Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 144
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Duhet frymemarje e re ne PD, qe te rilinde shpresa ne Shqiperi..

    Një kujtesë demokrate për zgjedhjet në PD
    » Vendosur: 25/02/2009 - 09:07
    • Besnik Mustafaj

    Javët e fundit, duket se faza e parë e fushatës zgjedhore në Partinë Demokratike po shkon drejt përmbylljes së saj. Siç e kemi marrë vesh nga mediat, në mjaft rrethe janë zhvilluar madje tashmë edhe konferencat e janë zgjedhur kryesitë e kryetarët. Bukuri! Në shumë rrethe të tjera, siç kemi mësuar po nga mediat, dhe shyqyr që janë mediat, këto konferenca do të zhvillohen në ditët në vazhdim, çka do të thotë se edhe atje janë caktuar përfundimisht kandidatët konkurrues. Me këtë rast është shfaqur një shkelje tjetër e rëndë e statutit të Partisë, po i thosha një miku të vjetër, i cili nuk e ka pëlqyer asnjëherë të përfshihet në partira, por ka votuar gjithmonë për ne, demokratët, qysh nga viti 1991. Ai më pa me një shprehje të madhe çudie dhe rrudhi vetullat plot keqardhje për mua. Sipas tij, unë që e përmendja kaq seriozisht statutin, isha budallallepsur fare. Përtej ironisë së tij miqësore, apo se ndoshta vërtet jam budallallepsur ca, vazhdova t’i shpjegoj se në statutin e Partisë Demokratike janë të përcaktuar shumë qartë procedurat, që duhen ndjekur për emërimin e kandidatëve, që hyjnë në garë për funksionin e kryetarit të degës së Partisë.
    Në përputhje me këto procedura, propozimet e shumta, të dala nga militantët gjatë mbledhjeve zgjedhore nëpër seksione, apo edhe të vetëshpallura, siç ishte shembulli im, bashkohen në Kryesinë Qendrore të Partisë dhe seleksionohen me kujdes, në mënyrë që gara të përqendrohet te kandidatët më cilësorë. Statuti, por edhe dokumentet e tjera të rëndësishme të Partisë, sqarojnë mirë edhe se çfarë kuptohet me cilësi të kandidatit për kryetar të degës. Kjo marrje e përgjegjësisë kolegjialisht e me transparencë nga ana e Kryesisë së Partisë për seleksionimin e listës së kandidatëve garues për kryetar të degës është e dobishme jo vetëm për t’i dhënë peshë garës, por edhe për t’i qetësuar edhe ata që mbeten jashtë garës, të cilët binden se vendin në listën e ngushtë nuk e kanë zënë për arsye parimore, në interes të organizatës sonë politike dhe jo se nuk i ka patur me sy të mirë njëri apo tjetri nga delegatët e Qendrës. Rrjedhimisht, në mbyllje të procesit, dega është përsëri e kompaktësuar dhe e vitalizuar për të hyrë me besim të ri në betejën elektorale kombëtare, që kemi përpara.
    Ndërkohë që rezulton se as për konferencat e zhvilluara tashmë dhe as për ato që priten të zhvillohen së shpejti, Kryesia e Partisë nuk ka marrë fare mundimin të mblidhet. Gabim i rëndë, i mëshova unë zërit, si për t’ia përforcuar mbështetësit tonë përshtypjen se isha budallallepsur. Është nxjerrë kështu jashtë funksionimit një nga institucionet më të rëndësishme të Partisë e që është Kryesia e Partisë, ku presupozohet se është e përqendruar pjesa më cilësore e elitës politike demokrate. Për pasojë, është shmangur gjykimi kolegjial rreth kandidaturave të mundshme, duke u zëvendësuar ky gjykim kolegjial me përzgjedhjet subjektive të një grushti të vogël drejtuesish të shquar, që do të thotë se i është hapur fushë e lirë veprimi klientelizmit dhe klaneve të dy a tre vetave me poste të larta në Parti. Rrëqethemi pastaj kur shohim në faqet e para të gazetave, me tituj të mëdhenj, se atje, ku shkon ndonjë i deleguar si puna e Sokolit (Olldashi), mbështetësit e kandidatit të pëlqyer nga Qendra dhe mbështetësit e kandidatëve të papëlqyer nga Qendra, nxjerrin deri edhe koburet kundër njëri-tjetrit. Zot na mbro nga të deleguar të tillë, që i fryjnë sherrit midis militantëve me shpresën se kështu mund t’i sundojnë! Militantët i binden argumentit që vjen nga hierarkia partiake dhe jo urdhrit. Shtrirja e klientelizmit dhe klaneve deri në degët e rretheve i bën një dëm të pandreqshëm partisë, sepse mbart tharmin e përçarjes së partisë në bazë në një moment veçanërisht delikat, siç është periudha para zgjedhjeve parlamentare.
    Kjo mënyrë jo institucionale dhe jo statutore në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të degëve nëpër rrethe cenon gjithashtu rëndë një nga parimet më themelore, mbi të cilin mbështetet demokracia e brendshme e Partisë e që është parimi i konkurrencës. Vetëm Kryesia e Partisë e ka tagrin të gjykojë e të vendosë mbi vlerat e reja dhe kontributet e mëparshme që mbart secili nga të propozuarit e bazës për të drejtuar degën, si edhe të shprehet në mënyrë zyrtare e me transparencë për përputhshmërinë e secilit kandidat me standardet që shtron koha dhe objektivi ynë i përbashkët politik për drejtuesit lokalë të Partisë në katër vitet e ardhshme. Shmangia e konkurrencës së ndershme dhe doemos transparente largon vetvetiu njerëzit e aftë nga Partia Demokratike dhe u çel rrugën servilizmave dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme, të cilat e zvetënojnë kuptueshëm autoritetin e Partisë Demokratike tek elektorati i gjerë. Ky është një mësim i vjetër i politikës, të cilin duhet ta rrënjosin në kokë edhe udhëheqësit e rinj.
    Por ka edhe një të keqe tjetër të madhe kjo, që ka ndodhur këto tre vjet e gjysmë me ne, demokratët, dhe për më keq vazhdon të ndodhë. Shmangia e debatit të shëndoshë në Kryesinë e Partisë dhe në Këshillin Kombëtar rreth personalitetit dhe kontributit politik në dinamikë të pushtetarëve tanë në të gjitha nivelet, u ka krijuar shpesh e më shpesh këtyre pushtetarëve një sjellje apolitike, që nuk do të thotë medoemos se ata u bënë sakaq nëpunës të mirë civilë. Ky takëm zyrtarësh ka fituar rëndom një sjellje hibride, e cila tamam-tamam nuk i shërben kristalizimit dhe forcimit të rolit të politikës në ndërtimin e shtetit ligjor, nuk i shërben as konsolidimit të administratës publike si trupë thelbësore në funksionimin e shtetit ligjor. Ata që e mendojnë politikën si dituri, e dinë se apolitizmi dhe depolitizimi janë dy koncepte krejt të ndryshme e madje, në shumë aspekte, apolitizmi vepron si një sëmundje ndaj depolitizimit. Funksionarët në fjalë kanë ardhur në poste në sajë të fitores tonë në zgjedhjet politike të 3 korrikut 2005. Por politika për ta identifikohet me një apo dy drejtues të lartë të PD-së, ndaj të cilëve përkulin kurrizin deri në tokë, po të jetë nevoja. Strukturat politike të PD-së për ta, siç duket, as nuk kanë patur e as nuk kanë kurrfarë vlere. Ndërkohë, ndaj atyre që kanë poshtë vetes dhe ndaj hallexhinjve, ligjërojnë sikur ta kishin fituar atë post me konkurs të pastër. As njërën dhe as tjetrën nuk e bëjnë mirë dhe as me sinqeritet, që do të thotë se as programi politik i PD-së nuk realizohet me efektivitet përmes tyre dhe as statura e nëpunësit civil nuk rritet. Ky hibrid i servilizmit me arrogancën prodhohet pikërisht kur institucionet politike, siç janë instancat e partisë, përjashtohen nga marrja e përgjegjësisë mbi vlerësimin e njerëzve të promovuar në pushtet përmes politikës. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nga institucionet politike të PD-së është një detyrim jo vetëm ndaj militantëve të kësaj partie, por ndaj gjithë shoqërisë, sepse kjo parti, në fushatën e saj elektorale, është angazhuar përpara gjithë shoqërisë dhe kështu do të angazhohet përsëri me 28 qershor. Këtë realitet të degraduar kishte parasysh, me sa duket, ai votuesi ynë i pa parti, kur më tha se, duke iu referuar me aq këmbëngulje statutit, po tregoja se isha budallallepsur fare. Ky votues përmbledh një masë qindra mijë zgjedhësish shqiptarë, të cilët e kanë dhënë besimin e tyre për Partinë Demokratike dhe vazhdojnë ta japin para së gjithash pse kanë parë aty një bashkim njerëzish me parime. Ne, demokratëve të zgjedhur, nuk na lejohet t’i zhgënjejmë ata pikërisht tani, kur ne dhe Shqipëria kemi nevojë për besimin e tyre më shumë se kurrë. Dhe, siç tregon shembulli që solla, ata po na vëzhgojnë me vëmendje.
    Megjithatë, unë po vazhdoj në budallallëkun tim. Parë në kontekstin aktual të fushatës ku jam përfshirë, do të thosha se shmangia e debatit të shëndoshë dhe parimor në Kryesinë e Partisë dhe, pse jo, edhe në Këshillin Kombëtar, rreth personalitetit të kandidatëve, ndikon dashje pa dashje në topitjen e debatit edhe në konferencat e degëve. Njerëzit seriozë e besojnë si të dobishme këshillën e të parëve tanë, se duhet folur aty ku të dëgjojnë. Dhe militantët demokratë janë njerëz seriozë. Pra, debatet në strukturat lokale të Partisë do të kishin vlerë, në qoftë se problematika e shtruar aty nga anëtarët dhe të zgjedhurit, do të trajtohej me një cilësi të re, natyrisht më të lartë, në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e Partisë, me qëllim që të nxirreshin përfundime realiste dhe perspektive në shërbim të përmirësimit të punës së krejt Partisë për katër vjetët e ardhshme. Kur në selinë qendrore mbretëron heshtja, atëherë edhe demokratët poshtë mbyllin gojën ose edhe më keq: kthejnë shpinën e mbyllen në hallet e tyre vetjake. Këta të fundit kanë filluar të quhen demokratë të zemëruar. Jo gjithmonë heshtja është flori. Kërkesa, që po shtroj unë tani, është fare minimale, shumë larg nevojës së pranuar për reforma të thella brenda Partisë Demokratike. Por, reformat fillojnë pasi është shteruar mirë mundësia për rezultat, që jep sistemi i tanishëm organizativ i partisë. Kjo mungesë komunikimi nëpër të gjithë sistemin vaskular, doemos që dobëson zemrën e forcës politike, në të cilën ne jemi bashkuar, që do të thotë se rrezikon të cenohet fuqia, me të cilën ne duhet të shkojmë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe të fitojmë. Sepse duhet të fitojë kjo maxhorancë edhe një herë. Mjaft të kujtojmë mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Tiranës, për të kuptuar se çfarë metode qeverisjeje do të instalonte në qeverinë shqiptare një ngjitje atje e Edi Ramës. Me ç’na panë sytë, kemi të drejtë të gjithë të trembemi për të nesërmen e vendit tonë. Në të vetmin rast që u detyrua të përballonte një situatë të tendosur politike, Edi Rama na tregoi se jo vetëm nuk është bartës i ndonjë politike të re, por nuk është as në parametrat e asaj që ai e quan politikë e vjetër. Ai thjesht nuk ka asnjë lidhje me politikën, e tillë siç kuptohet dhe kërkohet politika në demokraci. Ne e pamë atë mirëfilli si një kapo, që rri në këmbë kur të tjerët rrinë ulur dhe i bën hesapet me gishta, kur të tjerët votojnë me kartonë.
    besnik@afalc.org

    ..spostimi dhe eliminimi i diktatures ne parti do te sjelle nje bum te vertete te energjise qe do te pasohet me nje rilindje te shpreses..
    ..femijet u rriten..te rriturit u bene burra..burrat u pleqeruan..pleqte kane ndruar jete..VETEM PARTIA DEMOKRATIKE NUK E NDRYSHON UDHEHEQESIN ..sepse..VETEM ZOTI MUND TA ZBRESE ATE NGA KALI..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 25-02-2009 më 19:52

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e kam idene se si funksionon PD-ja neper degeza dege e ne qender..
    me aq sa kuptoj nuk ka aq jete partie..
    dikujt nuk i intereson edukimi i antareve..
    pa antar te edukuar me kulture humaniste apo demokratike nuk ka si te ket parti te mire demokratike..
    ed paloka thosh nje dizaj ne tv..se.. ska zog ku..ve qe i kap ne telefon ata demokratas qe jan bere zyrtar shteti..

    pd duhet ta arsimoje antaresine me eksperiencen e partive europiane.. por dhe me eksperiencen e partive te keqija.. qe te din cka eshte mire e cka keq..
    duhet mesuar..psh..nga ppsh-ja.. se si e mbante te fort dikur organizimin.. apo informimin e brendeshem..etjetj..
    sdi cte them.. skemi eksperienc ne kto gjera..
    as ktej jashte skemi lidhje me partite e ktyre qe me i pa si mbahen e si u funksionon puna..
    per mustafen do desha qe ai.. ne se eshte burre..ta lere tiranen ca kohe e te vesh opengat e der me der ne tropoje.. e te pajtoj gjakrat e sherret qe po e han kte nahije.. qe eshte "bejrutizuar" tash 18 vjet..
    ska aq nevoje Pd ..dega-Tiran per nje kryetar si besniku..

    nuk eshte mire te teprohet me tropojanizime te panevojshme..
    se bie ere PPSH-je qe e dh.jeu me terbacoizimin hysni kapoist te partise.. te ushtrise etj.. apo me korcaro-kolonjarizimin e zirave te kuadrit neper komiteto ndermarrje ministrira.. etjetj.. apo me elbasanllizimin e universiteto akademive..

    lol..

    a ma kuptoni gjuhen mua mo..
    jam novator ne terminologji..dhe shoh se shum nga brarizmat ..po zene vend dhe tek te tjere shkrues..

    qe thua ti Dajt.. me tregonte nje oficer lab.. dikur ca gjera interestorante...

    ishim tha ne nje stervitje ushtarake.. e un tha po i ngjitesha nje kodre me ca ushtar tha e po shtrija kabllo telefoni.. per te lidhur repartet qe po merrnin pjese ne stervitje..
    kur shoh tha hysni kapon me ca madhora tjere..
    po eja ktu mo shoku oficer me tha..
    u frova tha dhe e nderova..
    me tha.. ti tha do jesh tha nga brataj..besoj.. po i thash shoku hysni..
    nejse vazhdova un tha e te nesermen takoj ca shok tha.. njeri oficer artilerie..tjetri xhenjoje e tjatri tha tankist..
    e duke bere muhabet.. tha tankisti.. ore tha si shpjegohet tha qe shoku hysni tha dje sa m pa pran tankut ne stervitje me tha.. mo te kemi nga bolena ty tha..po i thash..
    u hodh oficeri artilerise.. ore tha po dhe mua tha kur erdhi tha shoku hysni.. te vend ndodhja e baterise kunder ajrore tha.. me dha doren e me tha.. ty besoj te kemi nga terbaci.. po i thash..
    e njejta kish ndodhur dhe me ate te xhenjos.. ja kish gjetur dhe atij fshatin se nga qe..
    (kuptohet un sot emrat e fshatrave dhe i sajoj se nuk i kam mbajt shenim..po rendesi ka qe fshatra vlore kishin qene.. shenim i brarit)
    e filluam tha te shprehim habi.. ne tha me njeri jatrin.. e duallem ne konkluzionin..se ..si ka mundesi shoku hysni na i gjeti se nga ishim thamë....
    dham e muarrem tha po nuk i ram ne te kesaj aftesise se hysniut per te na e gjetur origjinen tha.. ki labi oficer..
    vite me von e kuptova si kish qen puna tha..

    me sqaroj tha nji oficer i vjeter i ministrise tha kte aftesin e hysniut..
    si kish qen muhabeti..

    hysniu duke qene super shefi i kuadrit te partise e ushtrise e te terave nje kohe te gjate.. ishte dhe percaktuesi se kush do jet..komandant i x reparti.. kush do jet shef katedre ne x lloj arme ne shkoll skenderbe.. po ashtu ne shkoll te bashkuar.. e po ashtu dhe ne drejtorite e ministrise se mbrotjes..

    pra..me tha oficeri i vjeter.. tregonte ki labi.. kur te ka pare ty tha hysniu.. duke shtruar tela e ka kuptuar qe je oficer nderlidhjeje.. dhe ai tha i dinte permenc se kush ishte shefi i katedres se nderlidhjes ne shkollen skenderbe.. kush ka qene i katedres se tankeve..kush i xhenjos e me the te thash tha.. e duke i ditur me rrenj e dhemballe se kush ishin shefat ai dinte mire dhe se nga ishin..keshtu qe ai dinte mire dhe menyren se si funksiononte laberizma ne ushtri e kudo..

    pra shefi i tankeve psh ne shkolle.. ne se ishte begsi nga terbaci.. e merrte ne deg te vet.. pra u bente nder bijve te terbaciotve..duke i marre ne degen e vet..
    ai i nderlidhjes duke qene po themi nga brataj.. merrte ne degen e vet tere cunat skenderbegas qe vinin nga brataj.. e keshtu me radhe..e hysniu tha ki oficeri vjeter.. .,.mjafton te shihte se i kujt arme je oficer..e dinte tha se nga cili fshat i vlores je..tha..

    lol,,

    o po te qeverrisur kan bere..
    e kan trajtuar shtetin si oborrin e pasem te shpise..
    he me i lumte..

    ..

    nejse..

    pra besnik mustafa.. te kuptoj nje gje..se.. cuna tiranas qe mund te drejtojne degen pd-iste te tiranes..gjen me thas..
    kurse burra me kulture qe mund te pajtojne..e qe mund te c'bejrutizojne tropojen e nahijet .. nuku gjen kollaj.. sepse dhe ata pak tropojane te shkolluari qe jane.. nga krahu demokrat flas.. i jan qepur tiranes..
    psh mehmet elezi.. merret me gjuhesi.. lisieni me diplomaci.. saliu me qeverri.. etj..
    meqe besniku nashi nuku ka poste..le te veje andej ca kohe.. e te beje dicka.. sepse tropojes ja ka futur sherrin ppsh-ja ( per inat te Saliut e Azemit qe ja prishen sundimin 50 vjecar) aq thelle.. aq thelle sa sdo kene kurre fund.. vrasja pabesia e pritat.. e klanet mafioze..

    pra mustafen atje do kisha qejf ta shoh.. ne se do te mbetet ne histori per dicka.. se pallavraxhij ne tiran ka me kuintale..

    mo u lodh shum thuaj me statute te leshit..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-02-2009 më 20:55

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Personale per Brarin..jashte teme..

    ..Brari..e urrej ne kulm karakterin e Berishes..nisem vetem nga fakti se si ai, si nje ishkomunist (ashtu si une dikur) nuk u terhoq dhe te linte udheheqjen e Partise Demokratike ne dore te cilitdo, por jo ne dore te tij si nje ishkomunist.
    Nisem nga eksperienca ime personale, une u terhoqa ne thellesi dhe me vinte turp qe kam qene aq shume naiv dhe i besueshem dhe nuk merrja kurre kurajo dhe nuk marr kurajo tani qe te mesoj te tjeret ne politike . Une vetem shfryj dufin kunder atyre qe mendoj se jane hipokrite ne kurriz te njerezve te thjeshte dhe qe i besojne. Sala eshte egzemplar i rralle i hipokrizise. Mendim im eshte i krijuar vetem nga fakti qe, ai burri, asnjehere nuk ka kerkuar publikisht ndjesen e te qenit komunist.

    E urrej, ate burrin, dhe me neveriten te gjithe servilet dhe lakejte qe i vine rrotull dhe e mbrojne.

    Kurse ti, Brari,ti je ndryshe.

    Ketu ne kete forum, ti je mbrojtesi me fanatik i atij burri por megjithate ne kete forum ti je me i miri je tamam si ..qershia mbi torte.. Brari, ne se do te vleresoj nga horizonti qe demonstron ne shenimet dhe diskutimet e tuaja , je per tu respektuar. Ne se do te vleresoj nga kultura dhe stili i te shkruajturit je..nuk hezitoj ta them me bindje te plote ..je i pa-arriteshem..dhe i pa-perseriteshem.
    ..eshte e vertete qe je novator ne te shkruajtur..shume jane munduar dhe mundohen qe ti afrohen menyres se si ti shkruan..por pa aspak-sukses..ata te tjeret, mua me perfshi, duken qe larg qe jane kopjace ne menyren se si shkruajne dhe pa eksperience ne problemet njerezore..por me deshire dhe pasion te madh qe te polemizojne me Brarin.

    Mua nuk me vjen turp qe te vleresoj vehten tamam se kush jam dhe ta krahasoj me te tjeret. Ne kete drejtim nuk marr kot kurajo qe te ngrihem perballe teje. Nuk e kam menduar kurre qe mund te barazohem me ty nga menyra se si shkruan dhe nga kultura qe disponon.

    Me vjen shume -shume keq qe e gjitha kjo energji pozitive qe ti disponon i nderuar Brari konsumohet per te mbrojtur nje karakter qe nuk mund te mbrohet dot. Fillimish kam menduar se je nje personalitet qe paguesh dhe qe paguesh mire per mbrojtjen heroike qe i ben atij burri..por kur ke thene qe nuk paguhem..te kam besuar ..dhe jam i detyruar qe te respektoj zgjedhjen tende..nuk kam menduar kurre qe, duke perfituar nga anonimati ne forum, te te lendoj ty personalisht ..edhe pse me vjen te plas qe mbron ,ate burrin

    ..dhe persa i perket diskutimeve dhe mendimeve te tuaja ne temat e tjera..
    ne se i mbledh dhe i boton ..une do te parapaguaj i pari qe te kem nje kopje..dhe do te jem shume i nderuar ne se do te ma dergosh te nenshkruaur ..nga Brari.


    ..Brari, me lejo te te them o miku im, shendet dhe gjithe te mirat kudo qe te ndodhesh..dhe mireutakofshim ne nje Shqiperi te lire dhe te cliruaur nga komunistet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 25-02-2009 më 22:06

  4. #134
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    ..Brari, me lejo te te them o miku im, shendet dhe gjithe te mirat kudo qe te ndodhesh..dhe mireutakofshim ne nje Shqiperi te lire dhe te cliruaur nga komunistet.
    Shendetin ja uroj edhe une por uroje edhe ti qe kur ta takosh ti kete hequr gradat prej salikomunisteve

    Kthehu mes nesh Brar, kthehu...!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #135
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    A Duhet Votuar Sali Berisha?

    A DUHET VOTUAR SALI BERISHA?

    Nga: Astrit Kosturi

    ... Mbas marrjes së pushtetit në 2005-ën, Berisha i rrëzuar njëherë me armë nga populli i vet më 1997, kishte filluar t’i frynte kosit. Që ditën e dytë, filloi fushatën për të çimentuar karriken dhe pushtetin e tij personal. Ai erdhi në krye të pushtetit, me slloganin e kohës për ndryshim, me kartën e luftës kundër korrupsionit dhe çmontimit të tij. Për këtë, gjeti mbështetjen e demokratëve dhe të shumë shqiptarëve, që u kishte ardhur në majë të hundës, nga korrupsioni që tashmë ishte jo vetëm fenomen, por edhe një mekanizëm i tërë, i montuar nga më të pushtetshmit e asaj kohe. Pasi i kishte trembur të korruptuarit e PS dhe të gjithë ata që s’u kishte lënë gjë pa thënë, bëri marrëveshje dhe kontrata me më mafiozët dhe kontrabandistët e Shqipërisë dhe botës. Sepse, pa tek ata fuqinë dhe forcën e mashtrimit. Sepse mendoi për pushtetin e tij personal dhe kishte vendosur që këtë vend ta bënte me maskarenjtë dhe vetëm për ata. Mjaft, që ai dhe klika e tij familjare, fisnore e klanore të përfitonte dhe të sundonte pa telashet e premtimeve të bëra. Paralelisht me strukturat e PD, u ngritën dhe dolën haptazi, njohjet personale, lidhjet klanore, fisnore e korruptive, që nga qëndra deri në bazë. Në çdo hallkë dhe pranë tij u vunë besnikët dhe servilët, të fortët dhe ata që ulërinin më shumë. Nyja gordiane ishte zgjidhur sheshit me pazare e dallavere, që përbënin energjinë e linjës informale dhe abuzive. Ata që mbetën të humbur ishte populli, ata që mbetën të fyer, të tallur e të tradhëtuar, ishin demokratët e thjeshtë, baza e Partisë Demokratike. Veçanërisht demokratët që kishin pritur aq shumë për një kohë të gjatë, nga lideri dhe partia e tyre. Bile, po të bëheshin mirë punët, demokratët, përësëri do të kënaqeshin teksa do të shihnin kauzën dhe idealin e tyre të materializuar, të bërë realitet. Por, edhe kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, në këto katër vjet, pamë në krye të “punëve”, përsëri ata, të korruptuarit dhe realisht të zhytur keqas në pisllëk, të jenë miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të tyre, duke e bërë situatën dyfish më të keqe. Karshillëku i tyre dhe pozicioni ynë në rolin e të zhgënjyerit dhe të viktimës, na kujton sakrificat dhe na mërzit tej mase. Sepse e shohim veten teksa kemi luftuar kot, teksa jemi bërë të këqinj dhe vetëm kaq. Kjo, jo vetëm na ka fyer, zemëruar e dëshpëruar, por edhe na ka bërë të reflektojmë në këtë prag zgjedhjesh…
    Tani ata që kërkojnë pushtet sërish, janë banda uzurpuese që nuk pyet më as për parti e as për ligj. Partia Demokratike, që për vite të tëra nuk bën analiza dhe zgjedhje në organet drejtuese të saj, që nuk ka as statut dhe as listë anëtarësh, tashmë ngjan me një ushtri të shpartalluar, e cila po vuan totalisht mungesën e demokracisë dhe rregullave për të qënë parti. Ajo është shëndërruar në një pronë e paligjshme, ku argatët që e mbajnë futen dhe hiqen nëpër lista, sipas oreksit të padronit të saj.
    Fushata e korrjeve të zgjedhjeve parlamentare po afron! Nëse kanë vendosur, të na gënjejnë përsëri me premtime, do të na habisin me kurajon, paturpësinë dhe pafytyrësinë e tyre. Ata nuk kanë më moral të kërkojnë vota, por të përgatiten për të lënë pushtetin dhe të japin llogari, siç duhet të veprohet në të tilla raste mashtrimi.
    Ndërsa, Partisë socialiste për momentin i duhej që të notonte edhe brenda pisllëkut të tyre të përbashkët, popullit që nuk i shpëton nga syri asgjë, shikon dhe vlerëson vuajtjet dyfish më të shumta. Prandaj, të dyja partitë e mëdha, duhet ta analizojnë këtë proces të fëlliqur, të ridimensionohen dhe të funkionojnë në mënyrë demokratike, pastaj të kërkojnë votë e përgjegjësi para popullit dhe kombit. Ajo, që do t’i detyrojë ta bëjnë këtë, është zgjimi popullor. Dhe... ora e zgjimit po na bën apel, për të qënë të përgjegjshëm.
    Tashmë e kemi kuptuar që hajdutërinë, mashtruesit po na e shesin në gjithë këto vite si demokraci. Dhe tallja vazhdon, teksa presim të shumëpriturën dhe aq shumë të dëshiruarën DEMOKRACI.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pizeven..

    po pate kohe na trego me shkoqur per profilin e bandes hakmarrja qe ti thua se i njeh mire..
    sipas teje ata qenkan armiq te partis punes e qe duan ti qerojne punistet..
    kjo qe tha ti eshte nje xhavahir i vertete.. ose xhixhivalle..
    po vazhdo trego.. se jam kurioz..
    dmth ti i do ..i adhuron ata cunat.. sipas asaj cfar thua..


    edhe dujsivi i adhuron.. por per arsye ambalazhi nuk e deklaron shkoqur kte megjithse nga shkrimet qe ben nga hundet i del simpatia qe ka per armiqte e berishes..qofshin ata dhe araper altina e aldo bare dondollakina..e vampire si luiz kanibalina..

    ububuja..

    kosturi..

    kam degjuar mbiemer kosturi nga shkodra.. te zbritur ne tirane moti.. qe para kohes zogit ndoshta.. por dhe nga kosova.. te ardhur nepermjet pukes ne rrethinat e durresit.. po ne koh te zogit..
    sdi se nga saktesisht jane familja kosturi qe ka ne perberje driten kosturi dhe mjekun e njohur gjinekolog kosturin.. etj..
    mirpo kostur nga gramshi tash po degjoj..
    na sqaro pak..se nga vjen fisi juaj..

    ca gjera i ke mire nga cke shkruar.. sidomos ne lidhje me situaten ne brendesi te PD-se.. qe besoj e njeh mire e nuk flet me te degjuar..
    une me hamendje e gjykoj gjendjen ne Pd sepse skam informata te sakta.. e me aq sa kuptoj.. ajo parti vuan nga mos aktivizimi i resurseve njerzore te saja..
    por votimet po vijne..
    dikujt do i jepet vota..
    e ti nuk jep ndonje alternative..vec thirrjes..zgjohuni..
    burrat kur zgjohen ashtu bertasin.. zgjohuni burra thone.. po asnjeri nuk kap tiganin te bej dicka me hanger.. e as kjo nuk eshte alternativ..
    lol..
    presin mos ndonji gru vjen e ben dicka.. per te ngrene.. se vet.. mbeten tek statusi i te zgjuarit.. nga gjumi..e kjo nuk eshte zgidhje..

    dajt..

    ai burri ai burri thua ti..
    kte shprehje e lexoj tek merua..kur fantazon per dite ne TEMA.. per nje far flamuri qe na qenka ne pd si pun sekretari..
    nuk ja di kuptimin tahmëm..kur thon beratsit..
    sigurisht qe e kuptoj se..ai burri eshte berisha.. po me shum nuk di..

    qe thua ti.. Dajt.. nuk me duket problem pse berisha na kish pas qen antar partie.. i PPSH-se e nga kjo automatikisht nuk i takoka te udheheqe nje parti demokratike..
    per vet kushtet ku kaloj vendi.. eshte krejt normale besoj un..qe anetar te ppsh-se te ishin e jene lidera ne partite e epokes pluraliste..
    ne pd ka pasur nje harmonizim shum te mire.. te lidershipit te saje..
    aty kish studente apo te sapo diplomuar..kish pedagoge te vjeter e te rinj.. kish intelektuale te shquar nga fushat e ndryshme te shkences.. nga tirana e nga rrethet.. e kish dhe ish te denuar politik nga regjimi enverist.. kish musliman e bektashij.. kish katolik e ortodoks.. etjetj.. pra me bukur ska ku shkonte.. kjo paraqitje.. ..

    nuk i kam pare asgje te keqe une kesaj strukture..
    gjithcka ne fund te fundit percaktohet nga cilesite e individeve te vecante..qe shpesh nuk varen nga "perberja politike".. apo ish feja..kur thot ai te cifti i lumtur..lol..
    kur ti Dajt.. ke thene se ke qene antar partie i ppsh-se.. un nuk jam befasuar..
    eshte sikur te thuash..se ke qene ne durres per plazh..
    ashtu ishte ajo kohe.. nje parti kishte dhe kush do behej antar.. antar ne ate parti do behej.. lol..
    sejcili nga ne qe kemi jetuar ne ate kohe.. kemi pasur o ne familje o ne fis o ne shoqeri.. antar te partise.. te se vetmes parti.. pra PPSH-se..
    dikush ka pasur fatin ti kete krejt rrethin antar partie dikush asnjerin.. dikush te perzier.. pra dhe antar dhe te "deklasuar".. e dikush nji her krejt antara e me von krejt "armiq te partise.."..
    keshtu ishte koha..
    I thash nje her tim eti.. kur jeshe kalama.. o ba me tha filani se gjyshi i fistekut ka biografi te keqe se ka qene nepunes bashkie ne koh te zogut..
    Tha baba.. degjo djal.. ne ate koh tha.. ashtu ishte.. dikush ishte kepucar.. dikush mullixhi.. dikush xhandar dikush tregetar.. e dikush qe kish shkoll behej nepunes ministrie apo bashkie.. se skish ather tha.. sekretar organizate baze as pun per shef kuadri.. apo komisar bataaloni.. lol.. pra tha.. nuk ka fisteku biografi te keqe.. perkudrazi.. jan nga familje shum e mire..
    me mbet ne mendje ki muhabet.. nejse..
    keshtu duhen pare gjerat.. edhe sot.. pra dhe pas 90-tes..

    ceshtja eshte si mendojne e si veprojne mileti pas dhjetorit studentor..qe hapi rruget..per kohrat e reja..
    aty dallohen njerzit..

    ajo qe un e kam pare si mangesi ne mozaikun e lidershipit PD-ist ka qene.. mungesa e diaspores..
    Un ahere mendoja..se do te vinin dhe nga diaspora.. shqiptare qe kishin jetuar jashte qofshin keta te llojit baz ermen.. apo arshi pip.. pra intelektualet e vjeter.. te mbetur gjalle.. ose qofshin.. te llojit.. nga bijt e diaspores te rritur jashte e te arsimuar jashte..e qe kishin punuar jashte pun me rendesi.. e qe me ardhjen e tyre do i jepnin nje fryme euroatlantike PD-se.. pra frymen kontemporane.. qe ta integronin kte parti te re.. me te rejat e dites.. nga bota.. e mbi te gjitha me e mesue pd-ne te qeverise europianisht a amerikanisht.. pra te ndertoje nje vend modern..
    Kjo nuk u be..
    Sic duket skishim pasur diaspore sic un e shok te mi kishim menduar..ose ne Pd dikush nuk u a hapi deren ketij lloji..
    Kte le ta sqaroje historia..
    Vitet shkuan..
    Tash ja ku jemi..

    Mua nuk mi vret syte fakti se berisha ka qen antar partie.. i PPSH-se.. sepse ajo ish dicka normale.. plus i shoh vepren berishes..
    askush si ai me pare apo mbas.. nuk e shkuli te keqen.. qe mbolli ajo PARTI.. pra udhehqja e saje.. ne dekada..
    Pse ta heqim?
    Ke te veme?
    Ne se duhet heq..eja te analizojme punen e tij ne kto vite.. jo qenjen antar partie..
    Pse nuk ben ai autokritik thua ti pse ishte antar partie..
    pse kerkon qiqrra ne hell..
    Fakti qe ai u cua te flase para Ramiz alise e kuadrove te tjere qe mblodhi ramizi ate nate.. perben nje akt burrerie qe i ka brenda 120 mij autokritika..
    Sepse ai kreu nje akt trimerie te pashoq..
    Ku ishin tjeret ato dite..po ne ato vite?
    Pse berisha i pengoj?
    Cfar pengese i ka sjelle organizata baze e partise ne nje nga spitalet e tiranes.. ku bente pjese Berisha.. shperthimit te demokracise.. ne vite..
    te jemi realiste..

    Pra Berisha do gjykohet per sot..

    Si punon ai..
    Ketu ne forum vetem un i bej kritika berishes..
    kusuri cfryjne.. si enverista e gjinush caushiste edviniste..
    ata skan asnje vlere ne cka thone..
    Kurse un bej analiza shpesh te punes se Berishes..
    Pse nuk e beri kte ose pse e beri..pse vuri kte e pse e hoqi ate..etjetjj..
    Por sigurisht do ta mbroj kur ai sulmohet pa te drejte..

    ne nje lagje te nje qyteti ne skandinavi.. u ka dale problem policise e zjarrfiksave..

    bandat e rrugacve.. kryesisht me origjine ..bij refugjatesh nga vendet arabo talibane.. djegin gati per nate shkolla kopshte e kende lojnash e objekte tjera.. publike..
    vijne polico zjarrfiksit te shuajn zjarret e te ven rendin.. dhe priten me bresheri guresh nga bandat rrugace..
    e si te gjykoj une tani..
    ti them. .. ik more pisa o zjarrfiksa.. ja cna bete..si e dogjet lagjen.. turp te kini..
    jo nuk them keshtu..

    un drejtoj gishtin..tek bandat rrugace..
    jini ju zjarrvenes..
    kurse po ti kem perball polico zjarrfiksit do i them..
    pse me zorra uji mjaftoheni ju..
    jo.. bandave.. duhet tua skuqni mre mullaqet me sacme.. ti lidhni me zinxhira.. ti paketoni me gjith soj e sorrollop e ti coni atje te bin ladeni.. me pamporrin me te pare..

    keshtu e meritojne..

    i degjon ti dajt ..keta 97 tshit si thone.. tash 10 vjet.. o sali te kivja nënën.. qe dogje vloren e tepelenen..
    jo mole..

    saliu ka nje faj.. qe nuk i nuhati me kohe pergatitjet e falangave enveriste.. qe beheshin gati ta percellojne demokracine e shtetin demokratik.. e ti kish percelluar ai ata me kohe..
    mirpo ai nuk mundi..

    e ta vrasim pse nuk mundi.. e ti bejme perandore te shtetit ata qe e ben 97 ten..
    jooo..
    le te dale nje alternative qe eshte me e mre se saliu.. dhe brari do ta votoje..
    po ama.. me altin e edvine.. me gjinushe e milo caushe.. brari nuku benet..
    pik..


    deri sa te dale alternativa me e mire se e saliut.. brari do mbroje saliun nga krokodilet enveriste..

    e nuk mbroj saliun.. po mbroj femijet shqiptare nga bandat causho milo gjinushe..e edvino arapo-ushe.. e aldo dado brace ushe..
    kjo eshte..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-03-2009 më 19:01

  7. #137
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Pergjigjem Per Brarin !

    I NDERUAR BRARI, PERZEMERSISHT TE FALENDEROJ!

    Kerkoje diçka rreth mbiemrit Kosturi: KOSTURI ka qene nje krahine e tere shqiptare, me qender Kosturin( tashme mbetur jashte kufijve dhe greket e quajne Kastoria). Kjo krahine ka qene e administruar nga Pashalleku i shkodres, per rrjedhoje, ka levizje te tyre ne krahina te ndryshme brenda ketij pashalleku. Shto ketu dhe levizjet per aresye luftrash dhe hasmerish!!??
    - Per sa i perket gjendjes brenda PD: Mbeshteta kete Parti qe ne fillimet e saj, sepse jam njeri qe gjithnje synoj ndryshimin. Mbi te gjitha ketu me solli, dashuria per vendlindjen time dhe urrejtja per mashtrimin dhe hipokrizine e deri atehershme. Si mund te kontribuosh per vendlindjen apo vendin tend pa u integruar ne politike?
    Dhe keshtu bera! Jo me retorike dhe patetizem, apo inekzistent siç kane bere nje pjese qe kane ia kane ndjere lezetin pushtetit, por i vendosur per te bere me te miren dhe jo karrieren si qellim. Pra, mes dilemes pis dhe me pushtet, apo pa pushtetin e dallaveres, zgjodha kete te dyten. Se çfar' pashe tek e ashtuquajtura politike dhe tek ajo sofer e dallaveres, jam shpjeguar veçanerisht tek libri im i tete "Shuplaka e fatit" dhe i fundit "Nen thonjte e djallit", qe se shpejti jane ne google. Gjithashtu, me qindra e mijera mesazhe, faqe librash, gazetash etj. u dergova "te medhenjeve", duke dhene alarmin e puçit institucional dhe te kapjes se shtetit nga abuzimi dhe informalja. Jo vetem qe nuk degjoi njeri, jo vetem qe nuk u pergjigj njeri, por me shpallen te padeshiruar. Me siguri u kisha prishur rregullin!! Kur, kjo i ndodh nje njeriu, nuk eshte asgje, por e keqja eshte se keshtu u veprua me te gjithe ata qe aspirojne demokracine e vertete.
    Çfar' te them me! Shume kam per te folur dhe treguar sepse e kam patur mbi kurriz te keqen, por ne kete korespodence me Ju dhe te gjithe ata qe u dhimbset Shqiperia, po e mbyll me kete fjali: Do kishte qene me mire te kisha takuar arushen ne folene e saj, te ciles i kane vjedhur kelyshet, se sa kete rrace njerezish te pafryre dhe te pangopur per sundim dhe pasuri. JU PERSHENDES!

  8. #138
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    I NDERUAR BRARI, PERZEMERSISHT TE FALENDEROJ!

    Kerkoje diçka rreth mbiemrit Kosturi: KOSTURI ka qene nje krahine e tere shqiptare, me qender Kosturin( tashme mbetur jashte kufijve dhe greket e quajne Kastoria). Kjo krahine ka qene e administruar nga Pashalleku i shkodres, per rrjedhoje, ka levizje te tyre ne krahina te ndryshme brenda ketij pashalleku. Shto ketu dhe levizjet per aresye luftrash dhe hasmerish!!??
    - Per sa i perket gjendjes brenda PD: Mbeshteta kete Parti qe ne fillimet e saj, sepse jam njeri qe gjithnje synoj ndryshimin. Mbi te gjitha ketu me solli, dashuria per vendlindjen time dhe urrejtja per mashtrimin dhe hipokrizine e deri atehershme. Si mund te kontribuosh per vendlindjen apo vendin tend pa u integruar ne politike?
    Dhe keshtu bera! Jo me retorike dhe patetizem, apo inekzistent siç kane bere nje pjese qe kane ia kane ndjere lezetin pushtetit, por i vendosur per te bere me te miren dhe jo karrieren si qellim. Pra, mes dilemes pis dhe me pushtet, apo pa pushtetin e dallaveres, zgjodha kete te dyten. Se çfar' pashe tek e ashtuquajtura politike dhe tek ajo sofer e dallaveres, jam shpjeguar veçanerisht tek libri im i tete "Shuplaka e fatit" dhe i fundit "Nen thonjte e djallit", qe se shpejti jane ne google. Gjithashtu, me qindra e mijera mesazhe, faqe librash, gazetash etj. u dergova "te medhenjeve", duke dhene alarmin e puçit institucional dhe te kapjes se shtetit nga abuzimi dhe informalja. Jo vetem qe nuk degjoi njeri, jo vetem qe nuk u pergjigj njeri, por me shpallen te padeshiruar. Me siguri u kisha prishur rregullin!! Kur, kjo i ndodh nje njeriu, nuk eshte asgje, por e keqja eshte se keshtu u veprua me te gjithe ata qe aspirojne demokracine e vertete.
    Çfar' te them me! Shume kam per te folur dhe treguar sepse e kam patur mbi kurriz te keqen, por ne kete korespodence me Ju dhe te gjithe ata qe u dhimbset Shqiperia, po e mbyll me kete fjali: Do kishte qene me mire te kisha takuar arushen ne folene e saj, te ciles i kane vjedhur kelyshet, se sa kete rrace njerezish te pafryre dhe te pangopur per sundim dhe pasuri. JU PERSHENDES!
    per te gjetur se nga bije kosturi nuk duhet kerkuar tek salis apo braris, as para, gjate, e mbrapa "çlirimit" apo "pas-komunizimit" ... Kosturi gjendet kollaj po te kesh njohur sado pak vepren e Fan Nolit apo Faik Konices ...

    edhe ne kohen e diktatures, ndaj e mbajti shoki enver 45 vjet, se nuk keshem ku te gjenim njeri me te mire; veç komplote e banda diversantesh, armiq pa mbarim, gjithandej; ndaj edhe analizat qe benin aliasit e braris aso kohe, ishin ne konkordance me retrospektivat qe ia kishin shkruar per ti lexuar shoki enver ne pllenume qe ndjellnin zi e mbillnin kobe ...

    edhe ne post-diktature, sado menxyra te behen, nuk e ka fajin salija, por halabakeria, sepse edukata qe kish marre ne kohen e diktatures nuk i pergjigjej situates e diçitures se rastit, qysh me rrofte presidenti alia, bashke-fajtora e bashke-vuejtesa, merimanga, çimka, piramida, banda, ngrirje-shkrirje, karrige-thier, pendestare e qendrestare, gerdecare ... Per te gjitha keto, ec e gjeni nje me te mire se salis, argumenton apologjeti i perhershem komunisto-demokratikas, braris ... te gjithe bashkepuntorat dhe ata qe ka vene kane dalur te keqinj ...

    ku ti gjej rrenjet e tua parti ... ndaj vijo e i shkruaj letra zyrtarave ... drejtuesave ...

    i ka filtruar braris perpara ... ka filluar te na dale edhe me shume auto-levdata, nga qe argumenti shterroi, sjell çarçafa gazetash, fut ca te shara, perseri auto-levdata ... rrethi vicioz bolshevik ...

  9. #139
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqip

    Gërdeci, Berisha nën akuzë
    Familjarët e viktimave të 15 marsit 2008 padisin kreun e qeverisë
    Sokol Cobo

    Trashëgimtarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit padisin në Gjykatën e Lartë, në procesin penal, Kryeministrinë. Me veprimet dhe mosveprimet e Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë procedurës së trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, nga ku zë fill gjithë kjo veprimtari demontimi, e cila ka sjellë këtë pasojë kriminale. Padia civile në procesin penal është depozituar disa javë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme, por dje është dërguar në Gjykatën e Lartë, vend ku, sipas ligjit, gjykohet një deputet dhe një ministër apo Kryeministër, si në rastin në fjalë. Gazeta "Shqip" ka siguruar nga organi i akuzës një pjesë të padisë së familjarëve. Këta të fundit deklarojnë se vdekja e njerëzve të dashur ishte pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme dhe me faj të të paditurve, dhe kërkojnë prej tyre, solidarisht, shpërblimin e dëmit nga vdekja e shkaktuar.

    Kryeministria, e paditur

    Trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit kanë paditur Kryeministrinë, si një person juridik publik, duke u bazuar në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", ku parashikohet se: "Kryeministria është person juridik, publik, që mbështet veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, të Kryeministrit, të zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Shtetit", përgjigjet civilisht, me pasurinë e saj, për shkak të miratimit të vendimit nr.138, datë 14.03.2007, që nuk arrin të rregullojë të gjithë procedurën siç parashikohet në ligj, si dhe për shkak të mosveprimit të Kryeministrit, për të siguruar zbatimin e atij vendimi. "Siç del nga aktet e administruara në dosje, Këshilli i Ministrave ka miratuar me vendimin e tij nr.138, datë 14.03.2007, procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, nga ku zë fill gjithë kjo veprimtari demontimi, e cila ka sjellë këtë pasojë kriminale.

    Megjithëse synon të ketë normuar të gjithë procedurën, Këshilli i Ministrave nuk ka arritur me atë vendim që të normojë momente të tilla si: mënyrën e përzgjedhjes së kontraktorit për shitjen e municioneve për demontim, çfarë ndodh dhe kush mban përgjegjësi nëse ai dëmton të tretët, çfarë lloj kushtesh sigurie duhet të plotësojë, a duhet të depozitojë ndonjë garanci për llogari të ministrisë në rast dëmi, pasi është një veprimtari me burim rreziku të shtuar etj", thuhet në padi. Sipas saj, të gjitha këto çështje, por edhe të tjera janë lënë pa trajtuar në atë VKM. "Edhe sikur vendimi nr.138, datë 14.03.2007, i Këshillit të Ministrave të ishte një akt krejt në përputhje me ligjin, përsëri organi i administratës publike përgjigjet për dëmet që u shkakton të tretëve. Kjo parashikohet shprehimisht në nenin 3, shkronja "b", të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999. "Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore", ku parashikohet se "organet e administratës publike përgjigjen për dëmet që u shkaktojnë personave fizikë a juridikë privatë në rastet që vijojnë: "b) kur kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, por që sjellin dëmtimin e interesave të ligjshme të personave fizikë a juridikë privatë". Po ashtu, në këtë vendim, Këshilli i Ministrave në pikën XII të tij e ka ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes me zbatimin e vendimit, por në të njëjtën kohë edhe pse ka ngarkuar një institucion të caktuar, ka një garanci tjetër më vete, kushtetuese për zbatimin e tij dhe ky është Kryeministri", thuhet më tej në padi. Ndërkohë në Kushtetutë parashikohet se "Kryeministri:...c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

    Sipas padisë, Kryeministri ka disa kompetenca specifike, për shembull kur një ministër miraton një urdhër në kundërshtim me ligjin apo me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kryeministri e pezullon aktin menjëherë dhe e shfuqizon atë pas shqyrtimit.

    Shkeljet e Berishës

    "Nga tërësia e akteve të administruara në dosje rezulton se Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të përmbushë detyrimin e tij kushtetues, pra të siguronte zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave", thuhet në padi, duke shtuar se nëse ai (Sali Berisha) do të kishte vepruar në mënyrë aktive, siç Kushtetuta e ngarkon, do të kishte ndaluar një ministër të nxirrte akte të tilla të kundraligjshme, apo më tej do të kishte parandaluar një ngjarje të tillë kriminale, apo së paku për atë vetë do të arrinte të shkarkonte vetveten nga pas rrjedhja e një përgjegjësie të paktën civile. "Në këto kushte, duke qenë se Kryeministria është personi juridik publik (pra subjekt në qarkullimin civil, me pasuri dhe buxhet), që përgjigjet dhe i mbështet institucione të tilla si Këshillin e Ministrave apo Kryeministrin etj., dhe duke qenë se Këshilli i Ministrave ka miratuar atë vendim, si dhe për shkak të mosveprimit të Kryeministrit gjatë ushtrimit të detyrës, ka ardhur dhe ky dëm civil, atëherë kërkojmë që ky person juridik, Kryeministria, të përgjigjet civilisht, solidarisht, me të paditurit e tjerë në pagimin e dëmshpërblimit për ne, paditësit", përfundon padia për Kryeministrin.

    Familjarët padisin edhe Ministrinë e Mbrojtjes

    E paditura tjetër nga trashëgimtarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit është edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka pozitën juridike të një personi juridik publik, që mbështet ministrin në aspektin teknik, por dhe si person juridik me pasuri përballon dëmet që u shkakton të tretëve në qarkullimin civil. "Në rastin tonë, procesi i demontimit të municioneve ishte pjesë e veprimtarisë së Ministrisë së Mbrojtjes, po ashtu gjithë veprimet dhe aktet e nxjerra janë produkt i zyrtarëve dhe i punonjësve të kësaj ministrie, pasi vetë municioni, territori dhe depoja ku po kryhej demontimi, ishin pasuri e kësaj ministrie. Në këto kushte, ky person juridik publik, Ministria e Mbrojtjes, përgjigjet me pasurinë e saj për shpërblimin e dëmit që na është shkaktuar", thuhet në padi. S.Ç.

    Tri kërkesat

    1- Kërkohet të vendoset pagimi i dëmshpërblimit solidarisht, në shumën totale prej 360000000 lekësh të reja për humbjen e jetës së viktimave të sipërcituara në tragjedinë e Gërdecit, ose në vlerë të individualizuar 20000000 lekë për çdo viktimë.
    2. Vënien e sekuestros konservative mbi pasuritë e të paditurve.
    3. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.

    Viktimat
    Homet Hazizaj,
    Shefki Cani
    Bukurije Cani
    Rajmonda Durdaj
    Nafie Laçi
    Zelie Kaca
    Zelije Prini
    Edison Durdaj
    Zelfi Ahmeti
    Arben Ase
    Azem Hamolli
    Reshit Kruja
    Qemal Deliu
    Korre Deliu
    Jetmir Deliu
    Liljana Deliu
    Flavio Deliu
    Hysen Cani

    Të paditur nga familjarët
    1- Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, deputet, i pandehur
    2- Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s, i pandehur, Burgu 313
    3- Mihal Delijorgji, ortak dhe administrator i shoqërisë "Albademil" shpk, i pandehur, Burgu 313
    4- Shoqëria "Albademil" shpk, me adresë: Gërdec, Vorë, Tiranë
    5- Ndërmarrja "MEICO", adresa: rruga "4 Shkurti", nr.5, Tiranë
    6- Ministria e Mbrojtjes, adresa: bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë
    7- Kryeministria, adresa: bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    PD, thjesht një normalitet shqiptar


    HENRI ÇILI

    Në gamën e kritikave ndaj PD-së dhe Berishës spikat shkrimi i djeshëm i Blendi Kajsiut, “Shëmtimi pervers i PD-së”, “shokut tim të armëve” liberale me të cilin kemi milituar në të shumtën e herës për avancimin e ideve të liberalizmit ekonomik në Shqipëri këto vitet e fundit. Oh, duket vërtetë e ekzagjeruar një e tillë kritikë, ndaj PD-së dhe Berishës në këtë moment, edhe pse jemi në kushtet kur një maxhorancë që po mbyll mandatin ka më shumë gjasa të kritikohet.
    Partia Demokratike me liderin e saj historik në krye, Sali Berishën duket se qëndron mirë në peizazhin politik shqiptar, aksioni i saj politik me gjithë defektet përkatëse, të cilat është shkruar dhe debatuar pafund, inkuadrohet në një normalitet politik shqiptar krahas aktorëve të tjerë politikë. PD po mbyll një mandat normal, duke e avancuar Shqipërinë drejt shinave të një demokracie funksionuese. Ka të paktën katër arsye pse nuk jemi veçse në kuadrin e një normaliteti politik, qoftë në aksionin e PD-së në tërësi, qoftë në atë të liderit të saj Sali Berisha e Kryeministrit të vendit.

    Së pari, Sali Berisha është një politikan individualist, i cili ka ndërtuar sipërmarrjen e vend politike, që prej fillimit të viteve ‘90 me një ambicie të pashoqe e me të gjithë mjetet, së cilës ka arritur t’i nënshtrojë shumëkënd, shumëçka, shumë situata dhe koniunktura të këtyre 20 vjetëve të fundit. Kush lider historik ka vepruar ndryshe, cili vend nuk ka paguar kosto apo nuk ka pasur përfitime nga ambicie liderësh të tillë me “L” të madhe? Kush i ka penguar të tjerët brenda të djathtës shqiptare të ndërtonin një model alternativ politikani, lideri apo formacioni politik tjetër. Në një shoqëri të lirë ata që i do populli, mjafton t’i drejtohen atij përmes një partie politike dhe i kanë të gjitha shanset politike të hapura për të qenë të votuarit e tij, fitimtarët madje. Por me sa duket kaq janë potencialet e të djathtës shqiptare, potencialet e figurave dhe ato organizative. Nuk është rastësi që kanë dështuar sistematikisht të gjithë forcat politike të djathta alternative ndaj PD-së berishiste, që ato liberale (Aleanca Demokratike e dikurshme) e deri tek e djathta tradicionale, historike apo ajo konservatore me të Djathtën Shqiptare e demokristianët dikur e sot, me LZHK-në, me Ballin apo Legalitetin. Një lidership i PD-së si forcë politike brenda të djathtë shqiptare dhe i Berishës si lider i saj nuk janë gjë tjetër, veçse rezultati më normal i 20 vjetëve gare politike, gjithnjë brenda standardeve shqiptare. Patologjia kolektive për një “Shqipëri pa Berishën” është e provuar nga 1997–2005 dhe të gjithë e pamë se një Shqipëri pa Sali Berishën në krye, nuk qe të paktën një gjë aq e ndryshme sa kjo me Berishën sot. E njëjta gjë ka të ngjarë të ndodhë nesër.

    Së dyti, shkëmbimet e replikave mes PD-PS lidhur me elementë të jetës private të politikanëve të njëri-tjetrit nuk përfaqësojnë totalitetin e aksionit politik qeveri–opozitë. Deklaratat e Gert Bogdanit dhe shkrimet e RD-së për këto çështje kanë vendin që i takon në tërësinë e aksionit politike të ditës. As nuk janë vertebra e tij, as nuk janë thelbi i këtij aksioni. Veprimtaria e maxhorancës dhe debati politik është shumë më i madh, shumë më i gjerë. Debati për çështjet e jetës private mund të jenë më tërheqëset apo më vanitozet, por aspak më të rëndësishme dhe më të vëllimshmet në aksionin politik të maxhorancës. Të marrësh këtë aspekt periferik të debatit politik dhe ta vendosësh atë qendër të çështjes, apo aq më keq ta shndërrosh në një tipizim të së gjithë PD-së, jo vetëm që është e padrejtë, por dhe e pavërtetë.

    Së treti, cila është e ajo parti konservatore, cili është ai elektorat i së djathtës të paktën që nuk i kushton rëndësi aspekteve të jetës private të kundërshtarit politik. Sociologjia politike dhe ajo elektorale është e mbushur plot e përplot me të tillë shembuj. Ku qëndron mëkati i PD-së në këtë mes, kur ajo është krejtësisht në frymën e filozofisë konservatore, të simotrave të saj e ka pasur dhe ka si argument të debatit politik aspekte të jetës personale të kundërshtarëve. Populli ka të drejtë të zgjedhë pas kësaj. Mund ta kritikojmë PD-në për budallëqet, që kjo strategji nuk i ka pasur rezultat, madje i ka pasur kundër-rezultate, por jo për “perversitet” apo mëkat që e bën këtë. Një parti e djathtë është krejtësisht në karakterin e saj, në frymën e elektoratit të saj të trajtojë vlerat e traditës. Të mos ta bënte do të ishte “perverse”.

    Së katërti, Partia Demokratike po mbyll një mandat normal në krye të Shqipërisë, në fund të së cilit në kemi një Shqipëri më normale, një demokraci më funksionuese se në 2005. E vërtetë është që nuk është një mandat entuziast, edhe pse nuk është një mandat nga ata të cilët do të donim apo ëndërruam unë dhe kolegu Kajsiu në 2005. Po kush e ka fajin këtu, PD dhe Berisha apo ëndrra jonë, apo më tepër iluzioni jonë? Pse nuk i dhanë një fytyrë të re imazhit të PD-së shokët tanë të KOP-it Basha, Bumçi apo Bregu, por u konformuan me liderin më keq se “qëndrestarët” e ngratë që hoqën persekucionin socialist 8-vjeçar në opozitë. Pse nuk i rezistuan Berishës për ligjet apo reformat e gabuara, që sot janë shndërruar në bilanc negativ për PD-në, të kthyerit në PD si ministra të tipit Genc Ruli apo Genc Pollo, kundërshtarë të egër të autoritarizmit të Berishës dje në opozitë dhe avokatët publikë të tij sot në pushtet? Pse e nxorën jashtë Ngjelën dje të gjithë dhe pse nuk flet askush sot për garën e Tiranës, që nuk i jepet e nuk i jep ta provojë Besnik Mustafaj?
    Si përfundim, mund të thuhet thjesht dhe pastër se PD po mbyll një mandat normal. Kurse Berisha është ai lideri tipik që sa të mundet ia nënshtron njerëzit dhe rrethanat ambiciet dhe lidershipit të tij. Pikërisht kjo e bën atë politikanin normal dhe partinë e tij një parti normale. Me PD dhe Berishën kemi të bëjmë thjesht me një “normalitet shqiptar”. Druaj për momentin të them se kemi të bëjmë madje me një normalitet politik si gjithandej.


    http://www.panorama.com.al/index.php?id=26302
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 23-03-2009 më 07:30

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •