Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Nëse një çast.

    Nëse një çast

    Nëse një çast dhimbja të mbështjell
    Petkun çirrja , diku larg gjuaje
    Mos i vish shpirtit tesha mllef
    Nje jetë ke, me kujdes ruaje.

    Nëse një çast, loti të rrëshqet
    Leje të rrjedhë , mos e ndal udhe
    Do ndiesh më pas shpirt më të lehtë
    Po kërkoj lotët –Zot, nga mi humbe?

    Elna.

  2. #2
    Dhe Zoti i tha.


    S’ti humba unë , tu shterën vetë
    Të mbeten udhe hap pas hapi
    Tek të rridhnin dikur si lumenjtë
    Në këtë që quhet jetë ngrica i kapi.

    Po tek kërkon, më pyet mua
    Ngjalle zjarrin, mos e lër të shuhet
    Ngrohe lotin që të shkrihet
    Ngrohe, loti për shpirtin duhet.

    Elna.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir se erdhe Elna !

    Ehh fundi vitit..njerzit filozofojne me shume..

    Mos ke oxhak ne shpi ti dhe .. aty rreth zjarrit bubulak pjek geshtenja dhe mediton???


    Shume te bukura ato dy poezi..

    Gezuar !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Elna...

    Poezite e tua i lexoj me nje fryme, ato me cojne ne krahet e ndjenjave me te fuqishme e te bukura,por dhe me tresin shpesh ne ndonje qoshe te perlotur....
    A kane nevoje shpirtrat tane per kaq shum lot valle???


    Te pershendes dhe gezuar Elna!!

  5. #5

    Përshëndetje

    [QUOTE]Postuar më parë nga Brari
    [B]Mir se erdhe Elna !



    Mos ke oxhak ne shpi ti dhe .. aty rreth zjarrit bubulak pjek geshtenja dhe mediton???

    Zjarrit të oxhakut tim , flaka po i shkon drejt shuarjes
    As jam që ndezur e mbaj , as jam që dua të shuhet
    E ndiej të ftotët nga prushtë në hi shndërruar
    Në fund të fundit dimër është , pranvera vjen nxituar.

    Brari Gëzuar edhe ti festat dhe flm për mikpritjen.


    Me shumë respekt Elna

  6. #6
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Mos i vish sh[irtit tesha mllef
    Nje jete ke, ruaje me kujdes

    E MREKULLUESHME, SIDOMOS "TESHA MLLEF", SHPREH GJITHE ATE C'KE BRENDA, RRUGEN E MUNDIMIT PER TE ARRITUR ATY KU JE, DHIMBJEN QE ZOTERON SHPIRTIN E TRAZUAR...
    BRAVO ELNA. URIME.
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Elna Durrësit!

    Elna,
    Bravo! tepër bukur dhe tepër e veçantë. Ke një mesazh shumë të spikatur tek poezija yte. Unë këto ditë të kam ndjekur me shumë dashuri dhe respekt. Ti shkruan shumë embël dhe kur futesh në ahuret e trishtimit tënd. Dil! Dil dhe na jep gjëra të bukura!ËSHTË festë këto ditë!
    Më lejoni të shkruaj kot, fare kot një "vjerrshurinë" parodike.

    PULA - PESHA - PARADOSKI!...

    Në pulë deti shumë e mërzitur
    kish mbetur lidhur në trotuar
    kalonin njerzit pa e përfilluar
    pronari i saj ishte fshatar...

    Kish dalë në treg pulën të shiste
    më pas të blinte diçka për shpinë.
    ai dhe pula më kot po priste
    Askush se prishte hiç terezinë...

    Se trotuari ish plot përplot
    me gjela deti të majm plot dhjamë
    e kush do blinte lëkurë e kockë
    at' pulë të dobët lidhur me gjalmë?

    Në darkë kur terri mbuloj Tiranën
    U kthye pula prap në kotec
    Se zuri gjumi pulën gjithë natën
    se dhe gjel-deti ishte mistrec!...

    "Po si na u ktheve moj elegante?
    Po si s'të bleu askush moj pulë!?
    Bile ti s'vlen as në restorante
    ke mbetur kockë edhe lëkurë!.."

    At çast u hap derë e kotecit
    Dhe hyri dhelpra me tërsëllimë
    I nguli dhembët ati gjel - detit
    dhe morri vrapin për në "guzhinë"!...

    Po, po! Dhe dhelprat e kanë "guzhinën"
    Ndaj mos t'u duket fare skandal!
    Ato pijnë verën edhe shampanjën
    për popullin kanë: - Ushqim Social!

    Nëse më pyesni çfarë soji janë
    Këto "dhelprat" tona që grabisin.
    Ato të gjitha një emër mbajnë
    QEVERITARË që ju plaçkisin!

    ...pra pulë e jonë vetëm nga pesha
    mbeti e gjallë, mbeti në jetë
    S'ësht paradoks heu tungjatjeta
    Por është veç fakt, fakt i vërtetë...

    Po të vini bark dhe të vini tule
    S'do kini fatin e kësaj pule!!!!.....


    E shkrova kot, fare kot, ndoshta buzëqeshni me dhembë shtërnguar.
    Agimi

  8. #8
    Miq lexues

    Alesia , Agim Doçi , Herët a vonë si dhe shumë lexues të tjerë që u keni kushtuar kohë nga koha juaj e vyer këtyre vargjeve, ju falenderoj nga zemra si dhe u uroj që të gjithëve: GEZUAR FESTAT E FUNDIT TE VITIT.

    Me shumë respekt Elna.

  9. #9

    Për lotin.

    [QUOTE]Postuar më parë nga heret a vone
    [B]Elna...

    Poezite e tua i lexoj me nje fryme, ato me cojne ne krahet e ndjenjave me te fuqishme e te bukura,por dhe me tresin shpesh ne ndonje qoshe te perlotur....
    A kane nevoje shpirtrat tane per kaq shum lot valle???

    Mendoj se shpirtrat tanë nuk nevojë për dhimbje , se për lotë them se po.

    Loti është melhem i shpirtit
    Shpirtedhemburit, shpirtegezuarit
    Mjerë kë loti ka braktisur
    Për së gjallie ka ngurtësuar.

    Herët a Vonë

    Gëzuar edhe ti festat .

    Me shumë respekt Elna.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    NUK E DI
    Postime
    9
    ELNA dua te pershendes dhe te falenderoj pasi poezi te tilla vertet te tregojne nje udhe qe s;eshte kurre e gabuar dhe me te vertet te ndimojne te gjesh vet veten une per vete do ti ruaj kur te me duhen dhe po e them edhe nje timen Me jep pak embelsire Se jam zhytur ne erresire E spo mundem me te dal Me jep doren thuaj nje fjale

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •