuar. Kur arma mbahet pa leje perben veper penale me vete te parashikuara nga neni 278/2 i Kodit Penal, e per rrjedhoje konkurron me vepren penale te vjedhjes me arme, prandaj i pandehuri duhej te pergjigjej per te dyja veprat si kunder ka vendosur gjykata e rrethit. Perderisa i pandehuri mbante armen pa leje te organit kompetent nenkupton qe ai para se te kryente vjedhjen me arme kishte konsumuar elementet e vepres te parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, por edhe ne kete rast Kolegji Penal mjaftohet me verejtje per shkak se ceshtja ka ardhur per gjykim vetem me rekurs nga i pandehuri dhe pozita e tij nuk mund te rendohet.
Artan Cena
Krijoni Kontakt