Postuar nga Brari ---i
"pra berisha duhet te perballoj nji here mafien ed e in ram e ruc e gjinush ramiz nexhmi.. e ne castin komod te dorzoje celsat tek nje byro me lidere te alternuar..te rinj e te vjeter.."
Po mor sic na duhej dulla te luftonte imperializmin amerikan me revizionizmin kinez, derisa e kapi demenca e diabeti, qe edhe ashtu gjysmak, vashdonte luften marksisto lleniniste. Edhe Salen do e majm, edhe me diabet po u be te na luftoj lulat e partise qe na rropen per se gjalli.
Rachi
Kur "Koha Jone" ridigjet ne kohen tone
Andrea Stefani
Djegia e redaksisë së gazetës "Koha Jonë" është vulosur si një damkë turpi hekuri të skuqur në ballin e qeverisjes së parë të Sali Berishës. Por kur në vitin 2005 ai u rikthye në pushtet si Kryeministër, ishin jo të paktë ata që besonin se Berisha nuk do të guxonte kurrë më t‘i turrej medias dhe fjalës së lirë. Veç kurrë mos thuaj kurrë, kur është fjala për politikën e vjetër. Kohët provuan se "ujku" i autoritarizmit kish ndryshuar qimen, por jo zakonin, kish ndryshuar mjetet, por jo qëllimin për të sunduar mbi shqiptarët, qëllim që nuk mund të përkryhet në prani të fjalës dhe medias së lirë. Kohët treguan se ndërsa Berisha qe po ai, kishin ndryshuar thelbësisht ata, që jo vetëm promovuan "ndryshimin" e Berishës, por që edhe u nënkuptuan në publik si garantët që do të moderonin, nëse do të shfaqej, çdo mendjeshkrepje primitive të Kryeministrit. Dhe ndër këta "garantistë" që shfaqen sot shërbyes të zellshëm të autoritarizmit berishist kundër fjalës së lirë, është edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që në kundërshtim flagrant me ligjet e këtij shteti, e bën dikasterin e tij pjesë të një skenari brutal politik që, po ashtu si dikur "Koha Jonë", gjakon të "djegë" sot gazetën "Tema".
***
Kryeministri Berisha, i shpallur në vitet ‘90 ndërkombëtarisht si armik i fjalës së lirë, u përpoq në mileniumin e ri të trukohej si mbrojtës i fjalës së lirë dhe medias së lirë. Ishte dhe është jo vetëm një pudër që përpiqet ta maskojë urrejtjen ndaj kritikës që çjerr maskat e korruptimit qeveritar, por edhe një pretendim mediokër dhe antiliri. Sepse një media që është vërtet e lirë, nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt, as të një Kryeministri. Madje, ajo duhet të ndjehet e mbrojtur edhe nëse një Kryeministër (sikundër Berisha sot) dëshiron "ta hajë të gjallë". Duhet të ndjehet e mbrojtur nga sistemi i institucioneve të pavarura që e frenojnë Kryeministrin. Dhe ndër to janë ligji dhe gjykata, që u bëhen barrierë aventurave të kujtdo pushteti që tejkalon të drejtën dhe, që duke dhunuar kontratën me një gazetë, nuk mund të mos dhunojë kontratën me shoqërinë, me Kushtetutën, me popullin, me lirinë. Media, në esencën e saj të pabastarduar nga politika, mediokriteti dhe servilizmi në shërbim të politikës, është liri. Dhe liria është drejtësi.
Por ky sistem i themeluar mbi lirinë si të drejtë dhe të drejtën si liri, ende nuk ekziston realisht në Shqipëri, prandaj "Tema" (sot është vetëm radha e saj) është e rrezikuar. Sepse fakti që një Kryeministër dhe një ministër dhunojnë me sukses ditën për diell një vendim gjykate që ja njeh të drejtën gazetës, kur ata arrijnë ta mbyllin një media sepse kështu ja u do qejfi, kjo tregon se gjakimi, mllefi dhe hakmarrja e një Kryeministri janë ende më të forta sesa ligji. Por bashkë me "Temën" është e rrezikuar edhe shpresa e ndërtimit të një sistemi të tillë që i qeverisur nga drejtësia dhe liria, nuk pyet për epshet primitive të berishëve të sotëm dhe të nesërm. Duam apo s‘duam, një betejë e humbur nga gazeta "Tema" me Berishën dhe berishizmin sot, do të jetë një betejë e humbur nga sistemi, media, drejtësia dhe liria. Dhe jo vetëm për sot. Dhe jo vetëm në raport me Berishën.
***
Përplasja e Berishës me gazetën "Tema" sot është thelbësisht e njëjtë me përplasjen e Berishës me gazetën "Koha Jonë" dje. Nëse "Kohën" e dogjën me zjarr, "Temën" orvaten ta "djegin" me vendime qeverie. Mjeti nuk ndryshon asgjë, kur qëllimi mbetet po i njëjti: ta bëjnë të heshtë median kritike ndaj korrupsionit dhe trafiqeve të pushtetit. Në fakt, raportet e Berishës me gazetën "Koha" dje dhe sot, si dhe me "Temën" dje dhe sot, dëshmojnë në mënyrën më elokuente se si e percepton "demokrati" Berisha dhe klani i tij ministror dhe partiak median: thjesht si një shërbyese të qeverisë së "shërbesave. Nëse nuk shërben, digjesh në të gjitha format e mundshme (me zjarr ose pa zjarr), me ligj ose pa ligj. Por nëse shërben - shërbehesh. Prandaj dhe ministri Ruli (që sa qe në opozitë mbështeste median e pavarur kundër Nanos), shfaqet me një frazeologji cinike prej autokrati, kur i tregoi gazetarit Mero Baze, drejtorit të "Temës", se nuk mund të ndërtojë më pavarësinë në lokale qeveritare, sapo nis të kritikojë korrupsionin e saj, pra, edhe të dikasterit të tij. Provohet kështu se ndërsa riardhja në pushtet nuk e ka ndryshuar aspak Berishën, ajo ka transformuar rrënjësisht njerëz si Ruli që u ringjitën në pushtet nga "shoqëria civile", shpirti i së cilës është liria. Nga flamurmbajtës ata janë bërë dhunues të "shoqërisë civile". Edhe të ligjit dhe drejtësisë. Sepse nuk mund të dhunosh lirinë pa dhunuar drejtësinë. Dhe anasjelltas.
***
Duke sulmuar gazetën "Tema", berishizmi ka dhunuar drejtësinë dhe një vendim gjykate që ministri Ruli bën sikur nuk e sheh ose sikur nuk ka dëgjuar për të. Me sulmin ndaj "Temë"-s kemi dhunim më katror të drejtësisë. Edhe si dhunim të një vendimi gjykate nga qeveria, por edhe si dhunim të një media që po raporton në publik bëmat korruptive të qeverisë.
Presioni mbi "Temën" është një luftë brutale dhe e hapur e korrupsionit ndaj antikorrupsionit, është sulmi mbi themelet e një sistemi apo demokracie me liri. Sepse media e lirë (dhe e lirë është kur gazetarët, gazetat dhe mediat mund të kritikojnë qeverinë pa pasur frikë se, sikundër thotë Obama, dikush mund t‘u trokasë në derë) është një nga shtyllat mbi të cilat qëndron demokracia perëndimore. "Tema" guxoi të kritikojë, të denoncojë, prandaj i trokitën në derë. Prandaj orvatja e Kryeministrit Berisha për të "djegur" apo mbyllur gazetën "Koha Jonë" (na falni "Tema", por lapsusi ndodh nga që rastet janë shumë të ngjashme), këtë herë duke përdorur ministrin Ruli si pishtar ose polic dhe policin si ministër, është një alarm për lirinë e medias nga tentakulat e qeverisë dhe të politikës. Gazeta "Tema" është vetëm një rast, por kapja që po i bëhet medias nga qeveria dhe politika po zhvillohet në prapaskenë shumë më e ratifikuar, shumë më komplekse dhe e shtrirë sesa ky rast.
Incidenti me "Temën" është shfaqja e hapur e një bolle të fshehtë dhe të heshtur kapjeje që po zvarritet me shpejtësi në themelet e medias. Rasti denoncon se gjakimi i politikës dhe i pushteteve për të kapur media dhe gazetarë, duke i shndërruar në shërbëtorë të saj, shfaqet ende si një urdhër i brendshëm, si një domosdoshmëri jo vetëm për pushtetin berishist, por edhe për mendësinë e politikës shqiptare në tërësi. Media të tëra po skllavërohen nga krahët e ndryshëm të politikës në këtë prag zgjedhjesh, gazetarë po ashtu. Dhe shikoni sesa vakët reagon lidershipi i partisë më të madhe të opozitës. Mos vallë mjafton të thuash se Berisha po vepron si gjithnjë ka vepruar Berisha? Por ç‘duhet bërë për ta ndalur dorën lirivrasëse (me gishta ministrorë dhe policorë) të pushtetit berishist?
Prandaj është zhgënjyese që ditën që policia bllokonte gazetën "Tema", lideri i PS-së, Edi Rama, i "bëri naftën" alarmit për kërcënimin e lirisë së medias, duke e gjetur më prioritare të kritikonte monopolin e naftës. Një opozitë e vërtetë, që në të kundërt nga Kryeministri, ka për ideal lirinë dhe jo autoritarizmin, që ka për qëllim të mposhtë jo thjesht Berishën, por bashkë me Berishën edhe autoritarizmin si opsion politik në Shqipëri, do ta shndërronte me urgjencë dhe pa ngurrim në një flamur protestash, në një temë të madhe politike mbrojtjen e "Temës", duke kuptuar se bëhet fjalë shumë më tepër se për "Temën". Bëhet fjalë për lirinë e fjalës kundër politikës së vjetër të mbytjes së fjalës me zjarr apo pa zjarr, me kërbaç apo me kulaç, bëhet pra fjalë për atë që duhet të mbetet frymë e kohës sonë edhe pse sulmi kundër fjalës së lirë nuk bëhet më, si në vitin e mbrapshtë ‘97, para dyerve të gazetës "Koha Jonë".
..nese deshironi te replikoni kini parasysh qe nuk eshte ideja te diskutohet Mero Baze.Le te themi qe Mero Baze eshte pa dinjitet the karakter..por per momentin ai po i thote derrit ..Derr. Nuk me interesojne motivet apo aresyet apo shkakun e zemerimit dhe te mos pajtimit te Meros me mikun e Fazlliqit. Ajo qe mua me duket e drejte eshte qe gazeta "TEMA" nuk po i thote derrit ..daje ..por ashtu si une fuqishem i themi derrit DERR.
..une jam anonim dhe fshihem ketu ne forum me nikun "Dajti" dhe nuk eshte parimore qe te ashpersoj kritikat e mia kunder qoftelargut Berisha dhe nuk me lejohet qe te kaloj ne banalitete , ne ashpersi dhe te sajoj apo te shpif.
Kurse "TEMA" dhe Mero Baze qe jane balle-per balle me lugatin duhen te admirohen per guximin qe thone qofte edhe shpifje dhe sajesa sikur vajza e Kryeministrit i ka dhene ndihme ligjore Fazlliqit per te lare parate e tij te ndyra ne Shqiperi..
Motivet e Meros ..as qe me interesojne..me intereson vetem qe une te bashkoj zerin tim me ate dhe me cilindo tjeter qe nuk e pranojme dot faktin qe Shqiperia edhe mbas plot 20-vjet perpjekje ka plot probleme te llahtareshme..dhe per kete une fajesoj drejtuesit kryesore te shtetit dhe te shoqerise per keta 20-vjet tranzicion..dhe ketu rolin kryesore e ka Ai qe per te zezen tone mori ne 91-shin frenat ne dore dhe ashtu sic e dogji gazeten "Koha Jone" ashtu sic e dogji Shqiperine ne 97-ten , ashtu sic i dogji te gjithe kundershtaret ne PD, qe nuk pipetin asnje, ashtu sic i dogji shpresat tona ,ashtu sic e dogji Gerdecin..ashtu Ai prap do te djeg dhe shkaterroje cilindo qe do e pengoje per te mbajtur pushtetin
SALI BERISHA NUK NDRYSHON !
andrea stefani po i thote Padron nje krimineli si edvini e jo vetem i thote por dhe i sherben nga mengjezi ne mesnate..
nuk ndryshon sali berisha..
ska pse te ndryshoj o stefan haurja..
e doni te behet Ruc e arap e caush qe ta doni juve..
po ather sdo e duam ne o shoki andre..
kush e do berishen e do keshtu sic eshte..sic ka qen qe nga ajo nate kur u cua foli para ramizit e tjereve e tha me plot goje.. duhet pluralizem..
8 vjet kohe kishte andrea me stefanet e komitetit qendror te ppsh-se qe nga 97-ta ne 2005 bile dhe tani.. tu ven emer djegesve te kohes tone ti akuzojne ti fusin ne burg etjetj..
sepse gjat 8 viteve aparati pergjus zhbirilus spiunus fuksus kaleco-us e bashk me kete mizeri hafijesh edhe ..gjykatsa polica prokurora e profesora.. ishin krejt te vene me liste nga partia e punes..
kush i ndaloj ti gjejne djegsit e KJ_se..
po tani pse nuk e gjejne djegsin e Mero bmw-se..
nuk i le saliu?
fukserine neper lagje nuk e ka nen zap PD-ja por PPSH-ja..pra PS-ja e andre stefos e tani edhe e meros..
..
ka 70 vjet qe PPSH pra dhe PS.. qe nga dizet e 4 deri me sot.. qe di se kush po.rdhi mbrem ne shallvare ne cilen hyrje e kat e kush nuk bleu zp-ne ne koplik e konispol..
rrjeti i fronto keshilltaro fukso operativo shef kuadro sekretareve te PPSH-se funksionon si sahat SEJKO dhe sot..
leri fintet o andrea stepanovi..
lol..
oj e dashka saliun te na benet namiko dokel a pandush a petro korabo koc.. apo mutafo nan..
jo mole..
dujsiv..
me ate "shkoll plepin" qe permende e hoqe dhe fijen e fundit te leshit te deles ti.. e te duall komplet qimja e cakallit.. stalinoist enverist caushist ..edvinoist..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-01-2009 më 04:16
brar,
sa me shume te perpiqesh te retushosh ndopak portretin punist te salisit, aq me shume i del kallaji tenxheres nomenklaturisto-sigurimse ...
ato kafshet e pyllit qe ti permend nuk jane gje tjeter veçse faqja tjeter puniste e salisit ... pa te cilet ai nuk rron dot, se ashtu e ka ngritur mekanizmin ramiz-nexh-gjoni ...
a i merr te rregullta pagesat ... edhe me emrat e tjera zombi qe na vjen ketu ne forum ... agjit-prop ke qene, ai ke mbetur ...
TemA
Berisha - i pafuqishem brenda "Familje"Mero Baze
...
Politikani Sali Berisha ka qenë dy herë në pushtet. Në të dyja herët qeverisja e tij është shoqëruar me probleme, veç të tjerash edhe sa i përket sjelljes ndaj medieve kritike ndaj tij. Ku dallon Berisha i djeshëm nga i sotmi?
Berisha ka një sjellje spekulative ndaj medies. Nuk e ka aq bardhezi, d.m.th., që ata që e shajnë i sulmon dhe ata që e mburrin, i do. Jo, ai zgjedh nga të dy anët, zgjedh dikë për ta dashur nga ata që e duan, dhe dikë për ta urryer nga ata që e urrejnë. Ecën përmes shembujve, nuk ecën në bllok. Mua p.sh., më ka zgjedhur si shembull ndëshkimi tani, dhe kështu tremb të tjerët. Gazetën “55” ose Frangajn p.sh., e ka zgjedhur si shembull shpërblimi dhe u ka dhënë nja 130 milionë euro tenderë, leje për fshatra turistikë, leje brenda Tiranës me ndryshim destinacioni etj. Kështu që nuk duhet marrë aq lehtë.
A i konsideroni ndonjë arritje kësaj qeverie? Ndonjë ministri? Ndonjë fushe?
Po. Konsideroj disa përpjekje serioze për vendosjen e rendit në Shqipëri. Konsideroj faktin që policia tenton të ruajë profesionalizmin deri në njëfarë kufiri ku ndërhyn politika, konsideroj sukses disa reforma të nxitura nga qeveria amerikane lidhur me regjistrimin e biznesit, përgjysmimin e taksës për biznesin e vogël, taksën e sheshtë etj. Ka ministra seriozë, edhe pse të politizuar, siç është ministri Bode, zëvendësministri Shehu, ministri Gjana, dhe deri në njëfarë mase dhe zonja Bregu.
Kryetari i PS, Edi Rama, shprehu solidarizimin me ju këtë javë, pa harruar “t’ju bëjë biografinë” dhe ju dhatë përgjigje në gazetë. Në fakt, edhe Ramën e keni kritikuar në shumë momente të tijat opozitare. A e shihni atë të përgatitur për kryeministër të 2009? Cilat janë shanset për këtë, sipas jush?
Ramën e kam kritikuar, madje e kam sulmuar, jo si opozitar por si pushtetar. Nuk do të gjeni asnjë shkrim timin nga viti 2005, që kur ai është bërë kryetar i PS, që ta sulmoj si politikan opozitar. E kam princip timin që opozitën nuk e kritikoj kurrë. Kemi vuajtur gjatë nga antiopozitarizmi në këtë vend. E kam paralajmëruar në një debat televiziv që më 2005 zotin Rama, se “ke për të vuajtur nga një shoqëri antiopozitare”. Dhe nuk është se nuk po e vuan indiferencën që mbjell në shoqëri antiopozitarizmi. Është një fenomen tinëzar, që shpërndahet në formë gojëdhëne, për gjoja opozitë të dobët, për njëvlershmërinë e saj me qeverinë, vetëm për të ndjellë dëshpërim. Edi Ramën kam sulmuar si pushtetar, si kryetar bashkie për fenomene që jam i bindur se kanë qenë problematike, siç kanë qenë lejet e ndërtimit dhe një lloj rrjeti sekserësh që pushtonin ato. E kam vënë re se shumë opozitarë të sotëm janë të kompleksuar nga ideja që denoncimet e gazetës “TemA” godasin qeverinë dhe përpiqen të shprehin mbështetje, duke më kujtuar se edhe ata i kam kritikuar. I kam kritikuar, se kanë vjedhur. Dhe fakti që Berisha po vjedh më shumë, apo po sillet më keq, nuk i bën ata automatikisht të pastër. Nuk është Berisha kriteri i pastrimit të tyre. Berisha tashmë është standard ndotjeje, jo standard pastërtie. Ata nuk janë pastruar, vetëm nga fakti se Berisha është bërë më pis se ata. Ata duhet të japin prova të besueshme se do ta ndryshojnë historinë e këtij vendi, para se shqiptarët t’i votojnë. Se mes dy njerëzve të bërë pis, vështirë e ke të zgjedhësh kush është më pak pis.
E njihni mirë PD, njerëzit e saj dhe funksionimin si parti në 18 vite. Gjatë kësaj kohe të gjatë, a ka pasur një moment, kur me veten tuaj i keni vënë gishtin një njeriu dhe keni thënë: Ky po, vlen si pasardhës i Berishës në PD?
PD s’mund të ketë pasardhës të Berishës. PD e Berishës vdes me Berishën, nuk ekziston më. I pari që do ta ringrejë atë parti pas Berishës nuk do të jetë njeri i Berishës, do të jetë dikush tjetër, një njeri që ka dhënë prova se e ka kundërshtuar atë. Do të ndodhë ajo që ndodhi te PS. Pas liderit historik Nano, atë parti nuk e mori një nanoist. Nuk ka ndodhur kurrë në botë që vendin e një lideri të fortë ta zërë një ithtar i tij. Partitë e liderëve ikin bashkë me liderët. PD e Berishës do të ikë bashkë me Berishën. Të tjerë do të jenë ata që do ta ringrenë dhe do t’i heqin ndryshkun që ai ka depërtuar në atë parti.
Nëse përfundimisht, Mero Baze shpallet “problematik për sigurinë kombëtare”, çfarë do të bëni me shtypshkronjën dhe gazetën?
Unë nuk kam ndonjë problem me shpronësimin për interesa publike apo për siguri kombëtare. Atë e parashikon Kushtetuta dhe unë e respektoj, edhe pse është shpikur qëllimisht për të më prishur punë. Ajo që unë nuk pranoj, është të shkelen vendimet e gjykatës dhe të rrethohem me policë duke nxjerrë gazetën rrugëve. Kjo do t’i kushtojë rëndë qeverisë dhe kryeministrit. Për arsye publike shpronësohen çdo ditë njerëz nëpër Shqipëri; ndërtohen autostrada apo vepra publike dhe njerëzit shpronësohen. Por nuk rrethohen me policë. Shkon ministria, negocion me ta, bien dakord për zhvendosjen, paguhen dëmet që shkaktohen nga ky interes publik dhe nuk ka asnjë konflikt. Berisha nuk sheh në atë territor asnjë rrezik kombëtar dhe asnjë interes publik. Ai shikon një njeri që e ka shpallur armik dhe kërkon ta shkatërrojë financiarisht, ushtarakisht, politikisht, në çdo gjë. Është një urrejtje e verbër që buron nga karakteri i një njeriu që ka frikë nga e vërteta dhe natyrisht nga historia e tij, e cila nuk është në dorë të tij dhe nuk mund të blihet prej tij, sado i pasur të bëhet.
Vetem te thyej qafen ky MIKROB i politikes shqiptare,se shpetojn te gjith...Partia Demokratike ka figura shum me te mira se ky plehra,sia vlen me te qendroj ne politike...Eshte hera e dyt qe shqiptaret gabojn ne kte drejtim,heren e par,hajd mo se u falej,se erdhen prej nje rregjimi komunist,te paditur e te panjohur me idet demokratike,kurse hera e dyt jo, sidomos pas asaj qe ndodhi ne 1997....Hera e par gabim,Hera e dyt faj...
Really Dude... Get A Life!!!
TemA
Berat, komunistët vlerësojnë BerishënNga A.Kaja
Ndryshe nga sa pritej, buxheti i bashkisë së qytetit muze për vitin 2009 ka kaluar lehtësisht duke marrë 20 vota pro kundrejt 12 votave kundër të grupit të PD. Ndërkohë që këshilltarët socialistë i druheshin një bashkimi të votave të tre këshilltarëve të LSI me votat e të djathtës dhe që do të përbënin shumicën, ka ndodhur krejt e kundërta. Buxhetin e kanë votuar jo vetëm këshilltarët “rozë”, por me votat e tyre janë bashkuar edhe votat “rozë” të këshilltarëve të PDK, PAD, partisë së Xhuvelit dhe vota e këshilltarit të LZHK. Sipas këshilltarëve të djathtë, edhe pse ata kanë pasur ndonjë rezervë të vogël, në tërësi me buxhetin e vitit 2009, është punuar mirë, ndaj edhe e kanë votuar atë duke dalë jashtë grupimit të këshilltarëve të PD. Nga numri 35, në sallë ishin të pranishëm 32 këshilltarë dhe votuan pro buxhetit 20 dhe kundër 12 këshilltarë që i përkisnin grupit të këshilltarëve të PD.
Nga diskutimet e pakta është për t’u veçuar si diskutim kritik ai i këshilltarit të PD, (kryetarit të Këshillit Bashkiak), Arenc Berati, këshilltarit tjetër të PD, dhe njëherazi drejtor i DRA, Yzedin Hima, i cili e kritikoi buxhetin për mungesë të vëmendjes nga ana e Bashkisë Berat, e cila nga buxheti i vitit 2009 për arsimin ka planifikuar vetëm 1.7% të vlerës totale, vlerë që sipas Himës nuk mjafton as për të blerë pastrues për xhamat dhe fshesa primitive. Hima, duke u nisur edhe nga eksperiencat pozitive që sipas tij kanë dhënë më shumë rezultat, iu ka kërkuar hartuesve të buxhetit që shpenzimet për arsimin të ndahen në shpenzime për numër të nxënësve, propozim që nuk është marrë në konsideratë.
Ajo që i ka befasuar të gjithë këshilltarët ka qenë diskutimi kritik për buxhetin i këshilltarit të Partisë Komuniste, Sali Myftari, i cili është shprehur se, edhe pse nuk është dakord me këtë buxhet, është i detyruar që ta votojë. Ai i propozoi Këshillit të bashkisë që të ngrihet një komision dypalësh nga këshilltarë të PD dhe këshilltarë të PS dhe të marrin një takim me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, ku t’i kërkojnë të gjitha investimet që do të realizohen nga qeveria për vitin 2009, dhe t’i kërkojnë atij që t’i ndjekë vetë këto investime, pasi, siç u shpreh ai, “Sali Berisha është burrë i ndershëm dhe nuk vjedh, por investimet që akordohen për njësitë vendore shpërdorohen, kur vijnë në bashki apo komuna”. Ky konstatim dhe vlerësim i Saliut të PK për Saliun e PD është duartrokitur nxehtësisht nga këshilltarët e PD.
..fillimisht i hodha keto mendime tek tema: Jozefina Topalli shkarkon Eqerem Biberaj...dhe ngaqe kisha nje shije shume te hidhur per kete veprim te ..ish-informatores se Gramoz Rucit ( Brari, miku im , e di me siguri)..dola dhe hodha keto mendime si me poshte qe po i sjell edhe ketu duke ju lutur te gjitheve qe te sjellin nje mendim dhe te vendosin nje tulle me shume ne idene..qe Berisha te hike se shume po e masakron kete popull ..dhe ..qedrejtimi i shtetit dhe i shoqerise dhe i te ardhmes tone te jete prap ne duart e Partise Demokratike ..me elentet e saj progresive dhe demokratike qe mesiguri i ka dhe nuk i mungojne..por duhet vetem frymemarje qe te konkurojne dhe te shperthejne ..dhe te bllokojne dhe eliminojne fuqizimin e klanit dhe tumorrit [B]Argita-Shkelzen-Sali-BERISHA ne trupin e shtetit-shoqerise dhe Partise Demokratike..
..nejse keto me poshte jane shenimet per largimin brutalisht te Biberajt..
Nuk eshte vendimi i dizejatores jo..
.
.por eshte tregues i diktatorizimit dhe kalbezimit te Partise Demokratike te asaj partie qe eshte momentalisht shpresa e vetme per te ardhmen.
Jo PS, jo LSI por vetem PD.
E dashur PD, tek ty i kane syte dhe shpresat plot njerez qe mendojne si une.
.E dashur PD.. zgjohu..
..dhe..shporrini dizenjatoret e shkaterrimit dhe kalbezimit te PD..shporrini njerezit pa personalitet spiunet e dikurshem qe i keni ne asamble..shporrini njerezit pa karakter ata qe e shohin anetaresimin ne Parti si shkallare per te ngjit ne kurrizin e popullit dhe te partise ..ku shembullin me negativ e keni tek kryetari i juaj..populli,nje pjese e te cilit une jam , kerkon shpetim..
Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 24-01-2009 më 12:52
cte keqe ka mo sifi... qe sali myftari qe qenka i pk-se.. thiot se berisha eshte i ndershem..?
Krijoni Kontakt