Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19

    Exclamation Jeta dhe filozofia e Budės

    dick mbi jetėn dhe filozofinė e Budės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Ėshtė njė vend i vogėl nė atė Nepalin e sotshėm tė veriut, qė dikur sundohej nga njė klan i quajtur Shakyas. Kryetari i kėtij klani dhe mbreti i kėtij vendi quhej Shuddodana Gautama.

    E shoqja e tij, Mahamaya, priste fėmijėn e tyre tė parė. Nė qytezėn e vogėl Lumbini, ajo u kėrkoi mamive ta ndihmonin tė shkonte drejt njė korijeje pėr tė qenė larg syve tė njerėzve, dhe atje ajo lindi njė djalė. Ia vuri emrin Siddhartha, qė do tė thotė “ai qė i ka arritur qėllimet e tij.” Pėr fat tė keq, Mahamaya vdiq vetėm shtatė ditė pas lindjes. Pas kėsaj, Siddhartha u rrit nga motra e dashur e tė ėmės, Mahaprajapati.
    Kur i erdhi koha tė martohej, ai kėrkoi dorėn e Yashodhara, dhe ata u martuan kur ishin tė dy 16 vjeē.
    Siddhartha u mbajt nė njė nga tre pallatet e tyre dhe nuk pėrjetoi shumė nga jeta e njerėzve tė zakonshėm. Ai nuk lejohej tė shihte tė vjetrit, tė sėmurėt, tė vdekurit apo kėdo qė ia kishte kushtuar veten praktikave shpirtėrore. Siddhartha u rrit mjaft kureshtar pėr botėn pėrtej mureve tė pallatit dhe mė nė fund kėrkoi qė t’i lejohej tė shihte njerėzit e tij dhe tokat e tij.
    Mbreti bėri tė mundur me kujdes qė Siddhartha tė mos e shihte atė lloj vuajtjeje qė ai mendonte se do ta ēonte drejt njė jete fetare. Por nė mėnyrė tė pashmangjshme, ai pa njerėzit e vjetėr, njerėzit e sėmurė dhe madje edhe vdekjen. Ai i kėrkoi mikut tė tij Chandaka kuptimin e tė gjithė kėtyre gjėrave dhe Chandaka e informoi pėr kėto tė vėrteta tė thjeshta qė Siddhartha duhej t’i kishte njohur prej kohėsh: tė gjithė ne plakemi, sėmuremi dhe vdesim.
    Siddhartha pa gjithashtu njė murg i cili kishte braktisur tė gjitha kėnaqėsirat e trupit. Pamja e paqtė nė fytyrėn e murgut do tė rrinte nė mendje tė Siddharthės pėr shumė kohė mė pas. Mė vonė, ai do tė thoshte kėtė gjė pėr ato kohė:
    Kur njerėzit injorantė shohin dike qė ėshtė i vjetėr, ata neveriten apo tmerrohen, edhe pse do tė jen vetė tė vjetėr njė ditė. Unė mendova me vete: nuk dua tė jem si kėta njerėz injorantė. Nė fund tė fundit, nuk ndjehesha mė i dehur nga rinia.
    Kur njerėzit injorantė shohin dike qė ėshtė i sėmurė, ata neveriten dhe tmerrohen, edhe pse njė ditė do tė sėmuremi. Mendova me vete: nuk dua tė jem si kėta njerėz injorantė. Nė fund tė fundit, nuk ndjehesha mė i dehur nga shėndeti.
    Kur njerėzit injorantė shohin dike qė ėshtė i vdekur, ata neveriten dhe tmerrohen, edhe pse njė ditė do tė vdesin. Mendova me vete: nuk dua tė jem si kėta njerėz injorantė. Nė fund tė fundit, nuk ndjehesha mė i dehur nga jeta.
    Nė moshėn 29 vjeēare, Siddhartha e kuptoi se nuk mund tė ishte i lumtur siē kishte jetuar deri tani. Ai donte mė shumė se ēdo gjė, qė tė zbulonte sesi njeriu mund tė tejkalojė vuajtjen. Pasi e puthi gruan e tij nė gjumė dhe djalin e tyre tė sapolindur Rahula, u dha lamtumirėn, doli nga pallati dhe eci drejt pyejeve tė Indisė veriore.

    Mė pas, ai filloi tė praktikojė ashpėrsinė dhe vetėsakrifikimin e praktikuar nga njė grup prej pesė asketėsh. Pėr gjashtė vjet, ai praktikoi kėtė gjė. Sinqeriteti dhe intensiteti i praktikės sė tij, ishin aq befasues, saqė pesė asketėt u bėnė ndjekės tė Siddharthės. Por pėrgjigjet pėr pyetjet e tij nuk kishin ardhur ende. Ai i dyfishoi pėrpjekjet e tij, duke refuzuar ushqimin dhe ujin, derisa arriti nė njė gjendje pranė vdekjes.

    Pėr gjashtė vjet, ai praktikoi jetėn askete, duke ngrėnė vetėm ēka gjente nė tokė, duke pirė ujė shiu, duke veshur vetėm njė copė tė hollė. Kur pėrgjigjet akoma s’i vinin, ai pėrpiqej akoma mė shumė. Por Siddhartha kuptoi se kėto praktika tė skajsshme s’po e ēonin asgjėkundi, dhe nė fakt do tė ishte mirė tė gjente njė rrugė tė mesme midis skajeve tė luksit dhe jetės vetėsakrifikuese.
    Jashtė qytezės sė Bodh Gaya, Siddhartha vendosi se do tė ulej nėn njė pemė tė caktuar fiku pėr aq kohė sa do t’i duhej qė t’i jepte pėrgjigje problemit tė vuajtjes. Ai u ul aty pėr ditė tė tėra, sė pari nėn njė pėrqėndrim tė thellė pėr tė pastruar mendjen e tij nga tė gjitha shpėrqėndrimet, mė pas nė njė meditim tė thellė mendor, duke ia hapur veten tė vėrtetės. Nė njė natė maji me hėnė tė plotė, kur ylli i mėngjesit po ngrihej, Siddhartha mė nė fund kuptoi pėrgjigjen pėr pyetjen e vuajtjes dhe u bė Buddha, qė do tė thotė “ai qė ėshtė zgjuar.”
    Nė njė park drerėsh nė Sarnath pranė Benares, disa qindra kilometra larg Bodh Gaya, ai predikoi pėr herė tė parė dhe e quajti predikimin “vėnia e mekanizmit tė mėsimit nė lėvizje.” Nė tė ai shpjegoi Katėr Tė vėrtetat e Fisme dhe Shtegun Tetėfish. Mbreti i Magadha, pasi dėgjoi fjalėt e Buddhas, i dha atij njė manastir pėr ta pėrdorur gjatė stinės sė shirave. Ky dhe donacione tė tjera bujare i ejuan komunitetit tė konvertuar tė vazhdonte praktikėn e tij gjatė viteve dhe t’i jepte shumė njerėzve mundėsinė tė dėgjonin mėsimet e Buddhas.
    Tezja dhe gruaja e tij kėrkuan tė lejoheshin nė Sangha, apo nė komunitetin e murgjve, i cili pėrbėhej nė fillim vetėm nga burrat. Kultura e kohės i vendoste gratė nė nivel mė tė ulėt se burrat nga pikėpamja e rendėsisė, dhe nė fillim dukej se nėse do tė lejonin grate tė hynin nė komunitet, kjo do ta dobėsonte atė. Por Buddha u zbut, dhe tezja dhe gruaja e tij u bėnė murgeshat e para Buddhiste..
    Buddha tha se nuk kishte rėndėsi statusi i personit nė botė, apo formimi i tij apo mirėqenia e tij apo kombėsia. Tė gjithė ishin tė aftė pėr t’u ndriēuar dhe tė gjithė ishin tė mirėpritur nė Sangha. Murgu i parė Buddhist, Upali, kishte qenė berber, megjithatė ai ishte mė lart sesa murgjit qė ishin mbretėr, pasi ai i kishte bėrė premtimet e tij mė herėt sesa ata!
    Buddha kishte arritur ndriēimin e tij nė moshėn 35 vjeēare. Ai do tė mėsonte Dharma (rrugėn) pėrgjatė Indisė verilindore pėr 45 vjetėt nė vazhdim. Kur ishte 80 vjeē, pasi hėngri njė ushqim tė prishur u sėmur. Ai filloi tė meditonte nėn njė korije me pemė dhe vdiq. Fjalėt e tij tė fundit ishin:
    Tė pėrkohshme janė tė gjitha gjėrat e krijuara;
    Pėrpiquni pėr vetėdijeni.

    Menjėherė pas vdekjes sė Buddhės, 500 murgj u mblodhėn nė kėshillin e pare nė Rajagrha, nėn drejtimn e Kashyapa. Upali recitoi kodin e murgjve (Vinaya). Ananda, kushėriri, miku dhe dishepulli i preferuar i Buddhas dhe njė njeri me njė kujtesė tė mahnitshme, recitoi mėsimet e Buddhės (Sutras). Murgjėt debatuan pėr detajet dhe votuan mbi versionet e fundme. Mė pas, kėto u dhanė pėr t’u memorizuar nga murgjėt e tjerė, pėr t’u pėrkthyer nė gjuhėt e shumta indiane. Duhet tė vėrehet se Buddhizmi mbeti njė traditė gojore pėr mbi 200 vjet.
    Nė shekujt pasues, uniteti origjinal i Buddhizmit filloi tė ēahej. Ndarja mė domethėnėse ndodhi pas kėshillit tė dytė tė mbajtur nė Vaishali 100 vjet pas tė parit. Pas debatesh ndėrmjet njė grupi mė liberal dhe tradicionalistėve, grupi liberal u largua dhe u quajt Mahasangha -- "sangha madhėshtore." Ata do tė bėheshin tradita Mahayana e Azisė Veriore. Tradicionalistėt do tė njiheshin si Theravada "rruga e mė tė vjetėrve," dhe do tė ishte tradita e Sri Lankės dhe Azisė Jugore.
    ________________________________________

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Buddhizmi ėshtė njė filozofi empirike. Buddha ishte shumė i qartė se ne duhet tė vlerėsojmė tė vėrtetėn e ēdo filozofie sipas pasojave tė saj. Nė Kalama Sutra, ai e bėri kėtė shumė tė qartė:
    Ėshtė mirė pėr ty…tė dyshosh, tė jesh i pasigurtė… Mos ec sipas asaj qė ėshtė fituar nga tė dėgjuarit e tepėrt; as sipas traditės; as sipas thashethemeve; as sipas asaj qė ėshtė e shkruar; as sipas pandehjeve; as sipas aksiomave; as sipas arsyetimit tė veēantė; as sipas prirjeve drejt njė nocioni qė ėshtė peshuar; as sipas aftėsive nė dukje tė dikujt tjetėr; as sipas konsideratės “murgu ėshtė mėsuesi im…”
    Ēfarė mendon ti…? A shfaqet lakmia tek njeriu pėr tė mirėn apo pėr tė keqen e tij? A shfaqet urrejtja tek njeriu pėr tė mirėn apo pėr tė keqen e tij? A shfaqet zhgėnjimi tek njeriu pėr tė mirėn apo pėr tė keqen e tij?...i dhėnė pas lakmisė, urrejtjes dhe zhgėnjimit dhe i pushtuar mendėrisht nga lakmia, urrejtja dhe zhgėnjimi, ky njeri merr jetė, vjedh, kryen tradhėti dhe thotė gėnjeshtra; shtyn dikė tjetėr tė bėjė tė njėjtėn gjė. A do ta dėmtojė dhe sėmurė kjo?...
    ...kur ti vetė e di: “kėto gjėra janė tė kėqija; kėto gjėra janė tė dėnueshme; kėto gjėra ndalohen nga mė tė menēurit; nėse bėhen apo vėzhgohen kėto gjėra tė dėmtojnė dhe tė sėmurin”, ti i braktis.

    Buddhizmi ėshtė gjithashtu njė filozofi qė ėshtė e shkėputur nga pohimet teologjike. Buddha nė fakt refuzon t’i pėrgjigjet pyetjeve pėr pėrjetėsinė dhe jetėn e pėrtejme. Nė Kalama Sutra ai vėren se filozofia e tij tė ndihmon ēfarėdo qofshin besimet e tua pėr jetėn e pėrtejme:
    Dishepulli... i cili e ka ēliruar mendjen nga urrejtja, njė mendje tė ēliruar nga ligėsia, njė mendje tė pakorruptuar, dhe njė mendje tė kthjellėt, ėshtė ai ku gjenden tani dhe kėtu katėr ngushėllimet.
    Supozoni se ka njė tė pėrtejme dhe ka njė frut, rezultat apo vepėr qė bėhet mire ose keq. Atėherė ėshtė e mundur qė me shpėrbėrjen e trupit pas vdekjes, do tė ngjitem nė botėn e amshueshme, qė pushtohet nga njė gjendje lumturie. Ky ėshtė ngushėllimi i pare…
    Supozoni se nuk ka tė pėrtejme dhe se ka njė frut, rezultat apo njė vepėr qė bėhet mire ose keq. Megjithatė nė kėtė botė, kėtu dhe tani, i ēliruar nga urrejtja, i ēliruar nga e keqja, i sigurtė dhe i forte, i lumtur, unė mbaj veten. Ky ėshtė ngushėllimi i dytė…
    Supozoni se njė keqbėrėsi i ndodhin gjėra tė kėqija. Megjithatė, unė nuk mendoj t’i bėj keq njeriu. Atėherėė si mund tė mė ndodhin mua gjėra tė kėqija kur s’bėj gjėra tė kėqija? Ky ėshtė ngushėllimi i tretė…
    Supozoni se njė keqbėrėsi nuk i ndodhin gjėra tė kėqija. Atėherė unė e shoh veten tė kulluar nė ēdo rast. Ky ėshtė ngushėllimi i katėrt…
    Struktura e mendjes
    Buddhistėt e pėrshkruajnė personin tė pėrbėrė nga pesė skandhas ("pėrbėrje"):
    1. Trupi (rupa), qė pėrfshin organet shqisore.
    2. Ndijimet dhe ndjenjat (vedana), qė vijnė nga kontakti i organeve shqisore me objektet.
    3. Perceptimet dhe idetė (samjńa), qė tregojnė aftėsinė tone pėr tė njohur objektet dhe idetė.
    4. Veprimet mendore (samskara), sidomos vullneti dhe vėmendja.
    5. Ndėrgjegja bazė (vijńana).
    Katėr tė fundit quhen naman, emri qė do tė thotė psikikė. Namarupa ėshtė termi Buddhist pėr personin, anėn mendore dhe fizike, qė ėshtė anatman, pa shpirt apo thelb.
    Buddhizmi bėn gjithashtu dallimin ndėrmjet gjashtė “fushave” (ayatana) pėr pesė skandhas: shikimi, dėgjimi, shijimi, nuhatja, prekja dhe mendja si edhe objektet e kėtyre gjashtė shqisave.
    Buddhizmi Mahayana i shton kėsaj alaya-vijńana, “depon” e vetėdijes, tek skandhas. Kjo ėshtė e ngjashme me idenė e Jungut pėr pavetėdijen kolektive. Ajo qė ruhet quhet bijas apo farat, tė cilat janė prirje tė lindura pėr ta perceptuar botėn nė njė mėnyrė tė caktuar dhe vijnė si rezultat i historisė sonė karmike. Ato kombinohen me mana apo ego pėr tė formuar iluzionin qė ėshtė ekzistenca e zakonshme. Duke qetėsuar egon dhe duke u bėrė mė pak i vetėqendėrzuar, mendja jote kupton “boshllėkun” (sunyata) e tė gjithė gjėrave. Atėherė ti arrin paqen.
    ________________________________________

    Katėr Tė Vėrtetat Madhore
    Katėr Tė Vėrtetat Madhore tingėllojnė si baza e ēdo teorie me rrėnjė terapeutike:
    1. Jeta ėshtė vuajtje. Jeta ėshtė plot me vuajtje dhe mund tė pranohet se vuajtja ėshtėnjė aspekt i pashmangshėm i jetės. Nėse unė kam shqisa, ndiej dhimbje; nėse kam ndjenja, ndiej pakėnaqėsi; nėse kam aftėsinė pėr tė dashur, kam aftėsinė pėr t’u pikėlluar. Kjo ėshtė jeta.
    Duhkha, fjala Sanskrite pėr vuajtjen, pėrkthehet edhe si stres, angushti dhe jo persosmėri. Buddha donte tė kuptonte vuajtjen si baza pėr pėrmirėsim.
    Njė ēelės pėr tė kuptuar vuajtjen ėshtė tė kuptosh anitya, qė do tė thotė se tė gjitha gjėrat, edhe gjallesat, tė dashurit tanė, vetet tona janė tė pėrkohshme. Pozicioni ynė i veēantė i tė qenurit tė vdekshėm dhe tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė, ėshtė njė burim madhor i ankthit, por ėshtė edhe ajo qė jetėt dhe zgjedhjet tona i bėn me kuptim. Koha bėhet e rėndėsishme vetėm kur ke njė sasi prej saj. Tė bėsh gjėnė e duhur dhe tė duash dikė ka kuptim vetėm kur s’ke pėrpara njė pėrjetėsi.
    Njė koncept tjetėr kyē ėshtė anatman, qė do tė thotė tė gjitha gjėrat (edhe ne) nuk kanė “shpirt” apo substancė tė pėrjetshme. Pa substancė, asgjė nuk qėndron, asgjė nuk ka njė ekzistencė tė veēuar. Ne jemi tė gjithė tė ndėrlidhur, jo vetėm me botėn njerėzore, por edhe me universin.
    2. Vuajtja vjen nga atashimi. Mund tė themi se shumica e vuajtjeve tona vjen nga vetė ne, nga dėshira pėr ta bėrė kėnaqėsinė, lumturinė dhe dashurinė qė tė zgjasė pėrgjithnjė dhe pėr tė bėrė dhimbjen, stresin dhe vuajtjen tė zhduken nga jeta fare.
    Pra ne nuk jemi pėr tė shmangur tė gjithė kėnaqėsinė, lumturinė dhe dashurinė. As nuk besojmė se e gjithė vuajtja vjen nga ne. Nuk ėshtė e nevojshme, qė nėse jemi goditur njėherė me shigjetė, herėn tjetėr tė godasim veten, siē e ka thėnė edhe Buddha.
    Atashimi ėshtė njė pėrkthim i fjalės trishna, qė mund tė pėrkthehet edhe si etje, dėshirė, neps, epsh. Kur ne nuk e kuptojmė qė tė gjitha gjėrat janė tė papėrsosura, tė pėrkohshme dhe tė pathelbta, ne iu ngjitemi atyre me iluzionin se ato janė nė fakt tė pėrsosura, tė qėndrueshme dhe me thelb dhe se duke iu ngjitur ne mund tė bėhemi gjithashtu tė pėrsosur, tė qėndrueshėm dhe me thelb.
    Mungesa e “thelbit” tone apo e njė structure tė paracaktuar, “mosgjėja” jonė, na ēon tė kėrkojmė qėndrueshmėri. Ne jemi vorbuj ere qė do tė donin tė ishin shkėmbinj. Ne ngjitemi pas gjėrave me shpresėn se ato do tė na japin njė “peshė” tė caktuar. Ne pėrpiqemi t’i kthejmė tė dashurit tanė nė gjėra duke kėrkuar qė ata tė mos ndryshojnė, apo pėrpiqemi t’i ndryshojmė nė partnerė tė pėrsosur, pa e kuptuar se njė statujė, edhe pse jeton pėrgjithnjė, nuk ka tė na japė dashuri. Ne pėrpiqemi tė bėhemi tė pavdekshėm, qoftė nga besime tė udhėhequra nga ankthi nė pėrralla, apo duke i bėrė fėmijėt dhe nipėrit si klone tė vetes sonė, qoftė nga futja nė libra tė historisė apo nė debate televizive. Ne ngjitemi ndaj jetės sonė tė palumtur pasi ndryshimi ėshtė tepėr i frikshėm.
    Njė aspekt tjetėr i atashimit ėshtė dvesha, qė do tė thotė shmangie ose urrejtje. Pėr Buddhan, urrejtja ishte po aq atashim sa ē’ishte edhe ngjitja. Vetėm duke u dhėnė atyre gjėrave qė na shkaktojnė dhimbje, qėndrueshmėri dhe thelb, ne u japim atyre fuqinė tė na lėndojnė mė shumė. Ne ngremė frikėrat tona, jo ato qė mund tė na dėmtojnė, por frikėrat tona nė vetvete.
    Gjėrat mė tė frikshme qė kemi pare nė kėtė shekull kanė qenė lėvizjet masive – nazistėt, Ushtria e Kuqe, Ku Klux Klani, grupet terroriste e kėshtu me radhė. Mendimi duket se ėshtė po ai: nėse jam njė shkulm i vogėl ere, ndoshta duke u bashkuar me tė tjerėt mund tė jem pjesė e njė tufani! Pėrtej janė tė gjitha lėvizjet e vogla – politike, revolucionare, fetare, antifetare, ato qė nuk pėrfshijnė mė shumė sesa njė stil apo model. Dhe urrejtja ėshtė ngjitėsi qė i mban sė bashku.
    Njė aspekt i tretė i atashimi ėshtė avidya, qė do tė thotė injorancė. Nė njė nivel, i referohet injorancės sė kėtyre Katėr tė Vėrtetave Madhore (tė mos kuptosh tė vėrtetėn e papėrsosmėrisė dhe kėshtu me radhė). Nė njė nivel mė tė thellė, do tė thotė edhe “tė mos shohėsh”, pra tė mos pėrjetosh drejtpėrdrejt realitetin, por tė shohėsh interpretimin personal tė tij. Mė tepėr se kaq, ne e shohim interpretimin e realitetit si mė real sesa vetė realiteti!
    Nė disa sutra, Buddha shton njė aspekt tjetėr tė atashimit: ankthin. Frika, ashtu si urrejtja, na lidh me gjėrat qė na lėndojnė.
    3. Vuajtja mund tė zhduket. Tė paktėn ajo vuajtje qė ne ia shtojmė vuajtjes sė pashmangshme tė jetės, mund tė zhduket. Ose nėse ne duam tė jemi mė modestė nė shprehjen tonė, vuajtja mundet tė paktėn tė zvogėlohet.
    Me dekada praktike, disa murgj janė tė aftė tė transhendojnė edhe nga dhimbja e thjeshtė, e drejtėpėrdrejtė fizike. Nuk mendoj se ne njerėzit e zakonshėm nė jetėt tona tė zakonshme kemi mundėsinė t’i kushtojmė kėto dekada njė praktike kaq ekstreme. Pėr shumė nga ne, terapia ėshtė ēėshtje e zvogėlimit tė angushtisė mendore mė tepėr sesa e eliminimit tė tė gjithė dhimbjes.
    Nirvana ėshtė emri tradicional pėr gjendjen e tė qenit (ose tė mos qenit) ku e gjithė ngjitja pra e gjithė vuajtja ėshtė eliminuar. Shpesh kjo pėrkthehet si “fikje” me idenė se ne eliminojmė veten njėsoj siē fikim qiriun. Njė interpretim tjetėr ėshtė qė nirvana ėshtė fikja e zjarrit qė kėrcėnon pėr tė na pushtuar, apo heqja e oksigjenit qė mban zjarrin ndezur. Duke “fikur” ngjitjen, urrejtjen dhe injorancėn, ne “fikim” vuajtjen e panevojshme. Ndoshta pėrkthimi mė i dobishėm pėr nirvanėn ėshtė liria!
    4. Dhe ka njė mėnyrė pėr tė zhdukur vuajtjen. Kjo ėshtė ēka besojnė tė gjithė terapistėt, secili ose secila nė mėnyrėn e vet. Buddha e quante Shtegu i Tetėfishtė.
    ________________________________________

    Shtegu i Tetėfishtė
    Shtegu i Tetėfishtė ėshtė i ngjashėm me njė program terapie, por kaq i pėrgjithshėm, saqė mund tė zbatohet tek kushdo. Dy segmentet e para tė shtegut janė prajńa, qė do tė thotė menēuri:
    Pikėpamja e duhur – tė kuptosh Katėr Tė Vėrtetat Madhore, sidomos natyrėn e tė gjithė gjėrave si tė papėrsosura, tė pėrkohshme dhe tė pathelbta dhe vuajtjen tone tė vetėshkaktuar me baza nė ngjitje, urrejtje dhe injorancė.
    Aspirata e duhur – tė kesh dėshirė tė vėrtetė, pėrkushtim, tė ēlirohesh nga atashimi, urrejtja dhe injoranca. Ideja qė pėrmirėsimi vjen vetėm kur i vuajturi bėn hapin e parė pėr tė synuar pėrmirėsimin ėshtė 2500 vjeēare.
    Terapia ėshtė diēka qė as terapisti as klienti takes lying down. Terapisti mund tė ketė njė rol kėmbėngulės pėr tė ndihmuar klientit tė vetėdijėsohet pėr realitetin e vuajtjeve tė tij dhe rrėnjėve tė tij. Po ashtu, klienti mund tė ketė njė rol kėmbėngulės pėr tė punuar drejt pėrmirėsimit - edhe pse kjo do tė thoshte tė pėrballej me frikėrat qė ishte munduar t’i shmangte kaq shumė dhe sidomos frikėn se do tė “humbė” veten nė kėtė proces.
    Tre segmentet e tjera tė shegut japin njė drejtim mė tė detajuar nė formėn e moral precepts, tė quajtur sila:
    Tė folurit e duhur – tė mos gėnjesh, tė mos merresh me thashetheme, tė mos flasėsh me gjuhė tė rendė. Gjuha ėshtė shprehje e injorancės sonė dhe ėshtė rruga mė e zakonshme me tė cilėn mund tė lėndojmė tė tjerėt. Psikologėt modernė theksojnė se njeriu duhet tė mos i gėnjejė vetes nė radhė tė pare. Por Buddhizmi shton se nėse ti praktikon qė tė jesh i vėrtetė me tė tjerėt, do ta kesh shumė tė vėshtirė pėr tė qenė falls me veten tėnde.
    Veprimi i duhur – tė sillesh vetja jote, tė mos bėsh veprime qė lėndojnė tė tjerėt si vrasja, vjedhja dhe seksi i papėrgjegjshėm. Tradicionalisht, Buddhistėt flasin pėr pesė precepts morale tė cilėt janė…
    • Tė shmangėsh dėmtimin e tė tjerėve
    • Tė shmangėsh marrjen e asaj qė s’ėshtė e jotja
    • Tė shmangėsh tė folurin lėndues
    • Tė shmangėsh seksin e papėrgjegjshėm
    • Tė shmangėsh drogėrat dhe alkoolin
    Njė Buddhist serioz do t’i shtonte edhe pesė tė tjera:
    • Vetėm njė vakt tė thjeshtė nė ditė, para mesdite
    • Shmang zbavitjet fėrgėlluese
    • Shmang self-adornment:
    • Pėrdor njė shtrat dhe njė ulėse tė thjeshtė
    • Shmang pėrdorimin e parasė
    Murgjėt dhe murgeshat qė jetojnė nė komunitetet e tyre do t’i shtonin edhe 100 rregulla tė tjera!
    Jetesa e duhur – tė jetosh nė njė mėnyrė tė ndershme, jo dėmtuese. Kjo ėshtė diēka qė s’e pėrmendim shpesh nė shoqėrinė tonė sot. Ne vetėm vrasim mendjen pėr vuajtjen qė vjen nga karrierat grykėse dhe tė panershme tek tė cilat ndonjėherė bėhemi pjesė. Kjo nuk do tė thotė qė duhet tė jemi tė gjithė murgj: imagjinoni sa mirė mund tė bėhet nėse je njė biznesmen, avokat apo politikan i ndershėm, i dhembshur dhe punėtor!
    Ka vend pėr tė prezantuar njė term tjetėr tė lidhur me Buddhizmin: karma. Nė thelb, karma i referohet veprave tė mira dhe tė kėqija dhe pasojave qė ato sjellin. Nė disa degė tė Buddhizmit, karma ka tė bėjė me llojin e rimishėrimit. Por degė tė tjera e shohin thjesht si efektet negative ose positive qė kanė veprimet e njeriut mbi integritetin e tij. Pėrtej efekteve qė aktet e tua egoiste kanė mbi tė tjerėt, ēdo akt egoist “errėson shpirtin tėnd” dhe e bėn akoma mė tė vėshtirė lumturinė. Nga ana tjetėr, ēdo akt mirėsie, siē thonė Romėt “tė kthehet trefish”. Pėr ta thėnė thjesht, virtyti ėshtė shpėrblimi i vetes, e kundėrta e tij ėshtė ferri i vetes.
    Tre segmented e fundit tė shtegut janė ato pėr tė cilat Buddhizmi ėshtė mė i famshėm, samadhi ose meditimi.
    Pėrpjekja e duhur – tė kesh kontrollin e mendjes tėnde pra tė pėrmbajtjes sė saj. Praktika e thjeshtė, direkte ėshtė gjithēka qė duhet, zhvillimi i shprehive tė mira mendore: kur lindin mendime tė kėqija dhe impulse tė kėqija, duhet t’i braktisim. Kjo bėhet duke parė mendimin pa u atashuar me tė, duke e njohur pėr atė qė ėshtė (pa mohim apo represion!) dhe duke e lėnė tė shpėrbėhet. Mendimet dhe impulset e mira nga ana tjetėr, duhet tė ushqehen dhe tė aktivizohen. Bėje virtytin njė shprehi, siē thonė stoikėt.
    Mendjeplotėsi e duhur – mendjeplotėsia i referohet llojit tė meditimit qė pėrfshin pranimin e mendimeve dhe perceptimeve, njė “vėmendje tė zhveshur” ndaj kėtyre ngjarjeve pa atashim. Kjo mendjeplotėsi zgjerohet nė jetėn e pėrditshme. Kjo bėhet njė mėnyrė pėr tė zhvilluar njė dijeni mė tė plotė, mė tė pasur tė jetės dhe njė jo tė ecim tė pėrgjumur gjatė rrugės sonė nė jetė.
    Njė nga precepts morale mė tė rendėsishme nė Buddhizėm ėshtė shmangia e substancave tė ndryshimit tė ndėrgjegjes pra alkooli dhe drogat. Kjo pasi ēdo gjė qė tė bėn ty mė pak tė vetėdijshėm tė ēon nė drejtimin e kundėrt tė pėrmirėsimit drejt injorancės mė tė thellė.
    Por ka edhe gjėra tė tjera tė cilat e zvogėlojnė ndėrgjegjen pėrveē drogave. Disa njerėz priren ta shmangin jetėn duke u zhdukur nė mes tė ushqimit apo seksit. Tė tjerėt nė punė, rutinė tė pamendtė, apo nė rituale tė ngurta tė krijuara vetė. Tė tjerėt e zhysin veten nė televizion dhe zbavitje tė tjera.
    Vetėdijen mund ta zhysim edhe nė gjėra materiale – makina tė shpejta, rroba ekstravagante e kėshtu me radhė. Bėrja e pazarit ėshtė kthyer nė njė mėnyrė pėr tė shmangur jetėn. Mė e keqja ėshtė edhe pėrzierja e materializmit me zbavitjen. Ndėrkohė qė murgjėt dhe murgeshat shmangin pronat luksoze, ne e rrethojmė veten me reklama, pazare, sikur tė ishin forma efektive tė “kontrollit tė dhimbjes!”
    Pėrqėndrim i duhur – tė meditosh nė njė mėnyrė qė tė zbrazėsh natyrėn nga ngjitjet, shmangiet dhe injoranca, kėshtu qė mund tė pranojmė papėrsosmėrinė, pėrkohshmėrinė dhe mungesėn e thelbit tė jetės. Kjo mendohet si forma mė e lartė e meditimit Buddhist dhe praktika e plotė e tij ėshtė e kufizuar tek murgjit dhe murgeshat tė cilėt kanė ecur mjaft nė kėtė shteg.
    Ashtu si shtigjet e hershme japin themelet pėr shtigjet e mėvonshme, ato tė mėvonshme mbėshtesin ato mė tė hershme. Pėr shembull, njė shkallė “calm abiding" (shamatha), njė version i pėrqėndrimit, ėshtė thelbėsore pėr tė zhvilluar mendjeplotėsinė dhe u mėsohet tė gjithė medituesve fillestarė. Ka tė bėjė me numėrimin e frymėmarrjes apo chanting of mantras qė njerėzit kanė dėgjuar. Ky qetėsim i mendjes nė fakt ėshtė i rėndėsishėm pėr mendjeplotėsinė, pėrpjekjen, tė gjithė praktikėn morale dhe madje ruajtjen e pikėpamjes dhe aspiratės. Besoj se kjo formė e thjeshtė e meditimit ėshtė nė radhė tė parė pėr ata qė vuajnė edhe pse pjesa tjetėr e tė gjithė shtegut tetėfish ėshtė thelbėsore pėr pėrmirėsimin afatgjatė.
    Shumica e terapistėve e dinė: ankthi ėshtė shfaqja mė e zakonshme e vuajtjes psikologjike. Dhe kur s’ėshtė ankth, ėshtė zemėrim i pazgjidhur. Dhe kur s’ėshtė zemėrim, ėshtė trishtim i vazhdueshėm. Tė tre mund tė lehtėsohen me njė nivel tė menaxhueshėm meditimi tė thjeshtė. Meditimi nuk do t’i eliminojė ato – kėrkon menēuri dhe moralitet dhe njė program tė tėrė – por do t’i jape vuajtėsit njė shans pėr tė fituar menēuri, moralitet etj!
    ________________________________________
    Bodhisattva

    Njė Bodhisattva ėshtė qenie e ndriēuar qė ka zgjedhur tė mos e lėrė ciklin e lindjes, vdekjes dhe rilindjes por tė mbetet nė samsara (kėtė ekzistencė) derisa mund tė sjellė tė gjithė jetėn nė nirvana bashkė me tė. Mendojini si versionin Buddhist tė shenjtėve. Nė Buddhizmin verior, besohet se tė gjithė duhet tė pėrpiqemi tė bėhemi Bodhisattva.

    Si mund tė dallosh njė bodhisattva nga qeniet e zakonshme? Ata do tė kenė katėr cilėsi tė shqueshme tė quajtura Brahma Vihara:
    Mirėsi dashurie pėr tė gjitha qeniet;
    Dhembshuri pėr tė gjithė ata qė vuajnė;
    Gėzim simpatizues pėr tė gjithė ata qė janė tė lumtur;
    Dhe equanimity, a pervading calm.

    Nė Buddhizmin verior, Bodhisattva ka arritur “zbrazėtinė” sunyata. Kjo do tė thotė se ata kanė shkuar pėrtej mendjes sė tyre dualiste. Ti dhe unė mendojmė “kjo dhe ajo”, “ti kundrejt meje”, ‘ne kundrejt atyre”, “ose ose” dhe kėshtu me radhė. Personi i ndriēuar i sheh tė gjitha gjėrat tė ngjizura me njėra-tjetrėn, ne jemi tė gjithė njerėz, ēdo gjė ėshtė njė. Ne jemi “tė zbrazėt”.
    Nė njė formė tė Zen Buddhism, ka njė traditė qė ka tė bėjė me pyetje tė pazakonta tė quajtura koans drejtuar murgjve dhe murgeshave. Murgu ose murgesha mediton mbi koan me shpresė pėr tė arritur nė njė breakthrough nė mendjen jo dualiste. Kėto pyetje janė hartuar pėr tė frustruar mėnyrėn tone tė zakonshme tė tė menduarit dhe perceptimit tė university. Mė e famshmja prej tyre ėshtė “cili ėshtė tingulli i pėrplasjes sė njė dore tė vetme?”
    Pyetja nuk ka njė pėrgjigje nė kuptimin e zakonshėm: ēdo tingull do tė ishte i pasaktė, por as heshtja nuk ėshtė pėrgjigje pasi pėrplasja e njė dore nuk ėshtė e heshtur, ėshtė njė heshtje pėrtej heshtjes. Dimensioni nga heshtja tek tingulli nuk mund t’i pėrshtatet diēkaje qė s’mund tė ketė asnjėrėn. Ėshtė si tė pyesėsh pėr shijen e blusė ose aromėn e njė korde E minor. Mund tė themi se pėrgjigja ėshtė zbrazėtia.
    Pėrgjigja qė kėrkon mjeshtri nga studentėt e tij ėshtė njė tregues i qartė qė ata tė kuptojnė kėtė zbrazėti. Nė traditėn Zen, kėto janė histori sesi murgjit dhe murgeshat i pėrgjigjen saktė (ose jo saktė) kėtyre pyetjeve, histori tė cilat bėhen vetė koan tė reja. Disa nga kėta studentė pėrgjigjen duke knocking over their master, duke ikur, duke vėnė kėpucėt nė kokė, duke cituar thėnie Buddhiste, ose duke qėndruar nė qetėsi. Sado pa kuptim tė duket, pėrgjigjet e tyre tregojnė tė kuptuarin e tyre.

    Njė koan tjetėr ėshtė “nėse ti flet, do tė tė godas; nėse nuk flet do tė tė godas.” Ndoshta mund tė shihni se nuk ka pėrgjigje pėr kėtė dilemė, as ndonjė rrugėzgjidhje. Por kjo do tė thotė se nuk ėshtė aspak dilemė! Nuk ka ose ose. Ti do tė goditesh. Ėshtė e paevitueshme. Pra s’ėshtė asgjė. Ti je i lire tė bėsh ēfarėdo gjėje qė do tė bėje nėse s’do tė ishe pėrballur me koan. Truku ėshtė sigurisht tė shfaqėsh kėtė liri. Kjo s’ėshtė aq e lehtė!
    Buddhistėt kanė njė shprehje: "nirvana ėshtė samsara." Kjo do tė thtė se jeta e pėrsosur ėshtė kjo jetė. Ndėrkohė qė flitet shumė pėr depėrtimet dhe ndriēimet e mahnitshme dhe ngjarjet paranormale, Buddhizmi ėshtė nė fakt pėr t’iu kthyer kėsaj jete, jetės tėnde tė vogėl me njė “qėndrim tė ri”. Duke qenė mė i qetė, mė i ndėrgjegjshėm, njė person mė i mirė moralisht, dikush qė ka lėnė pas zilinė dhe grykėsinė dhe urrejtjen, i cili kupton se asgjė s’ėshtė pėrgjithnjė, qė pikėllimi ėshtė ēmimi qė paguajm pėr dashurinė... atėherė e kuptojmė se jeta bėhet tė paktėn e durueshme. Ne ndalemi sė torturuari veten dhe lejojmė veten tė kėnaqet me atė qė mund tė kėnaqet. Dhe ka shumė gjėra me tė cilat mund tė kėnaqemi!
    Buddhistėt pėrdorin shpesh termin “praktikė” pėr atė qė bėjnė. Ata nxisin njėri-tjetrin tė vazhdojnė praktikimin. Asnjė s’shqetėsohet nėse janė tė pėrsosur – asnjė s’e pret kėtė gjė prej tyre. Pėr sa kohė qė e mbledh veten dhe praktikon mė shumė. Njė bazė e mirė pėr terapi.

  4. #4
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895

    Fjale Nga Buddha


    A fool who thinks himself a fool is much better than the fool who thinks himself wise.
    Birth is difficult, life is hard, truth comes with difficulty, and rare is the yoke of buddha.
    Knowing divine truth for one day is better than living 100 years without the sublime
    When you face misfortune, keep your mind tranquil and free from hindrances.
    When you are in a crowd, your mind should be in the company of the wise.
    May sleep refresh your mind, body and speech, and bestow clarity.
    Purify your heart, cultivate good, and seperate from evil.
    Hatreds never cease. Only love can quench the fire.
    Your life is a gift and alone your responsiblity.
    For a true offering, one must forget the gift, the reciever, and oneself as the giver.
    7 offerings are service, compassion, warm glance, smile, kind words, one's seat, and shelter.
    The need to relieve yourself is like the desire to discharge greed, anger and ignorance.
    Things arise from several causes and conditions. Do not hold others in light esteem.
    Realize an undisturbed happiness that quietly illuminates all your surroundings.
    Keep your mind peaceful and look upon others with compassion.
    Awaken interest in enlightenment and teach all equally.
    Cherish humility and express uniform kindness.
    The greatest victory is finding self mastery.
    A right mind is as easy to lose as a deer in the forest.
    An evil mind is as hard to remove as letters carved in stone.
    Confucius said, "Review what you learned and keep learning, to be a good teacher."
    "To study and not think is a waste. To think and not study is dangerous."
    "If I hear Tao in the morning, in the evening I can die content."
    "A shih set on the way, but ashamed of old clothing
    and plain food is not worth consulting."
    "A neighborhood is made beautiful by its humaneness.
    If you live in an inhumane place, how can wisdom grow?"


    Jane ne aglisht...mund tjua perkthej ne shqip nese doni...por i humbet pak kuptimi.
    I kam marre nga libri i jetes dhe vepres mbi buden !

    Doja te shtoja dicka te vogel.
    Para se te lindte buda..mamaja e tij pa ne enderr nje elefant te bardhe.
    Ajo shkoi tek magjistaret e asaj kohe per te zbuluar dicka tek kjo enderr. Magjistari i tha se do lindte nje dajle...i cili do te behej mret i botes..dhe nqs do te hiqte dore nga kjo sipermarrje ai prap do mbeste mbret i shpirtrave te nje pjese te njerezimit. Mbreterimi per te ishte i pashmangshem !
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

  5. #5
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Buda (Budd“ha: Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. " I Zgjuari ") ėshtė emėr qė pėrdoret nė Budizėm pėr kėdo qė ka gjetur dritėrimin (`bod`hi`). Fjala Budd`ha pėrdoret zakonisht edhe pėr Sidd“hart“ha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Budėn e majmė buzėqeshės, shpesh i parė nė shtatore tė vogla). Guatama Buda ishte njė princ qė qe kureshtar mbi jetėn pas vdekjes. Sipas gojėdhėnės, ai u ul nėn njė pemė tė gjėrė tė quajtur ``bod`hi`` dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte kėtė ndenjė (vend), derisa tė gjente tė vėrtetėn e jetės mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti mė vonė pas shumė vitesh, pasi la pas ēdo gjė lėndore e sendore.

    Nė pėrgjithėsi, budistėt nuk e mendojnė Sidarta Gautaman qė jetoi nė Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri nė 543 p.e.s., dhe mori dritėrimin (bod“hi) rreth 588 p.e.s., tė ketė qėnė Buda i parė apo i fundit. Nga pikėpamja klasike e doktrinės budiste, njė Buda ėshtė kushdo qė rizbulon Darma-n dhe arrin dritėrimin, pasi ka mledhur mjaft karma nė vete. Sipas budizmit nė rrjedhėn e kohėrave ka pasur shumė qėnije tė tilla qė kanė arritur dritėrimin (ndriēimin). Meqė Gautama Buda (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) ėshtė njė anėtar i kohėvijės shpirtėrore tė Budas sė Epėrm qė shkon prapa nė tė kaluarėn e mjegullt dhe pėrpara nė tė ardhmen e largėt. Parardhėsi i menjėhershėm ishte Kassapa Buda dhe pasardhėsi i tij do tė quhet Maitreja.

    Rizgjimi
    Para se tė arrinte dritėrimin apo rizgjimin (sanskrit Bod“Hi) dhe tė merrej me predikimin e doktrinės (Darma), Guatama ndėrmori pėr gjashtė vjet (sipas burimeve tė pėrēuara) edhe forma tė ndryshme askete (tė emėrtuara tapas, forma tė lashta meditimi dhe joge). Kjo kohė e jetės sė tij shėnoi njė pikė shumė tė rėndėsishme pėr mėsimin e tij : Buda pėrjetoi tė gjitha pėrvojat e mundshme njerzore: asketizmin, pushtetin, famėn, vdekėsimin e trupit, varfėrinė, vetminė, martesėn dhe dashurinė.

    Buda predikoi njė doktrinė dhe njė praktikė nganjėherė nė skajet e diturisė dhe ndėrgjegjes deri nė shuarjen / fikjen (Nirvanas), qė i shmanget teprisė shqisore kėshtu si asketizmi i hidhur qė dėshiron mendjen dhe dėmton trupin. Dėgjuesit e tij tė parė kryesorė do tė ishin murgjėrit, pastaj shokė tė kėrkimit dhe mė pas ndjekės (nxėnės) tė tij, qė formonin njė bashkėsi gjithnjė e mė shumė tė mbruajtur me rregullat e veta. Ai iu predikoi edhe laikėve duke u treguar atyre njė rrugė maturie (mase) dhe kontrolli tė dėshirave qė ēojnė nė njė kushtėzim mė tė mirė tė jetesės.

    Tre llojet e Budės

    -Samjaksambuda
    -Pratjekabuda
    -Sravakabuda

    Vetitė e Budės
    Sidarta Guatama (Shakjamuni)

    Kjo eshte nje statuje e buddha Ne JAPONI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofia e numrave : pse shtata dhe dymbedhjeta?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 02:17
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •