CMIMI I POEZISE “GIORGIO KASTRIOTA SCANDERBEG”

Arbėreshėt i identifikojmė zakonisht me njė territor tė caktuar, atė tė fshatrave dhe qytezave tė Italisė sė Jugut ku edhe ndodhet pjesa mė e madhe e vendbanimeve tė tyre historike. Por harrojmė se edhe ata, ashtu si pjesa mė e madhe e bashkėkombasve tė tyre Italjanė janė prekur gjatė viteve nga fenomeni i emigracionit tė brendshėm, duke u zhvendosur nga pak kudo nė pjesėn tjetėr tė gadishullit apenin. Kėshtu, nuk ėshtė pėr tu habitur qė nga nga bashkėsitė mė tė mėdha Arbėreshe tė Italisė nuk e gjejmė nė jug, por nė veri tė vendit, madje nė veriun mė tė skajshėm, nė Rajonin mė veri-perėndimor tė cimzes, nė Piemont. Mbi 6 mijė banorė tė kėtij rajoni, i cili e ka njohur sė fundmi gjuhėn e tyre, arbėrishten apo shqipen e vjetėr, si gjuhė e mbrojtur e njė pakice gjuhėsore historike, kanė prejardhje arbėreshe.

Arbėreshėt e Piemontit, ashtu si edhe tė afėrmit e tyre tė Puljes, Kalabrisė apo Sicilisė janė shumė krenarė pėr prejardhjen dhe rrėnjėt e tyre historike. Ndaj nuk ėshtė pėr tu cudituar qė njė ndėr organizatat mė aktive qė veprojnė pėr ruajtjen e gjuhės dhe tė trashėgimisė kulturore arbėreshe ėshtė edhe Vatra Arbėreshe e Chierit, njė qytezė fare pranė Torinos, kryeqėndrės sė rajonit. E themeluar nė Maj tė vitit 2000, Vatra Arbėreshe e Chierit ėshtė njė shoqatė e cila vepron nė kuadėr tė ligjit pėr pakicat gjuhėsore historike tė Italisė. Qė nga viti i parė i themelimit tė saj, Vatra Arbėreshe zhvillon dhe promovon njė seri veprimtarish qė kanė tė bėjnė me kulturėn Arbėreshe. Njė nga veprimtaritė e saj kryesore ėshtė edhe cmimi letrar “Giorgio Kastriota Scanderbeg”.

I njohur e i vlerėsuar nė tė gjithė Italinė, cmimi “Giorgio Kastriota” ėshtė njė nga evenimentet letrare dhe kulturore mė tė rėndėsishme tė botės arbėreshe. I ndarė nė disa seksione, ai i kushtohet vlerėsimit tė krijimeve tė reja poetike nė gjuhėn e Arbėrit, duke nxitur kėshtu pėrdorimin sa mė tė gjerė tė kėsaj idiome tė lashtė tė ruajtur me xhelozi gjatė shekujve nė katundet Arbėreshe.

Kėtė vit cmimi, i cili mbėrrin nė edicionin e tij tė 8-tė pėson njė transformim tė rėndėsishėm. Ai hapet pėr herė tė parė edhe pėr krijimet poetike nė Shqipen standarte, duke ju dhėnė kėshtu mundėsinė krijuesve tė rinj dhe atyre tė afirmuar nga tė gjitha trevat Shqiptare tė konkurrojnė nė kėtė konkurs tė bukur e tė vecantė nė njė seksion tė posacėm kushtuar atyre.

Materialet e dėrguara do tė vlerėsohen nga njė juri e pėrbėrė nga personalitete tė shquara tė artit dhe tė kulturės Shqiptare, tė cilėt do tė vlerėsojnė poezitė nė Shqip krahas kolegėve Italo-Shqiptarė, tė cilėt do tė vlerėsojnė prurjet nė Arbėrisht tė seksionit tradicional.

Krahas cmimit pėr poezitė e reja mė tė mira do tė jepet gjithashtu edhe njė cmim karriere pėr njė personalitet tė gjuhės dhe letėrsisė Shqipe.

Autorėt fitues do tė ftohen tė marrin pjesė nė ceremoninė e ndarjes sė cmimeve, me njė vlerė simbolike prej 750,00 Eurosh, ceremoni e cila qė do tė mbahet nė Chieri, Torino, nė muajin Dhjetor 2008.

Autorėt e interesuar mund tė njihen me rregulloren e cmimit dhe tė plotėsojnė formularin pėrkatės duke u lidhur me sitin: www.vatrarberesh.it