-
Tek lundron në syrin tim
Bulëz e lotit, me kohë humbur
Njëkohësisht më bën të qaj, a qesh
Momentin e hidhur, a zgjimin e strukur.
Dhe tek merr ngadalë rrokëllimën
Më çliron dhimbjen , por dhe gëzimin.
Dhimbjen e trishtimit të momentit
Gëzimin , që gjete udhën e kthimit.
Elna .
-
-
i/e regjistruar
*nese nje cast*
nese (.......) .. ........
veshtrimet
do na kryqezohen
si kerme terhiqme zvarre
tjeter lloj nuk c`mekatohem
e kur ne toke te jem perplasur
fjalen e lene pezull
ma grushto
me asnje
nuk kam te qasur
ndaj brerje mos ndje , vec shko
ndjese nuk te lyp, jo,
lot nuk kam per te terur
me mekat deri ne fyt
po frymon kjo fryme e therur....
p.s Elna me ke borxh nje te ecur ne zona te minuara....
Urime per poezite e tua!
-
-
Nëse vështrimet do t’na kryqëzohen
Aspak si kërmë s’do t’tërheq zvarrë
Do ngre me ty dolli marrëzore
Dolli, që makateve u hapin varrë.
Do i lë shikimet të debatohen
Me fjalët pezull nga ti a unë
Mëkatet vallë kush i lejoi të krijohen
Kur zot je ti e zot jam unë?
Ndaj aspak ndjesë jo mos kërko
E frymën mos ma gjuaj për të nemur
Do ndalem bash ta ndiej si fryn ajo frymë
Që lotin nuk ia jep, për ta terur.
Në të raftë udha për në zona të minuara , bëmë zë , se vij. Më pëlqen një rrezik i tillë, se më tregon sa e vlefshme është jeta.
Faleminderit për përgëzimet . Urime edhe ti për vargjet që postoje në këtë temë.
Elna.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt