(pak dialekt shkodran - ku jam lindur dhe rritur):
ta kisha lotin monedhë floriri
tua jepja njerzve që s'kanë ç'të hanë
gjithë jetën do qaja me lot xhevahiri
të kishte bukë! Bukë për të tanë!
Agimi
(pak dialekt shkodran - ku jam lindur dhe rritur):
ta kisha lotin monedhë floriri
tua jepja njerzve që s'kanë ç'të hanë
gjithë jetën do qaja me lot xhevahiri
të kishte bukë! Bukë për të tanë!
Agimi
Postuar më parë nga Agim Doçi
(pak dialekt shkodran - ku jam lindur dhe rritur):
ta kisha lotin monedhë floriri
tua jepja njerzve që s'kanë ç'të hanë
gjithë jetën do qaja me lot xhevahiri
të kishte bukë! Bukë për të tanë!
Agimi
Shumë e goditur Agim .
Bravo.
Postuar më parë nga besnik imeri
ELNA dua te pershendes dhe te falenderoj pasi poezi te tilla vertet te tregojne nje udhe qe s;eshte kurre e gabuar dhe me te vertet te ndimojne te gjesh vet veten une per vete do ti ruaj kur te me duhen dhe po e them edhe nje timen
Me jep pak embelsire Se jam zhytur ne erresire E spo mundem me te dal Me jep doren thuaj nje fjale
Besnik
Flm për përshendetjen.
Të uroj nga zemra Gezuar Festat.
Elna.
Elna
Cdo dite qe kalon ti me habit me keto vargjet e tua,qe dikur nuk i shprehje kaq hapur
Ja kalofsh gezuar ti dhe ai bukuroshi yt i vogel
Te puth Stinla
Të kisha krahë sa një kometë
Të gjitha bebat të përqafoja
Asgjë ma shumë në këtë jetë
Zoti të madh . s'do i kërkoja!
Agimi
Zoti Agim nuk mund te them gje tjeter veçse jeni fantastik.
Të grushtoja duart e gjithë botës
Për të mbledhur lotët e njerëzisë
Do njomja syrin e nënëlokes
Që iu shter loti prej mërzisë.
Do i njomja syrin ti rridhte loti.
Ti puthnja lotin në të rrjedhë.
Ç’faj pate ti nënëlokja ime
që na lindi zoti kaq të mjerë.
Të mjerë në fat , ah sa të mjerë
Të mjerë tani , të mjerë më parë
Ah, moj nënëlokë ç’më dhimbsesh ti
Ti , dhe lot i syrit tënd të tharë.
Elna Durresi
Dhjetor 2002
elena je e mrekullueshme me pelqyen jashte mase poezite qe ke shkruar ketu komplimentet e mia per poezite e tua te mrekullueshme. bye kalofsh mireme respekt sweetie
Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin
****
Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.
Këngë për nënën.
Puthi foshnjën dhe e rriti
Puthi qiellin dhe e ndriti
Puthi plagën e shëroj
Puthi terrin e ndriçoj!
E puth gushën - çelin lule
E puth foshnjën me pekule
Nina - nana na përkundi
Dorë e saj e bardh si qumshti!
Themi NËNË kur na ther zemra
Dhe kur s'është buzqesh në endrra!
Para saj unë foshnje mbeta
Se nga Nëna dhe nga Zoti çelet jeta!
E dashur ELNA DURRËSI - je shumë shumë e embël në poezi! Të përqafoj fort dhe të uroj që ky vit të të sjellë ty dhe familjes vetëm gëzime - shëndet dhe mbarësi.
Agimi
O shpirt i lodhur, shpirt i çuditur
Paprimtas pyetje të shtrova sot.
Vallë të pyeti dikush ende pa u nisur,
Në doje ti, të vije në këtë botë?
E bukur pyetja , më the pa u habitur
Përhumbe shikimin në syrin e palotë
Pasqyra dëshmitare dëgjoi papritur:
E ti, e pyete kur e solle në jetë zogtë?!
Faj-dashuri së bashku u pështollën
Shpirti llogjika, jo si ngaherë, u bënë një
Dashuri-dëshirë në jetë na sollën.
Me dashuri-dëshirë jetën të jetojmë.
Dëshirat çast , të shumta më mbuluan
Saqë, dhe ti rendisje s’mundeshe dot
Dashuri e së bukurës kurrë s’ka munguar
Por, prapë e komplikuar më duket kjo botë.
Elna Durrësi.
Krijoni Kontakt