Zbardhet misteri i operacionit tė zbulimit nė situatėn e acaruar
Njė avion grek nė Shqipėri, nė verėn e 1949
Afrim Imaj
Ka qenė vera e vitit 49, kur njė avion grek ėshtė ulur nė afėrsi tė Sarandės. Ngjarja fillimisht ka ngjallur kėrshėri te banorėt e zonės, po me depėrtimin e avionit nė Tiranė gjithēka ėshtė fashitur dhe me kalimin e viteve ky fakt ėshtė harruar.
Mjaft nga bashkėkohėsit, tė panjohur me tė vėrtetėn e ngjarjes, e kanė futur nė hullinė e legjendės, duke e faturuar rrėmbimin e mjetit fluturues vepėr tė njė komandoje shqiptare. Ndėrkaq, shumė syresh e lidhin kėtė me dekorimin e njėrit prej pilotėve tė paktė qė kishte vendi ynė nė atė periudhė nga krerėt mė tė lartė tė shtetit, pėr guxim dhe trimėri tė jashtėzakonshme.
Sidoqoftė, prania e njė avioni luftarak grek nė parkun kombėtar tė aviacionit shqiptar ka mbetur pėr dekada me radhė mister, aq sa edhe specialistėt e fushės e kanė quajtur tė pamundur zbardhjen e tij.
Nė historikun e aviacionit luftarak thuhet se njė avion grek ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit shqiptar nga viti 1949 deri nė vitin 1953. Mė shumė se kaq, Edip Ohri, njeriu qė ka drejtuar pėr disa dekada kėtė armė, kujton se me kėtė avion janė zhvilluar me qindra orė fluturimi. Madje, ai mban mend mirė edhe ditėn e shkatėrrimit tė tij. Diku aty nga viti 1953, duke fluturuar me tė, piloti Vasil Trasha, thotė Ohri,u pėrplas me oxhakun e fabrikės sė sheqerit nė Maliq dhe u shkatėrrua tėrėsisht. Ish komandanti i ajėrorėve shqiptar thotė se avioni grek u bė avioni i parė qeveritar, me tė cilėn kanė udhėtuar udhėheqėsit e lart komunist tė asaj periudhe. Sipas tij, ai u bė njė nga mjetet mė tė preferuara tė ushtarakėve sovjetik pėr inspektimet e ndryshme nėpėr bazat ushtarake tė vendit tonė. Po si mbėrriti avioni i ushtrisė greke nė territorin shqiptar? Kush ishte piloti qė regjistroi nė parkun e aviacionit shqiptar kėtė mjet fluturues perėndimor? Ēfarė fshihej pas ngjarjes sė bujshme dhe pse e mistifikoi udhėheqja e kohės atė....
Dėshmitari Shehu: Nė Vrinė avionin e prisnin njerėzit e Sigurimit
Plaku Hadėr Shehu, nga Kurveleshi, ėshtė nga tė paktėt dėshmitarė qė ka parė uljen e avionit grek nė territorin shqiptar. Eshtė gjendur aty fare rastėsisht, teksa merrej me bagėtitė e tij. Ka qenė jo shumė larg sheshit ku u ul avioni, por i ka parė nga afėr lėvizjet e njerėzve qė orientonin uljen e tij me flamur nė dorė. Nė rrėfimin e 90-vjeēarit Shehu pėrshkruhet gjithēka ai ka parė atė ditė nė sheshin e Vrinės...
Ishin vitet e para pas ēlirimit. Si vit nuk e mbaj mend me saktėsi, po di qė ndodhesha aty pėr tė kullotur delet. Qysh njė natė mė parė u shfaqėn nė afėrsi tė Vrinės dhe tė fshatrave pėrreth njerėz tė policisė, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin tė veshur civil. Mė shumė se pėr ndonjė aksion tė zakonshėm, siē ndodhte ngaherė kur bėnin ndonjė arrestim nė zonė, kėtė herė vizita e tyre mesa dukej nuk kishte tė bėnte me kėtė punė. Lėvizjet i bėnin tė orientuara nėpėr lėndina dhe shpate kodrash, larg syrit tė fshatarėve. Ishte periudha e luftės kundėr bandave dhe shumėkush mendonte ndonjė operacion tė Sigurimit nė goditjen ndaj tyre. Nė mbrėmje ata u zhdukėn si me komandė. Ndoshta pėr aq kishin ardhur, mendova edhe unė si shumė tė tjerė qė kishin hasur lėvizjet e pazakonta tė tyre. Po nuk kishte qenė kėshtu. Tė nesėrmen, kur nė qiell u dėgjua zėri i njė balone, siē i themi ne tė vjetrit aeroplanit, ata brofėn menjėherė nė qendėr tė sheshit, nė Vrinė dhe nė majat e kodrave pėrreth. Pėr pak ēaste rrethuan vendin dhe nuk lejonin njeri tė afrohej. Bile zona, mesa mė kujtohet, mbahej e ruajtur me dy-tri breza, qė rrinin tė fshehur. Nuk vonoi dhe u shfaq mbi kodra njė balonė qė buēiste me njė zhurmė qė sa vinte e bėhej mė e fuqishme. Pėr pak minuta u ul nė sheshin ku e orientonin dy oficerė me flamur nė dorė. E dėgjova mirė kur njėri nga pilotėt qė doli nga kabina foli shqip dhe sa mbėrriti nė tokė filloi tė pėrqafohej me pėrzemėrsi me kolegėt qė e kishin orientuar nė zbritje. Disa orė ndenji aty me motorė tė fikur dhe nė vėzhgimin e dhjetėra njerėzve, qė duhej ta shikonin vetėm nė distancė. Pastaj nė vendin ku ishte ulur avioni mbėrritėn dy makina tė vogla. Mė pas erdhi aty njė autobot, qė mesa dukej ēoi karburant. Kaluan kėshtu dy tre orė, a mė shumė. Diku nga pasditja u ndezėn pėrsėri motorrėt e aeroplanit dhe ai u ngrit sėrish nė ajėr. Kėtė radhė jo me drejtim nga Saranda nga kishte ardhur, po pėr nga Tirana. Kaq ishte e gjithė historia. Prapa mbetėn lloj-lloj fjalėsh e versione qė kishin tė bėnin me balonėn qė ishte ulur dhe ishte ngritur nga zona e Vrionit. Ēfarė nuk thoshin njerėzit pėr praninė e tij. Ca mė tepėr kur e morėn vesh qė ajo kishte ardhur nga Greqia. Po kaluan kohė dhe u harrua ēdo gjė. Thanė se kishte ngatėrruar rrugėn. Po ku e dinin policėt qė nė mbrėmje se tė nesėrmen avioni grek do tė ndėrronte rrugėn. Thanė se e ulėn me forcė, po cene, me se e ulėn nė atė periudhė kur nuk kishim as aeroplanė dhe as topa. Thanė se u ul vet. Po tė gjitha u tretėn bashkė me zhurmėn e avionit, qė u ul papritur nė Vrinė. Asnjėherė mė vonė nuk u mor vesh pėr punėn e kėtij avioni...
* ngjarja
Nė verėn e vitit 1949, nė fushėn e Vrinės, nė afėrsi tė Delvinės ėshtė ulur njė avion luftarak me flamurin e ushtrisė greke. Nė pak ēaste ėshtė gjendur i rrethuar vendi ku ka parkuar piloti i vendit fqinj. Zbritja e tij nė tokė ėshtė orientuar nga dy zbulues shqiptarė, qė kishin mbėrritur aty pak orė mė parė. Nuk ka vonuar shumė dhe pas furnizimit me karburant tė siguruar nga autoritetet vendase ėshtė ēuar sėrish nė ajėr dhe ka fluturuar pėr nė Tiranė.
* legjenda
Rreshtimi i avionit grek nė parkun kombėtar tė aviacionit shqiptar u shoqėrua me njė legjendė pėr mėnyrėn e mbėrritjes sė tij nga teritori helen. Gojėdhėna mė e dėgjuar rreth kėsaj e shpjegonte praninė e avionit tė huaj si vepėr tė njė komandoje shqiptare, qė kishte rrugėtuar ilegalisht deri nė Athinė dhe aty kishte marrė peng mjetin fluturues. Kishte nga ata qė thoshin se gjithēka lidhej me humbjen e orientimit tė pilotit dhe zbritjen e detyruar tė tij nė zonėn e Delvinės.
* dekorimi
Ish-piloti, Esat Tetova, nė kohėn e mbėrritjes sė avionit grek nė Shqipėri, ėshtė dekoruar nga krerėt mė tė lartė tė shtetit pėr njė akt tė lartė guximi dhe heroizmi nė njė operacion sekret dhe me rėndėsi tė madhe pėr sigurinė kombėtare. Atėherė ėshtė folur nėn zė se ky dekorim kishte tė bėnte me protagonizmin e Esatit nė ngjarjen e bujshme, por vetėm kaq dhe asgjė mė tej. Po ashtu ėshtė vėnė nė dukje se bashkė me Tetovėn janė dekoruar edhe dy minoritarė, tė cilėt kanė bėrė rolin e pėrkthyesit pėr tė.
Rrėfimi i Masar Agės Me avionin grek u kryen 5 vjet fluturime
Kur e pyet Masar Agėn, njėrin prej themeluesve tė aviacionit luftarak pėr atė qė di rreth avionit grek tė gjendur nė Shqipėri nė vitin 49, tė thotė se di vetėm qė ai ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit tonė qysh nė fillimet e tij. Mė tej, sqaron se ka qenė njė avion me dy krahė, shumė i manovrueshėm dhe i pėrshtatshėm pėr kushtet e vendit tonė. Ndėrkaq, veterani i aviacionit luftarak vė nė dukje se me tė ka bėrė disa fluturime. Me avionin grek, qė ishte i vetmi avion perėndimor, thotė Masar Aga, u kryen pėr pesė vjet me radhė fluturime tė ndryshme, qė pėrshkuan tėrė hapėsirėn qiellore tė Shqipėrisė. Pėr tė, pilotėt shqiptarė e kishin pėr kėnaqėsi tė fluturonin me mjetin grek, sidomos kur bėheshin manovra nė jug tė vendit. I futur rishtas nė inventarin e forcave ajrore, sipas Agės, pėrdoruesit e tij nė asnjė rrethanė nuk morėn vesh tė vėrtetėn si u gjend nė vendin tonė. Nė bindjen tonė ishte i mirėqenė opinioni se atė e kishim kapur rob ndėrkohė qė bėnte fluturime diversioniste mbi tokėn shqiptare. Mjaftonte kaq, pėr tė na dhėnė njė lloj krenarie, sidomos ne, njerėzve qė na ishte besuar sovraniteti i hapėsirės ajrore, pėrmbyll piloti veteran.
neser do te lexoni
* Kush ishte shqiptari, qė kaloi ilegalisht kufirin dhe fluturoi me avionin luftarak grek nga territori helen nė atė shqiptar
* Historia e veēantė e Esat Tetovės, ish-partizanit tė Brigadės sė Pestė, qė pranoi thirrjen e lidershipit komunist pėr misionin sekret nė Greqi
* Ēfarė ndodhi nė bazėn ushtarake tė vendit fqinj dhe si u realizua ulja e avionit grek nė Vrinė tė Delvinės
* Pse u mbajt i fshehtė operacioni, qė solli avionin nė Shqipėri dhe cili ishte misteri i largimit nga aviacioni i protagonistit tė ngjarjes sė bujshme
* Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, VIP-at e parė, qė udhėtuan me mjetin fluturues, i mbėrritur nė vendin tonė nė rrugė misterioze
-------------------------------------------------------------------------------
Misteri i njė operacioni sekret: Si mbėrriti nė Tiranė avioni luftarak grek. Sfida nga ajri pėr mėsymjen tokėsore tė armatės helene nė jug tė Shqipėrisė
Esat Tetova, shqiptari qė rrėmbeu nė Athinė avionin ushtarak
Enveri dhe Mehmeti, VIP-at e parė qė udhėtuan me avionin helen
Afrim Imaj
Ka qenė piku i provokacioneve tė gushtit tė vitit 1949, kur shtatmadhorėt grekė qė kishin mėsymur armatat mbi juglindjen e Shqipėrisė do tė tronditeshin nga njė lajm i papritur: Nga baza ajrore e Athinės ishte rrėmbyer njė avion luftarak!
Konstatimi pėr fluturimin e tij nė vendin tonė, fillimisht do t'u dukej i pamundur dhe befasues. Shqiptarėt qė ende nuk kishin njė avion pėr ta ēuar nė ajėr, kur akoma nuk kishin diplomuar pilotėt e parė, kishin guxuar tė sfidonin sigurinė e bazės ajrore mė tė rėndėsishme tė ushtrisė greke, duke rrėmbyer njė nga avionėt e saj! Nė kohėn kur me vėrshimin e taborėve tė shumtė nuk mundnin tė thyenin kufijtė tokėsor tė vendit tonė, sakrifica dhe menēuria shqiptare po i thyente nė mėnyrėn mė tė ēuditshme me manovrėn nė thellėsinė e tokės helene dhe me rrėmbimin e njė mjeti fluturues. Kur autoritetet ushtarake fqinje do tė vinin alarmin pėr ngjarjen misterioze, qė do t'u kushtonte jo pak nė prestigjin e tyre, nė Tiranėn zyrtare euforia e ēasteve tė para do t'ia linte vendin pėrkujdesjes pėr tė fshehur atė qė kishte ndodhur. E bashkė me tė duhej tė shmangej e tė fshihej edhe protagonisti i saj. Urdhri do tė vinte drejtpėrdrejtė nga maja e piramidės shtetėrore dhe gjithēka do tė bėhej sipas porosive tė saj. Sakaq, do tė "burgosej" ēdo gjė nga detajet e historisė sė operacionit sekret qė ishte shfaqur me profilin e njė aventure. Ngjarja kishte qenė e rėndėsishme, por edhe delikate njėherazi. Si e tillė duhej monitoruar me kujdes, larg patetizmit dhe "rrahjes sė gjoksit", duhej fshirė nga kujtesa e bashkėkohėsve dhe historiku i armės sė aviacionit luftarak qė do tė startonte nė atė periudhė. Dhe nė fakt ashtu ndodhi. Pėr gati 60 vjet, asnjėherė nuk u pėrmend e vėrteta e depėrtimit tė avionit grek nė Shqipėri. Pėr herė tė parė, gazeta "Panorama" mundi tė zbardhė me investigimet e saj skemėn dhe dinamikėn e plotė tė operacionit sekret, nėpėrmjet tė cilit u bė e mundur depėrtimi i avionit grek nga baza ajrore e Athinės, nė zonėn e Sarandės. Janė veteranėt e aviacionit, familjarėt dhe miqtė e protagonistit tė kėtij operacioni, qė sjellin pamjet e plota tė tij.
Edip Ohri: Avioni grek, nga tė parėt nė parkun e aviacionit shqiptar.
Edip Ohri, njėri nga veteranėt e aviacionit luftarak shqiptar dhe ish-drejtuesi kryesor i tij pėr shumė vite, kujton faktin qė avioni grek ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit shqiptar qysh ditėn e krijimit tė armės, mė 24 prill 1951. Sa pėr periudhėn kur ka mbėrritur ky "mysafir" i huaj nė Shqipėri, thotė se nuk e di me saktėsi, pasi nė atė kohė ka qenė me studime nė BS. "Sidoqoftė, - shton Ohri, - ne pilotėt e asaj periudhe dinim qė avioni grek ishte bėrė pjesė e parkut tonė nė njė rrugė tė fshehtė. Ishte njė avion praktik, me dy krahė dhe i manovrueshėm pėr kushtet tona. Mbaj mend qė pilotohej me dėshirė nga Babaēe Faiku, Peēo Polena, Vasil Trasha etj. Pėr katėr pesė vjet sa ishte nė gjendje pune, u bė avioni mė i pėrdorshėm. Fundi i tij,ka tė bėjė me njė manovėr tė pakujdesshme tė Vasal Trashės nė zonėn e Maliqit tė Korēės, ku u pėrplas me oxhakun e fabrikės sė sheqerit dhe doli jashtė pėrdorimit. Me kėtė finale, u mbyll kėshtu edhe historia e avionit qė patėm "dhuratė" nga shteti fqinj..." Kaq kujton nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr ngjarjen e avionit grek tė gjendur nė vendin tonė veterani i aviacionit ushtarak shqiptar. Mban mend rreshtimin nė ceremoninė e krijimit tė armės sė aviacionit, ditėt e manovrave me tė, pilotėt qė kanė fluturuar mbi territorin e vendit, zonėn ku ėshtė shpėrthyer dhe njė opinion disi enigmatik pėr mėnyrėn si ka mbėrritur nė Shqipėri avioni grek. "Fillimisht kishte zėra se e kishin detyruar tė ulej pas njė inkursioni mbi territorin shqiptar, vė nė dukje Ohri. Po kjo nuk mund tė ndodhte, ngaqė asokohe nuk kishim mjete kundėrajrore pėr detyra tė tilla. Thuhej se kishte qenė ēartja e pilotit grek ajo qė i kishte dhėnė rrugė avionit pėr nė vendin tonė. Po edhe kjo, pėr kohėn mbetej e diskutueshme. Dėgjohej ndėrkaq njė version tjetėr, qė ia adresonte kėtė guximit aventurier tė njė piloti shqiptar. Madje diku nėn zė dėgjohej edhe emri i tij: Esat Tetova. Po vetėm sa citohej dhe mė tej kėrshėritė mbylleshin si para njė ngjarjeje qė nuk duhet zbardhur". Kur vjen biseda pikėrisht te emri i pilotit aventurier, ish-kreu i aviacionit shqiptar ka dėshirė tė ndalet, po jo pėr tė zbardhur misterin e rrėmbimit tė avionit. Pėr tė Esati ėshtė nga tė parėt pilotė qė u shkolluan jashtė shtetit, qysh nė vitet e para tė ēlirimit. Eshtė njohur me tė dhe ka ēmuar njė lloj guximi disi tė spikatur. "Po Esati, - pėrmbyll piloti veteran, - u shkėput qysh herėt nga arma e aviacionit. Me sa di unė ai ka shėrbyer nė organet sekrete tė shtetit dhe mė vonė nė ushtri. Ndoshta operacioni pėr mbėrritjen e avionit grek nė Shqipėri mund tė ketė qenė ndonjė detyrė speciale e tij.Unė di qė nė kėtė periudhė Esati ka marrė njė dekoratė tė lartė..."
Masar Aga: Flitej qė avionin e solli Esat Tetova, po gjithnjė me njė lloj frike
Me dekorimin e pilotit Esat Tetova e lidh mbėrritjen e avionit grek nė territorin shqiptar, veterani tjetėr i aviacionit, Masar Aga, aktualisht kryetar i shoqatės kombėtare "Aviatori". Pėr tė, vlerėsimi i lartė pėr njė nga shokėt e tij mė tė afėrt nuk u mor vesh asnjėherė pėrse u bė. Gjithsesi, Aga ngjarjen e ka ende tė freskėt nė kujtesė...
"Avioni grek u ul nė Shqipėri nė 49-ėn, kur grupet e aviatorėve shqiptarė studionin nė Jugosllavinė e Titos dhe nė Rusinė e Stalinit. Kėtė "gjah" nga bota perėndimore e dėshironin shumė sidomos specialistėt sovjetikė, qė ishin nė Tiranė. Pėr shqiptarėt, prania e avionit grek nė parkun e aviacionit kombėtar kishte kuptimin e njė "robi" tė rrėmbyer nga fronti i luftės". Pas kėtyre pėrjetimeve, kreu i shoqatės sė aviatorėve shqiptarė ndalon gjatė nė historinė e protagonistit tė vetėm, sė paku pėr aq sa ka kuptuar vet nga misteri i saj...
"Esat Tetova, ky ish-partizan i Brigadės sė Pestė, pikėrisht nė atė kohė u dekorua me njė urdhėr trimėrie. Kjo ndodhi kur ai sa ishte kthyer i pėrzėnė nga shkollimi i tij, qė kishte nisur nė Jugosllavi dhe po finalizohej nė BS. Ai ishte futur nė rrugėn e pėrgatitjes pėr pilot, ndėrkohė qė nė trup mbante tri plagė. Ishte trim i ēartur dhe gjaknxehtė. Besnik gjer nė vdekje dhe pasionant i ēmendur i drejtėsisė. Me tė jam njohur qysh kur studionim nė Jugosllavi. Nė kohėn qė po bashkė pėrfundonim specializimin nė BS, Esatin e prunė "kartė postale" nė Shqipėri. Ndodhi kėshtu pas njė pėrplasje qė pati me eprorin sovjetik. U ndamė me tė pikėrisht aty, ku atė e pėrjashtuan nga studimet e mėtejshme. Kur u kthyem vetėm pas pak javėve nga kjo ngjarje, na befasoi njė dekorim i lartė i tij me urdhrin e trimėrisė. Jam ulur me tė edhe mė vonė, kur ishte larguar nga aviacioni, po asnjėherė nuk kam dėgjuar prej tij ndonjė kontribut tė veēantė qė kishte demonstruar nė vitet kur ishte pilot.
Ylli Poloska: Drejtuesit e lartė i besuan Esatit misionin sekret dhe ai e pėrmbushi me sukses
Tetėdhjetėvjeēari, Ylli Poloska, ėshtė ndėr njerėzit e rrallė qė ka pasur mundėsi ta njohė tė plotė ngjarjen e bujshme me avionin luftarak grek. Ka qenė nga miqtė e afėrt tė Esat Tetovės, ndėrkohė qė ka punuar me tė rreth 25 vjet nė Berat, ku shėrbenin si ushtarakė. Ka ndarė me pilotin e larguar nga aviacioni nė mėnyrė misterioze gėzimet dhe shqetėsimet e kohės dhe ka pėrjetuar me tė ēastet mė tė bukura dhe mė vėshtira tė jetės. Kjo miqėsi e sinqertė ėshtė bėrė shkak qė Esat Tetova t'i besonte nė vitet e pleqėrisė tė fshehtėn mė tė madhe tė jetės sė tij. Tė fshehtėn pėr tė cilėn kishte nėnshkruar se do ta ruante tė pazbardhur nė ēdo mėnyrė. Tė fshehtėn qė ishte betuar se nė jetė tė jetėve do ta ruante tė parrėfyer. Piloti i larguar herėt nga arma e tij e dashur, nė njė moment dobėsie, nė njė ēast delikat, do t'ia tregonte mikut tė afėrt atė qė kishte vendosur t'ia ēonte vetėm varrit. Ylli Poloska qė ėshtė njohur me ngjarjen e rrallė ėshtė ndjerė i tronditur, por edhe krenar nga ajo qė ka dėgjuar nga Esat Tetova. Tani qė miku i tij ka ndėrruar jetė, dhe ndodhia nuk pėrbėn mė penalitet, Ylli Poloska mendon se ajo qė ka bėrė Esat Tetova nė vitin `49 ia vlen tė zbardhet, jo thjeshtė pėr kėrshėri, por nė respekt tė njė tė vėrtete historike...
"Esat Tetova u lajmėrua nė mėnyrė tė fshehtė nė BS, ku ishte duke pėrfunduar studimet e larta pėr aviacion dhe mbėrriti nė Tiranė. Dikush nga autoritetet e larta e thirri nė zyrė dhe e njohu me njė kėrkesė speciale tė kreut tė udhėheqjes. Ishte pėrzgjedhur ndėr mė tė besuarit pėr tė realizuar njė operacion sekret nė Greqi. Ishte koha kur vendi ynė pėrjetonte provokacionet e shovinistėve grek nė zonėn e juglindjes.
"Nė bazėn X tė aviacionit nė Athinė do tė merrni njė avion luftarak dhe do ta sillni nė Shqipėri! Si thua, e bėn dot? E merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė tė beson Partia?" Njė sfidė dhe njė aventurė e ēuditshme shpalosej para tij. Tė tėrhiqej, tė mos e pranonte, do tė ishte dezertor. Sė paku frikacak. Ta pranonte apriori, do tė ishte marrėzia vet. Ndenji mendueshėm disa ēaste. Vrau mendjen pėr qėllimin e asaj qė i kėrkohej. Kujtoi angazhimin e drejtpėrdrejtė tė udhėheqjes sė lartė dhe filloi tė reagojė. Pyeti pėr sfondin e operacionit, pėr pėrkthyesit qė do t'i duheshin, pėr njeriun e zbulimit shqiptar nė bazėn greke, pėr mbėshtetjen logjistike tė veprimeve, pėr kohėn qė do ta kryenin dhe, kur u bind se gjėrat ishin sinkronizuar mė sė miri, dha "fjalėn e nderit" se do ta bėnte patjetėr, edhe sikur t'i rrezikohej jeta. E tha dhe e bėri Esat Tetova. Kaloi kufirin me pėrkthyesin e besuar, veshur me uniformėn e monarkofashistit grek, dhe nė momentin e caktuar u paraqit te baza ajrore. Mori kontakt me njeriun qė punonte nė radhėt e ushtarakėve grekė pėr llogari tė zbulimit tonė. Pastaj gjėrat rrodhėn sipas skenarit tė Tiranės. Hipi nė avionin qė ishte caktuar pėr t'u bėrė "mysafir" i shqiptarėve dhe u nis drejt Shqipėrisė. Drejt Shqipėrisė, po edhe drejt vdekjes! Nga ēasti nė ēast pritej vetėm njė njoftim dhe kundėrajrorėt grekė me pak punė mund ta rrėzonin pėrdhe. Pėr fat asgjė nuk e ndėrpreu fluturimin e "gjahut" tė zbuluesve shqiptarė. Pas qindra kilometrave rrugėtim, do tė vinte triumfi. Do tė kalohej pa vėshtirėsi kufiri shtetėror, po avioni do tė rrezikonte fluturimin drejt Tiranės nga harxhimi i karburantit. Ishte diēka qė ishte menduar. Ata do tė drejtonin uljen e tij nė aeroportin e improvizuar tė Vrinės, nė afėrsi tė Sarandės dhe sakaq gjėrat do tė rridhnin lehtėsisht. Zbritja u mbajt sekret. Po kėshtu edhe mėnyra e mbėrritjes sė avionit nė Shqipėri u sekretua nė dosjet e rėndėsisė sė veēantė "Tepėr sekret!" Duhej tė mbyllte gojėn pėr kėtė edhe njeriu qė mundi tė pėrballonte sfidėn e jashtėzakonshme. Madje, duhej izoluar diku pėr tė qenė larg kėrshėrisė sė njerėzve..." Ndėrkaq, Ylli Poloska kujton se njerėz si Esati ishin tė rrallė pėr nga pėrkushtimi, ndėrshmėria dhe solidariteti. "Po me njė "dobėsi" tė madhe: asnjėherė nuk e rrahėn gjosin pėr ato qė bėnė nė emėr tė detyrės dhe Atdheut", pėrfundon miku i protagonistit tė ngjarjes sė rrallė...
Mendu Tetova: Im vėlla asnjėherė nuk e tregoi historinė e avionit grek
Esat Tetova, njeriu i aventurės qė guxoi tė kapėrcejė kufirin shtetėror dhe tė pėrballojė sfidėn e operacionit special pėr tė sjellė nė Shqipėri njė avion luftarak tė ushtrisė greke, nuk e pėrmendi kėtė asnjėherė gjatė jetės sė tij. Madje edhe nė njė rast kur pėr arsye subjektive e kėrcėnuan me masa ndėshkimore pėr cenim tė besnikėrisė, nuk pranoi tu kujtonte tė deleguarėve se dikur kishte vėnė jetėn nė rrezik pėr interes tė tė atdheut. Mendu Tetova, vėllai i tij, thotė se nė asnjė rast Esati nuk foli pėr ngjarjen e bujėshme pėr tė cilėn ishte dekoruar me njė medalje tė veēantė. Ėshtė gati e pabesueshme, por i vėllai, sikundėr edhe familiarėt e tjerė pėrbetohen se historinė e operacionit pėr depėrtimin e avionit nga shteti fqinj, ata e kanė njohur vetėm para dy vjetėsh, nė kohėn kur Esati ndėrroi jetė. "Vetėm atėherė dėgjuam diēka si nėn zė, shton Menduja, ndėrkohė qė mė vonė pak nga pak u njohėm me tėrė ndodhinė. Po Esati na kishte lėnė..." Pėr tė dhe tė afėrmit e tjerė, fakti qė nė ngjallje nuk patėn mundėsi tė shkėmbenin qoftė edhe njė bisedė tė vetme rreth operacionit enigmatik, vazhdon tė pėrjetohet si njė peng qė me sa duket do tė vazhdojė ti lėndojė shpirtėrisht...
Pengu i ministrit Janopollos pėr avionin e rrėmbyer
Ajo qė ka ndodhur me avionin grek tė rrėmbyer nga shqiptarėt nė vitin `49, nė shtetin helen ėshtė pėrjetuar me shqetėsim jo tė zakonshėm. Pėr shumė vite autoritet vendase nuk kanė reshtur nė kėrkesat e tyre pėr riatdhesimin e "gjahut" tė inventarizuar nga shqiptarėt. Nga mė kėmbėngulėset kanė qenė sidomos pėrpjekjet disavjeēare tė qeverisė sė Papandreut. Njėri nga ministrat e tij, kėtė peng e ka shfaqur deri vonė.
Ka pasur rastin tė njihet me tė regjisori i mirėnjohur, Kiēo Londo, i cili nė fillimet e viteve `90 ka qenė akredituar nė Athinė me statusin e gazetarit shqiptar. "Ministri i Punės, Janopollos, - thotė Londo, - duke shfaqur respektin pėr shqiptarėt dhe traditat e tyre, herė pas here nuk nguronte tė kujtonte merakun pėr historinė dhe misterin e rrėmbimit tė avionit nė vitin `49. Mė shumė se njė peng pėr ēka kishte ndodhur, ministri grek kėmbėngulte pėr tė bėrė njė gjest mirėsjelljeje, siē e quante ai riatdhesimin sė paku tė relikeve tė avionit..." Londo kujton se ministri helen dinte shumė gjėra rreth ndodhive me avionin pas rrėmbimit. "Madje, - shton regjisori, - Janopollos mė thoshte se me atė avion ka udhėtuar disa herė Enveri dhe shpura tjetėr e liderėve komunistė". Londo, i befasuar nga kjo histori e panjohur nė vendin e tij mundohej tė tregohej i sjellshėm me mikun VIP, qė gjithsesi nuk mundi ta ndihmonte pėr atė qė interesohej.
Avioni i parė i VIP-ave tė Shqipėrisė
Ndėrkohė qė nuk dinė me saktėsi mėnyrėn si mbėrriti nė vendin tonė avioni grek, pilotėt e parė kujtojnė se me tė janė bėrė qindra orė fluturimi. Gati tė gjithė veteranėt e armės sė aviacionit kanė provuar tė manovrojnė me tė nė ajėr. Ka qenė shumė i preferuar ky lloj avioni pėr inkursione tė ndryshme. Konstruksioni i kabinės dyvendėshe krijonte mundėsinė pėr aftėsimin e brezave qė futeshin rishtas nė rrugėn e profesionit tė vėshtirė tė pilotit. "Kjo, - shton Edip Ohri, ish-drejtuesi kryesor i aviacionit shqiptar pėr shumė vite, - kishte edhe njė avantazh tjetėr, pasi siguronte udhėtimin e shpejtė tė udhėheqėsve kryesorė nėpėr rrethet e ndryshme tė vendit". Sipas tij, udhėtarėt e parė qė kanė fluturuar me tė kanė qenė ushtarakėt me mision nė Shqipėri. Ndėrkaq, avioni grek ishte i preferuari i shtatmadhorėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pėr tė inspektuar territoret e ndryshme nė zona tė skajshme tė vendit. Po "mysafiri" i ardhur nė rrugė misterioze do tė shėrbente nė atė periudhė edhe pėr transportin e drejtuesve VIP. Nė kujtimet e pilotėve tė parė thuhet se me tė kanė udhėtuar disa herė edhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Madje ata saktėsojnė se nė kėto raste ka pilotuar Babaēe Faiku, qė asokohe ishte komandat i skuadriljes sė parė.
Kėrkimet
"Eshtrat" e avionit qė pushojnė nė Maliq
Nė perėndim tė qytetit tė Maliqit, diku nė skaj tė njė kodre tė vogėl, kanė qenė deri vonė pjesėt e avionit grek tė rrėzuar nė vitin 1953. Shumėkush nga banorėt e moshuar mbante mend historinė e tij. Madje kishte syresh qė dinte diēka edhe pėr mėnyrėn si ishte gjendur nė Shqipėri ky "mysafir" jo i zakonshėm. Gjithsesi, ngjarja do tė freskohej nė kujtesėn e vendasve pas viteve `90, kur njerėz nga toka helene do tė kėrkonin pėr tė riatdhesuar "eshtrat" e avionit tė rrėzuar pėr ta rivarrosur bashkė me historinė e tij. Po tė zotėt e shtėpisė tė zėnė ngushtė nga pasiguria pėr atė qė posedonin rreth ngjarjes, do tė hezitonin. Dhe pėrfundimisht reliket e avionit do tė pushonin nė Maliq, aty ku do tė rrėzohej me tė piloti i talentuar, djalė i kėtyre viseve Vasal Trasha.
gazeta panorama
Krijoni Kontakt