--------------------------------------------------------------------------------
Aurora Damini
BALLSH
Një baba vetëflijohet pasi nuk mund t'u blinte fëmijëve lodra dhe gjel deti për Vitin e Ri. Në pamundësi për t'u plotësuar dëshirat, 46-vjeçari Syrja Hoxha, nga fshati Panahor i Ballshit, i ka dhënë fund jetës, duke u ndarë përgjithmonë për ata.
Po dje, në qytetin e Fierit, janë shënuar edhe tre raste të tjera vetëhelmimi me fostoksinë (bar miu), bilanci i të cilave ka qenë një i vdekur dhe dy të plagosur. Edhe këto kanë ndodhur nga depresioni dhe problemet familjare.
Gjeli i detit
Syrja Hoxha, babai i pesë fëmijëve, siç kanë pohuar familjarët e tij në spital dhe në polici, kishte disa ditë që nuk ndihej mirë. Prej kohësh, gjendja e tij ekonomike ishte vështirësuar dhe duket se këtë e ka ndjerë më shumë tani, me rastin e festave të fundvitit. Të afërmit e tij u kanë thënë uniformave blu, pasi janë marrë në pyetje, se fëmijët Syrjai i kishte të moshave të ndryshme dhe secili prej tyre kërkonte diçka për Vitin e Ri. Gjithashtu, ata i kishin kërkuar atij që t'u blinte edhe një gjel deti, tradicional për një festë të tillë. Këto kërkesa ia kanë "shërnguar lakun" 46-vjeçarit. "Nuk ndihej mirë. Nuk fliste, por e kuptuam se ishte prekur nga pamundësia për t'ua plotësuar dëshirat", kanë pohuar të afërmit e tyre. Por, duket se një shak tjetër është edhe disa mangësi të tjera që u linte mangut herëpashere, sidomos në drejtim të ushqimit.
Vetëhelmimi
Siç është bërë e ditur nga mjeku toksikolog i Fierit, Kilo Stoja, 46-vjeçari nga Ballshi ka vdekur në duart e bluzave të bardha. "Nuk dua të jetoj më", ka thënë ai, e më pas ka ndalur frymën. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 19:00. "Ai erdhi në gjendje mjaft të rëndë. E mjekuam intensivisht, por pas pak vdiq", ka sqaruar Stoja. Të afërmit u kanë treguar bluzave të bardha se e kishin gjetur në njërën prej dhomave të shtëpisë, në gjëndje mjaft të rëndë, duke u dridhur dhe duke nxjerrë shkumë nga goja. Gjithashtu, të afërmit e tij kanë pohuar se ai ka qënë njeri korrekt dhe mjaft normal në jetën e përditshme, njeri me sedër dhe që përpiqej që me punë të mbante familjen e tij.
Kështu, për një gjel deti, është shuar jeta e një 46-vjeçari, i cili ka lënë pas 5 fëmijë të vegjël dhe një grua të re, të cilët nuk do t'i luten më që t'ua plotësojë dëshirat.
DJE, TRE RASTE TE TJERA NE FIER
- Po dje, në gjendje mjaft të rëndë një 21-vjeçare, Erjona Hajdini, banuese në Roskovec, ka mbërritur në spitalin civil të Fierit. Sipas tokosikologut Kilo Stoja, ajo kishte pirë me shumicë medikamente të ndryshme, të cilat i ka përdorur në dozë të madhe. "Dua të vdes!". Kështu ka pohuar me gojën e saj vajza fatkeqe, pa shpjeguar arsyen e vetëhelmimit të saj. Ndërsa askush nga familjarët nuk kanë ditur çfarë të thotë për shkaqet.
- Një tjetër rast i vetëhelmimit me medikamente në dozë të madhe ka ndodhur po dje, kur në pavionin e pathologjisë, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shendetsore një 52-vjeçare, e quajtur Sanie Bakiu, nënë e 3 fëmijëve, banuese në fshatin Libofshë të Fierit. Grindjet me të shoqin dhe problemet e rënda ekonomike, sipas disa të afërmve të saj, e kanë detyruar nënën e tre fëmijëve që të shkonte drejt vdekjes, por pas mjekimit të specializuar, gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
- Ndërsa rasti i katërt për ditën e djeshme ka ndodhur rreth orës 18:00, kur një 18-vjeçare, A.K., nga qyteti i Fierit, ka pirë në dozë të madhe ilaçe kundër hipertensionit, që i përdorte nëna e saj. Nuk dihet ende arsyeja që e ka çuar vajzën e re në rrugën drejt vdekjes, ashtu siç nuk dihet ende fakti nga mjekët, nëse vajza do të shpëtojë apo jo, pasi është mjaft rëndë
Cdo fjale e thene eshte e kote.Shteti socialist vetem socialist nuk eshte.
Gezuar festat , fat dhe lumturi te gjitheve!
Krijoni Kontakt