Për herë të parë është zgjedhur qyteti i Korçës për t’u mbajtur aktiviteti i rëndësishëm ndërkombëtar, “Festivali Global i Paqes” për herë të parë është mbajtur në qytetin e Korçës.
“Njerëzimi një familje, bota një shtëpi” është slogani dhe lajtmotivi i veprimtarisë me përmasa të mëdha zhvilluar në qytetin e Korçës, në të cilin kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga vendi dhe bota.
Ndër të pranishmit, ish-presidenti Alfred Moisiu, anëtar nderi i Komitetit Organizator të këtij festivali për Shqipërinë, rektori i universitetit të Tiranës Shezai Rrokaj, deputeti i parlamentit shqiptar Aleksandër Biberaj, politikani Gaqo Apostoli etj.
Ndërsa nuk kanë munguar as personalitete të shquara nga bota si dhe përfaqësues së familjes së Ban Ki Moonit që gjendeshin sot në juglindje të Shqipërisë për të sjellë bashkë me simbolin e paqes, aromën e kësaj fjale të madhe.
Presidenti i komitetit organizator të paqes globale është Gaqo Apostoli i cili ka drejtuar dhe veprimtaritë e shumta të kësaj dite tërësisht ndryshe që ka mbështjellë qytetin e Korçës me aq shumë të ftuar mes të cilëve dhe prefektja e Korçës Elfrida Zefi si dhe kryetari i bashkisë së këtij qyteti Niko Peleshi.
Ina
Krijoni Kontakt