Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 144
  1. #101
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    jo mo, asgje, ndaj e solla ketu ne forum ...

    jane te nje soji ...

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Ju lutem te gjithe anetareve te forumit..

    ..qe deshirojne te diskutojne dhe qe eshte e drejte e tyre e pamohueshme ..mos ta banalizojne mendimin e tyre me fjale banale

    ..mendimi ka force kur eshte i aresyetueshem dhe jo banal..

    ..ti i dashur forumist nuk mund qe te ja kalosh kryeministrit tone per banalitete dhe ofendime..ti forumist..nuk ke ofenduar njeri nga familja..kjo eshte konstatuar dhe shton reputacionin tend..ti je anonim dhe nuk ofendon brutalisht ..dhe per kete ke fituar respekt..lerja kryeministrit ofendimet personale dhe familjare ..sepse ai ka interesa me te thella se ty dhe une ..ne, ti dhe une, debatojme ketu dhe japim mendime me dashamiresi se si mund te permiresohet e ardhmja e jone..pa pasur as me te voglin interes material personal ..dhe perse ne duhet te prekim ne seder, te lendojme dhe te ofendojme me fjale banale njeri tjetrin?

    ..une nuk mund te pajtohem me faktin qe Jozefina Topalli mundohet te na mashtroje..dhe do te sjell ketu materiale qe ajo perpiqet qe ta beje kete..une nuk po them qe Skender Gjinushi ishte me i mire

    ..une kam frike dhe nuk dua qe Skender Gjinushi te vije perseri kryetar parlamenti..dhe te ashtuquajturit socialiste ne drejtim te qeverise..

    ..une dua Partine Demokratike ne udheheqje per te relizuar enderat e mia..
    ..une dua Partine Demokratike te Dhjetorit historik..nuk dua Partine Demokratike te komunistit Sali Berisha dhe te dizenjatores Jozefina Topalli..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 25-01-2009 më 11:26

  3. #103
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli

    Raporti për dhëndrin tim është i trilluar

    Vetë kryeministri Berisha është pyetur nga mediat në lidhje me raportin e Bankës Botërore, por ai ka mohuar të gjitha. "E vërteta është një raport që është i mbushur me trillime, të cilat vijnë si rezultat i një rivaliteti midis grupeve të ndryshme të Bankës Botërore.


    E vërteta është që ato çfarë raporti, apo njolla që raporti ia atribuon kësaj qeverie, janë pikërisht njollat që zbardhi kjo qeveri dhe që i kishte nxirë qeveria e mëparshme. Nëse ne trashëguam një plan me njolla ndërtimi, në zona të caktuara ndërtimi, ku mafia shqiptare kishte vendosur të ndërtonte parajsën e saj, kjo qeveri dhe ky projekt i fshiu të gjitha ato dhe u dha të drejtën autoriteteve lokale për t'i përcaktuar ata zonat e zhvillimit, ndërkohë që studimi përjashton apo përcakton vetëm kushtet ku nuk mund të ndërtohej. Kjo është e vërteta",- tha kryeministri Berisha.

  4. #104
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sfiduesit e salis

    TemA

    Kush është në të vërtetë kundërshtari i Berishës sot?
    Nga Mero Baze

    Kryeministri, Sali Berisha, është tani në provë për të dëshmuar sinqeritetin e deklaratave të tij në SHBA rreth respektimit të vendimit të gjykatave dhe sidomos mënyrës se si Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit të lustrimit. Pasi i iku pak tronditja nga shqetësimet që ka dëgjuar prej Sekretares së Shtetit në zyrën e saj, ai filloi t’i modifikojë deklaratat publike, duke theksuar faktin që ka shmangur luftën kundër kundërshtarëve politike, duke lejuar Skënder Gjinushin të kandidojë për deputet. Po t’i hedhësh një sy dhe shtypit të tij ditën e djeshme, e shikon se ai po i largohet ora-orës deklaratës që bëri, sapo doli nga zyra e zonjës Klinton, ku theksoi se do respektojë çdo vendim gjykate për këtë çështje dhe do përpiqet për zgjedhje të lira e të ndershme. Deklaratat e tij tashmë janë devijuar dhe janë fokusuar te fakti që ligji për lustrimin nuk do përdoret ndaj kundërshtarëve. Por kundërshtari real i Sali Berishës sot nuk është Skënder Gjinushi, nuk është Gramoz Ruçi, nuk është madje as Edi Rama.

    Kundërshtari real i Berishës, madje ai që e lë atë pa gjumë, është institucioni i prokurorisë dhe drejtësisë. Jo se ata kanë ngrehur shpatën kundër Berishës, por për faktin e thjeshtë se Berisha ka rënë në rrjetin e tyre dhe në njëfarë mënyre ata janë të vetmit që, nëse kanë fare pak sedër profesionale dhe përgjegjësi publike, i japin fund sundimit të tij arbitrar si plaçkitës i këtij vendi.

    Të gjithë kemi rezervat tona për drejtësinë shqiptare dhe aq më tepër për prirjen e prokurorisë apo gjykatave për të bërë pazare me rastet politike. Por, fakti që ata ende nuk i kanë rënë në gjunjë Sali Berishës ose së paku fakti që ky ende i ka frikë ata, se ndoshta i bëjnë gjëmën duke çuar deri në fund hetimet për djalin, për vajzën, për dhëndrin, për Lulin, për Fatmirin etj., i bën ata kundërshtarët realë të Sali Berishës. Dhe, që Sali Berisha të jetë i sinqertë në ato që premtoi në Uashington, duhet doemos të mos e përdorë këtë ligj kundër kundërshtarëve të tij realë.

    Kundërshtari i dytë real i Sali Berishës mbetet media. Gazeta “TemA” po e provon realisht, jo përdorimin e ligjeve, por mosrespektimin e ligjeve dhe vendimeve të gjykatave nga Sali Berisha. Përmbarimi, i cili është institucioni ekzekutues i ligjit, i çon përditë policisë së Sali Berishës njoftimin për të zhbllokuar nga policët derën e gazetës “TemA”, por Sali Berisha nuk e lejon. Përkundër reagimeve të forta ndërkombëtare, ai po përpiqet me çdo kusht të shkatërrojë gazetën, biznesin e saj dhe të vazhdojë të hakmerret deri fizikisht ndaj meje. Banditë që shoqërojnë djalin e tij gjatë ditës, natën vijnë e djegin makinën time, shantazhojnë njerëzit e familjes dhe të afërmit e mi dhe hakërrehen për hakmarrje. Vetëm një ditë para se të nisej për në SHBA, ai sulmoi publikisht me zërin dhe fytyrën e vet para kamerave familjarët e drejtorit të lajmeve të “Top Channel”-it, për t’i shantazhuar ata. Zëdhënësi i tij anekdotik filloi të sulmojë çdo drejtor televizioni që nuk i bën lajmet siç i do Sali Berisha dhe që guxon t’iu thotë qytetarëve shqiptarë se Shqipëria po bëhet dita- ditës pronë e djalit, vajzës, dhëndrit dhe Lulit të Sali Berishës. Ndaj kësaj medieje Sali Berisha po përdor mungesën e shtetit ligjor dhe paturpësinë me të cilën ai sillet ndaj kundërshtarëve.

    Premtimi i tij në Uashington se do respektojë vendimet e gjykatave dhe nuk do të përdorë ligjet për gjueti ndaj kundërshtarëve të tij, janë vjetruar brenda ditës. Kundërshtarët realë të Sali Berishës nuk janë më politikanët e opozitës. Me ta ai po luan si macja me miun, duke u bërë herë me njërin e herë me tjetrin për të mbetur vetë në lojë. Ata që mendojnë se kanë përballë Sali Berishën antikomunist apo të apasionuar ndaj burgosjes së kundërshtarëve, gabojnë. Përballë shqiptarëve është një Sali Berishë i ndryshuar, një Sali Berishë, që ndryshe nga gjithë kryeministrat e tjerë të këtij vendi që kanë pas pasion “të bëjnë lekë”, se kishin “familje për të mbajtur”, ky ka vënë familjen “të bëjnë lekë”, se kanë të zotin e shtëpisë për të mbajtur. Kundërshtarët e tij realë mbeten mediet dhe drejtësia, deri në atë kufi sa ato do të kenë fuqi të jenë të lira për të shkuar drejt së vërtetës.

    Sali Berisha e di mirë se nuk i gënjen dot në Uashington për ato që bën në Shqipëri, por shpreson të gënjejë këta që janë në Shqipëri për Uashingtonin. Por tashmë ai është i dënuar të mbajë fjalën që ka thënë atje dhe të dorëzohet ose ta përdorë fotografinë me Hilari Klintonin si pasaportë për të gënjyer shqiptarët.

  5. #105
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    O komuniste te felliqur, jeni te semure nga urrejtja dhe nuk dini cfare flisni e cfare shkruani. Si nje lukuni ngriheni e nxirrni vetem helm nga gojet tuaja prej gjarperi. Pse xhanem nxini cdo gje sikur u be nami ne Shqiperi?! Mos valle paguheni, duhet tiu paguajne shume se ndryshe nuk shpjegohet zelli juaj. Apo preken interresa personale.....? Ju e dini po nje gje dua tu them. Ai Sali qe ju e shani dhe nuk lini gur pa luajtur per ta denigruar, ofenduar, sulmuar, ai Ssali ka bere ate qe nuk u be ne ate vend qe nga 1992. Te iu vije inate, plasja tu vije po ai ka punuar mire. Dhe rezultatet me gjithe nxirjen tuaj duken qarte. E di qe dujsit me shoke do te me quajne salist po mua nuk me behet vone. Une kenaqem kur shikoj se si plasni nga inati, nga ana tjeter ju ben mire se duke share nxirrni helmin qe mbani ne shpirtrat tuaj. Hajt pra vazhdoni o lukuni, te lehni. Shqiperia do te ece perpara pamvaresisht nga te lehurat dhe terfellimat tuaja.
    Ja dhe nje njeri me IQ aq te lart sa ka kuptuar se kushdo qe shan Salen eshte komunist dhe se Sala i ka sjelle vec te mira Shqiperise. hmm e kam zili kete tipin.. ky ka per te rrojtur 100 vjec...

    Bir o dule ku e ngule
    Gjete mish a gjete tule

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Komunisti me i felliqur ka qene Sali Berisha or ti ..tunxh.

    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    O komuniste te felliqur, jeni te semure nga urrejtja dhe nuk dini cfare flisni e cfare shkruani. Si nje lukuni ngriheni e nxirrni vetem helm nga gojet tuaja prej gjarperi. Pse xhanem nxini cdo gje sikur u be nami ne Shqiperi?! Mos valle paguheni, duhet tiu paguajne shume se ndryshe nuk shpjegohet zelli juaj. Apo preken interresa personale.....? Ju e dini po nje gje dua tu them. Ai Sali qe ju e shani dhe nuk lini gur pa luajtur per ta denigruar, ofenduar, sulmuar, ai Ssali ka bere ate qe nuk u be ne ate vend qe nga 1992. Te iu vije inate, plasja tu vije po ai ka punuar mire. Dhe rezultatet me gjithe nxirjen tuaj duken qarte. E di qe dujsit me shoke do te me quajne salist po mua nuk me behet vone. Une kenaqem kur shikoj se si plasni nga inati, nga ana tjeter ju ben mire se duke share nxirrni helmin qe mbani ne shpirtrat tuaj. Hajt pra vazhdoni o lukuni, te lehni. Shqiperia do te ece perpara pamvaresisht nga te lehurat dhe terfellimat tuaja.
    ******
    Raporti i Fox News: Skandali i dhëndrit të Berishës, më i rëndi në 60 vite të Bankës Botërore

    Menaxherët e Bankës Botërore kanë ofruar informacion fals për bordin e drejtorëve të agjencisë për një projekt evropian me lidhje politike për “pastrimin e bregdetit” me vlerë rreth 39 milionë dollarë, i cili çoi në shkatërrimin dhe varfërimin e një fshati të pafuqishëm shqiptar në 2007 dhe pastaj harxhuan rreth dy vjet për ta fshehur ngjarjen, ka mësuar FOX News.

    Njerëz të brendshëm të bankës keqorientuan dhe refuzuan t’i përgjigjen një paneli investiguesish të pavarur, i caktuar nga bordi për të hetuar skandalin, sipas vetë investiguesve.

    Burime nga Banka Botërore i thanë FOX News, se raporti i panelit, i cili iu dorëzua bordit 24 anëtarësh në fund të nëntorit, është një nga vlerësimet e pavarura më kritike për qëndrimin e agjencisë ndaj varfërisë në gjithë historinë 60-vjeçare të Bankës. Banka, institucioni më i madh dhe me influencë në botë kundër varfërisë dhe pjesë e sistemit të OKB njëkohësisht, do të financojë 100 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme për projekte zhvillimi.

    Pasi u zbulua raporti në Shqipëri javën e kaluar, Banka nga ana e saj lajmëroi se disbursimi i mëtejshëm i kredisë për projektin shqiptar ishte pezulluar më 9 janar “për shkak çështjeve të caktuara zbatimi dhe politika të veçanta.” Një zëdhënës i BB nuk u prononcua për FOX News.

    Skandali, i dukshëm edhe në dokumente që ka siguruar FOX News bën një përshkrim të detajuar për mënyrën se si Banka ka reaguar ndaj veprimeve abuzive dhe korrupsionit të mundshëm të zbuluar prej vetë asaj.

    Ai tregon gjithashtu se si projekte që synojnë përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës në pjesët e harruara të botës mund të abuzohen dhe devijohen në emër të Bankës.

    Për më tepër, siç ka raportuar FOX në një seri artikujsh që në nëntor, Banka ka fshehur informacionin në shumë raste kritike - nga shkelja serioze e sigurisë së kompjuterëve brenda institucionit, deri te marrëdhëniet e saj të trazuara me kompaninë “Satyam Computer Services Ltd”, gjiganti indian që u shemb muajin e kaluar, pas një mashtrimi prej një miliard dollarësh.

    Në rastin e “Satyam”, Banka konkludoi në 2005 se “Satyam” ishte përfshirë në marrëdhënie financiare jo të përshtatshme me një zyrtar të lartë të BB, por nuk e pezulloi “Satyam”-in si furnizuesin kryesor deri në shkurt 2008, një pezullim që në shtator u kthye në ndalim zyrtar tetëvjeçar.

    Edhe atëherë, Banka e fshehu nga gjithë institucionet e tjera të OKB edhe hetimin për korrupsion, edhe rezultatin e tij, një pjesë e të cilëve kishin kontrata me “Satyam”.

    Por fshehja e të dhënave dhe shmangia e pyetjeve ka filluar të quhet “çështje institucionale sistematike” në një raport përcëllues për incidentin e Shqipërisë, nga paneli i pavarur i inspektorëve të BB, një trup hetimor i krijuar në 1993 nga Banka për të garantuar mbajtje përgjegjësie në veprimet e Bankës.

    Kryetari i panelit, Werner Kiene, një ish-hetues për Programin Ushqimor Botëror të OKB dhe zyrtar i fondacionit “Ford”, ndërmori atë që e quajti “hap të paprecedent” duke i dërguar bordit një memo personale prej 6 faqesh, ku kritikonte ashpër menaxherët e Bankës dhe stafin që kanë “penguar” hetimin.

    “Paneli i Inspektorëve nuk e kishte imagjinuar, kur i rekomandoi bordit të niste hetimet... se ky do të bëhej një nga hetimet më të vështira në historinë 14-vjeçare të veprimtarisë së tij”, - shkruante Kiene. “Në qoftë se paneli do të ishte bazuar në pohimet kategorike (fillestare) të menaxherëve të Bankës, ky hetim i rëndësishëm mund të mos kishte ecur para.”

    Lajmi për raportin e panelit u zbulua fillimisht javën e kaluar nga Balkan Insight, një portal i drejtuar nga gazetarë investigativë në Evropën Juglindore. FOX ka siguruar raportin e panelit, letrën e Kiene dhe një “shkresë ligjore” prej 12 faqesh – të urdhëruar nga presidenti i Bankës, Robert Zoellick - që është shkruar nga Këshilltari i Bankës në detyrë dhe që iu prezantua bordit më 6 nëntor - tri javë para se të dilte raporti i inspektimit - në përpjekje për të zbutur përfundimet shpërthyese të panelit të inspektimit.

    Ende është e paqartë se, pse bordi i BB (dhe paneli i inspektimit) u keqorientua dhe kush mund të ketë përfituar prej kësaj në Shqipëri apo ndoshta edhe në Uashington. Zyrtarët e lartë të agjencisë dhe anëtarët e bordit nuk pranuan të flisnin për FOX.

    Megjithatë, përpjekjet e zyrtarëve të Bankës për të fshehur diçka janë të qarta. Raporti i panelit është mbushur me akuza për përpjekje të Bankës që të ngatërronte hetuesit gjatë hetimit njëvjeçar - në një gjuhë të pazakontë për një dokument zyrtar.

    Ja një pjesë e fjalorit të akuzave:

    “Një sërë keqinformimesh... përsëritje të formave për të penguar kontaktin e panelit me të dhënat... një mungesë e pazakontë e aftësisë për të rikujtuar ngjarjet kryesore të projektit... përpjekje sistematike për të mbajtur panelin larg informacionit të nevojshëm... harrim të fakteve të rëndësishme gjatë marrjes në pyetje të stafit... përshtypje (e panelit), se kishin për “trajnim” para marrjes në pyetje...”

    Përfundim i panelit: “Të dyja qendrat (në Uashington) dhe në terren (paneli) morën informacion konsistent, por shpesh jo korrekt në fakte ose keqorientues... (i cili), binte ndesh me informacioni që kishte tashmë paneli.”

    Thelbi i skandalit në Shqipëri përfshin Jalën, një fshat i banuar nga pleq të varfër në një segment të bukur të bregut Adriatik të njohur si Riviera shqiptare.

    Në 2005, sipas raportit hetimor, u dhanë 18 milionë dollarë për një projekt me formulim të paqartë si “menaxhim i zonës bregdetare”, me vlerë 39 milionë dollarë, i cili do të pastronte vijën bregdetare të zonës, “forconte qeverisjen” e zonës, “zgjeronte burimet e zonës”, dhe “inkurajonte përkrahjen e komunitetit për menaxhment të qëndrueshëm të zonës bregdetare”. Përfundimisht, projekti do të ndihmonte në kthimin e një pjese të bregut të Jalës në një fshat turistik privat. (Fonde shtesë do të jepeshin nga KE, Japonia, Austria dhe Holanda.)

    BB pranoi të financonte, pasi bordi i drejtorëve në Uashington ishte garantuar se qeveria shqiptare, e kryesuar nga kryeministri socialist (gabimi është në origjinal), Sali Berisha, kishte arritur një marrëveshje “moratorium” për prishjen e shtëpive të Jalës.

    Kjo garanci vinte në formën e një fjalie kritike në atë që quhet si “dokumenti i vlerësimit të projektit” (ose PAD) - analiza kyçe nga anëtarë të stafit ku u mbështet bordi i BB para se të aprovonte financimin e një projekti.

    Në rastin e Jalës, PAD përfshiu një deklaratë se qeveria shqiptare dhe Banka kishin arritur një “marrëveshje” që asnjë ndërtesë nuk do të prishej, derisa të zbatoheshin “disa procedura dhe kritere të caktuara” për të asistuar qytetarët e prekur.

    Por deklarata ishte false. Një marrëveshje e tillë nuk ishte realizuar.

    Duke e zmadhuar gënjeshtrën, në atë që paneli e quan “Fjalim i menaxhmentit të Bankës” për bordin në 2005, zyrtarët e Bankës nuk e përmendën që deklarata e shkruar në PAD ishte e pavërtetë, megjithëse një kopje e të njëjtit fjalim (e siguruar më vonë nga paneli), përmbante një paragraf kyç që e korrigjonte PAD.

    Pse ky paragraf ishte hequr nga fjalimi dhe nga kush mbetet mister për panelin dhe për Këshillin e Përgjithshëm të Bankës - sipas të dy dokumenteve.

    Megjithëse nuk është përmendur kurrë me emër në asnjë raport dhe memo, shqiptari përgjegjës për koordinimin e projektit me financim të BB ishte Jamarbër Malltezi, një zyrtar i Ministrisë së Punëve Publike - dhe dhëndër i kryeministrit Berisha.

    Në mars 2007, pak javë para prishjeve në Jalë, Malltezi i dërgoi një letër “drejtorit të Policisë Ndërtimore” - një letër me kokën zyrtare të projektit të BB, sipas raportit të panelit - ku diskuton prishjen e mundshme, “rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm” dhe nevojën që policia të veprojë “sa më shpejt të jetë e mundur.” Bashkangjitur me letrën ishin dy CD me fotografi ajrore - financuar nga BB - ku tregoheshin shtëpitë që duheshin prishur.

    Në një letër të dytë, Malltezi deklaronte se ai i dha policisë një kamera dixhitale, GPS dhe kompjuter “për të kontrolluar situatën në terren” - si edhe makineri (të financuara nga BB gjithashtu), për transportin dhe zhvendosjen e mbetjeve pas shkatërrimit.

    Më 3 prill 2007, fshatarët u njoftuan se do t’u prisheshin shtëpitë. Atyre u ishin dhënë pesë ditë të apelonin në gjykatë, dhe ata e bënë, por Policia Ndërtimore nuk priti për vendimin e gjykatës. Ata rrethuan policinë - gjatë katër ditëve, duke nisur më 17 prill - prishën banesat, mes skenave prekëse me klithma dhe qëndresë.

    Sipas hetuesve, të shpronësuarve u ishte thënë se ata duhet të gëzoheshin, sepse së shpejti BB do t’u ofronte shtëpi dhe stil jetese më të mirë.

    Përderisa bordi i BB ishte garantuar gabimisht se nuk do bëheshin prishje pa marrëveshje zyrtare, natyrisht që në horizont nuk kishte shtëpi të financuara nga BB. (Për më tepër, raporti thotë se BB nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar viktimat e shkatërrimit.)

    Shkatërrimi i banesave shkaktoi një stuhi në medien shqiptare dhe parlament - nëse jo në Uashington - me politikanët që deklaronin njëri pas tjetrit se ishin të paligjshme sipas ligjit shqiptar.

    Megjithëse nuk ka prova se aprovimi i BB u përdor për përfitim privat, dyshimet kanë qarkulluar në gjithë vendin që prej kohës së shkatërrimit. Nga ana tjetër, qeveria është munduar të fshihet pas BB.

    “Prishja ishte detyrim për shkak të projektit të BB për zonën”, - këmbënguli në parlament ministri i Transporteve. “E kërkonte Banka.”

    Në anën tjetër, Vangjel Dule, një politikan që përfaqëson Jalën në Kuvendin e Shqipërisë, ka argumentuar se prishja u bë në emër të interesave të biznesit afër me kryeministrin Berisha. Berisha dhe dhëndëri i tij, Malltezi, i kanë mohuar akuzat.

    Menaxhmenti i BB këmbënguli atë kohë (dhe e përsëriti para inspektorëve), se nuk kishte lidhje “direkte apo indirekte), mes projektit të Bankës dhe prishjes. Por paneli gjeti një lidhje direkte në financat e bankës për vëzhgimet ajrore dhe përshkroi rolin e projektit “shtrim rruge” për prishjen - për të cilën tha se ishte edhe shkelje e politikës afatgjatë të Bankës kundër “rindërtimeve të pavullnetshme”.

    Në maj 2007, dy javë pas shkatërrimit, BB dërgoi një “mision për grumbullim faktesh” në fshat. Por ekipi nuk foli me asnjë banor të prekur dhe raporti për menaxhmentin e lartë në Uashington nuk përmendi asgjë nga zhurma në mediet lokale (shqiptare), dhe parlament.

    Raporti e fshiu edhe rolin e Malltezit në përfshirjen e policisë shqiptare për shpronësimin. BB përgatiti një deklaratë shtypi për të sqaruar akuzat për lidhje të saj me prishjen, por pastaj vendosi të mos e publikojë.

    Pastaj, më vonë, zyrtarët e Bankës u përpoqën të mbulonin gjurmët me bordin e agjencisë.

    Në shtator 2008, rreth 17 muaj pas shkatërrimit, menaxherët e Bankës shkruan “corrigendum” (korrigjim), në retrospektive të PAD - ku deklarojnë se qeveria shqiptare nuk ra dakord me moratoriumin e prishjes dhe një pretendim i tillë ishte përfshirë “pa dashje” në PAD e vitit 2005.

    “Korrigjimi” iu dërgua me urgjencë bordit të drejtorëve, para se paneli i inspektimit të nxirrte raportin e ashpër.

    Por, çuditërisht, në korrigjim nuk ishte dhënë shpjegim racional se çfarë kishte ndodhur gjatë tre viteve, që raporti i paralajmëronte se mund të “vendosin një precedent shqetësues shumë serioz” për të ardhmen pas faktit të modifikimit të PAD.

    Korrigjimi thoshte se menaxhmenti kishte informuar panelin për keq-paraqitjen në PAD. Por edhe kjo ishte e pavërtetë, sepse vetë panelit iu desh “të bënte përpjekje të mëdha për të mësuar rreth keqparaqitjes.”

    I pakënaqur për ta lënë me kaq, Këshilltari i Përgjithshëm në detyrë, Scott White, nxori një shkresë zyrtare për bordin në emër të presidentit të bankës, Zoellick, pak javë para se paneli të dërgonte raportin te bordi.

    Letra e White e formuluar me kujdes, pranon disa probleme, ndërsa zvogëlon rëndësinë e tyre. Ai tha se kishte kryer hetimet e tij për incidentin, përfshi intervista me 20 anëtarë të stafit, dhe konkludoi se arsyet pse PAD e paraqitur në bord nuk ishte korrigjuar asnjëherë në atë kohë “mbeten të paqarta dhe jo të shpjeguara plotësisht.”

    White vazhdoi të shpjegonte arsyet e mundshme për mospërfshirjen e informacionit fals dhe vendimin misterioz për të mos e korrigjuar atë edhe pas tre vjetësh si rezultat të “gabimeve” ose “konfuzionit gjerësisht të përhapur”, ose “ndërrimit të stafit”, ose “mungesës së përvojës së stafit”. Në një moment ai argumentoi se një faktor kishte qenë plani i pushimeve të anëtarëve kyç të stafit (përfshi vetë atë), në momente kritike, duke ua lënë vendimmarrjen vartësve.

    Një mundësi që White dukshëm nuk e mori në konsideratë ishte që informacioni mund të ishte falsifikuar qëllimisht dhe korrigjimi ishte fshehur qëllimisht.

    Nga ana tjetër, ai pranoi që PAD fals mund të ishte “maja e ajsbergut në lidhje me besimin që drejtorët mund të kenë përgjithësisht te PAD, sepse ato janë dokumentet kryesore ku ata mbështeten për të informuar për vendimet e projekteve.”

    Si përfundim, White tha se kishte “mundësi për erozion të besimit në afat të gjatë“ nëse sjellja e Bankës në rastin e Jalës nuk “adresohet direkt”.

    Fatkeqësisht, Banka nuk jep shenja se po adreson gjë direkt, të paktën jo publikisht. Në vigjilje të zbulimit të Jalës dhe dëmtimit të marrëdhënieve të saj me bordin, zyrtarët e Bankës dhanë informacionin më pak të mundshëm dhe ketë e dhanë, pasi u publikua raporti i panelit.

    “Janë bërë gabime, - tha Banka në një deklaratë këtë javë dhe, - po merren në konsideratë mënyrat e trajtimit të dëmeve të të prekurve.” Dhe shton: “BB është e shqetësuar për gabimet e bëra nga menaxhmenti dhe stafi në kontekstin e projektit. Në përputhje me proceset tona të brendshme, Banka po shqyrton veprimet e stafit të saj dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrë veprimet e duhura.”

    Ndërkohë, në Shqipëri kryeministri Berisha akuzoi hetimin e panelit të Bankës si sulm ndaj qeverisë së tij me një raport “plot falsitete që burojnë nga rivaliteti i brendshëm i grupeve të caktuara brenda BB.” Ai shtoi se projekti dhe qeveria e tij vepruan me mençuri për të shmangur kontrollin e bregdetit në jug të Shqipërisë nga një “mafie trojesh” e paidentifikuar.

    Pastaj Berisha shkoi në Uashington për një seri takimesh me zyrtarë të Bankës dhe politikanë amerikanë. Mes të tjerave, ai mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve më 5 shkurt, ku foli presidenti Obama, dhe pati edhe takime me zv/presidentin, Biden, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton dhe senatorin republikan, John McCain.

    Po bordi i BB? Ai do të mblidhet më 17 shkurt për të diskutuar raportin e panelit dhe përgjigjen e zyrtarëve të menaxhmentit. FOX News ka mësuar se Departamenti i Integritetit Institucional i agjencisë ka nisur një hetim të vetin për korrupsion të mundshëm brenda projektit shqiptar. Ndërkohë, presidenti i BB, Zoellick, është i mendimit se Banka duhet të shpërndajë më shumë pará në favor të të shpronësuarve në botë. Në një artikull në gazetën “Financial Times” më 25 janar, ai bëri thirrje për “Një epokë përgjegjësie” që do të përfshinte vendet e zhvilluara të jepnin rreth një për qind nga paketat e tyre ekonomike për të varfrit e botës.

    “BB mund të menaxhojë shpërndarjen e parave me OKB dhe bankat rajonale të zhvillimit”, - shkruante ai. “Ne mund të përdorimin mekanizmin ekzistues për t’i shpërndarë fondet shpejt dhe me fleksibilitet, të mbështetur nga monitorues që paratë të shpenzohen si duhet.” Ai ka të drejtë për shpejtësinë të paktën. Banka aprovoi një kredi tjetër prej 20 milionë dollarësh për Shqipërinë më 6 janar, me synim për përmirësimin e qeverisjes dhe shërbimit publik, sipas një portal biznesi në Ballkan. Detajet e asaj kredie nuk janë bërë ende publike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 09-02-2009 më 20:27

  7. #107
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    O Dajt kete artikullin duhet ta vendosje tek temat kryesore ta lexojne te gjithe

  8. #108
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja nje nga fytyrat qe ka trasheguar salis nga e kaluara komuniste ... nomenklaturiste ... sigurimse ... qe e ndjekin is hije dhe ia trazojne gjumin ... i zene peng prej klanit kapo-gjonaj

    jo nga brerja e ndergjegjes (ajo nuk ekziston tek ai) ... por nga diskreditimi total ... largimi i pashmangshem prej karriges ...

    dem i pallogaritshem ndaj vendit ... njolle e paperseritshme ne


    TemA

    Hysen Shoshori, njeriu që akuzon Berishën
    Nga Lorenc Vangjeli, Revista “MAPO”

    “Shoshori?!! Kush është ky? ...Për këtë person që thoni, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare”. Njeriu që flet është Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë. I sapokthyer nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, më 2 shkurt, zoti Berisha dha një përgjigje të llojit të vet për një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë karrierës së tij politike: ka qenë dëshmitar në një gjyq politik që dënoi me vdekje Hysen Shoshorin, një qytetar tiranas i akuzuar për terrorizëm, agjitacion e propagandë dhe përvetësim të pasurisë socialiste në vitin 1975. Një vendim që u pezullua pastaj nga Plenumi i Gjykatës së Lartë dhe u shndërrua me 25 vjet burg. Vetë Shoshori, në një intervistë të tij të vitit 2002, pohon të njëjtin fakt dhe shënjon zotin Berisha si një nga dëshmitarët kundër tij në proces. Por dhe shumë vite më parë, bazuar në dëshmitë e bashkëvuajtësve të tij, që në dhjetorin e vitit ’90, kur Berisha nisi të shfaqej publikisht e më pas, Shoshori e konsideronte atë si pjesë e mekanizmit që e fundosi në fatkeqësi.

    Revista “MAPO” ka mundur të sigurojë disa materiale autentike të kohës dhe fillimisht afron për publikun dy vendimet e gjykatave komuniste, atë të gjykatës së Tiranës dhe të Plenumit të Gjykatës së Lartë. Dy dokumente, të cilat, duke ndjekur këshillën e kryeministrit për të zbuluar, nëse është apo jo i dënuar në kohën e komunizmit Hysen Shoshori, i japin përgjigje asaj: Po! Shoshori është një i dënuar politik. Pjesa tjetër, nëse Berisha ka qenë apo jo dëshmitar i akuzës komuniste kundër tij, është ende për t'u verifikuar. Nga njëra anë është dëshmia e vetë viktimës dhe e bashkëvuajtësve të tij të shumtë, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri më tani nuk është bërë publike. Nga ana tjetër, është mohimi i kryeministrit. Një mohim, që të paktën në një nga dy pikat e tij është i pasaktë: viktima Shoshori ekziston dhe është i burgosur politik. Madje, në listat e ish-të përndjekurve që janë publikuar rreth një muaj më parë, emri i tij figuron me numër rendor 1 për të marrë dëmshpërblim për ditët e burgut, në masën 8 milionë lekë.

    Akuza ndaj akuzatorit të zakontë?

    Në fakt, nuk mund të vinte në ditë më të keqe për zotin Berisha. Menjëherë mbas miratimit të shumëdiskutuar të ligjit për lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah të përcaktuar Uashington, Bruksel, Strasburg drejt Tiranës zyrtare, Erion Braçe, deputeti luftarak socialist e akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin se ka qenë autor i një denoncimi politik ndaj një qytetari shqiptar që u dënua me vdekje nga regjimi i dikurshëm. Prova që Braçe demonstroi në Kuvend ishte gazeta “Plaga”, numri i saj i dytë dhe edhe i fundit - botimi i saj u ndërpre - organ i shoqatës së të ish-të përndjekurve politikë. E botuar më 22 maj të vitit 2002, tirazhi modest i saj nuk mundi as të dalë në qarkullim, sepse u asgjësua në rrethana të dyshimta. Zëra të pakonfirmuar pohojnë edhe se trajtimi i gazetës në këtë mënyrë erdhi si rezultat i një “aleance fluide” mes të akuzuarit të sotëm dhe një pjese të pushtetit të djeshëm të socialistëve. Vetë botuesi i saj, Skënder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndërgjegjes, një vit më pas u arrestua dhe bëri burg mbas një procesi dhe akuze të dyshimtë për favorizim prostitucioni.

    Hysen Shoshori atëherë përgjigjej: “Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja, të cilët bënin dëshminë të frikësuar dhe pa më parë mua. Në mendje më mbeti vetëm njëri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup i gjatë dhe energjik, me hap të sigurt u paraqit për të dëshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallës: “...ky njeri është armik i betuar i partisë, prandaj duhet varur në litar”!

    Sipas Shoshorit në 2002 e sipas Braçes në 2009, ky njeri ishte Sali Berisha. “Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për të arritur në majat e hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejt në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha”, - pohonte vetë Shoshori. Pikërisht njeriu që vetë Berisha i vë në dyshim ekzistencën

    ...

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    josif .. sa poshte ke rene mo..

    sipas shoshorit qe ska goj me fol e sipas braces qe dihet kush eshte ..po vjen ti e po na shet pallavrat e ketij vangjelit te ramizs alise e te bollinos se komorres..
    po kush i ndalon keta mafiozet e braces te nxjerrin letrat e gjyqit.. askush vec ajo qe e dine se e kan shpifje te radhes..
    sa te gjate e energjike e malsore ka shqiperia o josif.. po sdo te thote se quhen te tere sali berish..
    kaq qesharak jini bere.. sa me mire shkoni gjeni vend e futini ato surrate te felliqur.. tere ju qe kini zbuluar sheshorin..
    lol..

    kulmi se as vet nuk e besoni kte shpifje qe prokllamoni.. gjat ktyre dekadave..
    te fort jini qe pertypni kaken e te dh.jerat nga goja qe nxjerr erion bracja.. tki plesht enverist i felliqur.. e nderlidhes i dondollakve e altin arapve..
    turp.. te kini..





    berisha ecen perpara ashtu si e do e mira e popullit..
    plasni o te varur akoma nga operativet..


    --

    Banesat, kredi per 3 mije familje

    E Marte, 17 Shkurt 2009


    Fatjona Mejdini

    Kredi te buta per 3 mije familje, te cilat jane te strehuara me qera ne banesat e ish-pronareve. Nderkohe qe keto banesa do te lirohen, do te vihen ne dispozicion te pronareve, ne kuader te kthimit dhe kompensimit te pronave. Nje lajm i tille eshte bere i ditur nga kryeministri Berisha, teksa njoftoi diten e djeshme se "tre mije familje, te cilet kane zene shtepite e ish-pronareve, do t'iu jepet kredi nga ana e qeverise si shkembim, per te liruar shtepite ne te cilat banojne aktualisht". Ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se, ai tha se ishin pergatitur te gjithe dokumentet qe do t'i mundesonin banoreve te ketyre shtepive kredi, ne menyre qe ata te lironin shtepite per te cilat ishte marre vendimi, qe i perkisnin ish-pronareve. Vendim te cilin ka kohe qe te shpronesuarit e prisnin me insistim, qe te zbatohej dhe qe jo pak kishte shkaktuar konflikte me "bujtesit" e perkohshem, te cilet paguanin qerane per vite me radhe ne buxhetin e shtetit. Kryeministri Berisha deklaroi se ky vendim, i cili pritet te kaloje se shpejti ne qeveri, do te permbushe nje tjeter zotim elektoral te bere ne vitin 2005 per kete ceshtje. "Ky eshte nje zotim elektoral tashme i realizuar, per te cilin jane marre te gjitha masat dhe zbatimi i tij do te filloje sa me shpejt, pasi gjithe dokumentacioni perkates tashme eshte gati", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me kete vendim, i cili pritet te zbatohet se shpejti. Ne lidhje me ceshtjen e pronesise sipas Berishes, qeveria po perpiqet te bej ate cfare mundet per ish-pronaret. Sipas Berishes, ndonese ceshtja e pronave ne vend eshte nje ceshtje e komplikuar, qeveria do te zgjidh te gjithe ato probleme, te cilat i ka kompetencat per t'i zgjidhur ne menyre sa me te shpejte. "Qeveria po perpiqet qe t'u jape nje shtytje para problemeve te pronesise, ndonese jane probleme te komplikuara", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Ne te gjithe vendin ndodhen rreth tre mije familje, te cilat jetojne ne shtepi qe kane rezultuar si prone e ish-pronareve. Ministria e Puneve Publike,Transporteve dhe Telekomunikacionit eshte institucioni i cili do te lidh edhe kontrata me banka te ndryshme te vendit, ne menyre qe keto familje te paguajne kredi me keste shume te uleta per te blere shtepi te reja, ne menyre qe te lirojne shtepite e ish-pronareve. Nga kjo Ministri, pritet qe pervec sigurimit te bankave per kredite, te vendos edhe kriteret mbi baze te se cilave, keto familje do te munden te marrin kredi. Ne te njejten kohe, afati i shlyerjes se kredise per secilen nga keto familje, do te varioje nga 10 deri ne 20 vjet. Ne kete menyre, pritet te paguhen edhe kredite per familjet e tjera, te konsideruara si te pastreha ne te gjithe vendin, duke paralajmeruar ne kete menyre pajisjen e ketij kontingjenti te pastrehesh me banesat e tyre, nepermjet kredive te buta.

    kj

  10. #110
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    brar, me keto "komentet" e tua verteton se sa prezente dhe aktive jane monstrat e krijuar nga sigurim nomenklatura ...

    tjeter, tregon se sa i ngerthyer eshte salis nga punizmi, se sa vegel e bindur dhe e pershtatshme eshte per ju salis, te cilin e denigroni per dite, duke e shperfytyruar perhere e ne maksimum, por gjithsesi ben punen tuaj mafio-publicistike ... per te mbuluar "bemat" tuaja ne kurriz te Shqiptarise, lirise, demokracise ... vlerave ...

    lugeter e laneter ... je anti-vlere, bre brar ...

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •