Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Karl Jung

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19

    Exclamation Karl Jung

    dicka mbi jeten dhe teorine e Jung

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Cilido qė kėrkon tė njohė psikikėn njerėzore do tė mėsojė thuajse njė hiē nga psikologjia eksperimentale. Do tė ishte mirė t’i thuhej tė braktiste shkencat e sakta, tė hiqte gunėn e shkollarit, t’i linte lamtumirėn studimit dhe tė endej me zemėr nėpėr botė. Atje, nė mes tė horrorit tė burgjeve, azileve lunatike dhe spitaleve, nė klubet e natės nė periferi, nė shtėpitė publike dhe ferrin e kumarxhinjve, nė sallonet e elegancės, nė bursat monetare, mbledhjet socialiste, kisha, mbledhje tė ringjallėsve dhe sekte ekstazike do tė pėrfitonte shumė mė tepėr njohuri se nė tekstet e librave njė pėllėmbė dhe do ta kuptojė se si tė mjekojė tė sėmurin me dijet e vėrteta tė shpirtit njerėzor. Karl Jung.
    Frojdi tha se qėllimi i terapisė ishte tė ktheje pavetėdijen nė vetėdije. Ai e vuri kėtė si qėllim tė punės sė tij si teoricien. Megjithatė, pavetėdija e thėnė nga ai tingėllon e pakėndshme, pėr tė mos thėnė mė shumė: sipas tij ajo ėshtė motor i dėshirave dridhėruese, krater i thellė i pafund i njė etjeje perverse dhe incestuoze, njė varr i pėrvojave tė frikshme qė gjithsesi kthehen pėr tė na pėrndjekur. Sinqerisht, s’do tė doja fare t’i bėja tė vetėdijshme tė gjitha kėto!
    Njė koleg i tij mė i ri, Karl Jungu, do ta bėnte eksplorimin e kėsaj “hapėsire tė brendshme” punėn e jetės sė tij. Ai u pajis me formimin e teorisė frojdiane dhe me njė dije tė pashtershme mbi mitologjinė, fenė dhe filozofinė. Jungu ishte veēanėrisht i ditur nė simbolizmin e traditave tė ndėrlikuara mistike si gnosticizmi, alkimia, kabala dhe tradita tė ngjashme tė hinduizmit dhe budizmit. Nėse do tė kishte ndonjė qė tė zbulonte kuptimin e pavetėdijes dhe shfaqjen e saj vetėm nė formė simbolike, ai do tė ishte Karl Jung.
    Pėr mė tepėr, ai kishte aftėsi pėr ėndrra tė kthjellėta dhe vizione tė herėpashershme. Nė vjeshtėn e vitit 1913 ai pati njė vizion mbi njė “rrymė tė frikshme” qė gllabėronte Europėn dhe arrinte deri nė malet e Zvicrės, vendlindjes sė tij. Ai pa qindra njerėz qė mbyteshin dhe qytetėrime qė pėrmbyseshin. Mė pas, uji kthehej nė gjak. Ky vizion u pasua nė javėt e ardhshme nga ėndrra dimrash tė pėrjetshėm dhe lumenjsh gjaku. Ai pati frikė se po kthehej nė psikotik.
    Por nė 1 gusht tė po atij viti, filloi Lufta e Parė Botėrore. Jungu mendoi se nė njėfarė mėnyre kishte patur njė lidhje ndėrmjet tij si individ dhe njerėzimit nė tėrėsi, lidhje qė nuk mund tė shpjegohej lehtė. Qė atėherė, deri nė 1928, ai do t’i vihej njė procesi tė dhimbshėm vetė-eksplorimi qė do tė kthehej nė themelin e gjithė teorisė sė tij tė mėvonshme.
    Ai mbajti shėnim me kujdes tė gjitha ėndrrat, fantazirat dhe vizionet e tij, dhe vizatoi, pikturoi dhe bėri skulptura. Zbuloi se pėrvojat e tij prireshin tė vizualizoheshin nė persona, qė fillonin me njė plak tė vjetėr tė urtė dhe shoqėruesen e tij, njė vajzė tė vogėl. Burri i vjetėr i urtė evoloi pas disa ėndrrash nė njė lloj guruje shpirtėror. Vajza e vogėl u kthye nė “anima”, shpirtin femėror qė shėrbente si medium pėr komunikimin me aspektet mė tė thella tė pavetėdijes sė tij.
    Njė shkurtabiq me lėkurė tė kaftė do tė shfaqej duke ruajtur hyrjen e pavetėdijes. Ai ishte “hija”, njė shoqėrues primitiv i egos sė Jungut. Jungu pa nė ėndėrr qė ai dhe xhuxhi vranė tė riun e bukur me flokė bjond, tė cilin ai e quante Siegfried. Pėr Jungun, kjo nėnkuptonte njė paralajmėrim pėr rreziqet e adhurimit tė fitoreve dhe heroizmit qė shumė shpejt do tė shkaktonin dhimbje nė gjithė Evropėn – dhe njė paralajmėrim pėr rreziqet e tij vetjake nga prirjet qė kishte pėr adhurimin e heroit, pra tė Sigmund Frojdit!
    Jungu pa shumė ėndrra pėr tė vdekurit, tokėn e tė vdekurve dhe ngjalljen e tė vdekurve. Kėto pėrfaqėsonin veten e pavetėdijshme – jo pavetėdijen e “vogėl” vetjake qė Frojdi i dha shumė rėndėsi, por njė pavetėdije tė re kolektive tė vetė njerėzimit, njė pavetėdije qė mund tė pėrmbajė tė gjithė tė vekurit, jo vetėm fantazmat tona personale. Jungu filloi t’i shihte njerėzit e sėmurė mendėrisht si tė pėrndjekur nga tė tilla fantazma, nė njė epokė kur askush nuk mendohej t’i besonte. Nėse ne do tė kuptonim mitologjitė tona, ne do t’i kuptonim kėto fantazma, do tė ishim rehat me tė vdekurit dhe do tė shėronim sėmundjet tona mendore.
    Kritikėt kanė sugjeruar se Jungu ishte thjesht i sėmurė kur tė gjitha kėto ndodhėn. Por Jungu besonte se nėse do tė kuptosh xhunglėn, atėherė nuk mund tė mjaftohesh qė tė shohėsh nga bregu. Duhet t’i hysh brenda, pavarėsisht sesa e frikshme dhe e ēuditshme mund tė duket.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Biografia
    Karl Gustav Jung u lind nė 26 korrik tė 1875, nė njė fshat tė vogėl zvicerian tė Kesenvilit. I ati ishte Pol Jungu, famulltar i fshatit dhe nėna e tij Emilie Preiswerk Jung. Ai u rrit mes njė familjeje tė zgjeruar dhe tė edukuar, qė pėrfshinte klerikė dhe disa eksentrikė.
    Jungu mė i madh i mėsoi Karlit latinishten kur ishte 6 vjeē, duke i grishur njė interes afatgjatė nė gjuhė dhe letėrsi – sidomos nė atė antike. Pėrveē gjuhėve mė moderne perėndimore, Jungu mund tė lexonte disa gjuhė antike, pėrfshirė sanksrinishten, gjuhėn e librave tė shenjtė indianė.
    Karli ishte nė adoleshent mjaft i vetmuar, qė nuk e vriste mendjen dhe aq pėr shkollėn dhe qė e kishte inat kompeticionin. Ai shkoi nė njė shkollė nė Basel, Zvicėr, ku u kthye nė njė objekt ngacmimesh tė xhelozisė sė tė tjerėve. Ai filloi tė pėrdorte sėmundjen si pretekst, duke zhvilluar edhe njė prirje qė t’i binin tė fikėt nėse ishte nėn presion.
    Edhe pse zgjedhja e parė e tij ishte arkeologjia, mė pas, ai iu vu mjekėsisė nė Universitetin e Baselit. Ndėrkohė qė punonte me neurologun e famshėm Kraft-Ebing, ai u orientua nga psikiatria.
    Pas diplomimit, zuri njė pozicion nė Spitalin Mendor Burghoeltzli nė Zyrih nėn mbikėqyrjen e Eugene Bleuler, njė ekspert (dhe emėrtues) i skizofrenisė. Nė 1903, ai u martua me Ema Rauschenbachun. Nė tė njėjtėn kohė qė jepte mėsim nė Universitetin e Zyrihut dhe ushtronte praktikė private, shpiku asosacionin e fjalėve!
    Si admirues i hershėm i Frojdit, mė nė fund arriti ta takonte nė Vjenė nė 1907. Thuhet se pasi u takuan, Frojdi anulloi tė gjitha takimet e tij atė ditė dhe ata folėn pėr plot 13 orė; i tillė ishte impakti i takimit tė kėtyre dy mendjeve tė mahnitshme! Frojdi sigurisht filloi ta shihte Jungun si princin e kurorėzuar tė psikoanalizės dhe pasuesin e tij.
    Por Jungu nuk i ishte dhėnė krejtėsisht teorisė sė Frojdit. Marrėdhėnia e tyre kishte filluar tė ftohej nė 1909, gjatė njė udhėtimi nė Amerikė. Ata po zbaviteshin duke analizuar ėndrrat e njėri-tjetrit, kur Frojdi duket se tregoi mjaft rezistencė ndaj pėrpjekjeve tė Jungut pėr ta analizuar. Mė sė fundi, Frojdi tha se duhej tė ndaleshin, pasi ai kishte frikė se do tė humbiste autoritetin e tij! Jungu u ndje shumė i ofenduar.
    Lufta e Parė Botėrore ishte njė periudhė e dhimbshme vetė-ekzaminimi pėr Jungun. Megjithatė ishte fillimi i njė prej teorive mė interesante tė personalitetit qė bota ka parė ndonjėherė.
    Pas luftės, Jungu udhėtoi gjatė, duke vizituar fise tribu nė Afrikė, Amerikė dhe Indi. Ai doli nė pension nė 1946 dhe filloi tė largohet nga vėmendja publike pas vdekjes sė tė shoqes nė 1955. ai vdiq nė 6 qershor 1961 nė Zyrih.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Teoria
    Teoria e Jungut e ndan psikikėn nė tre pjesė. E para ėshtė ego, qė Jungu e identifikon me mendjen e vetėdijshme. E lidhur ngushtė me tė ėshtė edhe pavetėdija personale, qė pėrfshin gjithēka qė nuk ėshtė e vetėdijshme, por qė mund tė bėhet e tillė. Pavetėdija personale ėshtė ajo qė kuptojnė pjesa mė e madhe e njerėzve, pjesa qė pėrfshin edhe kujtimet qė mund tė sillen kollaj nė kujtesė, edhe ato qė janė shtypur pėr njė arsye ose njė tjetėr. Por ajo nuk pėrmban instiktet qė sugjeronte Frojdi.
    Mė pas, Jungu shton njė pjesė tė psikikės qė e bėn kėtė teori tė veēohet nga tė tjerat: pavetėdijen kolektive. Mund ta quani atė “trashėgimi psikike”. Ėshtė rezervuari i pėrvojave tė llojit tonė, njė formė dijeje me tė cilėn vijmė tė gjithė nė jetė. Megjithatė ne nuk mund tė jemi kurrė tė vetėdijshėm pėr tė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Ajo influencon tė gjitha pėrvojat dhe sjelljet tona, sidomos ato emocionale, por ne e kuptojmė atė vetėm nė mėnyrė indirekte, duke vėrejtur kėto influenca.
    Ka disa pėrvoja qė tregojnė efektet e pavetėdijes kolektive: pėrvoja e dashurisė me shikimin e parė, deja vu-ja (ndjesia se e ke parė njėherė kėtė gjė), dhe njohja e menjėhershme e disa simboleve dhe kuptimit tė disa miteve tė caktuara, tė gjitha kėto mund tė kuptohen si njė lidhje e menjėhershme e realitetit tė jashtėm me realitetin e brendshėm tė pavetėdijes kolektive. Shembuj mė madhorė janė pėrvojat krijuese tė pėrsėritura tek artistėt, muzikantėt e ēdo kohe nė tė gjithė botėn, apo pėrvojat shpirtėrore tė misticizmit nė tė gjitha fetė, apo paralelizmat nė ėndrra, fantazira, mitologji, pėrralla dhe letėrsi.
    Njė shembull i mirė qė ėshtė diskutuar sė fundmi ėshtė pėrvoja pranė vdekjes. Duket se shumė njerėz, edhe pse tė kulturave tė ndryshme, kanė kujtime tė ngjashme mbi mėnyrėn se si u kthyen nga njė takim i afėrt me vdekjen. Ata thonė se lėnė trupat e tyre, i shohin trupat dhe ngjarjet rreth tyre nė mėnyrė tė qartė, shohin qė shtyhen nė njė tunel tė gjatė drejt njė drite tė bardhė, shohin tė afėrm tė vdekur ose figura fetare qė i presin, dhe provojnė zhgėnjim kur u duhet tė lėnė kėtė skenė tė lumtur dhe tė kthehen nė trupat e tyre. Ndoshta, ne jemi “ndėrtuar” qė ta pėrjetojmė vdekjen nė kėtė mėnyrė.
    Arketipet
    Pavetėdija kolektive pėrbėhet nga arketipe. Jungu i quajti ato dominantė, imago, imazhe mitologjike ose tė hershme, dhe me disa emra tė tjerė, por emri arketip, duket se u zuri vendin tė gjithėve. Arketipi ėshtė njė prirje e pamėsuar pėr t’i pėrjetuar gjėrat nė njė mėnyrė tė caktuar.
    Arketipi vetė nuk ka formė, por vepron si njė “parim organizues” mbi gjėrat qė ne shohim dhe bėjmė. Ai funksionon nė mėnyrėn qė funksionojnė instiktet nė teorinė e Frojdit: sė pari, fėmija do diēka pėr tė ngrėnė, pa e ditur se ēfarė do. Ai ka njė dėshirė tė papėrcaktuar tė cilėn mund ta kėnaqė me disa gjėra dhe jo me disa tė tjera. Mė vonė, duke fituar pėrvojė, fėmija fillon tė dėshirojė gjėra mė specifike kur ėshtė i uritur – njė shishe ujė, njė biskotė, njė karkalec furre, njė copė picė tė stilit njujorkez.
    Arketipi ėshtė si njė vrimė e zezė nė hapėsirė: e di qė ekziston vetėm sepse thith lėndė dhe dritė nė brendėsinė e vet.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Arketipi i nėnės
    Arketipi i nėnės ėshtė njė shembull veēanėrisht i goditur. Tė gjithė paraardhėsit tanė kishin nėna. Ata u zhvilluan nė njė mjedis qė e pėrmbante nėnėn ose zėvendėsuesen e saj. Ne nuk do tė kishim mbijetuar pa lidhjen tonė me njė kujdesues kur ishim vetėm foshnje tė pambrojtura. Ėshtė e arsyeshme tė mendosh se ne jemi “ndėrtuar” nė njė mėnyrė qė reflekton mjedisin tonė evolutiv: ne vijmė nė kėtė botė tė gatshėm pėr ta kėrkuar nėnėn, pėr ta dashur atė, pėr ta njohur atė, pėr t’u marrė me tė.
    Kėshtu, arketipi i nėnės ėshtė aftėsia jonė e gatshme tashmė pėr tė njohur njė marrėdhėnie tė caktuar, atė tė mėmėsisė. Jungu tha se ky ėshtė njė koncept abstrakt, dhe se ne e projektojmė shpesh arketipin nė botėn e jashtme, zakonisht tek nėnat tona. Edhe kur arketipi nuk gjen njė person tė caktuar tė gatshėm, ne priremi tė personifikojmė arketipin, pra ta kthejmė atė nė njė personazh mitologjik librash. Ky personazh simbolizon arketipin.
    Arketipi i nėnės simbolizohet nga nėna e hershme ose “nėna tokė” e mitologjisė, nga Eva dhe Maria nė traditat perėndimore ose nga simbole mė pak personale si p.sh. kisha, kombi, pylli apo oqeani. Sipas Jungut, dikush, nėna e tė cilit nuk ka arritur tė kėnaqė kėrkesat e arketipit, mund tė jetė njė person qė e kalon jetėn e tij duke kėrkuar rehat dhe paqe nė kishė, ose duke u identifikuar me “kombin” e vet, ose duke medituar me figurėn e Marisė, ose duke bėrė njė jetė afėr detit.
    Mana
    Duhet tė kuptoni se arketipet nuk janė gjėra biologjike tė vėrteta si instiktet e Frojdit. Ato janė mė shumė kėrkesa shpirtėrore. P.sh. nėse ėndėrruat pėr gjėra tė gjata, Frojdi do tė sugjeronte se kėto gjėra pėrfaqėsojnė fallusin ose seksin. Por Jungu do tė kishte njė interpretim krejt tjetėr. Edhe ėndėrrimi specifik mbi penisin, nuk do tė kishte tė bėnte me nevojėn e papėrmbushur pėr seks.
    Ėshtė kurioze tė shohėsh sesi nė shoqėri primitive, simbolet fallike jo gjithnjė i referohen seksit. Ata zakonisht simbolizojnė atė qė quhet mana, fuqinė shpirtėrore. Kėto simbole do tė shfaqen nė rastet kur shpirtrat thirren pėr tė shtuar prodhimet e misrit, ose peshkut, ose pėr tė shėruar dikė. Lidhja midis penisit dhe fuqisė, midis spermės dhe farės, midis fertilizimit dhe pllenshmėrisė janė tė kuptueshme nga shumė kultura.
    Hija
    Seksi dhe instiktet e jetės nė pėrgjithėsi sigurisht qė pėrfaqėsohen diku nė sistemin e Jungut. Ato janė pjesė e njė arketipi tė quajtur hije. Ky arketip vjen nga e kaluara jonė paranjerėzore dhe kafshėrore, kur shqetėsimet tona kufizoheshin vetėm tek mbijetesa dhe riprodhimi dhe kur ne nuk ishim te vetėdijshėm pėr veten.
    Kjo ėshtė “ana e errėt” e egos, dhe nė tė ruhet ana e keqe qė mund tė kryejmė. Nė fakt, hija ėshtė amorale – as e mirė, as e keqe, ashtu si kafshėt. Njė kafshė ėshtė nė gjendje tė kujdesohet pėr tė vegjlit e saj ashtu si edhe pėr tė kryer njė vrasje tė egėr pėr t’u ushqyer, por ajo nuk zgjedh qė tė bėjė as njėrėn, as tjetrėn. Ajo thjesht bėn atė qė bėn. Ėshtė “e pafajshme”. Por nga kėndvėshtrimi ynė njerėzor, bota kafshėrore duket tepėr e egėr, jo njerėzore, kėshtu qė hija kthehet nė njė lloj koshi mbeturinash pėr ato pjesė tė vetes qė s’i pranojmė dot.
    Simbole tė hijes pėrfshijnė gjarprin (si nė kopshtin e Idenit), dragonjtė, pėrbindėshat dhe djajtė. Ajo shpesh ruan hyrjen nė njė shpellė apo nė njė pellg uji, tė cilat janė pavetėdija kolektive. Herėn tjetėr qė ndesheni me njė djall nė ėndėrr, mund tė jetė qė nė fakt po ndesheni me veten tuaj!
    Persona
    Persona pėrfaqėson imazhin tuaj publik. Fjala sigurisht lidhet me fjalėn person dhe personalitet, dhe vjen nga fjala latine “maskė”. Kėshtu persona ėshtė maska qė vendos pėrpara se tė shfaqėsh vetveten nė botėn e jashtme. Edhe pse fillon si njė arketip, pas njėfarė kohe qė e kemi ngritur, ėshtė maska pjesa jonė qė ndodhet mė larg se tė tjerat nga pavetėdija kolektive.
    Nė rastin mė tė mirė, ėshtė vetėm “pėrshtypja e mirė” qė duam tė lėmė ndėrkohė qė marrim rolet qė shoqėria kėrkon nga ne. Sigurisht, mund tė jetė edhe “pėrshtypje e gabuar” qė ne e pėrdorim pėr tė manipuluar opinionet dhe sjelljet e njerėzve. Dhe nė rastin mė tė keq, ajo mund tė keqinterpretohet, edhe nga ne vetė, duke e marrė atė si veten tonė tė vėrtetė: ndonjėherė ne besojmė se jemi vėrtet ata qė pretendojmė se jemi!
    Anima dhe animus
    Njė pjesė e persona-s ėshtė roli i mashkullit ose i femrės qė duhet tė kryejmė. Pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve, ky rol pėrcaktohet nga gjinia e tyre fizike. Por Jungu, ashtu si Frojdi apo Adleri dhe tė tjerė, besonin se ne jemi tė gjithė biseksualė nė brendinė tonė. Kur fillojmė jetėn si fetuse, kemi organe seksuale tė padiferencuara dhe vetėm gradualisht, nėn ndikimin e hormoneve, kthehemi nė meshkuj ose femra. Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur fillojmė jetėn sociale si foshnje, ne nuk jemi as meshkuj, as femra nė kuptimin shoqėror. Thuajse menjėherė – sapo hyjnė nė pėrdorim veshjet rozė ose blu – ne vihemi nėn ndikimin e shoqėrisė, e cila gradualisht na formėson si burra ose si gra.
    Nė tė gjitha shoqėritė, pritshmėritė nė drejtim tė meshkujve dhe femrave ndryshojnė, zakonisht bazuar nė rolet e ndryshme nė riprodhim, por shpesh ka edhe detaje tė tjera qė janė thjesht tradicionale. Gratė priret qė tė jenė mė tė buta dhe mė pak agresive, burrat pritet qė tė jenė mė tė fortė dhe tė injorojnė anėn emocionale tė jetės. Por Jungu mendonte se kėto pritshmėri nėnkuptojnė qė ne kemi zhvilluar vetėm gjysmėn e potencialit tonė.
    Anima ėshtė aspekti femėror i pranishėm nė pavetėdijen kolektive tė meshkujve dhe animus ėshtė aspekti mashkullor i pranishėm nė pavetėdijen kolektive tė femrave. Sė bashku, i referohemi si syzygy. Anima mund tė personifikohet si njė vajzė e vogėl, spontane dhe intuitive dhe forca e vetė jetės. Animus mund tė personifikohet si njė burrė i vjetėr i menēur, njė magjistar, ose shpesh njė numėr meshkujsh, dhe priret tė jetė logjik, shpesh racionalist madje debatues.
    Anima ose animus janė arketipet me anė tė tė cilave komunikojmė me pavetėdijen kolektive nė pėrgjithėsi, dhe ėshtė e rėndėsishme t’i kuptosh ato. Janė gjithashtu arketipet e pėrgjegjshme pėr jetėn tonė dashurore: ne jemi ashtu siē sugjeron miti grek, gjithnjė nė kėrkim tė gjysmės sonė, gjysmės qė Zoti e mori nga ne, dhe e kėrkojmė nė mes tė seksit tė kundėrt. Kur biem nė dashuri me shikim tė parė, atėherė kemi gjetur personin qė “pėrmbush” veēanėrisht mirė arketipin tonė anima ose animus!
    Arketipe tė tjera
    Jungu tha se nuk ka njė numėr tė caktuar arketipesh qė mund t’i vėmė nė listė dhe t’i mbajmė mend. Ata mbivendosen dhe shkrihen lehtėsisht me njėri-tjetrin sipas nevojės dhe logjika e tyre s’ėshtė si e zakonshmja. Por ja, disa nga ata qė ai pėrmendi:
    Pėrveē nėnės, ka edhe arketipe tė tjera familjare. Sigurisht ėshtė i babait, i cili shpesh simbolizohet nga njė udhėheqės ose njė figurė autoritare. Ka edhe njė arketip tė familjes, i cili pėrfaqėsohet nga ideja e marrėdhėnies sė gjakut dhe lidhjeve qė krijohen mė thellė se ato tė bazuara nė arsye tė vetėdijshme.
    Ka edhe njė arketip tė fėmijės, i pėrfaqėsuar nė mitologji dhe art nga fėmijėt, kryesisht foshnja, si edhe krijesa tė vogla. Fėmija Krisht nė qendėr tė Krishtlindjeve ėshtė njė shfaqje e arketipit tė fėmijės dhe pėrfaqėson tė ardhmen, transformimin, rilindjen dhe shpėtimin. Ēuditėrisht, Krishtlindja pėrkon gjatė solsticit dimėror, i cili nė kulturat veriore primitive pėrfaqėson njėkohėsisht tė ardhmen dhe rilindjen. Njerėzit ndiznin zjarre dhe kryenin ceremoni pėr tė nxitur kthimin e diellit tek ata. Arketipi i fėmijės shpesh ngjizet me arketipe tė tjera pėr tė krijuar fėmijėn-perėndi apo fėmijėn-hero.
    Mjaft arketipe janė personazhe historish. Heroi ėshtė njė nga mė tė njohurit. Ai ėshtė personaliteti mana dhe shkatėrruesi i dragonjve tė kėqinj. Praktikisht, ai pėrfaqėson egon – ne priremi tė identifikohemi me heroin e historisė – dhe shpesh pėrfshihet nė beteja me hijen, nė formėn e dragonjve ose tė pėrbindėshave tė tjerė. Por ama heroi ėshtė humbameno. Ai ėshtė injorant mbi mėnyrat e pavetėdijes kolektive. Luke Skywalker nė filmin Lufta e Yjeve (Star Wars) ėshtė shembulli i pėrsosur i njė heroi.
    Heroi shpesh vjen pėr tė shpėtuar vashėn. Ajo pėrfaqėson pastėrtinė, pafajėsinė dhe nė tė gjithė gjasat, naivitetin. Nė fillimet e historisė sė Luftės sė Yjeve, princeshė Leia ėshtė vasha. Por me kalimin e kohės, ajo kthehet nė anima, meqė zbulon fuqinė – pavetėdijen kolektive – dhe kthehet nė njė partner tė barabartė me Luke, qė del se ėshtė i vėllai.
    Heroi udhėhiqet nga burri i vjetėr i urtė. Ai ėshtė forma e animusit dhe shfaq tek heroi natyrėn e pavetėdijes kolektive. Nė Luftėn e Yjeve, ai luhet nga Obi Wan Kenobi dhe mė vonė, nga Yoda. Vini re se ata e mėsojnė Luke pėr forcėn dhe kur ai rritet, ata vdesin dhe bėhen pjesė e tij.
    Mund tė jeni kureshtarė mbi arketipin e pėrfaqėsuar nga Darth Vader, “babai i errėt”. Ai ėshtė hija dhe mjeshtri i anėve tė errėta tė forcės. Ai del se ėshtė babai i Luke dhe i Leilas. Kur ai vdes, kthehet nė pjesė tė burrit tė vjetėr, tė urtė.
    Ka edhe njė arketip tė kafshės, qė pėrfaqėson marrėdhėniet e njerėzimit me botėn e kafshėve. Kali besnik do tė ishte njė shembull i tij. Gjarpėrinjtė shpesh janė simbole tė arketipit tė kafshės, dhe mendohet se janė veēanėrisht tė menēur. Kafshėt, nė fund tė fundit, janė mė pranė natyrės sė tyre tė vėrtetė sesa ne. Ndoshta edhe robotėt e vegjėl dhe anijet e vjetra kozmike – Falkoni – janė simbole tė kafshės.
    Ėshtė gjithashtu edhe xhongleri, qė pėrfaqėsohet nga njė klloun apo magjistar. Roli i xhonglerit ėshtė tė ngadalėsojė arritjet e heroit dhe tė bėjė rrėmujė. Nė mitologjinė skandinave, nordike, mjaft nga aventurat e perėndive e kanė fillesėn tek truket gjysėm-perėndia Loki u bėn perėndive.
    Ka edhe arketipe tė tjera qė janė mė tė vėshtira pėr t’u shpjeguar. Ėshtė njeriu origjinal, i pėrfaqėsuar nė fenė perėndimore nga Adami. Ėshtė arketipi i Zotit, i pėrfaqėsuar nga nevoja jonė pėr tė kuptuar universin, pėr t’i dhėnė kuptim gjithēkaje qė ndodh, pėr t’i parė tė gjitha sikur kanė njė qėllim dhe njė drejtim.
    Hermafroditi, si femėror edhe mashkullor, pėrfaqėson bashkimin e tė kundėrtave, njė ide e rėndėsishme nė teorinė e Jungut. Nė disa arte fetare, Jezusi pėrfaqėsohet si njė burrė femėror. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nė Kinė, personazhi i Kuan Yin filloi si njė shenjtor mashkullor (bodhisattva Avalokiteshwara), por u portretizua nė njė mėnyrė kaq femėrore saqė sot mendohet mė shumė si njė perėndeshė femėr e mėshirimit!
    Arketipi mė i rėndėsishėm i tė gjithėve ėshtė ai i vetes. Vetja ėshtė bashkimi i fundėm i personalitetit dhe simbolizohet nga rrethi, kryqi dhe figurat e mandalės qė Jungu kishte shumė dėshirė tė pikturonte. Mandala ėshtė njė vizatim qė pėrdoret nė meditim pasi tėrheq vėmendjen nė qendėr dhe mund tė jetė e thjeshtė si njė figurė gjeometrike ose e ndėrlikuar si njė mozaik. Personifikimi qė pėrfaqėson mė mirė veten janė Krishti dhe Buddha, dy njerėz qė shumė besojnė se arritėn pėrsosmėrinė. Por Jungu mendonte se pėrsosmėria e personalitetit arrihet vėrtet vetėm nėpėrmjet vdekjes.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Dinamika e psikikės
    Kaq pėr pėrmbajtjen e psikikės. Le t’i kthehemi tani parimeve me tė cilat vepron ajo. Jungu na jep tre parime, duke filluar nga parimi i tė kundėrtave. Ēdo dėshirė sugjeron menjėherė tė kundėrtėn e vet. Nėse kam njė mendim tė mirė, s’mundem tė mos kem brenda meje diku edhe mendimin e kundėrt, tė keq. Nė fakt, ėshtė shumė e thjeshtė: pėr tė patur njė koncept tė tė mirės, duhet tė kesh njė koncept tė tė keqes, ashtu siē s’mund tė kesh lart pa patur poshtė, siē s’mund tė kesh tė zezėn pa patur tė bardhėn.
    Kjo ide mė erdhi kur isha gati 11 vjeē. Rastėsisht iu vura tė ndihmoja krijesat e pafajshme tė pyllit qė ishin dėmtuar nė ndonjėfarė mėnyre – shpesh, duke i vrarė ato gjatė kėtij procesi. Njėherė u pėrpoqa tė kujdesesha pėr tė shėruar njė zog tė vogėl. Por kur e ngrita, u mahnita sesa i lehtė ishte, saqė mė erdhi ideja se mund ta shtypja fare kollaj nė dorėn time. Ashtu si ju, edhe unė s’e pėlqeva kėtė ide, por ama ishte aty.
    Sipas Jungut, ėshtė e kundėrta qė krijon fuqinė (apo libidon) e psikikės. Ėshtė njėsoj si dy polet e njė baterie apo ndarja e njė atomi. Ėshtė kontrasti qė krijon energji, kėshtu njė kontrast i fortė lėshon njė energji tė fortė, dhe njė kontrast i dobėt energji tė dobėt.
    Parimi i dytė ėshtė parimi i njėjtėsisė. Energjia e krijuar nga tė kundėrtat i jepet tė dyja kaheve njėsoj. Kėshtu kur e mbaja zogun e vogėl nė duart e mia, kishte energji pėr tė vazhduar ta mbaja dhe pėr ta ndihmuar. Por kishte njėsoj energji pėr ta shtypur atė. Unė u mundova ta ndihmoja, kėshtu qė energjia shkoi drejt sjelljeve qė e ndihmuan atė. Por ē’ndodhi me energjinė tjetėr?
    Ja qė, kjo varet nga qėndrimi kundrejt dėshirės qė nuk e pėrmbushe. Nėse e njeh atė, e pėrball atė, e ruan atė nė mendjen tėnde tė ndėrgjegjshme, atėherė energjia shkon drejt pėrmirėsimit tė pėrgjithshėm tė psikikės tėnde. Me fjalė tė tjera, ti rritesh.
    Por nėse pretendon se nuk e pate kurrė atė dėshirė, nėse e mohon apo e shtyp atė, atėherė energjia do tė shkojė drejt zhvillimit tė njė kompleksi. Kompleksi ėshtė njė model i mendimeve tė shtypura dhe ndjenjave qė sillen – organizohen – rreth njė teme tė ofruar nga arketipet. Nėse ti mohon se ke patur mendimin pėr ta shtypur zogun e vogėl, atėherė mund ta pėrfshish atė ide nė njė formė qė e siguron hija (“ana jote e errėt”). Ose nėse njė njeri mohon anėn e vet emocionale, emocionaliteti i tij mund tė gjejė rrugėn drejt arketipit tė animas. E kėshtu me radhė.
    Por, ja si krijohet problemi: nėse pretendon gjithė jetėn tėnde se je vetėm i mirė, se ti nuk ke aftėsinė tė gėnjesh dhe mashtrosh dhe vjedhėsh dhe vrasėsh, atėherė nė ēdo kohė qė bėn gjėra tė mira, ajo anė tjetėr e vetes suaj shkon drejt njė kompleksi pėrreth hijes. Ky kompleks do tė fillojė tė jetojė njė jetė tė vetėn dhe do t’ju pėrndjekė. Do ta gjeni veten nė makthe nė tė cilat do tė shihni veten duke shtypur zogj tė vegjėl!
    Nėse zgjatet shumė, kompleksi mund t’ju mposhtė, mund t’ju “posedojė” dhe mund tė ktheheni nė njė personalitet tė shumėfishtė. Nė filmin Tre fytyrat e Evės, Joanne Woodward e portretizuar si njė grua e butė, e duruar, zbuloi se tė shtunave mbrėma ajo shpėrthente duke kėrcyer si e ēmendur. Ajo nuk pinte duhan, por gjente cigare nė ēantė, nuk pinte alkool, por ngrihej me dhimbje koke, nuk ishte flirtuese por e gjente veten me veshje tėrheqėse. Edhe pse personaliteti i shumėfishtė ėshtė i rrallė, ai priret tė shfaqet nė kėtė ekstrem bardhė e zi.
    Parimi i fundit ėshtė ai i entropisė. Kjo ėshtė prirja qė tė kundėrtat tė bashkohen dhe kėshtu energjia tė bjerė gjatė jetės sė njė personi. Jungu e huazoi idenė nga fizika, aty ku entropia i referohet prirjes sė tė gjitha sistemeve fizike “tė shkarkohen” pra, e gjithė energjia tė shpėrndahet nė mėnyrė tė njėjtė. Nėse pėr shembull keni njė burim nxehtėsie nė njė qoshe tė dhomės, e gjithė dhoma do tė arrijė tė ngrohet.
    Kur jemi tė rinj, tė kundėrtat priren tė jenė tė skajshme dhe kėshtu ne priremi tė kemi mjaft energji. Pėr shembull adoleshentėt priren tė ekzagjerojnė ndryshimet mashkull-femėr, dhe meshkujt pėrpiqen tė jenė macho ndėrsa vajzat pėrpiqen po aq fort tė jenė femėrore. Kėshtu nė aktivitetin seksual investohen sasi tė mėdha energjish! Pėr mė tepėr adoleshentėt hidhen nga njė skaj nė tjetrin, duke qenė tė ēmendur dhe tė egėr njė ēast dhe nė kėrkim tė besimit fetar nė ēastin tjetėr.
    Ndėrsa rritemi, pjesa mė e madhe e jona ndjehet rehat me kėndet e ndryshme. Jemi mė pak idealistė naivė dhe e pranojmė se tė gjithė jemi pėrzjerje tė engjėllit dhe djallit. Seksi i kundėrt brenda nesh na kėrcėnon gjithnjė e mė pak dhe fillojmė tė jemi mė androgjenė. Edhe fizikisht, nė moshė tė thyer, burrat dhe gratė fillojnė tė ngjasojnė. Ky proces i ngritjes pėrmbi tė kundėrtat tona, dhe i tė parit tė tė dy anėve tė asaj qė jemi, quhet transhendencė.
    Vetja
    Qėllimi i jetės ėshtė tė realizojė veten. Vetja ėshtė njė arketip qė pėrfaqėson transhendencėn e tė gjithė tė kundėrtave, nė mėnyrė qė ēdo aspekt i personalitetit tonė tė shprehet njėsoj. Pra, ju jeni as mashkull as femėr dhe si mashkull ashtu edhe femėr, as ego as hije dhe si ego ashtu edhe hije, as i mirė as i keq dhe si i mirė ashtu edhe i keq, as i vetėdijshėm as i pavetėdijshėm dhe si i vetėdijshėm ashtu edhe i pavetėdijshėm, as individ as tėrėsia e krijimit, dhe si individ ashtu edhe tėrėsia e krijimit. Sėrish pra, pa tė kundėrta, nuk ka energji dhe ju pushoni sė vepruari. Sigurisht, s’do tė kishit mė nevojė tė vepronit.
    Pėr tė mos e kthyer nė shumė mistike, mendoni si pėr njė pikėqendėr tė re, njė pozicion mė tė balancuar, mendoni pėr psikikėn tuaj. Kur jeni shumė i ri, fokusoheni tek ego dhe shqetėsoheni pėr gjėrat e vogla tė personas. Kur je mė i vjetėr (nėse pranojmė se jeni zhvilluar siē duhet), ju fokusoheni mė thellė tek vetja dhe bėheni mė tė afėrt me tė gjithė njerėzit, me jetėn madje edhe me vetė universin. Personi i vetė-realizuar nė fakt ėshtė mė pak egoist.
    Sinkroniciteti
    Teoricienėt e personalitetit kanė debatuar pėr vite tė tėra nėse proceset psikologjike funksionojė sipas mekanizimit apo teleologjisė. Mekanizimi ėshtė ideja se gjėrat veprojnė sipas shkakut dhe pasojės: njėra gjė ēon tek tjetra, kjo ēon tek tjetra e kėshtu me radhė, e kaluara pėrcakton tė ardhmen. Teleologjia ėshtė ideja se ne udhėhiqemi nga idetė tona pėr njė gjendje tė ardhme, nga gjėra si qėllimet, kuptimet, vlerat dhe kėshtu me radhė. Mekanizimi ėshtė i lidhur me determinizmin dhe shkencat natyrore. Teleologjia ėshtė e lidhur me vullnetin e lirė dhe po bėhet gjithnjė e mė e rrallė. Ėshtė ende e zakonshme mes filozofėve morale, ligjorė dhe fetarė dhe sigurisht mes teoricienėve tė personalitetit.
    Midis njerėzve tė diskutuar nė kėtė libėr, frojdianėt dhe bihejvioristėt priren tė jenė mekanicistė, ndėrkohė qė neofrojdianėt, humanistėt dhe ekzistencialistėt priren tė jenė teleologė. Jungu besonte se tė dyja luajnė rol. Por ai shtoi njė alternativė tė tretė tė quajtur sinkronicitet.
    Sinkroniciteti ėshtė shfaqja e dy ngjarjeve qė nuk janė tė lidhura nė mėnyrė shkakore, as teleologjike, por megjithatė lidhen me kuptim. Njėherė, njė klient po pėrshkruante njė ėndėrr me njė insekt tė formė buburreci dhe nė atė moment, njė insekt i tillė fluturoi nė dritare. Shpesh, njerėzit ėndėrrojnė pėr diēka, si pėr shembull vdekjen e njė tė dashuri, dhe tė nesėrmen nė mėngjes nė fakt zbulojnė se ai kishte vdekur pothuaj nė atė orė. Ndonjėherė njerėzit ngrenė telefonin pėr tė marrė njė mik, dhe zbulojnė se miku i tyre ėshtė nė telefon duke marrė ata. Shumė psikologė do t’i quanin kėto koincidenca, apo do tė pėrpiqeshin tė tregonin se si kėto gjėra kanė shumė gjasa tė ndodhin. Jungu besonte se kėto ishin tregues se si jemi tė lidhur me qeniet e tjera njerėzore dhe me natyrėn nė pėrgjithėsi nėpėrmjet pavetėdijes kolektive.
    Jungu asnjėherė nuk bėri tė qartė se cilit besim fetar i pėrkiste. Por kjo ide e pazakontė e sinkronicitetit shpjegohet lehtėsisht me kėndvėshtrimin hindu mbi realitetin. Nė kėtė kėndvėshtrim, egot tona individuale janė si ishuj nė njė det: ne shohim jashtė nėpėr botė dhe shohim njėri-tjetrin dhe mendojmė se jemi qenie tė veēuara. Ajo qė nuk shohim ėshtė se ne jemi tė lidhur me njėri-tjetrin nėpėrmjet sipėrfaqes sė oqeanit nė thellėsi tė ujrave.
    Bota e jashtme quhet maya, qė do tė thotė iluzion, dhe mendohet si njė nga ėndrrat apo kėrcimet e Zotit. Pra, Zoti e krijon atė, por nuk ka njė realitet tė vetin. Egot tona individuale quhen jivatman, qė do tė thotė shpirtra individualė. Ata janė gjithashtu njė lloj iluzioni. Ne nė fakt jemi tė gjithė shtojca tė tė vetmit dhe njėshit, Atman ose Zotit, i cili lejon qė grimca tė tij tė harrojnė identitetin e tij, tė bėhen nė dukje tė veēuar dhe tė pavarur, tė kthehen nė ne. Por ne nuk jemi kurrė tė veēuar. Kur vdesim, ne zgjohemi dhe kuptojmė cilėt ishim qė nga fillimi: Zoti.
    Kur ne ėndėrrojmė ose meditojmė, ne zhytemi nė pavetėdijen tonė personale, duke iu afruar gjithnjė e mė shumė vetes sonė tė vėrtetė, pavetėdijes kolektive. Nė gjendje si kėto ne jemi tepėr tė hapur pėr “komunikime” nga ego tė tjera. Sinkroniciteti e bėn teorinė e Jungut tė jetė njė nga tė rrallat qė jo vetėm i vjen pėr shtat fenomeneve parapsikologjike, por edhe pėrpiqet t’i shpjegojė ato!
    Introversioni dhe ekstraversioni
    Jungu zhvilloi njė tipologji personaliteti qė ėshtė kthyer nė shumė popullore saqė njerėzit mendojnė se ai s’bėri gjė tjetėr veē saj! Fillon me dallimin midis introversionit dhe ekstraversionit. Introvertėt janė njerėzit qė preferojnė botėt e tyre tė brendshme, mendimet e tyre, fantazitė, ėndrrat e kėshtu me radhė, ndėrsa ekstravertėt preferojnė botėn e jashtme tė gjėrave dhe njerėzit dhe aktivitetet.
    Kėto fjalė konfuzohen me idetė e turpit dhe shoqėrueshmėrisė, pjesėrisht sepse introvertėt priren tė jenė tė turpshėm dhe ekstravertėt tė jenė tė shoqėrueshėm. Por Jungu me to nėnkuptoi mė shumė faktin nėse ju (“egoja”) pėrballeni mė shumė me personan dhe realitetin e jashtėm, apo me pavetėdijen kolektive dhe arketipet e saj. Nė kėtė kuptim, introverti ėshtė disi mė i maturuar se ekstraverti. Kultura jonė sigurisht vlerėson mė shumė ekstravertin. Dhe Jungu vėrejti se ne priremi tė vlerėsojmė tipin tonė si mė tė mirin!
    Tani e gjejmė dimensionin introvert-ekstravert nė disa teori, veēanėrisht tė Hans Ajnsekut, edhe pse shpesh tė fshehur nė emra tė ndryshėm si “shoqėrueshmėri” dhe “rezervim”.
    Funksionet
    Qofshim introvertė apo ekstravertė, ne kemi nevojė tė merremi me botėn, tė brendshmen dhe tė jashtmen. Dhe secili nga ne ka mėnyrat e preferuara pėr t’u marrė me tė, mėnyrat me tė cilat ndjehet mė rehat apo mė i zoti. Jungu sugjeroi se ka katėr mėnyra bazė, ose funksione:
    E para ėshtė ndijimi. Ndijimi do tė thotė se informacionin e merr nėpėrmjet shqisave. Njė person ndijues ėshtė i mirė nė tė parė dhe tė dėgjuar dhe zakonisht nė njohjen e botės. Jungu e quajti kėtė njė funksion irracional, qė do tė thotė se ai pėrfshin perceptimin nė vend tė gjykimit tė informacionit.
    E dyta ėshtė tė menduarit. Tė menduarit do tė thotė tė vlerėsosh informacionin apo idetė nė mėnyrė racionale, logjike. Jungu e quajti kėtė funksion racional qė do tė thotė se pėrfshin vendimmarrje apo gjykim mė tepėr sesa thjesht kapje tė informacionit.
    E treta ėshtė intuita. Intuita ėshtė nė lloj perceptimi qė vepron pėrtej proceseve tė zakonshme tė vetėdijes. Ėshtė irracionale dhe perceptive, si ndijimi, por vjen nėpėrmjet njė integrimi mė tė ndėrlikuar tė sasive tė mėdha tė informacionit, mė tepėr sesa thjesht tė parėt ose tė dėgjuarit. Jungu tha se kjo ishte njėsoj si tė shihje pas kthesės.
    E katėrta ėshtė ndjenja. Ndjenja ashtu si tė menduarit ėshtė ēėshtje e vlerėsimit tė informacionit, kėsaj radhe duke peshuar reagimin e pėrgjithshėm emocional. Jungu e quajti atė racionale, sigurisht jo nė kuptimin e zakonshėm tė fjalės.
    Ne i kemi kėto funksione. Por i kemi nė pėrmasa tė ndryshme do tė thoshit ju. Secili nga ne ka njė funksion superior, tė cilin e preferon dhe qė e ka mė tė zhvilluar, njė funksion dytėsor, tė cilin e dimė qė e kemi dhe e pėrdorim nė mbėshtetje tė funksionit superior, njė funksion tretėsor qė e kemi mė pak tė zhvilluar dhe qė s’jemi tė vetėdijshėm qė e kemi, dhe njė funksion inferior, qė ėshtė i zhvilluar pak dhe ėshtė kaq i pavetėdijshėm saqė ne madje e mohojmė ekzistencėn e tij tek ne.
    Pjesa mė e madhe e jona zhvillojnė njė ose dy nga kėto funksione, por qėllimi ynė duhet tė jetė t’i zhvillojmė tė katėr. Edhe njėherė, Jungu e sheh transhendencėn e tė kundėrtave si ideale.
    Vlerėsimi
    Katherine Briggs dhe vajza e saj Isabel Briggs Myers menduan se tipet dhe funksionet e Jungut ishin kaq shpalosėse pėr personalitetet e njerėzve saqė vendosėn tė hartojnė njė test me laps e letėr. Ky u quajt Treguesi i Tipit Myers-Briggs dhe ėshtė njė nga testet mė popullore dhe mė tė studiuara qė qarkullojnė.
    Mbi bazėn e pėrgjigjeve tuaja pėr rreth 125 pyetje, kategorizoheni nė njė nga 16 tipat duke patur parasysh qė disa njerėz mund ta gjejnė veten diku midis dy ose tre tipave. Tipi qė i pėrkisni do tė thotė shumė pėr ju – pėlqimet dhe mospėlqimet, zgjedhjet e tua nė karrierė, pėrputhja me tė tjerėt e kėshtu me radhė. Njerėzit priren ta pėlqejnė goxha. Ka cilėsinė e pazakontė tė testeve tė personalitetit qė nuk ėshtė shumė gjykues: asnjė nga tipat nuk ėshtė tmerrėsisht negativ, apo tepėr pozitiv. Nė vend qė tė vlerėsojė se sa “i ēmendur” jeni, testi i Myers dhe Briggs thjesht hap rrugėn pėr eksplorimin e personalitetit tuaj.
    Testi ka katėr shkallė. Ekstraversion – Introversion (E-I) ėshtė mė e rėndėsishmja. Kėrkuesit kanė zbuluar se 75% e popullatės ėshtė ekstraverte.
    Shkalla tjetėr ėshtė Ndijimi-Intuita (S-N) me gati 75% tė popullatės qė ėshtė ndijuese.
    Tjetra ėshtė Mendimi – Ndjenja (T-F). Edhe pse kėto janė tė shpėrndara njėlloj nė popullatė, kėrkuesit kanė zbuluar se 2/3 e meshkujve priren nga mendimi, ndėrsa 2/3 e grave priren nga ndjenja. Kjo mund tė duket si stereotipizim, por mbani mend se si ndjenja edhe mendimi vlerėsohen njėlloj nga Jungu dhe se 1/3 e meshkujve priren nga ndjenja dhe 1/3 e femrave priren nga mendimi. Vini re se shoqėria i vlerėson ndryshe mendimin dhe ndjenjėn dhe se meshkujt e prirur nga ndjenja dhe femrat e prirura nga mendimi shpesh kanė vėshtirėsi me pritshmėritė e stereotipizuara tė njerėzve.
    I fundit ėshtė Gjykimi – Perceptimi (J-P), qė nuk ishte i Jungut. Kėtė dimension e pėrfshinė Myers dhe Briggs nė mėnyrė qė tė pėrcaktonin se cili funksion i personit ėshtė superior. Zakonisht, njerėzit gjykues janė mė tė kujdesshėm, ndoshta mė tė frenuar nė jetėt e tyre. Njerėzit perceptues priren tė jenė mė spontanė, ndoshta mė tė pakujdesshėm. Nėse jeni njė ekstravert dhe njė “J” pra gjykues, atėherė je tip i mendimit ose i ndjenjės, kushdoqoftė mė i fortė. Ekstravert dhe perceptiv do tė thotė se je njė tip i ndijimit ose intuitės. Nga ana tjetėr, njė introvert me njė rezultat tė lartė “J” pra gjykimi do tė jetė njė tip ndijimi ose intuite, ndėrkohė njė introvert me njė “P” perceptim tė fortė do tė jetė njė tip i mendimit ose i ndjenjės. J dhe P janė tė shpėrndarė njėsoj nė popullatė.
    Ēdo tip identifikohet nga katėr shkronja, si p.sh. ENFJ (Ekstraversion-Intuitiv-Ndjenjė-Gjykim). Kėta emra janė kaq tė zakonshėm saqė i vėnė edhe nė patenta!
    ENFJ (Ekstravert, ndjenjė me intuitė): Kėta njerėz janė tė gojės. Ata priren tė idealizojnė miqtė e tyre. Bėhen prindėr tė mirė por lejojnė tė shfrytėzohen. Bėhen terapistė, mėsues, drejtues dhe tregtarė tė mirė.
    ENFP (Ekstravertė, intuitė dhe ndjenjė): Kėta njerėz duan tė renė dhe surprizat. Kanė emocione dhe shprehje tė forta. Janė tė ndjeshėm ndaj tensionit muskulor dhe priren tė jenė hipervigjilentė. Priren tė jenė tė vetėdijshėm. Janė tė mirė nė tregti, reklamim, politikė dhe aktrim.
    ENTJ (Ekstravertė, mendim dhe intuitė): Kanė kontrollin nė shtėpi, gjithnjė kėrkojnė nga bashkėshortėt dhe fėmijėt. Parapėlqejnė organizimin dhe strukturėn dhe priren tė jenė drejtues dhe administratorė tė mirė.
    ENTP (Ekstravertė, intuitė dhe mendim): Kėta janė njerėz tė gjallė, jo tė mėrzitshėm, nuk ndjekin rregullin. Si partnerė janė disi tė rrezikshėm sidomos ekonomikisht. Janė tė mirė nė analiza dhe bėhen sipėrmarrės tė mirė. Priren tė disaprovojnė tė tjerėt.
    ESFJ (Ekstravertė, Ndjenjė dhe Ndijim): Kėta njerėz duan harmoni. Ata priren tė kenė “duhet” dhe “s’duhet” tė forta. Mund tė jenė tė varur, fillimisht nga prindėrit dhe mė pas nga bashkėshortėt. Ata shkėlqejnė nė punėt qė ofrojnė shėrbime qė pėrfshijnė kontakte personale.
    ESFP (Ekstravertė, Ndijim dhe Ndjenjė): Shumė bujarė dhe impulsive, kanė njė tolerancė tė ulėt pėr ankthin. Ata janė performues tė mirė, pėlqejnė marrėdhėniet me publikun dhe dashurojnė telefonin. Duhet tė shmangin drejtimet skolareske, sidomos shkencat.
    ESTJ (Ekstravertė mendim dhe ndijim): Ata janė partnerė dhe prindėr tė pėrgjegjshėm dhe janė tė ndershėm nė vendin e punės. Janė realistė, me kėmbė nė tokė, tė rregullt dhe adhurojnė traditat. Shpesh e gjejnė veten tė pėrfshirė nė organizata qytetarėsh!
    ESTP (Ekstravertė ndijim dhe mendim): Kėta janė njerėzit aktivė, shpesh tė sofistikuar, ndonjėherė tė pamėshirshėm – Xhejms Bondėt tanė. Si partnerė janė stimulues dhe tėrheqės por kanė problem me angazhimin. Janė promotorė, sipėrmarrės dhe artistė tė mirė.
    INFJ (Introvertė intuitė dhe ndjenjė): Janė studentė dhe punėtorė seriozė qė vėrtet duan tė kontribuojnė. Janė private dhe lėndohen lehtėsisht. Janė bashkėshortė tė mirė, por janė tė rezervuar fizikisht. Shpesh janė parashikues psikikė. Janė terapistė tė mirė, mjekė tė mirė, klerikė dhe kėshtu me radhė.
    INFP (Introvertė ndjenjė dhe intuitė): Kėta njerėz janė idealistė, vetėsakrifikues dhe ndoshta disi tė ftohtė ose tė rezervuar. Ata janė shumė tė orientuar nga familja dhe shtėpia por nuk relaksohen kollaj. Ata i gjen nė psikologji, arkitekturė, fe por asnjėherė nė biznes. Edhe Jungu, edhe unė i admironim kėta tipa. Sigurisht, edhe Jungu, edhe unė jemi tipa tė tillė!
    INTJ (Introvertė intuitė dhe mendim): Kėta janė mė tė pavarurit e tė gjitha tipeve. Ata duan logjikėn dhe idetė dhe tėrhiqen nga kėrkimet shkencore. Mund tė jenė mendje tė veēuara gjithsesi.
    INTP (Introvertė mendim dhe intuitė): Besnikė, tė shqetėsuar dhe harraqė, kėta janė miq tė librave. Priren tė jenė tepėr tė saktė nė pėrdorimin e gjuhės. Ata janė tė mirė nė logjikė dhe matematikė dhe janė filozofė dhe shkencėtarė teorikė tė mirė, por jo shkrimtarė apo tregtarė.
    ISFJ (Introvertė ndijim dhe ndjenjė): Kėta njerėz janė tė orientuar nga shėrbimi dhe puna. Ata mund tė vuajnė nga lodhja dhe priren tė shkaktojnė shqetėsime. Ata janė infermierė, sekretarė, mjekė tė pėrgjithshėm, librashitės, menaxherė tė vegjėl dhe shtėpiakė.
    ISFP (Introvertė ndjenjė dhe ndijim): Ata janė tė turpshėm dhe tė tėrhequr, jo llafazanė por pėlqejnė veprimet e ndjeshme. Ata pėlqejnė pikturėn, vizatimin, skulpturėn, kompozimin, kėrcimin dhe artet nė pėrgjithėsi, pėlqejnė natyrėn. Nuk u pėlqen angazhimi.
    ISTJ (Introvertė ndijim dhe mendim): Janė shtyllat e qėndrueshme tė forcės. Shpesh pėrpiqen tė ndryshojnė partnerėt dhe njerėzit e tjerė. Janė mbikėqyrės bankash, kontrollorė, llogaritarė, mbikėqyrės bibliotekash dhe spitalesh, biznesesh, shtėpish dhe mėsues edukimi fizik ose boyscout dhe girlscout!
    ISTP (Introvertė mendim dhe ndijim): Kėta njerėz janė tė orientuar nga veprimi dhe s’kanė frikė, kanė dėshirė pėr stimulim. Janė impulsive dhe tė rrezikshėm pėr t’u ndalur. Shpesh pėlqejnė mjete, instumente dhe armė dhe bėhen ekspertė teknikė. Ata nuk janė tė interesuar nė komunikime dhe shpesh diagnostikohen gabim sikur janė disleksikė ose hiperaktivė. Ata priren tė mos dalin aq mirė nė shkollė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Diskutim
    Shumė njerėz mendojnė se Jungu u vjen shumė pėr shtat. Kėtu futen shkrimtarė, artistė, muzikantė, producentė filmash, teologė, klerikė tė ēdolloji, studentė tė mitologjisė dhe sigurisht njė pjesė e psikologėve. Shembujt qė mė vijnė nė mend janė mitologu Xhozef Kampbell, producenti i filmit Xhorxh Lukas dhe autorja e fantashkencės Ursula K. Le Guin. Ēdokush i interesuar nė krijimtari, spiritualitet, fenomene psikike, universale dhe kėshtu me radhė do ta gjejė tek Jungu njė shpirt tė pėrafėrt.
    Por shkencėtarėt, duke futur kėtu shumė psikologė, kanė probleme me Jungun. Jo vetėm qė ai e mbėshtet plotėsisht pikėpamjen teleologjike (siē bėjnė shumica e teoricienėve tė personalitetit), por ai shkon njė hap mė tej dhe flet pėr ndėrlidhjen mistike tė sinkronicitetit. Ai jo vetėm qė postulon njė pavetėdije ku gjėrat nuk janė tė dukshme pėr syrin empirik, por ai postulon njė pavetėdije kolektive qė s’ka qenė kurrė dhe s’do tė jetė kurrė e vetėdijshme.
    Nė fakt, Jungu merr njė drejtim qė ėshtė nė thelb e kundėrta e reduksionizmit tė zakonshėm: Jungu fillon me nivelet mė tė larta – edhe me spiritualizmin – dhe prej andej nxjerr nivelet mė tė ulta tė psikologjisė dhe fiziologjisė.
    Edhe psikologėt qė e pėrqafojnė pozicionin e tij teleologjik dhe antireduksionist, mund tė mos jenė rehat me tė. Ashtu si Frojdi, Jungu pėrpiqet tė sjellė ēdo gjė brenda sistemit tė tij. Ai nuk lė hapėsirė pėr shansin, aksidentin ose rrethanat. Personaliteti – dhe jeta nė tėrėsi – duken se janė “mbishpjeguar” nė teorinė e Jungut.
    Kam zbuluar se teoria e tij ndonjėherė tėrheq studentėt qė kanė vėshtirėsi tė pėrballen me realitetin. Kur bota, sidomos ajo sociale, bėhet shumė e vėshtirė, disa njerėz tėrhiqen nė fantazi. Disa kthehen nė njerėz tė mefshtė. Por tė tjerė i kthehen ideologjive komplekse qė pretendojnė se shpjegojnė ēdo gjė. Disa pėrfshihen nė fe gnostike ose tantrike, lloje qė merren me engjėj dhe djaj tė komplikuar, dhe diskutojnė simbolet pafundėsisht. Disa i kthehen Jungut. Nė thelb s’ka gjė tė gabuar me kėtė, por pėr dikė qė ėshtė jashtė realitetit, kjo gjė nuk ėshtė shumė e dobishme.
    Kėto kritika nuk i heqin themelet teorisė sė Jungut. Por ato sugjerojnė se ėshtė mirė qė gjėrat t’i marrėsh parasysh me kujdes.
    Aspekte pozitive
    Nė anėn pozitive, testet e Myers-Brigs dhe teste tė tjera tė bazuara nė tipet dhe funksionet jungiane, pėrderisa nuk i vendosin njerėzit nė dimensione qė shkojnė nga “e mira” tek “e keqja”, janė mė pak kėrcėnues. Ata inkurajojnė njerėzit tė bėhen mė tė vetėdijshėm pėr veten.
    Arketipet, nė pamje tė parė, duket se janė ideja mė e ēuditshme e Jungut. Por megjithatė ato kanė provuar se janė tepėr tė dobishme nė analizėn e miteve, pėrrallave, letėrsisė nė pėrgjithėsi, simbolizmit artistik dhe shfaqjeve fetare. Ata kapin dukshėm disa nga “njėsitė” bazė tė vetėshprehjes sonė. Shumė njerėz kanė sugjeruar se ka kaq shumė histori dhe personazhe nė botė, saqė ne pėrpiqemi t’i riorganizojmė detajet.
    Kjo sugjeron se arketipet nė fakt i referohen disa strukturave tė thella tė mendjes njerėzore. Nė fund tė fundit, nga njė perspektive fiziologjike, ne vijmė nė kėtė botė me njė strukturė tė caktuar: ne shohim nė njė mėnyrė tė caktuar, dėgjojmė nė njė mėnyrė tė caktuar, “pėrpunojmė informacionin” nė njė mėnyrė tė caktuar, sillemi nė njė mėnyrė tė caktuar, pasi neuronet dhe muskujt tanė janė tė strukturuar nė njė mėnyrė tė caktuar. Tė paktėn njė psikolog konjitiv ka sugjeruar pėr tė vėrejtur strukturat qė korrespondojnė me arketipet e Jungut!
    Sė fundi, Jungu na hapi sytė mbi dallimin mes zhvillimit tė fėmijės dhe atė tė tė rriturit. Fėmijėt theksojnė dallimet – i ndajnė gjėrat nga njėra-tjetra – gjatė tė nxėnit tė tyre. “Ē’ėshtė kjo?” “Pse kjo ėshtė kėshtu dhe jo ashtu?” Ata janė nė kėrkim aktiv tė ndryshueshmėrisė. Shumė njerėz, pėrfshirė psikologėt, janė impresionuar nga kjo dhe kanė hamendėsuar se tė nxėnėt ėshtė ēėshtje diferencimi, ēėshtje e tė nxėnit tė sa mė shumė “gjėrave”.
    Por Jungu theksoi se tė rriturit synojnė mė shumė integrim, synojnė tė kapėrcejnė tė kundėrtat. Tė rriturit kėrkojnė lidhjet mes gjėrave, se si ato pėrputhen, si ndėrveprojnė, si kontribuojnė tek e tėra. Ne duam tė nxjerrim kuptimin nga kjo gjė, tė gjejmė kuptimin brenda saj, kuptimin e tė gjithės. Fėmijėt e shmpleksin botėn; tė rriturit e mpleksin atė sėrish.
    Pikėprerje
    Nga njėra anė, Jungu ka ende rrėnjė frojdiane. Ai thekson pavetėdijen edhe mė shumė se frojdianėt vetė. Nė fakt, ai mund tė shihet si zgjatimi logjik i prirjes sė Frojdit pėr t’i vėnė shkaqet e gjėrave nė tė kaluarėn. Edhe Frojdi foli pėr mitet – si p.sh. Edipi, dhe se si ato ndikojnė nė psikikėn moderne.
    Nga ana tjetėr, Jungu ka shumė tė pėrbashkėta me neofrojdianėt, humanistėt dhe ekzistencialistėt. Ai beson se ne jemi tė destinuar tė progresojmė, tė lėvizim nė njė drejtim pozitiv dhe jo thjesht tė pėrshtatemi siē thonė frojdianėt apo bihejvioristėt. Ideja e tij e vetė-realizimit ėshtė e ngjashme me atė tė vetė-aktualizimit.
    Balancimi apo transhendenca e tė kundėrtave ka pikėprerje me teori tė tjera. Alfred Adler, Oto Rank, Andreas Angyal, David Bakan, Gardner Murphy dhe Rollo May i referohen dy prirjeve tė kundėrta, njė nga zhvillimi individual dhe njė nga zhvillimi i mėshirės apo interesit social. Rollo May flet pėr psikikėn e pėrbėrė nga “deimonė” (perėndi tė vogla) si pėr shembull dėshira pėr seks, dashuri ose pushtet. Tė gjitha janė pozitive, por nėse njėri do tė zinte vendin e tė tjerave nė personalitetin tonė, do tė kishim njė “posedim deimonik” ose sėmundje mendore!
    Sė fundi, ne i detyrohemi Jungut zgjerimin e interpretimit, si tė simptomave apo tė ėndrrave apo tė asosacioneve tė lira. Ndėrkohė qė Frojdi zhvilloi njė interpretim pak a shumė tė ngurtė (mė saktė, seksual), Jungu lejoi pėr njė interpretim mė tė lirshėm “mitologjik” ku ēdo gjė mund tė nėnkuptojė… ēdo gjė. Analiza ekzistenciale ka pėrfituar nė veēanti nga idetė e Jungut.
    ________________________________________

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •