
Postuar mė parė nga
hubejb
EBU HUREIRA NJERIU I MACES
Nga jeta e njė transmetuesi tė dashur
Profeti (s.a.v.s.) e pyeti se si quhej. Abdu-Shems (Shėrbėtor i Diellit), u pėrgjigj Ebu Hureira. Atėherė profeti i kėrkoi qė ai ta ndryshonte emrin nė Abdur-Rrahman (Shėrbėtor i tė Gjithmėshirėshmit). Megjithatė ai vazhdoi tė njihej mes njerėzve me emrin Ebu Hurejra (Babai-Njeriu i Maces) pėr shkak tė dashurisė qė ai tregonte pėr njė mace, tė cilėn e pėrkėdhelte, e ushqente dhe e cila e ndiqe pas kudo...
" 'An Ebi Hureira radijAllahu anhu kal, kale Rasul Allahi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem...."
(Mbėshtetur nė autoritetin e Ebu Hureiras, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, tha...)
Vargu i parė i njė kėnge, i njė poezie qė buzėt e miliona muslimanėve e recitojnė plot respekt, qė veshėt e miliona besimtarėve e dėgjojnė e sytė e miliona tė devotshmėve e lexojnė plot pėrkushtim prej mėse njėmijė e katėrqind vjetėsh! Sa e sa prej nesh janė tashmė tė familjarizuar me kėtė refren qė na ka bėrė tė njohur emrin e Ebu Hureiras (r.a.), tė cilin e shohim, gjithashtu, tė pėrmendur nė tė gjitha veprat e hadithit, historisė profetike e jurisprudencės islame. Ebu Hureira (r.a.) ishte njė njeri i talentuar, qė Zoti i kishte dhėnė aftėsinė e jashtėzakonėshme tė tė ruajturit nė kujtesė dhe tė tė riprodhuarit edhe vite mė vonė, pa ndryshuar as edhe njė fjalė e me pėrpikmėrinė mė tė madhe, tė cdo bisede a ligjėrate tė dėgjuar. Duke dashur tė shfrytėzojnė kėtė aftėsi tė tij, pati njerėz qė u pėrpoqėn, duke pėrdorur emrin e tij, ti atribuojnė profetit tė dashur, Muhammedit (s.a.v.s.) njė numėr hadithesh e fjalėsh tė pathėna kurrė prej tij, por pėrpjekjet mbinjerėzore e deri vetėsakrifikimi i shumė dijetarėve e eruditėve tė kohės bėri qė hadithet e profetit tė dashur (s.a.v.s.), tė transmetuara nga Ebu Hureira (r.a.), tė ruhen tė pastra e tė pacėnuara.
Ebu Hureira (r.a.) u bė musliman nė prani tė Tufejl Ibn Amrit, kryetarit tė fisit qė i pėrkiste. Pasi deklaroi besnikėri ndaj Islamit, ai e shoqėroi Tufejlin pėr nė Mekė, ku pati nderin tė takohet me profetin (s.a.v.s.). Profeti (s.a.v.s.) e pyeti se si quhej. Abdu-Shems (Shėrbėtor i Diellit), u pėrgjigj Ebu Hureira. Atėherė profeti i kėrkoi qė ai ta ndryshonte emrin nė Abdur-Rrahman (Shėrbėtor i tė Gjithmėshirėshmit). Megjithatė ai vazhdoi tė njihej mes njerėzve me emrin Ebu Hurejra (Babai-Njeriu i Maces) pėr shkak tė dashurisė qė ai tregonte pėr njė mace, tė cilėn e pėrkėdhelte, e ushqente dhe e cila e ndiqe pas kudo.
Ebu Hureira jetonte me tė ėmėn, e cila ishte ende politeiste. Ai lutej pėr tė dhe pėrpiqej qė ajo tė pranonte Islamin, por ajo refuzonte. Njė ditė, ndėrsa ai mundohej ti shpjegonte asaj dicka mbi Islami, ajo u mėrzit e tha disa fjalė fyese pėr profetin (s.a.v.s.). Kjo e mėrziti shumė Ebu Hureiran. Ai u nis tek profeti (s.a.v.s.) dhe, me sytė tė mbushur me lotė, i kėrkoi qė ti lutej Allahut qė nėna e tij tė pranonte Islamin. Profeti ia plotėsoi dėshirėn Ebu Hureiras dhe iu lut Allahut pėr nėnėn e tij. Kur Ebu Hureira u kthye nė shtėpi, ai nuk diti si ta shprehte gėzimin e tij kur mori vesh se nėna e tij ishte penduar pėr mėkatet dhe kishte deklaruar tashmė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrvec Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij. Pa ditur si ta shprehė lumturinė, ai doli me vrap nga shtėpia dhe rendi pėr tek profeti i dashur (s.a.v.s.), i mbushur me gėzim, dhe e informoi atė se Allahu i ishte pėrgjigjur lutjeve tė tij. Mė pas i tha: O i dėrguar i Allahut, lutju Allahut qė tė na bėjė mua dhe nėnėn time tė dashur pėr cdo besimtar e besimtare! Dhe profeti (s.a.v.s.) iu drejtua Allahut me lutjen: O Zot, bėje kėtė shėrbėrtor tėndin dhe nėnėn e tij besimtare tė dashur pėr cdo besimtar e besimtare!
Me talentin dhe aftėsitė e tij tė jashtėzakonėshme, Ebu Hureira (r.a.) iu vu punės pėr ti shėrbyer me pėrkushtim fesė sė tij. Duke parė shumė nga shokėt e tij ishin tė zėnė me tregėti e shumė miq tė hershėm tė tij, tė pajisur me dituri, u vranė nė luftėra, duke e humbur jetėn e tyre qysh nė agim tė rinisė sė tyre, ai kuptoi se feja kishte nevojė pėr njerėz qė ti ruanin e transmetonin burimet e saj. Ndaj edhe ai vendosi qė ta shfrytėzojė kujtesėn e tij tė jashtėzakonėshme duke qėndruar pranė profetit (s.a.v.s.) e duke regjistruar thėniet e mėsimet e tij mbi fenė. Pėr katėr vjet me rradhė, gjatė qėndrimit nė Medinė, duke shfrytėzuar faktin se kishte shumė kohė tė lirė (ai nuk merrej as me tregėti, si mekasit, as me bujqėsi, si ensarėt) Ebu Hureira (r.a.) nuk iu nda profetit (s.a.v.s.), duke u munduar qė tė dėgjonte e tė pėrfitonte sa mė shumė prej tij.
Ai e donte shumė profetin (s.a.v.s.) dhe nuk lodhej e nuk mėrzitej kurrė duke e dėgjuar atė. Shpesh ai do ta falenderonte Allahun pėr kėtė fat tė madh qė pati me fjalėt: Lėvduar qoftė Allahu qė e udhėzoi Ebu Hureiran pėr tek Islami! Lėvduar qoftė Allahu qė i mėsoi Ebu Hureiras Kuranin! Lėvduar qoftė Allahu, qė e nderoi Ebu Hureiran me shoqėrinė e Muhammedit (s.a.v.s.)! Pėr shkak tė dashurisė sė tij pėr dijen dhe shfrytėzimit tė pjesės mė tė madhe tė kohės pėr tė qėndruar pranė profetit (s.a.v.s.), Ebu Hureiras (r.a.) iu desh qė tė kapėrcente vėshtirėsi tė mėdha ekonomike. Ai tregon: Njė ditė uria mu bė aq e tmerrėshme, saqė mu desh tė vendos njė gur mbi stomak. Mė pas u ula anės udhės. Kur pashė Ebu Bekrin po kalonte aty pari, i kėrkova qė tė mė sqaronte pėr njė varg nga Libri i Allahut. Nė fakt, e pyeta vetėm e vetėm qė tė mė ftonte pėr tė ngrėnė dicka...
Krahas pėrkushtimit pėr tė ruajtur fjalėn e Zotit dhe mėsimet profetit (s.a.v.s.), Ebu Hurejra (r.a.) nuk harronte ti drejtohej shpesh Allahut me lutje e adhurim. Herė ai, herė e shoqja dhe herė e bija e tij luteshin me radhė netėve dhe kjo bėnte qė nata nė shtėpinė e tij tė mos kalonte thuajse asnjė cast pa lutje e adhurim ndaj Zotit tė Lartėsuar. Gjithashtu, kur kėrkohej prezenca e tij nė luftė pėr tė mbrojtur me shpatė fenė e Allahut, ai nuk ngurronte kurrė dhe asnjėherė nuk ndodhi qė tė mos merrte pjesė nė ndonjė betejė krahas profetit (s.a.v.s.).
Pas vdekjes sė profetit tė shenjtė (s.a.v.s.), Ebu Hureira (r.a.) vazhdoi punėn e tij nė tė transmetuarit e fjalės sė profetit (s.a.v.s.) dhe nė tė bėrit tė njohur tė njė numri tė madh hadithesh. Megjithėse tė njohur me aftėsitė e tij memorizuese, shokėt e tij shprehnin shpesh habi e admirim pėr gjithcka qė ai kishte arritur tė mėsonte nė njė kohė aq tė shkurtėr.
Gjatė kalifatit tė Omerit (r.a.), Omeri e emėroi Ebu Hureiran (r.a.) guvernator tė Bahreinit. Aty ai u pasurua nė njė kohė tė shpejtė. Omeri (r.a.), si njė njeri i ndjeshėm e i kujdesshėm, qė kėrkonte qė guvernatorėt e emėruar prej tij tė mos jetonin thjeshtė dhe tė mos siguronin pasuri tė madhe qoftė edhe nė rrugė tė ligjėshme, kur u informua pėr pasurinė e Ebu Hureiras (r.a.), e thirri atė nė Medinė dhe i kėrkoi sqarime. Ebu Hureira (r.a.) sqaroi se e kishte grumbulluar pasurinė e tij duke u kujdesur pėr kuajtė, si dhe pėrmes dhuratave. Omeri i kėrkoi qė ai ta dorėzonte pasurinė e tij nė thesarin e shtetit. Ebu Hureira (r.a.) bėri si u urdhėrua dhe ngriti duartė nga qielli e u lut: O Zot, fale emrin e besimtarėve (Omerin)! Mė vonė Omeri e thirri pėrsėri Ebu Hureiran (r.a.) dhe ia ofroi edhe njė herė postin e guvernatorit tė Bahreinit, por Ebu Hureira (r.a.) nuk pranoi. I pyetur nga Omeri (r.a.) pėr arsyet e refuzimit, ai u pėrgjigj: Sepse nuk dua qė nderi im tė merret nėpėr kėmbė, qė tė mė merret pasuria e tė mė goditet kurrizi Mė pas shtoi: Kam frikė se mos flas pa dije e gjykoj pa urtėsi.
Ebu Hureira (r.a.) jetoi njė jetė tė nderėshme, duke ia pėrkushtuar veten Islamit, duke qenė i sjellshėm e i mirė ndaj sė ėmės dhe duke inkurajuar edhe tė tjerėt qė tė jenė tė sjellshėm ndaj prindėrve. Njė ditė, kur panė se shėndeti i Ebu Hureiras ishte keqėsuar dukshėm, miqtė e tij nisėn tė luten pėr shėrimin e tij. Mirėpo Ebu Hureira (r.a.) hodhi vėshtrimin nga qielli e tha: O Zot! Unė dua tė tė takoj Ty dhe tė lutem qė edhe Ti tė duash tė mė takosh mua! Ai, mė pas, ndėrroi jetė nė vitin 59 H., nė moshėn shtatėdhjetė e tėtė vjecare. Ai vdiq pasi e plotėsoi detyrėn dhe dėshirėn e tij pėr tė ruajtur e transmetuar mėsimet e profetit tė dashur (s.a.v.s.), duke u lėnė muslimanėve njė pasuri tė pacmueshme, bashkė me detyrimin moral pėr ta ruajtur e trashėguar edhe mė tej atė pasuri. Ai mbetet njė shembull i jashtėzakonshėm i dashurisė pėr diturinė e vetėmohimit pėr tė. E ndėrsa ne i lutemi Zotit tė Lartėsuar qė ta shpėrblejė Ebu Hureiran (r.a.) dhe ti dhurojė atij edhe nė jetėn e amėshuar miqėsinė dhe shoqėrinė e profetit (s.a.v.s.), ashtu sikurse ia kishtė dhuruar nė kėtė botė, nė sytė, nė buzėt e nė veshėt tanė vazhdon tė ndjehet ai refren qė tashmė ka mbushur jetėn tonė e ėshtė bėrė kėnga, poezia jonė e dashur prej shekujsh:
" 'An Ebi Hureira radijAllahu anhu kal, kale Rasul Allahi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem...."
(Hamzah Kasim, Nida Magazine)
Krijoni Kontakt